Haxhi: Uniteti i muslimanëve dhe mbështetje për të shtypurit

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa      25-11-1446H   23-05-2025 D

Shejh Muhamed Hysejn 

Tema  Haxhi: Uniteti i muslimanëve dhe mbështetje për të shtypurit

Të përgjigjemi o Zoti ynë, të përgjigjemi! Të përgjigjemi Ty që nuk ke rival, të përgjigjemi!  Falënderimi është vetëm për Ty, mirësia është vetëm prej Teje. Ty të takon sundimi! Ti nuk ke rival! Të përgjigjemi o Zoti ynë, me sinqeritet, me të vërtetë, me adhurim dhe nënshtrim.   

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetësuesi dhe shembulli, modeli ynë,  Muhamedi, është rob i Zotit  dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri i Tij nga të gjitha krijesat e Tij dhe miku i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve, mbi të gjithë që kanë ecur në rrugën e tyre, kanë ndjekur gjurmët e tyre dhe kanë pasuar traditën e tyre deri në ditën e Fundit. Lutje dhe përshëndetje për dëshmorët dhe të rënët, për robërit dhe për të burgosurit, për ata që janë në namaz, në ruku dhe që bien në sexhde për Zotin, në xhaminë e bekuar të Aksasë dhe në çdo tokë nga vendet muslimane.

Në vijim

O ju muslimanë! O bijtë e Bejtul Makdis, Kudsit, dhe rrethinave të  tij! Në këto ditë kanë ardhur dhe po kalojnë tek ne muaj dhe ditë të bekuara,  në të cilat myslimanët kryejnë një adhurim të madh dhe një shtyllë të rëndësishme nga shtyllat e Islamit madhështorë. Ai është pelegrinazhi i  haxhit për në Shtëpinë e lashtë, të madhe dhe të nderuar të Zotit, për në shtëpinë e shenjtë të Zotit, në Mekën e Bekuar. Gjatë këtyre ditëve të bekuara, mysafirët e të Gjithëmëshirshmit u nis nga toka jonë e shenjtë, duke u drejtuar drejt xhamisë së Shenjtë, në përgjigje të urdhrit të Zotit të Plotfuqishëm, në përgjigje të thirrjes së zotërisë sonë, Ibrahimit, dhe legjislacionit, sheriatit të zotërisë së të dërguarve, zotërisë tonë, të dashur dhe të nderuar tonë Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

O ju muslimanë! O bijtë e Bejtul Makdis, Kudsit, dhe rrethinave të  tij! Kjo thirrje e madhe, e lashtë dhe e përjetshme, të cilën Zoti e ligjëroi nëpërmjet gjuhës së zotërisë tonë, Ibrahimit, dhe të cilën Zoti e plotësoi me legjislacionin, sheriatin e zotërisë së të dërguarve, të dashurin tonë dhe të dashurin e Zotit të Botëve, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Muslimanët dhe besimtarët i përgjigjen thirrjes së Zotit të Madhërishëm për Haxh në shtëpinë e Tij të lashtë, në Qabe. “Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta.” (El-Haxhxh 27) “Kujtoje kur Ne vendosëm për Ibrahimin vendin e Faltores (duke e urdhëruar): “Mos më shoqëro asgjë (në adhurim)…” (El-Haxhxh 26)

O ju muslimanë! O ju besimtarë! O ju të lidhur dhe që vigjiloni në xhaminë e bekuar të Aksasë dhe në Kudsin e nderuar! O adhurues të Zotit! Vërtetë obligimi i Haxhit ka përfitime, kuptime, mësime, morale dhe situata që e shtyjnë besimtarin drejt Zotit të Plotfuqishëm dhe çfarë e inkurajojnë atë për ta kryer këtë detyrim të madh dhe këtë shtyllë të fuqishme nga shtyllat e Islamit. E kjo shtyllë është Haxhi, pelegrinaxhi në shtëpinë e shenjtë të Zotit, në Qabe. Për në shtëpinë e Zotit, në Qabe, ku recitohen Telbija, bëhet Tavafi, bëhen lutje dhe dua,  të drejtuarit për tek Zoti i  Plotfuqishëm dhe shpeshtimi i Tavafit, vrapimit që kryhet midis Safasë dhe Mervasë.  Ndërsa atje në Arafatin e  Zotit, në atë vend  të madh dhe fisnik, vendi ku shumëfishohen veprat e mira, ku pakësohen gabimet dhe ku falen gjynahet. Ka ardhur nga zotëria i njerëzimit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka ditë nga ditët e Allahut në të cilën lirohen më shumë njerëz nga zjarri i Xhehenemit sesa në Ditën e Arafatit.”  Allahun e Lartësuar e lusim që të shpërtoj qafët tona dhe qafat e muslimanëve nga zjarri i Xhehenemit, të pranoj ne dhe të pranojë haxhinjët e shtëpisë së Tij të shenjtë, Qabes, me falje dhe pendesë, Ai është i Madhi i Mëshirshmi, Falës dhe Bujar me robërit e Tij besimtarë.

LEXO  Reflektime rreth emrit të Zotit "El Halim"

O ju muslimanë! O bijtë e Bejtul Makdis, Kudsit, dhe rrethinave të  tij! Atje, në Arafatin e  Zotit, ku zemrat mbushen me lutje të sinqerta drejtuar Allahut të Plotfuqishëm, atje ku ka psherëtima dhe lot që rrjedhin, duke u penduar për atë që njeriu ka lënë pas dore me Zotin e tij. Por Zoti është Falësi i Plotfuqishëm, i Cili i ka mbledhur besimtarët në atë vend madhështorë, afrohet  pranë tyre me mëshirën dhe madhështinë e Tij, për tu mburrur me ata tek Melaiket. Në një hadith ka ardhur: “ Vërtetë Zoti i Plotfuqishëm u afrohet njerëzve të Arafatit dhe mburret me ta para Melaikeve, duke u thënë atyre: Shikoni robërit e Mi, ata kanë ardhur tek Unë të çrregullt dhe të mbuluar me pluhur, të pluhurosur.” Po, ata kanë ardhur nga çdo vend i largët, nga të gjitha anët e tokës për t’iu përgjigjur thirrjes së Zotit të Plotfuqishëm, thirrjes së mikut të Tij, Ibrahimit, dhe duke pasuar sunetin e të dashurit tonë të nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili iu drejtua besimtarëve gjatë Haxhit të Lamtumirës dhe u shpjegoi atyre çështjet e fesë së tyre. O ju muslimanë! O ju besimtarë! U shpjegoi atyre atë që u përmend në predikimin e tij fisnik: “A e dini se në çfarë dite jeni?” Ata thanë: “Në ditën e Kurbanit ose në ditën e Arafatit.”  Ai ka thënë: “A e dini se çfarë muaji është ky?” Ata kanë thënë: “Ky është muaji i shenjtë.” Ndërsa i dërguari ynë i nderuar e përsëriti këtë: “E çfarë vendi është ky?” “Vërtetë ky është vendi i xhamisë së shenjtë, Qabes.” Për t’u thënë myslimanëve që nga ajo ditë, deri në ditët e sotme, dhe derisa Zoti të trashëgojë tokën dhe çfarë është mbi të, në një kongres samit gjithëpërfshirës të myslimanëve, unifikues për besimtarët: “ Vërtetë gjaku juaj, prona dhe nderi juaj janë të shenjta për ju, sikurse  shenjtëria e kësaj ditë tuaj, në këtë vendin tuaj, në këtë ditën tuaj.” Këtë e përcjellën i dërguari i nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në ditën e Haxhit të Madh, në hutben e lamtumirës, e cila ishte shpjegim i rregullave të Islamit, i parimeve të besimit, dhe i moralit të Islamit dhe të muslimanëve, të cilës ata duhet t’i përmbahen. Sepse në të qëndron suksesi, shpërblimi dhe shpëtimi në këtë botë dhe në botën Tjetër, në Ahiret.

A nuk do të përfitojnë myslimanët sot në këto ditët e tyre nga ky kongres, samit madhështorë mbi Islamin dhe myslimanët? Ata e morët atë kongres, samit për ta, që të shqyrtojnë situata,  gjendjet e tyre, që të shikojnë në interesat e tokave dhe vendeve të tyre, të shikojnë në interesat e popujve të tyre, të cilët, për fat të keq, janë në atë gjendje që presin lehtësim nga perëndimi ose lindja, ose nga këtu apo atje, në konfuzion, shpërndarje dhe përçarje në çështjen e tyre.

O ju muslimanë!  O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! A nuk është koha që umeti Islam dhe muslimanët të mbajnë një kongres, samit për hir të Allahut të Lartësuar, duke ndjekur shembullin e samitit, kongresit të Arafatit dhe ritualeve të Haxhit, që të marrë në konsideratë lehtësimin e atyre që janë në vështirësi në tokat e Islamit dhe të myslimanëve, këtu në tokën e Israsë dhe Miraxhit, nga Rafahu në jug deri në Xhenin në veri, ku është përhapur lufta e çmendur që po merr jetët e bijve të popullit Palestinez, po korr, merr jetët e njerëzve të pafajshëm nga fëmijë, të moshuarit dhe gratë. Ndërsa muslimanët denoncojnë, kundërshtojnë ose dënojnë, por nuk ngrihen në nivelin e kongresit, samitit të Arafatit, kongresin e Haxhit të madh,  në të cilin u lartësua fjala e Islamit dhe e muslimanëve.

LEXO  Pastrimi i vetes, shpirtit

Prandaj, o Zoti i Arafatit, o Zoti i shtëpisë së shenjtë, Qabes, tek Ti ankohemi për dobësinë tonë, për mungesën e burimeve të forcës tonë dhe për parëndësinë tonë midis njerëzve. Na ndihmo, o Ndihmës i atyre që kërkojnë ndihmë, na mbulo me mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues, na forco, na bëj të palëkundur me të vërtetën dhe me besim, mbrojtës dhe roje të besueshëm të xhamisë Tënde Aksasë së bekuar.

Në një hadith fisnik ka ardhur nga zotëria i gjithë njerëzimit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër vetëm se Xhenetin.”  O Zot, bëj haxhin e besimtarëve dhe haxhin tonë të pranuar dhe gjynahet tona të falura. O Zoti i botëve, na kthe ne dhe ata tek Ti me mënyrën më të bukur, të mirë, na mbështet me mbështetjen Tënde të palëkundur dhe na streho me mbrojtjen Tënde që nuk mund të arrihet. Vërtet, o Zoti ynë, pa dyshim, je i Fuqishëm për çdo gjë.

O ju muslimanë!

Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet  janë vetëm për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, s’ka të dërguar pas tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ka dashur që robërit e Tij të punojnë për fenë e tyre dhe jetën e tyre të kësaj bote, deri sa të fitojnë nga mirësitë e Zotit dhe të meritojnë kënaqësinë e Tij.

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetësuesi dhe shembulli ynë,  Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët dhe mbi të gjithë shokët e tij,  dhe mbi ata që u drejtuan dhe u udhëzuan me udhëzimin e tyre deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju muslimanë! O bijtë të tokës së Israsë dhe Miraxhit!  Nga ritualet e Zotit të Lartësuar  gjatë këtyre ditëve, së bashku me atë se çfarë ofrojnë haxhinjtë  në shtëpinë e shenjtë të Zotit dhe aktet vullnetare të adhurimit që ata kryejnë për Zotin e Lartësuar është dhe sakrifica, kurbani. Sakrifica, kurbani, siç e kanë shpjeguar dijetarët, është detyrim apo sunet i fortë për ata që janë në gjendje ta bëjnë këtë, për të siguruar atë për familjen dhe fëmijët, dhe për t’u ndihmuar të varfërve dhe nevojtarëve, e sa të shumtë që ata janë në ditët tona! Po, rituali i sakrificës, kurbanit,  është nga ritualet e Allahut të Lartësuar. Allahu e ka bërë kohën e tij, kurbanit,  në ditën e sakrificës Kurbanit dhe pas asaj dite gjithashtu. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban!” (El-Keuther 2)

Po, o ju musliman! Ky ritual i madh të cilin e ka praktikuar i dërguari i Allahut,paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku është transmetuar se ai ka bërë kurban, sakrifikoi dy desh me brirë, të bardhë dhe të hijshëm.  Të cilët i theri me dorën e vet, ku përmendi emrin e Allahut dhe e madhëroi Atë, Allahu Ekber.  Kurbani dhe therja e tij është mjet për t’u afruar më shumë për tek Allahu i Lartësuar dhe mënyrë për të siguruar ushqim për familjen, të varfrit dhe nevojtarët. Para dhe pas kësaj,  kurbani është ritual nga ritualet e  mëdha të Islamit. Ne i lutemi Allahut të Lartësuar t’u japë sukses pelegrinëve të nderuar, haxhinjëve të shtëpisë së Tij, Qabes në kryerjen e ritualeve të tyre, t’u japë sukses bijve të popullit tonë që janë në gjendje të bëjnë sakrifica, kurbane që të jenë bujarë me ta, për tu afruar përmes tij, kurbanit, më shumë tek Zoti, mëshirë për nevojtarët, mëshirë për të varfrit dhe  mëshirë për të pamundurit dhe nevojtarët.

LEXO  Burrëria: kuptimi dhe ndikimet e saj

O ju muslimanë! O bijtë të tokës së Israsë dhe Miraxhit!  Në këto ditë kritike dhe të vështira, Kudsi dhe xhamia e bekuar  e Aksasë po përballen me shumë sulme ndaj ambienteve të saj të shenjta, nga ata ekstremistë arrogantë që ëndërrojnë për një tempull të supozuar, dhe që u është ngulitur në mendjet e tyre të prishura se ky vend dikur ishte i tyre. Përgjigje për të gjitha akuzat, ëndrrat imagjinare dhe iluzionet e tyre, ne themi: Këtë shtëpi të madhe dhe këtë vend fisnik, Zoti e bëri të bekuar dhe të shenjtë, shpalli në të ajet Kuranorë që çdo mysliman e reciton: “I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar…” (El-Isra’ 1)

Ajo, Aksa, për muslimanët është besim, ligj dhe çështje jete. Aksa, për muslimanët, është qytetërim,  histori dhe burim krenarie, me të cilën krenohet çdo besimtar, që ditën në të cilën u shpërngul, bëri Isranë, i dashuri ynë i nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në ambjentet e saj të shenjta, të bekuara, nga ambjetet e të cilës u ngrit, bëri Miraxhin e tij, për në qiejtë e lartë, për të na u obliguar në atë udhëtim pesë namazet e ditës. Aksa është  xhamia e tretë drejt së cilave kërkohet, nxitet të udhëtohet. Nxitja e udhëtimi drejt xhamisë së bekuar të Aksasë është një thirrje profetike së cilës duhet t’i përgjigjemi, të ngrihemi me të dhe të jemi të parët që i përgjigjemi dhe që vijmë për në xhaminë e bekuar të Aksasë, gjatë këtyre ditëve dhe gjatë gjithë vitit.  Kjo sepse xhamia Aksa është xhamia jonë, është Kibla jonë dhe është vendi i Israsë së profetit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Prandaj,  nuk ka neglizhencë, nuk ka ndryshim dhe nuk ka zvendësim në qëndrimin e fortë të besimit për natyrën Islame të kësaj xhamie të bekuar dhe për të drejtën e plotë të muslimanëve në të. Ndërsa të tjerëve  asgjë nuk u përket në të,  pavarësisht se si përpiqen të shkelin dhe pavarësisht përpjekjeve agresive dhe armiqësore. O ju muslimanë! Për shtëpi ka Zot që e mbron atë, dhe për xhaminë e Aksasë Zoti i saj është  Allahu i Plotfuqishëm,  Ai është shkatërruesi i tiranëve, mposhtësi i arrogantëve dhe hakmarrësi i çdo tirani kokëfortë. Vizitorët dhe mbrojtësit e saj janë muslimanët ata që i njohim mirë rrethinat e saj, janë besimtarët ata që vijnë për tek ajo,  zemrat e tyre e duan, e dëshirojnë atë dhe sytë e tyre janë vetëm tek ajo. Toka e saj dëshmon për ata sepse janë që bëjnë sexhde, përkulen, bien në ruku, në të dhe që e mbushin xhaminë e bekuar të Aksasë.  Janë zhgënjyer të gjithë ata që e lakmojnë këtë xhami, dhe do të zhgënjehen. E vërteta dhe fitorja i përkasin çdo besimtari se kjo xhami është për ne dhe për të gjithë myslimanët.

O Zot, të lutemi që ta na japësh kthim të mirë tek Ti. Mundëso për ne dhe muslimanët  rrugëzgjidhje të shpejtë dhe të afërt,  na jep, udhëheqës besimtarë dhe të mëshirshëm, që të njësojë rrallët tona, të bashkojë forcat tona  dhe të na japi fitore.

O Zot, të lutemi të jesh kundër të padrejtëve sepse ata nuk të besojnë Ty.

O Zot, na e shfaq të vërtetën të vërtetë dhe na e mundëso ta ndjekim atë, dhe na e shfaq të pavërtetën  të pavërtetë dhe na e mundëso ta shmangim atë. O Zot, ruaj Islamin dhe muslimant, na ruaj ne me Islam, mbrojtës dhe vizitor të xhamisë së bekuar të Aksasë, me të vërtetë, o Sunduesi ynë, Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë dhe i denjë për përgjigje.

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë tonë Muhamedin, famijen dhe të gjithë shokët e tij. Dhe ti që fton për  namaz, fto për namaz!

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/731727265982697

Post Author: endrit