Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 20-01-1446 H 26-07-2024 D
Shejh Dr. Jusuf Ebu Sunejneh
Tema Këshilla dhe udhëzime për përmirësimin e besimtarëve dhe besimtareve
Lavdërimet janë për Zotin, i Veçuar me shumë mirësi dhe dhurues, i Gjërë në pranimin e bindjeve nga ata që i binden Atij, me Falje të madhe për ata që gabojnë, Ai që fillon me mirësi para se të meritojmë shpërblimin, i Gjalli i Cili ka veçuar me mëshirën e Tij atë që Ai dëshiron, i ka dhënë sukses në njohjen e Tij atyre që ka strehuar nga robërit e Tij të dashur dhe të veçuarit e Tij të përzgjedhur, dhe zotërinjtë e dijetarëve, trashëgimtarët e të dërguarve.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, në qiell është Froni i Tij, në tokë është Pushteti i Tij, tek të gjallët dhe të vdekurit është Caktimi i Tij. Allahun e Madhërishëm e falënderojmë në të mirë dhe në vështirësi.
Zoti im, sa e madhe është ndihma Jote dhe sa i afërt dhe çlirimi Yt, Zoti im, a i shpejtë është lehtësimi Yt dhe nsa i fortë është urdhri Yt, sa i lartë është përkujtimi Yt dhe sa i drejtë Gjykimi Yt, sa e vërtetë është fjala Jote dhe përmbushja e premtimit Tënd, dhe sa i realizuar është premtimi Yt. S’ka Zot tjetër përveç Teje, Madhërimi është për Ty, me të vërtetë ne jemi nga gjynahqarët.
Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, vula e të dërguarve, zotëruesi i luginës në Xhenet, i ndërmjetësimit të madh dhe i flamurit. Feja e tij është shpëtim, punët e tij arritje, sukses, dhe drejtë ti janë drejtuar shtizat. Allahu i Madhëruar e ka nderuar dhe kanë qenë; Ademi në dijeni e tij, Nuhu në kuptimin e tij, Ibrahimi në butësinë e tij, Jahja në asketizmin e tij, Musai në ashpërsinë e tij dhe Isai në nderin e tij. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, lutje me të cilat qetëson kraharorët tona, dhe zgjidhen me to vështirësitë dhe çështjet. Zoti qoftë i kënaqur me familjarët e tij. Djali i Abasit, djali i xhaxhait të zotërisë së njerëzve, i rritur në adhurime, përkthyesi më i mirë i Kura’nit, i moshuari i të moshuarve, ai kishte gjuhë lehtësuese, zemër të ndritur. Të tillë ishin familjarët e tij.
Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë shokët e tij, Ebu Bekrin, prijësin e besimtarëve, ishte i fuqishëm në urdhrin e Zotit. Prijësi i besimtarëve Omeri, më i forti i popullit, në rrugë të Zotit nuk i frikësohej asnjë gjëje. Ai ndalonte njerëzit që të hante i forti i tyre të dobëtin e tyre. Othmani i mëshirshëm me besimtarët, urdhëronte për drejtësi, ai ishte në rrugë të drejtë. Aliu i pastër, i cili vrau idhujtarët e Kurejshëve, poseduesi i veshit inteligjent, vëllai i tij Xhaferi, i zbukuruari me dy krahë me Melaike, ndërsa xhaxhai i tij, luani i Zotit, Hamza, zotëria i dëshmorëve, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar plotësoi dritën e tij në qiell. Aliu pjesmarrësi në beteja, dyluftime dhe çlirime, nuk ka shpatë përveçse ajo me dy tehe, Dhul Fukar, dhe nuk ka të ri përveç se Aliut. Ka luftuar në të djathtë të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ndërsa Melaiket kanë luftuar në të majtë të tij. A nuk ishte ai prijësi i njerëzve të drejtë dhe luftuesi i mohuesve?! I fituar ai që ndihmon atë dhe i humbur ai që e tradhton atë.
Zoti qoftë i kënaqur me taibiinët e nderuar, ata që përhapën Islamin. Zot të lutemi të jesh i kënaqur me ne së bashku me ta, me Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
Në vijim
O ju njerëz! Bëni mirë në jetën tuaj që të jeni të sigurt në përfundimin tuaj, në botën Tjetër, vërtetë Allahu ka premtuar Xhenetet e Tij për ata që i binden Atij, dhe ka premtuar Zjarrin, Xhehenemin e Tij për ata që e kundërshtojnë, nuk i binden Atij. Ai është Zjarr që nuk pushon gjëmimi i tij, nuk lirohet robërit e tij, ata që bie në të, të dënuarit e tij nuk mund të shërohen, nxehtësia e tij është e madhe, fundi tij është i largët dhe uji i tij është lartë. E gjëja më e keqe nga e cila frikësohemi për ju është pasimi i epshit, të kotës dhe shpresat e gjata.
Adhurues të Zotit! Të mos ju mashtrojë jeta jua e kësaj dynjaje, sepse ajo është mbuluar me fatkeqësi, është e ditur se ka përfundim dhe e përshkruar me pabesi. Çdo gjë që ka në të është drejtë përfundimit, zhdukjes, e ajo në mes të njerëzve të saj është vende dhe grindje. Të jetuarit në të është dënim dhe qetësia në të nuk është e përhershme. “ Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.” (Er-Rahman 26)
Adhurues të Zotit! Nga vdekja nuk ka shpëtim, nëse qëndroni para saj do të ju marri, e nëse ikni prej saj do të ju gjejë. Vdekja vërtitet përreth jush, pas jush është një kërkues i etur, ai është varri juaj. Bëni kujdes nga presioni dhe vetmia e tij. Vërtetë varri është gropë nga gropat e zjarrit, Xhehenemit, o se kopsht nga kopshtet e Xhenetit. Ai flet çdo ditë tre herë dhe thotë; “Unë jam shtëpia e errësirës, unë jam shtëpia e krimbave, unë jam shtëpia e vetmisë.” Vërtetë pas kësaj është dita në të cilën i vogli bëhet plak dhe në të dehet i madhi. “… dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barrën e vet.” (El-Haxhxh 2) Madhërimi është për Ty Zoti ynë, Ti na krijove ne dhe Ti je lehtësuesi i atyre që kërkojnë ndihmë, drita e syve e njerëzve adhurues dhe dashuria e zemrave të asketëve. Tek Ti kërkojmë ndihmë, mëshiro të rinjtë tanë, prano pendesën tonë, përgjigju lutjes tonë, mos na poshtëro, na ruaj ne dhe na merr nën Kujdesin dhe Mbrojtjen Tënde, o Zoti i botëve.
Adhurues të Zotit! Shikoni se çfarë ka ndodhur dhe ndodhën në Gaza, sikur Kijameti ka ndodhur, tmerri i saj të ketë filluar dhe popujt të jenë gjunjëzuar. Ne jemi në kohët më të vështira të fatkeqësisë. Ka hequr dorë nga ne i afërmi dhe i largëti. Dëshmorët në çdo orë ngrihen për tek Allahu. Çdo gjë është shkatërruar dhe nuk ka ngelur asnjë gjë përveç fesë tonë, nderit dhe krenarisë. Keni arritur gradët e larta. Në Ether ka ardhur se: “ Njeriu sprovohet në pasurinë e tij dhe bën durim, dhe me këtë arrin gradët e larta. Sprovohet në fëmijët e tij dhe bën durim dhe me këtë arrinë gradët e larta. Sprovohet në trupin e tij dhe bën durim, dhe arrin me këtë në gradët e larta.” O Zot, na mundëso të arrijmë gradët e larta me Mëshirën Tënde, o Zoti i botëve.
Adhurues të Zotit! Aliu i biri i Husejnit është pyetur për të qarët e tij të shumtë dhe ka thënë: “ Mos më fajësoni, sepse Jakubi, paqja e Zotit qoftë mbi të, humbi dy nga djemtë e tij dhe ka qarë sa i ka humbur shikimi i dy syve të tij nga hidhërimi dhe ai ishte i dëshpëruar, dhe pse nuk e dinte se ai ka vdekur. Kam parë trupat e dhjetë burrave nga njerëzit e familjes time të cilët po masakroheshin në një mëngjes, a mendoni se hidhërimi im për ta do të largohet ndonjë herë nga zemra ime?”
Zoti dhe Sunduesi ynë! Nëse do të na marrësh do të ngelemi e nëse do të na sprovosh do të na shpëtosh. Zoti ju ndihmoftë, o njerëzit tanë në Gaza. Ishit nga njerëzit më durimtarë. Lavdërimet janë për Zotin, Allahu ka mundësuar që të ngelet për ju feja juaj dhe udhëzimi juaj, pavarësish humbjeve, dhimbjeve dhe plagëve, privimeve dhe hidhërimeve. Janë përhapur sëmundjet, uria dhe mungesa e ujit dhe mjetet e pakta, por kujtoni fjalën e Allahut të Madhërishëm: “ Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij… ” (Et-Talak 2-3)
O ju muslimanë! Kush është me të larguarin, të huajin që janë shpërngulur nga vendi? Kush është me të burgosurin që të largojë prej tij shqetësimet dhe trishtimet? Kush është me të larguarin i cili nuk ka prehje dhe nuk gjen rehati?
Ndërsa, o ju mosmirënjohës! Mos vallë të vërtetën doni të përgënjeshtroni?! Për Kuranin çfarë po mendoni? Ajetet e Zotit po i mohoni?! Sunduat por humbët, fituat pushtet dhe u mundët. Ju erdhi furnizimi dhe e ndërpretë, shkëputët, dhe pse ju e dinit se shigjetat e caktimit depërtojnë dhe nuk gabojnë, sidomos në zemra që i bëtë me dhimbje, mëlçi që i lënduat dhe trupa që i zhveshët. Është e pamundur që të vdesë ai që i është bërë padrejtësi dhe të mbetet tirani, shtypësi. Bëni çfarë të doni sepse ne jemi durimtarë, bëni padrejtësi sepse ne kërkojmë mbrojtje dhe strehim tek Allahu. “ Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).” (Esh-Shu’ara’ 227)
Ju jeni kriminelë më të mëdhenj tek Zoti se Themudi. Themudi vrau devenë e Zotit ndërsa ju vratë njerëzit e dashur të Zotit. Na u dorëzuar dhe filluat të qanit para nesh, Zoti do të gjykojë popull që mori pjesë në derdhjen e gjakut tonë, ndërsa ne ishim në ndihmë të tyre kur u penguan. Shikoni ata, sikur asgjë nuk i shqetëson, shijojnë botën, duke pirë shegë nga Helvani dhe mjaltë nga Esfehani, duke ngrënë rrush të thatë nga Taifi, shijojnë sheqerin e Ahvazit dhe pinë ujë të ftohtë. Organizojnë festa, mbrëmje, luajnë dhe këndojnë. Keni marrë pasurinë e Zotit si forcë, fenë e Zotit si të ardhura, robërit e Zotit tradhtarë. Sa do të doja të di se si do e shikonte, tregonte poeti umetin, popullin sot?! Si festojnë burrat e tyre dhe si gëzohen gratë e tyre? Sot jemi kthyer në pozitën e Benu Israilëve në familjen e Faraonit, kur jua thernin djemtë e jua linin të gjalla femrat e tyre.
O Zot, përmirëso shpëtimin tonë dhe shpëtimin e njerëzve tanë në Gaza. Mëshiro fëmijët, gratë dhe të moshuarit e tyre, o Zoti i botëve.
Adhurues të Zotit! Pendesa u thotë të rinjve: “Përshëndetje dhe mirëserdhët.” Ndërsa i thotë të moshuarit: “ Të pranojmë për atë që ka qenë nga ti.”
Prandaj, kthehuni për tek Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, luteni Allahu duke qenë të bindur në përgjigje. Fitorja është për ata që tek Allahu kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Allahun, i Cili na e ka bërë të dashur për ne Bejtul Makdis, Kudsin, na ka bërë ne nga banorët e tij dhe nga adhuruesit në xhaminë e bekuar të Aksasë. Ne pranë tij si qytet jemi qëndrestarë, të vendosur, dhe nën Kujdesin e Sunduesit tonë të sigurt. Lavdërimet janë për Zotin për mirësinë e fqinjësisë, e fqinji i shtëpisë ka më shumë të drejtë në shtëpinë e fqinjit. Fqinji është përgjegjës për fqinjët e tij dhe fqinjit bujar i falen gjynahet.
Allahun e falënderojmë që na ka veçuar, lejuar të qëndrojnë në portën e tij, të qëndrojmë në pragun e tij, të endemi dhe të përpiqemi në hapësirën e tij, Kudsit. Nuk ka rehati vetëm se kur ju jeni në xhaminë e Aksasë, faleni, madhëroni dhe përmendni Allahun. A ka mirësi më të madhe se kjo?!
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, e ka bërë tokën tonë të shenjtë dhe ka strehuar në të profetë, të dërguar dhe dijetarë. Prandaj, Zoti ju mëshiroftë ruajeni këtë mirësi, përmbushni detyrën për këtë mirësi duke qenë mirënjohës ndaj Zotit. Ruajeni këtë mirësi duke ju frikësuar Allahut, devotshmëri, pas të cilës kush kapet në të do të jetë i sigurte, dhe kush kapet fort pas lidhjes së saj ka shpëtuar dhe është mbrojtur. Bëni kujdes nga pasimi i të kotës dhe epshit. “ Mos u bëni si ajo gruaja që e shprish dhe e bën fije-fije atë që e ka tjerrë fort…” (En-Nahl 92)
Dëshmojmë se zotëria, i dërguari dhe i dashuri ynë, Muhamedi është i dërguari i Allahut, robi i Tij i pranuar dhe i dërguari i Tij i përzgjedhur. Ndriçoi për ne lindjen dhe perëndimin e tokës. Hëna e plotë lind nga drita e ballit të tij, ndërsa dielli perëndon nga të kuqet e faqeve të tij. Posedoi të gjithë bukurinë, sikur e gjithë bukuria e njerëzimit vjen prej tij. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Veprat më të mira janë durimi, tolerimi, falja, dhe morali i mirë. Islami më i mirë është të mësuarit e fesë, të punuarit në bindje ndaj Zotit dhe mendimi i mirë për Zotin. Muslimanët më të mirë janë ata që nga gjuha dhe dora e tyre janë të qetë muslimanët e tjerë. Puna më e mirë është të dhënit e ushqimit, përhapja e selamit dhe fjala e mirë. Lutja më e mirë është namazi në kohën e tij, zgjatja e duasë, qëndrimi i mirë në ruku dhe në sexhde. Shpërngulja më e mirë është që të braktisësh atë që e urren Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar. Muxhahidinët, ata që përpiqen në rrugë të Zotit, më të mirë janë ata që luftojnë me veten e tyre në bindjen ndaj Zotit dhe shpërngulet nga ajo që e ka ndaluar Allahu. Momentet më të mira zë natës janë momentet e pjesës së fundit të saj, sepse vërtetë Allahu në ato momente hapën portat e qiellit, zbret tek krijesat e Tij dhe u përgjigjet në ato momente lutjeve. Vërtetë ajo është koha e agimit, koha e shpëtimit. “…përveç familjes së Lutit, që e shpëtuam në agim.” (El-Kamer 34)
Ndërsa ju o njerëzit tanë në Bejtul Makdis, Kuds! Fytyrat tuaja janë drejtë agimit, gjuhët tuaja drejtë elokuencës, duart tuaja për tolerancë, falje, dhe mendjet tuaja për urtësi. Jini në nivelin e përgjegjësisë, mbrojeni veten dhe xhaminë tuaj me frikë, devotshmëri ndaj Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar. Ju jeni burim i lavdisë dhe nderit, prandaj të mos ju mashtrojë jeta e kësaj bote. Qëndroni në bashkësi, sepse Dora e Allahut është mbi bashkësinë. Nënshtrojuni Zotit që të pranoheni. Xhemati, bashkësia është çdo gjë që është në përputhje me bindjen ndaj Zotit të Plotfuqishëm.
Adhurues të Zotit! Janë shtuar shkeljet, ndalesat janë pakësuar, njerëzit e mirë janë paksuar dhe njerëzit e këqij janë shtuar, janë shkelur të shenjtat dhe gjynahet, janë ndërprerë lidhjet familjare, të pasurit e tyre janë të varfër, fqinjët e tyre janë të poshtëruar, kanë veshur rrobat në zemrat e ujqërve. Kanë marrë xhamitë e Zotit që të ngrenë zërat e tyre. Sikurse ka një grup njerëzish që i kanë marrë xhamitë vende për argëtimin dhe lojërat e tyre. Disa prej tyre ditën premte i shikon të hutuar nga mjetet dhe fotografitë e tyre, të pavëmendshëm në gjumin e tyre, të larguar nga bindja, larg integritetit. Shumë prej tyre janë të zënë me gjëra që nuk u përkasin dhe nuk u interesojnë. Nuk dëgjojnë asnjë këshillë, apo ndonjë lexim apo ndonjë gjë që u bën dobi atyre. Ata merren me biseda të kësaj bote gjatë hutbes së xhumasë. Shejtani ua ka zbukuruar veprat e tyre. A do të vijnë në vete këta njerëz?! A nuk do të pendohen tek Zoti i tyre?!
Adhurues të Zotit! Data e shpalljes së rezultateve të provimeve të maturës po afron, për të cilat e lusim Allahun e Madhërishëm që të shkruaj arritje, mirësi dhe sukses për fëmijët tanë. Nga këtu, paralajmërojmë kundër lëshimit të fishekzjarreve, pasi ato shkaktojnë dëme. Na mjafton gjendja në të cilën ndodhemi nga vrasjet dhe shkatërrimet, dhe privimi i njerëzve të Gazës dhe bijtë e Gazas nga arsimimi dhe shkollimi. Ne i bëjmë thirrje zyrtarëve dhe prindërve që t’i përmbahen kësaj.
O Zot, na bashko me të mirët dhe mos na bashko me të këqijtë, dhe na jep të pimë nga lumenjtë më të mirë.
O Zoti ynë, për; Edh-Dharijat, (Erërat shpërndarëse), për Kâf, Hâ, Jâ, Ajn, Sâd, Ta Ha dhe Ja Sin. Për; Nun, Betohem për penën dhe për atë që shkruajnë, për : Betohem në yllin kur perëndon, për (Betohem) për malin Tur (të Sinait) dhe për Librin e shkruar në rreshta, në pergamenë të shpalosur dhe për Shtëpinë plot vizitorë. Zoti i tokës dhe i qiellit, o Allah, o i Gjallë, o i Përhershëm, mëshiro njerëzit tonë në Gaza, o Allah.
O Zot, bëj që Xhibriili të jetë në të djathtë të tyre dhe Mikaili në të majtë të tyre, ndërsa të dërguarin tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, para tyre. Ti je Zoti ynë mbi ata dhe poshtë tyre, ruaj ata me Syrin Tënd që nuk flenë, Ti je Kujdestari më i mirë për ne dhe streha jonë në vështirësitë tona, bëj zjarrin, hakmarrjen e tyre, armiqve të tyre, të ftohtë dhe paqe për ne, siç e bëre atë të freskët dhe të paqtë për Ibrahimin. O Zot, na jep punë të mbara dhe na mundëso të arrijmë afatin.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.
Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.
Afrim Smakaj