Nderi dhe vlera e sexhdes për Zotin e Lartësuar

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    27-05-1446 H   29-11-2024

Shejh Dr. Abdul Muhsin El Kasim

Tema  Nderi dhe vlera e sexhdes për Zotin e Lartësuar

Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet,  e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, për të gjithë dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit me frikë të vërtetë dhe binduni Atij në fshehtësi dhe hapur. O ju muslimanë! Adhurimi për Zotin kombinon, bashkon dashurinë ndaj Tij me përulësisë dhe nënshtrimit më të madh  e që është përsosmëria më e madhe e njeriut. Pjesa që mund të përfitojë njeriu nga kjo përsosmëri është në varësi të adhurimit të tij për Zotin. Në sexhden për Allahun e Madhërishëm manifestohet përulësia për Zotin në format më të plotë të saj, në kuptimet më të mëdha dhe më të përgjithshme për të gjitha pjesët e trupit. Duke marrë kështu çdo pjesë nga trupi pjesën e tij nga nënshtrimi, përulja. Shejhul Islami, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Gjëja më e çmuar, e shtrenjtë tek njeriu është fytyra, e vendosja e saj në tokë për Zotin është qëllimi kryesorë përulësisë së tij me trupin e tij, dhe gjëja më e mirë që ai mund të bëjë.”  Sexhja për Zotin është përmendur shpesh në Kuran. Disa herë duke e urdhëruar atë, disa herë qortim për atë që e ka braktisur atë, disa herë lavdërim për atë që e kryejnë dhe disa herë duke lajmëruar sexhden e njerëzve të mëdhenj dhe popullit të tyre. Allahu ka lajmëruar për Melaiket se ata bien në sexhde për Zotin. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Në të vërtetë, ata që janë afër Zotit tënd, nuk refuzojnë ta adhurojnë Atë, por e lavdërojnë dhe përulen në sexhde para Tij.” (El-A’raf 206) Allahu i Madhërishëm ka lavdëruar të dërguarit e Tij dhe të përzgjedhurit nga të afërmit e Tij për rënien e tyre në sexhde për Të. Allahu ka thënë: “  Këta janë ata profetë, të cilët Allahu i begatoi (me Hirin e Tij), nga pasardhësit e Ademit, të atyre që Ne i mbartëm me Nuhun, nga pasardhësit e Ibrahimit dhe të Izraelit dhe nga ata që Ne i udhëzuam dhe i zgjodhëm. Kur iu lexoheshin vargjet e të Gjithëmëshirshmit, binin duke bërë sexhde dhe qanin.” (Merjem 58) Atyre që ju është dhëni dituri par ardhjes së të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e pastaj e kanë pranuar Islamin pas shpalljes së profetësisë: “ …ata që u është dhënë dijenia para (shpalljes së) tij, bien në sexhde me fytyrat përtokë, kur ai u lexohet, Kurani.” (El-Isra’ 107) Allahu ka lajmëruar se besojnë vërtetë në ajetet e Tij ata të cilët, kur u përmenden, bien në sexhde.

I dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë që e shfaqte nënshtrimin dhe përuljen e tij për Zotin përmes zgjatjes së sexhdes  gjatë namazit të natës. Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Ai qëndronte në sexhde të tilla, në namaz nate,  sa koha që dikush nga ju mund të lexojë pesëdhjetë ajete, para se të ngrinte kokën e tij.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. Ai i lutej Zotit përmes sexhdes së tij për Të dhe thoshte: “ O Zoti im për Ty kam rënë në sexhde, Ty të kam besuar dhe tek Ti jam dorëzuar. Fytyra ime ka rënë në sexhde për Atë që e ka krijuar, e ka sjellë në atë formë, i ka dhënë dëgjimin dhe shikimin, i Bekuar është Allahu, Krijuesi më i mirë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Nga adhurimi i sahabeve, Zoti qoftë i kënaqur me ta, ka qenë të shtuarit e sexhdeve për Zotin sa janë dalluar shenjta dhe veçoritë në fytyrat e tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Ata që janë me të, janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm midis tyre. I sheh ata si përkulen dhe bien në sexhde, duke kërkuar mirësitë dhe kënaqësinë e Allahut. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes.” (El-Fet’h  29) Allahu ka urdhëruar të gjithë krijesat e të dy botëve që të bien në sexhde për Të dhe ka thënë: “ Më mirë përuluni në sexhde për Allahun dhe adhurojeni Atë” (En-Nexhm 62) Sikurse ka paralajmëruar ata të cilën nuk bien në sexhde për Zotin dhe ka thënë: “ Çfarë kanë ata që nuk duan të besojnë?! E përse, kur u lexohet Kurani, nuk përulen në sexhde?!”( El-Inshikak 20-21) Hud Hudi, shpendi i Sulejmanit, paqja e Zotit qoftë mbi të, denoncoi një popull që nuk i binte Allahut në sexhde. “ Ata nuk i përuleshin në sexhde Allahut, i Cili nxjerr gjithçka që është e fshehur në qiej dhe në Tokë dhe di çfarë fshihni ju dhe çfarë tregoni haptazi.”( En-Neml 25)

LEXO  Mësime nga surja Asr - Medina 13.12.2019

Veprat më të dashura tek Allahu është namazi, ndërsa sexhdja është vepra më e  mirë e tij, namazit. Asnjë nga pjesët e namazit nuk përsëritet dy herë përveç saj, sexhdes. Ndërsa pjesa e tokës që preket gjatë sajë është më e madhja se në të gjitha veprimet e tjera. Njeriu bie në sexhte mbi shtatë pjesë. Vendi i faljes është quajtur me të dhe i është thënë mesxhit, vendi i sexhdes. Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë ka thënë: “ Sexhdeja është sekreti i namazit, kushti më madhështorë i tij dhe mbyllja e rekatit. E ato çfarë janë para saj nga kushtet janë si paraprirëse të saj.”

Nga se sexhdeja është qëllimi kryesor i përuljes ndaj Zotit, kulmi i nënshtrimit dhe i dorëzimit para Tij, ajo është një afrim për tek Zoti. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ …por bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!” (El-‘Alak 19)

Namazfalësi është urdhëruar që të përpiqet sa më shumë në sexhde për shkak të afrimitetit të tij ma Allahun, Atë që është Afër dhe i përgjigjet lutjes. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vendi që mund të jetë njeriu më afër me Zotin e tij kur ai është në sexhde,  prandaj shtoni duatë gjatë saj.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Sexhdeja është dorëzim para Allahut,  përulje dhe nënshtrim para Madhështisë së Tij, shkak për të ngritur në gradë dhe largimin, fshirjen e gabimeve. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  ka thënë: “ Shto sa më shumë sexhdet për Zotin, sepse për çdo sexhde që bën për Zotin, vetëm se Ai të ngre me të në gradë dhe të fshinë me të një të keqe.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Nëse shtohet vështirësitë dhe zemra ndihet e shqetësuat nga brengat sexhdeja është ajo që i largon ato. Kur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është përgënjeshtruar, refuzuar dhe nuk është besuar, gjoksi i tij është shtrënguar dhe i është shtuar ankthi, atëherë Allahu e ka urdhëruar që të Madhërojë Allahun dhe të bëj sexhde. “Ne e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra nga fjalët e tyre, andaj, lartësoje Zotin tënd me lavde e falënderime dhe bëhu prej atyre që i përulen Atij (duke u falur)!” (El-Hixhr 97-98)

Në sexhde ka zemërim dhe pikëllim për shejtanin për shkak se ai shikon përgjigjen që merr besimtari nga Zoti i tij dhe robërimin, nënshtrimin ndaj Tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “ Nëse i biri i Ademit, njeriu lexon ajetin e sexhdes dhe bie në sexhde për Zotin, shejtani ikën duke qarë dhe thotë: Mjerë për të, është urdhëruar njeriu për të bërë sexhde u bind,  dhe për atë do të futet në Xhenet, ndërsa unë u urdhërova për sexhde, nuk u binda, refuzova dhe për mua është Zjarri i Xhehenemit.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Në fund të kohës së kësaj bote, një sexhde e vetme do të jetë më e mirë se e gjithë bota dhe çfarë ka në të. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Pasuria do të shtohet sa nuk do e pranojë atë, sadakanë,  askush,   derisa një sexhde e vetme do të jetë më e mirë se e gjithë bota dhe çfarë  ka në të.” Muttefikun Alejhi.

Në vendin e tubimit në ditën e Ringjalljes, në Mahsher,  kur njerëzit i godet shqetësimi që nuk mund ta durojnë, do të kërkojnë për dikë që të ndërmjetësojë për ta tek Zoti i tyre që të ua lehtësojë atë në të cilën janë. Derisa të vijnë tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që të ndërmjetësojë për ta tek Zoti i tyre për të ndarë gjykimin ndërmjet robërve të Tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kështu do të shkoj derisa të kërkoj leje nga Zoti im dhe do të më jepet leja, për ndërmjetësim. Atëherë kur ta shikoj Zotin tim do të bie në sexhde dhe do të më lërë, në atë gjendje, sa të dojë Zoti. Pastaj do të më thuhet; Ngrije kokën, kërko dhe do t’i jepet, thuaj dhe do të dëgjohet, ndërmjetëso dhe do të jepet mundësia e ndërmjetësimi. Unë do e ngre kokën dhe e lavdëroj Atë me lavdërim që Ai do të më mësojë, pastaj do ta ndërmjetësoj.” Muttefikun Alejhi.

LEXO  Gëzimi: Etiketa dhe disa nga rregullat e tij

Ajo është shenjë me të cilën  i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, do të njohë umetin e tij ditën e Gjykimit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “  Nuk ka asnjë person nga populli im që nuk do ta njoh në Ditën e Gjykimit sepse atë ditë umeti, populli im do të zhytet në sexhde dhe të zbardhen nga abdesi.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.

Ajo, sexhdeja, do të jetë shenjë dalluese në mes të besimtarëve dhe hipokritëve në Botën Tjetër. Në ditën e Gjykimit nuk do të mund të bien në sexhde përveç se ata që sexhdet e tyre në këtë botë kanë qentë të sinqerta vetëm për Zotin e Vetëm. Allahu i Lartësuar ka thënë: “  Ditën (e Kiametit), kur të zbulohen shumë ngjarje të frikshme, ata do të thirren që të përulen në sexhde, por nuk do të munden!” (El-Kalem 42) I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Zoti ynë do të zbulojë këmbët e Tij dhe Atij do t’i bëjnë sexhde çdo besimtar dhe besimtare, dhe do ngelen pa rënë në sexhde ata që në këtë botë e bënin sexhdet për tu parë nga njerëzit dhe për nam, emër, ata do shkojnë për në sexhde por shpina i kthehet në një pozicion të vetëm.” Do të thotë i kthehet shpina në një kockë e vetëm pa unaza që nuk përkulet, kështu që nuk mund të bëjë sexhde. Muttefikun Alejhi. Nëse një monoteist, ai që ka besuar Një Zot të Vetëm, hyn në Xhehenem për shkak të gjynaheve të tij, zjarri nuk do t’i prekë gjurmët me të cilat ai ka bërë sexhde për Zotin.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Zjarri i Xhehenemit ha, djegën çdo gjë nga i biri i Ademit, njeriu, përveç gjurmëve, pjesëve të trupit me të cilat ka rënë në sexhde. Zoti e ka ndaluar për zjarrin që të djegë gjurmët e sexhdes.” Muttefikun Alejhi. Neveviu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Ajo që kuptohet nga ky hadith është se zjarri nuk mund të djegë shtatë gjymtyrët e sexhdes.”

Me të shtuarit e sexhdeve ngrihet dhe statusi i njeriut në Xhenet. Rabiatul Eslemiju, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka kërkuar nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  që të jetë shoqëruesi i tij në Xhenet, i dërguari i ka thënë: “ Apo diçka tjetër, përveç kësaj?” Ai tha: “Kjo është ajo, që dua.” I dërguari i ka thënë: “Më ndihmo mua për veten tënde me të shpeshtuarit e sexhdeve.”  Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Sheukaniu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Sexhdja është një nga format më të mëdha të adhurimeve, si rezultat i të cilës njeriu ngrihet në gradë tek Zoti i Madhëruar deri në atë masë që mund ta arrijnë vetëm ata që janë afër Tij.”

Në vijim

O ju muslimanë! Sexhdeja është adhurim madhështorë në të cilën janë të gjitha krijesat në qiej dhe në tokë, të gjitha në formën e tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Allahut i përulet në sexhde gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë, me hir a me pahir, si dhe hijet e tyre i përulen në mëngjes dhe në mbrëmje.”(Er-Ra’d 15) I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë Ebi Dherrit, Zoti qoftë i kënaqur me të: “ A e di se ku shko ky diell?” Kam thënë; “ Zoti dhe i dërguari i Tij e dinë.” I dërguari ka thënë: “ Ai shkon dhe bie në sexhde para Arshit, Fronit, të Zotit.” Muttefikun Alejhi.

LEXO  Këshilla për të bërë mirë pas kryerjes së shtyllës së pestë, Haxhit

Nënshtrimi i njeriut ndaj Zotit nuk është i plotë përveç se me sexhde. Zoti nuk është i kënaqet me njerëzit pa këtë nënshtrim, pasi që është qëllimi kryesor i nënshtrimit të robit, dhe ai është i detyrueshëm në përgjithësi për të gjithë. Sexhdeja është një e drejtë ndaj Zotit, kështu që nuk duhet t’i bëjë sexhde asnjërës prej krijesave, sa do që ato të jenë të mëdha dhe të fuqishme. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Mos bëni sexhde as për Diellin, as për Hënën, por, nëse jeni adhurues të Atij, bëni sexhde për Allahun i Cili i ka krijuar ato!”(Fussilet 37) Shejhul Islami, Zoti e mëshiroftë ka thënë: “ Tekstet e Sunetit dhe konsensusi i umetit, dijetarëve të tij,  e ndalojnë sexhden ndaj dikujt tjetër përveç Zotit në ligjin, sheriatin, tonë si përshëndetje apo si adhurim.”

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ A nuk e sheh ti se, në të vërtetë, Allahut i përulen në sexhde ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, edhe Dielli, edhe Hëna, edhe yjet, edhe malet, edhe drurët, edhe kafshët dhe shumë nga njerëzit (muslimanët)? Por ka shumë njerëz (mohues), që meritojnë dënimin. E atë që e poshtëron Allahu, askush nuk mund ta bëjë të nderuar. Allahu, me të vërtetë, bën çfarë të dëshirojë.” (El-Haxhxh 18)

Zoti na begatoftë në Kuranin Famëlartë, Zoti na bëftë dobi nga argumetat dhe urtësitë e tij të mëdha.

Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëploti.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falënderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai meriton Madhërime. Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.

O ju musliman! Kush refuzon të nënshtrojë veten para Zotit, ai do  poshtërohet para dikujt tjetër, si dënim për të. Shejtani refuzoi t’i bindet urdhrit të Zotit për të bërë sexhde, kështu që Zoti e bëri atë më të poshtëruarin e të poshtëruarve. Kush refuzon të adhurojë vetëm Zotin dhe t’i bëjë sexhde vetëm Atij, ai përulet, poshtërohet para robërve të Tij të krijuar. Zoti e ka urdhëruar një popull që të hyjë në derë duke bërë sexhde dhe të thonë: “Falna!”(El-Bekare 58) Që do të thotë: Largo nga ne gjynahet tona, por ata nuk respektuan, prandaj Allahu zbriti tek ata ndëshkimin dhe dënimin e Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ …prandaj Ne u sollëm atyre që bënë (këtë) padrejtësi një dënim nga qielli për mosbindjen e tyre.” (El-Bekare 59) Çdo njërin që nuk i nënshtrohet Zotit dhe nuk i përulet Atij, Zoti e ka paralajmëruar me zjarr të Xhehenemi. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Me të vërtetë, ata që e përçmojnë adhurimin Tim, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar!” (Gafir 60) Domethënë: të ulët dhe të poshtëruar.

Dijeni se  Allahu ju ka urdhëruar që të bieni në Salavate dhe ta përshëndesni  të dërguarin e Tij, Ai ka thënë në Kuranin Famëlartë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin tonë,  Muhamedin.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me Halifet e parë të drejtë,  të cilët gjykuan me të vërtetën dhe me të bënë drejtësi, me Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, dhe me ne së bashku me ta, me  Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Bujarë.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro politeizmin dhe politeistët, dhe shkatërro armiqtë e fesë.

O Zot, bëje të paqtë, të sigurt dhe të begatë këtë vend  dhe të gjitha vendet muslimane.

O Zot, përmirëso gjendjen e muslimanëve në çdo vend, o Zot i botëve.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

O Zot, jepi sukses udhëheqësit  tonë dhe zëvendësit të tij në atë që do dhe je i kënaqur, udhëzoi ata drejtë të mirës dhe devotshmërisë, o Zot, bëji ata të dy të dobishëm për Islamin dhe muslimanët.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me Librin Tënd, Kurani, dhe të gjykojnë me legjislacioni Tënd, o Zoti i botëve.

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23)

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju,

Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe.

Allahu është i Ditur për çfarë veproni.          

 Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/575332194904709

Post Author: endrit