Mirësitë dhe bujaria në dhjetë netët e fundit

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    21-09-1446H   21-03-2025 D

Shejh Abdul Bari  Ibn Avad Eth-Thubejti 

Tema  Mirësitë dhe bujaria në dhjetë netët e fundit

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili na mundësoj të arrijmë dhjetë ditët e fundit të Ramazanit dhe i bëri ato rrezatuese të sezonit të mirësive dhe vlerave.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, dëshmi që ndriçon zemrat. Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i miri që ka rënë në sexhde në mëngjeset e pastra. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, sa kohë kalojnë vitet dhe pasojnë njëri-tjetrin.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që t’i frikësohemi Allahut, sepse ajo është përgatitja më e mirë dhe shpëtimi në ditën kur do të paraqitemi para Zotit dhe do gjykohemi. E kush kapet pas saj, frikës dhe devotshmërisë ndaj Zotit, ka fituar siguri dhe shpëblim.

Ja ku është Ramazani po i afrohet përfundimit të tij dhe përgatitet për të udhëtuar, mbaruar. Ditët e tij kalojnë shpejt, netët e tij garojnë për tu larguar, përfunduar. E netët më madhështore të tij kanë hyrë. Dhjetë netë prej drite, ku në çdo moment të tyre ka thesar dhe në çdo sexhde të këtyre netëve ka ngritje, lartësim. Çdo orë në to janë të mbuluara me mëshir dhe të mbushura me begati. Manifestohet në to butësia e Zotit. Në këto netë, hapen portat e shpëtimit nga zjarri i Xhehenemit dhe zbret falja e Tij e madhe. Netë në të cilat i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka bërë përpjekje të mëdha që nuk krahasohet me përpjekjet e tij në netë të tjera jashtë tyre. Ai i kalonte këto netë zgjuar, duke shtuar namazin e natës dhe lutjet sikur këto netë të ishin mundësia e fundit. Ai e dinte se në këto netë është nata e Kadrit, natë në të cilën Allahu ka zbrtur Kuranin, natë e cila është më e mirë se njëmijë muaj. A ka bujari më të madh se kaq dhe a ka më fllad mëshire se kaq?!  Natë e vetme që heqën barrën, falën gjynahet dhe lartëson shpirtërat deri sa të arrijnë pozitat e njerëzve të mirë, të drejtë.

O ti agjërues! Këto janë netë të afrimit për tek Zoti,    netë, në të cilat derdhen lotët e përulësisë në altarin e magjisë,   netë në të cilat dëgjohen përshpëritjet e pendesës me qetësinë e natës, dhe çastet e përgjërimit  para Duarve të Falësit të madh. Kush e humbën këtë ka humbur gjënë më të madhe në Ramazan, e kush e neglizhon atë ka humbur një mundësi të pazëvendësueshme. Kush ka neglizhuar në ditët e kaluara të tij, Ramazanit, ja ku janë dhjetë ditët e fundit para tij. Le të kompensojë atë që i ka kaluar dhe të shfrytëzojë para se të ndjejë keqardhje dhe të thotë: “ …   Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!” (El-Fexhr 24)

LEXO  Vlera dhe etiketa e lutjes

Në këto netë komunikohet me Zotin, i penduari qanë nga gjynahet, lexohen ajetet me përulësinë e zemrës, fshihen gabimet, dhe vendoset kënaqësia dhe afrimiteti, me Zotin. Sa nga të larguar me Zotin këto netë i kthyen për tek drita?!  Sa nga të pakujdesshmit, neglizhentët, këto netë i zgjuan nga gjumi i tyre i thellë?! Sa nga gjynahqarët u pastruan me lotët e pendesës para Duarve të Gjithëmëshirshmit?! Urime për ata që këto netë i kanë bërë pikë kthese në jetën e tyre dhe mjerë për ata që kanë neglizhuar përballë tyre derisa u larguan, përfundoi muaji.

“I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur hynin dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, shtrëngonte rripin e tij, kalonte netët e tyre zgjuar, në adhurim, dhe zgjonte familjarët e tij, për adhurim.”  Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Netët e këtyre dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit nuk ishin sikur netët e ditëve të tjera, por ishin të mbushura me adhurime dhe  përmendje të Zotit. Ndërsa shtrëngonte rripin e tij;   do të thotë u përpoq në adhurim dhe u largua nga dynjaja, jeta e kësaj bote. Në këto netë të bekuara nuk e dinte si ishte pushimi, nuk kishte vend për neglizhencë, pakujdesi, por qëndronte  para Duarve të Zotit në ruku, në sexhde, i përulur,  duke u lutur me përgjërim. Ai nuk është mjaftuar vetëm me veten e tij por zgjonte familjarët e tij dhe i nxiti ata që të shfrytëzojnë këto momente të çmuara. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ …Këtë le ta synojnë ata që përpiqen.” ( El- Mutaffifin 26) Kur nata bie dhe sytë mbyllen, shpirtrat e etur për mëshirë dhe falje ngrihen, qëndrojnë para Zotit të tyre, komunikojnë me Të me lot, të përulur, duke mbushur atmosferën me recitim, lexim të bekuar, fjalë që ngjiten në qiell, të rrethuar nga fryma e shpresës. O ti që të kanë rënduar gjynahet  dhe të kanë munduar gabimet,   kjo është koha e faljes, kjo është fusha e garës, prandaj, ngrihu dhe pendohu, shfrytëzo rastin, mundësinë,  para se të kalojnë dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Lutja e ka portën hapur dhe është dhurim i pakufizuar. Përkujtimi i Zotit është ngushëllim për shpirtin dhe lehtësim për zemrat. Lëmosha është bekim i shtuar me shpërblim të madh. Ndërsa I’tikafi, të qëndruarit në xhami është pastërti, përzgjedhje dhe ripërtëritje e besëlidhjes  me besim. O kërkues i të mirës kjo është koha e saj, e të mirës! O kërkues për të qenë pranë Tij, Zotit, kjo është ora e saj! Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Pra, bëni garë me njëri-tjetrin për punë të mira.” (El-Bekare 148)

Allahu i Madhërishm për natën e Kadrit ka thënë: “ Paqe është ajo deri në shkrepjen e agimit.” (EL-Kadr 5) Një ajet i shkurtër i cili bartën një detë të pasur kuptimesh. Bartën brenda tij  mirësinë dhe sigurinë, paqen, për çdo njërit që është zgjuar dhe përpiqet, për çdo lutës dhe të përulur. Paqja e kësaj nate është qetësi që mbulon zemrat, siguri që mbushën shpirtërat, garanci nga ndëshkimi dhe mëshirë pas të cilës nuk ka më mjerim, vuajtje.  Ajo është paqe prej Zotit, paqe nga Melaiket, paqe që mbulon tokën dhe ata që janë në të. Zemrat e besimtarëve ijanë të mbushura me paqe dhe mirëqenie,  pa frikë, ankth, vetmi apo shqetësim. E sikurse Ibn Abasai, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë: “ Në atë natë Allahu cakton vetëm paqe, siguri dhe mirëqenie.”  Këtu mbaron fjaa e tij.

LEXO  Përfitime dhe këshilla nga historia e gruas së Imranit dhe vajzës së saj, Mejremes

Ai që mbërrinë mirësitë e kësaj nate do të jetë i lumtur përgjithmonë, e kush privohet prej saj do të zhytet në errësirën e keqardhjes dhe pendimit.  

“ Paqe është ajo deri në shkrepjen e agimit.” (EL-Kadr 5) Paqe e zgjatur, e vazhdueshme që nuk ndërpritet në mesin e natës dhe nuk shuhet në kohën  syfyrit, para agimit, por se qëndron deri në zbardhjen e agimit, sabahut. E kjo sikur Allahu ju mundëson robërve të Tij dhe hapën për ata portat e shpresës deri në momentet e fundit duke ju dhënë atyre mundësinë që t’i luten Atij, të kërkojnë falje tek Ai dhe që të pastrohen nga gjynahet e tyre. Kjo është një natë e dhurimit dhe mëshirës së pafundme për të gjithë që u nënshtruan me zemrat e tyre dhe u luten me shpirtin e tyre.  Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.” (Ta Ha 82)

Vërtetë kjo është një natë që mund të ndryshojë fatin tënd, mund të jetë kufiri ndarës në mes të kaluarës të ngaruar me gjynahe dhe një të ardhmeje që shkëlqen me pendesë. Natë që të ngrenë në gradë, shkallë dhe fshinë nga të këqija, zëvendëson gjendjen tënde nga pakujdesia, neglizhenca për në udhëzim, dhe nga largësia në afërsi me Zotin. E njeriu i mençur nuk e lejon që kjo natë të kalojë duke qenë neglizhem, i pakujdeshëm, dhe nuk e lë të kalojë duke u angazhuar me diçka tjetër veç saj që nuk ja vlen.  Përkundrazi, qëndron para Zotit të tij i përulur dhe i frikësuar, duke kërkuar faljen e Tij dhe përsëritur  me bindje: “ O Zot, vërtetë Ti je Falës, e do faljen më fal mua!”  

Zotit  i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje, vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin i Cili ka thënë: “ Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit.” (El-Kadr 1)

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, ka nxitur njerëzit që të nxitojnë për të kërkuar falje dhe shpërblim. 

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri përmes shpalljes dhe urdhërit të Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi ata që i pasojnë ata në mirësi për sa kohë të rrjedhi uji në lum.

LEXO  Mirësit e Kësaj Bote - Shejh Dr. Abdullah el Buajxhan

Në vijim

Porosis veten dhe ju që t’i frikësohemi Allahut, sepse ajo është përgatitja më e mirë dhe rruga drejti lumturisë dhe udhëzimin në rrugë të drejtë.

Në natën e bekuar të natës së Kadrit ngrihet veprat e njerëzve, shënohen fatet, caktimet e tyre dhe Allahu me Urtësinë e Tij cakton çështjet e krijesave. Sikurse Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Në atë (natë të zbritjes së Kuranit) vendoset çdo punë e urtë.” (Ed-Duhan 4) Në këtë natë shkruhet rrisku, furnizimet, rregjistrohet jetëgjatësia në këtë botë dhe përcaktohen fatet e vitit të ardhshëm. Kush dëshiron që të pranohet lutja e tij le të  përgjërohet tek Zoti i tij me zemër të përulur, Zoti është Bujar nuk e refuzon atë që  ka qëllim të sinqertë dhe drejtohet tek Ai me sinqeritet. Nëna e besimtarëve, Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka pyetur: “ O i dërguari i Allahut, po nëse unë e arrijë natën e Kadrit çfarë të lutem në të?” Ka thënë: “ Të thuash: O Zot, Ti je Falës e do faljen më fal mua.”  

Shtoni sa më shumë lutjet dhe përshëndetjet të dërguarin e udhëzimit,  më të mirën e atyre që shkelën në tokë, lutuni dhe përshëndeteni atë që e ka pastruar Zoti i tij, e nderoi dhe e përzgjodhi. Asnjë tubim nuk është i këndshëm veçse me përkujtimin e tij dhe asnjë shpirt nuk është i lumtur veçse me dashurinë e tij. Kush lutet dhe e përshëndetën atë një herë, Allahu lutet për të dhjetë herë.

O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro mohimin dhe mohuesit, shkatërro armiqtë e Tu dhe armiqtë e fesë.

O Zot, bëje këtë vend të begatë, të siguri, dhe të gjitha vendeve  muslimane.

O Zot, të lutemi të na japësh Xhenetin, dhe atë që na afron me të prej fjalëve dhe veprave.           O Zot, të lutemi të na mbrosh prej zjarrit, dhe çfarë na afron me të  prej fjalëve dhe veprave.

O Zot, të lutemi  të na japësh gjithë të mirat, të tashmet dhe të vonshmet, nga ato që i dimë dhe ato që nuk i dimë.

O Zot, të lutemi na mbro nga gjithë të këqijat, të tashmet dhe të më vonshmet, nga ato që i dimë dhe që nuk i dimë.

O Allah, ji me ne dhe jo kundra nesh, na ndihmo dhe mos ji kundra nesh, planifiko për ne dhe jo kundra nesh, na  udhëzo dhe na e bëj të lehtë udhëzimin.

O Zot, vëllezërit tanë në Palestinën i ka goditur fatkeqësia dhe e keqja, për të cilat Ti je i ditur dhe mund t’i largosh. O Zot, largo nga ata fatkeqësitë  që i kanë goditur.  O Zot, ata janët këmbëzbathur prandaj mundësoju të veshje, të uritur mundësoju ushqim,  të zbuluar mundësoju atyre mbulim dhe të shtypur prandaj jepu fitore. O Zot, jepu fitore përballë armikut Tënd dhe armikut të tyre, sionistëve agresorë.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta në atë do dhe je i kënaqur. Jepi sukses zëvendësit të tij në çdo të mirë, bëji ata të dobishëm për muslimanët.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me librin Tënd, Kuranin, dhe me synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Ai ju kujton ju, Falënderojeni Atë për të mirat dhe begatitë e Tij që t’ua shumojë ato.

” …vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1225723512446834

Post Author: endrit