Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 02-01-1447 H 27-06-2025 D
Shejh Salih Ibn Abdullah Ibn Humejd
Tema Me falënderim ndaj Zotit mirësitë bëhen të qëndrueshme dhe shtohen
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin që ka ripërtërirë për ne vitet dhe kohët dhe na ka dhënë ne afat. Falënderimet i takojnë Zotit për atë që Ai na ka dhënë dhe na ka dhuruar, Atij i takon mirësia, vlerësimi dhe lavdërimi i mirë për atë që na ka dhënë dhe dhuruar. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai është i Plotëfuqishmi prandaj Sundon, çdo gjë ka përfshirë në Dijen e Tij dhe e ka shkruar atë me lapsë.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, modeli i njerëzimit dhe i veçuari me ndërmjetësim, me luginën në Xhenet dhe me pozicionin e tij. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij fisnike, shokët e tij, imamët e shquar, pasuesit dhe ata që i ndjekin në vepra të mira, ecin në rrugën e tyre dhe janë të palëkundur.
Në vijim
O ju njerëz! Këshilloj veten dhe ju që t’i frikësohemi Allahut. Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Allahut, sepse kjo botë është vend kalimi dhe nuk është vend qëndrimi i përhershëm. Sot njeriut i thuhet: Je i bekuar me atë që të është dhuruar. Ndërsa nesër do t’i thuhet: Zoti të ngushëlloftë, të mbështestë me të mirën. Kush e di që nëse vdes do të harrohet, nuk do t’i sjellë asgjë të keqe vetes ose njerëzve nga ajo që është goditur. Jetët e njerëzve janë të shkurtra, prandaj, o rob i Zotit, bëj mirë, që gjurmët, ndikimi i saj të ngelet në këtë botë, dhe të mburresh me sevapin dhe shpërblimin e tyre në botën Tjetër, në Ahiret. Zoti ju mëshiroftë! Mendoni rreth asaj që sillet nata dhe dita, dhe meditoni në atë se çfarë mund të bartin muajtë dhe vitet.
Ky është muaji i shenjtë i Zotit, Muharremi që ka trokitur në portat tuaja duke ju ftuar në meditim, ju nxitën në keqardhje, pendim dhe kërkim falje tek Zoti. Kërkoni falje Zotit për gabimet e tuaja, pendohuni tek Zotit për veprat tuaja të këqija, dhe mbushini netët dhe ditët e tuaja me vepra bindjeje, adhurime. Ruajini ditët e jetës tuaj para se të ju vijë vdekja, ku të gjithë shkojnë shpejt drejt thirrjes për asgjësim dhe hidhërimi i vdekjes ua grabitën dëshirën e këndshme. “ Por Allahu nuk ia shtyn afatin asnjë shpirti, që i vjen koha (e vdekjes); Allahu e di mirë gjithçka që ju bëni.” (El-Munafikun 11)
O muslimanë! Njeriu është i rrethuar nga begatitë e Zotit dhe mirësitë e Tij në çdo moment që ai e jeton, në çdo frymëmarrje që merr dhe në çdo hapje të syrit dhe zgjim të tij, në mirësi të panumërta dhe të pallogaritshme. “O njerëz! Kujtoni nirësitë e Allahut për ju!” (El-Fatir 3) “ Kujtoni dhuntitë e Allahut, në mënyrë që të keni sukses!”(El-A’raf 69)
Zoti ju mëshiroftë! Shijoni begatitë, mirësitë e Zotit. Nëse ti merr frymë, të tjerët marrin frymë vetëm me anë të pajisjeve të ndryshme. Nëse je duke jetuar jetën me vitalitetin tënd, të tjerët janë të pavetëdijshëm, të pandjeshëm për vite e muaj që ata kalojnë. Mendoni për ata që vuajnë nga sprova dhe fatkeqësi në vetet e tyre, në familjet e tyre, në pasurinë e tyre dhe në çdo gjë që lidhet me ta.
O ju muslimanë! Shijoni dhe përkujtoni mirësitë e Zotit, sepse nuk do të jeni kurrë në gjendje t’i numëroni ato. Njeriu është vërtet i padrejtë dhe mosmirënjohës, e Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë. E para, më e rëndësishmja dhe më gjithëpërfshirësja nga këto mirësi është mirësia e Islamit dhe e besimit, mirësia e arritjes së nënshtrimit ndaj të Vetmit, Gjykatësit të Drejtë.
Falënderimet janë për Zotin, i Cili nuk na ka bërë ne adhurues të idhujve, as të drurëve, as të kafshëve, nuk na ka bërë politeistë dhe as ateistë të devijuar. Por na bëri muslimanë, besimtarë të vërtetë në Zot, nuk i shoqërojmë Atij shok, në adhurim dhe besim, na shpëtoi nga mosbesimi, politeizmi, devijimi, ateizmi, humbja dhe konfuzioni. “…në fenë tuaj, fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajtur juve muslimanë…” (El-Haxhxh 78) “ Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.”(El-Ma’ide 3)
Meditoni mbi këtë sure të madhe dhe urdhër të mrekullueshëm që ajo përmban pasi Zoti i dha të dërguarit të Tij, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, fitoren e madhe dhe njerëzit hynë në fenë e Zotit në turma, grupe-grupe. Allahu i Madhërishm dhe i Lartësuar thotë: “ Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës) dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe, atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve.”(En-Nasr 1-3)
Të dashurit e mi! Shijoni bekimet, mirësitë e Zotit dhe kujtoni ato. Sa shumë mirësi ka në një venë të qetë dhe në një trup të shëndetshëm? O rob i Zotit! Ti flenë në gjumë dhe asnjë dhimbje nuk të mbajti zgjuar, u zgjove dhe asnjë fatkeqësi nuk të goditi. O rob i Zotit! Ti je në mirësi të mëdha që i bëjnë të gjitha shqetësimet të duken të parëndësishme. Shijo mirësitë e Zotit dhe mos lejo që shqetësimet e tua të vogla të bëjnë të harrosh mirësitë e Tij të mëdha. Dije se nëse do të humbasësh njërën prej tyre, do ta mësosh se ajo që e konsideroje shqetësim nuk ishte asgjë që ia vlen të përmendet!
Shijoni mirësinë e sigurisë dhe stabilitetit: Një vend i mirë dhe i sigurt, fe e ruajtur. Dilni nga shtëpitë tuaja të sigurtë për veten tuaj, për familjet, pasuritë dhe shtëpitë tuaja, kaloni mbrëmjen dhe mëngjesin, lëvizni dhe udhëtoni. “…dhe falënderoni për mirësitë e Allahut, nëse vërtet e adhuroni Atë.” (En-Nahl 114)
Shijoni mirësinë e të qenit me familjen të mbledhur së bashku, familje me shëndet të mirë, siguri dhe harmoni, familjaritet të plotë.
O muslimanë! Mirësitë ruhen dhe mbrohen duke i pranuar ato, duke i përkujtuar në vazhdimësi, duke i kërkuar falje Zotit, duke i shpenzuar ato në atë që e kënaqën Zotin dhe në bindje ndaj Tij, duke ju nënshtruar Zotit, Bamirësit, duke e dashur dhe e lavdëruar Atë. Një nga mënyrat e mëdha për të ruajtur mirësitë, për t’i mbajtur dhe për të shtuar ato është mirënjohja, falënderimi ndaj Bamirësit, Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar. Zoti ju ruajt! Falënderimi ndaj Zotit është lidhje me mirësitë ekzistuese dhe kapje pas mirësive të humbura.
O ju muslimanë! Falënderimi ndaj Zotit është me zemër, gjuhë dhe veprime. Falënderimi me zemër është me besimin e fortë dhe bindjen absolute se Dhuruesi, Zotëruesi dhe Dhuruesi i mirësive është vetëm Zoti Një i Vetëm, i pa ortak, shok. Zoti i Madhërishëm, është i Vetmi që jep mirësi dhe asnjë krijesë nuk ka asnjë rol në këtë. Zoti është Sunduesi i krijesave, Ai që jep shkaqet. Kush e di me bindje se të gjitha mirësitë janë nga Zoti, e ka falënderuar Atë me falënderim të vërtetë.
Falënderimi i Zotit me gojë bëhet duke folur për Të, jo me hipokrizi, arrogancë apo mendjemadhësi. Përkundrazi, lavdërim i Zotit të Plotfuqishëm me përulësi, me nënshtrim, frikë dhe me kujdes që Ai të mos na privojë prej Tij. Të flasësh për mirësitë e Zotit duhet të bëhet me qëllim që të shijosh favorin, mirësinë dhe bujarinë e Tij, jo si mënyrë për t’u mburrur ose për të nënçmuar të tjerët, Zoti na ruajt, sepse kjo është një nga gjërat që prish qëllimet dhe veprat. Të flasësh për mirësit dhe t’i numërosh ato është një nga format më të mëdha të falënderimit të Zotit.
Sa i përket falënderimit të Zotit nëpërmjet veprimeve është shpenzimi dhe përdorimi i mirësive të Tij në një mënyrë që e kënaqin Zotin e Plotfuqishëm në bindjen ndaj Tij dhe duke bër kujdes që të mos i përdori ato në mosbindjen ndaj Tij. Një nga mënyrat më të mëdha për të qenë mirënjohës për mirësitë e Zotit, për t’i përkujtuar dhe vlerësuar ato është që njeriu të pyes veten: Po sikur t’i humbiste këto mirësi? Cila do të ishte gjendja e tij? Sa nga gjërat e çmuara dhe të vlefshme të tij do paguante për t’i rimarrë ato mirësi? Sa nga thesaret e kësaj bote do të kërkonte në këmbim të një mirësi të vetme që ka humbur?
Në vijim
Adhurues të Zotit! Nëse mirësitë vlerësohen, ji falënderues për to, do të mbeten, dhe nëse injorohen do ikin. Mirësitë janë të egra dhe ikin, asgjë nuk i frenon ato përveç mirënjohjes, falënderimit të Zotit. Kush shpërdoron të drejtën e Zotit, ai shpërdoron më shumë se çdo gjë tjetër. Prandaj, o rob i Zotit, merr një zotim ndaj vetes për të respektuar Zotin tënd. Ruaje Zotin dhe Ai do të të ruajë. Njihe Zotin në kohë begatie Ai do të të njohë në kohë vështirësie. Të kesh sukse në falënderimin e Zotit për mirësitë e Tij është nga shenjat e monoteizmit, nënshtrimit dhe bindjes së robit ndaj Zotit të tij.
Një nga mënyrat më të mëdha për të shijuaj mirësitë e Zotit është ky rregull i madh profetik: “Shiko ata që janë poshtë teje, sepse është më e përshtatshme që të mos i nënçmosh mirësitë e Zotit mbi ty.”
Një nga paraardhësit tanë të mirë ka shkruar për disa nga vëllezërit e tij: “ Ne jemi bekuar nga Zoti me mirësi të panumërta, megjithatë shpesh nuk i bindemi Atij. Nuk e dimë për çfarë duhet të jemi mirënjohës, falënderues: për gjërat e bukura që janë të dukshme apo për gjërat e shëmtuara që janë të fshehta?”
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Çdo mirësi që keni, është nga Allahu. E, nëse ju godet ndonjë fatkeqësi, prapë nuk keni kujt t’i kërkoni ndihmë përveç Tij.” (En-Nahl 54)
Zoti na bëftë dobi me udhëzimet e librit të Tij, Kuranin Famëlartë, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili qëndron mbi robërit e Tij me Fuqi dhe me Pushtet, njerëzit i janë nënshtruar Atij me përulësi dhe bindje.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi me të cilën shpresoj të fitoj afërsi dhe siguri.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, njeriu më i përsosur në krijim dhe në karakter, moral, dhe më i rëndësishmi prej tyre në meritë. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët dhe shokët e tij, ishin për atë mbështetës dhe ndihmues, mbi tabi’inët, mbi ata që i pasojnë në vepra të mira dhe ecin në rrugën e tyre në seriozitet dhe në mirësi.
O muslimanë! Falënderojeni Zotin për begatitë dhe mirsitë e Tij ndaj jush, shmangni merzitjen dhe pakënaqësinë. Kujtoni njerëzit që patën mirësi të Zotit por ishin mosmirënjohës ndaj tyre, dhe favore por i injoruan, e pastaj ato iu morën dhe u morën. Asgjë nuk zgjatën përgjithmonë. Sa nga ata që ishin të sigurtë janë kthyer në të frikësuar, nuk kanë siguri, sa njerëz të shëndetshëm janë bërë të sëmurë, sa njerëz të pasur janë bërë të varfër dhe sa njerëz të aftë janë bërë të pafuqishëm?
Bëni kujdes nga rruga shejtanit djallëzor: Harrimi i bekimeve, mirësive, nënçmimi i tyre, pakësimi i tyre dhe neglizhimi i të qenit mirënjohës për to. “Se njeriu është vërtet mosmirënjohës ndaj Zotit të vet.” (El-‘Adijati 6) Ai, njeriu numëron fatkeqësitë por harron mirësitë.
Zoti ju mëshiroftë! Bëni kujdes nga marrja me lehtësi e mirësive dhe nënçmimi i tyre, sepse marrja e lehtë e tyre, mirësive është rruga drejt zhdukjes, ndërsa lartësimi, vlerësimi i tyre është rruga drejt vazhdimësisë. Kush e konsideron një begati, mirsi të parëndësishme, ka shikuar begatinë dhe jo bamirësin, dhuruesin. Nëse një begati të merret, atëherë kërko arsyen e marrjes, ikjes së saj dhe do të zbulosh se nuk ke shprehur mirënjohje. Pra, kur të kujtosh, të ndjeshë keqardhje, të pendohesh dhe të vendosësh të mos kthehesh më, në mosmirënjohje, atëherë prit kthimin ose kompensimin nga Zoti yt.
Nëse thua: Nuk mbaj mend asnjë neglizhencë, atëherë je injorant, i paditur. Ki kujdes nga kundërshtimi i asaj që të është caktuar. Mos u bëj arrogant për atë që ke dhe mos u pendo për atë që ke humbur. Kush ankohet shumë, i shtohen shqetësimet dhe kush lavdëron dhe falënderon shumë i shtohet lumturia. Një nga përfitimet më të mëdha të vuajtjes dhe humbjes së bekimeve, mirësive, është duke ditur, njohur lavdinë e sovranitetit dhe nënshtrimin e tij, dhe duke ditur poshtërimin e skllavërisë dhe thyerjen e saj. Të Zotit jemi dhe tek Ai është kthimi ynë.
Zoti ju mëshiroftë! Frikësojuni Allahut, filloni vitin tuaj me përkujtim të Zotit dhe falënderim ndaj Tij, duke marrë iniciativën për të bërë vepra të mira dhe duke u përpjekur të mbushni boshllëqet. Allahu e pranoftë prej nesh dhe prej jush. Dijeni se jeni në ditë të virtytshme ku i dërguari juaj Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i veçonte me agjërim dhe ka nxitur njerëzit të agjërojnë në to. Ky është muaji i shenjtë i Zotit, Muharremi, dhe dita e Ashures është veçuar për vlerën e saj të madhe.
Abdullah Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, thotë: “ Nuk e kam parë të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që përpiqet të agjërojë në një ditë dhe që i ka dhënë përparësi mbi të gjitha ditët e tjera përveç kësaj dite, ditës së Ashures.” Muttefikun Alejhi.
Ndërsa në Sahih nga hadithet e Ebi Ketades, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Agjërimi i ditës së Ashuras fshinë gjynahet e vitit të kaluar.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi, Muslimi dhe të tjetë veç tyre. Kush dëshiron të agjërojë këtë ditë le të agjërojë dhe një ditë para ose një ditë pas saj. Kush agjëron të tre ditët, kjo është mirë. Prandaj, përpiquni, përgëzoni dhe jini shpresëplotë, Zoti e pranoftë prej nesh dhe prej jush.
Lutuni dhe përshëndeteni mëshirën e dhuruar, mirësinë e dhënë, të dërguarin tuaj, Muhamedin, të dërguarin e Zotit, për këtë ju ka urdhëruar Zoti juaj, Allahu i Madhërishëm dhe i Gjithëdijshëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin, familjen, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabi’inë, me ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe me ne së bashku me ta, me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujar.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët, mbro ndjekësit e fesë, ndihmo robërit e Tu besimtarë, mposht tiranët, ateistët dhe të gjithë armiqtë e tjerë të umetit dhe fesë.
O Zot, ndihmo fenë dhe librin Tënd, synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe të gjithë robërit e Tu të drejtë.
O Zot, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, bëj udhëheqjen tonë në duart e atyre që të frikësohen, janë të devotshëm ndaj Teje dhe që kërkojnë kënaqësinë Tënde, o Zot i botëve.
O Zot, mbështete me të vërtetën, me sukses dhe me drejtësi udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta. O Zot, jepi sukses atij në atë që do dhe je kënaqur, udhëzoje atë në drejtësi dhe devotshmëri, furnizoje atë me mbështetës të mirë, ndero me të fenë Tënde, lartëso me të fjalën Tënde, bëje atë ndihmë për Islamin dhe muslimanët, bashko me të fjalën e muslimanëve në të vërtetën dhe në udhëzim, o Zoti i botëve.
O Zot, jepi sukses atij, zëvendësit të tij, vëllezërve dhe ndihmësve të tyre, në atë që e vërteta dhe udhëzimi, dhe në atë që është në të mirë të vendit dhe popullit. O Zot, jepu sukses kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me Librin Tënd, dhe me synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, bëji ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë, bashko fjalën e tyre në të vërtetën dhe në udhëzim, o Zoti i Botëve.
O Zot, ruaj vëllezërit tanë në Palestinë. O Zot, bëhu për ta kujdestarë dhe mbështetës, ndihmës dhe mbrojtës. O Zot, merr nën kujdesin Tënd çështjet e tyre, bashko forcat e tyre dhe ndihmoi ata kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre.
O Zot, ata janë të dobët prandaj forcoi, të uritur prandaj mundësoju ushqim, të zhveshur prandaj mundësoju të vishen, të zbathur prandaj mundësoju të mbulohen. O Zot, forco vendosmërinë e tyre dhe jepu fitore vendimtare, të qartë.
O Zot, Zbritësi i librit, Kuranit, Lëvizës i reve dhe Mposhtësi i grupacioneve, mposht hebrenjtë tiranë, të padrejtë dhe pushtues. O Zot, ata kanë bërë padrejtësi, kanë sjellë shkatërrime dhe devijuan. O Zot, kthe komplotet e tyre kundër tyre dhe bëj që rrethi i së keqes të bjerë mbi ta, o i Fortë, o i Plotfuqishëm.
O Zot, na ruaj nga e keqja e të këqijve, kurthet e të pa feve dhe nga e keqja e atyre që këpusin rrugën natën dhe ditën.
O Zot, na udhëzo drejt pendimit dhe keqardhjes, na hap portat e pranimit dhe përgjigjes. O Zot, prano adhurimet dhe lutjet tona, përmirëso veprat tona, shlyej nga ne gjynahet tona, prano pendimin tonë, na fal dhe ki mëshirë për ne, o më i Madhi Mëshirues.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Afrim Smakaj