Historia është mësim – Medina 07.02.2020

Lavdërimet për Zotin. Lavdërimet për Atë që është në dijeni të të fshehtës, Ndyshues i zemrave, Falësi i gjynaheve. Zotin tonë e lavdërojmë dhe e falenderojmë për të mirat e Tij që nuk i llogaritën dot dikush veç Tij. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. I Tij është pushteti, Ai meriton lavdërimet, Ai është i fuqishëm për të bërë çdo gjë.

 Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, përgëzuesi dhe qortuesi. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, të cilët i ka marrë nën kujdesin e Tij, Ai është më i miri Kujdestar.

Në vijim

Friksojuni Allahut. Frikësojuni Allahut në fshehtësinë dhe të dukshmen tuaj, që të ketë nën kujdesin e Tij çështjet tuaja dhe të përmirsojë gjendjet tuaja. Frika ndaj Allahut është shpëtimi i njerëzve të mirë, ndërsa të  privuarit prej sajtë është humbje e madhe.

Adhurues të Zotit! Bëhuni nga njerëzit e dijes, njohjes, dhe të besimit, ndiqni rrugën e atyre që llogjikojnë dhe bëjnë vepra të mira. Poseduesit e llogjikës janë ata që posedojnë mendje të mprehtë, llogjikë të drejtë, jana ata  të cilët përfitojnë nga shpallja dhe kuptojë domethënijen e atyre që ka zbritur Allahu, qëllimet e Tij, dhe qëllimet e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtim i i Zotit qoftë mbi të, ata të cilët punojnë me fjalën e Zotit, duke shpresuan në shpërblimet e Zotit dhe ju frikësuar ndëshkimit të Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Le të gëzohen ata që shmangen nga adhurimi i idhujve e kthehen nga Allahu! Pra, jepu lajme të gëzueshme robërve të Mi, të cilët, pasi i dëgjojnë fjalët (që u thuhen), ndjekin atë që është më e mira prej tyre. Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar në rrugë të drejtë; këta janë njerëzit e mençur.” (  Ez-Zumer17-18)

Marrja e vetes në llogari,  është nga punët e njerëzve me mendje të ndritura dhe nga punët e njohësve të mirë. Kjo llogaribërje e udhëzon njeriun drejt fitores dhe e largon nga humbjet, duke i dhënë sukses indivitit në kryerjen e veprave të mira. E orjenton njeriun nga rruga e njerëzve të mirë dhe vepër mirë, si dhe pasuesit e tij janë nga e mira. Ai që është privuar nga llogaribërja e vetes nuk i bën dobi përkujtimi, do të bjeri në humbje, do të ndjeki epshin dhe të ndaluarat, do të ndjeki rrugën e të prishurve dhe do të përfundojë nga ata që do të pendohen për çfarë kan bërë. 

Llogaribërja është shpërngulja nga një gjendje të njohur apo situatë të kaluar të mbushur me ndëshkim dhe vuajtje, drejt një gjendjeje të mirë duke mënjanuar shkaqet e ndëshkimit dhe vuajtjeve. Apo shpërngulje drejt traditës apo historisë së të devotshmëve dhe asajtë çfarë i ka nderuar Allahu i Madhërueshëm me të, duke punuar sipas veprave të tyre dhe duke u mjaftuar me ndjekjen e gjurmëve të tyre. Apo meditimi në llojshmërinë e krijesave dhe njohjen e sekreteve të tyre, cilësitë e tyre si dhe urtësia e krijimit të tyre për të adhuruar Krijuesin e tyre, dhe të specifikuar në Njësimin e Tij, Zotit të Lartësuar.

Allahu i Madhërishëm ka krijuar universin duke përcaktuar për të praktika, rregulla apo tradita, ku ka bërë bindjen shkak për çdo të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër. Sikurëse ka bërë mosbindjen shkak për çdo të keqe në këtë botë dhe në botën tjetër.

A ka dyshim dikush në bindjen ndaj Zotit?! A ka fituar lumturinë me mosbindjen nda Zotit dikush nga njerëzit?! Allahu i Madhërishmë na ka treguar në librin e Tij, sikurëse na ka treguar i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  nga historitë dhe gjendjet e të dërguarve , profetërve dhe besimtarëve, prej të cilave ka urtësi dhe mësim, si dhe shembull për të gjithë pas tyre, si dhe shpëtim nga ndëshkimet dhe të fituarit e mirësive. Sikurëse ka nga ato dobi dhe ngritje në gradë. Allahu i Madhërishëm ka thënë : “Në tregimet e atyre (të dërguarve) ka këshilla për ata që janë me mend. Ky (Kuran) nuk është tregim i trilluar, por ai është vërtetues i atyre (librave) që janë shpallur para tij, është shpjegues i çdo gjëje dhe udhërrëfyes e mëshirë për njerëzit besimtarë.” (Jusuf 111)

Sikurëse ka thënë Allahu i Madhërishëm gjithashtu: “Pastaj, Ne do t’i shpëtojmë të dërguarit Tanë dhe ata që kanë besuar. Kështu, është detyra Jonë që t’i shpëtojmë besimtarët.” ( Junus 103) Allahu i Madhërishëm ka thënë për gënjeshtarët: “Dhe kurdisën një kurth, por Ne u ngritëm një grackë, pa e ndier ata. Tani shiko se si ka qenë fundi i ngatërresave të tyre. Ne i shkatërruam ata të gjithë dhe popullin e tyre.  Ja shtëpitë e tyre të rrënuara, për shkak të këqijave që bënin. Sigurisht që këtu ka këshillë për njerëzit që dinë. Ndërsa, ata që kishin besuar dhe (i) frikësoheshin (Allahut), Ne i shpëtuam.” ( EN-Nemel 50-53)

Ndërsa kur Allahu i Madhërueshëm ka sjellë disa nga historitë e profetëve në suren Shu’ara, e ka mbyllur historinë pas shpëtimit të të dërguarve të Tij dhe besimtarëve me fjalën e Tij duke thënë: “Pa dyshim, në këtë ka shenja treguese, por shumica e njerëzve nuk janë besimtarë. Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.” (Esh-Shu’ara 67-68) Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë, thotë: “Pa dyshim, në këtë ka shenja treguese,” dmth në këto histori,  nga mrekullitë, ndihma dhe mbështetja ndaj njerëzve besimtarë, robërve të Zotit ka argumente të qarta dhe urtësi. Ndërsa “Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë” Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë, e sundon dhe e kontrollon. Dhe Mëshirplotë, me krijesat e Tij, nuk përshpejton ndaj atij që ka kundërshtuar dhe nuk është bindur, por se e pret duke ja shtyrë afatin e ndëshkimit, më pas i dënon ata; “..ashtu siç dënon i Plotfuqishmi i Plotpushtetshëm.”(El-Kamer 42)

Said Ibn Xhubejri ka thënë: “Mëshirëplotë me atë që pendohet tek Ai dhe ndjen keqardhje.”

Ndërsa në fjalën e Allahut të Madhërueshëm në historinë e popullit të Lutit paqja e Zotit qoftë mbi të: “Këto janë njëmend shenja bindëse për ata, që i kuptojnë ato.” (El-Hixhr 75) Katade ka thënë: “Për ata që i marrin në konsideratë këto fjalë.” Këtë ka përmendur Bagaviu në komentimin e tij.

Nga ngjarjet historike dhe mësimet e tyre nuk përfitojnë vetëm se ata që i marrin në konsideratë ato, ata që mendojnë dhe ndjekin njerëzit e mirë dhe ata që janë të dobishëm  në shoqëri, përmirsuesit, duke braktisur njerëzit e kundërshtisë dhe të shthurjes. 

Ndërsa ata që nuk i marrin në konsideratë, nuk marrin mësim dhe nuk i bëjnë llogari vetes, që nuk punojnë për botën tjetër, nuk i largon ata feja as llogjika nga të këqijat dhe të ndaluarat, ata janë sikur kafsha, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë dhe kuptojnë? Ata nuk janë tjetër, veçse si bagëti. Madje, ata janë  edhe më të larguar nga rruga e drejtë.”( El-Furkan 44)

Ndërsa në një hadith ka ardhur nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “Me të vërtetë besimtari nëse sëmuret duke e prekur sëmundja pastaj ka vdekur, ka qenë falje për gjynahet e tij që kanë kaluar. Nëse Zoti e ka mëshiruar dhe shëruar ajo sëmundje ka qenë pastrim për gjynahet e tij të kaluara, përkujtim dhe mësim për të ardhmen. Ndërsa hipokriti nëse sëmuret dhe më pas shërohet, është si deveja të cilën e kanë shëruar të zotët e sajtë e më pas e kanë lëshuar, nuk e di se përse e kanë shëruar dhe përse e kanë lëshuar.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi.

Allahu i Madhërishëm ka përmendur historitë e të dërguarve dhe në veçanti vula e tyre i dërguari ynë Muhamedi paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me qëllim që ti marrim në konsideratë dhe të marrim mësim prej tyre, që të drejtohemi nga udhëzimi dhe morali, etika e tyre, të ndjekim rrugën e tyre. Allahu i Madhërishëm ka urdhëruar të dërguarin e Tij, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  që të pasojë ata që kanë kaluar para tij nga profetët, kur ka thënë i Lartësuari: “ Këta janë ata, të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre.”( El-En’am 90)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Prandaj, ti bëhu i durueshëm (o Muhamed), ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje të dërguarit e vendosur.”( El-Ahkaf 35)

Allahu i Madhërishëm  për besimtarin në suren  Jasin ka thënë: “dhe tha: “O populli im, ndiqni të dërguarit! Ndiqni ata, që nuk kërkojnë prej jush kurrfarë shpërblimi e që janë në rrugë të drejtë!”(Ja sin 20-21)

Dhe vula e tyre i dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me të cilin Allahu i Madhërishëm ka plotësuar ligjin e Tij, legjislacionin, duke e dërguar atë me legjislacionin dhe fenë më të plotë të përhershme deri në ditën e fundit. Allahu i Madhërueshëm ka  garantuar  për të gjithë ata që janë kapur pas udhëzimit të tij, se do të kenë një jetë të mirë në këtë botë dhe se në botën tjetër do ta dërgojë atë me krijesat më të mira të Tij në jetën e përtejme. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!”(En-Nisa 69)

A ka nderim më të madh se ky, dhe kush mund ta arrijë këtë gradë?! Allahu i Madhërishëm  sikurëse e ka treguar për ne historitë e të dërguarve, paqja e Zotit qoftë mbi të gjithë, dhe besimtarët me ata,  me qëllim që të përfitojmë prej tyre, që të skicojmë me ta rrugën e shpëtimit duke marrë mësim nga historia e tyre dhe duke ditur situatat e tyre. Njëjtë  na ka treguar Allahu i Madhërishëm historitë e gënjeshtarëve dhe ata që kanë sulmuar fenë e vërtetë, mendjemëdhenjtë që kundërshtojnë ndjekjen e rrugës së drejtë,  që vrapojnë dhe jepen pas jetës së kësaj bote duke i dhënë përparsi asajtë nga bota tjetër, pasojnë epshet dhe egot e tyre. Duke u njohur me ndëshkimet dhe dënimet e tyre në këtë botë dhe ndëshkimet në botën tjetër, dhe të bëjmë kujdes nga mallkimi që i ka prekur ata. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “E njëjta gjë u ndodhi edhe fiseve Ad dhe Themud, gjë që ju është bërë e qartë prej (gjurmëve të) banimeve të tyre. Atyre djalli ua kishte zbukuruar veprat e veta dhe i kishte shmangur nga rruga e drejtë, edhe pse qenë largpamës. Kështu ndodhi edhe me Karunin, Faraonin dhe Hamanin! Atyre u vajti Musai me prova të qarta, por ata treguan mendjemadhësi në Tokë dhe nuk i shpëtuan dënimit.  Ne të gjithë i dënuam për gjynahun e vet: disave u dërguam furtunë, disa syresh i goditi një zë i tmerrshëm, disa prej tyre i gëlltiti toka dhe të tjerët i përmbyti uji. Allahu nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.” (El ‘Ankebut 38-40)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ …të gjithë ata i quajtën gënjeshtarë të dërguarit, prandaj kundër tyre u përmbush dënimi Im.”(Kaf 14) 

Allahu i Madhërueshëm në historinë e Beni Nadhirëve ka thënë: “Prandaj, mësoni nga kjo, o ju largpamës!”(El-Hasher 2)

Historitë  e të dërguarve, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ta, me gënjeshtarët të cilët kundërshtojnë urdhërat e Zotit, mohojnë Zotin dhe të dërguarit e Tij, e mësojnë njerëzit duke njohur kështu brezat e vonë  historinë e brezave të parë, të cilat janë nga argumentat e para të Zotit tek krijesat e Tij në mbështetje të të drejtës dhe pasuesve të sajtë. Sikurëse është njohja e besimit të pastër në Një Zot dhe thirrja në të, ndihma e besimtarëve në Një Zot, dhe humbja e të kotës dhe e idhujtarisë si dhe paralajmërimi që të bëhet kujdes nga ai. Ndëshkimi i idhujtarëve dhe kundërshtarëve të besimit në një Zot.

Historia është objekt  mësimi i individëve,  familjeve, brezave,  popujve dhe vendeve. Ai që përfiton prej sajtë ka shpëtuar, e ai që nuk përfiton prej sajtë përsëritet mbi të historia, duke e prekur atë mangësia. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “I tillë është ligji i Allahut, që ka vepruar gjithmonë midis robërve të Tij. Të humbur kanë qenë jobesimtarët.” (Gafir 85)

Ndërsa marrja mësim nga llojet e krijesave, të zbuluarit e sekreteve dhe urtësive të tyre, të medituarit në krijimin e rregullit të tyre, përfundimi dhe frutet e tij të shpien në  Njësimin  e Zotit të Madhërishëm dhe në adhurimin e Tij, Një të Vetëm të pa Shok dhe bindjen ndaj Tij. Krijuesi i Gjithësisë meriton të adhurohet. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Në fakt, edhe te bagëtitë ju keni shenja për të mësuar prej tyre. Ne ju japim atë që kanë në barkun e tyre prej ushqimit të përpunuar dhe gjakut: qumësht të pastër dhe të shijshëm për ata që e pinë.” ( En-Nahl 66)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu ndërron ditën dhe natën. Me të vërtetë, në këto (dukuri natyrore) ka mësime për ata që kanë mend.” (En-Nur 44)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Thuaj: “Shikoni ç’ka në qiej dhe në Tokë!”. Por shenjat dhe qortimet nuk u bëjnë kurrfarë dobie njerëzve që nuk besojnë.” (Junus 101) 

Të medituarit në krijesat e Zotit nga ana e muslimanëve është adhurim dhe marrja mësim nga këto krijesa muslimanit i shton besimin dhe i shton bindjen në besim. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Me të vërtetë, në qiej dhe në Tokë ka shenja për ata që besojnë.”( El-Xhathije 3) 

Meditimi dhe marrja mësim e bën më të vendosur atë  që është i lëkundur, ringjallën zemrat, ndriçon shikimet dhe dijet, forcon moralin. Të refuzuarit e meditimit dhe marrjes mësim thyen zemrën, transmeton pavëmendshmërinë, orjenton drejt keqardhjes, shpije në kundërshti dhe mosbindje. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i i Zotit qoftë mbi të, ka thënë në Isra: “Kur kam zbritur në qiellin e dynjasë, hodha shikimin posht meje dhe pashë se kishte erë, zëra dhe tym. Kam thënë çfarë është kjo o Xhibriil? Ka thënë: Këta janë shejtanët, djajt, të cilët djegin sytë e njerëzve që nuk kanë medituar në krijimin e qiellit dhe tokës, sepse sikur të kishin medituar do të kishin parë mrekullitë.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ata që (i) frikësohen (Allahut), kur u vjen ndonjë mendim i lig nga djalli, i kujtojnë (urdhrat e Tij), dhe atëherë shohin (rrugën e drejtë). Ndërsa vëllezërit e vet (prej njerëzve), ata i shpien edhe më tej në humbje pa pushuar.”(El-A’raf 201-202)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë dhe na bëftë dobi nga argumetet dhe urtësitë e tij, na bëftë dobi me udhëzimin e zotërisë së të dërguarve dhe nga fjala e tij e urtë.

Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah. Zotit kërkoni falje me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Mes’hi si lehtësim - Medina 29.11.2019

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin. Zotin e lavdërojmë që ka ndriçuar zemrat e të dashurve të Tij me Kuran duke zbukuruar zemrat e tyre me besim dhe punët e tyre me mirësi.

Zotin e lavdëroj dhe e falenderojmë për mirësitë e Tij që na ka dhuruar, të cilat nuk i llogaritën dikush veç Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, i Tij është pushteti, Ai meriton lavdërime, Mëshiruesi, Mëshirbërësi.

Dëshmojmë se i dërguari dhe zotërija ynë, Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, i veçuar me fjalën përmbyllëse dhe qartësinë e plotë të sajtë. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij dhe të gjitha pasuesit e tyre me mirësi.

Në vijim

Frikësojuni Allahut! Frikësojuni Allahut që të jua fali dhe të ju japi gjithë të mirat në jetën tuaj dhe pas vdekjes.

Adhurues të Zotit! Bëni llogari vetet tuaja para se të ju bëhet llogari, lë të shikojë çdonjëri nga ju në pasojat e gjërave, çështjeve, dhe afrimit të exhelit, afatit të fundit. Ai që e shpeshton  bërjen e llogarisë dhe nxjerrjen mësim, do ti paksohet ndëshkimi dënimi.

Ai që bën kujdes nga mosbindja dhe kundërshtia do të jetojë në qetësi, dhe do të furnizohet me mbyllje të mirë. I lumtur është ai që nxjerrën mësim nga të tjerët, i mjerë është ai që të tjerët nxjerrin mësim prej tij. Allahu i ka përmendur  ata që kanë pasuar të kotën dhe mendjen e tyre duke mos medituar dhe mos e marrë në konsideratë atë çfarë ju është dhënë nga lajmet dhe ndodhitë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ata (e) mohojnë (të vërtetën) dhe pasojnë dëshirat dhe tekat e tyre, por çdo gjë është e caktuar. Sigurisht që atyre u kanë ardhur histori (në Kuran) për t’i prapësuar (nga e keqja), një urtësi e përsosur, por paralajmërimi nuk u bën dobi.”( El-Kamer 3-5)

Me pa tjetër në atë që ka caktuar Allahu ka mirësi dhe dobi. Ai që ndjekën atë që ka krijuar Zoti ka shpëtuar dhe është i lumtur. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kështu ka qenë ligji i Allahut edhe për ata që kanë jetuar para tyre! Ti kurrsesi nuk do të gjesh ndryshim në ligjet e Allahut.”( El-Ahzab 62)

Ndërsa në një hadith thuhet;  “Përkujtoni sa më shumë vdekjen.” Ai që kujton vdekjen përmirson veprat e tij, e ai që harron vdekjen ka dëmtuar veprat e tij.

Adhurues të Zotit! “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

Ka thënë Profeti a.s kush lutet një herë për mua,  Allahu xh.sh lutet për të dhjetë herë. Prandaj lutuni dhe përshëndeteni të parin e të përzgjedhurve dhe drejtuesin e të gjithë të dërguarve.

O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahim dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. Lutje dhe përshëndetje të shumta.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi Halifet e parë të drejtë,  Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  mbi  të gjithë shokët e tij. 

O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me Tabiinët dhe të gjithë ata që i kanë pasuar ata në mirësi deri në ditën e fundit.

O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me ne sëbashku me ta me Bujarinë, Madhështinë  dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues, o Falës dhe Mëshirues.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot poshtëro mohimin dhe mohuesit, politeizmin dhe politeistët, o Zoti i Botrave.

O Zot  shkatërro armiq e Tu dhe të fesë Tënde. Me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

O Zot ndimo Islamin, o Zoti i Botrave,  o Zot ndihmo  fenë  Tënde, Librin Tënd, Synetin e të dërguarit Tënd, në çdo vend, o Zoti i Botrave, o më i Madhi më Bujari.

O Zot merr nën kujdesin Tënd çështjen e çdo besimtari dhe besimtareje, çdo muslimani dhe muslimaneje,  me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot largo fatkesitë nga muslimanët, largo prej tyre vështirsitë dhe mundimet, o Zoti i Botrave.

O Zot ndihmoi muslimanët përballë armiqve të Islamit, o Zoti i Botrave.

O Zot të lutemi që të largosh vuajtjet nga muslimanët, o më i Madhi më Bujari.

O Zoti ynë më i Madhi Mëshirues, të lutemi Ty o më i Madhi më Bujari që të ndalosh dorën e të padrejtëve, të cilët kan vrarë muslimanët  dhe i kanë nxjerrë ata nga shtëpitë e tyre, o më i Madhi më Bujari. O Zot ata nuk janë hakmarrë prej tyre vetëm se me tirani dhe padrejtësi o Zoti i Botrave. Ti je Ndihmuesi i tyre, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

O Zot ruaj vendet e shenjta të muslimanëve, o Zot ruaj vendet e shenjta të muslimanëve, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot të lutemi që të na japësh sukses në atë që Do dhe je i Kënaqur ndaj nesh. 

O Zot na udhëzo në përmendjen Tënde, falenderimin dhe adhurimin më të mirë ndaj Teje.

O Zot na fal çfarë kemi kaluar dhe kemi bërë në fshehtësi  dhe hapur dhe atë me të cilën je më i ditur se ne për të, Ti je i pari pa fillim dhe i Fundit pa mbarim, s’ka Zot tjetër përveç Teje.

O Zot fali të vdekurit tanë, o Zot fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, o më i Madhi më Bujari, o më i Madhi Mëshirues. O Zot ndriço varret e tyre dhe shtojua të mirat e tyre, fshijua të këqijat  tyre, o më i Madhi Mëshirues.

O Zoti ynë, o më i Madhi më Bujari, të lutemi që të përmirsosh gjendjen tonë dhe gjendjen e  gjithë muslimanëve, me të vërtetë o Zoti ynë Ti je i Mëshirshëm.

O Zot ruaj vendin tonë nga çdo e keqe dhe e urryer, o më i Madhi më Bujari.

O Zot ruaj ushtarët tanë dhe kufinjtë tanë.

O Zot zbrit qetësinë dhe sigurinë në të gjitha vendet muslimane o Zoti i Botrave, largo nga ata të këqijat e armiqve të tyre, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

O Zot jepi sukses kujdestarit të dy xhamiave të shenjta, në atë që do dhe je i kënaqur, jepi sukses atij në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde, O Zot ndihmoje drej çdo të mire, ndihmo me të fenë Tënde, lartëso me të fjalën Tënde, o më i Madhi më Bujari. O Zot jepi atij shëndet, me të vërtetë Ti je Zoti, Mëshirues, Mëshirbërës.

O Zot jepi sukses zëvëndësit të tij në atë që do dhe je i kënaqur , o Zot  jepi sukses atij në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde, ndihmoje drej çdo të mire, o Zot ndihmoje atë në të mirë të Islamit dhe të muslimanëve, o më i Madhi më Bujari.

O Zot largo vështirsitë nga muslimanët, largo vështirsitë e tyre.

 O Zot shlyej borxhet atyre që kanë borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.

O Zot na ruaj ne dhe pasardhësit tanë nga Iblisi,  shejtanët e tij, ushtarët dhe pasuesit e tij o Zoti i Botrave.

O Zot na ruaj nga të këqijat e veteve tona.

O Zot ruaj muslimanët nga shejtani i mallkuar, dhe nga çdo e keqe, o Zoti i Botrave.  Me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

“Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!”(El-Bekare 286)

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit