Edukimi i muslimanit sipas udhëzimeve të Kuranit

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    02-005-1447 H   24-10-2025 D

Shejh Dr. Husejn Bin Abdulaziz Ali Shejh 

Tema   Edukimi i muslimanit sipas udhëzimeve të Kuranit

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili përshkruhet me bukuri, përsosmëri dhe madhështi. Ai ka nga Emrat e Tij të bukur më të mirët e tyre dhe nga cilësitë më të përsosurat, dhe nga veprat e Tij më të drejtat dhe më të mençuarat e tyre. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut dhe binduni Atij, Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.” (El-Ma’ide 2) Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Frikësojuni Allahut! Allahu është i shpejtë në llogari.”(El-Ma’ide 4)

Vëllezër në Islam! Dituria më e dobishme dhe më e është njohja e Emrave të  Bukur të Zotit të cilët tregojnë kuptimet më të mira, atributet më të përsosura, më sublime, më të mëdha dhe më të lavdishme. Gjëja më e madhe që ndriçon zemrën dhe gëzon gjoksin e njeriut është njohja e Emrave më të Bukur të Zotit dhe e Cilësive të Tij të Larta, kjo përmes fanarit profetik dhe fanarit të shpalljes Hyjnore. Kush e merr, e pranon, atë me pranim, kënaqësi dhe nënshtrim, iu nënshtrua asaj me bindje, shpirti i tij u qetësua prej saj, zemra e tij është në paqe me të dhe dituria e tij forcohet me të, duke adhuruar Zotin me të, do ti shtohet besimi i tij në Zotin e Lartësuar dhe madhërimi i tij për Zotin e tij, Allahun e Plotëfuqishëm. Në këtë mënyrë atij, i shtohet dashuria dhe respekti ndaj Krijuesit të tij, Allahun e Madhërishëm dhe të Lartësuar. Nevoja është shumë e madhe që zemra të njohi Krijuesin dhe Sunduesin e saj, që ta përmendi Atë dhe kërkojnë një mënyrë për t’iu afruar Atij. Nuk ka mënyrë tjetër për ta arritur këtë përveçse duke njohur emrat dhe cilësitë e Tij të përmendura në Kuranin Famëlartë dhe në sunetin e pastër. Sa më shumë që njeriu t’i njohi ato, emrat dhe cilësitë e Zotit, aq më shumë do ta njohë Zotin, do ta kërkojë Atë dhe do të jetë më afër Tij. Emrat e bukur të Zotit dhe cilësitë e Tij të larta mbushim zemrën me madhërim për Atë, Zotin e Madhërishëm dhe të Lavdëruar, me nënshtrim, me përulësi, me respekt dhe me frikë prej Tij, dhe se Ai, Zoti i Madhërishëm,  nuk ka strehim tjetër përveç Tij. Atëherë robi nuk do të jetë në gjendje t’i plotësojë nevojat dhe lutjet e tij përveç se tek Ai, i Vetëm, dhe jo tek dikush tjetër kush çdo qoftë ai.

LEXO  Në ngjarjet e të kaluarës ka mësim dhe ngushëllim për të pranishmit

Vëllezër në Islam. Njohja e emrave të bukur të Zotit e mbush zemrën me vetëdije për Zotin e  Madhërishëm dhe të Lartësuar, vetëdije të thellë në të gjitha veprimet dhe në qetësi,  si dhe e orienton njeriut drejtë të afruarit për tek Ai përmes të nxituarit në adhurime dhe largim nga të ndaluarat. Zoti i Madhërishëm ka thënë: “ Allahut i përkasin emrat më të bukur…” (El-A’raf 180) Zoti i Lartësuar ka thënë: “ Allahu, nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Tij. Ai ka Emrat më të Bukur.” (Ta Ha 8) Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra ai që i mëson (përmendesh) dhe punon me to, do hyjë ne në Xhenet.” Muttefikun Alejhi. Kuptimi i fjalës i numëron ata është mësimi i tyre përmendësh, të kuptuarit e tyre dhe domethënine  e tyre, të punuarit me kërkesat dhe dispozitat e tyre, dhe të dëshmojë robi për Zotin atë çfarë kanë dëshmuar tekstet e Kuranit dhe sunetit nga emrat dhe cilësitë e Tij  në të dukshme  që përshtaten me përsosmërinë e Zotit të Madhërishëm, pa shtrembërim, pa zgjatje, pa shembull dhe pa adaptim si e kuptojnë atë njerëzit. Sepse askush nuk e di me imtësi se si është Ai dhe cilësitë e Tij përveç Tij, Zotit të  Madhërishëm. Kjo është diçka që Zoti e ka mbajtur për Vete në diturinë e Tij dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta arritur atë, por ne pohojmë përsosmërinë Absolute për Zotin. Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “  Asgjë e askush nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.”(Esh-Shura 11) Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ A njeh ti ndokënd që ka Emrin e Tij?!”(Merjem 65) “ Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”(El-Ihlas 4) Ai është Zoti që përfshin emrat e Tij të bukur, atributet, cilsitë e përsosmërisë dhe bukurisë, si dhe përshkrimet e madhështisë dhe lavdisë. Kjo përfshin gjithashtu që robi të mohojë për Zotin e tij atë që ka ardhur mohimi i tyre në tekste, me provën e përsosmërisë së të kundërtës së saj. Kështu që mohimi i padrejtësisë nga ana e Tij tregon, apo shfaqën përsosmërinë e drejtësisë së Tij, ndërsa mohimi pamundësinë për ta bërë këtë tregon përsosmërinë e dijes dhe fuqisë së Tij, dhe lartësinë e statusit të Tij.

LEXO  Hutbeja e Medines - Këshilla pas Haxhit - Abdullah el Buajxhan - 24.08.2018

O ju musliman! Është e domosdoshme të njihen, mësohen emrat e Zotit të Plotfuqishmit, në fjalë, kuptim dhe konotacion, ta adhurojmë Zotin e  Plotfuqishëm në përputhje me ta, t’i lutemi Zotit të Plotfuqishëm me ta, lutje lavdërimi dhe adhurimi, dhe  lutje kërkimi. Në lutjen e adhurimit: Nëse robi e di se Zoti është i Forti, i Pathyeshmi, i Plotfuqishmi, i Urti, ai do t’i kërkojmë ndihmë vetëm tek Zoti  i tij, Një i Vetëm,  do të mbështetet vetëm tek Krijuesi i tij, Një i Vetëm, dhe do të ndalojë së shikuari tek dikush tjetër përveç Tij nga krijesa. Kështu, kur e di se Zoti i tij është Falës, i Mëshirshëm, i Butë dhe i Duruar, do të nxitojë të pendohet tek Zoti i tij dhe të kthehet tek Krijuesi i tij. Kur e di se Zoti është Vigjëluesi, Dëshmuesi, Dëgjuesi, Vështruesi, i Buti dhe i Gjithinformuari, kjo do ta bëjë atë të ketë frikë nga mosbindja ndaj Zotit të tij dhe do ta bëjë të ketë frikë nga Sunduesi i tij.

Sa i përket lutjes së të kërkuarit, njeriu i lutet Zotit të tij me atë që i përshtatet nevojës për të cilën po lutet, si p.sh. duke thënë: O Mëshirues, më mëshiro, o Falës, më fal, o Pranues i Pendimit, prano pendimin tim, o Furnizues, më furnizo mua. Kjo është arsyeja pse shumica e lutjeve të profetëve ishin përmes thirrjes,, “ O Zoti ynë”, sepse Ai u  përgjigjet atyre që i luten Atij, u jep atyre që kërkojnë dhe ndihmon ata që tek Ai kërkojnë ndihmë. E gjithë kjo është nga kuptimet e Sundimit të Allahut, të Lartësuarit dhe të Madhërishëm. Ai, Zoti i Madhërishëm, është që Kontrollon, i Aftë, Menaxhon, Furnizon, Dhuron dhe Mbron.

Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar, është Zoti i Vetmi nga i Cili duhet kërkuar mbështetje dhe nga i Cili kërkohet ndihmë.

LEXO  Ramazani: Pastrim, solidaritet dhe drejtësi

O Zot, na dhuro dituri të dobishme, na bëj nga ata që bëjnë vepra të mira, na bëj të udhëzuar dhe udhëzues, jo të humbur dhe as nga ata që humbin të tjerët.

“Thuaj: “Thirrni Allahun ose thirrni të Gjithëmëshirshmin, me cilindo emër që ta thirrni ju Atë, Ai ka emrat më të bukur.” (El-Isra’ 110)

O Zot, na jep dituri me të cilën do të jesh i kënaqur me ne. Madhërimi është për Ty, ne nuk mund t’i numërojmë lavdërimet që Ti meriton,  Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten.

O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin dhe profetin tonë, Muhamedin.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërime të pafundme.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, dëshmi e atij që e veçoi Atë për Zot dhe vetëm Atë e  adhuron.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i miri nga ata që e lavdërojnë dhe e Njësojnë Krijuesin e tyre. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin, lutje që nuk përfundojnë dhe nuk marrin fund kurrë.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Kini frikë Zotin dhe bindjuni Atij, sepse kush i frikësohet Zotit, Ai do ta mbrojë nga të këqijat dhe keqbërësit në të gjitha situatat dhe në çdo kohë.

Shtoni lutjet dhe pëshëndetjet për të dërguarin e nderuar. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në Ditën e Kijametit.

O Zot, të lutemi mos na lër asnjë gjynah pa na e falur, asnjë shqetësim pa na e larguar, asnjë fatkeqësi pa na e larguar, asnjë vështirësi pa na e lehtësuar,  asnjë armik pa na e nënshtruar dhe pa na mbrojtur nga e keqja e tij. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me ne dhe me muslimanët.

O Zot, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona dhe zëvendësit të tij,  në atë që Ti do dhe je i kënaqur, o i Madhërishëm dhe i Lartësuar.  

O Zot, na furnizo me shi, o i Pasur, o i Mëshirshëm, o i Pasur, o i Lavdëruar, i Pasur, o i Lavdëruar, o i Pasur, o i Fortë, o i  Pathyeshmi. O Zot, na furnizo me shi ne dhe vendin tonë tona. O Zot, na furnizo ne dhe shtëpitë e muslimanëve, o më i Madhi Mëshirues.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1387459163380760/4095434577438944

Post Author: endrit