Në ditën e Bajramit mëshirë dhe besim në Një Zot

Hutbe e Kurban Bajramit nga Medineja e Ndritshme     10-12-1446 H     06-06-2025 D

Shejh Salah Ibn Muhamed El Budejri 

Tema  Në ditën e Bajramit mëshirë dhe besim në Një Zot

Lavdërimet janë për Zotin. Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,   Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin. Zoti është më i Madhi, lavdërime  e shumta janë për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.

Zoti është më i Madhi,  sa kohë që të përzihen drita dhe errësira! Zoti është më i Madhi, sa kohë retë të preken nga vetëtimat! Zoti është më i Madhi, sa kohë që retë nuk e fshehin errësirën! Zoti është më i Madhi, sa kohë që fytyrat shkëlqejnë nga vetëtimat dhe rrufetë! Zoti është më i Madhi sa kohë që haxhinjtë bëj tavafin në shtëpinë e shenjtë të Zotit, në Qabe! Zoti është më i Madhi, sa kohë zëvendësohet muajtë dhe vitet me njëri-tjetrin! Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Lavdërimet janë për Zotin, Ai përcaktoi rregullat, themelet e fesë me monoteizëm dhe parimet e tij, bëri shtëpinë e shenjtë të Tij, Qaben, vend adhurimi për njerëzit, e pastroi atë nga papastërtitë e idhujtarisë dhe e shenjtëroi atë, e mbrojti atë nga idhujt, statujat dhe e ruajti atë. Kush do dëshionte ta dëmtonte atë veçse Zoti e poshtëroi atë dhe e bëri të largohet.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi që shkatërron politeizmin dhe largon papastërtitë e tij.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, me të cilin Zoti fshiu devijimin dhe e zhduku atë. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët e tij, për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut sepse kush i i frikësohet Atij do të ngjitet në nivelet e suksesit dhe në shkallët e begatisë. “ O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

O ju muslimanë! Përgëzime, lajm i mirë për ju, dita e sakrificës, kurbanit ka mbërritur, flladi i së cilës ka fryrë, mëngjeset e së cilës janë të aromatizuara me aromën e ëmbël dhe oborret e së cilës janë të parfumosura me aromën e miskut.

“Çdo vit, uroj të keni lumturi të vazhdueshme, një festë, vlerat e së cilës nuk zbehen kurrë.” Urime Bajramin e Madhërishëm, Kurban Bajramin, dhe këtë kohë të lavdishme, dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes janë fillimi i tij, Tekbiri në të është suneti i tij, Haxhi është obligimi i tij, sakrifica, kurbani është rituali i tij, toleranca është gëzimi i tij, bamirësia është bukuria e tij dhe falja është zbukurimi i tij.

“I bekuar qoftë Zoti, Zotëruesi i mirësive sa aspekte të gjykimeve të Tij ka zbuluar për krijesat me Urtësinë e Tij.”

O ju muslimanë! Zoti i caktoi profetit dhe mikut të Tij, Ibrahimit, paqja dhe bmëshira e Zotit  qoftë mbi të, vendin e shtëpisë së shenjtë, Qabes,  e urdhëroi që ta ndërtonte atë sipas fesë së pastër, ta pastronte atë nga besimet e devijuar dhe të shtrembëruara. Allahu i Madhërishëm dhe Lartësuar ka thënë: “ Kujtoje kur Ne vendosëm për Ibrahimin vendin e Faltores (duke e urdhëruar): “Mos më shoqëro asgjë (në adhurim) dhe pastroje Shtëpinë Time (nga idhujtaria), për ata që vijnë rrotull saj (në shenjë adhurimi) dhe për ata që rrinë në këmbë, përkulen dhe bien në sexhde duke u falur.”(El-Haxhxh 26) Kështu Zoti i tij i rekomandoi atij monoteizmin e pastër, që është origjina dhe burimi i të gjitha parimeve, rrethi i diellit të tij dhe vendi i lindjes së tij, baza e tij dhe më e rëndësishmja e tij. Pra, qëndroni të palëkundur në monoteizëm deri në vdekje, dhe përmbajuni parimeve të tij të fuqishme dhe themeleve të tij të forta, dhe ndiqni sunetet e qarta dhe të ndritshme. Bëni kujdes, qëndroni larg nga risitë devijuese dhe shkatërruese, mos adhuroni me risi dhe gjëra të shpikura, në raste nevoje mos kërkoni strehim, ndihmë tek të vdekurit,  mos shkoni tek ata kur keni dëshira ose frikë, mos shpresoni shërim nga kufomat, të vdekurit, mos kërkoni bekim nga varret, mos kërkoni ndihmë nga banorët e tyre, varreve,  mos u kërkoni atyre të plotësojnë nevojat e tuaja, që të lehtësojnë vuajtjet e tuaja ose të shërojnë sëmundjet dhe paaftësitë e tuaja. Ngrini nevojat, dëshirat dhe lutjet e tuaja vetëm tek Zoti dhe bëni kujdes të mos imitoni njerëzit e sharlatanizmit, bestytnive dhe miteve. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Ky është Allahu, Zoti juaj. Pushteti është i Tiji! Kurse ata, të cilëve ju u luteni në vend të Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës. Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin. Në Ditën e Kiametit, ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit atyre. Askush nuk mund të të njoftojë ty (o Muhamed) ashtu si Ai që është i Gjithëdijshëm.” (El-Fatir 13-14)

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

LEXO  Bajrami rast për vëllazëri dhe lidhje të zemrave

O ju muslimanë! Mos shkoni te magjistarët, fallxhorët dhe shikuesit e fatit, mos shkoni te astrologët, magjistarët dhe sharlatanët, mos i lejoni ata që pretendojnë se dinë gjërat e padukshme dhe të fshehta dhe se dinë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen që t’ju çojnë në rrugë të gabuar. Ata që hedhin guralecë, trembin zogjtë, shikojnë nëpër filxhanë, lexojnë pëllëmbët e duarve dhe vizatojnë vija në tokë si mashtrim, gënjeshtra dhe dredhi. Mos ju afroni atyre, mos ju bëni pyetje, mos ju besoni dhe mos i dëgjoni gënjeshtrat dhe iluzionet e tyre.

“Shikimi i fatit, paralajmërimi dhe fallxhorët janë të gjitha mashtrime, sepse para të fshehtës ka dryna, çelësa.”

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush shkon tek fallxhori ose parashikuesi i fatit dhe beson atë që ai thotë, ka mohuar atë që i është shpallur Muhammedit, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të.”  Hadithin e ka transmetuar Ahmedi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

O ju muslimanë! Nga bekimet dhe mirësitë e mëdha dhe të nderuara është se Zoti e bëri vendin tuaj, mbretërinë e Arabisë Saudite, fortesë të Islamit dhe strehë të paqes, vend të sigurt dhe të qetë, paqësor. Vend që ka arritur majat e lavdisë dhe është ngjitur në majat e tij, ka përveshur mëngët për lavdi dhe është ngjitur në majat e tij, është ngritur në majat e dijes dhe ka marrë, arritur burimet e përparimit. Nga lavditë dhe arritjet e tij më të mëdha është se Zoti ia besoi kujdesin për dy xhamitë e shenjta dhe e zgjodhi atë për t’u shërbyer mysafirëve të Gjithëmëshirshmit dhe vendeve të shenjta, sa që u bë kurora e veprave fisnike, të cilat ata që mburren nuk i arrijnë dot dhe ata që janë arrogantë nuk mund t’i arrijnë.

“ I Madhëruar është Ai ka veçuar atë që Ai shikon për ne,  lavdrimet janë për Zotin me lavdërime të vazhdueshme dhe të plota.”

Para themelimit të shtetit të Saudisë rruga e haxhit ishte e pasigurt, plot frikë në fillim dhe në fund të saj dëmtime dhe shkatërrim. Zoti dërgoi mbretin themelues, Abdulaziz Ibn Abdur Rahman Ali Saud,  Zoti e mëshiroftë,  ku  nëpërmjet tij Zoti mbështeti Islamin, përhapi drejtësinë e Tij midis njerëzimit, goditi me shpatën e tij qafën e të padrejtëve dhe përhapi siguri në të gjithë Mbretërinë me urtësinë e tij. Ai siguroi rrugët dhe shtigjet, mbrojti pelegrinët, haxhinjtë nga frika dhe rreziqet. Pastaj bijtë e tij të drejtë e ndoqën atë në gjurmët dhe në trashëgiminë e tij të mirë dhe të drejtë. Ja ku janë haxhinjtë e shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes, dhe vizitorët e xhamisë së zotërisë së njerëzimit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Me kujdestarin e dy xhamive të shenjta, mbretin Selman Ibn Abdulaziz dhe shkëlqesisë së tij, princi i kurorës Muhamed Ibn Selman Ibn Abdulaziz, gjejnë strehë nën hijen e monoteizmit, besimit në Një Zot, unitetit, sigurisë, paqes dhe Islamit. Ata gëzojnë dhe përjetojnë projekte zhvillimi, ndërtimi dhe avancimi që janë të pakrahasueshme në kohët e mëparshme, nën sundimin e qartë dhe të mençur dhe mirësi të bollshme.

Prandaj, falënderoni Zotin për të mirat dhe dhuratat e bollshme. Falënderimi është çelësi i rritjes, i shtimit të të mirave, çmimi i Xhenetit dhe i bekimeve. Nëse falënderoni për to, ato do të mbeten, dhe nëse jeni mosmirënjohës, ato do të ikin. Dhe bollëku i Zotit nuk do të mbarojë derisa të mbarojnë falënderimet e robërve të Tij. Çmimi i Xhenetit dhe i mirësive është nëse je mirënjohës, do të jesh i kënaqur, e nëse je mosmirënjohës, mirësitë do të humben. Të shtuarit e mirësive nga Zoti nuk do të ndalet derisa të ndalet mirënjohja e robërve. “O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja.” (En-Nisa’ 59) Kujdesuni, falni pesë namazet e obliguara, kryeni obligimet dhe shmangni të këqijat dhe ndaluarat, jini vigjilentë dhe të kujdesshëm, kini kujdes nga grupet e devijuara, ndasitë e ngushta partiake dhe organizatat terroriste,  përmbajuni të moderuarës dhe të mesmes. Ruajuni nga armiku i largët dhe joshës, i cili jep gjykime të nxituara dhe nuk njeh drejtësi apo ndershmëri, improvizon fjalime në kanale satelitore dhe faqe interneti, improvizime të pamatura dhe armiqësore dhe të një armiku të largët. Ai i cili  vazhdon e vazhdon sulmin e tij me gjatësinë e një shpifësi gënjeshtar, përdor fjalë e kuptime me arbitraritetin e një shpifësi të lig e gënjeshtar. Ne i themi çdo shpifësi dhe mashtruesi:

“Sa larg që është vendi ynë dhe studentët tanë nga ju, sikur vetëtima dhe bubullima në tokën tuaj!”

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

O ju muslimanë! Mëshira është atribut i të drejtëve dhe i atyre që bëjnë mirë, karakteristikë e të përulurve dhe të pastërve. Prandaj, o rob i Zotit, ji i mëshirshëm me veten dhe me të tjerët, dhe mos e monopolizo mirësinë tënde. Mëshiroi të paditurit me dijen tënde, nevojtarët me ndikimin, bujarinë tënde, të varfrit me paratë e tua, të moshuarit me respektin tënd, të rinjtë me dhembshurinë tënde dhe gjynahqarët me lutjen tënde,  familjarët me dashurinë tënde, të afërmit me mirësinë tënde, gruan me afërsinë tënde, prindërit me butësinë tënde dhe njerëzit me sjelljet e tua të mira dhe me fisnikërinë tënde. Njerëzit më afërt mëshirës së Zotit janë ata më të mëshirshmit ndaj krijesave të Tij.

LEXO  Kontrollo gjuhën tënde - Medina 28.02.2020

“Ki mëshirë për krijesat e Zotit me zemrën tënde dhe kujdesu për ta, sepse i Gjithëmëshirshmi ka mëshirë vetëm për ata që janë të mëshirshëm.”

Ibn El Kajjimi ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar është i Mëshirshëm dhe i do të mëshirshmit, Ai ka mëshirë  për ata robër të Tij që janë të mëshirshëm. Ai është Mbulues, i gabimeve,  dhe i do ata që i mbulojnë të metat e robërve të Tij, Tolerues i do ata që i tolerojnë të tjerët, Falës i Madh i do ata që i falin të tjerët, i Butë dhe e do butësinë nga robërit e Tij. Ai i urren të pasjellshmit, të ashpërit, arrogantët dhe të dhunshmit. Ai është i Afërt dhe e do afërsinë, Ai është i Duruar dhe e do durimin. Ai është i Mirë dhe e do mirësinë dhe njerëzit e saj,  Ai është i Drejtë dhe e do drejtësinë. Ai është Pranuesi i faljeve dhe i do ata që pranojnë faljen e robërve të Tij. Ai e shpërblen robin e Tij sipas këtyre cilësive tek ai, qofshin të pranishme apo jo. Kush toleron, Zoti do ta tolerorjë atë, kush fal, Zoti do ta falë. Kush justifikon tjetrin Zoti do ta justifikojë atë, e kush mban mëri Zoti do t’i mbajë atij mëri. Kush është i mirë me robërit e Tij Zoti do të jetë i mirë me ta. Kush tregon mëshirë ndaj krijesave të Tij Zoti do ta mëshirojë atë. Kush është i mirë me ta, krijesat, Zoti do t’i mëshirojë ata. Kush i fal ata, Zoti do ta falë atë. Kush është bujar me ta, Zoti do t’i tregojë atij Bujari. Kush u sjell dobi atyre, Zoti do t’u sjellë dobi atyre. Kush ua fsheh, mbulon të metat e tyre, Zoti do t’i fshehë të metat e tyre. Kush i gjurmon të metat e tyre, Zoti do t’i gjurmërojë të metat e tyre. Kush ua zbulon turpin e tyre, Zoti do t’i zbulojë dhe do t’i turpërojë ata. Kush ua mohon të mirën e tjerëve, Allahu do t’ia mohojë të mirën e tij. Kush ia vështirëson gjërat, Zoti i Lartësuar do t’ia vështirësojë gjërat. Kush thurën, kurdisën kurthe, Zoti i Lartësuar do të kurdisë kundër tij. Kush mashtron, tradhton, Zoti i Lartësuar do ta poshtrojë atë. Kush e trajton krijesën e Tij në një mënyre, të ulët, Zoti i Lartësuar do ta trajtojë atë në të njëjtën mënyrë në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret. Zoti i Lartësuar me robin e Tij është në përputhje me atë që robi është, sillet  me krijesat e Tij.”

O rob i Zotit, ji burim mirësie dhe strehë për nevojtarët. Mos e ndalo dorën tënde të mirësisë, mos e refuzo begatinë tënde ndaj të dobëtit dhe të mjeruarit, mos e dëmto muslimanin, mos e shtyp, mos i bëj padrejtësi dhe mos e nënçmo çështjen e tij, mos e nënçmo, mos hidh baltë, papastërti, mbi të, mos e shajë atë në mes të njerëzve, mos e shpall jobesimtar ose bidatçi, mos ia përhap të metat, mos e turpëro, mos ia vidh paratë e tij, mos ia plaçkit pasurinë e ligjshme dhe mos ia lëndo familjen dhe fëmijët e tij.

Nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është ngjitur në minber dhe ka thirrur me zë të lartë duke thënë: “ O ju që e keni pranuar Islamin me gjuhët tuaja, por besimi ende nuk ju ka hyrë në zemrat tuaja, mos i dëmtoni muslimanët, mos i ofendoni dhe mos i ndiqni të metat e tyre, sepse kushdo që ndjek të metat e vëllait të tij musliman, Allahu do t’ia ndjekë të metat atij. Atij që Allahu i ndjekën të metat e tij, Ai do ta turpërojë atë, edhe nëse është në brendësi të shtëpisë së tij.” Ai tha: Ibn Umeri një ditë shikoi shtëpinë, Qaben dhe tha: “Sa e madhe je dhe sa e madhe është shenjtëria jote, por besimtari është më i shenjtë tek Zoti sesa ti.” Transmeton Tirmidhiu.

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

O ju muslimanë! Kjo është porta e pendimit e hapur, kjo është mirësia e dhënë nga Zoti, për sa kohë që shpirti nuk gurgullon, nuk del nga trupi. Zoti e mëshiroftë atë njeri që pendohet për atë që ka bërë, i afrohet kryerjes së veprave të mira, mbjell dhe ndërton për jetën e përtejme, Ahiretin, kujton vdekjen dhe qefinin, kthehet në rrugën e tij të drejtë me pendim të sinqertë, vishet me rroba frike dhe hyn me bindje derë më derë. Ai që pendohet nga gjynahi është si ai që nuk ka gjynahe.

Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim, prandaj tek Ai kërkoni faje. Vërtetë fitoja është për ata që tek Zoti kërkojnë falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet i takojnë Zotit për mirësit e Tij të bollshme, falënderimet i takojnë Atij për begatit e Tij që i kanë sjellë njerëzit në vendet e shenjta dhe ua ka mundësuar, haxhin.

LEXO  Porosia për devotshmëri porosia më e mirë

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi me të cilën shpërndahet padrejtësia e dyshimeve dhe zhduket.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje të përjetshme  sa kohë që retë lëvizin dhe shiu fillon të bierë.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Zotit, sepse frika ndaj Tij është thelbi i këshillave dhe zbatimi i saj është cilësia më e mirë. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

O ju muslimanë! Sakrificat janë nga traditat dhe ritualet e mëdha të Islamit. Kush mund ta përballojë çmimin e tyre dhe ka mundësi, është më mirë për të dhe të mos e neglizhojë atë. Vetëm bagëtia është e pranueshme si sakrificë, më e mira prej të cilave është një deve, pastaj një lopë, pastaj një dele, pastaj një pjesë në një deve, pastaj një pjesë në një lopë. Një pjesë në deve, një pjesë në lopë dhe një dele e vetme,  secila prej tyre është e pranueshme në emër të një burri dhe familjes së tij. Mos sakrifikoni përveçse të duhura ose më të mëdha. Një deve e duhur është ajo që ka mbushur pesë vjet, një lopë e duhur është ajo që ka mbushur dy vjet, një dhi e duhur është ajo që ka mbushur një vit dhe një dele e duhur dhe e pranueshme është ajo që ka mbushur gjashtë muaj. Më e mira prej tyre është ajo që është më e mira, më e shëndosha, më e madhja, më e plota, më e hieshmeja dhe më e vlefshmeja në çmim. Nuk lejohet të bëhet kurban një kafshë e verbë që është dallueshëm verbëria e saj, ose e sëmuara që është dallueshme sëmundja e saj, ose e çala që është qartësisht e dallueshme e çalë, ose që është e dobësuar dhe ajo që nuk ka palcë nga dobësia e saj. Shikojeni kafshën e kurbanit në sy dhe në vesh. Është e papëlqyeshme të bëhet kurban  një kafshë që ka një vrimë në sy, ose që është e ënjtur, ose që është e fryrë, ose që nuk ka palcë, e dobët, dhe e ngelur. E ajo është kafshë që ka një defekt në vesh, qoftë i prerë, i shpuar, i shqyer apo i çarë. Thereni mirë, mpreheni thikën dhe kamën në mënyrë që të jetë më shpejtë dhe më e lehtë. Drejtojeni kafshën nga Kibla, thuaj Bismilah dhe Allahu Ekber, hani prej saj, jepni dhuratë dhe sadak lëmoshë prej saj. Është më mirë për atë që bën kurban ta therë vetë, përveç nëse nuk e bën mirë, në atë rast ai cakton dikë tjetër për ta bërë këtë. Është më mirë për të ta shikojë atë nëse nuk e therë vetë.

Kush therrën para namazit të Bajramit, ka therur vetëm për vete dhe nuk ka kurban për të. Kush therën pas namazit është plotësuar kurbanin e tij dhe ka ndjekur sunetin, traditën e muslimanëve.

Zoti i pranoftë sakrificat, kurbanet, tuaja, qoftë i kënaqur me ju dhe ju kënaqtë, u plotësofshin dëshirat tuaja, qofshi të lumtur dhe jo të mjerë, ju dhëntë caktim të mirë, që të keni vetëm festa dhe jo hidhërime.

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

O ju muslimanë! Kjo është dita e faljes, tolerimit, kjo është dita e shtrëngimit të duarve, kjo është dita e pajtimit, prandaj shtrëngoni duart, falni njëri-tjetrin, pajtohuni, tregoni mëshirë dhe jini robër  të Zotit vëllezër. Kush do prej jush që shkon në xhami nga një rrugë, le të kthehet nga një tjetër, nëse kjo është e lehtë për të, duke ndjekur shembullin e zotërisë së të dërguarve, Muhammedit, paqja dhe shpëtimi  i Zotit qoftë mbi të. Zoti na i sjellë këto ditë të bekuara neve dhe juve për shumë vite dhe periudha të gjata, duke qenë me shëndet të mirë, mirëqenie dhe  jetë të lumtur.

Lutuni dhe dërgoni përshëndetje për të dërguarin dhe zotërinë tonë, Muhamedin, më i miri që i është përgjigjur thirrjes për Umre dhe për Haxh, më i devotshmi nga ata që i afrohen Zotit të tyre përmes leximit të qartë dhe me zë të lartë, më i pastri nga ata që kanë marrë rrugën për të adhuruar Zotin e tyre. “Kush bie salavat një herë për të,  Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.”

O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin dhe zotërinë tonë Muhamedin.

Zoti qoftë i kënaqur me katër Halifet e parë, udhëheqësit e  drejtë, njerëzit e nderuar dhe të ngritur, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjen dhe të gjithë shokët e tij, dhe me ne së bashku me ta, o Bujar, o Dhurues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë, politeistët  dhe  shkatërro armiqtë e fesë.

O Zot, ruaj vendin tonë dhe vendet muslimane nga planet e keqbërësve, nga kurthet e atyre që thurin kurthe, nga smira e atyre që kanë smirë dhe zilia e ziliqarëve,  o Zoti i Botëve.

“Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt.” (El-Bekare 126)

O Zot, jepi sukses udhëheqësit dhe kujdestarit  të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, robin Tënd, Selman Ibn Abul Aziz, në atë që do dhe je i kënaqur, udhëzoje atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë. O Zot, mbroje atë me mbrojtjen Tënde, mbuloje atë me kujdesin dhe mbrojtjen Tënde, dhe jepi atij shëndet dhe mirëqenie, O Zot i botëve.

O Zot, mbroje princin e tij të kurorës dhe mbështetësin e tij, Muhammed Ibn Selmanin. O Zot, drejto mendimet, fjalët dhe veprat e tij, jepi atij shëndet dhe mirëqenie, dhe bëje atë udhërrëfyes dhe udhëheqës të drejtë, O Zot i botëve.

O Zot, shpërble princin tonë Selman Ibn Sultanin me shpërblimin më të mirë për kujdesin dhe vëmendjen e tij ndaj Medines së Ndritshme, ndaj banorëve, të ardhurve dhe vizitorëve të saj. O Zot, jepu sukses të gjithë udhëheqësve të muslimanëve në atë që është lavdia e Islamit dhe përmirësimi i muslimanëve, o Zot i botëve.

O Zot, shëro të sëmurët tanë, shpëto të sprovuarit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë, o Zoti i botëve.

O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë përballë tiranëve të padrejtë, pushtues, dhe pastro xhaminë e Aksasë nga pisllëku i hebrenjve uzurpatorë. O Zot, ruaj njerëzit tanë në Palestinë, shëro plagët e tyre, përshpejto fitoren e tyre, liro robërit e tyre, shëro të sëmurët e tyre dhe prano dëshmorë të vdekurit e tyre, o Zot i botëve.

O Zot, bëj duatë tona të dëgjuara dhe lutjet tona të pranuara, o Bujar, o i Madhërishëm, o Mëshirues.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1030333182624932

Post Author: endrit