Lavdërimet për Zotin, ndihma e Tij është duke ardhur nuk ka diskutim, rugëzgjidhja nga Ai është afër nuk ka dyshim në të, dhe të gjitha vështirsitë janë drejt përfundimit.
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ata kurdisin dredhitë e tyre, por Allahu i di dredhitë e tyre. Edhe sikur prej dredhive të tyre të shembeshin malet, ata nuk do t’ia dalin mbanë. As mos mendo se Allahu nuk do t’ua mbajë premtimin e Vet të dërguarve. Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim.” ( Ibrahim 46-47)
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Triumfuesi që nuk mposhtet, i Cili ka thënë , dhe thënija e Tij është e vërtetë: “Tani shiko se si ka qenë fundi i ngatërresave të tyre. Ne i shkatërruam ata të gjithë dhe popullin e tyre.” ( En-Neml 51)
Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, e ka dërguar Allahu me fenë e vërtetë që të përhapi këtë fe tek të gjithë popujt.
O Zot fale, bekoje dhe mëshiroje Muhamedin, familjen e tij të pastër, shokët dhe pasuesit e tyre, dhe të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e kijametit.
Në vijim
O ju muslimanë! Ne jemi populli që nuk e fshinë kujtesën e tij, nuk e harron të kaluarën e tij, dhe nuk e neglizhon të tashmen e tij. Nga ku “Marrveshja e shekullit” e cila është e gjitha e keqe, dhe që nuk ka vlerë në vendimet dhe konventat ndërkombëtare. Ajo është “marrveshja e pamatur” që nuk i interesojnë të drejtat e të tjerëve, është “marrveshja e pazareve” me arabët dhe muslimanët mbarë, është marveshje që ndezën konflikte dhe nuk pranon bisedime, përhapën paknaqësi dhe nuk vendosën drejtësi. Ajo është marveshje që dëshiron të largojë Kud’sin dhe Aksanë nga prona e muslimanëve, sikurëse dëshiron dhënien fund egzistencës së popullit Palestinez në tokët e tij historike. Ajo punon për distancimin e çështjes së tyre të drejtë dhe të ndaluarit e këtij popullit në të drejtën e tij në vazhdimin e rrugëtimit të tij.
Këto janë disa synime që dëshiron të arrijë “marveshja e shekullit” ndërsa Allahu i Madhërishëm dëshiron diçka tjetër; “Dhe ata i përgatitën një kurth, por edhe Allahu u përgatiti kurth (dënim), se Allahu është strategu më i mirë.” (Al Imran 54)
O muslimanë! Paraardhësit tanë kan qenë në këtë tokë të bekuar, historikisht, fetarish dhe kulturalisht dhe ne vazhdojmë akoma të jemi në të, me durim, të vendosur dhe të lidhur me të. Ne dhe nipat tanë do të jemi në të, nuk na intereson se kush na lufton dhe na sulmon deri në ditën e kijametit. Toka e Kud’sit është toka e bekuar….. poezi.
O ju besimtarë! E kaluara jonë dëshmon sikurëse dhe historia e vërtetë dëshmon se Aksa është xhamia e dytë që është ndërtuar në tokë, specifikisht në Kud’s, që të jetë xhami vetëm për muslimanët, nuk mund të jetë dikush ortak me ata. Sikurëse ka lajmëruar për këtë i bësuari dhe i sinqerti, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur e ka pyetur Ebu Dherri duke i thënë: “Cila xhami është ndërtuar e para në tokë?” Ka thënë: “ Xhamia e shenjtë në Meke.” Pastaj ka pyetur kush tjetër pas sajtë? Ka thënë: “Xhamia e Aksasë.”
Është e paimagjinueshme që të pretendojë dikush që të pengojë të drejtën e faljes, namazit në të, dhe se Aksa do të jetë në ortakëri në mes dy grupeve. Ky përcaktim është i kotë dhe se nuk peshon as sa një grimcë e vogël. Kujtesa jonë nuk fshihet dhe nuk harron Ademin, paqja e Zotit qoftë mbi të, i pari që ka vendosur për ne rregullat e Aksasë, që të jetë për ne xhami. Omerin, Zoti qoftë i kënaqur me të, që ka vizatuar çelësat e sajt deri në ditën e kijametit. Allahu i Madhërishëm e ka emëruar atë në fjalën e Tij kur ka thënë: “I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar,…”(El-Isra’ 1) Allahu i Madhërishëm e ka përshkruar si kiblen, drejtimin e parë të muslimanëve dhe ka thënë: “Disa mendjelehtë (nga ithtarët e Librit) do të thonë: “Ç’i ktheu ata prej Kiblës së tyre?” (El-Bekare 142) Pastaj Allahu i Madhërishëm e ngriti rëndësinë e Aksasë tonë duke e përmendur atë në formën e lartësimit dhe ka thënë: “Kush është më fajtor se ai që pengon të përmendet nëpër xhamitë e Allahut Emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre?!” (El-Bekare 114)
O besimtarë! O muslimanë! Nuk ka dekument që ka dëshmi më të besueshme se Kurani Famëlartë, Kurani është i shenjtë. Musai dhe Isai, paqja e Zotit qoftë mbi ta, e kanë përforcuar të drejtën e muslimanëve në Aksa kur janë falur në namaz pas të dërguarit tonë Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kjo në natën e Israsë me urdhër të Zotit të Madhërishëm.
Prandaj muslimanët në Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij, janë përshkruar shumë mirë në fjalët e poetit Makdisij që thotë; “ Xhamia Aksa do të qëndrojë, pa marrë parasyshë natën mëngjesi do të vijë, do të vazhdojmë të falim obligimet tona, duke garuar me njëri-tjetrin që ti afrohemi minberit të sajtë.”
E çfarë mendje dhe llogjike ka ai që thotë diçka tjetër veç kësajtë?!
O ju besimtarë! Ne jemi popull që nuk e fshinë kujtesën e tij, kanë qenë këtu bizantinët dhe të tjerë dhe të gjithë janë larguar, Kud’si largon çdo pushtues dhe mizorë kjo falë shenjtërisë së tij dhe shenjtërisë së Aksasë tonë. I padrejti sa do që të qëndrojë ai është drejtë përfundimit dhe shkatërrimit. Kud’si është për të dashurit e tij prej kohësh, nuk pranon në të ortakë me ta…..
O ju muslimanë! Kujtesa jonë ka lëshur rrënjë thellë sikurëse rrënjët e fesë dhe historisë tonë në Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij. Ne jemi nga ata për të cilët ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të; “Për të vërtetën janë të vendosur përballen me armikun e tyre.” Ne jemi umeti, populli i përballjes dhe ne jemi populli i pastër, ne jemi ata për të cilët ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të; “Nuk ju intereson, nuk i shqetëson se kush i lufton ata.”
Ai që na sulmon ne dhe thurën intriga për Aksanë dhe Kud’sin tonë, nga bijtë e gjakut dhe të gjuhës tonë, i themi nga ajo që u ka arritur njerëzve nga fjala e profetësive të para; “Nëse nuk ke turp, bëj çfarë të duash.”
Nuk na dëmton hipokriti apo tradhëtari, që tradhton Zotin dhe të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe duke tradhtuar bashkësinë e besimtarëve.
O adhurues të Zotit! Ndërsa e tashmja jonë, ne vazhdojmë ta jetojmë atë dhe të vendosur dhe durimtarë përballë sajtë duke paguar çmimin e Zotit me caktimin e Zotit, paguajmë çmimin e dobësisë me çmimin e forcës, paguajmë çmimin e pamundësisë me çmimin e krenarisë, paguajmë çmimin e padijes me çmimin e dijes, paguajmë çmimin e frikës me çmimin e sigurisë dhe stabilitetit, paguajmë çmimin e urisë me çmimin e durimit, paguajmë çmimin e padrejtësisë me çmimin e detyrimit të tij dhe konfiskimit të tij, paguajmë çmimin e dialogut me çmimin e vendosmërisë, paguajmë çmimin e hipokrizisë me çmimin e përballjes dhe luftimit të tij. Ne jemi këtu në tokën e shenjtë me caktimin dhe emrin e Allahut të Madhërueshëm, për të cilën nuk kanë vlerë marrveshjet dhe pazaret, as diskutimet e hipokritëve dhe të prishurve dhe të dalëve nga feja.
Të kapurit pas fesë dhe bësimit tonë është rruga dhe forca jonë, prandaj o ju të lidhur ngusht me këtë tokë të shenjtë, le të jetë parulla juaj fjala e Allahut që thotë: “nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.”(Muhammed 7) Bëjeni këtë ajet moton dhe shqetësimin tuaj, dhe silluni me Islamin ashtu sikurëse janë sjellur të tjerët para jush , dhe mos e braktisni Kuranin dhe synetin e të dërguarit. Vërtetë nëse e ndihmoni Allahun, Ai do të ju ndihmojë ju dhe do të ju realizojë ju dëshirat tuaja, Allahu vërtetë nuk e thyen premtimin e Tij dhe në këtë nuk kemi dyshim se mometi është duke ardhur.
Ka ardhur në një hadith të ndershëm; “ Ka përmendur tre sy që nuk do ti preki zjarri i xhehenemit; Syri që ka lotuar nga frika e Zotit, syri që nuk ka fjetur duke ruajtur në rrugë të Zotit, dhe syri që është mbyllur për mos të shikuar atë që ka ndaluar Zoti.”
O Zot na furnizo me frikën ndaj Teje dhe bindjen ndaj Teje, o Zot na furnizo me fjalë dhe vepra që të jeshë i kënaqur me ne.
Adhurues të Zotit! Dijeni se Allahu nuk e pranon lutjen e atyre që nuk janë të vëmendshëm. Lutjuni Allahut sepse jeni të premtuar për përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet për Zotin. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, ka përcjellë mesazhin e Zotit të tij, ka këshilluar popullin e tij dhe ka bërë përpjekje të vërtetë në rrugën e Zotit deri sa i ka ardhur momenti i fundit. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen, shokët dhe tabiinët dhe të gjithë ata që i kanë pasuar ata me mirësi deri në ditën e fundit.
Në vijim
O ju muslimanë! Emërimi i “Marveshjes së shekullit” me këtë emër, është i gabuar nga ana gjuhësore dhe ligjore, sepse marrveshja bëhet në mes dy palëve, nga ku çdo njëra palë ka të drejtën e vet në atë çfarë ajo posedon. Ndërsa kjo nuk është marrveshje sepse pala e cila e ka shpalosur këtë gjë nuk posedon diçka në Bejtul Mak’dis dhe në rrethinat e tij. Ndërsa organizatat dhe shoqata ndërkombëtare dhe të gjithë popujt mbarë vendosin për këtë. Në të kundërt nuk do të kishte çështje e cila njihet dhe quhet “çështja Palestineze”.
Sikurëse gjithashtu pala tjetër, e cila është ajo që ka të drejtën në këtë çështje, ana Palestineze, nuk i është marrë mendimi, pala tjetër nuk përfaqsohet nga disa hipokritë dhe tregtarë nga arabët. Por pala e dytë është çdo musliman në çdo cep të tokës. E nëse ata duan që kjo marveshje të jetë e pranueshme dhe e besuar atëhere ata duhet që të marrin dakortësinë e një miljardi e tetëdhjetë mijë miljon muslimanëve. E nëse një musliman i vetëm kundërshton dhe nuk bie dakort me këtë marrveshje atëhere marrveshja është e pa vlefshme, sepse nga kushtet e plotësimit të marrveshjeve është dakortësia e të gjithë antarëve të palëve që nënshkruajnë marrveshjen. E kjo gjë nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhi.
O adhurues të Zotit! Kur muslimanët janë të dobët, nuk kanë fuqi dhe forcë njerëzore, Allahu i mbështetën ata me ushtarët e Tij në triumfin e tyre. Kur Kurejshët idhujtarë i bënë bllokadë të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për tre vite me rrallë, Allahu i Madhërueshëm urdhëroj që të shkatërrohet fleta e tyre e marveshjes, dhe përfundimi i bllokadës ndaj muslimanëve. Kur u mbodhën arabët hipokritë dhe ndjekësit e librave kundra të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe muslimanëve në betejën e Ahzabit, grupeve, me qëllim që ti eleminonin apo zhduknin ata në Medinen e ndritshme, nga dobësia e Islamit atë kohë, Allahu i Madhërishëm dërgoi erën duke i kthyer ata në të mundur.
Virusi i koronas që frikson shtete dhe kërcënon jetën e miljona njerëzve, a do të kthehen njerëzit dhe të pendohen tek Allahu i Madhërishëm?!
O ju muslimanë! Kur hipokritëtt, idhujtarët dhe ndjekësit e librave, jehudët dhe të krishterët, thurën intriga kundra muslimanëve ne Medinen e Ndritshme, duke e rrethuar atë, muslimanët morën masat duke hapur kanalin, lufta e Hëndekut. Kush janë masat e arabëve dhe muslimanëve sot në përballjen me atë që ju është afruar si “marrveshja e shekullit”? Deklarata e refuzimit të kësaj marrveshjeje nga ana e ministrave të jashtëm të vendeve arabe, apo nga konferenca e bashkëpunimit të vendeve Islame, a është e mjaftueshme apo duhet që të ndërmerren hapa të tjerë?
Ne nuk na ngelet vetëm se të themi O Allah ti je mbështetja jonë dhe Mbrojtës i mrekullueshëm.
Neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm përballë atyre që na kanë sulmuar ne.
Neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm përballë atyre na kanë bërë padrejtësi.
Neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm përballë atyre që ngrenë kurthe ndaj popullit tonë.
Neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm përballë atyre që ngrenë kurthe kundra çështjes tonë.
Neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm përballë atyre që bën tradhëti ndaj Aksasë tonë.
Neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm përballë atyre që bëjnë pazare kundra muslimanëve.
“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)