Katër arsye për të marrë mirësi dhe përfitime

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme      13-08-1445 H     23-02-2024 D 

Shejh Ahmed Bin Talib Hamid

Tema  Katër arsye për të marrë mirësi dhe përfitime

Lavdërimet janë për Zotin. Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë.  Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Zoti  s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.          

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob dhe i dërguari i Zotit.

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, zotërinë tonë Muhamedin.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

 “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa 1)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71) 

Në vijim

Fjala më e vërtetë  është fjala e Zotit, Kurani, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Çështjet më të këqija janë të shpikurat në fe, risitë, çdo shpikje, risi është devijim, dhe çdo devijim e ka përfundimin në zjarr.

O ju besimtarë! Dijeni se asgjë nuk është më e dobishme për një njeriun se katër gjëra: Dorëzimi ndaj Zotin  përmes monoteizmit, Njësim të Tij, dhe nënshtrimi ndaj Tij me bindje, të qenët i lirë, lartë politeizmit, idhujtarisë dhe njerëzve të tij, politeistëve, lutja drejtuar Atij, Allahut të Madhërishëm dhe nënshtrim para Tij, të kesh mendim të mirë për Të, Allahun e Madhërishëm, dhe ripërtëritjen e pendesës tek Ai, dhe nëse njeriu kthehet në gjynah shtatë dhjetë herë në ditë. Në dorëzimin e robit tek Allahu i Madhërishëm është siguria  e njeriut nga jashtë dhe në brendësi, lehtësim nga menaxhimi i shpejtë  me Zotin e tij, fitim të begative më të mëdha në të ardhmen dhe siguri nga politeizmi, të bërit shok Allahut në adhurim, me grindje. E si mundet që njeriut të kundërshtojë Zotin e tij për atë që nuk e zotëron?! Përkundrazi, ai duhet që të dorëzojë veten e tij në mbretërinë e Zotit të tij, vërtetë ai është i pakët në mbretërinë e shumët të Tij, i vogël në posedimin  Tij të madh, e menaxhon atë Sunduesi i tij sikurse e menaxhon të gjithë mbretërinë e Tij. Prandaj mos devijoni nga ajo që është obligim për ju në robërinë ndaj Tij, në atë që nuk është  e juaja e pretendimit të përshkrimit të hyjnores, vërtetë menaxhimi dhe përzgjedhja janë nga zemrat dhe sekretet e mëdha.  “Zoti yt krijon ç’të dojë dhe zgjedh lirisht, ndërsa ata (idhujt) nuk mund të zgjedhin. Qoftë i lavdëruar Allahu dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!” (El-Kasas 68)

LEXO  Origjina e adhurimit, ndikimet dhe kushtet për pranimin e tij

Lutja drejtuar Allahut të Madhërishëm sjellën rënien e vështirësive dhe heqjen e fatkeqësisë, veshjen e njeriut me bekime dhe sigurinë e tij  nga fatkeqësitë. Njeriu e kompenson këtë duke marrë Sunduesi i tij përgjegjësinë për ta mbrojtur nga dëmtimi, dhe duke e sjellë atë në rrugën e duhur, të drejtë. Ajo, lutja,  është porta më e madhe, rruga më e drejtë, e cila është ndikuesi tek mosbesimi, e si mund të mos jetë ndikuese tek besimi? Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kur juve ju godet fatkeqësia në det, ata që ju i adhuronit në vend të Atij, zhduken. Por, pasi Ai ju shpëton në tokë, ju i ktheni shpinën. Njeriu është mosmirënjohës.” (El-Isra’ 67) Lutja ndaj Allahut të Madhërishëm është porta që ka vendosur Allahu i Lartësuar në mes Vetes së Tij dhe robit të Tij, për mes së cilës, i kthehen mirësitë e pafundme atyre që i drejtohen Atij, bekimet vazhdojnë për të gjithë që qëndrojnë me lutje pranë Tij, dhe kushdo që hynë për mes saj arrinë të marri  kujdesin real prej Tij.  E kur Ai të zbulohet përmes saj, lutjes, ju hapën të gjitha të mirat dhe zgjeron dhuntitë e Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vetëm sikur të përuleshin kur u erdhi ndëshkimi Ynë!” (El-En’am 43)

Sa i përket mendimit të mirë për Allahun sa mirësi e madhe që është. Urime për atë që Allahu e ka pajisur me të, mendimin e mirë për Zotin, sepse ai që e gjen, e ka këtë mirësi,  nuk humb asnjë të mirë, e kush e humbën, nuk e ka atë, nuk do të gjejë asnjë gjë prej saj. Vërtetë nuk do të gjesh justifikim për veten tënde  tek Allahu që të jetë më i dobishëm apo më me vlerë se të menduarit e mirë për Të, për Zotin.  Nuk do të gjesh dëshmi më të mirë për veten tek Allahu se të menduarit e mirë për Zotin ose udhëzim më të mirë, që ju mëson për Allahun dhe atë që Ai dëshiron të bëj me ju, dhe ju përgëzon me lajme të mira rreshtat e të cilave nuk i lexojnë dot sytë e njeriut dhe nuk i përkthen dot as gjuha e tij. Këtë e gjeni në sunetin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ai tregon fjalën e Allahut, hadith Kudsi,  ku thotë: “ Unë jam ashtu siç mendon robi Im për Mua.”

LEXO  Mesazhe mbështetëse për durimtarët dhe paralajmërime për agresorët

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, dhe na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij. Na bëftë dobi me zotërinë e të dërguarve dhe me fjalën e tij të drejtë.

Zotit  i kërkoj falje për vete, për ju dhe për muslimanët,  tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Zotin tim e lavdëroj dhe e falënderoj për të gjitha mirësitë e Tij të dukshme dhe të fshehta, Atë e lavdëroj për të gjitha mirësitë, Ai është sikurse e ka lavdëruar Veten e Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Mbështetësi i njerëzve të devotshëm.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, udhëheqësi i durimtarëve. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij. “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.” (El-Ahzab 70)

Dijeni se ripërtëritja e pendesës tek Allahu është thelbi i çdo grade dhe pozite, i pari dhe i fundit i tij, i brendshëm dhe i jashtëm i tij. Nuk ka asnjë avantazh për atë që e humb, asnjë humbje për atë që e gjen. Ajo, pendesa, është çelësi i të gjitha mirësive, të dukshme dhe të fshehta, fryma e pozitave dhe arsyeja e gjendjeve, Allahu i Madhërishëm nuk ka vendosur një gradë poshtë saj përveç padrejtësisë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës.” (El-Huxhurat 11) Ajo është kërkuar nga çdo profet dhe i dërguar, njeri i vërtetë dhe besnik, i drejtë dhe i devotshëm, imoral dhe mashtrues, jo besimtarë dhe i mjerë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj…” (En-Nisa’ 1) Frika ndaj Tij është duke u penduar tek Ai, duke u nënshtruar para Tij. Pendimi i njerëzve të këqinjë është duke lënë të keqen e tyre, ndërsa pendimi për njerëzit e së mirës është duke mos qëndruar me të mirën e tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “… fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajtur juve muslimanë…” (El-Haxhxh 78) Dhe nga feja e Ibrahimit, paqja e Zotit qoftë mbi të,  është të mos qëndrosh me sendet e vdekshme dhe duke u shkëputur nga shikimi i objekteve. Allahu i Madhërishëm duke na lajmëruar për të, ka thënë: “ …ai tha: “Nuk i dua ata që perëndojnë”.(El-En’am 76) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” (En-Nur 31)

LEXO  Sinqeriteti në vepra dhe ndalimi i mashtrimit

Në përmbledhje: Atij që nuk i bën dobi e pakta nuk do ti bëj dobi as e shumta, atij që nuk i bën dobi shenja nuk i bën dobi as fraza. Nëse Zoti do ju bëjë të kuptoni, dëgjimi juaj nuk do të ndalet dhe përfitimi juaj nuk do të marrë kurrë fund.

Adhurues të Zotit! “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin,

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me halifet pasueset e tij të drejtë, udhëheqësit e udhëzuar, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij dhe me të gjithë ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro  idhujtarinë dhe idhujtarët, dhe shkatërro armiqtë e Tu, armiqtë e fesë.

O Zot, jepi paqe dhe siguri, begati dhe mirësi këtij vendi dhe të gjitha vendeve  muslimane.

O Zot, na jep siguri ne vendet tona, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, dhe bëj që udhëheqja e muslimanëve të jetë në dorë të atyre që të frikësohen, të binden dhe kërkojnë kënaqësinë Tënde, o Zoti i Botëve.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë në udhëzimin Tënd, bëj veprat e tij të meritojnë kënaqësinë Tënde, furnizoje atë me mbështetë të mirë dhe këshillues të cilët e drejtojë në të mirë dhe e ndihmojnë në të. 

O Zot, të lutemi të jesh me vëllezërit tonë të dobët në Palestinë. O Zot, të lutemi të jesh mbështetës dhe ndihmues  i tyre, o i Fortë, o i Gjithëfuqishëm.

O Zot, ushqeji ata dhe largoi nga uria, siguroi dhe mbroi nga frika, o i Fortë, o i Gjithëfuqishëm, o Bujar.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

Post Author: endrit