Këshilla për durim dhe shpresa për të marrë shpërblimin

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa      04-11-1446H   02-05-2025 D

Shejh Dr. Jusuf  Ebu Sunejneh

Tema   Këshilla për durim dhe shpresa për të marrë shpërblimin

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili bën gjërat e mëdha, me Dritën e Tij hapën zemrat më të mbyllura, përzgjedhën atë që do nga robërit e Tij për të qenë afër dhe pranë Tij. Ty të lavdëroj, o Ti që më parë ke hapur zemrat tona  me lloje të ndryshme udhëzimi dhe më pas ke ndriçuar mendjet tona me ndriçimin e shikimit. “A është njëlloj si ai që Allahu ia ka hapur kraharorin për të pranuar Islamin, duke qenë kështu në dritën e Zotit të vet, (ashtu edhe ai që e ka zemrën të mbyllur ndaj besimit)?!”(Ez-Zumer 22)

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, Ai që është mbikëqyrës për çdokënd se çfarë punon, Ai është i Ditur se çfarë fshehin zemrat.

Dëshmoj se zotëria dhei dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, thirrësi drejt të vërtetave të dashurisë dhe monoteizmit për ata që i përgjigjen, sakrifikojnë atë që munden dhe u binden urdhrave sinqerisht dhe të kënaqur me vendimin e caktuar. Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë shokët e tij, disa prej tyre ishin lexues të Kuranit dhe i frikësoheshin Zotit, natën qëndronin në namaz për Zotin, ditën e kalonin me agjërim dhe që ishin të sigurtë nga jeta e kësaj bote. Prej tyre kishte nga ata që përmbushnin detyrën ndaj Zotit me durim duke kërkuar shpërblimin. Në mesin e tyre kishte nga ata që ishin të përkushtuar në lutjet e tyre në mëngjes dhe derdhnin shumë lot kur përkujtonin, përmendnin botën Tjetër. Në mesin e tyre kishte nga ata që shpenzonin në rrugë të Zotit në kohë të vështira, të njohur me dituri, urtësi dhe guxim.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me të gjithë shokët e tij, me Bilalin dhe Amarin, me Muhaxhirët e pastër, të virtytshëm, me Ensarët me status, pozitë të lartë dhe me zotërinjtë e fisit të Ausit dhe Hazrexh. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me ne sëbashku me ata me Mëshirën Tënde, o i Plotëfuqishëm o Falës i Madh. Na mbulo me Kujdesin Tënd të mirë,  largo prej nesh shqetësimin, pikëllimin dhe trishtimin, dhe përhap mbi ne siguri, qetësinë, paqe, stabilitetin, dashuri dhe harmoni në të gjithë tokën tonë të bekuar dhe të shenjtë, o i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), o Paqedhënësi.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Ju duhet t’i frikësoheni Zotit të Plotfuqishëm dhe t’i bindeni Atij, t’ia besoni  të gjitha nevojat e tuaja Atij dhe të mos mbështeteni te askush tjetër përveç Tij. “Vërtet, ky është besimi juaj – besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!” (El-Enbija’92) Vërtetë  Zoti ynë i Madhërishëm dhe i Plotfuqishëm na bëri një umet, besim të vetëm, na nderoi, na lavdëroi, na mbështeti dhe na nxiti, na urdhëroi të vendosim pishtarin e fesë së Tij, kështu që na udhëzoi.

O populli ynë në tokën tonë e bekuar! Ne ju kemi njohur vetëm nëpërmjet bindjes ndaj Zotit, bindjes ndaj të dërguarit të Tij, leximit të librit të Tij, Kuranit, dhe haxhit në Shtëpinë e Tij, në Qabe. Feja, besimi juaj plotësohet vetëm nëpërmjet unitetit, bashkimit, dashurisë dhe harmonisë tuaj. Gjuha e çdo njërit prej nesh thotë: A nuk jam unë në Islam, e ajo është lavdia që nuk ka poshtërim, pasuria që nuk njeh varfëri me të, dhe shoqëria me të cilën nuk ka vetmi?! Çdo njëri prej nesh thotë: Për Zotin, më vjen turp t’ia kërkoj botën Atij që e zotëron, e si mund t’ia kërkoj atë atij që nuk e zotëron?!

LEXO  Nga karakteristikat e njerëzve që arsyetojnë

O adhurues të Zotit! Përkujtoni se vendimet e Zotit nuk bazohen në vullnetin e krijesave të Tij. Por se Ai, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar zgjedhën për robërit e Tij besimtarë atë që është më e mira për ta në këtë jetë dhe atë që do të mbetet për ta në botën Tjetër.  “Zoti yt krijon ç’të dojë dhe zgjedh lirisht…” (El-Kasas 68) Pastaj Ai ofroi shpërblim të madh për këdo që i nënshtrohet realitetit të gjykimit të Tij dhe kompenson me një thesar të madh për këdo që është i durueshëm përballë fatkeqësive që Ai dërgon. O ti musliman! Ai të ka udhëzuar rrugën e devotshmërisë në gjoksin tënd, të ka zgjeruar durimin në kohë sprovash, të ka frymëzuar t’i nënshtrohesh vullnetit të Tij dhe të jesh i kënaqur me caktimin e Tij.

Adhurues të Zotit! Në të vërtetë, sëmundjet përmbajnë bekime, të mira që njerëzit e mençur nuk duhet t’i injorojnë. Ato pastrojnë gjynahet, e ekspozojnë njeriun ndaj shpërblimit të durimit, e zgjojnë nga pakujdesia, e kujtojnë njeriun me mirësitë e shëndetit, thërrasin, nxisin  për pendim dhe inkurajojnë bamirësinë. O Zot, ankohemi tek Ty për fatkeqësitë,  Ti je në gjendje ti lehtësosh.

Jetojmë në një kohë që jemi në pritje të vdekjes, vdekja është afër, dhe myslimanët janë në një vuajtje të madhe. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo familje që bën durim tre ditë përballë një mundimi, vështirësie, përveç se Zoti i Plotfuqishëm do t’u japë atyre furnizim.”

Zoti na bëftë ne dhe juve prej atyre që ankohen përveçse tek Ai, prej atyre që i besojnë veçse tek Ai,  prej atyre që ecin veçse drejt Tij. Sepse Ai që mbanë më shumë se sa merr, dhuratat e Tij që na rrethojnë dhe bekimet, të mira që na ka dhuruar janë më shumë sesa mund të numërohen ose të llogariten. Prandaj Zotin e Madhëruar dhe të Lartësuarin falënderojeni për bekimet e Tij në mënyrë që të arrini kënaqësinë, dhuratat dhe bujarinë e Tij.

Adhurues të Zotit! Vdekja është një fatkeqësi, çështje shumë serioze  por që është bërë e parëndësishme, prekje aq e ashpër por që është bërë e butë. Bota është përmbysur sa që vdekja është bërë më e vogla nga problemet e saj dhe është larguar nga rruga e drejtë, sa vdekja është bërë gjynahi më i vogël i saj. Shiko djathtas, a do të shohësh diçka tjetër përveç vështirësisë? Shiko majtas, a do të shohësh diçka tjetër përveç keqardhjes?

Pikëllim  dhe keqardhje çdo ditë të re, e ajo plagë nuk do të shërohet deri sa të vijë një plagë tjetër pas saj. Shtëpitë u dëmtuan, mjetet e jetesës u rrënuan dhe pasuria u shkatërrua. Fëmijë dhe familje u shkatërruan. I lutemi Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuarit që ta largojë këtë vuajtje nga ne.

LEXO  Zoti është mbrojtës i të shtypurve dhe poshtërues i arrogantëve

Adhurues të Zotit! Vërtetë trondija e orës së fundit, Kijametit është diçka e madhe. Ndërsa ne umeti Islam kemi shembullin e mirë në të dërguarin e Zotit. Muslimanët janë tronditur nga një lëkundje e fortë sa që lotët kanë zbritur nga qepalla dhe zemrat arritën në fyt, nga frika. Nuk ka forcë dhe fuqi tjetër përveç Zotit. Sytë lotojnë dhe zemra dridhet, ne themi vetëm atë që kënaqën  Zotin dhe jemi vërtet të trishtuar për familjet tona.

Një burrë duke këshilluar djalin e tij ka thënë: “ O biri im, vdekja jote nuk është gjë tjetër veçse një dhimbje, pikëllim për ne dhe nuk kemi nevojë për askënd tjetër përveç Zotit. Koha dhe ditët nuk janë gjë tjetër veçse sikurse i shikoj unë një humbje pasurije ose ndarje nga i dashuri ynë, e nuk ka asgjë të mirë tek dikush që nuk e përgatit veten për ndryshimet e kohës kur ato vijnë.”

“Uroj që vuajtja në të cilën ndodhesh tani të pasohet së shpejti nga lehtësim.

Personi që ka frikë të ndihet i sigurt, ai që vuan të lirohet dhe i larguari të kthehet tek familja e tij.”

Ne kërkojmë strehim tek Allahu nga shkatërrimi,  kërkojmë mbrojtjen e Tij nga shkaqet e shtypjes dhe pasojat e dështimit. Shpresojë nga Ai siguri në fe dhe në këtë botë përmes butësisë së Tij. Zoti i Plotfuqishëm jep lumturi dhe bëje të lehtë vullnetin Tënd mbi ne. Nuk ka Zot tjetër përveç Tij dhe nuk ka të mirë përveç të mirës së Tij. Ne kërkojmë strehim tek Allahu nga caktimi, fati i keq, nga humbja e bekimeve të Tij dhe nga britja e zemërimit të Tij, dhe i lutemi Atij të na dhurojë qëndrueshmëri në Islam.

O Allah, na i lehtëso punët tona, na i fal gjynahet tona, mëshiro dobësinë tona dhe merr nën kujdesin Tënd  çështjet tona.

Adhurues të Zotit! Kthehuni  për tek Sunduesi Bujar me lutje dhe nënshtrim, kërkoni falje tek Zoti dhe luteni Atë duke qenë të bindur në përgjigje. Fitorja është për ata që tek Allahu kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin për të mirat që na ka dhuruar, i hapi ato për miqt e Tij, na mbulon me Melaiket e Tij të qiellit. O Zoti ynë Ty të lavdërojmë, o Ti që drejton zemrat dhe lehtëson shqetësimet. Zotit i lutemi që të na udhëzojë tek Ai për mes rrugëve më të afërta me Të.  Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, e ka bërë atë, shehadetin, për fenë tonë shtyllë dhe mbështetje, dhe e ka bërë për ne nga Vetja e Tij pushtet mbështetës. Atë e lavdërojmë në të mira dhe të këqija, kërkojmë ndihmën e Tij për të qenë mirënjohës, falënderues për bekimet që Ai na ka dhënë dhe kërkojmë mbështetjen e Tij në vështirësitë dhe fatkeqësitë me të cilat po përballemi. Madhërimi është për Ty, sa i madh është statusi Yt dhe sa i qartë pozicioni Yt.

Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Ai u tregoi rrugën e shpëtimit atyre që ndjekin rrugën e kënaqësisë së Tij,  na urdhëroi  të reflektojmë, mendojmë mbi bekimet, mirësitë e Zotit  dhe na ndaloi të mendojmë në Ekzistencën e Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, nëpërmjet të cilëve u ngrit fenari i besimit, u vendosën themelet e fesë së vërtetë që ai ligjëroi, nëpërmjet të cilëve u shuan fjalët e atyre që devijuan nga e vërteta dhe anuan drejt bidateve.

LEXO  Padrejtësia rruga drejt shkatërrimit, drejtësia jetë për njerëzimin

Në vijim

O adhurues të Zotit! Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “ Ndalini ata, se do të pyeten.” (Es-Saffat 24) Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë:  “ Të gjithë ju jeni barinj dhe secili prej jush është përgjegjës për tufën e tij.”

O ti përgjegjës! Nëse do që e gjithë puna jote të jetë e mirë, atëherë punëso, angazho njerëz të mirë. Në Xhehenem ka gjarpërinj si pirgje dhe akrepa si mushka që do të pickojnë çdo sundimtar që nuk i trajton me drejtësi nënshtetasit e tij. Njeriu më i ndëshkuar në ditën e Gjykimit do të jetë një njeri që Zoti ka ndarë me të autoritetin e Tij, i ka dhënë pushtet, e që më pas ka futur padrejtësi në sundimin e tij. Nëse sundimtari kryen padrejtësi ose synon të bëjë padrejtësi, humbet bekimi, mirësia. Toka jonë çdo ditë thotë: Unë jam toka e bekuar dhe se çdo kush vepron tiranisht kundër meje, Zoti do e thyej atë.

Njëri nga njerëzit e drejtë thotë: “ Për Zotin, nuk kam pasur kurrë aq shumë frikë nga asgjë sa kam frikë nga një njeri të cilit i kam bërë padrejtësi, duke e ditur se ata nuk kanë askënd që t’i ndihmojë përveç Zotit, dhe ai thotë: “Të mjafton Allahu. Zoti është midis meje dhe teje.”

Adhurues të Zotit! Bota është një vend dhe pasuria një uha, kredi. Ne kemi shembull ata që ishin para nesh dhe që janë  mësim për ata pas nesh. O ti musliman! Jeto në mbrojtjen e Zotit, i mbështetur tek Ai dhe i përkushtuar ndaj Tij. Zoti të ruajttë dhe të mbrojtë.

Zoti na bëftë nga ata që ndjekin udhëzimin, i përmbahen devotshmërisë, e shmangin pakënaqësinë dhe e duan kënaqësinë. Allahu, i Madhërishmi dhe i Lartësuari na ka bërë udhëheqës mbi ju dhe ne jemi përgjegjës për çështjet tuaja.

O Allah, o Zot, o i Dashuri i të penduarve, o gëzimi i të diturve,  o ngushëlluesi i syve të adhuruesve, o shoqëruesi i të vetmuarve, o mbrojtësi i të shpërngulurve, refugjatëve, o mbështetësi i të izoluarve, o Ai që e dëshirojnë zemrat e të devotshmëve, të sinqertëve, përmes të Cilit gjejnë ngushëllim zemrat e të dashuruarve, mbi të Cilin mbështeten aspiratat e të frikësuarve,  drejtohemi tek Ti që të na mëshirosh me mëshirën Tënde dhe të na përfshish në mbrojtjen Tënde.

O Allah, Zot i shtatë qiejve dhe Zot i tokës së shkretë, të lutemi me atë që të janë lutur robërit e Tu të bindur, të lutemi me shenjtërinë e fytyrës Tënde, të kërkojmë me të drejtën Tënde mbi të gjithë krijimin Tënd dhe me të drejtën e atyre që sillen rreth Shtëpisë Tënde, Qabes,  të na lehtësosh, o Zot i botëve.

O Zot, Ti je i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti, të lutemi me mëshirën Tënde që i paraprinë zemërimit Tënd dhe me fuqinë Tënde mbi të gjitha krijesat e Tua, të mos na bësh të vdesim në këtë botë derisa ta kesh bërë të detyrueshëm Xhenetin për ne. O Zot, na i lehtëso punët tona,  përfundo veprat tona me punë të mira, shëro të plagosurit tanë dhe shëro të sëmurët tanë, liro të burgosurit tanë, mbroje xhaminë tonë të Aksasë, mëshiro të vdekurit tanë me mëshirën Tënde, o Mëshiruesi më i Madh.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju.

Falënderojeni Atë për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/695115519876144

Post Author: endrit