Haxhi: Të kuptuarit e vlerës së kohës dhe vendit

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    03-12-1446H   30-05-2025 D

Shejh Dr. Abdul Muhsin El Kasim

Tema  Haxhi: Të kuptuarit e vlerës së kohës dhe vendit

Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet,  e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, për të gjithë dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit me frikë të vërtetë dhe binduni Atij në fshehtësi dhe hapur.

O ju musliman! Zoti ka bërë dallimin në mes të netëve dhe ditëve, u ka dhuruar robërve të Tij sezone bindjeje në mënyrë që besimtarët të mund të rriten në gradët e tyre. Nga ditët e dalluara dhe me vlera, të cilat Zoti i ka ngritur në gradë dhe ka lartësuar në rëndësi janë dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes. Zoti betohet për to, e Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, betohet vetëm për diçka të madhe, ka thënë: “(Betohem) për shkrepjen e agimit dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!” (El-Fexhr 1-2) Ato janë nga ditët më të shenjta të Zotit dhe muaji i shenjtë i fundit, ditët e tyre janë ditë më të  mira se dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Shejhul Islam, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes janë më të mira se dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, ndërsa dhjetë netët e fundit të Ramazanit janë më të mira se dhjetë netët e para të Dhul Hixhes. Veprat e mira të kryera gjatë tyre janë më të dashura për Allahun sesa në kohët e tjera.”

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “  Veprat e mira nuk marrin vlerë më shumë ashtu siç mund të kenë në këto ditë, ditët e Dhul Hixhes.”  Njerëzit e pyetën: “As përpjekja, lufta në rrugë të Allahut?” Ai ka thënë: “ As përpjekja, lufta në rrugë të Allahut, veç personit që del në luftë me pasurinë dhe veten e tij dhe nuk kthehet me asnjërën, bie shehid.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Në këto ditë janë bashkuat adhurimet më të rëndësishme, ku përfshihen namazi, bamirësia, agjërimi, haxhi dhe sakrifica, kurbani. E simboli më i lartë i këtyre ditëve është haxhi në shtëpinë e shenjtë të Zotit, në Qabe, një nga shtyllat e Islamit dhe një nga themelet e tij të mëdha, përmes së cilës fshihen gjynahet dhe shkeljet, gabimet. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Haxhi fshinë, pastron atë që ka qenë para tij, nga gjynahet dhe të metat.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Haxhi është pastrim për kryerësin e tij, për haxhiun nga pastërtia e të këqijave, gjynaheve. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush kryen Haxhin për hatrin e Zotit duke mos thënë fjalë të turpshme dhe nuk bën gjynahe, do të kthehet si në ditën që e lindi nëna e tij, i pastër nga gjynahet.” Muttefikun Alejhi.

LEXO  Këshilla të mira për besimtarët dhe besimtaret

Në dhjetë ditëshin e parë të Dhul Hixhes ndodhet dhe dita e Arefatit, dita e takimit të famshëm të muslimanëve, dita e madhe e tyre. “Nuk ka ditë në të cilën Allahu liron më shumë robër nga zjarri i Xhehenemi sesa në Ditën e Arafatit.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Ajo është një ditë lutjeje, shprese, nderimi, përulësie dhe nënshtrimi. Ibn Abul Berri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Lutjet e ditës së Arefatit në përgjithësi pranohen.”

Në këto dhjetë ditë të para të Dhul Hixhes është dhe njëra nga dy festat e muslimanëve, Kurban Bajrami, dita më e madhe dhe më e shenjtë tek Zoti. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në Haxhin e tij të lamtumirës, në hutben, ligjërimin e tij në ditën e Kurban Bajrmit, ka thënë: “ Vërtetë, dita më e shenjtë është kjo dita juaj, Kurban Bajrami.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi. Dita e Kurban Bajramit është dita më e mirë dhe më e shquar e ritualeve, ku shumica e veprimeve të Haxhit kryhen në të. Ajo është dita e Haxhit të madh, për të cilën Zoti ka thënë: “Ja shpallja e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij drejtuar njerëzve në ditën e haxhit të madh…” (Et-Teube 3)

Në këtë ditë Allahu ka plotësuar fenë për këtë umet. Në zemrat  e besimtarëve ka dëshirë të madhe për të bërë Haxhin në shtëpinë e shenjtë të Zotit, në Qabe. Nga mirësia e Zotit ndaj robërve të Tij është se këtë adhurim Ai  e ka bër obligim vetëm për ata që kanë mundësi ta kryejnë.  Kush synon të kryejë Haxhin por nuk është në gjendje ta bëjë këtë do të marrë shpërblimin e tij. Rekomandohet, është e përlqyeshme që të agjërohen nëntë ditët e para të dhjetë ditëve të bekuara. Neveviu, Zoti e mëshroftë, ka thënë: “ Është shumë e rekomanduar, e përlqyer.” Ndërsa:  “Agjërimi i Ditës së Arefatit shlyen gjynahet e vitit të kaluar dhe të vitit të ardhshëm.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Ndërsa për haxhinjtë është më mirë që të mos e agjërojë këtë ditë duke ndjekur veprën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Është e përlyer që në dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes që të shtohet përmendja e Zotit. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ …dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara…” (El-Haxhxh 28) I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Prandja shpeshtoni në këto ditë nga Tahlili, Njësim i Zotit, Tekbir, Madhërim të Tij, dhe Tahmid, Lavdërim të Allahut.”

Tekbiri absolut, i përgjithshëm,  thuhet në çdo kohë gjatë ritualeve të dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes. Tekbiri i kufizuar është i përcaktuar pas namazeve farze, të obliguara, nga namazi i sabahut në Arefatit për haxhinjtë dhe të tjerët deri në namazin e ikindisë në ditën e fundit të Teshrikut, Kurban Bajramit.

Leximi i librit të Zotit, Kuranit Famëlartë   ka shpërblime të shumfishta. Sadakaja, lëmosha është nga portat e lumturisë, e ajo është më e mirë se asnjë herë në momentet që ajo nevojitet dhe në kohë të nderuara.

LEXO  Durimi dhe shpërblimi i vuajtjeve dhe sprovave

Gjatë ditëve të Kurban Bajramit ekziston një adhurim material, financiarë, dhe fizik që Zoti e ka lidhur me namazin. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban!” (El-Keuther 2)

Zoti ka nxitur për sinqeritet në sakrificë, Kurban dhe që të qëllimi të jetë vetëm për hatrin e Tij, jo për krenari, për hipokrizi, për reputacion apo thjesht për traditë, zakon. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj.” (El-Haxhxh 37)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka bërë kurban dy desh balashë dhe me brirë, dhe i ka therur ata me dorën e tij. Muttefikun Alejhi. Balashë do të thotë atë desh që janë të zinjë me të bardhë. Me brirë ata desh që kanë brirë.

Sakrifica më e mirë është ajo më e shtrenjta dhe më e çmuara për pronarët e saj. Një dele është e mjaftueshme për një burrë dhe familjen e tij. Kush ka ndërmend të bëjë kurban nuk duhet të presë flokët dhe thonjtë e tij që nga fillimi i dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes deri sa të bëj kurbanin. E kush e bën nijet, ndërmend që të bëjë kurban pasi të kenë filluar dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes, duhet të përmbahet nga prerja e flokëve ose thonjve që nga koha kur e ka bërë këtë nijet, qëllimin.

Në vijim

O ju muslimanë! Nga mirësit e Allahut të Madhërishëm është se Ai e bëri sezonin e dhjetë ditëve të Dhul Hixhes të përbashkët për ata që udhëtojnë për në Haxh dhe të justifikuarve, që nuk mundën të bëjnë Haxhin. Haxhi, përveç vlerës, shenjtësirë së kohës, arrin nderin e vendit në vendin më të dashur për Zotin: Mekën e nderuar. Allahu i Madhërishëm është betua për të, e shenjtëroi, e ruajti dhe e bekoi me mirësi të bollshme, të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Zoti  e bëri atë të sigurt, pa asnjë luftë në të, zogjtë në të janë të sigurt dhe jo të frikësuar, pemët në të nuk priten. Paratë, pasuri që nuk i dihet pronari  nuk duhet të merren përveçse nga dikush që e njeh atë, pronarin e tyre. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka shikura drejtë saj, Mekes,  dhe ka thënë: “ Pasha Zotin, ti je toka më e mirë e Zotit dhe toka më e dashur e Zotit për Atë.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.

Haxhiu i suksesshëm është ai që e mbush kohën e tij me akte bindjeje, grumbullon vepra të mira, e ekspozon veten ndaj bekimeve të mëshirës, ​​e falënderon Zotin e tij për bekimet e njëpasnjëshme dhe lutet për ata që u shërbejnë haxhinjve dhe kryerësve të Umres.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ O besimtarë! Hani nga ushqimet e lejuara që ju kemi dhënë dhe, nëse jeni adhurues të Allahut, falënderojeni Atë!” (El-Bekare 172)

Zoti na begatoftë në Kuranin Famëlartë, Zoti na bëftë dobi nga argumetat dhe urtësitë e tij të mëdha.

Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirbërës.

LEXO  Këshilla për përmirësimin e individit dhe shoqërisë

Hutbeja e dytë

Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falënderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai meriton Madhërime.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.

O ju musliman!  Njerëzit janë në përpjekjen e tyre për tek Zoti, dhe se nuk do të ndalojnë nga rrugëtimi i tyre përveçse në Xhenet ose në zjarr të Xhehenemit. Çdo orë që njeriu kalon gjatë jetës së tij nëse nuk e afron atë drejtë Zotit të tij do e largojë prej Tij. Prandaj shfrytëzoni sezonet e adhurimeve para se ato të përfundojnë, qëndroni largë gjynaheve sepse Allahu është xheloz, nuk i do ato. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me të vërtetë Zoti bëhet xheloz, xhelozia e Tij është kur besimtari bën atë që Ai e ka ndaluar, e ka bërë haram.” Muttefikun Alejhi. Gjynahi zmadhohet, konsiderohet më i madh në muaj të shenjtë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!” (Et-Teube 36) E ku ka më bukur se njeriu të pendohet gjatë ditëve më të dashura për Allahun! Kush mendon se ka dështuar, ka qenë i mangët, në fjalët, veprat, gjendjen, jetesën ose në ndryshimin e zemrës së tij, ai duhet të përqëndrohet në monoteizëm, besimin në Një Zot dhe në kërkim falje, sepse në to ka shërim nëse ato bëhen sinqerisht dhe me vërtetësi.

Dijeni se  Allahu ju ka urdhëruar që të bieni në Salavate dhe ta përshëndesni  të dërguarin e Tij, Ai ka thënë në Kuranin Famëlartë: O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje  të dërguarin tonë,  Muhamedin.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të drejtë,  të cilët gjykuan me të vërtetën dhe me të bënë drejtësi, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij, dhe mbi ne së bashku me ta, me  Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Bujar.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro politeizmin dhe politeistët, dhe shkatërro armiqtë e fesë.

O Zot, bëje të paqtë, të sigurt dhe të begatë këtë vend  dhe të gjitha vendet muslimane.

O Zot, përmirëso gjendjen e muslimanëve në çdo vend! O Zot, ji mbrojtësi dhe mbështetësi i tyre, ndihmësi dhe përkrahësi i tyre, o i Fortë, o i Plotfuqishëm.

O Zot, ruaj dhe jepu paqe haxhinjëve dhe ata që kryejnë umren, prano Haxhin e tyre dhe bëje atë një Haxh të pranuar, o Zot i Botëve. Ktheji ata në vendet e tyre shëndosh e mirë dhe fitimtar, ndërsa Ti je i kënaqur me ta, o më i Madhi më Bujari.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë dhe zëvendësin e fronit të tij në atë që Ti do dhe je i kënaqur, udhëzoi ata në drejtësi dhe devotshmëri, o Zot, bëji ata të dy të dobishëm për Islamin dhe muslimanët.

O Zot, shpërble me të mira ata që kanë shërbyer për haxhinjtë dhe ata që bëjnë umre, o Zoti i botëve.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23)

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju,

Falënderojeni për të mirat dhe begatitë e Tij që t’ua shumojë ato.

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

 Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1027034169602804

Post Author: endrit