Gëzimi i Bajramit pavarësisht dhimbjes së popullit të Palestinës

Hutbe e Fitër Bajramit nga  Xhamia El Aksa         01-10-1446 H     30-03-2025 D

Shejh Dr. Jusuf  Ebu Sunejneh

Tema Gëzimi i Bajramit pavarësisht dhimbjes së popullit të Palestinës

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin. Zoti është më i Madhi, lavdërime  e shumta janë për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi.  Zoti është më i Madhi,  slogani i muslimanëve, bekimi i monoteistëve dhe thirrja e besimtarëve. Zoti është i Madh, sa kohë muslimanët ishin të pranishëm në xhamitë dhe në vendet e tyre të shenjta, duke lavdëruar dhe madhëruar Zotin. Zoti është më i Madhi, sa kohë muslimanët janë të bashkuar, të mbledhur dhe thonë fjalën e tyre dhe qëndronin larg përçarjeve, grindjeve, përplasjeve dhe mosmarrëveshjeve. Zoti është më i Madhi, sa kohë që duruan të burgosurit tanë në burgjet e tiranëve, u mbështetën tek Zoti i Botëve dhe u kthyen tek ne shëndoshë e mirë.  Zoti është më i Madhi, sa kohë që dëshmorët tanë ngjiten në oborrin e Mëshiruesit,  arrijnë kënaqësinë dhe miratimin e Tij,  pranë Mëshirëplotit të Gjithëmëshirshmit. Zoti është më i Madhi, sa kohë ndodhin stuhitë, shkëlqen drita, shfaqen inteligjenca dhe ngrihet qielli  mbi tokë. Zoti është më i Madhi, sa kohë që lëvizin retë, ndodhën mirazhi, vetëtima që shkrepëtitë, studentët që janë të suksesshëm dhe një sekret që po kthehet. Zoti është më i Madhi, sa kohë që një yll del dhe lulëzon, sa kohë që një degë peme piqet dhe jep fryte, sa kohë që një agim lind dhe ndriçon, sa kohë që një gjysmëhënë plotësohet hënë dhe shkëlqen.

Zoti është më i Madhi, mbi dembelët që zhgënjyen muslimanët.

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

I Madhëruar është Zoti, i Cili është i Lartësuar mbi të gjitha ngjashmëritë dhe shembujt, ekzistenca e të Cilit është përtej aftësisë së mendimit dhe ndërgjegjes për ta kuptuar. Shikimi nuk mund ta perceptojë Atë, por Ai percepton shikimin. Ai është i Mirë, i Gjithëdijshmi. Lavdi është për  Zotin, Mbështetësi i miqve të Tij dhe Mposhtësi i armiqve të Tij. Ai, dija e të Cilit nuk mungon në asnjë vend dhe asnjë çështje nuk e shpërqendron nga një tjetër. Atë e lavdërojmë për shtimin  e bekimeve të Tij dhe i kërkojmë Atij më shumë nga mirësia dhe bujaria e Tij. O Zot, kjo është një nga ditët e Tua, bëje këtë ditë sigurie dhe paqeje për ne dhe për popullin tonë në të gjitha qytetet Palestineze dhe ndalo gjakderdhjen e muslimanëve në çdo vend, o Zot i botëve.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, dëshmi që e bëjmë mbrojtje për veten tonë dhe e marrim atë përgatitje për Ditën e takimit, Gjykimit. Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, të cilin Ai e dërgoi ndërsa mosbesimi po hapte krahët dhe kishte drejtuar krahët drejt horizontit. Prandaj ai përveshi mëngët dhe i mundi njerëzit e devijimit dhe hipokrizisë. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të mirë dhe pjestarët e familjes së tij të pastër, lutje dhe përshëndetje të mirë dhe të bekuar për ata, o Zot i botëve.

LEXO  Statusi i lartë i moralit të mirë

Në vijim

O adhurues të Zotit! Sot jeni në njërën nga ditët e bekuara të Allahut, ditën e shpërblimit dhe të dhurimit, për çdo njërin që është falur,  ka qëndruar natën në namaz dhe e ka mbajtur gjuhën e tij nga të folurit keq për muslimanët. Allahu ju ka urdhëruar që të agjëroni dhe agjëruat, që të qëndroni në namaz dhe qëndruat, që të luteni dhe u lutët dhe që të jepni dhe keni dhënë. Jini të denjë për mendimin e mirë tek njerëzit për ju, sepse ju,  o njerëz të Bejtul Makdis, Kudsit, jeni njerëz të vendosmërisë, forcës dhe guximit. Prandaj kini kujdes nga kryerja e gjynaheve dhe krimeve, gabimeve. “Mos u bëni si ajo gruaja që e shprish dhe e bën fije-fije atë që e ka tjerrë fort…” (En-Nahl 92) Mbani mend gjithmonë se ju jeni njerëzit e kësaj toke dhe njerëzit e kësaj xhamie të bekuar. Kujdes dhe bëni kujdes nga hapat e shejtanit, bëni kujdes nga dëgjimi i atyre që pengojnë vendosmërinë dhe ambicien tuaj. “…prandaj të mos ju gënjejë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun.” (El-Fatir 5)

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Adhurues të Zotit!

Zoti i ka përcaktuar festat si përkujtues të jetës së Përtejme, Ahiretit. Kush i frikësohet Zotit do të jetë i sigurt, e kush kryen vepra të këqija do të jetë i trishtuar. Prandaj, o i pakujdesshëm: Mos u gëzo për një festë në të cilën ti  je i kërcënuar. Askush nuk gëzohet me festat dhe stinët përveç atij që e ka ndërtuar pendimin e tij mbi parimet themelore dhe e ka peshuar veten me peshoren e Sheriatit, legjislacionit të Zotit, në atë që bën dhe thotë. Prandaj, o robër të Zotit, bëni kujdes nga gjynahet, sepse ato, gjynahet sa shumë bekime që kanë marrë, sa shumë fatkeqësi që kanë sjellë,  sa shumë shtëpi që kanë shkatërruar dhe sa shumë gjurmë që kanë fshirë.

Lavdërimi është për Allahun në vazhdimësi dhe përherë për vlerësimin dhe caktimin e Tij. Ne jemi umet që nuk njohim dëshpërimin dhe pesimizëm, pavarësisht se sa shumë daullexhinjtë u bien daulleve dhe dekoruesit zbukurojnë tekat dhe të kotat, të cilët janë origjina e sëmundjeve, fatkeqësive dhe epidemive. Ne jemi umet, feja e jonë është Islami, dhe rruga jonë është rruga e të dërguarit tonë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Ne ofrojmë, sakrifikojmë veten tonë duke kërkuar kënaqësinë e Zotit tonë.

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Adhurues të Zotit! Bajrami është të mbashë lidhjet me ata që i kanë ndërprerë lidhjet me ty, t’u japësh atyre që të kanë privuar, t’i falësh ata që të kanë bërë padrejtësi, të largosh pakënaqësinë nga zemra jote dhe të heqësh urrejtjen nga shpirti yt. O robër të Allahut! Bajram, festë është të kthehesh te fqinjët e tu me qetësi, dashuri dhe buzëqeshje, dhe të sjellësh paqe dhe qetësi në zemrat e muslimanëve. Bajrami është që asnjë musliman të mos të ketë frikë nga ty. Bajrami është të fshish lotët e një jetimi, të ndihmosh të varfrit dhe nevojtarët dhe të sillesh mirë me njerëzit.

LEXO  Nga vlerat e fjalës së teuhidit, Njësimit të Zotit

O adhurues të Zotit! Ruajuni nga shpërdorimi dhe të teprurit, si dhe nga shpenzimet për gjëra dhe dëshira të ndaluara. Shpenzoni për bamirësi, vepra të mira dhe veprime të drejta. Një njeri i mirë kaloi pranë disa të rinjve që po luanin ditën e Bajramit, dhe u ka thënë: “O ju njerëz, nëse puna juaj është pranuar, atëherë kjo nuk është vepër e falënderuesve, mirënjohësve, e nëse nuk është pranuar, atëherë kjo nuk është vepër e të pikëlluarve.” O ju besimtarë! Bajrami nuk është për ata që veshin rroba të reja, por, Bajrami është për ata të cilëve u shtohet bindja, devotshmërija. Bajrami nuk është për ata që stolisen me rroba të bukura dhe të mira, por Bajrami është për ata të cilëve u falen gjynahet.

Adhurues të Zotit! Kush agjëron Ramazanin dhe e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji i Shevalit, është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin. Kush ka për të kompensuar ditë të ngelura pa agjëruar fillon me ditët e kompensimit dhe pastaj vazhdon me gjashtë ditët e Shevalit.

O Zot, lehtëso çështjet tona, përfundo veprat tona me punë të mira dhe na jep atë që Ti je i kënaqur në shpresat tona.

Thoni: Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.  

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Hutbeja e dytë

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi.

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka dhënë për muslimanët festë që kthehet dhe përsëritet tek ata, përmes së cilës i ka pastruar nga papastërtitë e gjynaheve, ka bërë ditët e saj ditë gëzimi dhe lumturie, kënaqësie, begatie dhe mirënjohjeje, falënderimi ndaj të Plotfuqishmit, Falësit.

Dëshmojmë s’ka Zot tjetër përveç Allahut, Poseduesi i dritës dhe ndriçimit.

Dëshmojmë se zotëria dhe i dashuri ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, profeti i nderuar. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij deri në ditën kur do ti fryhet surit, burisë për Kijamet.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Friksojuni Allahut ashtu sikurse Ai e meriton, shpresoni dhe dëshironi shpërblimin e Tij, frikësohuni nga dënimi i Tij. Ju e dëgjoni atë që ju lexohet në librin e Tij, në Kuran: “ Ditën, kur Ne do t’i thërrasim të gjithë popujt me prijësin (të dërguarin) e vet…” (El-Isra’71) Prandaj, kujdes dhe bëni kujdes, sepse është sikur kjo botë ju ka çuar në Ahiret, janë bërë të qarta shenjat e saj,  është bërë e dukshme rruga e saj, është shfaqur diskutimi i llogaritjes së saj dhe prezantimi i librit të saj: “ Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (Ez-Zelzele 7-8) Hypni në anijen tuaj të shpëtimit para se të mbyteni, kapuni fort pas litarit të Allahut dhe mos u ndani, drejtohuni për tek Ai në mënyrën më të mirë dhe përgjigjuni thirrësit të Allahut në portën e përgjigjes, para se: “ që të mos thotë njeriu: “Mjerë për mua që nuk i kam kryer detyrimet ndaj Allahut…” (Ez-Zumer 56) Dëshpërohen nga neglizhenca dhe mosveprimi, përpara keqardhjes dhe pikëllimit, duke dëshiruar një rikthim dhe duke kërkuar shpëtim, kur nuk ka shpëtim.

LEXO  Mirësitë e harmonisë dhe dashurisë

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Adhurues të Zotit! Bajrami supozohet të jetë ditë gëzimi dhe lumturie, por, për fat të keq, festat vijnë dhe ne përpiqemi të gëzojmë, të jemi të lumtur.  Nëse i shikojmë kushtet e muslimanëve, zemrat tona copëtohen dhe shpirtrat pikojnë gjak, nga keqardhja për atë pikë në të cilën kemi arritur. Shpirtra që humben kudo në tokën tonë të bekuar. Këtu në këtë tokë të mirë dhe të bekuar, janë përhapur gjërësisht padrejtësia dhe korrupsioni, zhvendosja dhe rrënimi. Njerëzit kanë lakmuar ne dhe tokën tonë, të tjerë kanë guxuar të na sulmojnë, deri dhe fëmijët tanë po vuajnë nga pikëllimi dhe trishtimi, janë të tmerruar dhe të frikësuar. Ne nuk kemi ndihmës tjetër përveç Zotit dhe nuk kemi mbështetës tjetër përveç Tij. Shikoni këtë tokë të bekuar, në këtë vend të mirë, banorët e saj janë grabitur dhe vlerat e saj janë kthyer në gërmadha. Është një fatkeqësi që ka zgjatur shumë dhe është bërë e madhe. Flokët e fëmijëve janë zbardhur nga frika në të, ndërsa zjarri po digjet në pjesët e tij më të larta. Zoti ka fuqizuar duart e të tjerëve në vendin tonë, të cilin e ndërtuan njerëzit e dijes dhe të njohjes, shkencës në vendin tonë. Shtigjet janë me pluhur, toka është e ashpër, pellgu është i helmuar, i sëmurë, prindi i fëmijëve është i shqetësuar mendërisht. Ditët tona të vështira kanë copëtuar burra dhe kanë shkatërruar fëmijë.

O adhurues të Zotit! Kujdes dhe bëni kujdes, merrni në konsideratë,  sepse do të jeni të lumtur nëse këshillën e merrni në konsideratë. Riparo, përmirësojeni atë që është prishur, sepse shthurja  është preludi i shkatërrimit dhe rrënimit. Merrni rrugën e shpëtimit që të shpëtoni nga turpi dhe nga zjarri i Xhehenemit.

Allahun e Madhërishëm dhe të Lartësuar e lusim që të na sigurojë shkaqet e dhurimit të Tij, të na mundësojë që të jemi mirënjohës, falënderues ndaj të mirave dhe bekimeve të Tij, sepse me të vërtetë të mirat shtohen duke qenë falënderues për to.

“ O zemër ji e duruar dhe do të marrësh shpërblimin, sepse çfarë ka kaluar ka kaluar dhe nuk ka shpëtim prej saj,

Ankohem tek Zoti im për të gjitha situatat, nëse ajo që ka ndodhur e kënaqën Atë.”

O ju muslimanë! Ndryshimet e jetës na kanë hedhur në shumë telashe dhe askush prej nesh nuk është i sigurt nga çmimet e larta, tradhtia, vrasja, pikëllimi apo fatkeqësia. Zoti na ruajt ne dhe ju nga rrënimi dhe na mundësoftë neve dhe juve që të jemi nga njerëzit e devotshëm.

“Kush është i kënaqur me Bajramin, kjo nuk më kënaqën mua, përkundrazi, kjo më shton shqetësimet dhe hidhërimet,

Sepse më kujtoi të kaluarën nga koha e të dashurve dhe vëllezërve të mi.”

O Zot, lehtëso çështjet tona, bëj që të mbyllen me të mira veprat tona, na jep atë që të kënaq në shpresat tona, mëshiroji njerëzit dhe fëmijët tanë në Gaza, o Zot i botëve. O Zot, na i lehtëso çështjet tona. O Zot, të drejtohemi Ty nga këto hapësira të pastra që të na përmirësosh ne dhe që të na përmisosh ne në pasardhësit tanë.

Na ndihmo që të falënderojmë dhe të adhurojmë Ty siç duhet, na mundëso të jemi mirënjohës për bekimet që na ke dhuruar, na mundëso të bëjmë atë që na ke besuar,  na mbro në atë që na ke besuar, dhe mos na privo nga bekimet e fshehura të mirësisë Tënde me të cilat na ke mësuar, o Zot i botëve.

O Zot, prano dëshmorët tanë, shëro të plagosurit tanë, mundëso lirimin e të burgosurve tanë dhe ruaj këtë xhami për ne, o Zot, o Bujar. Mëshiro popullin tonë në çdo vend, përhap mbi ata mëshirën dhe qetësinë Tënde.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/960506609395109

Post Author: endrit