Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 14-06-1447 H 05-12-2025 D
Shejh Bander Ibn Abdul Aziz Balejla
Tema Pasimi i veprave të këqija me të mira rruga drejt shpëtimit
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, Mbrojtësi i njerëzve të drejtë, Ai që i pranon të penduarit, Shëruesi i zemërthyerve. Zotin e Madhërishëm e lavdërojmë me lavdërimet e të nënshtruarve, e falënderojmë Atë me falënderimet e atyre që janë afër Tij dhe falje tek Ai kërkojmë me faljen e të penduarve.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Ai u jep afat gjynahqarëve, është i Duruar me të pakujdesshmit dhe u jep shpresë atyre që i drejtohen Atij.
Dëshmoj se Muhamedi është robi i Zotit dhe i dërguari i Tij, Zoti i tij e dërgoi atë para Kijametit mëshirë për botën dhe udhëzim për të gjitha krijesat. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të mirë dhe të pastër, mbi shokët e tij fisnik dhe mbi ata që i pasojnë në mirësi deri në Ditën e Gjykimit.
Në vijim
O ju njerëz! Këshilloj ju dhe veten time që të kemi frikë Zotin. Zoti ju mëshiroftë, kini frikë Zotin, kthehuni tek Zoti juaj dhe kërkoni faljen, mëshirën, shpërblimin dhe kënaqësinë e Tij, sepse Ai, Zoti i Madhërishëm nuk e refuzon askënd që i lutet Atij, dhe nuk e zhgënjen askënd që i drejtohet Atij dhe shpreson tek Ai.
O adhurues të Zotit! Z Zoti i Plotfuqishëm e krijoi këtë shpirt dhe mbolli në të tendencën drejt dëshirave, dobësinë përballë epsheve, kryerjen e gjynaheve dhe rënien në gabime. Të gjitha këto për urtësi të thella dhe qëllime të mëdha, më madhështorja prej tyre shfaqja e atributeve të madhështisë së Tij dhe cilësitë e përsosmërisë së Tij, nga falja, butësia, durimi dhe mëshira e Tij. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, sikur ju të mos të bënit gjynahe, Allahu do tju largonte dhe do të sillte një popull tjetër që bën gjynahe, pastaj i kërkojnē falje Allahut dhe Ai ua falën gjynahet e tyre.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Në mënyrë që Zoti të di se kush i frikësohet Atij fshehurazi dhe që robërit t’i afrohen Atij nëpërmjet adhurimit të pendimit dhe kërkimit falje. Nga Enes Ibn Maliku, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Çdo bir i Ademit, njeri, është gabimtar, që bën gjynahe, por më të mirët prej gjynahqarëve janë ata që pendohen.” Hadithin e ka transmtuar Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu.
Në mënyrë që ata të mund të kujtojnë dhe të meditojnë, Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Ata që (i) frikësohen (Allahut), kur u vjen ndonjë mendim i lig nga djalli, i kujtojnë (urdhrat e Tij), dhe atëherë shohin (rrugën e drejtë).” (El-A’raf 201) Nga Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka asnjë rob besimtar që nuk ka një gjynah që e kryen rregullisht herë pas here, ose një gjynah në të cilin vazhdon dhe nuk e braktis derisa të largohet. “ Nuk ka asnjë rob besimtar që nuk ka një gjynah që e kryen rregullisht herë pas here, e nëse i kujtohet, ai përkujton.” Hadithin e ka transmetuar Taberaniu.
Prandaj le të kthehen tek Ai me lutje dhe përulësi, Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Dhe Ne i shpërndamë ata në Tokë grupe-grupe. Disa prej tyre ishin të mirë e disa jo. Ne i vumë në provë ata me mirësi dhe fatkeqësi, me qëllim që të ktheheshin (në rrugë të drejtë).”(El-A’raf 168)
Të gjitha ato janë nga aktet më sublime të adhurimit dhe aktet më të mëdha të përkushtimit të dashura për Zotin e qiejve dhe të tokës. Zoti i Lartësuari, e ka bërë afërsinë me Të të kushtëzuar, në varësi të kapërcimit të dëshirave dhe triumfit të tyre mbi pasionet. Nga se Zoti i Lartësuari e njeh natyrën e shpirtit njerëzor dhe dëshirat që i ka ngulitur brenda tij, Ai e ka pajisur atë me vepra dhe shkaqe për të shlyer gjynahet dhe shkeljet që ka kryer.
Nga këto, prej arsyeve më të mëdha, më e lehta dhe më e thjeshta për njeriun është pasimi i veprave të këqija me vepra të mira. Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat.” (Hud 114) Ai ka urdhëruar të dërguarin e Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, që ta bënte këtë dhe i ka thënë: “ Ktheje të keqen me atë që është më e mirë. Ne i dimë mirë shpifjet e tyre.” (El-Mu’minun 96)
Nga Ebi Dherri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, më ka thënë: “ Frikësoju Allahut kudo që të jesh. Të keqen pasoje me një të mirë me qëllim që ta fshijë atë (të keqen) dhe me njerëzit sillu me moral të mirë.” Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi në Musnedin e tij.
Zoti e bëri këtë një nga karakteristikat e të shpëtuarve, të sukseshmëve të këtij umeti, duke thënë: “Dhe ata që durojnë për të fituar dashurinë e Zotit të tyre, që falin namazin, që ndajnë fshehurazi dhe haptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne dhe, që të keqen, e kthejnë me të mirë. Këtyre u takon shpërblimi në Shtëpinë e fundit:” (Er-Ra’d 22) Dhe për të kaluarit, Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Ata që Ne ua kemi zbritur Librin para tij (Kuranit), i besojnë atij. Kur u lexohet atyre (Kurani), ata thonë: “Ne e besojmë atë. Pa dyshim, ai është e vërteta nga Zoti ynë. Vërtet, ne edhe para tij kemi qenë muslimanë (të nënshtruar ndaj Zotit)”. Atyre do t’u jepet shpërblim i dyfishtë, për shkak të durimit që kanë treguar. Ata e kthejnë të keqen me të mirë, ndajnë lëmoshë nga ajo që u kemi dhënë Ne.” (El-Kasas 52-54)
Adhurues të Zotit! Veprat janë të shumta dhe aktet e adhurimit janë të ndryshme, të gjitha hynë nën kategorinë e pasimit të veprave të këqija me mepra të mira. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ A dëshironi të ju tregoj se me çfarë i fshinë Zotit gabimet tuaja dhe ju ngrenë me to në gradë?” Kanë thënë: “ Pa tjetër që duam, o i dërguari i Zotit!” I dërguari i Allahut ka thënë: “ Marrja e abdesit me kujdes pavarësisht vështirësive, shtimi i hapave për të shkuar në xhami dhe pritja e namazit tjetër pasi ta kesh plotësuan, falur namazin e kohës, kjo është lidhja juaj e vërtetë, kjo është lidhja juaj e vërtetë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Nga Ebi Dherri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Të derdhësh, hedhësh ujë nga kova jote në kovën e vëllait tënd është lëmoshë, të urdhërosh për të mirë dhe të ndalosh nga e keqja është lëmoshë, buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd është lëmoshë, të heqësh gurë, gjemba dhe kockat, mbeturina, nga rruga e njerëzve është lëmoshë dhe të udhëzosh, drejtosh një njeri të humbur në një vend rrëmuje është lëmoshë.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Tirmidhiu.
Një nga më të mëdhatë e këtyre veprave me të cilat Zoti i shlyen gjynahet dhe i fshin me të shkeljet, gabimet, është monoteizmi i pastër. E çfarë dini ju për monoteizmin e pastër?! Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ O biri i Ademit, nëse ti më lutesh Mua dhe shpreson tek Unë, do të t’i fal të gjitha ato që ke vepruar dhe këtë gjë nuk e kam të vëshitrë. O biri i Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë deri lart në qiell dhe më pas nga Unë kërkon falje, Unë do të të fal ty, dhe këtë gjë nuk e kam të vëshitrë. O biri i Ademit, nëse vjen tek Unë me gjynahe në madhësi të tokës, e më pas vjen tek Unë duke mos më shoqëruar asgjë, mos më bër shok në adhurim, Unë do të vij ty me falje po aq të madhe.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.
Adhurues të Zotit! Sa shumë kemi nevojë për të shlyer, fshirë, gjynahet dhe për të fshirë shkeljet, veçanërisht në këtë epokë në të cilën teknologjia moderne është bërë dominuese dhe tundimet i paraqiten zemrës së besimtarit njëra pas tjetrës: dyshime dhe dëshira, shkelje dhe të këqija, natën dhe ditën, në fshehtësi dhe në publik, duke ardhur tek ai pa leje ose pa e pritur.
O ju gjynahqarë dhe o ju neglizhentë! Mos e humbni shpresën nga mëshira e Zotit, as mos e humbni shpresën në dhembshurinë e Zotit. Por, çdo gjynah që kryeni kthejeni në një motiv për një vepër të mirë që do të kryeni, që të jeni gjithmonë nën mbrojtjen, faljen dhe mëshirën e Zotit, kështu Ai do t’ju mbulojë me faljen e Tij të gjerë dhe do t’ju rrethojë me mburojën e Tij mbrojtëse.
O Zot, na mbro nga e keqja e këtij shpirti rebel dhe na jep sukses në një pendim të sinqertë. Na bëj nga ata që, kur bëjnë mirë, përgëzohen dhe kur bëjnë keq, kërkojnë falje.
Zotit i kërkoj falje për veten, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili u ka dhënë robërve të Tij afat dhe nuk ua shpejtoi ndëshkimin, legjitimoi për ata veprat e mira me të cilat kompensojnë të metat, gabimet, e tyre dhe me to do të kenë shpërblim të shumëfishtë. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi atë që Zoti i tij e dërgoi në botë mëshirë për ata që kanë frikë nga gjynahet e tyre dhe tmerrohen nga shkeljet që bëjnë. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi pasuesit e tyre të cilët Zoti i lavdëroi në ajetet e Tij të recituara dhe të shkruara.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Besimtari le të bëjë kujdes që të mos mësohet me gjynahet, t të mos vazhdojë me gabime dhe veprat e këqija, sepse kjo është shenjë braktisjeje, shenjë privimi dhe largimi nga i Gjithëmëshirshmi. Sa i përket atij që ndjenë dhimbje për veprat e tij të këqija, trishtohet për gjynahet e tij dhe shqetësohet nga shkeljet e tij që bën, atëherë kjo është shenjë besimi dhe afërsie me të Gjithëmëshirshmin. Robi është në një gjendje të mirë për sa kohë që qëndron në këtë gjendje. Abdullah Ibn Omerit, nga babai i tij, Zoti qoftë i kënaqur me të dy, tregon se ka thënë: I dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush kënaqet me veprat e tij të mira dhe trishtohet nga veprat e tij të këqija, ai është besimtar.” Hadithin e ka transetuar Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu.
Lutuni dhe dërgoni përshëndetje për më të mirin e krijesave të Zotit, sikurse Zoti juaj ju ka urdhëruar për këtë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë, Muhamedin. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet, udhëheqësit e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me pjesën tjetër të dhjetë të përgëzuarve me Xhenet dhe pjesëmarrësin në takimin poshtë pemës, në Hudejbije, me të gjithë shokët e tij, me tabi’inët dhe pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë, që të Njësojnë Ty. O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar nga muslimanët, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.
O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, mbështet me të vërtetën, me sukses dhe vendosmëri udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta. O Zot, zgjat jetën e tij me shëndet të mirë, në mirësi dhe begati të shtuar. O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij besnik, në atë që është në dobi të vendit dhe popullit, dhe në lavdi të Islamit dhe muslimanëve, o Zoti i botëve.
O Zot, ruaj ushtarët tanë që vigjilojnë në kufi. O Zot, ruaj ata me syrin Tënd që nuk fle dhe mbroji ata me forcën Tënde që nuk pakësohet, o më i Madhi dhe më Bujari.
O Zot, të lutemi të jesh me vëllezërit tanë të dobët në çdo vend ndihmës dhe përkrahës, mbështetës dhe mbrojtës i tyre. O Zot, të lutemi të jesh me ata në Palestinë, në Sudan dhe në çdo vend që ata janë. O Zot, zëvendëso dobësinë e tyre me forcë, frikën e tyre me siguri, paqe, dhe mjerimin e tyre me lehtësi dhe begati, o Zoti i botëve.
O Zot, na fal atë që kemi bërë dhe atë që kemi lënë pa bërë, atë që kemi fshehur dhe atë që kemi bërë publike, dhe atë që Ti e di më mirë se ne, Ti je i Pari pa fillim dhe i fundit pa mbarim, nuk ka Zot tjetër përveç Teje.
O Zot, na mundëso që të bëjmë vepra të mira, na lehtëso për ne fjalë me të cilat do shlyesh gjynahet tona, do fshehësh me to të metat tona, do lehtësosh me to shqetësimet tona dhe do na mbashë me to larg fatkeqësive, me të vërtetë Ti je Njohësi i të fshehtës.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” (El-Bekare 201)
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Afrim Smakaj