Durim o populli i Palestinës, durim

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa      13-10-1446H  11-04-2025 D

Shejh Muhamed Selim 

Tema  Durim o populli i Palestinës, durim

Lavdërimet janë për Zotin i Cili ka thënë: “ Dhe mos u pikëllo për ta e mos u ngushto për shkak të dredhive të tyre!” (En-Nahl 127) Mos u pikëllo për të vrarët në Uhud sepse ata shkuan për tek mëshira e Zotit. As mos u ngushto,  mos u shqetësoni nga mosbesimi i jobesimtarëve, sepse Zoti është me ju, o besimtarë, me ju me ndihmë dhe mbështetje. O Zot, mëshiro dëshmorët, të plagosurit dhe të uriturit nga mesi i bijve të popullit tonë në Gaza,  në Bregun Perëndimorë, dhe ku do që të jenë. O Zot, mëshiro ata që nuk kanë strehë mbi kokë, janë pa veshje dhe pa mbulesë. O Zot, largo frikën e tyre, mbulo të metat e tyre, ruaj ata nga para dhe nga pas tyre. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, në gjuhën e Jusufit, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Atë që ruhet (nga gjynahet) dhe bëhet i durueshëm, Allahu e shpërblen, se Ai kurrë nuk ia humb shpërblimin punëmirëve.”(Jusuf 90)

O adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, bëni durim përballë fatkeqësive dhe bëhuni të durueshëm në shmangien e gjynaheve. Bëhuni nga durimtarët përballë fatkeqësive që të jeni nga ata që ngrihen në bindjen ndaj Zotit, për të cilët Allahu i Lartësuar ka thënë: “  … se Ai, Allahu, kurrë nuk ia humb shpërblimin punëmirëve.”(Jusuf 90)

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, në këshillën, porosinë e tij për Ibn Abasin, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë: “ Dije se që të jeshë i duruar përballë asaj që ti nuk pëlqen, urren, ka shumë të mira.”

O ju të lidhur me këtë vend! Ndriçoni botën, jetën tuaj të kësaj bote me durim në adhurime, bindje, ndriçoni errësirën e varrezave tuaja me durimin përballë fatkeqësive. Sepse vërtetë durimi juaj është dritë, e ajo është gjëja më e mirë që Zoti ju dhuron në këtë tokë të bekuar. Fatkeqësitë që të ndodhin tek ju të gjitha kanë të mira. Plagët kanë të mira, uria ka të mira, sëmundja ka të mira dhe çdo fatkeqësi që përjetoni ka të mira. Sepse humbja e familjes, familjarëve, e pasurisë dhe e fatkeqësitë e mëdha është rruga e të gjithë të dërguarve, e i fundit i tyre, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju besimtarë! Bëni durim në bindje ndaj Zotit! Bëni durim në bindjen ndaj të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të! Bëni durim në shpeshtimin e udhëtimit tuaj për në xhaminë e Aksasë! Durimtarët në shpeshtimin e udhëtimit drejt saj ata janë të lidhurit dhe vigjilentët e vërtetët, të sinqertë. O ju të lidhur me këtë vend, bëni durim përballë çdo vështirësie kur jeni duke marrë udhëtimin tuaj për në xhaminë e Aksasë.  Bëjeni zakon dhe traditë ardhjen dhe shkuarjen në të, sepse Aksa është prej jush dhe ju jeni prej saj.

O ju të lidhur me këtë vend! Bëni durim në miqësinë tuaj me besimtarët, sepse kjo është ajo që ju nevojitet më së shumti sot, për të vërtetuar sinqeritetin e besimit tuaj dhe afërsinë tuaj me Zotin e botëve.

O ju të lidhur me këtë vend! Jini të durueshëm nga miqësia me ata që zhgënjejnë dhe përhapin thashetheme. Jini të durueshëm nga miqësia me hipokritët, sepse ata janë grup i poshtëruar dhe i munduar. Bëhuni të durueshëm ndaj epsheve dhe dyshimeve, bëhuni të durueshëm përballë jetës së kësaj bote dhe mos shkoni pas saj, sepse me anë të durimit tuaj do të forcohen shpirtrat tuaj, me durimin tuaj do të përmirësohen dhimbjet tuaja dhe me durimin tuaj do të jeni fitimtar. Vërtetë Allahu ju ka premtuar dhe ju ka thënë: “ … por nëse ju duroni dhe ruheni nga gjynahet, dinakëritë e tyre nuk mund t’ju dëmtojnë aspak.”(Al ‘Imran 120)

O ju muslimanë! Umeti ynë jeton në skllavëri të rëndë, e nga vështirësia nuk ka rrugëdalje, përveçse duke iu kthyer sinqerisht Librit të Zotit të tij, Kuranit, dhe sunetit të të dërguarit të tij, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. Umeti, populli, ynë duhet të jetë i durueshëm përballë poshtërimit, degradimit dhe vogëlsirave që e rrethojnë, sepse ai ka një të kaluar të lavdishme, një histori të ndritur dhe një të drejtë të palëkundur që nuk do të shuhet kurrë.

O ju besimtarë! Ndërsa populli ynë, kudo që ndodhet, jeton në robëri të rëndë me një shije të pashoqe në historinë e tij të gjatë. Fatkeqësi dhe mundime të pashembullta për të cilat nuk kemi dëgjuar ndër shekuj, sprova dhe mundime, dhe grumbullim i mosbesimit dhe hipokrizisë kundër popullit tonë, dhe garë për të minuar qëndrueshmërinë e tyre në të drejtën dhe fenë e tyre. Ndërsa umeti, populli arab dhe mysliman ulen në divanet e tyre duke shikuar këto fatkeqësi që po e godasin popullin tonë, sikur situata, gjendja, të mos u interesojë. Çfarë pozicionimi i turpshëm, poshtërues dhe i rëndë! Do të kishte qenë më e përshtatshme që ky umet, popull të godiste mëlçitë e deveve për krenarinë që humbi nëse do të kishte besim dhe fe. Por me gjithë këtë poshtërim dhe turp, furnizimi dhe pajisja e popullit tonë në këto fatkeqësi, dhe nënshtrimi i tij tek Zoti në këtë situatë, është durimi dhe këmbëngulja e tij. Durimi që nuk shoqërohet me dobësi dhe këmbëngulje që nuk mposhtet nga dëshpërimi. Qëndrueshmëri dhe vetëm qëndrueshmëri në të drejtën tuaj dhe në fenë tuaj, durim dhe vetëm durim përballë vështirësive sado të shumta dhe të mëdha të jenë ato, sepse kjo është ligjshmëria e Zotit tek ju, derisa Zoti të sjellë lehtësim. Jini të duruar me durimin që shoqërohet me lavdinë e besimit, pavarësisht padrejtësisë dhe tiranisë. Jini të duruar me durimin e atyre që besojnë në fitoren e Allahut. Jini të duruar me durimin e atyre që shohin lehtësim, pavarësisht errësirës së ankthit. Jini të duruar me durimin e atyre që mbajnë lehtësimin pavarësisht peshës së madhe të vështirësisë. Jini të duruar pavarësisht vdekjes së ndërgjegjes, jini të duruar pavarësisht shkatërrimit të drejtësisë dhe vlerave njerëzore. Jini të duruar përballë tradhtisë së atyre që shpresohej besueshmëri. Jini të duruar përballë atyre që e veshin të vërtetën me gënjeshtër, sepse dhe nëse flamuri i tyre ngrihet lartë për një kohë, flamuri i Zotit është gjithmonë më lartë nga ai  dhe më sublim. Durimi dhe fitorja, ndihma e Zotit janë si dy binjakë, nuk ndahen. Zoti ynë na ka premtuar dhe ka thënë: “ Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë.” (Ez-Zumer 10) Ky është shpërblimi i durimit përballë tragjedive dhe hidhërimeve të kësaj bote. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Njerëzit e fatkeqësive, mundimeve do të sillen, në ditën e Gjykimit, dhe nuk do t’u vendoset peshore, nuk do t’u hapen rregjistra, nuk do të kenë llogari, dhe do derdhet mbi ta shpërblim pa mas, sa që njerëzit e shëndoshë, me mirëqenie në jetën e kësaj bote, do të dëshironin  që t’u priten trupat e tyre me gërshërë, për shkak të mirave që njerëzit e vuajtjeve, mundimeve marrin.”

LEXO  Këshilla për zemrat besimtare në vendet e pastra

O ju muslimanë! Nëse i plagosuri do të vijë në ditën e Gjykimit me plagën e tij, ngjyra e tij do jetë ngjyra e gjakut, ndërsa era e tij do të jetë era e mirskut, parfumit, kjo do të thotë se kjo erë është përgëzim për të se ai është nga banorët e Xhenetit. Era e parfumit të Xhenetit ka arritur tek ai para se të hyjë në Xhenet. E ky është shpërblimi i durimit të tij ndaj plagëve të marra. Nëse çdo vështirësi apo mundim që i bie muslimanit Zoti i shlyen atij me të çdo gjynah të tij, atëherë si do të jetë me atë që i ndodhën popullit tonë? Ajo është më e madhe se vështirësia dhe fatkeqësia, e populli ynë është i durueshëm dhe pret shpërblimin për atë që e godet. Shikoni sa prej njerëzve tanë muslimanë do të vijnë në Ditën e Gjykimit me gjynahe të falura! Shikoni portat e Xhenetit që janë të hapura për popullin tonë musliman për të hyrë përmes tyre, shpërblim për durimin dhe këmbënguljen e tyre! Sa shumë bekime ka ruajtur populli ynë musliman tek Zoti  në jetën e tyre të kësaj bote dhe në botën Tjetër, Ahiret!

O ju besimtarë! Sa shumë kemi nevojë për durim në bindjen ndaj Zotit! Sa shumë kemi nevojë për durim për të qëndruar largë mosbindjes ndaj Zotit! Sa shumë kemi nevojë për durim para caktimeve të Zotit! Populli ynë ikën nga një caktim në një caktim tjetër, e caktimi i fatkeqësisë së mëdha që po i ndodh do e çojë atë drejt kaderit, caktimit të premtuar nga Zoti për të, me fitore, me triumf dhe me udhëheqje të njerëzimit dhe një herë nga Islami. Por rruga jonë është e gjatë, e nuk kemi furnizim tjetër përveç besimit, nuk kemi furnizim tjetër përveç devotshmërisë, dhe nuk kemi furnizim tjetër vetëm se të jemi të duruar dhe të këmbëngulim përballë asaj që nuk na pëlqen, duke kërkuar kënaqësinë e Zotit tonë dhe duke u udhëzuar me njerëzit e devotshëm që kanë kaluar para nesh në këtë botë. Durimi, besimi dhe devotshmëria juaj janë çmimi i lirisë tuaj, e ajo është vlerë e çmuar që ofroni para udhëheqjes tuaj në fe dhe ngritjes së statusit tuaj midis popujve. A nuk ka thënë Zoti jonë, Allahu i Madhërishëm: “ Ne zgjodhëm prej tyre prijës, të cilët udhëzonin me urdhrat Tanë, për sa kohë që ishin të durueshëm dhe besonin bindshëm.” (Es-Sexhde 24) Ju jeni ata prej të cilëve Zoti do të bëjë udhëheqës të njerëzve në fe, sepse ju jeni modeli, shembulli sotëm për muslimanët e tjerë në durim në fenë tuaj, në durim në punët tuaja të kësaj bote dhe në durim përballë fatkeqësive që ju godasin dhe që ju ndodhin. Së shpejti, së shpejti, së shpejti do të merrni premtimin e Zotit për ju për udhëheqje në fe dhe në botë mbarë, me durimin tuaj që ju tregoni.

LEXO  Gjakderdhja - Dr. Ikrime Sabri - 28.09.2018

“Vendosmëria e njerëzve është sipas  vendosmërisë së tyre, dhe bujaria është sipas së bujarisë së tyre,

Gjërat e vogla bëhen të mëdha në sytë e të vegjëlve dhe gjërat e mëdha bëhen të vogla në sytë e të mëdhenjve.”

O ju të lidhur me këtë vend! Feja jonë përbëhet nga pjesë, aksione, dhe secila pjesë ka rrugën e vet përveç durimit. Durimi rruga e tij është durimi në shmangien e zemërimit, asketizmit në fe rruga e tij është durimi në shmangien e gjërave të lejuara, ndërsa dëlirësia, pastërtia, rruga e saj  është durimi në shmangien e dëshirave të ndaluara. Falja dhe tolerimi rruga e tyre është durimi përballë hakmarrjes dhe ndëshkimit. Fitorja, triumfi rruga e tij është durimi përballë sprovave. Jeta e kësaj bote për besimtarët ngrihet, bazohet në durim. Durim në bindjen ndaj Zotit, durim në shmangjen e mosbindjes ndaj Tij, durim në përballje me fatkeqësitë. Zotëria ynë, Omer Ibn El Hatabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “  Kemi gjetur jetën tonë më të mirë me durim.” Ndërsa ne në xhaminë tonë të Aksasë dhe rrethinat e saj bëjmë durim dhe këmbëngulim. E ngushëllimi ynë përballë vështirësive që na godasin dhe ngushëllimi ynë përballë fatkeqësive që na prekin është fjala e Allahut të Madhërishëm për ne ku thotë: “ Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit.” (El-Bekare 155)

Uria, epidemitë, mungesa e pasurisë, parave, fëmijëve dhe familjes janë sprova me të cilat Zoti na sprovon në robërinë e fatkeqësisë. Kush është i duruar në shmangien e gjynaheve dhe përballë fatkeqësive është muxhahid, që përpiqet në rrugë të Zotit,  e kush është i duruar në bindjen ndaj Zotit është adhurues. Jini të duruar në librin e Zotit, Kuran dhe synetin profetik, bëni durim në kërkimin mbrojtje tek Zoti dhe në braktisjen e ankesave, dhe udhëzohuni me Ejubin, paqja e Zotit qoftë mbi të, të cilin e ka lavdëruar Zoti i tij dhe ka thënë për të: “ Ne e gjetëm atë të durueshëm, rob të mrekullueshëm.” (Sad 44) Prandaj thoni: “ Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Zoti është streha juaj në fatkeqësi dhe tek Ai, Allahu i Madhërueshëm, kapeni në kohë sprovash dhe vështirësishë. “ Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”

O Zot, na shpërble në fatkeqësinë e dështimit tona dhe na e zëvendëso me diçka më të mirë se ajo. O Zot, na shpërble për fatkeqësinë e dobësisë dhe pafuqisë tonë dhe na i  zëvendëso me diçka më të mirë se ato. O Zot, na shpërble për fatkeqësinë e poshtërimit tonë në mes të popujve dhe na e zëvendëso me diçka më të mirë se atë. O Zot, na shpërble për fatkeqësinë që na kanë shkaktuar hipokritët dhe na e zëvendëso me diçka më të mirë. O Zot, na shpërble për fatkeqësitë që na ndodhin dhe na i zëvendëso ato me diçka më të mirë. O Zot, prano durimin tonë në bindjen ndaj Teje, prano durimin tonë në shmangien e mosbindjes ndaj Teje,  prano durimin tonë përballë fatkeqësive, sprovave dhe mundimeve. O Zoti ynë, na jep lehtësim, nder dhe rrugëdalje.

O ju muslimanë! Ka ardhur në një hadith sherif: “Kush bën durim, Allahu do ta bëjë të durueshëm.” Kështu që jini të durueshëm sepse Zoti do të ju forcojë juaj dhe se Ai është me ju në këtë sprovë me të cilën ju sprovon në mënyrë që përfundimi të jetë dëshmi e arritjes së asaj që kërkoni në këtë botë dhe dëshmi e pozitave më të larta në Ahiret. O Zot, ne nuk kemi jetë përveçse me Ty, nuk ka forcë për ne përveçse me ndihmën Tënde, andaj menaxho çështjet tona, zgjero gjokset tona dhe na fal gjynahet tona.

Adhurues të Zotit! Në një hadith sherif ka ardhur: “Vërtetë Allahu nuk i përgjigjet lutjes nga një zemër e shkujdesur dhe neglizhente ndaj Tij.”  Prandaj, luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

LEXO  Përmallimi për të takuar Zotin

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin e botëve.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria i ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Ai është pyetur: “  Kush është besimi më i mirë?” Ka thënë: “ Durimi dhe tolerimi, falja e tjetrit.”

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen e tij dhe shokët e tij, dhe të gjithë ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Fundit.

Në vijim

O ju besimtarë! Mbështetuni në durim dhe në këmbëngulje duke njohur realitetin e kësaj bote, në mënyrë që ekzistenca juaj në të të mos ju mashtrojë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ …jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme.” (El-Hadid 20) Prandaj, merrni nga kënaqësitë e kësaj bote sa të mundeni në bindje ndaj Zotit dhe mos lejoni që shejtani t’ju mashtrojë me premtimet e tij të rreme. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vendi sa për një kamxhik, për ju, në Xhenet është më i mirë se bota dhe çdo gjë në të.”

O ju të lidhur me këtë vend! Që në momentin që jeni krijuar në barkun e nënave tuaja, pas lindjes tuaj dhe për gjatë gjithë jetës tuaj, dhe deri sa njëra nga këmbët tuaja të hyjë në Xhenet ju jeni përballur me vështirësi, vuajtje dhe dhimbje, sikurse Zoti ynë, Allahu i Lartësuar, ka thënë: “ Se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi!” (El-Beled 4) Bëni durim dhe këmbëngulni në këtë tokë të shenjtë në mënyrë që të shpëtoni me durim dhe këmbëngulje nga vështirësitë e kësaj bote dhe të botës Tjetër, Ahiretit. Jini të duruar përballë fatkeqësive. Në Xhenet nuk ka dhimbje, nuk ka trishtim,  nuk ka padrejtësi dhe nuk ka tirani. Ndërsa tiranët, të padrejtët sot mëlçitë e të cilëve janë ngurtësuar dhe zemrat e të cilëve janë të guximshme ndaj nesh, ndaj tyre Zoti ka fuqi në këtë botë dhe se do zbresë dënimin e Tij mbi ta.  Zoti ka fuqi ndaj tyre në botën Tjetër, Ahiret, do të kapen për ballit dhe nga këmbët e tyre dhe do të hidhen në Xhehenem me kokat, ballin e tyre.

O ju të lidhur me këtë vend! Një burrë nga Benu Xhuma’ quhej Ebu Eshedejni. Ai vendoste lëkurë poshtë këmbëve të tij, do të thotë qilim nën këmbë,  dhe i sfidonte njerëzit që të ja hiqnin atë nga poshtë këmbëve të tij. Por dhjetë burra nuk mund të ja  hiqnin atë nga poshtë këmbëve të tij, nga ku këmbët e tij nuk lëviznin për shkak të forcës dhe fuqisë së tij. Ai ishte nga armiqt e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. E për atë ka zbritur fjala e Allahut të Madhërishëm që thotë: “ A mendon ai se askush nuk ka pushtet mbi atë?”(El-Beled 5) Ky Ebu Eshdejni vdiq, u bë pluhur dhe hi, fuqia e tij u zhduk, u mund dhe vdiq. Gjuha e popullit tonë i thotë të gjithëve që pretendojnë se janë Ebu Eshedejni:  A mendoni se Zoti nuk ka fuqi dhe pushtet mbi ju?! A mendoni se forca juaj nuk do të shkojë drejtë dobësisë dhe zhdukjes?! Nëse mendoni kështu, atëherë prisni, se ne jemi duke pritur se xhamia e Aksasë ka  Një Zot që e mbron, duke pritur se populli ynë ka një caktim të mirë nga Zoti, i cili do të rrjedhë tek ata dhe mbi ta, dhe duke pritur në këtë tokë të bekuar, të duruar dhe të palëkundur për të drejtën tonë dhe për fenë tonë, në xhaminë tonë dhe në Aksanë tonë, shkojmë dhe vimë në të deri sa të bëhet Kijameti. Ky është premtimi i Zotit për ne, në gjuhën e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Aksa është e jona, vend qëndrimi i të dërguarit tonë është i yni, Allahu është Zoti dhe Sunduesi ynë.

O Zot, të besojmë Ty Aksanë tonë, të besojmë Ty popullin tonë, çështjen tonë dhe të plagosurit tanë.

O Zot, të lutemi jepu durim dhe qëndrueshmëri popullit tonë në Gaza dhe në Bregun Perëndimorë, forco zemrat e tyre, ruaj ata me mbrojtjen Tënde, largo nga ata sprovat, fatkeqësitë dhe vështirësitë.

O Zot, mundësoju atyre ushqim kur kanë uri, o Zot, jepu atyre siguri kur kanë frikë. O Zot, të lutemi të jesh kundër hipokritëve dhe shuaj zjarrin e tyre. O Zot, të lutemi të jesh kundër tradhtarëve dhe thyej fuqinë e tyre.  

 O Zot, prano dëshmorët tanë, shëro të plagosurit tanë, mundëso lirinë e të burgosurve tanë. O Zot, largo largo bllokadën dhe izolimin nga ata që janë të izoluar, mundëso shlyerjen e borxhit nga ata që kanë borxhe, zbrit shërimin Tënd tek të sëmurët dhe të sprovuarit.

O Zot, ndihmo Islamin dhe muslimanët, lartëso fjalën e vërtetë dhe fenë.

O Zot, bëje Aksanë tonë të sigurt me sigurinë Tënde, të nderuar me Krenarinë Tënd dhe fitimtare me ndihmën Tënde të qartë.

O Zot, na fal ne,  prindërit tanë dhe ata që kanë të drejtë mbi ne, o Zot, fali të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë, të vdekurit, bëj që mbyllja e jonë të jetë me vepra të mira.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun,  Ai ju kujton ju, Falënderojeni Atë që të jua shtojë të mirat, kërkoni prej Tij sepse Ai ju jep.

Ti që fton për namaz, fto në namaz!

“…Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/644790311799520

Post Author: endrit