Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 12-01-1443 H 20-08-2021 D
Shejh Saud Shurejm
Tema Përgëzim dhe këshilla që, me lejen e Zotit, të dalim nga epidemia
Lavdërimet janë për Zotin, i Gjithëmëshirshmi Mëshirëbërësi, Falës i gjynaheve, Pranuesi i pendesës, Ndëshkuesi me dënim të ashpër, i Lartësuari, S’ka Zot tjetër veç Tij, tek Ai është kthimi. “Ka krijuar gjithçka dhe e ka përpjestuar drejt; Ka caktuar fatin e çdo gjëje dhe ia ka rrëfyer rrugën.” ( El-A’la 3-4) Për Atë janë të gjitha lavdërimet, në dorën e Tij janë gjithë të mirat, dhe tek Ai kthehen të gjitha çështjet. Për Atë janë lavdërimet sikurse e meriton Madhështia dhe Pushteti i Tij. Për Atë janë lavdërimet sa të jetë i kënaqur me ne, dhe pasi që është i kënaqur me ne. Për Atë janë lavdërimet për të gjitha situatat.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, vula e të dërguarve, udhëheqësi i të gjithë profetëve, dhe drejtuesi i njerëzve të mirë, i dërguar mëshirë për të gjitha Botërat. Më i miri që ka ftuar në rrugë të Zotit, ka adhuruar, falur namaz për Të dhe ka agjëruar. Na ka lënë në rrugë të ndriçuar, nata në është si dita e saj, nga e cila nuk devijon vetëm se i humburi. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër dhe të mirë, mbi bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve, dhe mbi ata që ecin në rrugën e tyre, dhe ndjekin udhëzimin e tyre deri në ditën e Fundit. Për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumëta.
Në vijim
Nuk ka këshillë më të madhe në përpjekje në të mirë se këshilla që të kemi frikë Allahun e Madhërishëm. Ajo për besimtarin është kontroll, ndërsa për të kotën fre. Përmes saj arrihet drejtimi në këtë botë, dhe shpëtimi në botën Tjetër, me mëshirën e më të Madhit Mëshirues. Nuk do të zhgënjehet ai që i frikësohet Zotit, dhe nuk do të humbi ai që ndjekën rrugën e saj, frikës dhe devotshmërisë për Zotin. “ Vërtet, besimtarët e devotshëm do të jenë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj në kuvendin e së vërtetës (në Xhenet), tek një Sundues i Plotfuqishëm.” (El-Kamer 54-55)
O ju njerëz! Vërtetë nga ligjshmëria e Zotit tek robërit e Tij, individë dhe bashkësi, është që të ju tregojë atyre argumentat e Tij në horizonte, univers, dhe në vetet e tyre. Allahu i godet njerëzit me sprova dhe mundime, diçka me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave, pastrim dhe testim nga Ai për ata, që të dallojë durimtarin nga i zemëruari, dhe puntorin nga përtaci. Kush bën durim në to, do të fitojë, e di se çdo gjë është nga Zoti, dhe se ndoshta e dëmshmja është e dobishme, e ndoshta disa të mira janë në zinxhirin e fatkeqësive. E kush zemërohet në to, sprovat, do të ketë vetëm zemërim, dhe hidhërim në të tashme dhe të ardhmen. Nga shenjta dalluese të suksesin në sprova, është të dalurit prej tyre me gjendje më të mirë se ka qenë para saj. Kjo me besimin në Zot, me vetëdije, ndërgjegjësim, dhe me marrje mësim dhe këshilla.
Adhurues të Zotit! E nga këtë sprova dhe fatkeqësi, është kjo me të cilën përballet bota sot me këtë pandemi shëndetësore, e cila ka goditur me kthetrat e saj trupin e botës mbarë. Ajo, në këtë dy vjeçarë radhazi, ka pasur efekte negative në shëndetësi dhe në ekonomi, në arsim dhe në të gjitha fushat e jetës mbarë. Kjo pandemi ka ngatërruar botën mbarë, kjo, në forcë, imunitet dhe mundësi.
Ndërsa po presim përfundimin dhe eleminimin e saj, me lejen e më të Madhit Mëshirues, duhet gjithashtu që të mos nënvlehtësojmë disa përpjekje që janë bërë për largimin e saj. Sikurse nuk duhet të nënvlehtësojmë mutacionet e saj të reja, të cilat habisin botën herë pas here. Por se duhet që të shoqërojmë me të mbështetjen tek Zoti dhe bërjen e sebepeve. Sepse këto janë dy bazat kryesore në abc-në e luftës kundër saj. Vërtetë mbështetja tek Allahu i Madhërishëm, nuk ndalon të marrin të konsiderat bërjen e sebepeve legjitime, dhe se të bërit e sebepeve legjitime nuk e thyen, hedhin poshtë mbështetjen tek Zotit, por se ajo është formë nga format e bindjes ndaj Zotit, për të cilat Ai ka urdhëruar që të bëhen. Kjo me besimin se ato, sebepet, nuk janë të pavarura dhe se Ai që i jep ato është vetë Allahu i Madhërishëm. Adhurues të Zotit! Sebepet dhe mbështetja tek Zoti janë sikur dy krahët e zogut, në ekuilibër në atmosferë, për të arritur kënaqësinë e Zotit, për të arritur dhe për tu ngritur lartë. Sikurse nuk mund të merren në konsiderat bërja e sebepeve pa u mbështetur tek Zoti, dhe nuk ka vetëm mbështetje tek Zoti, pa bërë sebepet. I suksesshëm është ai që arrinë ti bashkojë në formën më të mirë këto të dyja, sepse bërja e sebepeve pa u mbështetur tek Zoti, është arrogancë mbytëse, dhe mbështetja tek Zoti pa bërë sebepet është mangësi e dukshme.
Shejhul Islami, Ibn Tejmije, Zoti e mëshiroftë, ka përmendur nga disa selef, të parët tanë të mirë, thënien e tyre; “ Kthimi i zemrës tek bërja e sebepeve është ulje dhe poshtërim në besimin në Një Zot, sikurse lënia e sebepeve është ulje dhe poshtërim në logjikë, ndërsa ekspozimi apo pasimi vetëm i sebepeve, është ulje dhe poshtërim në legjislacionin fetarë.”
Adhurues të Zotit! Në këtë gjë nuk ka habi, sepse Allahu i Madhërishëm ka kombinuar mrekullitë e të dërguarve të Tij me punë duke marrë në konsideratë sebepet, shkaqet. Allahu i Madhërishëm Nuhut, paqja e Zotit qoftë mbi të, i ka thënë: “Ndërto anijen nën Sytë (mbikqyrjen) dhe udhëzimin Tonë…” (Hud 37) Musait, paqja e Zotit qoftë mbi të, i ka thënë: “Bjeri me shkopin tënd detit!” (Esh-Shu’ara’ 63) Sikurse i ka thënë gjithashtu: “Fute dorën tënde brenda në gji dhe do të dalë e bardhë pa kurrfarë sëmundje.” (En-Neml 12)
Ndërsa Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë: “O i Dërguar! Trego atë që të është shpallur nga Zoti yt!” (El-Maide 67) Allahu i Madhërueshëm ja ka mundësuar Dhulkarnejnit duke i dhënë për çdo gjë sebep, shkak, dhe kjo nuk e ka ndaluar atë për të bërë sebepet, ku ka thënë: “Ai tha: “Ajo të cilën ma ka mundësuar Zoti im, është më e mirë (nga pagesa juaj), por më ndihmoni me punë! Do të ndërtoj një pendë midis jush dhe atyre.” (El-Kehf 95)
Vërtetë marrja në konsideratë e shkaqeve është nga domosdoshmëritë e të jetuarit në këtë botë, qoftë në aspektin fetar dhe të kësaj bote, dhe se neglizhenca në të është pasivitet i neverishëm dhe mbështetje e parakohshme. Muslimi ka transmetuar në Sahihun e tij, se Rabiatu El Eslemi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka kërkuar nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që të jetë bashkë me të në Xhenet. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë: “ Apo kërkon diçka tjetër veç kësaj?” Rabia i ka thënë: “ Vetëm këtë.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë: “ Më ndihmo me veten tënde duke shtuar sexhdet, për Zotin.”
Zoti ju ruajtë, shikoni se si i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka kërkuar prej tij që të veprojë sebepin, shkakun, duke e ditur se lutja e tij është e pranuar. Ebi Ed Dunja, ka transemtuar nga Muavijetu Ibn Kuretu, se ka thënë: “ Omer Ibn Hatabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka takuar disa njerëz nga Jemeni, dhe u ka thënë: “Kush jeni ju?” Kanë thënë: “Ne jemi të mbështeturit tek Zoti.” Ai u ka thënë: “Por se ju jeni të varur, sepse i mbështeturi tek Zoti është ai që ballin e tij e hedhën në tokë, dhe pastaj mbështetet tek Allahu u Madhërishëm.”
Adhurues të Zotit! Nëse nisemi nga kjo, vërtetë nga gjërat më të rëndësishme me të cilat largohet kjo pandemi, pas Allahut të Madhërishëm, është të vepruarit e sebepeve, shkaqeve përballë saj. E nga shakqet më të rëndësishme për largimin e saj është mjekimi, përmes marrjes së vaksinës së duhur. E si mund të jetë ndryshe, kur ajo është miratuar nga ekspertë të specializuar e ka aprovuar atë organizata botërore e shëndetësisë, dhe ajo lokale gjithashtu, dhe e kanë aprovuar vende dhe shtete para të cilave nuk mund të hezitohet apo të ketë dyshime në to. Për këtë arsye, në këtë situatë, të gjithë njerëzit duhet të rrisin nivelin ndërgjegjësimit, dhe të përballen sa më mirë me krizën, me qëllim që të dalim prej saj me sa më pak dëme. Në mënyrë që të kuptojnë se pasimi i thashethemeve të dyshimta, luhatjet e çuditshme, dhe dekurajimi total, janë pengesat më të mëdha për kalimin e kësaj pandemie vdekjeprurëse. Ato janë thashetheme sepse përhapësit e tyre vënë në dyshim vaksinën kundër virusit, pa dituri. Dhe se motivuesi i tyre në këtë gjë është nënshtrimi përballë shqetësimit dhe dorëzimi para konfuzionit, çrregullimit të situatës, dhe të ndikuar nga frika. Çfarë i ka bërë ata të hezitojnë në marrjen e vaksinës sepse e ndërtojnë hezitimin e tyre në fije të thashethemeve të tyre të cilat janë më të dobëta se fijet e rrjetës së merimangës. Nuk ka kontroll dhe nuk ka fre. Ata me këtë pengojnë përfundimin e pandemisë përmes shkaqeve të cilat Allahu i ka dhënë për robërit e Tij, nga mirësia dhe Mëshira e Tij.
Të nënshtruarit dhe shkuarit pas thashethemeve dëmton dhe nuk bën dobi, të pengon dhe nuk të lë të përparosh, braktisën sistemin e vetëdijes duke fluturua në boshllëk pa qënë pjesë e forme të rregullt. Sepse thashethemet sa kohë që hyn në një shoqëri vetëm se e prishin atë, e sa kohë që janë jashtë saj vetëm se e zbukurojnë atë shoqëri. Dhe po të mos ishte për dëmet e saj, por vetëm dyshime në përpjekjet dhe studimet e miratuara, do të mjaftonin.
Adhurues të Zotit! Habia më e madhe me ata që janë skeptikë ndaj vaksinave se si argumentojnë për unanimitet dhe konsensusin global për dobitë e vaksinave! Habija shtohet kur shohim se si skeptikët e vakisnave, nuk janë të tillë, refuzues, në marrjen e vaksinave për sëmundje të tjera, sikurse i shikojmë refuzues në marrjen e vaksinave të kësaj pandemie. Sikurse ne i gjejmë duke marrë medikamente me efekte negative pa pyetur apo pa marrë masa paraprake. E ndoshta i kanë marrë dhe nuk janë të interesuar për vaksina që nuk janë në gradën e vaksinave të kësaj pandemije në aspektin e seriozitetit dhe besueshmërisë. Ata janë të verbër dhe neglizhentë në shumë nga çështje e tyre, dhe praktikat e tyre të gabuara, në ushqim, shëndetësi, dhe në aspekte të tjera veç tyre, dhe preken dhe shqetësohen për vaksinën e pandemisë. Ata nuk shikojnë malin e madh para syre të tyre, dhe ja ngulit sytë fijes së kashtës në sytë e të tjerëve. Çështja e tyre është sikur përsoni që lehtëson në gjak, vrasje të njeriut, dhe pyetën për vrasjen e mushkonjës në vendin e shenjtë, Qabe.
Zoti na ruajtë nga paaftësia, dembelizmi, tekat dhe sëmundjet.
Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët dhe muslimanet nga çdo gjynah dhe gabim, Zoti kërkoni falje dhe pendohuni tek Ai, me të vërtetë Zoti im është falës dhe mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin e Botrave. Lutjet dhe përshëndetjet për më të nderuarin e të dërguarve dhe profetëve.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, dijeni se, e lavdërimi i takon Zotit, shikojmë rënie të kësaj pandemije, që duken në horizonte, nëse njerëzit vazhdojnë të bëjnë atë që duhet. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë të gjithë sëbashku është që të jemi të bashkuar, si një dorë e vetme, në përcjelljen e kësaj pandemie jashtë realitetin tonë për të mos u kthyer më, me lejen e Zotit. E kjo nuk mund të ndodhi vetëm nëse të gjithë marrim përgjegjësitë. Asnjë punë nuk është e plotë, pas Zotit, vetëm se me bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin tonë. Nuk ka arsim, shkollë të rregullt vetëm se përmes vaksinimit, sikurse nuk ka kthim në tregti të qëndrueshme dhe jetë të stabilizuar pa këto ndjenja dhe ndërgjegjësim.
Adhurues të Zotit, frikësojuni Zotit për vetet tuaja dhe për shoqëritë tuaja. Vërtetë, çdo njëri nga ne është një bllok, tullë në vete, nga blloqet e ndërtimit të shoqërie solide. Prandaj kujdes që të mos troniden shtyllat e kësaj shoqërie për shkak të neglizhencës tuaj. Bëni kujdes që të mos mashtroheni nga shenjat e largimit të pandemisë, duke neglizhuar masat paraprake ndaluese të saj dhe parandalimit të shkaqeve të përhapjes së saj, derisa të shkelni me këmbët tuaja vijën e finishit, përfundimit të saj. Kjo me qëllim që të mos kthehemi pas shumë hapa, duke lënë pas dore veten para përfundimit të saj, dhe duke u mashtrua me shikimin e skajeve pa arritur në fundin e saj.
Duke ditur se diçka mbahet mend duke u kujtuar, kushdo që kthen sytë majtas apo djathtas, do të kuptojë realitetin e asaj çfarë Zoti na ka dhuruar në vendin tonë të mirë, nga avantazhet e jashtëzakonshme në përballjen me këtë pandemi. E kjo mirësi meriton falenderimin e Zotit sëpari për këtë sukses; “Çdo mirësi që keni, është nga Allahu.” ( En-Nahl 53) E pas lavdërimit të dhuruesit të kësaj mirësie, falenderimi është për të gjithë ata që kanë dhënë një dorë në përballjen me këtë pandemi, duke marrë për shembull udhëheqjen e këtij vendi, Zoti ju dhëntë sukses, në ministritë e tij, në organizatat e saj, dhe vullnetarët e tyre, individë qofshin apo grupe. Vërtetë nuk ka falenderuar Zotin kush nuk falenderon njerëzit. Në një hadith të saktë thuhet; “ Kush ju bën një vepër të mirë, shpërblejeni atë. Nëse nuk gjeni se me çfarë ta shpërbleni, atëhere lutjuni Zotit për të derisa të bindeni se e keni shpërblyer.”
Zoti ju mëshiroftë, lutuni për krijesën më të mirë dhe më të pastër, Muhamedin të birin e Abdullahut, poseduesi i luginës në Xhenet, dhe i të drejtës për ndërmjetësim. Allahu ju ka urdhëruar me diçka që e ka filluar me Veten e Tij, pasuar me Melaiket e Tij të pastra, për ta vazhduar me ju o besimtarë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe Dërguarin Tënd Muhamedin, poseduesi i fytyrës së ndritur.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e tij të parë, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi tabiinët dhe mbi ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe mbi ne së bashku me ta me Mëshirën, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot ndihmo fenë Tënde, librin Tënd, synetin e të Dërguarit Tënd, dhe robërit e Tu besimtarë.
O Zot largo akthin e atyre që janë të shqetësuar, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, jepu shpritërave tanë devotshmëri, pastroi ata sepse Ti je më i Miri që i pastron ata, Ti je Kujdestari dhe Sunduesi i tyre.
O Zot, na jep siguri në vendin tonë, përmirso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona. Bëje kujdestarin e çështjeve tona nga ata që të frikësohen, janë të devotshëm ndaj Teje, dhe kërkojnë kënaqësinë Tënde, o Zoti i Botrave.
O Zot, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat, o i Gjalli i Përjetshmi. O Zot përmiso këshilltarët e tij, o më i Madhi më Bujari.
O Zot, jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij në atë që është në të mirë të vendit dhe njerëzve.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
Adhurues të Zotit! Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.