Lavdërimet janë për Zotin, ka çdo gjë në Pushtetin e Tij, i Fuqishmi të Cilit nuk mund ti mungoj asnjë gjë, i Përhershmi, dhe në Ekzistencën e Tij nuk ka dyshim, Dora e Bujarisë së Tij është e mbushur me Mirësit e Ti. Syri Mbrojtës i Tij shpëtoi Musain nga mbytja dhe vrasja, dhe ktheu atë te nëna e vet, që ajo të gëzohej e të mos pikëllohej. Ndihmo Nuhin në ndërtimin e varkës, me udhëzimin e Tij dhe orientimin që i bëri. Mbrojti të dërguarin tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në ditën e emigrimit të tij.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër Veç Allahut që meriton të adhurohet, ka bërë që Bejtul Makdis të ketë një vend të madh në zemrat e besimtarëve, dhe ka shtuar shpërblimin e namazeve të faluara në të. Ka furnizuar banorët e këtij qyteti me begati dhe mirësi duke i bërë ata të jenë në lidhje të fortë me këtë qytet deri në ditën e Kijametit. Lavdërimet janë për Allahun që na ka bërë nga banorët dhe fqinjët e këtij qyteti. Allahun e Madhërishëm e lusim që të ruaj tek ne këtë begati dhe mirësi. Sa begati dhe nder i madh që na është dhuruar.
Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, njeriu më i njohur me Zotin, njeriu më i frikësuar prej Tij dhe njeriu që i vinte më shumë turp nga Zoti i Gjithësisë. Njeriu që ka arritur gradën më të lartë të sinqeritetit, i është dhënë flamuri i lavdëruesve të Zotit, por se ai përsëri thotë: “ Nuk i arrij, plotësoi, lavdërimet që meriton, Krijuesi.” Ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është ndërmjetësuesi për ata që e meritojnë ndërmjetësimin, i para i dëshmorëve, dhe udhëheqës i udhëheqësve me drejtësi.Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, të cilët me dritën e tyre ndriquan errësirën e natës kur ajo ka rënë, për të cilët ka thënë: “ Shokët e mi janë si yjet.” Vërtetë ata kan qenë të tillë. Prej tyre janë referenca udhëzimi, dhe pishtarë ndriçues të agimeve të errëta.
O Allah, o Bujarë të drejtohemi që të na udhëzosh në rrugën e tyre të drejtë, të na e mundësosh triumf dhe fitore të madhe dhe të afërt.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Allahu i Madhërishëm thotë në suren Muzzemmil: “Prandaj, përmende emrin e Zotit tënd dhe përkushtoju krejtësisht Atij!” (El-Muzzemmil 8)
Të përkushtuarit janë disa forma apo në disa fusha të ndryshme: Prej tyre nga ata që përkushtohet me Kuran, e lexojnë atë natën dhe ditën. Prej tyre nga ata që përkushtohen në përkujtim, dhikër të Zotit, duke qenë, Njësues, Përkujtues dhe Madhërues i Zotit. Nga ata janë që përkushtohen me namaz, duke qenë në këmbë, ruku dhe sexhde, i frikësohet botës tjetër dhe shpreson në Mëshirën e Zotit të Tij. Nga ata që përkushtohen me agjërim, duke lënë ushqimin, pijen, fjalët e kota dhe të punuarit me to. Ka nga ata që përkushtohen në dhënien e sadakasë, lëmoshës në fshehtësi dhe hapur. Prej tyre ka nga ata që përkushtohen në përmirsimin e njerëzimit përmes edukimit dhe arsimimit. Nga ata që përkushtohet në kuptimin dhe komentimin e Kuranit Famëlartë. Nga ata që përkushtohet në mbledhjen e haditheve të të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe në leximin e tyre. Nga ata që përkushtohen në mbrojtjen e shoqorisë dhe umetit, nga sulmet e armiqve dhe mashtrimet e të humburve.
O adhurues të Zotit! Këto janë fushat dhe cilësit e të përkushtuarve, dhe kjo është gjendja e besimtarëve dhe besimtareve në adhurime dhe në mardhënie ndërnjerëzore, meshkuj dhe femra.
Prej tyre ka dhe këtu në xhaminë e bekuar të Aksasë, Zoti i ruajt, dhe i mbrojtë nga të gjithë ata që i sulmojnë. Zoti ju dhëntë humbje dhe shkatërrim atyre që i sulmojnë ata. Zoti dhënë qetësi në zemrat e atyre që janë të lidhur me këtë vend.
Banorët e Bejtul Makdis janë njohur për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj saj, xhamisë. I shikon në e sajë të lidhur dhe të vendosur, në çdo cep të saj duke adhuruar Zotin. Shikoni ata në Mihrabin e katërdhjetë, tek Mihrabi i Zekerijas, tek Porta e Pendesës dhe e Mëshirës, tek Kupola e Shkëmbit dhe tek Kupola e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, tek Kupola e Shpirtrave e cila është njohur më heret si Kupola e Xhibriilit, paqja e Zotit qoftë mbi të. Tek Mihrabi i Daudit, dhe në të gjitha këto vende gjen rob që adhurojnë Zotitn dhe marrin dituri. Vërtetë ata janë robër të ditur të Zotit, (që i zbatojnë porositë e Tij), që i binden Zotit të Madhërishëm. Vërtetë në këtë popull ka bukuri dhe gëzim, në mendjet e tyre ka qartësi dhe pastërti, në zemrat e tyre ka butësi dhe mëshirë, në shpirtin e tyre dashuri dhe butësi. Ata dallohen nga njerëzit e injorancës dhe padijes, njerëzit e të keqes dhe shthurjes, sepse shpirtin e tyre i kanë drejtuar nga Zoti i Masdhërishëm, dhe përpjekjet e tyre janë për hir të Zotit. Numri i tyre nuk llogaritet dhe nuk mund të paksohet. Tek ata mbizotëron e qara dhe përmallimi, nostalgjia dhe dhimbja, drejtimi dhe përplasja, lutja dhe përulësia ndaj Zotit. Me të vërtetë ka robër të Zotit, të cilën nëse ngrihen ata ngrihen vetë për Zotin, nëse flasin ata flasin për Zotin, e nëse punojnë ata punojnë për Zotin.
Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ishte mahnitës, kur lexonte Kuranin qante nga frika dhe përmallimi. I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka lavdëruar këtë dhe ka thënë: “ Dy sy nuk i prekë zjarri; Syri që qarë nga frika ndaj Zotit, dhe syri që rri zgjuar, roje, në rrugë të Zotit.” E qara, loti është përmallim dhe frikë. Ata’u El Magdisiji, një nga dijetarët e legjislacionit Islam në xhaminë e bekuar të Aksasë, dijetari i shkollës së Shafive, ka thënë; “ Ku janë sytë që lotojnë, qajnë? Ku janë arsyet e të përmalluarve?
Tek Kupola e bekuar, Kupola e Shkëmbit, ka qenë një dijetar i nderuar dhe i devotshëm, i cili ja kishte kushtuar jetën e tij këtij vendi natë dhe ditë. Ai kishte hapur një varr në Malin e Ullirit, shkonte tek ai çdo ditë të enjte, qëndronte pranë tij dhe thoshte: “ O shpirti im kjo është shtëpia jote, ky është vendi yt, ky është vendqëndrimi yt. Çfarë ke përgatitur për të, për ditën e afërt që do të përfundosh në të?!” Pastaj qante derisa lodhej dhe kthehet për tek Kupola e Shkëmbit. Ka qenë caktimi i Zotit që ta vrasin në portën e Kupolës së Shkëmbit dëshmor, me grupin e madh të dëshmorëve të xhamisë së bekuar të Aksasë. Ai është varrosur në atë vend ku ai shkonte çdo ditë të enjtë në malin e Ullirit. Allahu i Madhërishëm tregon të vërtetën kur thotë: “Asnjë njeri nuk di se ç’do të fitojë nesër dhe askush nuk e di se në ç’vend do të vdesë.” ( Lukman34)
Në Bejtul Makdis ka qenë një familje me të cilën krenoheshin të gjithë në kohën e tyre, pjestarët e sajtë ishin magjepsur pas një dijetareje nga Shirazi, e njohur për mendimet, udhëzime dhe adhurime. Kur kan hyrë bizantinët në Bejtul Makdis në ditën e xhuma me dymbëdhjetë të Muajit Shaban, të vitit 492 Hixhri, erdhën të gjithë në xhaminë e bekuar, dhe u ulën tek Kupolat e Shkëmbit. E kur kan hyrë ushtarët e bizantit filluan ti qëllonin me gurë dhe u hidhnin pluhur në fytyrat e tyre. A e dini se çfarë kan bërë me ato? ! I kanë përshkuar me shpata dhe u kanë hequr hixhabet e tyre.
Ndërsa ne sot, lavderimi i takon Allahut para çdo gjëje, vazhdon të ketë mirësi në mesin tonë dhe në umetin tonë. Xhamia e bekuar e Aksasë vazhdon të jetë xhevahiri i tokës së shenjtë, qëndron e tillë me lejen e Allahut. Në të ka mirësi, bujari dhe begati, në të ka përmirsim, arritje dhe sukses. Në këtë xhami ka nga ata që i përkulen Zotit, bien më sezhde për të dhe falin namaz nate. Ka në të nga agjërues, vizitorë dhe njerëz të ndershëm. Në të ka dituri, përmendje të Zotit, adhurimi, dhe puna, vepra. Në këtë xhami ka të sinqertë dhe të dashur të kësaj toke.
O ju të dashurit e mi! Ju jeni të zotët e kësaj xhamie, të zotët e xhamisë së bekuar të Aksasë. Keni kaluar jetën tuaj nën shoqërinë e kësaj xhamie, dhe do të vazhdoni të jeni mbrojtësit e saj me lejen e Zotit të Madhërishëm. Dhu Nuni, Junusi, kaloi në shoqërinë e balenës, në barkun e sajtë, pak ditë, ndërsa në ditën e Kijametit do ti thuhet Dhu Nunit: Çfarë mendoni për një njeri që ka adhuruar Zotin për më shumë se shtëtëdhjetë vite?!
Ju jeni të zotët e kësaj xhamie të bekuar, pa marrë parasyshë padrejtësitë dhe dhunën me të cilën përballeni në të, pa marrë parasyshë përdhosjes dhe sulmeve nda vendeve të shenjta, dhe përdhosijet të cilat i shikoni, pavarsisht tentativave të dështuara që ta kenë nën kontrollin e tyre, largimin e besimtarëve, nëpunësve dhe ata që ndodhen në të për vizitë, burra dhe femra. Bllokada e vendosur në portat e sajë, por pavarsisht të gjitha këtyre mirësia në të është prezente sepse: “ Kështu, Allahu jep shembullin e së vërtetës dhe të së pavërtetës: Mbeturinat hidhen, ndërsa ajo që u shërben njerëzve mbetet në tokë.” (Er-Ra’d 17)
Mësoni nga historia e të dërguarve të Zotit. A nuk i është drejtuar Allahu i Madhërueshëm të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me fjalën e Tij kur thotë: “Edhe para teje (o Muhamed!), shumë të dërguar janë mohuar, por ata e kanë duruar mohimin dhe lëndimin (që kanë pësuar), derisa u ka ardhur ndihma Jonë, sepse askush nuk mund t’i ndryshojë vendimet e Allahut. Ti tashmë ke dëgjuar për ata të dërguar.” ( El-En’am 34)
Ai është i dashuri i Zotit, Ibrahimi, i cili theu idhujt, ngriti lartë flamurin e Njësimit të Zotit, nuk mori në konsideratë askënd para fesë së Zoti. Ai ju mbështet Allahut, e Ai e mbrojti dhe e shpëtoi nga zjarri, u mbështet tek Zoti dhe Ai e ruajti atë. Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Askush nuk e ka plotësuar fenë e Zotit përveç Ibrahimit.” A nuk ka thënë Allahu i Madhërishëm në përshkrimi që i ka bërë atij, Ibrahimit: “ dhe të Ibrahimit – i cili i plotësoi detyrimet:” ( En-Nexhm 37) Ai ka dorëzuar trupin e tij për në zjarr, zemrën e tij për Mëshiruesin, ushqimin dhe pasurinë e tij për mysafirët dhe djalin për sakrificë, kurban. Adhurues të Zotit, fillimi i rrugëtimit është sikurëse ka thënë i dashuri i Zotit, Ibrahimi: “Ai tha: “Unë po shkoj te Zoti im. Ai do të më udhëzojë.” ( ES-Saffat 99)
Fillimi i rrugës është devotshmëria. Ai e ka pasuar rugën e tij me vendosmëri, e ka mbrojtur atë me devotshmërin ndaj Zotit, dhe ja ka arritur që të braktisi të kotën. Ne sot e kemi të domosdoshme që të ndjekim rrugën e të dërguarve të Zotit, njerëzve të mirë, dhe dijetarëve të ndershëm, me qëllim që ti afrohemi Zotit dhe rrugës së Tij, dhe të largohemi nga kundërshtia e urdhërave të Tij.
Shikoni gjendjen tonë sot. Vendet e shenjta janë përdhosur, sulmet jan të vazhdueshme ndaj të gjallëve dhe të vdekurve në varrezat tona. Varrezat tona nuk i kan shpëtuar dot sulmit të armikut. Të burgosurit tanë torturohen natën dhe ditën. Njerëzit tanë janë të bllokuar në Gaza. Papunësia është përhapur tek njerëzit, dhe gjendja është bërë e vështirë. Tregtarët dhe dyqanet tona në Kud’s vuajnë nga kjo situatë. Adhurues të Zotit kujtoni se rrugëzgjidhja është e afërt, por se ju bëhuni të devotshëm dhe të sinqertë. Shpëtimi nuk është vetëm se në sinqeritet, devotshmëri. E nëse ju ktheheni krimeve sikurse ka thënë Allahu i Madhërishëm, atëhere libri i Allahut është gjykimi për ju.
O të dashurit e mi! Ndalimi nga prekja e të këqijave dhe të ndaluarave, është nga devotshmëria e shpirtërave. Allahu i Madhërishëm, thotë: “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona.” ( El ‘Ankebut 69) Ata që luftuan në fillim me braktisjen e të ndaluarave, së dyti braktisjen e gjërave të dyshimta, së treti me braktisjen e shpërdorimit, së katërti me braktisjen e lidhjeve, dhe së pesti dëshira për të punuar në tl gjitha kohërat dhe veprat, punët.
Imam Buhariu ka sjellë në Sahihun e tij, fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që ka thënë: “ Nuk do të bëhet kijameti derisa të kalojë njeriu pranë varrit të një burri tjetër dhe thotë; Ah sikurë të isha në vendin e tij.” Kjo është nga që shikon sprova të mëdha, fitoret e armiqve, mosrespektimin e njerëzve të mirë, udhëheqjen nga të paditurit, dijetarët e pavlerë, ndriçimin e rremë të udhëheqësve, mbizotërimin e padrejtësisë, mospranimi i gjynaheve, mendjemadhësija në veprimin e të ndaluarave në pasuri dhe nder, dhe në kontrollimin e pasurisë me patëdrejtë.
Me gjithë këto, ju ka mbuluar padrejtësia dhe fitneja, mos vallë prisi më keq apo më të rënda së këto?! Apo prisni momentin e fundit, kijametin?! Ai moment është më i vështirë dhe më i rëndë.
Mjerë për ty o musliman. A gjykon mbi ty egoja dhe e kota? Ke deklaruar se nuk je nga grupi i të paditurve dhe mosbesuesve. Kthehu dhe mos hezito, çfarë është kjo habi?! Bëhu mbrojtës i xhamisë së bekuar të Aksasë. Qëndro largë famës dhe mendjemadhësisë. Allahu i Madhërueshëm thotë në një hadith Kud’si: “Madhështia (kibri) është petku Im, Lartmadhëria (Adhamet-Izet) është mbulesa Ime, dhe kushdo që dëshiron të barazohet me Mua në njërën prej tyre do ta hedh në zjarr.”
O adhurues të Zotit! Kthehuni në fenë tuaj, dhe kapuni pas saj, largohuni nga ata që i janë larguar asaj. “Ndiqni ata, që nuk kërkojnë prej jush kurrfarë shpërblimi e që janë në rrugë të drejtë!” (Ja Sin 21)
Adhurues të Zotit! Drejtojuni Zotit të Madhërishëm dhe Bujarë me lutje dhe përgjërime. Allahun e Madhërishëm luteni sepse jeni të premtuar për përgjigje. Fitoja është për ata që tek Zoti kërkojnë falje, Zoti kërkoni falje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin që na ka sjellë dritën e Tij të plotë, dhe në formën me të mirë. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi zotërinë dhe të dërguarin tonë Muhamedin, njeriu më i mirë, ndriçuesi i ërrësirës, mbi familjen e tij të ndershme, dhe mbi shokët e tij të mirë.
Në vijim
O adhurues të Zotit! “Do të ketë emigrim pas emigrimit të parë, zgjedhja e banorëve më të mirë të tokës do të jetë vendi ku ka emigruar Ibrahimi.” Ka për qëllim tokën e Shamit, sepse Ibrahimi, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur ka dalë nga nga Iraku është shpërngulur për në tokën e Shamit, dhe ka qëndruar në të. Besimtarët sot janë njerëzit më të mirë të tokës. Ndërsa ju o njerëzit tanë në tokën e shenjtë jetoni në mirësi të mëdha, prandaj kujdesuni për to. Nëse jeni mirënjohës dhe falenderues për Mirësit që ju ka dhuruar, do të jua shtojë ato nga Bujaria e Tij. Nëse i mohoni ato, mirësitë, e ka bërë të lejuar për ju sprovën, dhe ka larguar nga ju mbrojtjen e Tij. “Sa ditë ka shkëlqyer dielli i tij, mirësisë, me rrezet e lumturisë, dhe ka përënduar i tillë duke plotësuar caktimin e Zotit?!”
Sot tek ne është përhapur sprova gjithandej. Por dijeni mirë se sprova është sipas gjendjes së çdo individit dhe sipas pozicionit, apo pozitës që ai ka. Ata që kanë kujdestarë më të këqinjë dot të kenë sprovë më të madhe. Allahu i Madhërueshëm të dërguarin tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka ndalua nga të ankuarit kur sprovat dhe vështirsitë shtoheshin. Ai i është drejtuar me fjalët kur thotë: “Ne e dimë mirë, që ty të ngushtohet gjoksi nga fjalët e tyre, andaj, lartësoje Zotin tënd me lavde e falënderime dhe bëhu prej atyre që i përulen Atij (duke u falur)! Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” (El-Hixhr 97-99) Shikoni në fjalën e Zotit që thotë: “ Të ngushtohet gjoksi;” dhe nuk thotë “ të ngushtohet zemra,” sepse ai ishte nga dëshmitarët më të mirë, dhe se besimtari nuk ka qetësi përveç se kur të takojë Zotin.
Adhurues të Zotit! Bëni durim, sikurësëse kan bërë durim të dërguarit e zgjedhur të Zotit, Ulul El Azmi. “ Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin për të qenë të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!”( Al Imran 200) Atyre, kur kan bërë durim përballë sprovave, ju është dhënë më shumë nga mirësitë e Zotit. Durim në atë që ti përkushtohesh në të, këshillimi në durim në atë që armiku të sjellën dhe të duhet të përballesh me të. Të lidhurit dhe të vendosurit është për atë në të cilën ke duruar dhe ke këshilluar për durim. Është thënë: “ Durimi është primari, pastaj këshilla në durim, e më pas lidhja dhe vendosmëria.”
Nga këtu ju drejtohemi njerëzve tanë në tokën e shenjtë dhe ju themi: “ Ndaloni nga shthurja dhe padrejtësia, ndaloni nga armiqsitë dhe vrasjet, mbroni vetet dhe pasurinë tuaj. Kujdesuni për pastërtinë e shtëpive, shpirtërave dhe shoqërisë tuaj nga shthurja, e keqja dhe mashtrimi. Kujdesuni për fëmijët tuaj, dhe mos i braktisni ata ushqim për rrjetet e komunikimit dhe shthurjes. Edukoni dhe mësoni ata me sjelljen dhe moralin Islam, sepse kështu kontriboni për paqe dhe siguri.
Përpiquni dhe përkushtohuni për të mirën dhe dashurinë në mes njëri-tjetrit; “ Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit.” (En-Enfal 46)
Zoti ju mundësoftë të falni namazin e njerëzve të pastër, të cilën falen naten dhe agjërojnë ditën, ata që nuk janë gabimtarë dhe nuk janë të humbur.
Adhurues të Zotit! Punët vlersohen sipas suksesit, dhe suksesi është nga Allahu. Çelësi i suksesit është lutja dhe përgjërimi Zotit të Gjithësisë.
O Allah na ruaj prej mundimit të fatkeqësive, prej rënies në hidhërim, prej fatit të keq dhe prej gëzimit të armiqve!
O Zot na shto nga mirësitë Tua dhe mos na i pakëso ato, na ndero dhe mos na poshtëro, na dhuro dhe mos na privo, të lutemi të na ndihmosh dhe të mos jesh kundra nesh, na bëj që të jesh i kënaqur me ne.
O Zot ndihmo të drejtën dhe shfaqe të vërtetën.
O Zot jep në mesin e këtij umeti kujdestarë të drejtë, të lartësosh me të fenë Tënde, të mposhtim me të armikun, dhe që të punojë në bindje ndaj Teje.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En–Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.
Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe.
Allahu është i Ditur për çfarë veproni.