Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 10-07-1446 H 10-01-2025 D
Shejh Abdullah El Xhuhenij
Tema Këshilla për të fituar dy botët
Vërtetë lavdërimi i takon Zotit. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Zoti s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij.
“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)
“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa’ 1)
“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71)
Në vijim
Vërtetë, fjala më e vërtetë është libri i Zotit, Kurani, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Çështjet më të këqija janë të sajuarat në fe, risitë, çdo shpikje, risi, është devijim, e çdo devijim është humbje.
O ju njerëz! VVërtetë Allahu i Plotëfuqishëm ju ka krijuar që të adhuroni Atë, ddhe ju ka ngarkuar me disa punë që jeni në gjendje t’i bëni, prandaj plotësoni ato. Ai nuk ju ka krijuar rastësisht dhe më kot, pa qëllim, por se Ai ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë, ka legitimuar për ju nga feja atë çfarë ka shpjeguar dhe ju ka tërhequr vërejtjen nga devijimet dhe risitë. Prandaj, frikësojuni Allahut duke plotësuar urdhrat e Tij, duke u shmanguar nga ato që Ai ka ndaluar dhe nga gjynahet e mëdha, dhe duke depërtuar në njohurit madhështore që gjenden në Kuranin Fmëlartë. Allahu e ka zbritur atë, Kuranit, për ju që ta pasoni, sepse ai është një nga thesaret më të mëdha të shpëtimit, duke përfshirë ato që përmban nga obligimet, detyra dhe vlerat, këshilla dhe paralajmërime, të lejuara dhe të ndaluara. Atëherë pse shpirtrat të mos iu përgjigjen urdhrave të tij dhe të mos përmbahen nga ndalesat dhe paralajmërimet e tij?! Dhe nuk i bindet Atij që njeh të të padukshmen e robit, fshehtësitëe tij, ndërgjegjen dhe pamjen e tij të jashtme, të dukshmen?! Pavëmendshmëria, neglizhenca e ka pushtuar me mbulesën e saj, dëshirat e shpirtit e kanë penguar që të shikojnë të kundërtën e tij, kështu që e ka gjetur, kthyer në të lejuar shijen e gënjeshtrës së tij dhe ka injoruar shijen e hidhur të dënimin në afatin e tij. Në këtë mënyrë këmbënguli, vazhdoi në mosbindjen, gjynahet e tij dhe nuk u frikësua nga Dita kur do t’i kapet nga këmbët dhe balli i tij. Ditën kur dënimi do të dyfishohet për ata që e braktisën namazin dhe e humbën atë, që neglizhuan në çështjen e zekatit dhe e penguan dhënien e tij, që e shkelën shenjtërinë e muajit të agjërimit duke e prishur agjërimin dhe e vonuan plotësimin e obligimit të Haxhit edhe pse kishin mundësi dhe nuk kishin justifiki, për mos plotësimin e tij. Ditën kur përdoruesit e alkoolit do të pinë nga llumi, mbeturinat e prishura, dhe do të pijë nga lëngu i banorëve të Xhehenemit, i cili do tu sjellë dhimbje dhe vuajtje. Flakët e Xhehenemit do të dërgohen mbi amoralët dhe të ligjtë, e do të goditen me kamxhikët e tij në pjesët e tyre intime. Përdoruesit e kamatës do të ushqehen nga pema e Zekumit, një pemë e hidhët. Tek ai popull që është shfaqur imoraliteti dhe kamata kanë hapur portat, lejuar për vetet e tyre ndëshkimin e Allahut. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga zemërimi dhe ndshkimi i Tij. Shtypësit, të padrejtët do të qëndrojnë në mbeturina dhe në ujë të përvëluar dhe do të përvëlojnë nga ethet.
Vërtet, kush është i preokupuar me veten e tij, do të jetë i lirë nga të tjerët, e kush shikon të metat e veta, do të jetë i verbër ndaj të tjerëve dhe çfarë kanë fituar duart e tij. Zoti ju ruajtë, ndaloni gjuhën tuaj që të mos shpifni për nderin e njerëzve, sepse Zoti është në dijeni për gjuhën e çdo folësi. Kush shkel nderin e vëllait të tij dhe e dëmton atë me fjalë ose me vepra, Zoti do të jetë kundërshtari i tij. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë…” (El-Ahzab 58) Shejh Ibn Uthejmini, Zoti i Madhërishëm e mëshiroftë, ka thënë: “ Kjo është që besimtari të pësojë dëmtim me vepër ose me fjalë, e ata që i dëmtojnë besimtarët pa arsye, kanë marrë përsipër shpifje, që është gënjeshtër dhe gjynah i qartë, i dukshëm, që është dënim i madh. Zotit i lutemi të na shpëtojn prje tij.” Këtu mbaron fjala e tij, Zoti i Madhërishëm e mëshiroftë dhe Zoti e shpërbleftë atë për të mirat që i ka lënë Islamit dhe muslimanëve.
Zoti ynë, na bëj gjuhët tona të dëlira dhe zemrat tona të dashura ndaj besimtarëve.
“O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (El-Hashr 10)
O Zot, na ruaj ne nga dëshirat, nga shpirti që urdhëron për të keq dhe nga shejtani mallkuar.
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, përfitoni nga sezonet e mirësive për sa kohë janë të disponueshme dhe vazhdoni në vepra të mira për sa kohë, me lejen e Zotit, janë të pranuara. Largohuni nga shkeljet, të ndaluarat, për sa kohë litari i kësaj jete është i lidhur. O ti mendjemadh, shkurto shpresën tënde, sepse jeta është e shkurtës, bëj punën tënde me sinqeritet për Zotin, sepse Kritikuesi të shikon, braktis gabimet tua sepse llogaria është e vështirë, përmirëso me pendesë të metat tua që përfundimi yt të jetë i mirë. Imam Ahmedi, Zoti e mëshiroftë, ka sjellë në Musnedin e tij dhe Buhariu në Edebu Mufred, dhe Bejhakiu me zinxhir transmetimi të mirë nga Abullah Ibn Amri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Mëshironi që të mëshiroheni, falni që të ju falen dhe ju, gjynahet, mjerë për kokëfortët, mjerë për ata që këmbëngulin, në të tyre, ata të cilën këmbëngulin në atë që kanë bërë duke e ditur mirë.” Kokëfortët janë ata që i dëgjojnë fjalët, por nuk ua vënë veshin dhe nuk veprojnë sipas tyre. Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar, me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit: “Pra, jepu lajme të gëzueshme robërve të Mi, të cilët, pasi i dëgjojnë fjalët (që u thuhen), ndjekin atë që është më e mira prej tyre. Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar në rrugë të drejtë; këta janë njerëzit e mençur.” (Ez-Zumer 17-18)
Zoti na begatoftë me librin e Tij të qartë, Kuranin Famëlartë, dhe na bëftë dobi të gjithëve me argumentin e tij.
Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotit.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, lavdërim i përhershëm me përjetësinë e Tij, lavdërimet janë për Zotin, lavdërim i përhershëm që nuk ka fund pa vullnetin e Tij. Lavdërimet janë për Zotin, lavdërim i përhershëm, ai që e thotë atë meriton vetëm se kënaqësinë e Tij. Lavdërimet janë për Zotin, lavdërim i përhershëm në çdo hapje mbyllje syrit dhe marrje frymë të njeriut. Lutjet dhe përshëndetjet për të dërguarin tonë, Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij, dhe për të gjithë ata që udhëzuan me udhëzimi i tij dhe ftuan me thirrjen e tij.
Në vijim
O ju muslimanë dhe muslimane, frikësojuni Allahut që të shpëtoni, zgjoni vetet tuaja nga neglizhenca në të cilën ata kanë rënë dhe orientoni ata drejtë rrugës së shpëtimit të tyre. Dijeni se jeni në këmbë dhe afatet, exhelet tuaja janë në lëvizje, ditët kalojnë pranë teje dhe gjumi i vdekjes është zgjuar pranë oborrin tënd, pranë teje. “Ju dëshironi të mirat kalimtare të kësaj bote, kurse Allahu dëshiron botën tjetër.” (El-Enfal 67) Jeni mirënjohës, falënderues për mirat e dhuruara nga Allahu që të ju shtojë nge Mirësitë e Tij, nga Mirësia dhe Bujaria e Tij ka hapur portat e tyre, mirësive, ka dhënë për ju nga mirësia dhe Bujaria e Tij re të ngarkuara me shi, që i ka krijuar Kujdestari i Lavdëruar, i Miri dhe i Urti, i shtyu ata me erë të shpejtë dhe lëshoi prej tyre begati, shi të bollshëm. Falënderoni mirësitë e Allahut që Ai të ua shtojë ato nga Mirësitë e Tij, frikësojuni Atij dhe pendohuni tek Ai që të fitoni me faljen e Tij të madhe dhe kënaqësinë e Tij.
Adhurues të Zotit! Shtoni lutjet dhe përshëndetjet për mbështetësin e nevojtarëve në situatën e madhe në ditën e Gjykimit, për të dërguarin dhe ndërmjetësuesin tonë, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe mbi familjen e tij shumë selame.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me halifet e drejtë, me të gjithë shokët e tij dhe me pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.
O Zot, na bëj dobi me dashurinë për ata! O Zot, na ringjall nën shoqërinë e tyre e mos na largo nga rruga dhe metoda e tyre, o më i Madhi Bujar!
O Zot, mbështet Islamin dhe muslimanët, me Mirësinë Tënde lartëso fjalën e vërtetë dhe fenë.
O Zot, mbështet me të vërtetën, me sukse dhe me udhëzim në atë që do dhe je i kënaqur udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, mbretin Selman Ibn Abdul Aziz. O Zot, furnizoje atë me mbështetës të mirë, lartëso me të fenë Tënde, ngre lartë me të fjalën Tënde dhe bëje atë ndihmues të Islamit dhe muslimanëve. Bashko me atë fjalën emuslimanëve në të vërtetën dhe udhëzim, o Zoti i botëve.
O Zot, jepi sukses zëvendësit dhe pasuesit të tij, princit të kurorës, Muhamed Ibn Selman Ibn Abdul Aziz, vëllezërve dhe mbështetësve të tij në të vërtetën dhe në udhëzim, dhe në çdo gjë është përmirësimi i popullit dhe vendit. Shpërbleji ata të dy me shpërblimet më të mira për dy xhamitë e shenjta dhe për çdo gjë që ata të dy japin për Islamin dhe muslimanët.
O Zot, jepu sukses kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me librin Tënd, Kuran, dhe me synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Bëji ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë dhe bashko fjalën e tyre në të vërtetë, o Zoti i botëve. O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në atë që është përmirësimi i vendit dhe popullit, dhe përmirësimi i vendeve të tyre.
O Zot, zbrit mbrojtjen Tënde mbi vendet tona dhe mbi të gjitha vendet muslimane.
O Zot, kërkojmë mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt, me faljen Tënde nga dënimi Yt, dhe tek Ti prej Teje, nuk mund të numërojmë lavdërimet ndaj Teje, Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten Tënde.
O Zot, mos na ndëshko me të këqijat e veprave tona, mos na merr në përgjegjësi për atë që kanë bërë të këqijtë nga ne, na ruaj nga çdo çështje që na shqetëson dhe bëhu Përkrahës dhe Ndihmës për ne.
O Zot, të lutemi që të gëzosh zemrat tona me çlirimin e Kud’sit nga duart e sionistëve Jehudëve pushtues.
O Zot, goditi ata me shigjetën tënde të saktë dhe lëshoje mbi ta zemërimin Tënd depërtues, o Mbrojtës i të dobëtëve, o Zotërues i fuqisë së madhe, o Ti që lëvizën retë, dhe o Mundës i palëve, grupacioneve, zbrit mbi agresorët dënimin më të ashpër dhe bëji mësim për ata që mendojnë.
O Zot, na gëzo me fitoren e muslimanëve ndaj armiqve të tyre të padrejtë.
O Zot, tek Ti kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës i madh, dërgo për ne nga qielli shi të bollshëm.
O Zot, zbrit tek ne shi!
O Zot, ne jemi krijesa nga krijesat Tua, mos na privo nga Mirësitë e Tua për shkak të gjynaheve tona.
“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)
“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)
“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)
Afrim Smakaj