Emaneti, përkufizimi, shpjegimi i fushave të tij dhe obligimi për plotësimin e tij

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar        21-07-1445  H    02-02-2024 D 

Shejh Usame Khajat 

Tema    Emaneti, përkufizimi, shpjegimi i fushave të tij dhe obligimi për plotësimin e tij

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka urdhëruat që të përmbushet emanetit, të mbahet fjala e dhënë, ka paralajmëruar nga tradhtia dhe na ka udhëzuar në rrugë të drejtë. Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë për dashamirësinë, bekimet, bujarinë  dhe mirësitë e Tij të shumta. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, i Drejti, Mëshiruesi Mëshirbërësi.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, thirrësi për në kënaqësinë e Zotit dhe për të lumturuar njerëzit në Xhenetet e Përhershme. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, njerëzit e vlerave dhe devotshmërisë,   metodës, rrugës së drejtë dhe mirësive universale, tabiinët dhe ata që i pasuan në vepra të mira deri në ditën e Fundit.  

Në vijim

O adhurues të Zotit! Kijeni frikë Allahun, pendohuni tek Ai, nënshtrojuni vetëm Atij, përkujtoni se një ditë do e takoni dhe do të qëndroni para Tij, do të mbani përgjegjësi para Tij. Përgatituni mirë për pyetjet e Tij dhe merrni masat e duhura, prandaj të mos ju gënjejë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun.

O ju muslimanë! Lumturia e njerëzve të devotshëm,  triumfi i të fituarve, mirësia e atyre që udhëhiqen  me kënaqësinë e Zotit të botëve, arritja me nderimin e Tij dhe shpërblim i Tij i mirë,  mirësia e drejtësisë dhe butësisë së Tij, arrihet dhe bazohet me plotësim e obligimeve me të cilat na ka urdhëruar Allahu, i ka bërë detyrë për robërit e Tij dhe i ka ngarkuar për të gjitha krijesat e Tij. Kjo është ajo çfarë ka përmend Allahu i Madhërishëm  në thënien e Tij: “Ne ua ofruam përgjegjësinë qiejve, Tokës dhe maleve, por ato nuk pranuan ta marrin përsipër dhe u frikësuan ta pranojnë atë, kurse njeriu e pranoi. Me të vërtetë, njeriu u tregua i padrejtë me veten dhe i paditur (për pasojat e kësaj përgjegjësie).” (El-Ahzab 72) I padrejtë me veten e tij kur ai nuk ju bind Zotit dhe Sunduesit të tij, nuk bëri ato të cilat i ka bërë Zoti obligim për të, nga padija me pasojat e neglizhencës së tij dhe dënimi që to ta godasi për shkak të shkeljes së tij ndaj asja që i është obliguar dhe i është besuar nga urdhërat me të cilët është urdhëruar ti plotësojë dhe nga ndalesat nga të cilat është ndaluar.  

Në të vërtetë, ndër emanetet që robi është urdhëruar t’i kryejë,  t’i përmbushi dhe të veprojë në përputhje me to, janë: Gjymtyrët që Zoti i Madhëruar i krijoi tek ai dhe i bëri të bindura ndaj tij,  të cilat i binden urdhrit të tij, përmbushin dëshirat e tij dhe e bëjnë që të arrijë qëllimin e tij. Ai nuk duhet ti përdorë ato përveç se në atë që kënaqin Zotin e tij, Allahun e Madhërishëm, duke ju bindur urdhërit të Tij, duke u shmangur nga ndalesat e Tij,  duke  bërë kujdes nga shkaqet e zemërimit të Tij dhe arsyet e dënimit të Tij.  Nëse ai i përdorën këto gjymtyrë që janë nënshtruar për të në mosbindjen dhe kundërshti ndaj Allahut të Madhërishëm, duke i kthyer dhe përdorur ato në vegla dhe mjete për të kryer gjynahe dhe gabime, arsye për të tërhequr zemërimin e Tij, Allahut të Madhërishëm,  shkaktimin e hidhërimit të Tij  dhe për të merituar dënimin e Tij. E duke vepruar kështu, ai ka tradhura emanetin, atë që i është besuar, do të korri pikëllimin dhe do të pendohet, në ditën kur gjymtyrët e tij do të dëshmojnë kundër tij për atë çfarë kanë vepruar duart e tij. “Atë Ditë që do të dëshmojnë kundër tyre gjuhët, duart dhe këmbët e tyre për çfarë kanë bërë, Allahu do t’ua japë të plotë dënimin e merituar dhe ata do ta marrin vesh se Allahu është e Vërteta e qartë.” (En-Nur 24-25)

Adhurues të Zotit! E nëse pjesë e emanetit është ruajtja e depozitave, gjërave, të cilat njerëzit i depozitojnë tek njëri-tjetri, pagesa e tyre apo kthimi i tyre tek të zotët e tyre në mënyrë të plotë dhe pa mangësi, duke plotësuar kështu urdhrin e Allahut të Madhërishëm për kthimin e emaneteve dhe  gjërave tek të zotët e tyre, në fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “ Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin…” (En-Nisa’ 58) ajeti. Dhe duke u bazuar në atë që ka ardhur në hadith të saktë tek Sahihu i Buhariut, nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush merr nga pasuria e njerëzve dhe ka për qëllim kthimin e saj, Allahu ja lehtëson kthimin e saj, e kush e merr atë, pasuri nga njerëzit, me qëllim  për ta shkatërruar, shpërdoruar, Allahu do e shkatërrojë atë.”

LEXO  Agjërimi i Ramazanit me vendosmëri, durim dhe besim në shpërblim

O adhurues të Zotit, emaneti është më i përgjithshëm se kaq, bashkon kuptime dhe çështje të shumta. E prej tyre: Emaneti i njeriut për veten, shpirtin e tij, me gjithë kujdesin e tij të plotë që të kryejë detyrat që i janë besuar dhe obligimet  që i janë ngarkuar. Plotësimi i kësaj përformance kërkon sinqeritet në punën e tij, me aftësi dhe përsosmëri, që kërkojnë këmbëngulje, ndjekje dhe zhvillim të aftësive, investim të mirë në talente, punësim të duhur dhe të përgjegjshëm të burimeve. Si dhe të bërit kujdes nga shpërdorimi i tyre në një gjë tjetër përveç asaj për të cilën është  menduar, ose duke e humbur atë për diçka për të cilën nuk është shfrytëzuar apo drejtuar. Allahu i Madhërishëm i ka lavdëruar, veçuar, ata që kujdesen të përmbushin emanetet e tyre me kujdesje, ruajtje, vëmendje dhe sinqeritet të plotë në kryerjen e tyre dhe u premtoi se do i zbresë në Xhenet, në vendbanimin e nderuar të Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ E që i ruajnë amanetet dhe i plotësojnë besëlidhjet e tyre; e që gjithnjë dëshmojnë drejt; e që i falin namazet rregullisht.  Pikërisht ata do të jenë të nderuar në kopshtet e Xhenetit.” ( El-Me’arixh 32-35)

O adhurues të Zotit! E prej tyre: Që njeri të mos shfrytëzojë pozicionin e tij për të marrë përfitime personale për veten e tij ose për të afërmit, nga të njohurit,  miqtë ose shokë në mënyrë të pamerituar. Si ai që shfrytëzon pozitën e tij për të shtuar pasurinë me rrugë të paligjshme dhe mjete të ndaluara, të tilla si ryshfeti dhe mjete të tjera për të shfrytëzuar ndikimin. E gjitha kjo konsiderohet tradhti e emanetit që i është besuar dhe urdhëruar për ruajtjen e saj, dhe i është besuar detyra e mbajtjes dhe kujdesit për të. Kjo është prej mashtrimeve të ndaluara që e prekën paralajmërimi refuzues i  përmendur në hadith, të cilin e kanë trasmetuar Ebu Daudi në Synenin e tij, Ibn Huzejmete në Sahihun e tij me zinxhir transmetimi të saktë nga Burejdete, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Atë që e caktojmë, ngarkojmë me një punë dhe e furnizojmë me rrisk, pagesë, çfarë do që ai merr pas kësaj është mashtrim, vjedhje.”  Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kushdo që bën një gjë të tillë, do të vijë (i ngarkuar me të) në Ditën e Kiametit e pastaj do t’i jepet çdokujt ajo që ka merituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (Al ‘Imran 161) Ndërsa tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, nga Ebi Humejd Es Saidij, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka punësuar një burrë nga Ezdi  që quhej Ibn Letbije, për mbledhjen e sadakasë.  Ai kur ka sjellë sadakanë e mbledhur ka thënë: “ Kjo është për ju ndërsa kjo është për mua, më është dhuruar mua.” Tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është ngjitur në Minber, ka lavdëruar dhe  falënderuar Allahut dhe ka thënë:  “  Si është puna me një punëtor që e dërgoj diku dhe ai thotë: “Kjo është për ju ndërsa kjo më është bërë mua dhuratë! Le të qëndrojë në shtëpinë e babait apo në shtëpinë e nënës së tij, derisa të shikojë nëse do ti bëhet dhuratë apo jo?” Hadithi.

O adhurues të Zotit! Nga emanetet që duhet të ruhen është ajo çfarë ndodhën në kuvende, biseda, nga diskutimet që përmbajnë sekrete, lajme dhe të tjera. Nuk lejohet zbulimi i sekretit të tyre, duke e nxjerrë atë nga rrethi i kufizuar e i ngushtë i kuvendit, bisedës, për në rrethin e gjërë të publikes, duke e bërë të përhapet në mesin e njerëzve e mund të rezultojë me dëm  dhe shkatërrim të madh.

LEXO  Bajrami rast për vëllazëri dhe lidhje të zemrave

Kjo përfshin gjithashtu zbulimin e të fshehtës së dikujt që të ka besuar sekretin e tij. Në krye të kësaj është ajo që ndodh mes një burrit dhe gruas, bashkëshortet së tij, gjë me të cilën njëri zbulon tjetrin, tek dikush tjetër. Të flasësh për të dhe ta zbulosh atë, bashkëshortin, është tradhti ndaj emanetit, besimit, për shkak të të këqijave dhe shkatërrimeve të mëdha që ajo sjell. Prandaj ajo është ndër emanetet më të mëdha tek Zoti, sikurse ka ardhur tek Sahihu i Imam Muslimit, Zoti e mëshiroftë, nga Ebi Said El Hudriji, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Në ditën e Kijametit, nga tradhtitë  më të mëdha të emaneteve  tek Zoti, është  një burrë i cili i është dorëzuar gruas së tij dhe e cila i është dorëzuar atij,  e më pas ai zbulon, përhapën sekretet e saj.”

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, punoni për ruajtjen e emaneteve dhe përmbushjen e  tyre me të gjitha llojet e ndryshme, qofshin ato që janë e drejtë e Allahut të Madhërishëm, nga ato që ka imponuar dhe obliguar, ose nga ato që janë e drejtë e robërve, njerëzve, sikur janë depozitat, kontratat dhe marrëdhëniet e tjera. Vërtetë ruajtja dhe përmbushja e tyre janë shenja të besimit të njeriut, dëshmi e sinqeritetit dhe argument i devotshmërisë së tij.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ O besimtarë! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetëdije.” (El-Enfal 27)

Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e librit të Tij, Kuranit, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirbërës.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, Kujdestarin e njerëzve të drejtë. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit  dhe i dërguari i Tij, imami, udhëheqësi i njerëzve të devoshëm dhe mëshira e Zotit për mbarë botën. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen e tij të pastër dhe të mirë, shokët e tij, të parët e të mirëve, tabiinët dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Ka ardhur në një hadith, që e ka sjellë Imam Ahmedi në Musnedin e tij,me zinxhir transmetimi të saktë nga hadithet e Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ai ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk na është drejtuar ne vetëm se ka thënë; “ Nuk ka besim ai që nuk mban amanetin dhe nuk ka fe ai që nuk respekton marrëveshjen.”

O adhurues të Zotit! Vërtetë një caktim i tmerrshëm dhe i shëmtuar dhe një përfundim i keq është për atë që përshkruhet si tradhtar i emanetit. Nuk është e drejtë të mbyllim sytë para tij, ta nënvlerësojmë ose të qëndrojmë me të.

O adhurues të Zotit! Emaneti në Islam ka një mbulim të gjerë, përfshin të gjitha aspektet e jetës sonë, na shoqëron në marrëdhëniet tona me Krijuesin tonë, në marrëdhëniet tona me familjet tona dhe me shoqërinë tonë në të cilën jetojmë. Detyra përball tij, emanetit: Ndjenja e njeriut për të qenë i nënshtruar në çdo çështje që i është besuar, dhe bindja se ai është përgjegjës për të para Zotit të tij, Allahut të Madhërishëm. Sikurse ka ardhur në një hadith se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Të gjithë jeni kujdestarë dhe përgjegjës për njerëzit tuaj, ata që keni nën kujdestari. Prijësi i një populli është kujdestar dhe  përgjegjës për njerëzit e tij. Burri në familjen e tij është kujdestar i njerëzve të shtëpisë dhe  përgjegjës për njerëzit  e tij.  Gruaja në shtëpinë e burrit të saj është kujdestare dhe përgjegjëse për njerëzit e saj. Robi është kujdestarë i pasurisë së zotërisë së tij dhe ai është përgjegjës për të.” Hadithin e ka transmetuar Imam Buhariu në Sahihun e tij.

LEXO  Mendimi i mirë për Zotin

Adhurues të Zotit! Vërtetë të gjitha të mirat që Allahu na i ka dhuruar dhe na ka vlerësuar me to janë emanet në duart tona dhe nuk duhet të neglizhojmë në to. Shqisat tona që Allahu na i ka dhuruar janë emanet, dhe çfarë jemi furnizuar nga bashkëshortet, fëmijët dhe pasuria janë emanet në duartë tona,  dhe duhet ti përdorim të gjitha për tu afruar tek Zoti  dhe kënaqësia e Tij, të mos devijojmë me asnjërën prej tyre nga rruga e drejtë që Zoti deshi, urdhëroi dhe na nxiti në të.

Prandaj, adhurues të Zotit, kini frikë Zotin, jini të kujdesshëm që t’i ruani amanetet tuaja dhe t’i përmbushni ato në një mënyrë që të keni  përfundim të lavdërueshme,  rezultati i të cilit është i sigurt dhe të fitohet me të kënaqësia dhe dashuria e Zotit.

Përkujtoni përherë se Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar që të luteni dhe të dërgoni salavate, përshëndetje për krijesës më të mirë, Allahu i Madhërishëm në fjalën më të vërtetë dhe më të mirë ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.

O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe Madhërishëm.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur  me katër halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë familjarët, shokët e tij dhe tabiinët,  me bashkërshortet e tij, nënat e besimtarëve, dhe me ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit,  dhe me ne së bashku me ata me Faljen, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Miri që shpërblen dhe falën.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot, mbro ndjekësit e fesë dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë.

O Zot, bashko zemrat e muslimanëve, njëso rradhët e tyre, përmirëso udhëheqësit e tyre, dhe bashko fjalën e tyre në të vërtetën, o Zoti i Botëve.

O Zot, ndihmo fenë dhe librin Tënd, synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe robërit e Tu besimtarë që përpiqen në rrugën Tënde me sinqeritet.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso  drejtuesit dhe kujdestarët  e çështjeve tona.

O Zot, mbështet në të vërtetën udhëheqësin dhe  kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, mbretin Selman Ibn Abdul Aziz Ali Saud, jepi  mbështetës të ndershëm dhe jepi atij sukses në atë që do dhe je kënaqur,  o Ti që i dëgjon lutjet.

O Zot, jepu sukses atij dhe  zëvendësit të tij, Muhamed Ibn Selman Ibn Abul Aziz Ali Saud, në atë që është në dobi të Islamit dhe muslimanëve, dhe në atë që është në dobi të njerëzve dhe vendit, o Ti tek i Cili është kthimi ditën e Gjykimit.

O Zot, ruaj këtë vend të bekuar me të gjitha të mirat, të sigurt nga çdo e keqe dhe të gjitha vendet muslimane, o Zoti i Botëve.

O Zot, ruaj muslimanët në Palestinë. O Zot, ruaj ata në mes duarve të tyre, nga pas tyre, nga e djathta dhe e majta e tyre, dhe nga lartë tyre. O Zot, kërkojmë mbrojtje në Madhështinë Tënde që të mos goditet nga poshtë këmbëve të tyre.

O Zot, të lutemi që të jesh për ata mbrojtës dhe mbështetës, përkrahës dhe ndihmues.

O Zot, mëshiro dobësinë e tyre, shëro të sëmurët e tyre, shpëto të plagosurit e tyre, shkruaj shpërblimin e dëshmorëve për të vrarët e tyre.

O Zot, të lutemi të jesh kundër armikut Tënd dhe  armikut të tyre, o më i Madhi më Bujari.

O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë, nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga i gjithë zemërimi Yt.

O Zot, të lutemi na mundëso të bëjmë punë të mira, të heqim dorë nga veprat e shëmtuara, ti duam të varfërit, të na falësh dhe të na mëshirosh.

Nëse do të sprovosh ndonjë popull atëherë na merr jetën përpara se të përballemi me sprovën.

O Zot,  na mundëso përfundim të mirë në çdo çështje tonën, dhe na shpëto prej poshtërimit në këtë botë dhe ndërshkimit në botën Tjetër.

O Zot,  na mbro prej armiqve Tu dhe armiqve tanë me çfarë të dëshirosh, o Zot i botëve!

O Zot, ti lëmë Ty të merresh me armiqtë Tu dhe armiqtë tanë, dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga të këqijat e tyre!

O Zot, shëro të sëmurët tanë, mëshiro të vdekurit tanë, na i plotëso nga ato që Ti je i kënaqur dëshirat tona dhe na mundëso në mbyllje kryerjen e veprave të mira të vazhdueshme.

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23)

 “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

Afrim Smakaj

Post Author: endrit