Shpresë, pavarësisht mundimit të madh

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    03-03-1446 H    06-09-2024 D

Shejh Dr. Jusuf  Ebu Sunejneh

Tema  Shpresë, pavarësisht mundimit të madh

Lavdërimet janë për Allahun, i Cili është Unik me Përjetësinë e Tij, i Vetëm në Pushtet, i Cili ka Lavdinë, Krenarinë dhe Lavdërimin.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, me Mirësinë e Tij përmbushen veprat e mira dhe me Bujarinë e Tij zbresin begatitë. U ka dhënë sukses njerëzve të mirë në punë të mira dhe njerëzve bamirës në begati. Ai meriton lavdërime për Mirësitë e Tij pa pakësim, për Atë janë falënderimet për atë që na ka lehtësuar dhe ndihmuar. O Zot, o i Butë o Dhuruesi i Madh, o më i Madhi më Bujari, na mëshiro me Mëshirën Tënde të Gjerë, na merr ne nën mbrojtjen Tënde të fortë, zbrit mbi ne qetësinë, sigurinë Tënde dhe na bëj të qëndrueshëm me metodën Tënde, o Allah, o Bujar.

Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri dhe i dashuri i Tij, udhërrëfyesi i njerëzve në rrugët e monoteizmit, besimit në Një Zot, dhe të udhëzimit, Ai është, shpëtuesi i tyre nga thellësitë e rrënimit, shkatërrimit, dhe udhëzuesi i tyre në pikat kryesore të fesë. Ai është i dërguari më i nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, zotërinjtë e të parëve të mirë, dijetarët e fesë, ata që udhëhiqen nga drita e tyre dhe që ndjekin ndikimin e traditave të tyre, imamët që u pastruan nga teksti i Librit, Kurani, drita e të cilëve u lidh me dritën e tij përmes portës më të afërt, dhe u ngritën me paqen e asketizmit, dashurisë dhe devotshmërisë. A nuk shikon prej tyre që bien në ruku dhe në sexhde kur bie errësira?! Nuk ka më të mirë se adhuruesi në Mihrab! Me udhëzimin e tyre ndriçohen punët e kësaj bote. Paqja e Zotit qoftë mbi shokët e tij të pastër dhe të devotshëm, njerëzit e shquar dhe të fuqishëm, memorizuesit përmendësh të librit të Tij, Kuranit, dhe të ajeteve të tij. U shpërngulën nga shtëpitë dhe vendi i tyre, u ndanë nga fëmijët, prindërit dhe vëllezërit, kur udhëtuan për të kërkuar kënaqësinë e Zotit, dhe iu përkushtuan fesë së tyre, duke ruajtur bindjen dhe devotshmërinë në të. Ata zotëruan në vetet e tyre diturinë, pastërtinë, dëlirësinë, bujarinë dhe guximin. E këto të katërta janë nga cilësitë e burrave dhe janë nëna e cilësive të tjera. 

Paqja e Zotit qoftë mbi pasuesit e tyre në mirësi deri në vdekje, duke transmetuar tek ne ligjet dhe fenë e tij, mbi ata që ndjekin gjurmët e tyre dhe pasojnë veprimet dhe fjalët e tyre, dhe i ndjekin ata në mirësi deri në përfundim të ciklit. Zoti na furnizoftë që ti ndjekim në udhëzimin dhe drejtimin e tyre, na dhëntë sukses në atë që ata ia dolën dhe na furnizoftë me furnizimet e tyre,  na ruajt nga mangësitë tona në kryerjen e bindjes ndaj Tij, na frymëzoftë  që të flasim të vërtetën dhe të veprojmë sipas saj dhe na dhëntë vazhdimësi në qëndrueshmërinë tonë.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Zoti ju bekoftë me atë që ju shpëton, ju ruajt nga ajo që ju dëmton, bëftë Xheneti përfundimin dhe caktimin tuaj, largoftë nga ne dhe ju fatkeqësitë, vështirësitë, dhimbjet dhe vuajtjet dhe na ruaj nga armiqtë. A nuk është Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar Ai që ka thënë: “ Allahu është Ruajtësi më i mirë dhe Ai është më i Mëshirshmi i mëshiruesve!” (Jusuf 64)

Adhurues të Zotit! Ju porosis që t’i frikësoheni Allahut, të dëshironi, të punoni për botën Tjetër, Ahiretin, të jeni asket, të largoheni nga kjo botë dhe të mos pendoheni për asgjë që keni humbur prej saj. Bëni mirë,  bëhuni armiq të të padrejtit dhe ndihmues për atë që është i shtypur, që i është bërë padrejtësi. “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” (El-Ma’ide 2)

Adhurues të Zotit! Jetojmë në kohë padrejtësie dhe errësire. Dhimbjet dhe mundimet janë shtuar, shthurja është shfaqur në tokë e në det për shkak të asaj që kanë fituar duart e njerëzve, janë shtuar vrasjet, gjynahet dhe armiqësitë, nga të cilat nuk kanë shpëtuar as fëmijët e vegjël, foshnjet, as gratë shtatzëna dhe as të moshuarit e pamundur. Një pjesë të umetit tonë e ka kapluar plogështia, dobësia, janë hutuar dhe të pavëmendshëm, të zhytur në gjumin e tyre. E kjo e gjitha për shkak të largimit nga metoda, rruga e Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar. Allahu i Madhërishëm dhe i Plotëpushtetshëm ka thënë: “   E, nëse i bindeni atij, do të jeni në rrugën e drejtë, kurse i Dërguari është i detyruar vetëm që të përcjellë qartë (Mesazhin Hyjnor).”(En-Nur 54) “ Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm…” (El-Ahzab 21) Ndiqni shembullin e të dërguarit të Zotit, Allahu ju ruan nga ajo që keni frikë, kërkoni ndihmë nga Zoti, sepse Ai është Ndihmësi dhe Ai që jep Fitore. Shpresa jonë është tek Zoti dhe se mendimi  ynë është i mirë  se Ai do të vendosë një çlirim të bukur dhe të shpejtë, në dashtë Zoti i Madhëruar dhe i Lartësuar.

LEXO  Mësime nga vapa e madhe

O ju besimtarë! Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka bërë popullin tonë popullim më të mirë i dalë nga njerëzimi, urdhërojmë në të mirë,  ndalojmë nga e keqja dhe besojë në Allahun, me sinqeritet ndaj Tij dhe duke besuar në atë me të cilën kanë ardhur të dërguarit e Tij, që na kanë frymëzuar në Madhërimin dhe Njësimin e Tij në xhamitë tona, në kuvendet, uljet, dhe në shtëpitë tona. Ne falemi në këmbë, ulur dhe duke qenë shtrirë. “ Ajo është mirësia e Allahut, që Ai ia jep kujt të dojë; e Allahu ka mirësi të pafundme.” (El-Hadid 21)

Populli ynë është popull i mëshiruar! A nuk ka në mesin e tij dijetarë dhe njerëz të urtë, njerëz të dashur dhe të lumtur, të cilët janë të kënaqur me Allahun dhe me pak të mira të dhuruara, e Ai është i kënaqur me ata me disa punë të lehta. Qafat tona janë të nënshtruara për Allahun e Madhërishëm dhe të Lartësuar, dhe nuk përulen për krijesa përveçse para Tij. Populli ynë hynë në Xhenet me fjalën: “S’ka Zot tjetër përveç  Allahut, Muhamedi është i dërguari i Allahut.” Me pendesë ky popull pastrohet nga gjynahet, me frikë ndaj Zotit kalojnë urat dhe pengesat e zjarrit, me asketizëm lehtësohen nga kjo botë dhe e braktisin atë, me përmallim kërkojnë më shumë, me kënaqësi përshpejtuan rehatinë, me dashuri kuptuar begatitë dhe me dituri arritën për tek ajo që shpresuan.

Popull i nderuar, i dashur! Në mes tyre ka nga ata që në zemrat e tyre kanë dritë nga Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, gjuhët e të cilëve flasin me dritën e urtësisë. Melaiket habiten nga përpjekjet dhe lidhjen e tyre me dashurinë e Allahut. Ata qëndrojnë të uritur dhe të etur për të arritur kënaqësinë e Allahut. Ata qëndrojnë në minbere prej drite që i kanë zili Melaiket dhe të dërguarit. Lavdërimi i takon Zotit për të mirat dhe dhuratat e Tij dhe Atë falënderojmë për atë që na ka dhënë dhe na ka lartësuar.

Adhurues të Zotit! Çështja vetëm se ashpërsohet, bota vetëm se bëhet më e mjerë, njerëzit bëhen më kopracë, e Kijameti nuk do të vijë vetëm se nga njerëz të këqij. Jemi afruar drejtë kësaj situate dhe shenjat po bëhen më të qarta dhe më të dukshme. Njerëzit e kanë braktisur rrugën e mirësisë, bashkëpunuan dhe toleruan gjakderdhjen dhe vrasjen e jetëve të pafajshme, ku në çdo moment vriten njerëzit pa pikë mëshirë, pa keqardhje dhe në mënyrë çnjerëzore. Kanë lënë pas dore udhëheqjen me atë që ka shpallur Zoti, sheriatin, kanë ngrënë kamatën, ngritën lartë ndërtesat, përdorën alkoolin, morë shërbëtorë, robër, i ranë fyllit të shejtanit, muzikë, veshën mëndafshin dhe floririn, zbuluan, shfaqën atë në të cilën ishte Faraoni dhe populli i tij, thyen besëlidhjet, mësuan diçka tjetër jashtë fesë, dekoruan, stolisën xhamitë,  shkatërruan zemrat, u shfaq tek ata sy faqësia, shkëputën lidhjet farefisnore, u shtuan lexuesit dhe u pakësuan njerëzit e ditur me çështje të fesë, fik’hut,  u prishën kufijtë, burrat ngjasuan me gratë dhe gratë me burra, u intensifikuan, shtuan dëmet dhe shkatërrimet. Ata u angazhuan me shkatërrimin e vendeve dhe njeriut, dhe me dëmtimin e njerëzve të besimit.  

Padrejtësia dhe shthurja janë përhapur gjithandej deri dhe brenda familjes, divorci është bërë një gjë e zakonshme, mosmarrëveshjet bashkëshortore dhe familjare ndodhin dhe nuk ka asgjë të keqe me to. Nuk ka as fe, as besim, as siguri e as emanet, përgjegjësi. Shumë privojnë gratë nga trashëgimia. Të gjitha këto ndodhin në shoqërinë tonë dhe ne jemi muslimanë, e si mund të kërkojmë fitoren kur jemi të zhytur në dëshira dhe kënaqësi?! Si mund të pranohet lutja kur ne insistojmë në padrejtësi, vrasje dhe sulme?!

Na mjaftojnë vuajtjen dhe fatkeqësitë në ti cilat jemi. O muslimanët, ju e dini se çfarë ju rrethon nga të gjitha llojet e hipokritëve dhe ateistëve të cilët kërkojnë të ndajnë forcën tuaj, të ndajnë fjalën tuaj dhe të tradhtojnë fenë tuaj, shkeljen, poshtërimin e grave tuaja dhe të dobësojnë thirrjen tuaj.

O adhurues të Zotit! Kujdesuni që të mos bëheni  lodër në duart e atyre që kërkojnë t’ju shkatërrojnë dhe të shterojnë forcën tuaj.

Zoti na ruajt neve dhe juve nga të qenit arrogant në fshehtësi, të  jemi të kënaqur me lavdërimet e njerëzve, të jemi të vonuar dhe të pakujdesshëm në atë që Zoti na ka obliguar dhe, na ruajt, që të jemi të prirur ndaj dëshirave. Zoti na ruajt ne dhe ju nga shkatërrimi, dalja nga feja,  nga ndjekja e dëshirave dhe nga ecja në shtigjet dhe kurthet e shejtani. “O njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju gënjejë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun. Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj vështrojeni si armik! Ai vetëm i josh ithtarët e vet, që të bëhen shokë të Zjarrit të përflakur.” (El-Fatir 5-6)

LEXO  Ti kthehemi Synetit - Aksa 08.11.2019

O adhurues të Zotit! Përkujtoni se përgjegjësia është e madhe,  çështja është e madhe dhe vështirësia është serioze. Kujdes nga supet e dobëta, kujdes nga mendjet e lehta, ruajuni nga provokimi i tundimeve dhe problemeve,  kujdes nga përçarjet, mosmarrëveshjet dhe grindjet. “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al ‘Imran 103) Jini robër të Zotit vëllezër, mos e humbni shpresën nga Mëshira e Zotit, sepse kushdo nga ju që do të jetojë do të shikoj siguri, paqe, lumturi dhe qetësi. Toka do mbulohet me barazi dhe drejtësi, ashtu sikurse është mbush me pabarazi dhe padrejtësi. Fëmija do luaj me gjarpër dhe nuk do ti bëj keq, luani do të ruaj lopën dhe nuk do ti bëjë dëm.

O robër të Zotit! Kërkoni mirësinë gjatë gjithë jetës suaj dhe jini të ekspozuar ndaj bekimeve dhe mëshirës së Zotit, sepse Zoti ka bekime nga mëshira e Tij të cilat Ai ia dhuron kujt të dëshiron nga robërit e Tij. Kërkoni Zotit të mbulojë të metat tuaja, të ju sigurojë nga vështirësitë tuaja, të përhapë paqen dhe siguri mbi ne, mbi ju dhe mbi umetin tonë Islam në lindje dhe perëndim të tokës. Mbroni pasurinë tuaj me zekat, mjekoni të sëmurët tuaj me lëmoshë, përballni llojet e mundimeve, fatkeqësive  me lutje, kthehuni tek Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar me pendesë të sinqertë. O ju besimtarë! Pendesa e sinqertë nënkupton largim nga padrejtësitë, braktisje të gjynaheve, kërkim i të lejuarës dhe plotësim i obligimeve.

O Zot, o Lehtësuesi i brengave dhe Larguesi i shqetësimeve, Ti që i përgjigjes lutjes së nevojtarëve,  i  Gjithëmëshirshmi i kësaj bote dhe i botës Tjetër, Ahiretit, dhe Mëshirëploti i të dyjave, na mëshiro me Mëshirë që na bën të pa nevojshëm për mëshirë të dikujt tjetër përveç Teje.

Adhurues të Zotit! Kthehuni për tek Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, luteni Allahu duke qenë të bindur në përgjigje. Fitorja është për ata që tek Allahu kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili na e ka bërë të dashur për ne besimin dhe e ka zbukuruar atë në zemrat tona, na e ka bërë të urryer mosbesimin, shthurjen, imoralitenin dhe mosbindjen, dhe na ka bërë ne nga robërit e Tij të udhëzuar. Na ka favorizuar me Shamin, Levantin, dhe na ka vendosur në tokën e shenjtë, toka e mirësisë, begatisë dhe dritës. Urime për ne, urime për popullin tonë me tokën në të cilën kanë banuar të dërguar dhe të dashur të Zotit, tokë të cilën e zbukurojnë  Melaiket. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar e ka vendosur atë nën kujdesin e Tij, për njerëzit që i binden Atij dhe e duan Atë. Ka bërë që njerëzit e kësaj toke të jenë të vendosur në të vërtetën, nuk i dëmton dikush që i tradhton ata deri në ditën e Kijametit.

Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër përveç Allahut, dëshmi që e ruajmë për të larguar shqetësimet në ditën në të cilën nuk do ketë lindje dhe as perëndim për diellin.

Dëshmoj se zotëria ynë dhe i pari  ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i dashuri dhe udhëheqësi ynë, Allahu e mbështeti me shokë të cilët bartën shqetësimet e tij dhe e ndihmuan kundër armiqve të tij. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me pjesëtarët e familjes së tij të mirë, të pastër dhe të devotshëm, me shokët e tij, ushtarët më të mirë, ata që përmbushim besëlidhjet e tyre, zotërinë të nderuar, me tabiinët dhe ata që ecin në rrugën e tyre, rrugën e udhëzimit dhe të drejtë.

Në vijim

O ti musliman! Zoti ka plotësuar mirësinë e Tij ndaj teje, të ka mbuluar me mëshirë dhe të ka ruajtur nga armiku yt. Zoti ka larguar shqetësimet e tua dhe nuk ka zbuluar sekretet e tua. Të ka shkëputur nga çdo njeri që ka shkëputur lidhjet me Të, të ka bashkuar, lidhur me çdo njeri i cili i mbanë lidhjet me Të, ka vendosur pasurinë tënde në zemrën tënde dhe të ka edukuar me edukatën më të mirë, prandaj bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet! Me të vërtetë, ky është thelbi i patundur i të gjitha punëve!

E vërteta është më  e ndritur, rruga e drejtë është metodë,  rruga e gënjeshtërt është e shtrembër, ai që ka marrë të drejtën nuk do të humbet dhe  nuk do të verbohet ai që synon të vërtetën.

LEXO  Fqinjësia e mirë - Shejh Muhamed Selim - Aksa 1.3.2019

Ndërsa ju, o populli ynë në Gaza dhe në rripin perëndimor, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ju mbrojte dhe ju ruajte. Keni kaluar shumë në rrugë të Zotit, fëmijët, gratë dhe burrat tuaj janë martirizuar, kanë rënë dëshmorë.  “ Ai nuk ua humb veprat atyre që vdesin në rrugën e Allahut. Ai do t’i udhëzojë ata, do t’ua përmirësojë gjendjen dhe do t’i shpjerë në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë.” (Muhammed 4-6) Zoti ynë, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ju ka përzgjedhur për Xhenetin e Tij, ju do të furnizoheni tek Zoti juaj. Shpirtrat tuaj janë sikur ata zogjtë e gjelbër, shkojnë dhe vinë në Xhenet si të dëshirojnë. Urime për këtë dhuratë, ju jeni të lumtur dhe të fituar. Ka ardhur në hadith: “ Çdo çifti muslimanësh që u kanë vdekur tre fëmijë pa mbushur moshën e përgjegjësisë (pjekurisë fetare), ata fëmijë do të jenë për t’a mburojë e fortë ndaj zjarrit të Xhehenemit.”

Keni kaluar në provim dhe ishit në nivelin më të lartë. Ishit të duruar në tokën tuaj, në tokën e Gazas, e a dinë se çfarë është Gaza?! Atë e ka goditur syri i smirës, katastrofa e zezë ka rënë në arenën, fushën e saj, në tokën e saj shpërtheu lufta e ashpër, e cila merr para të njomin dhe të thatin. Mjerë për vrasësit të cilët e kanë humbur mendjen dhe zemrat janë thyer. Zemrat kanë arritur deri në fyt, nga zemërim. A nuk është kjo ajo që i bën njerëzit të humbasin mendjen, shkatërruar ëndrrat, penguar nga kënaqësitë, e bën  të lehtë të ndahen nga familja, paratë dhe të marrin malet?!A nuk është kjo ajo çfarë  e bën botën dhe gjithçka rreth saj të vogël?! A nuk është kjo ajo çfarë e degradon pushtetin në sytë e atyre që e vlerësuan atë?! Dhe paratë i takojnë atij që i ka mbledhur?! A nuk është ky një mesazh për njerëzit  adhurues?! A nuk është kjo ajo çfarë largon nga kënaqësitë dhe çliron nga dëshirat? “ Vërtet, këtu ka këshillë për këdo që ka zemër, dëgjon me vëmendje dhe dëshmon.” (Kaf 37)

Ndërsa ju, o të burgosurit tanë, Zoti i dhëntë fund robërisë tuaj dhe ju ktheftë tek ne shëndosh e mirë, fitimtarë, të sigurt dhe të qetë.  O ti që jeni të internuar, i mbyllur dhe i ndaluar, i privuar, nga familja, fëmijët dhe shoqëria, që kërkon lehtësim me përgjërim dhe përulësi, në errësirën e netëve me lot, kthimi po afron, etja dhe uria do të largohen.

Ndërsa ju, o njerëzit tanë në Bejtul Makdis, Kuds, në tokën e shenjtë dhe në zemrën e saj, në xhaminë e bekuar të Aksasë! A nuk jeni ju të zotët e saj besnikë dhe legjitim?! Qëndrueshmëria, prania dhe uniteti juaj janë rruga e së vërtetës, e të mos ju mashtrojë ajo që po ndodh sot. “Mbeturinat hidhen, ndërsa ajo që u shërben njerëzve mbetet në tokë. Kështu, Allahu i shpjegon shembujt.” (Er-Ra’d 17)

Jeni  përballur me padrejtësi dhe pikëllime dhe keni bërë durim; “Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë.”(Ez-Zumer 10)

Lavdërojeni Allahun në të mirë dhe në vështirësi, vërtetë Xheneti arrihet, fitohet vetëm se me vepra, punë. Takojeni Zotin e Madhërishëm  dhe të Lartësuar me zemra të shëndosha, të pastra. Konsiderojeni bindjen ndaj Allahut tregti që ju sjellën fitime pa mall. E ne nga këtu, nga këto ambiente, hapësira të pastra, Allahun e lavdërojmë për bekimet e Tij, lavdërimet e atij që ka besuar tek Ai dhe është nënshtruar, që ka lënë në Dorën e Tij çdo çështje dhe është dorëzuar,  iu nënshtrua lavdisë së Tij të Plotfuqishme dhe u dorëzua, Zoti ka  përzgjedhje në atë që Ai zgjedh, dhe ne jemi subjekt i caktimit të Tij.

Metodat e mësimit dhe të shqyrtimit, e lavdërimi i qoftë Zotit për bashkimin e zemrave, lidhjes  së shpirtrave, sigurinë e gjokseve tona, dhe pastrimi ndërgjegjeve të lira nga papastërtitë e ligësisë dhe mërive, e ky është qëllimi i asaj që kërkohet dhe fundi i asaj që dëshirohet.

Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar na ka bërë ne një popull të vetëm, të bashkuar, e nuk mund të na ndajë dora e një krijese, njeriut. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Si mund të shkatërrohet një popull, prej të cilit unë  jam i pari dhe Isai, i biri i Merjemes, është i fundit i tij?”  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Xhibri’ili më ka treguar, lajmëruar për Allahun, Zotin e Madhërishëm dhe të Lartësuar, S’ka Zot tjetër përveç Allahut është fortesa Ime, e kush hynë në fortesën Time është i mbrojtur, i sigurte nga dënimi i Im.”

Allahun e Madhërishëm dhe të Lartësuar e lutim që të përmirësoj shpëtimin tonë dhe shpëtimin e njerëzve tanë në tokën e Gazas. O Zot, mëshiroi ata, o Zot, mëshiro fëmijët dhe gratë e tyre. O Zot, mbuloi ata me mëshirën dhe qetësinë Tënde, shkruaju atyre sevape dhe shpërblime, prano dëshmorët tanë dhe ngrei ata tek Ti në Xhenetet e larta, me të dërguarit, të sinqertët dhe njerëzit e drejtë, o Zoti i botëve.

O Zot, pastro veprat tona, përsos besimin tonë,  mëshiro të moshuarit tanë mëshiro përfundimin tonë.  O Zot, mos lejo që armiku ynë të ngazëllehet mbi ne, mos ndëshko me ne shokët tanë,  mos lejo fatkeqësi të bjerë mbi fenë tonë, dhe mos na mundëso që të na sundojnë ata që nuk kanë mëshirë mbi ne.

O Zot, mundëso shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit dhe të sëmurët tanë. Të lutemi të jesh kundër atyre që na kanë shtypur, bërë padrejtësi dhe na kanë sulmuar, o Zoti i botëve.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju,

Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato. “ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/2118698988548248

Post Author: endrit