Madhështia e parimeve Islame në luftë dhe paqe

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    01-12-1445 H    07-06-2024 D

Shejh  Halid  Ebu  Xhumua 

Tema  Madhështia e parimeve Islame në luftë dhe paqe

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, Ngadhënjimtari ndaj tiranëve të padrejtë. Lavdërimet janë për Zotin, Ai që ndanë arrogantët, tiranë dhe shtypës.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Ai që në librin e Tij, Kuranin Famëlartë ka thënë: “ Por vullneti Ynë ishte që t’u jepnim mirësi atyre që qenë të shtypur në Tokë, t’i bënim prijës e trashëgimtarë, t’i forconim ata në Tokë dhe t’u tregonim Faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së tyre atë prej së cilës ata frikësoheshin.” (El-Kasas 5-6)

S’ka Zot tjetër përveç Allahut, sprovon robërit e Tij me të mira dhe të këqija, me mirëqenie dhe me fatkeqësi, dhe i sprovon disa me disa të tjerë. “Ne i kemi bërë disa prej jush të jenë sprovë për të tjerët. A do të jeni të durueshëm ju? Zoti yt i sheh të gjitha.” (El-Furkan 20)

Dëshmoj se zotëria, i dashuri dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij dërgojmë përshëndetje. Ka ardhur nga Allahu i Madhërishëm me të vërtetën e qartë, feja e tij ishte mëshirë për të gjithë njerëzimin. I dërguari i mëshirës, nxitonte për të ndihmuar të shtypurit, në mbështetje të dëshpëruarve dhe ndihmonte  ata që kërkonin ndihmë. Po, ndihmonte ata që kërkonin ndihmë, muslimanë dhe jo muslimanë. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë tonë Muhamedin. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me pasuesit e tij të drejtë, me pjesëtarët e familje së tij të pastër, me të gjithë shokët e tij, me tabi’inët dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit. Dhe me ne së bashku me ata me Mirësinë, Begatinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

Porosis ju dhe veten time që t’i frikësohemi Allahut.   “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102) Kush dëshiron shpëtimin le të ndjekë rrugën e të mirëve. Kush dëshiron që Zoti të jetë Mbrojtës i tij, Allahu është Mbrojtësi i atyre që i frikësohen Atij e që ruhen nga gjynahet. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.  Përfundimi (i mirë) është për ata që ruhen nga të këqijat.

O ju të lidhur me këtë vend! Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Ai është i Gjithëmëshirshmi Mëshirëploti, nuk ka më të Mëshirshëm se Ti, o Allah, nuk ka më të Duruar, më të Butë se Tij, i Gjithëmëshirshmi i kësaj bote dhe i botës Tjetër, Ahiretit,  dhe Mëshirëploti për të dyja. Jep prej tyre atë që Ti dëshiron, dhe ndalon prej tyre atë që Ti dëshiron, me besimtarët je i Butë dhe i Mëshirshëm. Ai nuk na ka krijuar që të na dënojë, nuk na ka sjellë në këtë botë që të jemi të mjerë dhe nuk na ka ngarkuar me përgjegjësi për të na e vështirësuar. Ka zbritur fatkeqësitë dhe ka zbritur mirësitë. Jep begati mbi një popull që ti sprovojë ato me mirësi, a janë mirënjohës, falënderuar apo mohojnë? Sikurse zbret fatkeqësi tek disa popuj për të sprovuar besimin e tyre, sprovon sinqeritetin dhe bindjen e tyre, jo për t’i torturuar dhe për tua bërë të vështirë, përkundrazi, por nëse Zoti e do një popull, e sprovon atë. Njerëzit më të sprovuar janë të dërguarit e Zotit, pastaj ata që janë më afër tyre dhe që i ndjekin ata. Sepse me mundimin dhe durimin vijnë shpërblimet dhe gradët, kënaqësia e dhe mëshira e Zotit dhe fuqizimi në tokë me përgëzimin e madh profetik. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtet, madhësia e shpërblimit është po aq e madhe sa sprova. Me të vërtetë, nëse Allahu e do një popull e sprovon atë. Ai i cili është i kënaqur (me sprovën), Allahu është i kënaqur me të. Ndërsa ai i cili është i hidhëruar (nga sprova), Allahu është i hidhëruar me të.” Ndërsa në një transmetim ka ardhur: “ Ai do të ketë hidhërimin e Tij.”

Zoti është i Fuqishëm që të ndëshkojë këdo që nuk i bindet Atij që me gjynahin e parë, në krimin, në sulmin ose shtypjen e parë. E po ta kishte bërë këtë, nuk do të linte asnjë gjallesë. “ Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit sipas veprave që bëjnë, nuk do të mbetej në sipërfaqen e Tokës asgjë e gjallë, por Ai i shtyn ata deri në afatin e caktuar dhe, kur t’u vijë afati i tyre, ata do ta dinë se Allahu i mbikëqyr mirë robërit e Vet.” (El-Fatir 45) Ai u jep afat zullumqarëve, u jep afat tiranëve, u jep afat agresorëve, u jep afat për një kohë, pastaj i merr dhe i dënon ata ashtu siç dënon i Plotfuqishmi i Plotpushtetshëm.

O ju namazfalës! Këto ditët tona janë ditë të bekuara, në të cilat zbret mëshira dhe në të cilat shumëfishohen shpërblimet dhe veprat e mira. Prandaj, ekspozohuni ndaj këtyre mëshirave dhe këtyre mirësive, ekspozohuni ndaj këtyre dhuratave dhe kësaj bujarie. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë Zoti juaj, Allahu i Madhërishëm,  në ditët e jetës tuaj ka sezone mirësish,  prandaj ekspozohuni ndaj tyre, mbase ndonjëri prej jush do të preket prej tyre dhe nuk do të jetë kurrë më i mjerë, pas tyre.”

LEXO  Ditët e Haxhit

O Zot, na bëj të jemi nën pafundësinë e Mëshirës dhe Faljes Tënde, nën Mbrojtjen dhe Bujarinë Tënde.

Adhurues të Zotit! Dijeni se Mëshira dhe Falja e Allahut, dhe falja e Tij e Madhe fitohet me bindjen ndaj Tij dhe me pasimin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. “ Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, për të shpresuar mëshirën (e Allahut).” (Al ‘Imran 132)

Pafundësia e Mëshirës së Tij  fitohet me namaz dhe me zekat, lëmoshë. “ Falni namazin, jepni zeqatin dhe bindjuni të Dërguarit, për të fituar mëshirën e Allahut!” (En-Nur 56)

Çelësat e mëshirës fitohen me devotshmëri dhe besim. “Ndërsa mëshira Ime përfshin çdo gjë. Atë do t’ua jap atyre që ruhen (nga gjynahet) dhe japin zeqatin, atyre që u besojnë shpalljeve Tona.” (El-A’raf 156)

Këto mëshira zbresin tek durimtarët, tek ata që shpresojnë shpërblim, zbresin tek të vendosurit dhe zbresin në momente fatkeqësish dhe dhimbjesh. “…të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi! Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!” (El-Bekare 156-157)

Me gjithë këto sprova kujtoni gjithmonë fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “ Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!” (Et-Teube 40)

Hiqni dorë nga shqetësimet tuaja, largoni pikëllimet dh dëshpërimet nga zemrat tuaja, sepse Zoti është me ne. Ngrini kokat, qetësoni mendjet dhe lehtësoni situatën tuaj, për shkak se Zoti është me ne. Përgëzoni me fitoren e qartë, prisni lehtësimin e madh dhe do të shikoni  përfundimin e kriminelëve, sepse Allahu është vërtetë me ne.

O ju të lidhur me këtë vend! Pejgamberi i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është dërguar në kohën kur bota përjetonte të gjitha llojet e padrejtësive, agresioneve dhe shkeljeve. Betejat e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishin mëshirë për mbarë botën dhe qetësi për ta. Prej atyre betejave bota mësoi se lufta nuk do të thotë vetëm kolonizim dhe pushtim, por lufta ka moral që duhet ruajtur. Prandaj, luftërat e muslimanëve nuk ishin luftëra kolonializimi, agresioni, pushtimi, marrje vendbanimesh apo shkatërrimi total. Por ato ishin përgëzime me fenë Islame, fenë e mëshirës, fenë e vlerave, drejtësisë dhe mirësisë, feja e tolerancës dhe mëshirës. Nga i dërguari ynë i madh dhe halifeve pas tij këshilla ka qenë se lufta ka rregulla dhe kushte. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka caktuar një drejtues, komandant të ushtrisë apo të një kompanie,  i ka porositur ata që t’i frikësohen Allahut në ata që ka nën komandën e tij dhe të këshillojë ata që janë me të nga muslimanët në të mirë, pastaj ka thënë: “ Luftoni me emrin e Zotit në rrugë të Tij, luftoni ata që mohojnë Zotin, nuk i besojnë Atij, luftoni dhe mos e teproni, mos tradhtoni, mos gjymtoni dhe mos vrisni fëmijë.” Të tillë ishin dhe kalifet dhe princat pas tij, duke ndjekur shembullin e të dërguarit të tyre, vazhduan të ndiqnin urdhrin e tij. Ata nuk kanë shkatërruan ndërtesa, nuk kanë prenë pemë dhe nuk kanë vrarë gra.

O ju të lidhur me këtë vend! Skena e luftërave shkatërruese në këtë botë, të cilave u mungon dhe ndjenja më e vogël e humanizmit, dëmin njerëzorë të shkaktuar dhe paaftësia e ligjeve ndërkombëtare  në marrjen në përgjegjësi, llogari të kriminelëve të luftës,  na bëjnë ne të krenohemi me vizionin Islam të luftërave, nga ana e qëllimeve, kontrollit dhe etikës, moralit. Ai është vizion që njerëzimi nuk e ka arritur pavarësisht përparimit, emancipimit dhe qytetërimit. E për shkak të transferimit të sovranitetit dhe sundimit në tokë tek jomuslimanët, ata vendosën marrëveshje dhe ligje që rregullojnë të drejtat në luftëra dhe vendosën një përshkrim për shkeljen e tyre të quajtur “ Krime lufte.” E ata dënohen nga ligjet ndërkombëtare, sipas pretendimeve të tyre. Këto të drejta përmenden për ata në zonat e konfliktit. I krahasojmë ato me atë që po ndodh në Gazën qëndrestare, e cila po digjet, populli i saj po dëbohet dhe po shfaroset hapur para syve të botës së lirë, nga vendet e saj kryesore, të mëdha, dhe organizatat ndërkombëtare. Nga ato që kanë përmendur këto marrëveshje është domosdoshmëria e transportimit të fëmijëve, grave, të plagosurve, të sëmurëve, të pafuqishmëve dhe të moshuarve nga zonat e konfliktit apo nga zonat e rrethuara, izoluara, në zona të sigurta. Por çfarë shikojmë në Gazan qëndrestare? Shikojmë se zonat e sigurta janë ato që i nënshtrohen vrasjes, shkatërrimit dhe asgjësimit.  Nuk ka fuqi dhe nuk ka forcë tjetër përveç Zotit.

LEXO  Zoti është furnizuesi ynë - Aksa 12.06.2020

Armiqtë tuaj kanë derdhur atë që kanë në zemrat e tyre nga ligësinë, dashakeqësia dhe urrejtja mbi të dobëtit, për asnjë gjë tjetër përveçse nga urrejtja e tyre për këtë fe. Zemrat e tyre janë të ngarkuara me urrejtje, të mbushura me dashuri për hakmarrje, të gërryera nga zilia dhe armiqësia e tyre. Ndërgjegjja e tyre është shterpë nga njerëzorja. Ata nuk kanë moral, nuk kanë fjalë dhe nuk kanë besë. Kjo është arsyeja pse ata gëzojnë me vrasje dhe tortura. Vëllezërit tanë atje u janë nënshtruar formave të torturave dhe vrasjeve që janë të vështira për t’u imagjinuar, duke i vendosur nën presion psikologjik dhe shtypjen morale, e cila është e vështirë për t’u përballuar. Këto ligje dhe marrëveshje që kriminalizojnë kriminelët zbatohen vetëm për shtetet e dobëta, ose për ato që ngjasojnë me shtete, dhe jo për shtetet e forta dhe me ndikim. Ata matin me standarde të ndryshme, në bazë të fesë, ngjyrës dhe interesit. Nuk ka fuqi dhe nuk ka forcë tjetër përveç Zotit. Asnjë natë nuk ka qenë e gjatë dhe nuk ka ndodhur shqetësimi, përveç se mirësia e Zotit është afër. Po, mos e humbni shpresën, vërtetë Allahu i Plotëfuqishëm është i Butë me robërit e Tij. Butësia e Tij është afër dhe lehtësimi është më afër. Allahu në librin e Tij, Kuranin Famëlartë, thotë: “ Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” (Al ‘Imran 139) Me këtë ajet fisnik ka argument Hyjnorë, përgëzim nga Zoti, shenjë për besimtarët e sinqertë që të jenë optimist dhe të vizatojnë në fytyrat e tyre shpresën e ndritshme dhe të fshijnë nga mendja e tyre çdo gjurmë dëshpërimi. Kjo sepse Zoti ka caktuar për ta se ata janë më të lartë për shkak të besimit të tyre, i cili është burimi i lartësimit, lavdisë, ngritjes, fitores dhe fuqizimit.   Ky ajet ka zbritur pas betejës së Uhudit. Ai përmban ngushëllim dhe përgëzim për muslimanët për atë që u ka ndodhur në Uhud nga vrasjet, plagosjes dhe gjymtimet. Zoti i Madhëruar i nxiti ata të që të jenë të qëndrueshëm, i ndaloi nga plogështia, dëshpërimi, demoralizimi dhe zhgënjimi. U dha atyre lajmin e mirë se janë superiorë dhe fitimtarë. Ata janë njerëzit e të vërtetës, të vdekurit e tyre do të jenë në Xhenet, ndërsa armiku i tyre është drejt humbjes dhe shkatërrimit.

O ju të lidhur me këtë vend! Nëse shikojmë në historinë e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe edukimi i tij për shokët e tij të nderuar, do të shikojmë përkushtimin, interesimin  e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për ngritjen e moralit të shokëve të tij të nderuar dhe rritjen e vetëbesimit të tyre. E vërteta është me ata dhe fitorja është e tyre. Sahabet e nderuar e kuptuan se ishin në rrugë të drejtë, kështu që afrimi i tyre ishte mendjemprehtë, duke pritur dhe në pritje të ditës tjetër. Një ditë kur premtimi i Zotit për ta, për fitoren dhe fuqizimin, do të përmbushej. E ata e panë me sytë e tyre dhe e jetuan. Ata do të kishin fuqinë dhe lavdinë.

Adhurues të Zotit! Po, ajo është drita e shpresës që largon errësirën e dëshpërimit,  siguria e vërtetë e agimit që fshin errësirën e natës, por se ju vetëm se nxitoheni.

Ka ardhur në një hadith të ndershëm nga Temin Ed Darij, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregohet se ka thënë: “ E kam dëgjuar  të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Kjo fe do të arrijë atje ku arrin dita dhe nata. Allahu nuk do të lë shtëpi lloçi e as leshi veçse do ta fusë në të këtë fe, me krenarinë e krenarit apo me nënçmimin e të nënçmuarit. Krenari kjo me të cilën Allahu krenon  Islamin dhe nënçmim me të cilin do të nënçmon kufrin, mohimin.”

Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje, vërtetë fitorja është për atë që tek Zoti kërkojnë falje, prandaj tek Allahu kërkoni falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Allahun, i Cili tregoi fenë e Tij, forcoi ushtarët e Tij, mbështeti robin e Tij, mbajti premtimin e Tij. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falënderoj, tek Ai pendohem dhe kërkoj falje.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, nuk ka kundërshtues të vendimit të Tij dhe nuk ka dikush që mund të kritikojë urdhrin e Tij.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, solli mesazhin e Zotit të tij dhe këshilloi popullin e tij. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen, shokët dhe pasuesit e tij deri në ditën e Kijametit.

O ju të lidhur me këtë vend!  Në momentet e ngritjes së dëshmorëve tanë të drejtë, mbi dheun e këtij vendi të pastër, në kohën e krimeve të tmerrshme të kryera kundër popullit tonë krenar, të durueshëm dhe të vendosur, në momentet e shtypjes dhe pafuqisë në të cilën jetojmë, paaftësi për të mbështetur të dobëtit dhe paaftësinë për të larguar padrejtësinë ndaj një populli që po asgjësohet çdo ditë e natë, dhe në përjetimin e dhimbjes, tradhtisë, dobësisë dhe poshtërimit në botën arabe dhe Islame, zhduken të gjithë titujt, fshihen të gjitha shprehjet, ku ngjarja është më e madhe se fjala, veprimi është më elokuent se fjalët dhe lajmi nuk është i njëjtë me atë që shihet.

LEXO  Përmendja e Zotit të Madhërishëm - 15.2.2019

Ndërsa ju, o banor të Gazas! N Në kohën kur përshëndesim, përjellim, haxhinjtë e shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes, në kohën në të cilën Haxhinjtë udhëtojnë për të kryer ritualet e Haxhit, ku shpirtrat e tyre janë mbledhur rreth Qabes së shenjtë duke bërë tavaf,  dhe trupat e tyre janë të përulur, ata takojnë të gjithë ata që vijnë në shtëpinë e shenjtë të Zot, Qabes, nga çdo vend i thellë dhe i largët, ju banorë të Gazës përshëndesni fëmijët tuaj që flijohen për të Gjithëmëshirshmin në lartësitë e Xhenetit, shpirtrat e tyre fluturojnë për në Shtëpinë plot vizitorë, (Faltorja dhe simetrikja qiellore e Qabesë që vizitohet nga engjëjt çdo kohë e çdo çast.) me Melaiket që janë si korrat e zogjve të gjelbër, duke shëtitur nëpër lumenjtë e Xhenetit kudo që të dëshirojnë, e më pas strehohen nën një fenerë nën Arshin e Zotit.

O banorë të Gazas! Haxhinjtë tanë kthehen pas kryerjes së ritualeve të tyre, ndërsa hanxhinjtë tuaj  janë dëshmorë tek Zoti i tyre. Ritualet e tyre nuk ndërpriten deri në ditën e Kijametit. Nga Haxhinjtë tonë kërkojmë të luten për ne, ndërsa nga Haxhinjtë tuaj kërkojmë prej tyre ndërmjetësim tek Zoti për ne. Kështu që urime për ju ditën e nesërme që ju thirreni: “(e do t’u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!”(Er-Ra’d 24)

Adhurues të Zotit! Në këto rrethana, jemi të sigurte se të gjitha portat e kësaj bote janë mbyllur në fytyrën tonë, kështu që ekzistonte vetëm porta e Zotit të Madhëruar.

O Zoti ynë, ne qëndrojmë para portës Tënde, ju keni Allahun o njerëz të nderuar, ju keni Allahun, e bota mbarë i ka shikuar vuajtjet tuaja dhe i ka dëgjuar zërat tuaj. Universitetet dhe nxënësit e shkollave të mesme kanë lëvizur për ju, ndërsa bota jonë arabe jeton në një stabilitet të thellë. E kemi shikuar botën tonë arabe në ekrane me sy të hutuar, i kemi ndjekur prej këtu, me zemra rebele: Ku jeni? Si është gjendja juaj? Një botë e verbër, që jetojnë në një botë të shurdhër, që jetojnë me ndeshje, këngë dhe seriale, jetojnë me kërcime dhe festa. Çështjen tonë ja delegojmë Zotit tonë, delegim të vërtetë, të sinqertë duke besuar në ndihmën dhe mbështetjen e Tij. E në dashtë Allahu,  do të shikojmë, sikurse Zoti na ka premtuar, në çdo fatkeqësi bekim, dhe  pas çdo shqetësimi lehtësim dhe një rrugëdalje dhe pas çdo vështirësie lehtësi.

O ju të lidhur me këtë vend! Kudsi është zemra e popullit që rreh ndërsa Gaza sot është plaga e tij që rrjedh gjak. Këto plagë vazhdojnë duke refuzuar të shërohen. Përkundër padrejtësisë ndaj së cilës është i ekspozuar populli ynë dhe sulmeve të përsëritura ndaj tokës së tij dhe vendeve të shenjta të tij, veçanërisht xhamia e bekuar e Aksasë, xhamia Ibrahimije e shenjtë në qytetin Halil Er Rrahman, miku i Allahut, përkundër asaj që po komplotohet kundër tij për t’i fshirë identitetin dhe për t’i çrrënjosur rrënjët e tij, por se është një popull i palëkundur, i vendosur në tokën e tij me gjithë durim dhe guxim.

O ju të lidhur me këtë vend! Vërtetë ju me durimin, qëndrueshmërinë dhe besimin tuaj në Zotin tuaj,  po i mësoni të gjithë botës mbarë domethënien e robërisë, nënshtrimit ndaj Zotit,  dhe po përjetoni situatat më të mëdha të heroizmit dhe sakrifikimit tuaj. Vërtetë me lidhjen tuaj, ju nuk njihni dëshpërim. Fatkeqësitë, pengesat dhe mundimet nuk do të ju tronditin kurrë. Drita e krenarisë tuaj është me adhurimin e Zotin tuaj dhe forca e durimit tuaj është me pasimin e rrugës së Profetit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Ju jeni popull që e dini se lidhja juaj me tokën tuaj është lidhje besimi dhe historie, lidhje e realitetit dhe fatit. Tek ne nuk ndikon  procesi i iluzioneve nuk na lëkundën numri i bartësve të ëndrrave dhe nuk na ndalojnë ne sulmet e agresorëve. Kud’si është qyteti ynë, Aksa është xhamia jonë. Askush nuk mund të na largojë nga kjo e drejtë e jona dhe se ky realitet nuk do të ndryshojë asnjë gjë nga faktet dhe të vërtetat. “Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).” (Esh-Shu’ara’ 227)

O Zot, bëhu për ne përkrahës dhe ndihmues, mbrojtës dhe mbështetës, ndihmues dhe përkrahës.

O Zot, na mëshiro me mëshirën Tënde të gjerë, largo nga fatkeqësitë. O Zot, poshtëro armiqtë tanë dhe ata që na ka sulmuar ne. O Zot, shëro plagët tona, mundësoju ushqim të uriturve tanë, mundësoju pije të eturve tanë, mundësoju veshje këmbëzbathurve dhe ata që janë të zhveshur nga ne, shëro të plagosurit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë.

O Zot, zbrit butësinë Tënde ndaj të moshuarve dhe foshnjave, ndaj grave që kanë mbetur të veja dhe ndaj fëmijëve që kanë mbetur jetimë.  O më i Miri Ndihmues, o Shëruesi i plagëve, o Ti që ju Përgjigjesh lutjeve të nevojtarëve.

O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë dhe ata që janë të lidhur me të, vend udhëtimi, për në Isra dhe Miraxh, i të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  forcoje atë me fortifikimin Tënd të fortë, vendose në ruajtjen dhe kujdesin Tënd,  vendose në mbrojtjen, sigurinë dhe garancinë Tënde, o Zoti i Madhërishëm dhe Bujar.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro armiqtë e Tu dhe armiqtë e fesë.

O Zot, fale dhe mëshiroje zotërinë tonë, Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Pas namazit të xhumasë, do të falim namazin e xhenazes në mungesë me lejen e Zotit.

Ndërsa ti që fton për namaz, thirr për namaz.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/453271693965566

Post Author: endrit