Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 27-01-1446 H 02-08-2024 D
Shejh Ikrime Sabri
Tema Sinqeriteti në vepra dhe ndalimi i mashtrimit
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin e botëve. Lavdërimet për Zotin sa kohë nuk na e ka sjellë exhelin, afatin e fundit, derisa të kemi pranuar dhe zbatuar Islamin.
Lavdërimet janë për Zotin. Jemi të kënaqur me Allahun si Zoti yni, me Islamin si fe, dhe me zotërinë tonë, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, profet dhe të dërguar. Zoti ynë të Lavdërojmë me lavdërime që janë të denja për pozitën, madhështinë dhe pushtetin Tënd të madh. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Vetëm vendimi Yt është përfundimtarë, gjykimi Yt është i drejtë, urdhrit Tënd i bindemi, na ke urdhëruar që të jemi të sinqertë dhe të vërtetë në fjalë dhe në vepra, Ti ke thënë: “ Thuaj: “A mos doni të grindeni me ne për Allahun, kur Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj?! Ne jemi përgjegjës për veprat tona, kurse ju për tuajat. Ne vetëm Atij i përkushtohemi.” ( El-Bekare 139)
“Zoti im në rrugën Tënde përfundova pjesëmarrjen time, Ti je Sunduesi im në qëndrimin dhe udhëtimin tim,
Zot, përveç Teje nuk kam bërë diçka tjetër pjesë të vetes time, nuk kam mohuar me fjalët dhe as me veprat e mia,
Unë kam besuar se Ti je Zoti im Një i Vetëm, tek Ty janë shpresat e mia për falje.”
O Zot, na ruaj me syrin Tënd që nuk flenë kurrë, na mbro me Fuqinë Tënde që nuk pakësohet, na mbulo me Kujdesin Tënd natën dhe ditën në vështirësi dhe qetësi. O Zot, zbrit mëshirën Tënde mbi njerëzit tanë në Gazan e lavdishme, dhe bëhu për ata mbështetës dhe përkrahës! O Zot, largo shqetësimet e tyre, shëro dobësinë e tyre, ruajt shpirtrat e tyre dhe ndalo gjakderdhjen e tyre! O Zot, fëmijët e tyre janë të uritur mundësoju atyre ushqim! O Zot, fëmijët e tyre janë të etur mundësoju atyre të pinë! O Zot, fëmijët e tyre janë të zhveshur mundësoju atyre të vishen! O Zot, fëmijët e tyre janë të sëmurë shëroi ata, o Zoti i botëve!
Dëshmojmë se zotëria, i dashuri, udhëheqësi dhe ndërmjetësuesi ynë, Muhamedi, është rob i Zotit, profet dhe i dërguari i Tij, ai që ka thënë: “ Urime për të sinqertët, ata janë pishtarët e udhëzimit, nga të cilët largohet çdo fitne e errët.” Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ty, o i dashuri ynë, o i dërguari i Allahut. Ne në Bejtul Makdis, Kuds, dhe rrethinat e tij, lutemi dhe të përshëndesim ty, lutemi dhe përshëndesim, familjarët e tu të pastër dhe të mirë, shokët e tu, të parët e mirë dhe të pastër, të gjithë ata që ju pasojnë ju dhe bëjnë përpjekjet tuaj në rrugë të Zotit deri në ditën e Kijametit.
Në vijim
Sahabiu, shoku i nderuar i profetit, Abdullah Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka transmetuar se një burrë ka ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe i ka thënë: “O i dërguari i Allahut, unë mbaj një qëndrim me të cilin dëshiroj vetëm kënaqësinë e Zotit dhe dua që të shikohet qëndrimi im.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk i është përgjigjur deri sa ka zbritur ajeti fisnik i Kuranit: “ Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” (E-Kehf 110) Allahu thotë të vërtetën.
O ju namazfalës! O ju muslimanë! Ky ajet fisnik është ajeti i fundit i sures Kehf, sure e cila është Mekase, e zbritur në Meke, dhe tregon se njeriu që punon për të takuar Zotin e tij, Allahun e Msadhërishëm dhe të Lartësuar, në ditën e Ringjalljes dhe të Llogarisë duhet të bëj vepra të mira thjeshtë për hir të Zotit, duke mos i bërë shok Zotit të tij në adhurim asnjë gjë.
O ju namaz falës! O të dashurit e të dërguarit të Allahut! Vërtetë feja jonë madhështore Islami pranimin e veprave e ka lidhur me sinqeritetin dhe se asnjë vepër nuk konsiderohet e vlefshme vetëm nëse ka qenë me nijet, qëllim të mirë, të sinqertë për hatrin e Allahut të Lartësuar. Sahabiu, shoku i nderuar i profetit, zotëria ynë, Omer Ibn El Hatabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, është transmetuar se ka thënë: “ Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Me të vërtetë veprat varen sipas nijetit. Çdokujt i takon ajo që ka pasur për nijet. Ai, i cili ka emigruar për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, emigrimi i tij konsiderohet për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ndërsa kush ka emigruar për të fituar diçka të kësaj bote, apo për t`u martuar me ndonjë grua, ai përfiton nga emigrimi i tij vetëm atë që ka pasur për qëllim.”
O ju namazfalës! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Vërtetë nga kërkesat e sinqeritetit është ndalimi i mashtrimit, nisur nga fjala e të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Kush merr armët kundër nesh ai nuk është prej nesh, e kush na mashtron e nuk është prej nesh.” Në një transmetim tjetër; “ Nuk është prej nesh kush mashtron.” Ky hadith i ndershëm vlenë për përgjithësimin e mashtrimit dhe në të gjitha sferat, fushat. O ju muslimanë, këtu ka hadithe profetike të ndershme që lidhen me udhëheqësin mashtrues dhe ky është mashtrimi më i rrezikshëm. I dërguari ynë i nderuar, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Çdo njeriut që Zoti i jep një popull nën kujdesin e tij, dhe vdes kur do që të vdesë duke qenë mashtrues kundrejt popullit të tij, atij Zoti ja bën të ndaluar, haram Xhenetin.” Ndërsa në një hadith profetik të ndershëm tjetër, thuhet: “ Çdo njeriut që Zoti i jep një popull nën kujdesin e tij, dhe nuk i mbulon ata me këshillat e tij, ai nuk do e dëgjojë, shijojë, aromën e Xhenetit.”
O muslimanë! E çfarë të themi për ata që bëhen sebep që fëmijët të ngelen jetimë, që gratë të mbeten të veja dhe që të humbasin nënat?! Çfarë të themi për ata që shkatërrojnë shtëpitë, xhamitë dhe spitalet?! Vërtetë Allahu i Madhërishëm do të hakmerret ndaj tyre në këtë botë para botës Tjetër. Mjerë për sundimtarin mashtrues ndaj popullit të tij kur të qëndrojë para Zotit! “në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!” (Esh-Shu’ara’ 88-89)
O ju namazfalës! O populli më i mirë i dal në njerëzim! Të parët tanë të mirë janë përshkruar me devotshmëri dhe sinqeritet, në fjalë dhe në vepra, dhe e kanë bërë të ndaluar për vetet e tyre mashtrimin dhe gënjeshtrën, hipokrizinë dhe tradhtinë. Ndërsa ti, o musliman, pastro zemrën tënde nga papastërtitë e hipokrizisë, syfaqsisë, mashtrimit, tradhtisë dhe gënjeshtrës. Mbushe zemrën tënde me besim, devotshmëri dhe sinqeritet në fjalë dhe vepra. Drejtohu për tek Zoti, Krijuesi i universit, njeriut dhe jetës. Ji i sinqertë vetëm për hatrin e Zotit, zbatues, i përkushtuar ndaj rregullave të Tij, në mënyrë që Allahu, i Lartësuari dhe i Fuqishmi, Krijuesi i universit, qiejve dhe tokës, të na marri për duarsh tona për në bregun e lavdisë, fitores, sigurisë dhe paqes. Në një hadith të ndershëm profetik ka ardhur se profeti ka thënë: “ Urime për të sinqertët, ata janë pishtarët e udhëzimit, nga të cilët largohet çdo fitne e errët.” Të vërtetën ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Luteni Allahut, duke qenë të bindur në përgjigje.
Hutbeja e dytë
O ju namazfalës! Para se të filloj me hutben e dytë, banorët e Bejtul Makdisit, Kudsit, dhe rrethinave të tij, dhe nga lartësia e minberit të xhamisë së bekuar të Aksasë e llogarisin tek Zoti dëshmorë Isamil Henija. Allahun e Madhërishëm e lutim që ta mëshirojë, dhe ta bëj prej banorëve të Xhenetit të Tij, me profetët, me të sinqertë, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta! Sikurse do të falet namazi i xhenazes në mungesë për shpirtin e tij, për të gjithë dëshmorëve dhe për ato xhenaze të muslimanëve që janë prezentë në xhami.
Lavdërimet janë për Zotin e Botëve.
Lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë dhe të dashurin tonë, Muhamedin, të dërguarin e ndershëm, për familjen dhe për të gjithë shokët e tij.
O Zot, fale dhe mëshiroje zotërinë tonë Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove zotërinë tonë Ibrahimin dhe familjen e tij.
O Zot, bekoje zotërinë tonë Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove zotërinë tonë Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.
O ju namazfalës! Do të jap në këtë pjesë të hutbes tre mesazhe, shkurtimisht.
Mesazhi i parë: Ua drejtojmë atyre që kanë kaluar nga djemtë dhe vajzat tona në provimin e maturës së këtij viti. U dërgojmë atyre urimet dhe bekimet tona, për familjet e tyre, për baballarët dhe nënat, dhe për popullin tonë Palestinez në përgjithësi. Ju urojmë atyre suksese në studimet e tyre universitare. Sikurse falënderojmë të gjithë ata që iu përmbajtën qëndrimit unanim dhe nuk përdorën fishekzjarre apo kërsaçe, duke u solidarizuar kështu me ndjenjat e vëllezërve tanë në Gaza, Golan, Tulkarm, Jenin dhe në Kalkelia dhe në të gjithë atdheun tonë të shtrenjtë. Ndërsa atyre që nuk kanë kaluar në provime këtë vit u themi që të mos dëshpërohen, por të provojnë përsëri dhe përsëri. Sikurse është detyrë për baballarët dhe nënat që të përkrahin djemtë dhe vajzat e tyre.
O ju namazfalës! Mesazhi i dytë: Ua drejtojmë atë vëllezërve tanë të nderuar në qytetin e Kudsit që të kujdesen për kryerjen e faljes së namazit të ditën së xhuma, të premten, në xhaminë e bekuar të Aksasë. Parimi themelor për muslimanin është t’i përgjigjet thirrjes së Zotit, Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar, që të fali namazin, pastaj, pas kësaj të ju përgjigjet ftesave të festave dhe dasmave. Është obligim për të gjithë që të përshtatin datat e dasmave dhe festave të tyre me atë që nuk bie ndesh me datat, oraret, e xhamisë së bekuar të Aksasë. E ky është parimi dhe e anasjelltas. Sikurse falënderojmë të gjithë ata dasma e të cilëve ka qenë e shkurtër, pa bujë, pa zhurmë dhe u shfaqur në rrjetet sociale. E kjo në solidaritet me familjet e dëshmorëve dhe për situatën e të prekurve dhe të shpërngulurve me forcë në Gaza dhe vende të tjera.
O Zot, a e përcolla mesazhin? O Allah, dëshmo!
O ju namazfalës! O ju njerëz të Aksasë! Mesazhi i tretë dhe i fundit në lidhje me xhaminë e bekuar të Aksasë, e cila vazhdon të jetë në shënjestër të grupeve ekstremiste dhe nxitëse hebreje. Ne hedhim poshtë deklaratat agresive të lëshuara së fundmi nga një zyrtar ekstremist në autoritetet okupuese. Këto deklarata që bëjnë thirrje për ndryshimin e status quo-së në xhaminë e bekuar të Aksasë, me qëllim të vendosjes së sovranitetit, sundimit, mbi të. Kështu përpiqen të dëshpëruar, sikur nuk kanë nxjerrë mësim nga ajo që ka ndodhur gjatë portaleve elektronike.
O ju namazfalës! O ju njerëz të Aksasë! Duke pasur parasysh këtë, ne pohojmë për të satën herë, për të gjithë, të afërmin dhe të largëtin, se Aksa është shumë më e lartë që t’u nënshtrohet negociatave, as pazareve dhe as vendimeve gjyqësore. Asnjë musliman në botë nuk ka të drejtë të heqë dorë nga asnjë grimcë toke prej saj, pasi ajo i takon vetëm muslimanëve në të gjithë botën. Ajo, Aksa, është që nuk pranon ndarjen në dy pjesë. Allahu është Ruajtësi i çështjes së muslimanëve. Ky është vendimi i Zotit nga lartësia e shtatë qiejve, e Allahu për atë që ne themi është Mbrojtës.
Me këtë rast, nuk na mbetet nga ky vend vetëm se të themi; “Zoti të ruajt o Aksa”, thoni amin. O ju namazfalës! Kjo është koha që është premtuar përgjigje, prandaj thoni pas meje amin. O Zot, na jep siguri në vendin tonë dhe lehtëso shqetësimet nga ne.
O Zot, ruaj xhaminë Aksa nga çdo e keqe, o Zot bëje atë të mbushur me muslimanë.
O Zot, mëshiro dëshmorët tanë, shëro të plagosurit tanë dhe mundëso lirimin e të burgosurve tanë.
O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga shqetësimet dhe trishtimet, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga paaftësia dhe përtacia, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga frika dhe koprracia, dhe kërkomë mbrojtjen Tënde nga dominimi i borxhit dhe shtypja e burrave të keqinjë.
O Zot, të lutemi të na japësh pendesë të sinqertë, pendesë para vdekjes, qetësi në momentin e vdekjes, falje dhe mëshirë pas vdekjes.
O Zot, na dhuro udhëheqës që bashkon rrallët e muslimanëve dhe ndjekën shembullin e Salahudinit.
O Zot, fali baballarët dhe nëna tona, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.
O Zot, ndihmo Islamin dhe muslimanët, dhe me mirësinë Tënde lartëso fjalën e vërtetë dhe fenë.
Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi zotërinë tonë Muhamedin, mbi familjen dhe të gjithë shket e tij.
“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj