Porosi të qarta në përdorimin e rrjeteve sociale

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar    07-02-1447 H     01-08-2025 D

Shejh Jaser Ed-Dosari

Tema  Porosi të qarta në përdorimin e rrjeteve sociale

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin,  i Cili me anë të penës ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte. Atë e lavdërojmë për mirësitë e Tij që janë të shumta dhe begatitë e panumërta dhe të pallogaritshme.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë dhe për çdo gjë ka caktuar masë.

Dëshmoj se Muhamedi  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i miri që tregoi rrugët e udhëzimit dhe paralajmëroi umetin e tij nga rrugët e shkatërrimit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij të urtë, mbi tabi’inët dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Gjykimit.

Në vijim

Frikësojuni Zotitn me frikë të vërtetë,  binduni Atij hapur dhe në fshehtësi, dhe të  mos ju mashtrojë jeta e kësaj bote, Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “  Atëherë, ai që ka shkelur gjithçka dhe ka parapëlqyer jetën e kësaj bote, sigurisht që do të ketë për strehë Xhehenemin. Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat, pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin.” (En-Nazi’at 37-41)

O ju njerëz! Në epokën tonë, njerëzimi po përjeton një hap qytetërimi dhe një hap cilësor në fushat e teknologjisë, pajisjeve inteligjente dhe mjeteve të komunikimit dixhital. Nëpërmjet tyre, komunikimet janë lehtësuar, distancat janë shkurtuar, kohët, e veprimeve,  janë shkurtuar, detyrat janë përmbushur dhe shërbimet kanë avancuar, dituria është bërë e disponueshme përmes platformave dhe teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Ndërsa vendet konkurrojnë në fushën e teknologjisë, mbretëria jonë e bekuar është dalluar në vizionin e saj dhe ka qenë përpara të tjerëve. Mbretëria e Saudisë, ka qenë pioniere, e parë në këtë fushë, duke investuar në teknologji dhe duke e përdorur atë në shërbim të shoqërisë dhe njerëzimit. Sa që është bërë model për t’u lavdëruar dhe për t’u ndjekur, shembull i shkëlqyer që konsolidon pozicionin e saj global në fushat e teknologjisë së përparuar.

Vendi ynë ka dëshmuar se progresi nuk bie ndesh me vlerat dhe as nuk bie ndesh me parimet, por përkundrazi ndërton mbi to dhe mbështetet në to. Prandaj vendi është ngritur pa u ndarë nga rrënjët e veta dhe ka përparuar pa bërë kompromis, pa hequr dorë nga parimet e veta. Çfarë mirësie dhe dhurate hyjnore që meriton lavdërim dhe falënderim. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili na ka mundësuar këto mjete, na ka hapur me to portat e mirësisë dhe lehtësimit dhe ka udhëzuar udhëheqjen tonë të drejtë për të investuar në to dhe për t’i zhvilluar ato.

Adhurues të Zotit! Nëse kjo mirësi është një nga bekimet dhe favoret më të mëdha, dhe tiparet më të spikatura të fuqizimit në këtë epokë, duhet të dihet se mirësia nëse vendoset në vendin e gabuar ajo kthehet në mallkim dhe fatkeqësi. Kur teknologjia humbet drejtimin, orientimin e saj dhe mungon ndërgjegjësimi nga përdoruesi i saj, pajisjet shndërrohen në mjete jetësore, interesi, dhe mjetet shndërrohen në kurthe, gracka. Prandaj, nga këtu ka dalë në pah një sëmundje që janë prekur disa njerëz, pavarësisht nga mosha, kultura apo gjinia. Ajo është sëmundja e lidhjes patologjike me mediat sociale dhe zhytjes në një botë dixhitale të pafundme. Për disa, telefonat janë shndërruar nga mjete për lidhje, komunikim, në mjete izolimi dhe ndarjeje.  E shikojmë njeriun midis njerëzve si trup pa zemër dhe trup pa bërthamë. Kalon midis platformave, shfleton aplikacione, hidhet andej e këndej nga faqet e internetit dhe mbingarkohet me klipe, kështu që nuk e di çfarë dëshiron, as nuk i ka korrur të mbjellat. Ai është tundim, fitne vdekjeprurëse, në të cilën njeriu jeton i humbur pa qëllime, si një varkë në mes të detit pa busull ose pa rrema, apo si një bimë që nuk ka mbuluar tokën dhe as nuk ka ku të mbështetet. Çfarë humbjeje, një jetë që kalon si retë dhe përfundon pa furnizim, përgatitje për ditën e Gjykimit.

LEXO  Gëzimi i muslimanëve me fitore dhe fuqizim

Nga Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ka dy mirësi me të cilat shumë nga njerëzit janë të  humbur, nëse si përdorin si duhet: Shëndeti dhe koha e lirë.” Hadithin e trasmeton Buhariu.

Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Humbja e kohës është më e keqe se vdekja, sepse vdekja të shkëput nga kjo botë, ndërsa  humbja e kohës të shkëput nga Zoti dhe nga bota e përtejme, Ahireti.”

O ju muslimanë! Nëse shpirti nuk është i zënë me bindjen ndaj Zotit, do të jetë i zënë, angazhohet me mosbindje, veçanërisht në epokën e komunikimit dixhital, me nxitimin për të parë në fotografi, tituj të përditshëm dhe me zbukurimin e faqeve personale. Shikoni njeri të robëruar nga iluzione të pafundme dhe të lidhur me dëshira që nuk marrin fund kurrë.

Më keq se kaq është ai që jeton në momentet e të tjerëve dhe humb ditët e tij, shikon jetën e njerëzve dhe harron jetën e vet.

Sheriati, legjislacioni Islam, ka paralajmëruar kundër këtij angazhimi të dënueshëm dhe sjelljeje toksike që dëmton fenë e njeriut dhe shkatërron jetën e tij. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Pjesë e Islamit të mirë të njeriut  është që të lërë mënjanë, të braktis atë që nuk i intereson.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu. Ebu Bekri, i sinqerti, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Ka popujt që e kanë kaluar, angazhuar jetën e tyre për të tjerët dhe e kanë harruar veten. Unë ju ndaloj të jeni si ata.”

O adhurues të Zotit! Le ta dini se mjetet e komunikimit shoqëror shpesh herë janë bërë skenë për jetë të rreme dhe vend për krahasime të padrejta. Kështu, sëmundja e zilisë dhe urrejtjes ka depërtuar fshehurazi tek disa njerëz, pakënaqësia dhe armiqësia janë futur fshehurazi në zemrat e tyre, dhe është pakësuar lavdërimi dhe falënderimi për mirësitë dhe begatitë e dhuruara.

Nga të këqijat dhe plagët janë ato rrëfime të rreme, të imituara që përhapin helmin e tyre në shoqëri, përhapin përçarje dhe shpifje, shpikin deklarata dhe thashetheme. Shpikin fetva të rreme në gjuhën e dijetarëve, në fushata të paguara dhe shtrembërime të qëllimshme, duke mos marr parasysh fe apo moral. E kjo është e  habitshme se si ata që i ndjekin këto rrëfime pa verifikim dhe nxitojnë t’i publikojnë ato pa hezitim, pa iu referuar burimeve zyrtare dhe kanaleve të besueshme. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt padashje, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.” (El-Huxhurat 6)

LEXO  Edukata me Zotin dhe të dërguarin - Dr.Abdurrahman es Sudejs - Mekë 30.11.2018

O ju njerëz! Ekziston një fitne që i korrupton zemrat në vetmi, kur një person është vetëm me telefonin e tij në qoshe të zbrazëta, shkelën të ndaluarat dhe duke parë gjëra haram, duke nënçmuar urdhrat e Zotit, duke mos u kujdesur për ndalesat e Tij, duke harruar se çfarë i sjellin ato skena të epidemive dhe sëmundjeve, shkeljes së të ndaluarës, humbjes së veprave dhe kohës, dhe humbjes së veprave të mira. Nga Theubani, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me siguri do të njoh njerëz nga umeti im që do të vijnë në ditën e Gjykimit me vepra të mira si malet e bardha të Tihamës, por Allahu, i Plotfuqishmi, do t’i shndërrojë ata në pluhur të shpërndarë.” Theubani ka thënë: “ O i dërguari i Zotit, na i përshkruaj ata për ne,  na i sqaro që të mos jemi nga mesi i tyre pa e ditur?” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Në të vërtetë, ata janë vëllezërit tuaj, nga lëkura, rraca, e juaj, ata marrin nga nata ashtu siç merrni ju, por ata janë njerëz që, kur janë vetëm me gjërat e shenjta të Zotit, i shkelin ato.” Hadithin e ka transmetuar Ibn Maxhe.

Adhurues të Zotit! Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë dhe na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij.

Zotit  të Madhërsihëm dhe të Plotëfuqishëm i kërkoj falje për vete dhe ju,  tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili na ka udhëzuar në rrugën e suksesit dhe na orientoi  në rrugët e begatisë,  zbriti në Librin e Tij, Kuran, dritë dhe mëshirë, dhe bëri sunetin e të dërguarit të Tij udhëzim dhe urtësi.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi ata që i pasojnë gjurmët e tyre deri në ditën Gjykimi.

Në vijim

Vëllezër në besim! Një nga mirësitë më të mëdha është që njeriu të bëhet i vetëdijshëm për të metat e tij para se të jetë tepër vonë dhe t’i kushtojë vëmendje zemrës së tij para se të ja mbulojë atë ndryshku. Sa shumë kemi nevojë, në këtë botë dixhitale dhe në zhurmën e teknologjisë për një kurë shëruese të kësaj lidhje patologjike. E  kjo arrihet me anë të një izolimi të shkurtër, ku fikim zhurmën e pajisjeve, jo për të izoluar veten nga jeta, por për të rivendosur ekuilibrin në atë që është prishur në jetën tonë. Ibn El Xheuzi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Nuk kam parë asgjë më të dobishme për zemrën sesa izolimi në të cilin njeriu shikon të metat e tij dhe mediton për pasojat e veprimeve të tij.”

LEXO  Konturat e rigjenerimit dhe rregullat e tij - Dr. Abdurrahman es Sudejs

Adhurues të Zotit! Feja jonë është fe e mesatare dhe ekuilibrit, prandaj caktoni kohë për adhurim,  pjesë për veten tuaj dhe pjesë për familjen tuaj. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë të vërtetën kur i është drejtuar Selman Ebi Darda’s, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, kur i ka thënë: “ Vërtetë, Zoti yt ka të drejta ndaj teje, vetja jote ka të drejta ndaj teje dhe familja jote ka të drejtë ndaj teje. Prandaj, jepja dhe plotësoja secilit të drejtën e tij!” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, bëni sebepet, shkaket e shpëtimit, mbajeni mend gjithmonë se do të qëndroni para Zotit tuaj dhe do të merreni në përgjegjësi për gjymtyrët  tuaja. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “  Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjithë këta do të merren në përgjegjësi.” (El-Isra’ 36) Prandaj, shfrytëzojeni sa më shumë jetën dhe kohën tuaj. Kush është i sinqertë në besimin, bindjen e tij të punojë shumë dhe të përpiqet, e kush ka shpresa të kufizuar të grumbullojë rezerva dhe të përgatitet. Në Sahihun e Muslimit nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kujdesu për atë që të sjell dobi, kërko ndihmë nga Zoti dhe mos u bë i dobët.”

Adhurues të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni  atë që është dërguari me urtësi dhe me udhëzim, për krijesën më të mirë dhe më të mirin që ka ecur në tokë, sikurse ju ka urdhëruar për këtë Zoti juaj, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, kur ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.

O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët  me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.

O Zot,  të lutemi të jesh i kënaqur me katër Halifet e parë të drejtë, udhëheqësit e drejtë,  Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me të gjithë shokët e profetit, me tabi’inë dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit, dhe me ne së bashku me ata, me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujar.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë.

O Zot, bëje këtë vend të paqtë, të sigurt dhe të begatë, dhe të gjitha vendet e muslimanëve, o Zoti i botëve.

O Zot, të lutemi ti japësh sukses dhe udhëzim udhëheqësit dhe kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarit të xhamive të shenjta, dhe zëvendësit të fronit të tij besnik. O Zot, shpërblei ata të dy për ne, për popullin dhe vendin, për Islamin dhe muslimanët me shpërblimet më të mira.  

O Zot, ndihmo njerëzit e sigurisë tonë dhe ushtarët tanë në kufijtë tanë, ruaj ata me rojet e Tua dhe mbikëqyri ata me vëmendjen Tënde, o Zoti i botëve.

O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve  atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve,  mëshiro o Zot, të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve.

O Zot, ndihmo muslimanët e shtypur në Palestinë. O Zot, ndihmo muslimanët e shtypur në Palestinë dhe në çdo vend. O Zot, jepu atyre lehtësim nga çdo shqetësim, rrugëdalje nga çdo vështirësi dhe shpëtim nga çdo fatkeqësi. O Zot, shëro të plagosurit e tyre, ndalo gjakderdhjen e tyre dhe forco zemrat e tyre.

O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë dhe bëje atë të fortë dhe  krenare deri në ditën e Kijametit.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun  e Madhërishëm, të Lartësuar dhe Bujar Ai ju kujton ju.  

” …vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1121536519843179

Post Author: endrit