Vlera e diturisë dhe e dijetarëve

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      12- 02-1446  H    16-08-2024 D

Shejh Jaser Ed-Dosari

Tema  Vlera e diturisë dhe e dijetarëve

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, “ i Cili, me anë të penës ia mësoi, ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.” (El-‘Alak 4-5) Ai na udhëzoi në Islam dhe na bëri nga më të mirët e popujve.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i dërguari mëshirë për mbarë njerëzimin. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabi’inët  dhe mbi ata që i pasojnë ata me mirësi deri në Ditën e Gjykimit.

Në vijim

O ju njerëz! Porosis ju dhe veten time që të kemi frikë Allahun, sepse frika, devotshmëria, ndaj Tij është udhëzim nga devijimi dhe shpëtim nga fitnet, sprovat. “…prandaj ruajuni Allahut! Allahu ju mëson ju…” (El-Bekare 282)

O muslimanë! Vërtetë dituria në Islam ka pozitë të madhe dhe gradë të lartë. Përmes saj njeriu arrin  gradën e njerëzve të drejtë, në Xhenete në të cilat rrjedhin lumenj, i Plotpushteshmi, Falësi i Madh ka thënë: “ …Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija…” (El-Muxhadile 11) Dituria është gjëja më e mirë në të cilën është shpenzuar jeta dhe paratë. Ajo, dituria, është rruga për të njohur Zotin dhe për t’iu frikësuar Atij, për ta nderuar dhe për t’iu nënshtruar Atij. Allahu i Madhërishëm në Pushtetin e Tij ka thënë: “ Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët…” (El-Fatir 28) Çdo njeri që kërkon shpëtimin ka një rrugë për ta arritur atë, ndërsa mënyrë për ta arritur atë janë rregullat e të vepruarit sipas rregullave të dijes së transmetuar. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Atij që merr rrugën për të kërkuar dituri Allahu i’a lehtëson rrugën për në Xhenet.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Adhurues të Zotit! Vërtetë dituria është gjallëria e zemrave, drita e njohjeve dhe e mendjeve njerëzore. Përmes saj i bindemi Allahut dhe e adhurojmë, e përmendim dhe e lavdërojmë Allahun. Përmes diturisë mbahen lidhjet farefisnore, dhe dallohet e lejuara nga e ndaluara, hallalli nga harami. Të kërkuarit e diturisë është afrim për tek Zoti, përpjekja në të është sadaka, lëmoshë dhe të mësuarit e saj është adhurim. Tekstet e dy shpalljeve, Kurani dhe syneti, kanë ardhur  të bashkuara në shpjegimin e vlerës së saj dhe se çfarë është përgatitur për njerëzit e saj. Allahu i Madhërishëm  ka thënë: “ Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?!” (Ez-Zumer 9) Nga Muaviu, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Atij që Allahu i do të mirën i jep dije në fe,” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.

LEXO  Të veçantat e Ramazani dhe përpjekjet në të - Meka 01.04.2022

O ju muslimanë! Dituria me librin e Zotit, Kuranin dhe synetin e të dërguarit të Tij, janë themelet mbi të cilat ngrihet të gjithë dituritë e tjera. Ndërsa dijetarët e njohur të legjislacionit, sheriatit janë trashëgimtarët e të dërguarve të Zotit, ata janë të mirët dhe të pastrit, imamët e besueshëm, njerëzit e shquar dhe udhërrëfyes me të cilët udhëzohemi në kohë të vështira. Nga Ebi Darda’, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Vërtetë dijetarët janë trashëgimtarët e të dërguarve të Zotit. Ata nuk kanë trashëguar dinar e as dirhem, monedha të kohës, por se ata kanë trashëguar prej tyre dituri. E kush merr prej tyre do të ketë hise të bollshme.”  Hadithin e ka transmetuar Ahmedi dhe të tjerë përveç tij.

Kush ndjek, merr një rrugë pa dituri, dhe kalon pjesët e jetës pa njohuri dhe kuptim të mirë, ka marrë rrugë të vështirë dhe ka kërkuar të pamundurën. Kjo nga se njeriu nuk mund t’i bëjë dobi vetes, apo t’i sigurojë të mira shoqërisë së tij, përveçse nëpërmjet diturisë. Me dije ndërtohen lavditë, ngrihen qytetërimet dhe mbizotërojnë kombet.  Sa herë që injoranca është përhapur në një popull, ajo vetëm se ka minuar themelet e tij dhe ka çarë strukturën e tij.

Popull musliman! Feja jonë e pastër, sikurse ka obliguar kërkimin e shkencave Islame, njëjtë ka inkurajuar në përvetësimin e shkencave universale, të përgjithshme, sepse në to  është dobia e njeriut dhe zhvillimi i tokës. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ai ju krijoi nga toka dhe ju vuri të jetoni në të…” (Hud 61) Prej vlerave dhe përsosmërisë së kësaj feje është se ajo ka sjellë moral të lartë dhe parime sublime të cilat rregullojnë jetën dhe shkencat e saj, garantojnë qëndrueshmërinë dhe vazhdimësinë e saj, duke arritur kështu qëllimet e mëdha dhe synimet e larta që dëshironte Zoti i Madhëruar. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me të vërtetë jam dërguar që t’i plotësojë vlerat e moralit të lartë.” Hadithin e ka transmetuar Bejhakiu.

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, shtoni prej diturive ato që janë më të dobishme, nga njohuritë më të mira e tyre dhe nga morali më të përsosurin e tij.  Përmbajuni metodës së Zotit tuaj, që jetët tuaja të jenë të begata, shpirtrat tuaj të jetë të pastër dhe që të fitoni kënaqësinë e Zotit tuaj.

Adhurues të Zotit!  Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuran dhe me sunet, dhe na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij.

Zotit i kërkoj falje për vete dhe për ju, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin. Lutjet dhe përshëndetjet janë për të dërguarin e Zotit, të dërguarin tonë Muhamedit, për familjen, për shokët e tij dhe për ata që e pasojnë.

Në vijim

O ju muslimanë! Pushimet po mbarojnë dhe ditët e tyre po i afrohen fundit, ditë nga të cilat një pjesë e popullit përfitoi dhe një pjesë e popullit neglizhoi në to. Ja ku jemi në prag të fillimit të një viti të ri shkollorë, në të cilin rinis rrugëtimi i diturisë dhe njohjes. Rrugëtimi i arsimit fillon në rrugën e përparimit, begatisë, krenarisë dhe lavdisë.

LEXO  Kujdesi për të rinjtë është mbrojtje për individin dhe shoqërinë

Zoti ju mëshiroftë! Dijeni se institucionet arsimore u krijuan për të qenë fener udhërrëfyes, porta drejt mirësisë, rritjes së dijes, pastrimit të shpirtit dhe ngritjes së vlerave. Prandaj, ne duhet që ta ndiejmë këtë përgjegjësi të madhe dhe të bashkohen përpjekjet tona për të arritur këto synime të larta dhe objektiva fisnike. Fokusi i veprimeve tona duhet të jetë tek sinqeriteti. Ajo që i përket Zotit është e përhershme dhe e pandërprerë, dhe ajo që nuk i përket dikujt tjetër përveç Tij ndërpritet dhe venitet. Me të vërtetë veprat vlerësohen sipas qëllimeve. Ibn Mubarak, Zoti e mëshiroftë, thotë: “ Njohuria, dituria e parë është qëllimi, pastaj të dëgjuarit, pastaj të kuptuarit, pastaj memorizimi, mësimi përmendësh dhe pastaj veprimi, të punuarit me të.”

Mësues dhe mësuese! Mësimdhënia është një profesion i nderuar, e kanë stolisur atë të dërguarit, e trashëguan dijetarët, dhe kanë punuar me të njerëzit e mirë dhe të drejtë. Urime për atë që e ka ditur  vlerën e saj, mësimdhënies, dhe bën të gjitha përpjekjet për ta kryer atë në formën më të përsosur. Arsimi është mesazh, ndërsa ju jeni bartësit e tij, e pas Zotit, tek ju janë varur shpresat dhe nga ju janë të gjitha pritshmërit. Në duart tuaja janë mendje e të rinjve, pasuroni ato me dituri të dobishme dhe forconi ato me porosi, udhëzime të përgjithshme.  Bëni çdo përpjekje për ti edukuar ata me moral të lartë, me edukatë të pastër dhe me sjellje të nderuara, të larta. Rrënjosni në zemrat e tyre besnikërinë ndaj Zotit dhe të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e pastaj dëgjimin dhe bindjen ndaj kujdestarëve të çështjeve të tyre. Bëni kujdes, përpiquni që të forconi dashurinë e tyre për atdheun, në ruajtjen e kulturës dhe pasurive të tij, dhe në përpjekjet  për të arritur vizionin dhe aspiratat e tij.

O pishtarët e dijes dhe dritës! I dërguari juaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në mësimin e tij ka qenë i ëmbël dhe i butë, i mëshirshëm dhe i dhembshur, lehtësonte dhe nuk vështirësonte, përgëzonte dhe nuk refuzonte. Nga Muavijetu Ibn El Hakem, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Nuk kam parë kurrë mësues para tij ose pas tij me mësimdhënie më të mirë se ai. Pasha Allahun, ai kurrë nuk më shau, nuk më goditi dhe nuk më ofendoi.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

O ju baballarë dhe nëna! Edukoni fëmijët tuaj me dashurinë për diturinë dhe respektimin e dijetarëve, dhe mësojuni atyre se edukata, sjellja e mirë, para dijes është lartësim dhe mirësi. Nëna e Imam Malikut, Zoti i mëshiroftë, i vishte atij, Malikut, rrobat më të mira dhe pastaj i thoshte: “ Shko tek Rabiah dhe mësoni nga sjelljet e tij para diturisë së tij.”

Zoti ju mëshiroftë! Dijeni se ju keni rolin më të madh në edukim dhe arsim, dhe mundësime më të madhe, sepse fëmijët tuaj janë emanet tek ju. Zoti juaj ka thënë: “ O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga Zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Et-Tahrim 6)

LEXO  Sinqeriteti në vepra dhe ndalimi i mashtrimit

Nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë të gjithë jeni kujdestarë dhe të gjithë jeni përgjegjës për ata që keni nën kujdestarinë tuaj.” Muttefikun Alejhi.

O ju studentë dhe studente! Ditët e dijes kanë ardhur, ndaj duhet të jeni të zellshëm dhe të përpiqeni, dhe të keni vendosmëri të lartë për të arritur atë që dëshironi.  Përdorni në mënyrën më të mirë dhuntitë dhe talentet që Zoti ju ka dhënë që të ngriheni në gradat e dijes  dhe të arrini nivelet më të larta. Kush do që kërkon një gjë të madhe do të ketë gjë të madhe.

Adhurues të Zotit!

Lutuni dhe përshëndeteni vulën e të dërguarve, udhëheqësin e të devotshmëve dhe mësuesin më të mirë, sepse Allahu ju ka urdhëruar për këtë në Librin e Tij Famëlartë, Kuran, dhe ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij,  me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.

O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e parë, udhëheqësit e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othamin dhe Aliu. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me të gjithë shokët e tij, me tabi’inët dhe me ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Fundit. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur dhe me ne së bashku me ata, me Mirësinë, Begatinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Bujar.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, dhe mbro ndjekësit e fesë. O Zot, bëje të paqtë, të sigurt dhe të begatë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve, o Zoti i botëve.

O Zot, bëj këtë vit të ri shkollorë vite të begatë dhe besimi, diturie dhe bindje ndaj të Gjithëmëshirshmit, jepu sukses djemve dhe vajzave tona në çdo dituri dhe vlerë, mirësi dhe përfitim.

O Zot, ruaj për ne fenë dhe jetën tonë të kësaj bote, ruaj, njerëzit tanë dhe pasurinë tonë, mbulo të metat tona dhe na ruaj nga të vështirat tona, largo shqetësimet tona dhe lehtëso vështirësitë tona, mundëso shlyerjen e borxheve tona dhe na shëro të sëmurët tanë, o Zot, na mëshiro të vdekurit tanë.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, mbështete me të vërtetën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, Mbretin Selman dhe princin e tij të kurorës, Muhamed Ibn Selmanin, shpërbleje atë për ne, vendin dhe popullin, për Islamin dhe muslimanët, me shpërblimet më të mira.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në çdo gjë që Ti do dhe je i kënaqur, dhe orientoi ata në drejtësi dhe devotshmëri. O Zot, ndihmo njerëzit e sigurisë tonë dhe ushtarët tanë në kufijtë tanë, ruaj ata me rojet e Tua, mbështeti ata me mbështetjen Tënde, dhe mbroji ata me mbrojtjen Tënde.

O Zot, të lutemi të jesh me të shtypurit nga muslimanët në çdo vend, jepu atyre lehtësim nga çdo shqetësim, rrugëzgjidhje nga çdo vështirësi, dhe jepu shpëtim nga çdo fatkeqësi.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

 “I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1065531058300228

Post Author: endrit