Origjina e adhurimit, ndikimet dhe kushtet për pranimin e tij

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      10- 10-1445  H    19-04-2024 D

Shejh Mahir El Muajkili  

Tema Origjina e adhurimit, ndikimet dhe kushtet për pranimin e tij

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili kur dëshiron diçka i thotë gjësë bëhu dhe bëhet. “Atij i përket gjithkush që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ata që janë tek Ai (engjëjt), nuk ngurrojnë për të adhuruar Atë e nuk ndiejnë lodhje, por e lavdërojnë (Atë) natën dhe ditën, pa pushim.” (El-Enbija’ 19-20)

Atë e lavdëroj me lavdërimet që i përshtaten Fytyrës së Tij Fisnike dhe Pushtetit të Tij Madhështorë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i  Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri dhe miku, i dashuri i Tij, më i miri nga krijesat e Tij. Zoti i tij e dërgoi atë me udhërrëfimin (Kuranin) dhe fenë e së vërtetës, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe sikur idhujtarët ta urrejnë këtë gjë. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi bashkëshortet e tij, dhe mbi ata që i pasojnë me vepra të mira, për ata dërgojmë lutje të shumta.

Në vijim

O besimtarë! Këshilloj veten dhe ju që ti frikësohemi Allahut dhe të adhurojmë vetëm Atë, sepse vërtetë adhurimi është jeta e zemrave dhe pranvera e tyre, ngushëllimi i shpirtrave dhe përgëzimi i tyre. “Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!” (El-Bekare 197)

Popull musliman! Vërtetë Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar nuk i ka krijuar njerëzit për t’u forcuar nga poshtërimi i tyre, e as për t’u shtuar nga mungesa e tyre, sepse Ai është i Madhi dhe i Lartësuari, Dhuruesi dhe Dashamirësië i i tyre.  “Ai është i Sunduesi mbi robërit e Vet; Ai është i Urti dhe ka dijeni për gjithçka.” (El-En’am 18) Ndërsa në hadithin Kudsi Allahu i Madhërishëm thotë: “ O robërit e Mi! Ju nuk mund të më arrini Mua që të më dëmtoni as të më bëni dobi. O robërit e Mi! Nëse i pari dhe i fundit nga ju, nga  njerëzit dhe xhindët tuaj  të jenë të bashkuar në zemrën e një burri të vetëm , nuk do të më shtojë diçka në Sundimin Tim. O robërit e Mi! Nëse i pari dhe i fundit nga ju, njerëzit dhe  xhindët të jenë të bashkuar në zemrën e një burri të vetëm, nuk do të më pakësojë diçka në Sundimin Tim.” Transmeton Muslimi.

Allahu i Madhërishëm ka krijuar njerëzit dhe xhindet që ta adhurojnë Atë, Një të Vetëm dhe pa shok, e ky është qëllimi për të cilin Ai dërgoi të dërguarit e Tij dhe shpalli librat e Tij. Për këtë janë ngritur peshoret, u shfaqën librat, janë ngritur tregu i Xhenetit dhe i Xhehenemit dhe njerëzit në ata u ndanë në besimtarë dhe jobesimtarë, të devotshëm dhe të pabesë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: “S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!” (El Enbija’ 25) Baza e adhurimit është Tevhidi, Njësimi i Allahut të Madhërishëm, e për këtë Zoti ka shpalosur në librin e Tij, duke përmendur prova, duke dhënë shembuj dhe duke shpjeguar dëshmitë e Njëshmërisë dhe provat e meritimit të adhurimit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Thuaj: “Kush është Zoti i qiejve dhe i Tokës?” dhe përgjigju: “Allahu!” Thuaj: “A mos vallë, ju zgjidhni për mbrojtës në vend të Tij, ata që nuk mund t’i sjellin vetes as dobi, as dëm?” Thuaj: “A janë të njëjtë i verbëri dhe ai që sheh? Ose a janë njësoj terri dhe drita? Apo ata (idhujtarët) i veshin Allahut ortakë, të cilët krijojnë siç krijon Ai, kështu që krijimi u ngjan i njëjtë atyre (idhujtarëve)?!” Thuaj: “Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është i Vetmi, Ngadhënjimtari.” (Er-Ra’d 16)

Vëllezër në besim! Vërtetë njeriu nëse  është i sinqertë në adhurimin e Zotit të tij, do të rregullohen punët e tij, pastrohet gjoksi i tij dhe qetësohet zemra e tij: “ ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (Er-Ra’d 28)

Nga ndikimet, efektet e adhurimit është ëmbëlsia e besimit dhe bindja. Njeriu vazhdon të kryejë ibadete dhe të shtojë veprat e mira, derisa përkujtimi i Zotit, dhikri, të bëhet ngushëllim i tij, Kurani shoqëruesi i tij, namazi drita e syve të tij dhe agjërimi kënaqësia e tij. Kështu që Zoti do t’i japë atij një jetë të mirë duke u bërë një nga njerëzit me jetën më të mirë, me gjoksin më të hapura, qetë prej tyre dhe me zemrën më të forta prej të gjithë tyre, njerëzve.  E shikon atë në ankthin dhe shqetësimin më të madh, e kur atë e prekin shqetësimet dhe ankthi, ai nxiton në lutje, në të cilën ai flet dhe i drejtohet me të Zotit të tij, përcjellën tek Ai ankesat dhe shqetësimet e tij. Kujton fjalën e Zotit të Madhërishëm që thotë: “ A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen dhe ju bën juve trashëgimtarë në Tokë?! Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër?! Sa pak që reflektoni!” (En-Nahl 62)

LEXO  Pendesa dhe kërkimi falje tek Zoti në Ramazan

Ndërsa i dërguari ynë i nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte qenia njerëzore dhe përjetonte, vuante atë që vuan njeriu, nga trishtimi, shqetësimi dhe ankthi. Na mëson ne nga veprat dhe thëniet e tij se si të largojmë brengat, dhe si të mbrohemi nga ankthin dhe pikëllimin. Kur atë e shqetësonte diçka ngrihej dhe falte namaz. Në Sunenin e Ebu Daudit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O Bilal, fto për namaz, na qetëso me të.” Ndërsa në Musnedin e Imam Ahmedit ka ardhur se Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Natën e luftës së Bedrit e kemi parë se në kohën që nuk kishte asnjë njeri nga vetëm se në gjumë, përveç të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ai ishte duke u falur pranë një peme, dhe bënte dua deri ka zbardhur agimi, në mëngjes.” Ai ishte i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Ibn Kajjimi, në lidhje me ibadetin e namazit, ka thënë: “ Ai, namazi,  ka ndikim të habitshëm në ruajtën e shëndetit dhe forcimin e trupit dhe të zemrës, si dhe në largimin e veprave të këqija prej tyre.  Nuk ka dy njerëz të prekur nga një dobësi, sëmundje, shqetësim ose mundim, përveç se fati i lutësit në mesin e atyre të dyve është më i vogël dhe përfundimi i tij është më i paqtë. Namazi ka një efekt të mahnitshëm në largimin e të këqijave të kësaj bote, e në veçanti nëse ai plotësohet sikurse duhet nga pamja e jashtme dhe e brendshme. Të këqijat e kësaj bote dhe të Ahiretit, Botës Tjetër, nuk mund të shmangen, as dobitë e tyre nuk mund të shmangen me diçka tjetër sikurse me namazin.” Këtu përfundon fjala e tij, Zoti e mëshiroftë.

Nga efektet e adhurimit janë dhe shlyerja e gjynaheve dhe veprave të këqija, dhe falja për shkeljet dhe gabimet. Në Sahihun e  Muslimit është transmetuar se një burrë ka ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, në periferi të qytetit unë kam përkëdhelur një grua dhe e kam shijuar atë pa pasur kontakt, marrëdhënie intime me të, d.m.th. kënaqësi me përkëdhelje pa kontakt intim. Burri i ka thënë: Unë jam ky, prandaj më gjyko si të duash.  Omeri i tha: Sikur të kishe mbuluar veten, të metat tua para njerëzve, do ishte  më mirë ! Ka thënë: I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk i ka kthyer përgjigje. Burri është ngritur dhe është larguar. Pastaj i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka ndjekur, e ka thirrur dhe i ka lexuar këtë ajet Kuranor: “ Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat.” (Hud 114) Një njeri nga populli ka thënë: “O i dërguari i Allahut, mos është ky ajet vetëm për të?!” Ka thënë: “Por se ky është për të gjithë njerëzit.” Ndërsa në Mustedrekun e Hakimit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë atij burrit: “ A e fale namazin me ne?” Burri i ka thënë: “Po.” Ka thënë: “ Të është falur gjynahi.”

Me adhurim përmirësohet morali dhe pastrohen shpirtrat. Feja e gjitha është moral. Ajo që të shton diçka në moral të mirë  të ka shtuar dhe në fe. Sikurse morali i mirë e ngrenë njeriun në gradën e agjëruesit namazfalës. Në Musnedin e Imam Ahmedit transmetohet se një burrë ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, vërtetë filania, një grua, përmendet për namazin e saj të shumtë, për agjërimin dhe sadakanë e saj të shumtë, përveç se ajo lëndon fqinjin e saj përmes gjuhës së saj.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ajo është në zjarrin e Xhehenemit.” Ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, vërtetë filania, një grua tjetër, përmendet për agjërimin e pakët të saj, për sadakanë dhe namazin e saj të pakët, por nuk e lëndon fqinjin e saj përmes gjuhës së saj.” Ka thënë: “ Ajo është në Xhenet.”

LEXO  Kurani Famëlartë udhëzim për besimtarët

O besimtarë! Adhurimi nuk kufizohet vetëm në shtyllat e Islamit, por adhurimi është më gjithëpërfshirës se kaq dhe më i përgjithshëm. Ai është një emër gjithëpërfshirës për çdo gjë që Zoti do dhe është i kënaqur me të, nga fjalët dhe veprat, të fshehta dhe të dukshme. Aty hynë adhurimet e zemrës dhe gjuhës, e organeve dhe trupit, siç janë: Dashuria për Zotin dhe devotshmëria ndaj Tij, frika dhe shpresa prej Tij,   kujdesi ndaj prindërve, mbajtja e lidhjeve farefisnore, thënia e fjalës së vërtetë dhe përmbushja e emanetit.  Në kategorinë e ibadeteve hynë shumë kapituj të veprave të mira. Në Sunen e Tirmidhiut transmetohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Buzëqeshja jote në fytyrën e vëllait tënd është sadaka, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është sadaka, ta udhëzosh një njeri që e ka humbur rrugën është lëmoshë, të shikoj një njeri me shikim të mirë është lëmoshë, të largosh një, gurë, ferrë apo pengesë nga rruga është sadaka, dhe të zbrazësh kovën tënde në kovën e vëllait tënd është sadaka për ty.”  Sikurse nëse dikush ka qëllime të mira, kërkimi i furnizimit kthehet në adhurim, përpjekja e njeriut për interesat e atyre që ai mbështet është adhurim dhe të gjitha veprimet e lejuara janë adhurime. Tek Sahihu i Muslimit transmetohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Dhe në marrëdhëniet intimet, në mes bashkëshortëve, ka sadaka.” Kanë thënë: “ O i dërguari i Allahut, dhe kur dikush nga ne plotëson kënaqësitë e tij bashkëshortore dhe në të ka shpërblim?”  Ka thënë: “ A keni parë nëse ai i plotëson ato kënaqësi në të ndaluar, a do të kishte për të dënim?! Kështu është nëse ai i plotëson ato në të lejuar do të ketë shpërblim.” Ndërsa në Sahihun e Buhariut transmetohet se ku Muadhi, Zoti qoftë i kënaqur me të, është pyetur për namazin e tij natën, ai ka thënë:“ Sa për mua, unë fle dhe ngrihem, për namaz, dhe shpresoj shpërblim për qëndrimin tim në këmbë dhe për gjumin tim.” Ai, Zoti qoftë i kënaqur me të, shpresonte shpërblimin dhe në gjumë sikurse e shpresonte atë dhe në namazin e natës, sepse ai me gjumin e tij dëshironte që të forcohej për në adhurim dhe ibadet.

Vërtetë nga Mirësia, Begatia, Bujaria dhe Bekimet e Allahut është se kush e lë të ndaluarën dhe largohet nga gjynahet, nga frika e Zotit dhe nga shpresa për shpërblimin e Allahut, këto i konsiderohen nga veprimet e tij të devotshmërisë dhe i shënohen për të në peshoren e veprave të tij të mira. Kështu që e gjithë jeta e muslimanit kthehet në adhurim, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij.” (El-En’am 161-162)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë dhe në synet, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tyre.

Zotit  i kërkoj falje për vete dhe ju nga çdo gjynah dhe gabim, tek Zoti  kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, Ai i Cili është Një e i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë! Ai ka Mirësitë e panumërta dhe Begatitë e pakufizuara. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

O besimtarë! Muslimani e ka për detyrë që t’i kushtojë vëmendje adhurimit të tij, ta përmirësojë dhe ta madhërojë, vlerësojë atë. “Po, kështu është! Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.” (Haxhxh 32) Kush shpreson të takohet me Zotin e tij, lakmon Xhenetin e Tij dhe kërkon mbrojtje e Tij nga zjarri, Xhehenemi  i Tij, duhet të përpiqet që ta adhurojë sa më mirë Atë. Allahu i Madhërishëm adhurimin nuk e pranon vetëm se me dy kushte madhështore dhe dy parime të forta: Sinqeriteti ndaj të Adhuruarit, Zotit të Gjithësisë dhe pasimi i të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Allahu i ka bashkuar këto dy kushte me fjalën e Tij kur thotë: “ Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” (El-Kehf 110)

LEXO  Vlerat e falënderimit të Zotit

O adhurues të Zotit! Kjo është gjithashtu kërkesa e dy dëshmive. Në hadithin Kud’si,  Zoti i Madhëruar thotë: “Unë jam i panevojshmi për ortak. Prandaj kush punon një punë duke më shoqëruar Mua ortak, Unë do e lë atë dhe ortakun e tij.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Shirku, të bërit shok Allahut në dhurim, është padrejtësi e madhe, atij nuk i bën dobi asnjë punë dhe Allahu i Madhërishëm atë nuk e falën. Kush i kushton ndonjë adhurim dikujt tjetër përveç Zotit, vepra e tij është anuluar dhe në botën Tjetër ai do të jetë nga të humburit. Atij nuk i bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve dhe as lutjet e njerëzve të mirë. Zoti i ka thënë të dërguarit të Tij të nderuar: “Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit. Prandaj, adhuro vetëm Allahun dhe bëhu falënderues!” (Ez-Zumer 65)

Vëllezër në besim! Ndërsa kushti i dytë i pranimit të adhurimit është pasimi i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. E kjo nënkupton kryerja e adhurimit në mënyrën me të cilën ka ardhur nga i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, pa shtuar dhe pa hequr gjë prej tij. “O ju që keni besuar! Mos nxitoni para (urdhrit të) Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe kijeni frikë Allahun! Vërtet, Allahu dëgjon gjithçka dhe është i Gjithëdijshëm.” (El-Huxhurat 1) Nuk lejohet për asnjërin që të adhurojë Zotin Një të Vetëm përveç se me atë që ka shpjeguar dhe legjitimuar i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ai është që sjellën mesazhin nga Zoti i tij dhe ftuesi për në kënaqësitë e Tij. Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, transmetohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë; “ Kush vepron një vepër që nuk është në përputhje me çështjen (fenë) tonë ajo refuzohet.” Që do të thotë se ajo është e kotë, e refuzuar dhe e pavlefshme. Adhurimi është me të gjitha lidhjet e tij, duke përfshirë llojin e adhurimit, me arsyen, me përshkrimin, me sasinë, me kohën dhe me vendin e tij.  E gjithë kjo varet nga argumentat nga Libri i Zotit dhe nga suneti i të dërguarit, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ A kanë ata idhuj, të cilët u kanë caktuar një fe që nuk e ka lejuar Allahu?! Sikur të mos kishte qenë Fjala e vendimit të mëparshëm, ata do të ishin gjykuar menjëherë. Për keqbërësit është përgatitur një dënim i dhembshëm.” ( Esh-Shura 21)

O besimtarë! Dijeni se Allahu ju ka urdhëruar për një çështje fisnike, e ka filluar me Veten e Tij dhe ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit.

O Zot, bekoje Muhamedin,  bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me  Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij dhe tabiinët, dhe me ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur  me ne së bashku me ata, me Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot, bëje këtë vend të qetë dhe të siguri  dhe të gjitha vendeve  muslimanëve.

O Zot, na jep siguri në vendit tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, mbështete me të vërtetën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë,  kujdestarit të dy xhamive të shenjta dhe zëvendësit të tij besnik, në atë që është lavdia e Islamit dhe përmirësimi i musimanëve, në atë që është e mirë për popullin dhe vendin, dhe të gjithë kujdestarët e  çështjeve të muslimanëve, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, ruaj tek ne fenë tonë, udhëheqësit tanë dhe sigurinë tonë.

O Zot, jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë dhe atyre që vigjilojnë në kufijtë tanë.

O Zot, ndihmoi ata kundër armiqve Tu dhe armiqve të tyre,  o i Fuqishëm o i Plotpushtetshëm, o më i Madhi më Bujari.

O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë, dhe bëje atë të fortë dhe krenare deri në ditën e Gjykimit.

O Zot, lehtëso shqetësimet e vëllezërve tanë në Palestinë dhe në çdo vend, o Zoti i botëve.

O Zot, të lutemi të jesh ndihmës dhe mbështetës për ta, mbrojtës dhe përkrahës i tyre.

O Zot, ata që ne, vendit tonë dhe sigurisë tonë i duan të keqen, angazhoi me veten e tyre, shkatërroi  ata me veten e tyre dhe bëj planifikimet e tyre shkatërrim për ta, o i Fortë, o i Plotfuqishëm, o më i Madhi  më Bujari.

O Zot, të lutemi të na japësh çdo të mirë, të shpejtë apo të vonuar prej tyre, nga ajo çfarë dimë dhe nga ajo çfarë  nuk dimë. O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga çdo e keqe, të shpejtë apo të vonuar prej saj, nga ajo çfarë dimë dhe nga ajo çfarë  nuk dimë.

O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë,  nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimi Yt.

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

 “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1099149561313517

Post Author: endrit