Këshilla dhe mësime nga fëmijëria deri në pleqëri

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    17-07-1446H   17-01-2025 D

Shejh Abdul Bari  Ibn Avad Eth-Thubejti  

Tema Këshilla dhe mësime nga fëmijëria deri në pleqëri

Lavdërimet janë për Allahun. Lavdërimet janë për Zotin me lavdërime që janë të pa fundë, dhënia e të cilit nuk ndërpritet kurrë dhe lavdërimet pët Atë janë të panumërt.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, ka ngritur qiellin pa shtylla që ne mund  t’i shikojmë.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, Allahu e ka dërguar udhëzim dhe mëshirë, ishte fena që të tjerët të ndiqnin udhëzimin e tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen, mbi shokët e tij dhe mbi ata që e pasuan atë.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Zotin, frikë të cilën Allahu i Madhërishëm e ka bërë rrugë të suksesit, shpëtimit, me të cilën shtoi  besimtarët dhe me të ngriti njerëzit e bindjes në gradët e të devotshmëve.

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Allahu është Ai që ju ka krijuar të dobët, pastaj, pas dobësisë, ju ka bërë të fuqishëm e, pas fuqisë, ju  bën sërish të dobët dhe të thinjur. Ai krijon çfarë të dojë; Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm për çdo gjë.” (Er-Rum 54) Ajet Kuranor fisnik që përmbledh rrjedhën e jetës me fjalë elokuente dhe kuptime të thella, paraqet një tablo të fazave të krijimit të njeriut. Fillon me dobësinë e fëmijërisë, ngrihet me forcë e më pastaj kthehet në dobësi e stolisur me flokë të thinjur, pleqëria. Ajet që zgjon mendjet për të kuptuar pafuqinë e njeriut dhe që prekën zemrat për të treguar nevojën e vazhdueshme të njeriut për Zotin e tij. Ky ajet Kuranor është një ftesë për të reflektuar mbi fazat e jetës së njeriut,  për ndryshimin e kushteve midis forcës dhe dobësisë,  dhe për fuqinë absolute të Zotit që e menaxhon këtë rrugë me urtësi dhe shkathtësi. Çdo gjë është në dorën e Tij, prej Tij është fillimi dhe tek Ai është fundi.

Fëmijëria është faqja e parë në librin e jetës, që fillon me pafajësinë e pastër dhe dobësinë e tij, i rrethuar nga butësia e Zotit dhe mëshira e Tij. Fëmijë i vogël, që nuk ka kontroll mbi punët e tij,  Allahu ka vendosur dashuri dhe butësi në zemrat e atyre që e rrethojnë,  dhe e ka rrethuar me duar që kujdesen për të dhe ia lehtësojnë dobësinë. Skenë madhështore që tregon madhështinë e kontrollit Hyjnorë, ku Allahu e ruan këtë fëmijë të dobët dhe i dhuron atij ndihmë nga ku ai nuk e di. Njeriu del nga errësira e barkut të nënës së tij, duke mos pasur as dije dhe as forcë, në  pafuqi të plotë dhe padije absolute. Pastaj Allahu i hapi atij portat e njohjes, i dhuroi atij dëgjimin, shikimin dhe zemrën për të marrë me to nga burimi i dijes dhe njohjes. Çdo gjë që ka fituar njeriu nga dituria apo forca ajo është dhuratë prej Zotit dhe që ja ka dhënë njeriut nga Bujaria e Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Allahu ju ka nxjerrë nga barku i nënave tuaja e ju nuk dinit asgjë dhe ju dha të dëgjuarit, të parët dhe zemrat, që të jeni falënderues.” (En-Nahl 78) Kjo e vërtetë rrënjosën në zemra edukatën e të adhuruarit, të nënshtruarit ndaj  Zotit, dhe mbjell në shpirtrat e njerëzve përulësinë e të përulurve. Në këtë mënyrë njeriu nuk bëhet mendjemadh me diturinë e tij dhe as nuk mashtrohet nga forca e tij. Njeriu e kupton se çdo grimcë prej forcës së tij dhe çdo lëvizje në trupit të tij janë  mirësi  që kërkojnë mirënjohje, falënderim të vazhdueshme dhe nënshtrim të plotë. Njeriu, robi, sado i lartë të jetë statusi i tij, do të ngelet i varfër, nevojtarë për Zotin e tij që ka nevojë për  mirësia e Tij.  Në çdo moment e gjithë jeta e tij është dhuratë nga Zoti që meriton mirënjohje, falenderim në çdo moment. Sa e madhe është pasuria e Zotit dhe sa e madhe është varfëria, nevoja e robit para Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “… pas dobësisë, ju ka bërë të fuqishëm…” (Er-Rum 54) Mosha, faza  e rinisë  është kulmi i forcës dhe pulsi i jetës, flaka e suksesit që ndriçon rrugën e të ardhmes. Ajo është mosha në të cilën lulëzon energjia, shtohet forcat, hapen në të ëndrrat dhe pikturohen në të tiparet e lavdisë. Pasuri që nuk mund të vlerësohet me çmim. Ajo, rinia, është sheshi i veprave, punëve dhe arritjeve. Në këtë fazë shkruhen historitë më të mëdha të përpjekjes dhe ndërtohen godinat më të forta të qytetërimit. Asnjë komb nuk mund të ngrihet dhe asnjë vend nuk mund të zhvillohet përveçse me përpjekjet e të rinjve dhe aspiratat e tyre të larta. Nuk ka asnjë dyshim se forca e rinisë lulëzon nën hijen e fesë, besimit,  ngrihet lartë kur ushqehet nga burimi i vlerave dhe moralit, ddhe manifestohet, shkëqen në qiellin e lavdisë kur kjo forcë përdoret për t’i shërbyer vendit dhe popullit të tij. Kush humb rininë e tij e ka humbur të gjithë jetën e tij. Rinia është një moment i përkohshëm në këtë jetë. Kush e investon atë në mirësi dhe dobi do të lërë gjurmë të mira dhe do të korrë fruta të pjekura në këtë botë dhe në Ahiret, botën Tjetër. Nuk duhet të jetë largë mendjev ese forca e rinisë mund të shndërrohet nga mirësi në katastrofë, dhe nga ndërtim në shkatërrim, nëse i riu, lë pas dore rrugën e të Gjithëmëshirshmit, zhvishet nga morali i Islamit dhe  pason hapat e shejtanit.

LEXO  Vështirësitë sprova për besimtarin - Medina 17.04.2020

“… pas dobësisë, ju ka bërë të fuqishëm…” (Er-Rum 54) Forca nuk është vetëm në trup por se ajo është e përzier në mes një shpirti të fortë, guximi të lartë ddhe vendosmërie që nuk thyhet, që nuk dorëzohet. Sa nga trupat e fuqishëm bartin guxim të dobët dhe vendosmëri të pa përfillshme që nuk ndërtojnë, prodhojnë gjë dhe nuk transmetojnë shpresë. Humbën rininë e tij dhe kthehet barrë për ata që janë përreth tij, i paaftë për të ndërtuar veten dhe të ardhmen e tij.   

Forca e vërtetë vjen nga një frymë besimi, frymëzohet nga bindja, forcohet me kërkim falje tek Zoti dhe bëhet e frytshme nëpërmjet veprave të mira. Ajo është fuqia që lidhet me Zotin e saj, lidhje e cila, ia shton njeriut vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë.  Allahu i Madhërishëm, në gjuhën e Hudit, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O populli im! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai të penduar, se Ai do t’ju sjellë shi të begatshëm dhe do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj.” (Hud 52)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ …e, pas fuqisë, ju  bën sërish të dobët dhe të thinjur.” (Er-Rum 54)

Kështu vazhdon cikli i jetës me urtësinë e Zotit. Fillon me dobësinë e fëmijërisë, pastaj rritet forca e rinisë për të arritur në fazën e flokëve të thinjur, pleqërisë,  forca bie, pakësohet,  koka thinjet, shkërmoqen kockat dhe afrohet takimi me Zotin. Në momentin kur thinjet koka, vjen pleqëria, velloja e kësaj bote hiqet nga sytë e njeriut dhe zbulohet e vërteta e saj kalimtare. Atëherë njeriu kupton se vitet kanë kaluar si të ishin momente dhe se jeta ka kaluar si një ëndërr kalimtare, duke pëshpëritur në zemrën e tij: “Uroj që njerëzit e mi ta dinë se kjo botë është një vend tranziti dhe se ajo nuk zgjat përgjithmonë për askënd.”

LEXO  Këshilla për muslimanët për të arritur devotshmëri dhe siguri

Të thinjurit e njeriut në pleqëri është mesazh i heshtur që bën thirrje për kthim tek Zoti, në mënyrë që kthimi për tek Ai të jetë preokupimi i zemrës së njeriut të angazhuar, ku pendimi të bëhet përparësia, prioriteti i tij, marrja e vetes në llogari të bëhet zakoni i tij dhe afrimi me Zotin të jetë qëllimi i tij madhorë. Ai është shansi i fundit i jetës për të zbukuruar atë që ka mbetur dhe për t’u përgatitur për takimin e  Zotit të tokës dhe të qiellit.

Ajo që ja vlen të theksohet se flokët e thinjura nuk do të thotë dorëzim para dobësisë, as izolim nga jeta, por ai është fillimi i një etape të re, në të cilën shkëlqen mençuria,  e mbushur plot me përvojë dhe pjekuri nga eksperienca.

Në këtë fazë, i moshuari bëhet fenar që ndriçon rrugën e suksesit për të rinjtë,  piketon për brezat themelet e jetës, frymëzon ambiciozët dhe mpreh shpirtin me frymë plot shpresë. Puna me të thinjurit e kokës, pleqërinë  nuk ndalet  dhe të dhuruarit nuk ndërpritet  për sa kohë që zemra rreh me besim dhe vendosmëria  ripërtërihet me siguri, bindje. Ky është mësim madhështorë e kemi mësuar nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, siç ka thënë: “Nëse vjen Kijameti dhe njëri prej jush ka një fidan në dorë, le ta mbjellë atë.”

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili na ka krijuar njeriun në formën më të bukur, dhe e nderoi atë me mendje dhe me  fe. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falënderoj për mirësitë e Tij të mëdha.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Një i Vetëm dhe  pa shok, dëshmi nderimi dhe madhërimi, mirënjohjeje.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, e ka dërguar Allahu mësues të urtësisë dhe librit të qartë, Kuranit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, njerëzit e fesë së vërtetë.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që t’i frikësohemi Allahut. 

Kufijtë e kohës së fëmijërisë dhe fuqisë, pastaj dobësisë dhe pleqërisë, janë jetëgjatësia mesatare e njeriut, siç dhe i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Jetëgjatësia e umetit  tim është ndërmjet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë, e  të paktët  janë ata që e tejkalojnë këtë.”

Jeta është një udhëtim i shkurtur në peshoren e kohës që na kujton me përfundimin e pashmangshëm dhe se fundi po afrohet me çdo moment që kalon. Hadithi është thirrje për ekuilibër ndërmjet kërkesave të kësaj bote dhe punës për Ahiret, botën Tjetër,  dhe nxitje për të kapur çdo moment të jetës. Jeta është e kufizuar dhe mundësia nuk kthehet më.  Ndërsa jeta nuk maten me numrin e viteve por me ato që mbeten prej saj nga ndikimi i përjetshëm dhe veprat e mira. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Më i miri prej njerëzve është ai që jeton gjatë dhe bën vepra të mira.  Ndërsa, më i keqi prej njerëzve është ai që jeton gjatë dhe bën vepra të këqija.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.

Adhurues të Zotit, lutuni dhe dërgoni salavate për të dërguarin e udhëzimit,  Allahu ju ka urdhëruar për këtë në Librin e Tij, dhe ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

LEXO  Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 01-10-1447 H 20-03-2026 D

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjen dhe shokët e tij. 

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër Halifet e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjarët dhe shokët e tij të nderuar, dhe me ne së bashku me ta me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë  Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro mohimin dhe mohuesit, shkatërro armiqtë e Tu dhe armiqtë e fesë. 

O Zot, bëje këtë vend të begatë, të siguri, dhe të gjitha vendeve  muslimane.

O Zot, të lutemi të na japësh Xhenetin, dhe atë që na afron me të prej fjalëve dhe veprave.           

O Zot, të lutemi të na mbrosh prej zjarrit, dhe çfarë na afron me të  prej fjalëve dhe veprave.

O Zot, të lutemi  të na japësh gjithë të mirat, të tashmet dhe të vonshmet, nga ato që i dimë dhe ato që nuk i dimë.

O Zot, të lutemi na mbro nga gjithë të këqijat, të tashmet dhe të më vonshmet, nga ato që i dimë dhe që nuk i dimë. 

O Allah, ji me ne dhe jo kundra nesh, na ndihmo dhe mos ji kundra nesh, planifiko për ne dhe jo kundra nesh, na  udhëzo dhe na e bëj të lehtë udhëzimin dhe na ndihmo kundra  atyre që na bënë padrejtësi.  

O Zot, Palestinën e ka goditur fatkeqësia dhe e keqja, me të cilën Ti je i ditur dhe mund t’i largosh. O Zot, largo nga ata fatkeqësitë  që i kanë goditur.  O Zot, ata janë këmbëzbathur prandaj mundësoju të vishen, të uritur mundësoju ushqim, të zhveshur mundësoju atyre mbulim dhe të shtypur prandaj jepu fitore. O Zot, jepu fitore përballë armikut Tënd dhe armikut të tyre, sionistëve agresorë. 

O Allah, Ti je Zoti, s’ka Zot tjetër përveç Teje, Ti je i pasur, nuk ke nevojë për diçka, ndërsa ne jemi të varfër, kemi nevojë për Ty, zbrit mbi ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit. 

O Zot, zbrit tek ne shi. O Zot, zbrite atë shi të dobishëm dhe të begatë, jo të dëmshëm, jo dënim,  jo shkatërrim dhe jo përmbytje. O Zot, që të ringjallësh me të vendin dhe  të freskosh me të njerëzit, si dhe ta bësh atë argument për të pranishmit dhe ata që vijnë, me mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues. 

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta në atë do dhe je i kënaqur. O Zot jepi sukses atij në udhëzimin Tënd dhe veprat e tij që të meritojnë kënaqësinë Tënde, o Zoti i botëve. Jepi sukses zëvendësit të tij në çdo të mirë, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me librin Tënd, Kuranin, dhe me synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

 “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Ai ju kujton ju, falënderojeni Atë për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

” …vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1681392089077080

Post Author: endrit