Vërtetë lavdërimet janë për Zotin, Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbën, e ai që e humbën veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Allahut.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, në Dorë të Tij është pushteti (suprem), Ai është i Fuqishëm të bëjë çdo gjë!
Dëshmojmë se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetësuesi dhe shembulli ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri nga të gjitha krijesat e Tij dhe i dashuri i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, shokët e tij të parët e të mirëve, mbi të gjithë ata që i kanë pasuar dhe ecur në gjurmët e tyre dhe në traditën e tyre deri në ditën e gjykimit.
Lutjet dhe përshëndetjet për të gjithë ata që janë të lidhur me Bejtul Makdis dhe rrethinat e këtij qyteti. Mëshira e Zotit qoftë mbi dëshmorët tanë të pastër. Përshëndetjet më të mira dhe të përzemërta nga lartësia e minberit të xhamisë së bekuar, Aksasë, për të burgosurit tanë në burxhet e pushtuesit, duke ju lutur Allahut të Madhërishëm që të ua përmirsojë gjendjen dhe tu japë liri të shpejtë. Sikurëse e lusim Allahun e Madhërishëm që të sëmurëve tanë tu mundësojë shërim të shpejtë. Me të vërtetë Ai është i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
Në vijim
O ju muslimanë! O rojet dhe kujdestarët e xhamisë së bekuar, Aksasë? Ju përshëndes me përshëndetjen e mirë dhe të bekuar. Ju që dhe në këto ditë të vështira vazhdoni të kujdeseni dhe të ruani ambijentet e xhamisë së bekuar, Aksasë, në emër të popullit tuaj dhe të umetit tuaj. Zoti jua shpërbleftë përpjekjen tuaj, dhe përpjekjen e çdo njeriu të sinqertë dhe puntor në ruajtje të xhamisë së bekuar të Aksasë.
O ju Muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Me të vërtetë kjo është një situatë e vështirë dhe ditë të rënda në të cilat po kalon populli ynë në këtë tokë të bekuar. Sikurëse e gjithë bota mbarë po kalon këto momente të vështira. Kam për qëllim këtë armik vdekjeprurës që ka ndalur mbarë botën, studjuesit, kërkuesit, drejtuesit, udhëheqësit dhe të gjithë popujt, të gjithë kanë ndaluar të dëshpëruar përballë këtij virusi të dëmshëm dhe vdekjeprurës. Virus i cili përhapet me shpejtësi nga një indivit tek grupe njerëzish dhe në të gjithë shoqëri. E lusim Allahun e Madhërishëm me Butësinë e Tij që të na e zbusi këtë dhimbje. O i Buti na e lehtëso këtë fatkeqsi që ka zbritur mbi ne, me të vërtetë Ti je i Butë dhe i Përhershëm, o i Butë o Allah.
O Allah! Të lutemi me emrat e bukur dhe cilësitë e Tua të Larta që të largosh këtë vështirsitë, të na largosh shqetësimet dhe ankthet, të na largosh fatkeqsinë dhe epideminë, Ti me të vërtëtë me Vullnetin dhe Forcën Tënde, o Zoti i Botrave je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë. Në Dorën Tënde janë çelësat e qiejve dhe të tokës, o Mëshiruesi i qiejve dhe tokës, na mëshiro me Mëshirën Tënde, o Mëshirues o Mëshirbërës.
O ju muslimanë! O bijtë e Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij! Si pasojë e përhapjes së këtij virusi të dëmshëm, e kësaj epidemie, sëmundjeje, duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet që ta kalojmë këtë situatë me sa mëpak dëme të mundshme. Dhe të shfrytëzojmë këtë kohë që të nxjerrim mësime duke shmangur të gjitha gabimet që kanë bërë disa popuj të botës, ditën që u detyruan të përballen me këtë të keqe dhe këtë epidemi
O ju muslimanë në këtë vend të shenjtë, dhe në të gjitha vendet Islame ku ka muslimanë, por dhe i gjithë njerzimi mbarë, kujdesuni dhe ruhuni duke marrë të gjitha masat të cilat e izolojnë këtë epidemi. Që të dali e gjithë bota e shpëtuar nga kjo fatkeqsi e madhe.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Kur themi që duhet të bashkpunojmë në përballjen dhe izolimin e kësaj epidemie, duhet me patjetër që të dëgjojmë dhe ndjekim të gjitha porositë që dalin nga institucionet përkatëse në luftën ndaj këtij virusi vdekjeprurës i cili përhapet me një shpejtësi të madhe.
Po o ju muslimanë, po o ju Palestinez, me të vërtetë ju jeni duke zbatuar porositë e specialistëve. Në këto kushte disa rregulla ngrihen në nivelin e vaxhibit dhe vlersohen si të tilla në zbatimin e tyre. Sepse ju jeni duke ruajtur jetët tuaja, familjet tuaja, fëmijët dhe prindërit tuaj, fqinjët tuaj dhe të gjitha jetët e shoqërisë tuaj. O ju muslimanë dihet rregulli fetar, se kur kujdestari i çështjeve tuaja, udhëheqësi juaj, vendosën që rregullin Mubah (liri e të vepruarit) ta ngrej në gradën e Vaxhibit, detyrim, atëhere bëhet vaxhib, detyrim për ju pasimi i këtij vendimi, i cili në vetvete ishte rregull Mubah.
Gjithashtu bëjmë me dije se ato vendime që kan marrë autoritetet zyrtare në këto ditë, është detyrim pranimi dhe zbatimi i tyre, mos dalja në vende publike dhe private, vetëm se në raste të domosdoshme apo për furnizime ushqimore.
Prandaj për këtë është detyrë për të gjithë ne që të zbatojmë dhe të ndjekim këto porosi, sepse ata janë kthyer në vendime të detyruara, vaxhib për çdo individ. Kush i kundërshton, thyen apo nënçmon rëndësinë e tyre ai bën gjynah, duke braktisur kështu Vaxhibin. Ndërsa kush e plotëson atë fiton sevap, shpërblim, sepse ruan jetën e vet dhe jetën e të tjerëve. Allahu i Madhërueshëm shpëtimin e një jete njerëzore e ka konsideruar sikur të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin. E si do të jetë shpërblimi i atij që mbron jetën njerëzore me izolimin e kësaj epidemie duke mos e përhapur atë?! “Prandaj Ne u shpallëm Bijve të Izraelit se kush vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit. Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve.” (El- Ma’ide 32)
Prandaj o ti vëlla musliman, o ti vëlla qytetar, o ti vëlla njeri, bëhu kontribues me mbrojtjen e vetes tënde, mbrojtjen e familjes tënde, me mbrojtjen e shoqërisë tënde. Mos u bëj kontribues në vrasjen e vetes tënde, vrasjen e fëmijëve tu, apo vrasjen e antarëve të shoqërisë tënde, sepse kjo nuk lejohet tek Allahu dhe nuk është e lejuar as tek të zotët e mendjeve, njerëzve me mend, ata të cilët dëgjojnë dhe e kuptojnë fjalën e Allahut të Madhërishëm, Madhërimi i takon vetëm Atij.
O ju muslimanë! O bijtë e kësaj toke të bekuar! Vërtetë autoritetet zyrtare, e në veçanti ato shëndetsore, të cilat ndjekin këtë sëmundje, apo epidemi, duhet që ti pasojmë në të gjitha porositë, këshillat dhe të dhënat e tyre, sepse ata po punojnë ditë dhe natë me qëllim mbrojtjen e jetëve njerëzore. O ju qytetarë të nderuar bashkpunoni me të gjitha organet zyrtare, popullore dhe bashkjake, të cilat gjithashtu punojnë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetëve tuaja nga kjo epidemi. Bëjeni slogan të kësaj periudhe fjalët e Allahut të Madhërishëm: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!”(El-Ma’ide 2)
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Nga lartësia e minberit të xhamisë së bekuar të Aksasë, ju drejtohemi me thirrje të sinqertë dhe të ndershme për të gjithë vëllezërit tanë puntorë, të cilët kanë të gjithë rrespektin dhe konsideratën tonë, që të punojnë dhe të jenë në nivelin e përgjegjësisë në mbrojtjen e veteve të tyre, në mbrojtjen e familjeve të tyre, dhe në mbrojtje të shoqërisë së tyre. Vërtetë ata janë më të ekspozuarit në shoqëri, nëse përhapet tek ata kjo epidemi e në mënyrë të gjërë.Të mos bëhen ata shkak në prekjen e shumë prej vëllezërve të tyre, të fëmijëve të tyre dhe të fëmijëve të shoqërisë së tyre. Por të drejtohen për në qendrat specifike që të kryejnë të gjitha analizat e duhura për ata, kjo për mbrojtjen e tyre, mbrojtjen e fëmijëve të tyre, familjeve dhe shoqërisë së tyre, dhe mbrojtjen e bijëve të popullit të tyre, por se dhe në mbrojtje të njerëzimit mbarë.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Me bashkëpunim dhe solidaritet, me zbatimin e porosive dhe këshillave mjeksore dhe zyrtare dhe jo vetëm, bashkëpunim me të gjitha institucionet të cilat përpiqen për qetësinë, shëndetin dhe jetët tuaja. Po, bashkëpunoni, dhe bëjeni këtë slogan realitet të prekshëm në realitetin tuaj, dhe në shoqërinë tuaj. Allahu i Madhërishëm është Mbështetësi dhe Ndihmuesi jua, Ai është i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
Ka ardhur në një hadith të të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Nu’man Ibn Beshiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëti i i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Shembulli i besimtarëve në dashuri, zemërgjerësi dhe dhembshuri mes njëri-tjetrit, është si shembulli i një trupi të vetëm. Nëse ankohet një organ, organet e tjera marrin pjesë me të në pagjumësi dhe në temperaturë.” Apo siç ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Fitorja është me ata që kërkojnë falje tek Zoti, tek Zoti kërkoni falje dhe Atij lutjuni, sepse jeni të premtuar për përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin e Vetëm, lutjet dhe përshëndetjet për Muhamedin që nuk ka të dërguar pas tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ka dëshiruar që robërit e Tij të punojnë për fenë e Tij në këtë botë deri sa të fitojnë ndihmën dhe kënaqsinë e Zotit.
Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, plotësoj emanetin dhe solli mesazhin, këshilloi popullin, duke na lënë rrugën e ndriçuar, nata në të është si dita e sajtë, nga e cila përfitojnë të gjithë me përjashtim të të humburve.
Në vijim
O ju muslimanë! Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot mëshiroje zotërinë tonë Muhamedin dhe familjen e zotërisë tonë Muhamedit, siç e mëshirove zotërinë tonë, Ibrahimin dhe familjen e zotërisë tonë, Ibrahimit. O Zot bekoje zotërinë tonë Muhamedin dhe familjen e zotërisë tonë, Muhamedit, siç e bekove zotërinë tonë Ibrahimin dhe familjen zotërisë tonë Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.
O ju muslimanët! Dëshiroj të theksoj dy çështje dhe në mënyrë të shkurtër.
E para e tyre; Në lidhje me disa thirrje dhe parulla të cilat lëshohen herë pas here përmes rrjeteve sociale, të cilat kanë për qëllim të përhapin shqetësim, ankth dhe frikë në mesin e shoqërisë. Në këtë aspekt them se besimtarit të vërtetë nuk i lejohet që të shpëndajë thirrje dhe parulla që dëmtojnë shoqërinë dhe demoralizojnë qëndresën e sajtë.
Sikurëse vlen të përmendet bashkpunimi i gjërë në mes individëve në shoqëri. Dhe në këtë aspekt, shprehim mirënjohjen e thellë për të gjitha institucionet që ka punuar dhe punojnë në ndihmë dhe mbështetje të njerëzve në këto kushte të vështira, në këto kushte të jashtëzakonshme. Ky bashkëpunim në mes institucioneve dhe shoqërisë tregojnë popullin tonë si një familje të vetme. Kjo është në të vërtetë natyra e këtij populli, popullit Palestinez durimtarë dhe të vendosur. Zotin e Madhërishëm e lusim që të na japë vendosmëri,
Zotit të Madhërishëm i drejtohemi dhe i lutemi që të largojë fatkeqsitë, vështirsitë dhe këtë epidemi nga toka jonë dhe nga të gjitha vendet Islame.
O Zot shëro dhe mëshiro të gjithë besimtarët, na mëshiro Ti je më i Madhi Mëshirues.
Na fal ne o më i Madhi Mëshirues, na largo fatkeqsitë dhe epidemitë.
O Zot tek Ty kërkojmë mbrojtje nga lebroza, çmenduria, sëmundjet ngjitëse, dhe sëmundjet e këqia.
O Zot tek Ty kërkojmë mbrojtje nga kjo epidemi, të lutemi me emrat Tu të bukur që ta largosh atë nga ne o Zoti i Botrave.
Tek Ty drejtohemi dhe nga Ty kërkojmë mbrojtje, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot na fal ne dhe të gjithë besimtarë, na prano pendesën tonë me të vërtetë Ti e pranon pendesën je Mëshirues, na fal ne me të vërtetë Ti je Falës Mëshirues.
O Zot na merr në mbrojtjen dhe Kujdesin Tënd. “Dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i madh!” (Al Imran 8)
O Zot, Ti ke emrat e Tu të bukur dhe Cilësit e Tua të Larta.
Salavatet, selamet dhe begatia qofshin mbi profetin Muhamed, mbi familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij.