Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 06-05-1443 H 10-12-2021 D
Shejh Mahir El Muajkili Tema Kujdesi për pasurinë publike
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin e Botrave, ka urdhëruar për vepra të mira dhe ka lavdëruar ata që punojnë mirë, ka ndaluar korrupsionin dhe ka paralajmëruar ndëshkim për ata që bëjnë korrupsion. Zotin e lavdërojmë për të mirat dhe begatitë e Tij, Atë e falenderojmë për Bujarinë dhe ato që na ka dhuruar.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, zotëria i të dërguarve, dhe udhëheqësi i fytyrave të zbardhura në ditën e Gjykimit. Solli mesazhin, plotësoi emanetit, këshilloi umetin, dhe u përpoq në rrugë të Zotit me përpjekje të vërtetë. Falja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër dhe të mirë, mbi bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve, mbi shokët e tij dhe tabiinët, dhe mbi të gjithë që i pasojnë ata me mirësi deri në ditën e Fundit.
Në vijim
O besimtarë! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Zotin. Kush e njeh Zotin i bindet Atij, e kush e do të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ndjekën, zbaton, synetin e tij, kush lexon librin e Zotit punon me të, e kush është i bindur në vdekje përgatitet për të dhe mendon për shqetësimin e njerëzve në ditën e Gjykimit. “kur të gjithë njerëzit do të tubohen, disa në Xhenet e disa në Xhehenem.” ( Esh-Shura 7) “Kur të fryhet në Sur (Ditën e Ringjalljes), atëherë, midis tyre nuk do të ketë lidhje farefisnore dhe ata as që do të pyesin për njëri-tjetrin. Ata, që u rëndohet peshorja (e punëve të mira), janë të shpëtuar. Sa për ata që do të kenë peshore të lehta, mu ata do të jenë (njerëzit) që kanë humbur vetveten, duke qëndruar përherë në Xhehenem.” (El-Mu’minun 101-103)
O muslimanë! Nga qëllimet e mëdha të legjislacionit fetar, por dhe nga nevojat e imedijate është ruajtja e pasurisë që është në interes të njerëzve. Për shkak të rëndësisë së pasurisë është legjitimuar pasuria private dhe ajo publike, dhe se njeriu është në të drejtën e tij që të mbrojë pasurinë e tij. “Kush vritet duke mbrojtur pasurin e tij, ai është dëshmorë, shehid.” Ajeti më i gjatë në librin e Zotit, në Kuran, ka ardhur për çështjet e pasurisë, menaxhimin, regjistrimin, përdorimin dhe kontrollimin e saj, pasurisë. Pasuria është shoqëruese e nderit dhe gjakut. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Çdo musliman e ka të ndaluar gjakun, pasurinë dhe nderin e muslimanit tjetër.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Ndërsa tek dy Sahihët e Buhariut dhe Muslimit, tregohet se Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë; E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut,paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Sikur njeriu të kishte dy lugina të mëdha me pasuri, do të dëshironte një të tretë.” Njerëzit janë krijuar për dashuruar ndaj pasurisë, dhe këmbëngulës në kërkimin e saj, njeriu plaket por zemra e tij vazhdon të jetë e re në lidhje me dashurinë për pasuri, veç atyre që i ka mëshiruar Zoti i tyre dhe ka bërë pasurinë në zemrën e tij. Pasuria është sprovë dhe fitne, me të cilën Allahu sprovon kë dëshiron nga robërit e Tij. Ai që është i mirë në kërkimin e saj dhe shpenzon në të drejtën e tij, ka fituar, ja ka arritur dhe ka pasur sukses, e ajo pasuri ka qenë bekim dhe shpërblim për të, dhe për trashëgimtarët e tij pasuri dhe thesar.
Ndërsa ai që pasurinë e ka bërë shqetësimin më të madh të tij, e lejuara për të është çdo gjë që ai ka në dorën e tij, nuk preokupohet se nga ka fituar, pasuria e tij kthehet në fatkeqësi për të. Nëse e kontrollon, e mbyllën, nuk do të ketë bereqet në të, e nëse jep lëmoshë nga ajo, nuk i pranohet, sepse “ Vërtetë Allahu është i mirë dhe nuk pranon vetëm se të mirën.” E nëse e lë atë vetëm pas shpinë së tij, e mban për vete, ajo pasuri do të jetë furnizimi i tij për në zjarrin e Xhehenemit, ndëshkimi për të, dhe dënimi i tij për trashëgimtarët e tij. E përballë kësaj sprove mund të rezistojnë dhe të qëndrojnë vetë të ndershmit dhe ata me integritet. Integriteti është shenjë e besimit, ndershmërisë dhe besnikërisë. E kush kontrollon veten e tij e ka mbrojtur atë nga ambicjet e kësaj bote, ka ruajtur nderin dhe dinjitetin e tij, dhe ka kontribuar në shkaqet e pasurimi të tij dhe në fitimin e kënaqësisë së Zotit për të. E në jetën e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kemi shembullin e mirë. Ai edukonte shokët e tij në dëlirësi, ndershmëri, dhe integritet. Tek dy librat Sahih, Buhari dhe Muslim, Hakim Ibn Hizam, Zoti qoftë i kënaqur me të, thotë: “ I kam kërkuar, pasuri, të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe më ka dhënë, pastaj i kam kërkuar përsëri dhe më ka dhënë, pastaj i kam kërkuar përsëri dhe më ka dhënë, pastaj ka thënë: O Hakim! Me të vërtetë, paraja është e bukur dhe e ëmbël. Ai i cili e merr atë me bujari duke mos qenë lakmitar, ka bereqet në të, ndërsa ai që e merr atë duke qenë lakmitar, nuk ka bereqet në të. Në këtë rast ai i ngjan atij që ha, por që nuk ngopet. Dora e lartë është më e mirë se dora e ulët.” Hakimi ka thënë: “ I thashë, o i Dërguar i Allahut! Betohem në emër të Atij që të ka dërguar me të vërtetën, se unë nuk kam për të kërkuar më asgjë nga askush derisa ta lë dynjanë”. Hakimi nuk ka kërkuar më diku tek njerëzit, pas të dërguarit të Allahut, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, deri sa është ndarë nga kjo botë, Zoti qoftë i kënaqur me të. Muslimani sa më shumë të ketë integritet aq më shumë forcon në zemrën e tij devotshmërinë dhe kënaqësinë, dhe përshkruhet me besnikëri dhe ndershmëri. Ai kështu arrinë dashurinë e Zotit të tij, dhe fiton kënaqësin e Tij. Imam Maverdiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Shpirti i ndershëm kërkon mirëmbajtje, rriten integritetin,dhe bartën nga dëmtimi sa mbartën, dhe nga vështirësia sa ka mundësi. Kështu mbetet qëndrueshmëria e tij dhe zgjatet pastërtija e tij.”
Vëllezër në besim! Nëse njerëzit heqin dorë nga morali dhe integriteti, përhapet fesadi, korrupsioni në shoqëri, humbën besnikëria, plaçkiten të mirat. Korrupsioni godet vlerat e moralit, që ngrihen mbi ndershmëri dhe besim, dhe përhapën gënjeshtrën, mashtrimin dhe tradhtinë. Korrupsioni bën që interesat përsonale të marrin vendime, dobësohen projektet, bie prodhimi, dhe niveli i shërbimeve publike është i ulët. Korrupsioni nxitën ekstremizmin e urryer, qoftë atë sektarë, fisnorë apo partiak.
Adhurues të Zotit! Korrupsioni është sëmundje e pashërueshme, nëse përhapet në një popull, dhe shkatërron shtyllat e rilindjes së tij. Korrupsioni bëhet shkaktari kryesorë në pengimin e përparimit të tij si umet, për humbjen e aftësive të tij dhe largimin e burimeve të tij njerëzore, për shkak të çekujlibrimit të drejtësisë në të, shoqëri. Integriteti dhe drejtësia janë origjina e çdo të mire,ndërsa korrupsioni dhe padrejtësia janë origjina e çdo të keqeje. Korrupsioni financiarë ka shfaqje dhe forma të ndryshme dhe të shumëta: si shpërdori, përvetësim, rryshfeti, falsifikimi dhe shkelja, tradhtija. Kush e ngurtëson zemrën e tij përballë shkeljeve dhe tradhtisë, do të ngjyroset dhe me format e tjera. Rryshfeti është nga portat më të mëdha të korrupsionit, e ai është nga gjynahet dhe gabimet e mëdha, si do që të quhet bakshish apo dhuratë. Rryshfetdhënësi, ai që e merr rryshfetin, dhe ndërmjetësuesi në dhënijen e rryshfetit janë të mallkuar tek Zoti, dhe të larguar nga mëshira e Tij, kjo përmes gojës së të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Zemëruan Zotin e tyre, tradhtuan besimin e tyre dhe mashtruan umetin, popullin e tyre, dhe kështu humbën fenë e tyre dhe jetën e tyre të kësaj bote.
O besimtarë! I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka bërë të qarta portat e korrupsionit financiarë, dhe ka ndaluar atë që ka marrë përsipër kujdesin e çështjeve të muslimanëve që të shfrytëzojë pozicionin e tij për interesat e tij përsonale. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka vendosur rregulla dhe garanci për ruajtjen e pasurisë publike. Tek Sahihu i Buhariut ka ardhur një hadith, që Ebu Humejd Es-Saadi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë; “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka emëruar një njeri që të kujdeset për sadakanë, e kur ka ardhur, tek profeti, ka thënë: “ Kjo është për ju, ndërsa kjo më është dhuruar mua.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është ngjitur në minber, ka lavdëruar dhe madhëruar Allahun, e pastaj ka thënë: “ Si është puna e nëpunësit të cilin e ngarkojmë me punë dhe kthehet dhe thotë; “Kjo është për ty dhe kjo është për mua,” Po sikur të kishte qëndruar në shtëpinë e babait dhe nënës së tij do të shikonte a do ti bënin dhurata apo jo! Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, çdo njeri do të vijë në ditën e Gykimit, me çdo gjë që merr padrejtësisht në këtë botë, duke e bartur mbi qafën e tij, qoftë ajo deve që pëllet, lopë që pëllet, apo dele që blegërinë.” Pastaj ka ngritur duart e tij, aq lart sa kemi parë qimet e sjetullave të tij, dhe ka thënë: “ A ju lajmërova!” Tre herë. Po, ka lajmëruar për këtë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
“ Pasha Zotin, nuk do të ngelet këmbë njeriu ditën e Gjykimit pa u pyetur për pasurinë e tij se ku e ka fituar dhe ku e ka shpenzuar.”
Popull musliman! Vërtetë të marrit nga pasuria publike me pa të drejtë është padrejtësi e madhe, që e zhytën shoqërinë në korrupsion të hapur. E kjo vepër konsiderohet krim në legjislacionin e fesë tonë të pastër, dhe tradhti ndaj kujdestarit të çështjeve tona. Sikurse atij që i është ngarkuar përgjegjësia e kujdesit nuk i lejohet që të marri më shumë se i takon, që ka të drejtë të marri, e ajo që merr mbi atë që ai e meriton quhet vjedhje, dhe do ti merret dora e këtij përsoni në ditën e Gjykimit dhe nëse është diçka e vogël.
Në Sahihun e Muslimit, ka ardhur se Adij Ibn Amiretu, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “Atë që kemi vënë në shërbim, emëruar, nga ju, dhe fshehën qoftë dhe një gjilpërë e lartë, është vjedhje dhe do ti sillet ajo që ka marrë në ditën e Gjykimit, gjykohet për të.” Ka thënë, pastaj u ngrit një burrë nga Ensarët, dhe tha: “ O i dërguari i Allahut, prano punën time tek ty?!” I ka thënë: “E çfarë është puna jote?” Ka thënë: “ Të kam dëgjuar duke thënë, kështu dhe kështu..” Ka thënë: “ Ndërsa unë po e them atë tani, përsëri, atë që kemi vënë në shërbim, emëruar, nga ju, të mos përfitojë, marri prej saj, pune, pak apo shumë, por ajo që i është lejuar le ta marri e ajo që i është ndaluar ta braktisi.” Ndërsa në Kuranin Famëlartë, Allahu thotë: “Kushdo që përvetëson me pa të drejtë do të vijë (i ngarkuar me të) në Ditën e Kiametit e pastaj do t’i jepet çdokujt ajo që ka merituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (Al ‘Imran 161)
Pasuria e shtetit në thelb është e shenjtë, ajo është në gradën e pasurisë së jetimit, në rëndësin e ruajtjes së saj dhe të ndaluarit e marrjes prej saj, dhe në kujdesin e madh që duhet bëhet në shpenzimin e saj në interes të publikut. Në Sahihun e Buharit, ka ardhur hadithi se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë ata njerëz që e shpërdorojnë pasurinë e Zotit padrejtësish, do të meritojnë zjarrin e Xhehenemit në ditën e Gjykimit.” Ibn Haxheri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Ata që e përdorin pasurinë e muslimanëve në mënyrë të padrejtë.”
Përvetësimi i pasurisë publike, e pakët apo e shumët qoftë, është gjynah nga gjynahet e mëdha. E madhësia e këtij gjynahi është aq e rëndë sa që fshinë, apo zhvleftëson xhihadin, luftë në rrugë të Zotit, dhe fshinë shpërblimin e dëshmorit. Në betejën e Hajberit, në burrë ka dalë me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Është qëlluar me shigjetë dhe ka ndërruar jetë. Sahabet, Zoti qoftë i kënaqur me ta, kanë thënë: “ Urime për të rënijen dëshmor.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, jo, sepse vërtetë mbulesa e tij po e djegën atë zjarr, të cilën e ka marrë atë nga plaçka e luftës në betejën e Hajberit, duke mos e marrë nga ato që ka merituar nga ndarja, e plaçkës.” Ka thënë; “ Njerëzit u tmerruan, pastaj erdhi një burrë me një lidhëse, apo me dy lidhëse këpucësh, dhe ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, i kam marrë në betejën e Hajberit!” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Lidhëse prej zjarri, apo të dy lidhëset janë prej zjarri.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i është drejtuar shokut të tij, Ka’b Ibn Uxhres , Zoti qoftë i kënaqur me të, duke i thënë: “ O Ka’b Ibn Uxhre, vërtetë çdo trup mishi, njeri, që rritet me të ndaluar, dënimin me zjarr është më primari, i pari për të” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu. “Suht” e ndaluar është çdo që fitimi, marrja e saj nuk është e lejuar. Shejhul Islam, Ibn Tejmije, ka thënë: “ Kjo, sepse ushqimi përzihet me trupin, rritet prej tij dhe bëhet substancë dhe element i trupit, e nëse ai, ushqimi, ka qenë i keq dhe trupi kthehet i keq dhe meriton zjarrin. Prandaj, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Çdo trup që rritet nga e ndaluara, zjarri është më primari për të.” Xheneti është i mirë dhe në të nuk hynë vetëm se e mira, të mirët.” Këtu mbaron fjala e Shejhul Islam, Zoti e mëshiroftë.
Kush bëhet i dobët dhe pason egon, epshin dhe shejtanin, duke marrë nga pasuria publike me pa të drejtë, duhet që të pendohet, dhe të kthejë pasurinë në arkat e shtetit. Ruajtja e pasurisë publike është obligim, shenjtëria e saj është e madhe, për shkak të të drejtave që janë të lidhura me të, dhe për numrin e madh të njerëzve që kanë pjesë në të. Prandaj, adhurues të Zotit, ti frikësohemi Zotit, dhe ta shikojmë atë në çdo të vogël dhe të madhe. Të drejtat e njerëzve janë të ngritura mbi marrveshje, dakortësi, ndërsa të drejtat e Zotit të Madhërishëm janë të ngritura mbi falje. Allahu i Madhërishëm falën dhe e kalon, fshinë, atë që është në mes Tij dhe robit. Ndërsa të drejtat e njerëzve mes tyre janë pezull në pritje që të lirohen dhe që të marrin leje. I mençuri i frikësohet Zotit në atë që merr, dhe kujton paralajmërimin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga turpërimi në ditën e Mahsherit, tubimit para Zotit. E urime për atë që ruan besimin e tij, përmirson ushqimin, pasurinë e tij, dhe bën më të mirën me përdorimin e saj, është i sinqertë në fjalën e tij, dhe njerëzit janë të sigurtë nga gjuha e tij. “Musliman i vërtetë është ai nga gjuha dhe duart e të cilit janë të qetë muslimanët e tjerë.”
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu. Thuaj (o Muhamed!): “A doni t’ju tregoj për gjëra më të mira se ato? Për ata që janë të devotshëm, te Zoti i tyre do të ketë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Aty do të kenë bashkëshorte të pastra dhe kënaqësi nga Allahu”. Allahu i vrojton robërit e Vet, ” (Al ‘Imran 14- 15)
Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë dhe me synetin e të dërguarit, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tyre të larta. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete dhe për ju nga çdo gjynah dhe gabim , Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, lavdërimet të takojnë vetëm Ty, lavdi të panumërta, largë syfaqësisë dhe të pafundme, ashtu sikurse do Zoti ynë dhe është i kënaqur.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, për Atë janë lavdet në botën tjetër dhe në këtë botë.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, i dërguar me të vërtetën dhe udhëzimin. Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qoftshin mbi të, mbi familjen, shokët dhe bashkëshortet e tij, mbi tabiinët, ata që i pasojnë me mirësi dhe ndjekin rrugën e tij dhe mjaftohen me të.
Në vijim
O ju besimtarë! Vërtetë besnikëria është mirësi, nder dhe dinjitet, Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar që ta ruajmë dhe të kujdesemi për të, dhe na ka obliguar që ta zbatojmë dhe ti japim hakut, të drejtën që meriton. Besnikëria është nga cilësit e profetëve dhe të dërguarve të Zotit, përmes të cilës përcjellin mesazhin e Zotit të tyre, dhe mbështesin në të argumentat përballë popujve të tyre. Të gjithë profetët i janë drejtuar popujve të tyre me fjalën: “Në të vërtetë, unë jam një i dërguar i besuar për ju, andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!” (Esh-Shu’ara’ 107-108) Ndërsa i dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është besniku më i madh, kjo dhe me dëshminë e armiqve të tij, tek të cilët, ai është i ndershmi dhe besniku. Tek dy Sahihët, Buhari dhe Muslimi, nga hadithet e Ibn Abasit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se ka thënë; “ Më ka treguar Ebu Sufjani se Herakli i ka thënë; Të pyeta se në çfarë ju urdhëron, dhe pretendove se ai na urdhëron me namaz, ndershmëri, pastërti, të përmbushni zotimet, premtimet e dhëna, dhe në besnikëri. Ka thënë: Këto janë cilësit e të dërguarit të Zotit. Besnikëria, është nga shenjat e besimit, e të tradhtuarit e saj, besnikërisë, është hipokrizi dhe mosbindje, që bëhet shkak për rënijen në zjarr. Kur të shfaqet ngushtësia e urës së Siratit mbi zjarrin e Xhehenemit, lutja e të dërguarve në atë moment do të jetë: “ O Zoti ynë, shpëtoi, shpëtoi.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Atë moment, do të ju vijnë besnikëria dhe mbajtja e lidhjeve të gjakut e do të qëndrojnë në dy anët e urës së Siratit, në të djathë dhe në të majtë të saj, ndihmë për ty.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Vëllezër në besim! Nuk ka dyshim se korrupsionin financiarë në të gjitha format dhe shfaqjet e tij është tradhti ndaj besimit. Sikurse marrja e pasurisë së njerëzve me pa të drejtë është padrejtësi dhe agresion, mashtrim dhe falsitet. E para një korrupsioni të tillë qëndron vetëm se një kujdestar i ndershëm, që është besnik ndaj fesë dhe vendit të tij. Ai që është i mirë me veten e tij, dhe përmirësues për të tjerët, urdhëron në përmirësim dhe ndalon nga korrupsioni, kujdeset për pasuritë e vendit, e bën veten shembull të autoriteteve, mbikqyrjes dhe integritetit. E kush nuk i trembet thirrjes së Kuranit, do ta godasi shkopi i pushtetarit, e Allahu rregullon, vendosën me autoritetin, sunduesin, atë që nuk rregullon me Kuran. Legjislacioni ynë i bekuar e ka bërë mbikqyrjen përgjegjësi që duhet ta barti çdo indivit sikurse e bartën e gjithë shoqëria. “Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat; falin namazin, japin zeqatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” (Et-Teube 71)
O besimtarë! Është detyrë e të gjithëve që të bashkëpunojmë me autoritetet shtetërore që kanë për detyrë luftën kundër korrupsionit. Ne, lavdërojmë Zotin e Madhërishëm, në këtë vend të bekuar, që mbretëtia e Arabisë Saudite, nën udhëheqjen e kujdestarit të vendeve të shenjta, dhe zëvendësi i tij besnik, është bërë shembull për tu ndjekur, në luftën kundër korrupsionit në të gjitha format dhe metodat e tij. Prandaj, o ju besimtarë, bëhuni si një dorë e vetme me kujdestarët e çështjeve tuaja, për rilindjen e vendit tuaj, lartësimin e çëshjtes tuaj, dhe që të keni sukses në fenë tuaj dhe në jetën tuaj të kësaj bote. “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.” (El-Ma’ide 2)
Zoti ju mëshiroftë, lutuni për krijesën më të mirë, dhe njeriun më të pastër, Muhamedin djalin e Abdullahut, pronarin e Houdit, luginës në Xhenet, dhe ndërmjetësimit, sepse Allahu ju ka urdhëruar për këtë, dhe ka thënë në Librin e Tij: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot fale dhe mëshiroje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit.
O Zot bekoje Muhamedin bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.
O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tjerë dhe tabiinët, me ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit, me ne sëbashku me ata, me Mirësin, Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot jepi paqe dhe siguri këtij vendi, dhe të gjitha vendeve muslimanëve.
O Zoti ynë, përmirëso gjendjen e muslimanëve në çdo vend.
O Zoti ynë, të lutemi për Mirësinë dhe Bujarinë Tënde që të ruash vendin e dy xhamive të shejtave nga çdo të keqe dhe të urryer.
O Zoti ynë, o më i Madhi më Bujari, o i Gjallë,o i Përhershëm, jepi sukses kujdestari të dy xhamive të shenjta në atë që Do dhe je i Kënaqur, dhe jepi atij për Islamin dhe muslimanët shpërblimin më të mirë.
O Zoti ynë, jepi sukses atij dhe zëvendësin e tij besnik në atë që është e mirë dhe në dobi të Islamit dhe muslimanëve.
O Zoti ynë, jepu sukset të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në atë që Do dhe je i Kënaqur, me Mëshirën, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot largo nga ne ngritjen e çmimeve, epidemitë, kamatën, imoralitetin, termetet, dhe të vështirat, dhe fitnet e këqija nga ato që janë hapur dhe ato që janë të fshehta.
O Zoti ynë të kërkojmë mbrojtje nga sprovat e mëdha, nga fundi i fatkeqësive, gjykimi i keq dhe dashaligësia e armiqve.
O Zoti ynë të lutemi të na japësh gjitha të mirat, të tashmet dhe të vonshmet, ato që i dimë dhe ato që nuk i dimë.
Zoti ynë, të lutemi na mbro nga gjithë të këqijat, të tashmet dhe të më vonshmet, që i dimë dhe që nuk i dimë.
O Zot na jep përfundim të mirë në çdo çështje tonën, na shpëto nga turpërimi në këtë botë dhe nga dënimi në botën tjetër.
O Zoti ynë, ruaj rininë muslimane nga grupacionet e devijuara, të humbura. O Zot shmang nga ata përçarjen, grupacionet, mundësoju atyre të drejtën dhe të mesmen. O Zot bëj ata të dobishëm për vendet dhe popullin e tyre. O Zot ynë, bëju atyre të dashur besimin dhe zbukuroje atë në zemrat e tyre, bëj për ata të urryer mohimin, të keqen dhe shthurjen, dhe bëji nga njerëzit që ecin në rrugë të drejtë, më Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zoti ynë, ata që ne, vendit tonë, sigurisë tonë dhe rinisë tonë i duan të keqen, angazhoi me vetet e tyre, bëj shkatërrimin e tyre në vetet e tyre, me Forcën dhe Fuqinë Tënde, o i Fortë dhe i Plotfuqishëm, o më i Madhi më Bujari.
O Zot ndihmo ushtarët tanë të vendosur në kufinjtë e vendit tonë, sa më shpejt dhe jo me vonesë, me Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues. O Zot kthei ata tek ne shëndosh e mirë dhe fitimtarë, me Mirësinë, Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
“O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (El-Hashr 10)
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
O Zoti ynë, Ti je Zoti i Vetëm nuk ka Zot tjetër veç teje, Ti je i pasur, që nuk ke nevojë për diçka, ndërsa ne jemi të varfër, nevojtarë, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.
O Zoti ynë zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.
O Zoti ynë zbrit tek ne shi.
O Zoti ynë fresko zemrat tona me besim, fresko vendit tonë me shi dhe të mira, me Mirësinë, Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)