Këshilla dhe porosi në fillim të vitit shkollor

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    21-02-1447H   15-08-2025 D

Shejh Dr. Abdullah El Buajxhan         

Tema  Këshilla dhe porosi në fillim të vitit shkollor

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili, me anë të penës ia mësoi, ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte. Zotin e lavdërojmë për mirësitë dhe bekimet e Tij, Atë e falënderojmë për çfarë na ka veçuar nga mirësia dhe bujarinë e Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok. 

Dëshmoj se Muhamedi është vula e të dërguarve dhe profetëve të Tij, atë e ka përzgjedhur Zoti nga të gjithë njerëzit dhe e dërgoi mëshirë për botën mbarë, për arabët dhe jo arabët. Përcolli mesazhi, përmbushi emanetin, këshilloi umetin dhe u përpoq në rrugë të Zotit deri sa i erdhi momenti i ndarjes nga kjo botë. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët e tij, dhe mbi ata që e pasojnë atë në vepra të mira deri në ditën e Kijamet. 

Në vijim

Vërtetë fjala më e mirë  është fjala e Zotit, Kurani, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, i dërguari i Zotit, çështjet më të këqija janë të shpikurat në fe, risitë, çdo shpikje, risi është devijim dhe çdo devijim e ka përfundimin në zjarr.

Adhurues të Zotit! Ju këshilloj që t’i frikësoheni Zotit të Plotëfuqishëm, sepse ajo është përgatitja më e mirë dhe t’i bindjemi Atij sepse ky është qëllimi dhe dëshira më e mirë. “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18)

O ju njerëz! Ndërsa përgatitemi për të mirëpritur fillimin e vitit të ri shkollorë, akademik,   le të kthehemi, e kthimi është më i miri, më i lavdëruari,  në mbretërinë e dijes, në kërkimin dhe përvetësimin e dijes, në auditore, në klasat e orëve mësimore dhe në leksionet shkencore, për të shfrytëzuar kohën dhe për të rritur notat, në kopshtet e Xheneteve.

O ju studentë! Mirëpriteni vitin shkollorë me seriozitet dhe me qëllim të sinqertë, të pastër,me vendosmëri dhe me përkushtim të lartë. Kush kërkon do të gjejë. Kush mbjellën do të korri. Suksesi, me ndihmën e Zotit, vjen vetëm nëpërmjet përpjekjeve dhe punës.

“Kush kërkon madhështi pa mund dhe përpjekje, do humbasi  jetën duke kërkuar të pamundurën.”

O muslimanë! Dituria është një atribut i përsosmërisë për Zotin e Plotfuqishëm, e Ai është i Gjithëdijshëm, Dituria e Tij mbulon çdo gjë, Ai di çfarë ka qenë dhe çfarë nuk ka qenë, mëshira dhe dituria e Tij përfshijnë çdo gjë. “ Ai i di të gjitha të fshehtat. Atij nuk mund t’i fshihet asnjë grimë as në qiej, as në Tokë e nuk ka asgjë më të vogël apo më të madhe se ajo, që të mos jetë shënuar në Librin e qartë.” (Sebe’ 3) Ai është Zoti i Plotëfuqishëm që i mësoi njeriut atë që nuk e dinte, dhe i mundësoj atij mjetet me të cilat ai mund të mësojë, i dhuroi mendjen përmes të cilës ai mendon, njeh dhe kupton.  I dhuroi dëgjim, shikim dhe gjuhë, përmes të cilën ai shqipton dhe flet. E  mësoi atë të shkruaj me laps, penë. Zoti i Madhërishëm ka thënë: “ Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka), e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku! Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh, i Cili, me anë të penës ia mësoi, ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.” (El-‘Alak 1-5)

Zoti e nderoi, vlerësoi dhe e ngriti lartë njeriun  dhe e bërë atë mëkëmbës në toke me dije.  Zoti ja mësoi Ademit emrat e gjërave, krijoi për atë çdo gjë që ka në mes tokës dhe qiellit nga gjërat. Zoti i Madhërishëm ka thënë: “ Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një mëkëmbës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) në Tokë”, ata thanë: “A do të vësh atje dikë që do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak në të, ndërkohë që Ne të madhërojmë, të lavdërojmë dhe të lartësojmë ashtu si të takon Ty?!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini”. Allahu ia mësoi Ademit emrat e çdo gjëje, pastaj ua paraqiti engjëjve dhe u tha: “Më tregoni emrat e tyre, nëse ajo që thoni është e vërtetë!” “Qofsh i lavdëruar! – thanë ata – Ne dimë vetëm atë që na ke mësuar Ti. Në të vërtetë, Ti je i Gjithëdituri, i Urti”. “O Adem, – tha Ai – ua trego atyre emrat e gjërave!” Kur ai ua tregoi emrat e tyre, Allahu tha: “A nuk ju kam thënë se vetëm Unë i di fshehtësitë e qiejve e të Tokës dhe vetëm Unë e di çfarë tregoni haptazi dhe çfarë fshihni?!” (El-Bekare 30-33)

LEXO  Nga kuptimet e agjërimit dhe shpjegimi i statusit të muajit Shaban

Adhurues të Zotit! Dituri është mirësia më madhështore, me të ngrihen dhe triumfojnë popujt. Ajo, dituria është akti më i mirë i bindjes dhe përkushtimi më i pastër. Kurani Famëlartë ka nxitur për dituri, dhe e ka urdhëruar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për të kërkuar më shumë prej saj dhe ka thënë: “ …dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma dijeninë!”(Ta Ha 114) Ibn Haxheri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Ky është argumenti i qartë për vlerën e diturisë, sepse Zoti i Plotëfuqishëm nuk e ka urdhëruar të dërguarin e Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qofët mbi të, në kërkimin e diçka me shumicë përveç se në dituri.”

Zoti e ka lavdëruar statusin e dijetarëve duke thënë: “ Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët…” (El-Fatir 28) Zoti i Plotëfuqishëm i ka bashkuar me Veten dhe me Melaiket e Tij në dëshminë e Njësimit të Tij, Zotit të Lartësuar, kur ka thënë: “  Allahu dëshmon, e po ashtu engjëjt dhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit.” (Al ‘Imran 18) Sikurse ka treguar për vlerën e tyre kur ka thënë: “ Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?!” (Ez-Zumer 9) Zoti i Plotëfuqishëm ka urdhëruar që të ju kthehemi atyre, për t’i pyetur për çdo çështje, dhe ka thënë: “ …andaj pyetni dijetarët e Librit, nëse nuk e dini (këtë).” (En-Nahl 43) I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka nxitur në dije dhe ka thënë: “ Atij që Zoti ia do të mirën, i mundëson fikhun,  dijen në fe.”  Sikurse ka thënë: “ Kush merr rrugën për të fituar, kërkuar dije, Zoti do të ja lehtësoj, me të, rrugën për në Xhenet.”

Paraardhësit, të parë tanë të mirë  kanë përjetuar privim dhe largim nga atdheu i tyre, kanë duruan çdo mundim dhe vështirësi, ishin të durueshëm përballë mundimeve, lodhjeve, vështirësive dhe rraskapitjeve në rrugën për të fituar dije. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Nuk është mirë që besimtarët të shkojnë në luftë të gjithë njëherësh, por prej çdo bashkësie, një grup të mbetet mbrapa, që të thellohet në mësimin e fesë dhe kështu të këshillojë popullin e vet, mbasi të kthehet nga lufta, që t’i frikësohet Allahut.” (Et-Teube 122)

LEXO  Kujdesi për të rinjtë është mbrojtje për individin dhe shoqërinë

O ju studentë! Merrni nga koha e juaj një sasi të caktuar, të konsiderueshme, për dijen dhe caktoni një kohë fikse për të,  sepse ajo është furnizimi, përgatitja e juaj në këtë botë dhe ngritja juaj në botën Tjetër, Ahiret. Mos e shtyni, vononi, atë që do t’ju sjellë dobi dhe mos i nënvlerësoni orët e të mësuarit, sepse koha kalon, jeta shkon dhe ajo që kalon nuk do të kthehet më.

Zoti e bekoftë kohën tuaj, ju ndihmoftë ta investoni atë në atë që është e dobishme, largoftë nga ju përtacinë dhe shtyrjen e punëve, mbushtë zemrat tuaja me dashuri për dijen dhe me ndjekje të të mësuarit.

Zoti na begatoftë të gjithëve në Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi të gjithëve nga argumentet dhe urtësitë e tij të qarta. Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju nga çdo gjynah, tek Ai kërkoni falje, vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërime që i takojnë Madhështisë së Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok në Madhështinë dhe Përsosmërinë e Tij.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët e tij, mbi ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta deri në ditën e Fundit, Kijamet. 

O ju njerëz! Atij që Zoti ia dëshiron të mirën ia jep të kuptuarit e fesë, dije në fe. Më i miri prej jush në epokën e para Islamit do të jetë më i miri prej jush dhe në Islam nëse ata e kuptojnë fenë, bëhet të ditur në fe. Dijetarët janë trashëgimtarë të profetëve. Kush merr rrugën në kërkim të dijes, Zoti do ia lehtësojë atij me të, dituri, rrugën për në Xhennet.

O ju studentë! Dituria është jeta, gjallërimi i zemrave, drita e mendjeve, shërimi i kraharorëve, gjokseve, ushtrimi  i mendjeve, kënaqësia e shpirtrave dhe ngushëllimi i tyre. Dituria është shoqëruese në largësi, burimi i bisedës në vetmi, shoqëruese në vetmi dhe zbuluesi i të dyshimtave. Përkujtimi dhe përsëritja e saj është madhërim i Zotit, kërkimi i saj është xhihad, përpjekje, kërkimi i saj është adhurim, dhënia e saj është lëmoshë, studimi i saj është adhurim dhe nevoja për të është më e madhe se nevoja për ushqim dhe pije. Prandaj, përpiquni dhe  bëni kujdes që ta arrini  atë, diturinë, sepse Zoti ju ka pajisur me mjete, mundsi, ju ka përgatitur rrethanat e përshtatshme, ju ka lehtësuar rrugët dhe ju ka pajisur me mjete komunikimi dhe platforma mësimi. Nuk ka asnjë justifikim për askënd që të braktisë arsimimin e tij, sepse të gjitha mjetet janë në dispozicion dhe argumenti është i vlefshëm. Pra, përpiquni në kërkimin e saj, jini të durueshëm përballë vështirësive të saj dhe mbillni sot që të korrni nesër, sepse dituria është dritë që nuk shuhet kurrë dhe fryt që nuk vyshket asnjë herë.

O ju edukatorë dhe edukatore! O ju mësues dhe mësuese! Mësojeni diturinë dhe jepeni, mësojuani atë të tjerëve, veproni sipas saj dhe përkushtojuni në përpjekjet tuaja. Ju jeni përgjegjës para Zotit për mësimin dhe edukimin e nxënësve tuaj. Prandaj, përpiquni në përmbushjen e detyrës tuaj, ofroni këshilla dhe udhëzime nxënësve tuaj dhe jini shembulli i mirë në fjalët dhe veprimet e tuaja. Dijeni se edukimi është emanet i madh dhe mision fisnik. Ju jeni modeli për t’u ndjekur dhe fjala që ngulitet në mendje dhe zemra. Prandaj, jini të sinqertë me Zotin në qëllimet e tuaja, jini të sinqertë në përmbushjen e misionit tuaj,  jini mbështetje për nxënësit tuaj në të bërit mirë. Vërtetë fjala e mirë dhe edukimi i sinqertë mund të ndryshojnë tërë jetën e një personi madje dhe të ringjallin një umet të tërë.

LEXO  Porosi për të qenë të bindur dhe për të braktisur veprat e këqija

O ju baballarë dhe nëna! Kontrolloni, monitoroni dhe ndiqni edukimin dhe arritjet e fëmijëve tuaj, ndihmoni mësuesit dhe edukatorët në edukimin dhe udhëzimin e tyre. Sigurojuni atyre kushtet e përshtatshme dhe mjetet e nevojshme sa më shumë që ta keni të mundur. Do Zoti ju dhuro  me këtë përpjekje një fëmijë të drejtë, të mirë, dhe  i pajisën ata me njohuri, dituri të dobishme. Sepse kjo është nga aktet më të mëdha të devotshmërisë, akti më fisnik i bindjes, dhe nga veprat e mira të qëndrueshme, të vazhdueshme, bamirësi e vazhdueshme pas vdekjes. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kur vdes njeriu ai shkëputet nga të gjitha punët e tij, përveç se nga tre prej tyre; Sadakaja e vazhdueshme, rrjedhëse, ose dituria nga e cila përfitojnë njerëzit, ose një fëmijë i mirë i cili i lutet Zotit për të.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Prandaj, jini të kujdesshëm në edukimin dhe rritjen e bijve dhe bijave tuaja, ndihmoni institucionet arsimore në atë që është më e mira për ta dhe për ndërtimin e shoqërisë së tyre. Çdo njëri prej jush është kujdestar,  e çdo njëri prej jush është përgjegjës për ata që ka nën kujdesin e tij. Merrni shkaqet, bënë atë që është në dorën tuaj, për përmirësimin e tyre duke i mësuar dhe i edukuar ata, duke ua mbushur kohën e lirë me gjëra të dobishme dhe duke i nxitur ata të bëjnë mirë dhe t’i binden Zotit, në mënyrë që ju të mëshiroheni përmes lutjeve dhe udhëzimit të tyre, sepse nuk e dini se cili prej tyre është më afër, më shumë i dobishëm për jush.

I lutemi Zotit të Plotfuqishëm që ta bëjë këtë vit akademik vit mirësie dhe shprese, arritjesh, bekimesh dhe pune, dhe t’u japë të gjithëve sukses në atë që Ai do dhe me të cilën është i kënaqur, vërtetë Ai është Dëgjuesi i lutjeve.

O Zot, na dhuro mëshirë nga ana Jote dhe na udhëzo në çështjet tona. O Zot, na e bëj të dashur besimin dhe zbukuroje atë në zemrat tona, bëj të urryer për ne mohimin, shthurjen dhe mosbindjen, dhe na bëj nga të udhëzuarit në rrugë të drejtë.

O Zot, na mundëso të jemi mirënjohës për mirësitë e Tua që na ke dhuruar ne dhe prindërve tanë, na mundëso të bëjmë vepra të mira që të kënaqin Ty, bëj që pasardhësit tanë të jenë të drejtë për ne. Vërtet, ne jemi penduar tek Ti dhe ne jemi nga muslimanë.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, ndihmo robërit e Tu besimtarë, që të Njësojnë Ty.

O Zot, bëje të paqtë, qetë dhe të sigurt këtë vend dhe të gjitha vendet  muslimane.

O Zot, përmirëso gjendjen e muslimanëve. O Zot, përmirëso marrëdhëniet në mes tyre dhe bashko fjalën e tyre në të vërtetën, o Zot i botëve.

O Zot, të lutemi që të jesh me njerëzit tanë në Palestinë. O Zot, ji mbështetës dhe mbrojtës, ndihmues dhe ngushëllues për popullin tonë në Palestinë. O Zot, lehtëso të vështirën e tyre, largo fatkeqësinë e tyre,  ruaj nderin dhe gjakun e tyre. O Zot, lehtëso shqetësimet e tyre, largo vuajtjet e tyre, ushqe të uriturit e tyre, shëro të sëmurët e tyre, shëro zemrat e tyre të thyera dhe prano dëshmorë të vdekurit e tyre, o Zot i botëve. O Zot, zbrit mbi ata mëshirën, ndihmën dhe faljen Tënde, o më i Madhi Mëshirues. O Zot, zbrit mbi ata mëshirën,  ndihmën dhe faljen Tënde, o Zoti i botëve. O Zot të lutemi të jesh kundër zionistëve të padrejtë, kriminelët shtypës. O Zot, hakmerru ndaj tyre, o i Fortë, o i Plotfuqishëm. O Zot, shëro zemrat e popullit besimtarë. O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga të këqijat e tyre dhe kërkojmë largimin e  dëmeve të tyre me Ty, o i Fortë, o i Plotfuqishëm.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses nga suksesi Yt kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, mbështete atë me mbështetjen Tënde dhe lartëso me të fenë Tënde.

O Zot, jepi atij shëndet të mirë dhe mirëqenie, o Zoti i botëve.

O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që Ti do dhe je i kënaqur, o Dëgjuesi i lutjeve. “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/739305378999126

Post Author: endrit