Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 21-02-1447 H 15-08-2025 D
Shejh Bander Ibn Abdul Aziz Balejla
Tema Këshilla dhe mësime nga vapa e madhe
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, Ai që krijoi krijesat dhe caktoi për ta fatet, ndau rrizkun, furnizimin, dhe shkroi për ata jetëgjatësinë. Zotin e Madhërishëm e lavdërojmë dhe e falënderojmë, Ai i Cili krijoi universin, bëri që të rrjedhin lumenjtë, shtriu tokën dhe ndau detet.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Ai i nënshtroi diellin dhe hënën, natën dhe ditën.
Dëshmoj se Muhamedi është robi i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri dhe i dërguari i Tij zgjedhur. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët e tij të pastër dhe shokët e tij të mirë, mbi tabi’inët dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira në mëngjeset e hershme dhe në agime.
Në vijim
O ju njerëz, porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Allahut. Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Allahut. Dije se asgjë nuk ndodh në këtë univers përveçse me caktimin dhe vullnetin e Zotit, me urtësinë dhe me dëshirën e Tij, nga nata dhe dita, me erërat dhe me shiun, me të ftohtin dhe të nxehtin e madh, me transformimin dhe me përsëritjen. Gjë që e bën besimtarin të bindur se kjo botë nuk është një shtëpi e përhershme. E gjithë kjo është nga shenjat e universit të Zotit, që tregojnë fuqinë dhe aftësinë e Tij të madhe, gjerësinë e njohurive dhe urtësisë së Tij, butësinë e vullnetit dhe mëshirës së Tijdhe se gjithçka me Të është e matur. “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për njerëzit e mençur, për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto – lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i Zjarrit.” (Al ‘Imran 190-191)
Adhurues të Zotit! Kush prej nesh nuk është munduar nga vapa e verës?! Dhe kush prej nesh nuk e ka pasur fytyrën të djegur nga dielli përvëlues?! Të gjithë kemi pasur pjesën tonë të kësaj, pak a shumë. Kjo është vuajtja e verës me të cilën Zoti u kujton robërve të Tij me vapën e tubimit të madh dhe mundimin e Zjarrit. Nga Mikdad Ibn Esved, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë që e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Në ditën e Gjykimit diellei do t’iu afrohet njerëzve aq shumë sa do të jetë larg tyre vetëm sa një milje (një distancë e vogël).” Sulejm Ibn Amir ka thënë: “ Pasha Zotin nuk e di se çfarë nënkupton me një milje, distancën e tokës apo milje me të cilën është rreshtuar syri?” Ka thënë: “ Njerëzit do të djersiten në varësi të veprave të tyre: dikush prej tyre qo të jetë i djersitur, i mbuluar në djersë, deri në kyçet e këmbëve, dikush deri në gjunjë, dikush deri në bel, e dikush do të mbulohet në djersë deri në gojën e tij.” Ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka bërë me shenjë me dorën e tij në gojën e tij.” Hadithin e ka trasmetuar Muslimi.
O ju muslimanë! Vërtetë vapa e madhe është prej argumenteve që dërgon Allahu tek robërit e Tij frikësim dhe përkujtim për ata, paralajmërim dhe mësim. “Ne dërgojmë shenja vetëm për t’i frikësuar njerëzit.” (El-Isra’ 59) Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Zjarri iu ankua tek Zoti i vet, duke i thënë: “O Zot, jam duke u ngrënë ndër vete (po zihem me veten)”. Atëherë Zoti i lejoi që ta lirojë veten dy herë në vit, njërën në verë e tjetrin në dimër. Ai është i nxehti më i madh që gjeni nga vapa, dhe i ftohti më madh që gjeni acari i ftohtë.” Muttefikun Alejhi.
O ju besimtarë! I lumtur është ai që përgatitet nga nxehtësia e kësaj bote për nxehtësinë e Ahiretit dhe ai që është i durueshëm në adhurim në ditët me vapë, në mënyrë që të shijojë lumturinë e përjetshme në ditën kur do të zbulohen sekretet, Ditën e Gjykimit. “ O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga Zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.” (Et-Tahrim 6)
Nga Ebi Said El Hudrij, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ai e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Kush agjëron një ditë për hatrin e Zotit, atij Allahu do ja largojë fytyrën e tij nga zjarri i Xhehenemit në një distancë prej shtatëdhjetë vitesh.” Muttefikun Alejhi. Ebu Dardai, Zoti qoftë i kënaqur me të, thoshte: “ Agjëroni në një ditë shumë të nxehtë, për tu mbrojtur nga vapa e ditës së tubimit, Gjykimit, dhe falni dy rekate në errësirën e natës për të larguar errësirën e varreve.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Naimi në “Hiljetu”.
Zoti ju mëshiroftë! Dijeni se çfarë do vështirësish, mundimesh, përpjekjesh dhe lodhjesh që i ndodhin besimtarit, të gjitha regjistrohen, shkruhen, regjistrohen dhe llogariten nga Ai tek i Cili nuk humbasin adhurimet dhe nuk humbasin bindjet. Nëpërmjet tyre shlyhen gjynahet, shumëfishohen veprat e mira dhe ngrihet besimtarët në grada. Nga Ebi Saidi dhe Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se kanë thënë që i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo gjë që e godet muslimanin, qoftë lodhje, sëmundje, siklet, brengë, lëndim apo pikëllim, madje as ndonjë shqetësim që e shqetëson, veçse Allahu më këto ia shlyen gjynahet.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Shpërblimi për veprat shumëfishohet, shpërblimi i tyre rritet dhe peshoret e tyre janë më të rënda në varësi të qëllimit dhe sinqeritetit që është i pranishëm në zemrat e veprusve të tyre, këmbënguljes dhe durimit të tij. Ibn Ethiri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Kërkimi i shpërblimit në vepra të mira dhe në kohë të vështira është nxitimi për të kërkuar shpërblimin dhe për ta arritur atë nëpërmjet nënshtrimit dhe durimit.”
Nga mëshira e Zotit ndaj robërve të Tij që Ai ua ka përcaktuar atyre veprat që mund t’i durojnë dhe nuk i ka ngarkuar me atë që është e vështirë për ta. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse vapa bëhet e fortë, qetësohuni, freskohuni me lutje, namaz, sepse vapa e fortë vjen nga era e keqe e zjarrit të Xhehenemit.” Muttefikun Alejhi. Të qetësuarit, freskuarit me namaz përmes të shtyrit të tij deri në fund të kohës së tij, kur vapa e drekës të ketë rënë pak, para se të hyjë koha e namazit pasardhës. E njëjta gjë vlen edhe për adhurime të të njëjtit lloj, të cilat lejohet dhe mund të shtyhen. Kush ka kompensim të agjërimit nga Ramazani, shlyerje të agjërimit, ose diçka të ngjashme, i lejohet ta shtyjë atë deri në ditët e ftohta, nëse është e vështirë për të ta kompensojë atë në vapë. Kjo tregohet nga hadithi i Aishes, Zoti qoftë i kënaqur me të, e cila ka thënë: “ Më duhej të agjëroja, kisha ditë për të kompensuar, nga Ramazani, por nuk isha në gjendje t’i kompensoja ato përveçse në Shaban.” Muttefikun Alejhi. Ndërsa iniciativa, kompensimi në kohë, është më e mirë.
Adhurues të Zotit! Lavdërojeni Zotin në të gjitha rrethanat dhe situatat, falënderojeni Atë për mjetet dhe shkaqet që Ai ka siguruar për ju, me anë të të cilave Ai ju ka lehtësuar vuajtjet dhe intensitetin e vapës, helmet e saj dhe nxehtësinë përvëluese, nga hija, pajisjet ftohëse dhe vendpushimet verore. Kontrolloni vëllezërit tuaj të varfër dhe në nevojë, lehtësojuni atyre atë që mundeni nga intensiteti i nxehtësisë dhe diellit përvëlues, çdo njëri sipas mundësisë dhe kapacitetit të tij. E nga kjo sigurojuni atyre ujë të ftohtë në këtë vapë përvëluese, sepse kjo është një nga format më të mira, të preferuara të bamirësisë, sikurse na ka informuar për këtë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kujtoni vëllezërit tuaj në besim, të cilët përveç se nga nxehtësia e madhe janë prekur nga dhimbja e humbjeve të mëdha, humbja e pasurisë, jetës dhe frutave, të mirave. O Zot, largo prej tyre atë që u ka ndodhur. O Zot, zëvendëso frikën e tyre me siguri, trishtimin e tyre me gëzim dhe urinë e tyre me ushqim, jepu atyre fitore mbi armikun Tënd dhe armikun e tyre, o i Fortë, o i Plotfuqishëm.
Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gabim, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, çdo gjë ndodhën përmes të veprimit dhe vullnetit të Tij. Zotin e Madhërishëm e lavdërojmë dhe e falënderojmë për mirësitë dhe begatitë e Tij të shumta, për mëshirën dhe faljen e Tij bujare. Lutjet dhe përshëndetjet janë për të zgjedhurit dhe më të mirët e të dërguarve të Tij, për familjen dhe shokët e tij nga mesi i njerëzve të virtytshëm dhe të dashur për të, mbi tabi’inët dhe ata që i ndjekin në vepra të mira deri në Ditën e Gjykimit dhe ringjalljen tonë nga Zoti.
Në vijim
Zoti ju mëshiroftë! Dijeni se pakënaqësia dhe bezdia nga vapa e madhe është prej kundërshtive ndaj caktimit dhe paracaktimit të Allahut, vullnetit dhe dëshirës së Tij. Çdo gjë në këtë univers ndodh vetëm se për një arsye, përfitim, dobi dhe qëllim. Pra, kini frikë Allahun, o robër të Zotit, ruajini zemrat dhe gjuhët tuaja nga çdo gjë që zvogëlon besimin tuaj dhe dëmton monoteizmin tuaj. Në të vërtetë, pjesë e arritjes së monoteizmit, Njësimit të Zotit, është kënaqësia dhe nënshtrimi ndaj vendimeve ligjore të Zotit dhe ligjshmërisë së Tij universale.
Lutuni dhe përshëndeteni më të mirin e krijesave të Zotit, Muhamedin të birin e Abdullahut, Zoti juaj ju ka urdhëruar për këtë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë, Muhamedin. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me të gjithë shokët e tij, me tabi’inët dhe pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë, që të Njësojnë Ty. O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar nga muslimanët, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.
O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, mbështet me të vërtetën, me sukses dhe vendosmëri udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta. O Zot, zgjat jetën e tij me shëndet të mirë, në mirësi dhe begati të shtuar. O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij besnik, në atë që është në dobi të vendit dhe popullit, në lavdinë dhe në lartësimin e Islamit dhe muslimanëve, o Zoti i botëve.
O Zot, të lutemi të jesh për vëllezërit tanë të dobët ndihmës dhe përkrahës i tyre, mbështetës dhe mbrojtës i tyre. O Zot, të lutemi ndihmoi ata në Palestinë përballë sionistëve tiranë, pushtues. O Zot, eleminoi dhe vriti ata një nga një dhe mos lër asnjë prej tyre.
O Zot, ruaj ushtarët tanë që vigjilojnë në kufi. O Zot, ruaj ata me syrin Tënd që nuk fle dhe mbroji ata me forcën Tënde që nuk pakësohet, o Zot i botëve.
O Zot, na furnizo me durim në sprova dhe fatkeqësi, me pranim të asaj që është caktuar dhe me falënderim në kohë të mira, mos na ngarko me atë që nuk mund ta durojmë, sepse falja e Jote është më e gjerë për ne, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, na mbor nga ndëshkimi Yt ditën kur do të ringjallësh robërit e Tu.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” (El-Bekare 201)
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit!” (Es-Saffat 180-181)
Lutja jonë e fundit, Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve.
Afrim Smakaj