“Ne nuk kemi gjak për të derdhur” – Aksa 07.08.2020

Lavdërimet janë për Zotin, ka urdhëruar dhe ka thënë: “Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit!” ( El-A’raf 199)

O ti musliman! Këto ajete të urdhërojnë që të vendosësh  lidhjet e gjakut me atë  që i ka shkëputur nga ti, të falësh atë që ka qenë i padrejtë me ty, dhe të qëndrosh larg nga mosmarveshjet e të këqinjëve dhe të shthururve.

Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, Ai ka thënë, dhe thënija e Tij është e vërtetë: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit.” ( El-Enfal 46)

Dëshmojmë se zotëria  ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe  i dërguari i Tij, na ka urdhëruar në çdo të mirë dhe na ka ndaluar nga çdo e keqe. Ai na ka thënë: “ Ju nuk do të mund ti kënaqni njerëzit me pasurinë tuaj, por kënaqini ata me fytyrën e qeshur dhe moralin e mirë.” Ka zbritur tek ai Xhibri’li dhe i ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm të urdhëron që të falësh atë që të ka bërë padrejtësi, ti japësh atij që nuk të ka dhënë, të ka ndaluar dhënijen ndaj teje, dhe të mbash lidhjet  me atë që i ka ndërprerë ato me ty.”

O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin dhe të dashurin tonë Muhamedin. Paqja e Zotit qoftë mbi familjen e tij, shokët dhe pasuesit e tyre, dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë ata me mirësi deri në ditën e fundit, ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju muslimanë! Para pak ditësh në këtë  javë, është përhapur në rrjetet sociale, të  cilat quhen  Face book dhe Hashtag, një thënije në dialekt që thotë; “ Ne nuk kemi gjak për të derdhur.”  “ Ne nuk kemi gjak për të derdhur.”  “Ne nuk kemi gjak për të derdhur”.   

Kësajt thirrje ju përgjigjën, duke e përhapur në rrjete sociale më shumë,  disa nga djemt tanë të Bejtul Mak’dis, kjo për të treguar forcën dhe jo dobësinë, më urtësi dhe duke ruajtur paqen sociale të popullit tonë. Zoti i ruajt ata djemt tanë trima dhe të guximshëm. Sikurëse ju kërkoj atyre dhe të tjerëve në Bejtul Mak’dis dhe në rrethinat e tij, dhe në të gjithë Palestinën,  që të bashkohen pas këtij slogani, që të vendosim pengesë dhe ti japim fund kësaj shthurjeje, gjakderdhjeje dhe shkatërrimi,  që ka arritur në nivelin e degradimit moral, sa që vret njeriu nënën e gruas së tij, dhe i fejuari vret të fejuarën e vet.

O ju besimtarë! Ky hashtag, titulli i të cilit është “ Ne nuk kemi gjak për të derdhur”  përmendën arsyet të cilat na ndalojnë që të derdhim gjakun e njëri-tjetrit. Ato janë arsye të qarta.

 “Ne nuk kemi gjak për të derdhur” sepse muslimani nuk e vret vëllain e tij, vetëm se gabimisht, pa dashje. Dhe sepse ne jemi një në lidhje trashëgimije,  gjaku,  dhe gjendjeje, dhe se çfar pason me derdhjen e gjakut shkakton fitne dhe përçarje, që është në favor të atyre që presin të fitojnë nga situata.

Ne nuk kemi gjak për të derdhur sepse në gjakderdhje ka vetëm humbje, sepse në trimëri  durimi është një moment,  sepse zemërimi është nga shejtani, djalli, dhe se nxitimi është nga cilësitë e njerëzve të dobët. Sepse mirësia është burrëri, durimi është guxim dhe se falja e atij që të ka bërë padrejtësi është trimëri. Sepse përdorimi i armëve në zënka dhe grindje është dobësi dhe tradhti, dhe se shkrepja e armëve është ngathtësi, humbje dhe frikë. Sepse bijtë e popullit tonë janë dakortësuar se kush përdorën armën në dasma dhe në zënka,  mendon ta përdorë apo ja drejton dikujt atë, armën, ai është i paditur dhe konsiderohet që kryen nga gjynahet e mëdha, dhe se nuk mund që të jetë nga burrat apo nga ata që ju ngjasojnë atyre.

Ata që mbjellin fitne, përçarje, në mes të djemve të popullit tonë me zënka dhe përhapjen e problemeve vendi i tyre është vetëm në mes të femrave.

O ju musliamnë! Ne nuk  kemi gjak për të derdhur, sepse gjaku mbjellën armiqsi për vite të tëra, dhe sepse ai shkatërron familjen dhe fëmijën, duke e bërë shtëpinë të shkretë. Sepse gjaku prishën  mendjet, shkatërron dhe nuk ndërton, ndezën dhe nuk shuan. E të gjitha këto janë nga veprat e kohës së injorancës, të cilat Allahu i Madhërishëm na i ka ndaluar.

O adhurues të Zotit! Ne nuk kemi gjak për të derdhur sepse kemi të njëtën vuajtje, kemi një çështje të përbashkët, dhe kemi një fe. Ndërsa plagët e gjakderdhjes nuk e ndihmojnë çështjen tonë, për kundrazi e dëmton atë, dhe se përhapja e kaosit me gjakun e muslimanëve  është dalje  nga ajo që ka ndaluar Allahu i Madhërishëm.

O muslimanë! Po, ne nuk kemi gjak për të derdhur, sepse gjaku është nga arsyet më të mëdha për hapjen e portave të sherrit, të keqes, pas shirkut, të bërit shok Zotit. Sepse kjo shpie në vrasjen e njeriut në mënyrë të padrejtë dhe të gabuar. Sepse kjo përhapën fitne në mes të bijve të popullit tonë, dhe se derdhja e gjakut nxitën përçarjen në mes nesh, favorizon armikun tonë, dhe na dobëson në vendosmërinë tonë me të cilën jemi të lidhur  me Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij.   

O adhurues të Zotit! Ne nuk kemi gjak për të derdhur, sepse derdhja e gjakut sjellën mallkimin, zemërimin dhe meriton  ndëshkimin e Zotit ndaj vrasësit. Sepse derdhja e gjakut ndanë rradhët tona, shkatërron unitetin  dhe bashkimin tonë, dhe na largon nga ajo që na kërkon Allahu i Madhërishëm me thënijen e Tij, kur thotë: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al ‘Imran 103) Sepse derdhja e gjakut është shenjë e kohës së injorancës, përse të kthehemi tek ajo kur Allahu i Madhërueshëm na shpëtoi prej sajtë?! Sepse vrasësi është përshkruar me cilësitë e mohuesve. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Mos u ktheni në kohën e mohimit, mosbesimit, që godisnin qafën e njëri-tjetrit, vrisnin njëri-tjetrin.”

O ju që jeni të lidhur me këtë tokë! Po, ne nuk jemi që derdhim gjakun, sepse muslimani tek Allahu i Madhërishëm është më i shtrenjtë se shenjtëria e Qabes dhe se zhdukja e dynjasë është më e lehtë tek Allahu  se marrja e  jetë së një muslimani me patëdrejtë. Dhe sepse vrasësi është i padrejtë dhe se padrejtësia e tij shtohet kur na shpërqendron me krimin e tij. Ai dëmton rradhët tona, ndanë shoqërinë tonë. Dhe se kush bashkëpunon në gjakderdhje qoftë dhe me gjysëm fjale, ai do të takojë Allahun  ditën e kijametit i zhveshur nga mëshira, larg mëshirës së Zotit. Sepse gjaku është gjëja e parë për të cilën do të merret në llogari muslimani ditën e Kijametit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Gjëja e parë që do të ndahet në mes njerëzve ditën e Kijametit është gjaku.”

O adhurues të Zotit! Ne nuk jemi që derdhim gjakun, sepse muslimanit nuk i lejohet që të zemërojë  muslimanin, e si mundet që ta vrasë atë?!  Sepse muslimani e ka të ndaluar gjakun, pasurin dhe nderin e muslimanit. Sepse nëse përleshen dy muslimanë me armët e tyre, vrasësi dhe viktima,  i vrari, janë sëbashku në zjarr.

O muslimanë! I kuptuari është ai që kupton, kthim është kthimi në fenë tuaj o besimtarë. Kapuni nga duart e të parëve tuaj, dhe vendosni një kufi për jetën e bijve tuaj. Dijeni se mbajtja  e armëve, blerja dhe shitja e tyre me qëllim drejtimin e tyre nga njerëzit  dhe vrasjen e tyre  është e ndaluar. Sepse drejtimi i tyre nga njerëzit dhe vrasja e tyre është nga gjynahet e mëdha.

O muslimanë! Ndiqni dhe zbatoni udhëzimin e të dërguarit tuaj, kur ju ka ndaluar dhe ka thënë: “Mos e keni smirë, zili njëri-tjetrin, mos e mashtroni njëri-tjetri, mos e nënçmoni dhe mos ja ktheni shpinën njëri-tjetrit. Mos i bëni konkurencë të pandershme njëri-tjetrit në shitblerje dhe bëhuni robër të Zotit vëllezër. Muslimani është vëllai i muslimanit, nuk e dhunon atë, nuk e braktisën, lë në baltë, nuk e gënjen dhe nuk e poshtëron atë. Çdo musliman e ka të ndaluar, haram gjakun e një muslimanit tjetër, pasurinë dhe nderin e tij.”

O Zot na ruaj gjakun tonë, pasurinë dhe nderin tonë, bashko zemrat tona dhe largo nga ne djallin e mallkuar. O Zot pastro zemrat tona nga smira dhe zilia për muslimanët dhe largo nga ne gjithë të këqija ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur.

Ndërsa ju o adhurues të Zotit! Lutjuni Zotit dhe kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Rimëkëmbja Shoqërore - Dr. Jusuf Ebu Sunejneh - Aksa - 03.08.2018

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili na ka bërë vëllezër në fe.

Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok.

Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, dhe i zgjedhuri i Tij nga të gjitha krijesat. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, dhe të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e fundit.

Në vijim

O ju muslimanë të lidhur me tokën e shenjtë!  Ajo që ju përmenda më lart, është përmbledhje e asajt çfarë ka ardhur në Hashtag që është shpërndarë nga disa të rinjë nga Kud’si nga disa burime. Kjo tregon se populli ynë është mirë, dhe se populli ynë  e do tokën dhe të shenjtat e tij dhe kujdeset për të që të mos e godasi ndonjë e keqe.

Ky Hashtag ka vërtetuar  se ne nuk jemi që derdhim gjakun, dhe se mbrojtja e gjakut të  shenjtë të qytetarit Palestines është nga detyrat dhe përgjegjësitë e shenjta fetare dhe atdhetare përballë atdheut dhe vendeve tona të shenjta. Sikurëse konfirmoi parimet dhe traditat tona  të bazuara në librin e Zotit, Kuranin, dhe në synetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Sikurëse tregoi detyrimin e vëllazërimit në mes të gjitha familjeve dhe fiseve Palestineze bazuar në ; “Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër.” Si dhe detyrimin e lënies mënjanë të lidhjeve fisnore, sepse ato janë  lidhje të ftohta dhe të ngurta. Ja ku po shikojmë disa nga pasojat e kësaj lidhje nga krimet e vrasjeve dhe gjurmët e tyre, në Bejtul Mak’dis dhe në rrethinat e tij. Kjo lënije mënjanë e këtyre zakoneve është tradita, syneti i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe rruga e sahabeve në jetën e tyre. Kjo është rruga e duhur për popullin tonë për hir të rinovimit dhe që të punojë me përkushtim për rimëkëmbjen e tokës së tij. Ku janë mendjet e ndritura, ku janë qëndrimi shoqërorë, që të jenë përpjekjet e përbashkëta dhe që të jetë synimi i njëjtë? Sepse vrasjet po shtohen, gjaku derdhet me patëdrejtë, dhe nuk ka pengesë dhe kundërpërgjigje për njerëzit e shthurur dhe të këqinjë, të cilët marrin jetë njerëzish. Prandaj duhet tu përgjigjemi me forcë dhe me pushtet. Bashkoni përpjekjet, fjalën tuaj, dhe  qëndrimint tuaj në përgjigje të kriminelëve  dhe të shthururve.

Prandaj, i bëj thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi në Bejtul Mak’dis dhe rrethinat e tij që të mbështesin këtë fushatë, slogani i të cilës është “ Ne nuk jemi që derdhim gjakun”  që të bashkohen dhe të dalin me vendime të frytshme, të dobishme dhe të njësuara, që mposhtin çdo njërin që mbivlerson veten e tij duke synuar derdhjen e gjakut tonë, dhe të vendosin kufi në marrjen e gjakut, i cili ka filluar që të shtohet, dhe të përdoret nga çdo gangster, keqbërës. Na mjafton ajo me të cilën përballemi me sprovat dhe fitnet e ndryshme.

O adhurues të Zotit! O muslimanë! Hashtagu  “Ne nuk jemi populli që derdhim gjakun”  e ka bërë të qartë duke shpjeguar shkaqet kryesore të cilat na kanë futur në këtë situatë të rëndë të rrëshqitjes  nga  pikpamja  fetare dhe morale, dhe në përhapjen e krimeve të vrasjes, përveç lidhjeve fisnore të ftohta, të cilat i përmenda pak më parë, ato janë; mosveprimi i kujdestarëve të familjes, ata që kanë përgjegjësi për kujdesin e tyre, nga baballarët dhe nënat në veçanti, duke mos e kryer detyrën e tyre në ndalimin e këtij degradimi. Prandaj duhet që ta pranojmë, na pëlqen apo jo, se kujdestarët, e fëmijëve,  janë përgjegjës për këtë situatë sëpari para Allahut, së dyti para popullit të tyre, dhe së treti para çështjes së tyre, të shenjtave të tyre dhe lidhje së tyre me këto vende të shenjta, për prishjen dhe degradimin e moralit.

Prandaj, baballarët dhe nënat para të gjithëve mbajnë përgjegjësinë  fetare dhe atdhetare, para asajt që ndodhën. Duhet që të ndalojnë fëmijët e tyre nga zënkat dhe grindjet në përgjithësi për hirë të një arsyeje më të madhe. Ndërsa babai i cili pretendon se nuk ka fuqi apo nuk arrin ta komandojë fëmijën e tij, e këshilloj që të veshi rrobat e femrave, të qëndrojë në shtëpinë e tij sikurëse dhe femrat, derisa ti vijë vdekja duke qenë në këtë gjendje.

O ju që jeni të lidhur me këto vende të shenjta! Njerëzve të  reformave, të cilët i ka ndihmuar Allahu,   Zoti  ju dhëntë  shpërblimet më të mira, u kërkojmë që të paralajmërojnë për këtë rrezik real, dhe të largojnë rolin e vrasësit nga ata që janë afër këtyre ngjarjeve por nuk janë pjesë e këtyre krimeve. Sikurëse ju kërkojmë që ti survejojnë ata në  shtëpitë dhe pronat e tyre, të kujdesen për gratë dhe fëmijët, apo të tregojnë për dënimin,  ndëshkimin e atij që vret njerëzit e pafajshëm. U kërkojmë që të zbatojnë rreguallat e legjislacionit Islam ndaj tyre, duke ju dhënë dënimin e përshtatshëm për ta siç e meritojnë. 

O ju besimtarë! O ju që jeni të lidhur me këtë tokë të shenjtë! Me qëllim që të jemi të gjithë në një rresht, qëndrim në luftën kundër krimeve të vrasjes dhe zënkave, duhet që të mëdhenjt e familjeve  dhe pleqt e tyre të mbledhin rininë dhe ti edukojnë ata, dhe ti pengojnë ata të jenë pjesë e zënkave që mund të ndodhin me të afërmit e tyre. Të jemi në krahun e ndihmës  sipas urdhërit të dërguarit të  Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur thotë: “Ndihmoje vëllain tënd atë që ka bër padrejtësi apo i është bërë padrejtësi.” Nëse është i padrejtë ta largojmë atë nga padrejtësia dhe ta ndalojmë atë, të mos jemi nga praktikuesit e kohës së injorancës dhe të jemi bashkëpuntorë në padrejtësinë e tij. E nëse është nga ata që ju është bërë padrejtësi e orjentojmë atë për tek njerëzit e reformave dhe njerëzit e fesë, që ti kthejnë  atij të drejtën dhe jo që të sulmojë dhe të armiqsohet me njerëz qofshin ata që kan bërë padrejtësi apo ju është bërë padrejtësi.

O ju që jeni të lidhur me këtë vend të shenjtë! Nxitoni në përmirsimin e veteve tuaja, e atyre që janë rreht jush,  shoqërisë tuaj. Përmirsimi është nga adhurimet më të shpërblyera dhe më me vlerë tek Allahu i Madhërishëm  se veprat vullnetaret nga namazi agjërimi dhe sadakaja, lëmosha. Braktisja e  përmisimit është braktisje dhe kundërshti e fesë, shkatërrim i familjes dhe ç’ekuilibrim i çështjeve në jetën e njeriut.

I dërguari i ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ A nuk dëshironi që të ju lajmëroj për një adhurim që ka më vlerë se agjërimi, namazi dhe sadakaja? Kan thënë; Patjetër o i dërguari i Allahut. Ka thënë: “ Përmirsimi i mardhënijeve në mes njëri-tjetrit, me të vërtetë prishja e marrdhënijeve mes njëri-tjetrit është shkatërrim.”

O ju muslimanë! O ju të lidhur me këtë vend të shenjtë! Përmirsoni mardhënijen dhe sjelljen tuaj me Aksanë tuaj, vendqëndrimin e të dërguarit tuaj, kiblen tuaj të parë. Shtoni vajtjen në të sa më shumë në çdo kohë, bëni kujdes që të falni namazin e ditës së Xhuma në të. Vajtja shpesh në të është nderim me të cilin ju ka veçuar Allahu i Madhërishëm me të, prandaj mbajeni atë dhe forcojeni.

O muslimanë! E lusim Allahu e Madhërishëm që të ruaj vendin tonë, vendet e muslimanëve, dhe Islamin gjithandej. Zoti e ruajt Palestinën, Libanin, vendet e Shamit, Sirinë, tokën e Kenanes, Egjyptin, dhe Biladu Rafidejni, (vendet në mes dy lumenjve, Dixhla dhe Furatit) nga çdo e keqe dhe e urryer.

O Zot të lutemi që të jeshë kundra të padrejtëve dhe tiranëve, zbrit mbi ta zëmërimin dhe ndëshkimin Tënd, ndëshkoi  sepse ata nuk të madhërojnë Ty.

O Zot ndihmo fenë tonë dhe bëje atë të qëndrueshmë në tokë, dhe lartëso ne me atë fe.

O Zot ndimo Islamin dhe muslimanët në çdo vend.

O Zot na bëj të lidhur me Aksanë tonë deri në ditën e fundit, dhe çliroje atë nga duart e të padrejtëve.

O Zot na fal ne, prindërit tanë dhe të gjithë ata që kan të drejtë ndaj nesh, na ndaj nga kjo botë duke qenë i kënaqur me ne, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai ju kujton ju, falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato, luteni Atë sepse ju jep.

“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)



Post Author: endrit