Punoni me besim për të arritur gradën e të sinqertëve

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa       08-08-1446H   07-02-2025 D

Shejh Muhamed Selim 

Tema  Punoni me besim për të arritur gradën e të sinqertëve

Lavdërimet janë për Zotin, Ai përzgjodhi umetin tonë, e ky është umeti i të sinqertëve, umeti i dëshmorëve dhe umeti i njerëzve të drejtë. Ai përzgjodhi popullin tonë dhe e zgjodhi atë për të qenë vigjilent, i lidhur me këtë vend deri në ditën e Kijametit. Populli ynë musliman ka nderin që do i përkasë popullit të shpëtuar në botën Tjetër, Ahiret, ai ka medalien e lidhjes, vigjilencës në këtë botë, e ai është nga të parët dhe nga ata që janë afër Tij, Zotit të Lartësuar.  

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, ka bërë që statusi, pozita e të sinqertëve të jetë më lartë, mbi  pozitën e dëshmorëve dhe e të drejtëve. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!” (En-Nisa’ 69)

O Zot, na ringjall të sinqertë, na ndaj nga kjo botë të sinqertë dhe na ringjall nga varret tona të sinqertë.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i sinqerti dhe i besueshmi. Ai u ngjit në mal me Ebu Bekrin, Omerin dhe me Othmanin, mali u dridh nga termeti me ata e ai tha: “ Ndalo Uhud, ndalo Uhud, sepse mbi vete ke vetëm se një të dërguar, një të sinqertë dhe dy dëshmorë.” I dërguari është Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. I sinqerti është Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të. Ndërsa dy dëshmorët janë Omeri dhe Othmani, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, përmendi të sinqertin para dëshmorit në fjali, sikurse ai është i parë ndaj tyre në kuptim. Pozita e Ebu Bekrit është më lartë se pozita e Omerit dhe Othmanit pa dyshim, e ata janë shokët më të mirë të të dërguarit. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin tonë Muhamedin, familjen e tij të pastër, shokët e tij, brezi më i mirë, dhe pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju besimtarë! Kur arabët ishin pa profetësi, të dërguar, dhe pa fenë Islame udhëheqësit e popujve komandonin drejtuesit e tyre me dinarë  dhe komandonin ata që kishin ngelur nga arabët me rrobat që ata i vishnin, nënçmim ndaj tyre, në këmbim që arabët të ngeleshin robër, skllevër të tyre.

O ju muslimanë!  Sot, e prej më shumë se pesëdhjetë vitesh, arabët kanë pranuar skllavërinë ndaj popujve të tjera. Ju dhurojnë atyre të ardhurat e tyre dhe heqin dorë nga dinjiteti dhe humaniteti i tyre, në këmbim të qëndrimit skllevër të popujve dhe popujt e tjerë të jenë zotërinjtë e tyre. Kjo ndodhën sepse ata nuk e kanë marrë Islamin sikurse e morën shokën e nderuar të profetit, dhe sikurse i ka urdhëruar Allahu që ta marrin. Mbi ata është e vërtetë fjala e Allahut të Madhërishëm që thotë: “…sepse ata kanë zemra, por nuk kuptojnë, kanë sy, por nuk shohin dhe kanë veshë, por nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtitë, madje edhe më keq. Pikërisht këta janë të shkujdesurit.” (El-Açraf 179)

O ju muslimanë! Kur është dërguar profeti i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe i besuan shokët e tij, duke u kthyer, konsideruar të sinqertë, nga mesi i të cilëve Allahu zgjodhi dëshmorë, vetëm atëherë u thanë prijësve, udhëheqësve të botës: Sot me Islamin i japim fund  mbretërisë tuaj,  sot me Islamin ju dobësojmë lavdinë tuaj dhe sot me Islamin do të bëheni pasuesit tanë, pavarësisht nga dëshira juaj.

O ju të lidhur dhe vigjilen në këtë tokë! Të sinqertët nga pasuesit e sahabeve, shokëve të profetit, dhe pasuesit e tyre, pavarësisht numrit të tyre të pakët, forcës së tyre të dobët, përçmimi i armikut ndaj tyre dhe bashkimit të tij kundër tyre, do të qëndrojnë deri në ditën e Kijametit, në Shtëpinë e Shenjtë, Kud’s dhe rrethinat e tij, duke u kapur në të vërtetën dhe duke e shfaqur atë, pa u ndikuar nga braktisja e tradhtarëve, as nga hipokrizia e hipokritëve. Sepse ata ishin të sigurt se përmirësimi i tyre dhe i umetit të tyre fillon me atë që filluan paraardhësit e parë nga Muhaxhirët dhe Ensarët, dhe ata që i pasuan ata me mirësi. Ata të cilit ishin të sinqertë ndaj Zotit në fjalët e tyre, në veprimet e tyre dhe në rrethanat, situata e tyre. Malik Ibn Enes, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Fundi i këtij populli nuk do të përmirësohet përveç se me atë që janë përmirësuar të parët e tij.”

O besimtarë! O ju të lidhur dhe vigjilent me këtë vend! A e mësuat, kuptuat, pse umeti ynë sot po përjeton një përfundim dhe fat të keq?! Për shkak se i bindet urdhrit të jobesimtarëve dhe nuk i bindet urdhrit të Zotit, sepse ndalon me ndalimin e zullumqarëve dhe nuk ndalon me ndalesat e Allahut, Zotit të botëve. Sa e çuditshme është sot me popullin arab, sesi vendet e mëdha e udhëheqin me frerë, i poshtëruar, i vogël dhe i përbuzur, siç udhëhiqet një deve, pa asnjë mendim dhe ide. Duke u mbështetur tek ata që shkelën çdo kufi në vendet e tyre, duke shtuar atje shthurjen dhe korrupsionin.

LEXO  Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 01-10-1447 H 20-03-2026 D

Prandaj, o adhurues të Zotit! Bëhuni nga të sinqertët, mbaje fenë tuaj me gjithë fuqinë tuaj dhe jepini asaj atë që është më e mirë dhe më e shtrenjtë për ju. Jini të sinqertë me Zotin në fjalët e tuaja, në veprat e tuaja dhe në rrethanat, situatat  tuaja, sepse ky është sinqeriteti i plotë, për veprat tuaja nga drejtësia dhe devotshmëria.

O besimtarë! Nuk është e vështirë që çdo njëri nga ju të jetë i sinqertë. Kush është i sinqertë me Zotin në lidhjen, vigjilecën e tij, ai është i sinqertë,  kush është i sinqertë me Zotin në umetin dhe popullin e tij, anon me ta, duke qenë i sinqertë në bashkimin e radhëve dhe i sinqertë në njësimin e fjalës, në bindje ndaj Zotit të Madhëruar dhe në bindje ndaj të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ai është prej të sinqertëve. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Njeriu vazhdon të jetë i sinqertë dhe kërkon të sinqertën derisa të regjistrohet tek Zoti si i sinqertë.”

O ju të lidhur me këtë vend! Frikësojuni Allahut dhe zgjidhni pozitën tuaj tek Ai. Zgjidhni pozitën e të sinqertëve dhe gradat e tyre, sepse ajo është pozita më e lartë e besimtarëve pas profetësisë.

O ju të lidhur me këtë vend! Allahu i Madhërishëm ka lavdëruar sahabet, shokët e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të cilët arritën pozitat e të sinqertëve, dhe ka thënë për ata: “ Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun.” (El-Ahzab 23) Ata sahabe bënë çmos për të përmbushur fenë e tyre, kështu ndiqni udhëzimet e tyre. Sepse këta janë nga të sinqertët, ndaj të cilëve Zoti ishte i kënaqur dhe ata ishin të kënaqur me Zotin. Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, në fjalën e Allahut të Lartësuar: “ Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun.” (El-Ahzab 23)  ka thënë: “Në mesin e tyre ishte Talha bin Ubejdullah, i cili qëndroi i palëkundur me të dërguarin e Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Talha e bëri obligim Xhenetin.” Do të thotë; për shkak të veprimeve të tij të sinqerta për fenë e tij, Xheneti u bë obligim  për të.

O ju besimtarë! Sahabët u bënë të sinqertë, sepse u bashkuan si emigrantë dhe përkrahës, Muhaxhirinë dhe Ensarë, dhe Medina e Ndritshme u forcua me sinqeritetin dhe unitetin e tyre.  E  ata nuk emigruan më prej saj,  nuk e braktisën atë deri më sot dhe deri në ditën e Kijametit. Umeti ynë sot është në një etje të madhe, ka nevojë të madhe, për këtë sinqeritet, ku populli ynë ka më shumë nevojë për të, ndërsa ai jeton në fazën më kritike dhe më të vështirë të historisë së tij. O besimtarë! Pozicioni i të sinqertëve është përgatitur për ju, prandaj, nxitoni drejt tij, strehohuni në hijen e tij dhe bashkohuni në atë që e kënaqën  Zotin tuaj. Ndiqni shembullin e shokëve të të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të cilët ishin nga të sinqertët. Ata ishin të parët që emigruan për në Islam dhe ishin të parët në mbështetjen e besimtarët. O robër të Zotit, nxitoni dhe garoni për në lidhjen tuaj me këtë vend,  qëndroni të palëkundur në të vërtetën që ju ka dhënë Zoti. Nxitoni në bindjen ndaj Zotit dhe në bindjen ndaj të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në mënyrë që të fitoni me pozitën e të sinqertëve, për të cilët Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Kështu, nëse ai (në agoni) është nga njerëzit e afërt (me Allahun), do të ketë prehje, kënaqësi dhe dhunti të Xhenetit.” (El-Uaki’a 88-89)

O adhurues të Zotit! O muslimanë! Omer Ibn El Hatabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, për Ebu Bekrin thotë: “ Sikur të peshohej besimi i tij me besimin e të gjithë umetit do të kishte fituar, do të ishte më i rëndë, besimi i tij.” Ndërsa ne, nga lartësia e xhamisë Aksa themi: “Nëse besimi i popullit tonë në Gaza do të peshohej kundrejt besimit të shumicës nga njerëzit e umetit sot, pasha Zotin, besimi i popullit të Gazas do ta peshonte më shumë se besimi i shumicës së njerzve të umetit.” Sepse ata janë të sinqertë, i kanë besuar Zotit në fatkeqësinë që ju ka ndodhur.

O besimtarë! Omeri është nga të sinqertët dhe pse nuk është përshkruar me këtë cilësi, mirëpo fjalët, veprimet dhe situatat e tij na tregojnë për sinqeritetin e tij. Si dhe mjafton dëshmia e të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  kur  për të ka thënë: “ Vërtetë Zoti e ka vënë sinqeritetin në gjuhën dhe në zemrën e tij.” Dhe kur i ka thënë: “ Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, shejtani nuk të ka takuar kurrë duke ecur në një rrugë, përveç se ai të ketë marrë një rrugë tjetër nga e jotja.” Kush prej muslimanëve sot ka iniciativën që të rrjedhë e vërteta nga gjuha dhe zemra e tij, dhe që të jetë i sinqertë? Nga cili musliman ikën shejtani sot i frikësuar prej sinqeritetit të tij?!

O adhurues të Zotit! O besimtarë! Nxitoni me ambicjet tuaja që të arrini këtë nivel, sepse nuk ka ambicie më të lartë se ajo e muslimanit të sinqertë. Në lashtësi poeti ka thënë:

LEXO  “ Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!”

“Unë nuk shikoj asnjë të met në gabimet e njerëzve, sikur mungesa e atyre që janë në gjendje t’i plotësojnë ato.”

O ju të lidhur me këtë vend! Othman Ibn Afani, Zoti qoftë i kënaqur me të, ishte nga të sinqertët të cilët ishin të sinqertë me Zotin në fjalët e tyre, në veprat dhe në situatat e tyre. Deri sa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e dërgoi atë dhe e përgëzoi me Xhenet,  për fatkeqësitë që i ndodhën.  Njerëzve të fatkeqësive nga populli ynë që humbën familjet, paratë dhe shtëpitë e tyre, i përgëzojmë, u japim lajmin e mirë me Xhenet, banesat e tij janë zbukuruar për ta, dhe nivelet e tij janë përgatitur për ngritjen e tyre në të, shpërblim për durimin e tyre dhe shpërblim për sinqeritetin e tyre me Zotin në situatat e tyre.

O besimtarë! Nuk mjafton të përshkruajmë fatkeqësitë që kanë goditur ne, popullin tonë dhe muslimanët, veçse të themi me atë që ka thënë: “ Tagjeditë e kohës janë të llojeve të ndryshme, sikurse koha ka gëzimet dhe hidhërimet e saj,

Ndodhitë kanë ngushëllim që i lehtëson ato, por nuk ka ngushëllim me atë që ka sjellë Islami.”

O ju të lidhur me këtë vend! Ndërsa Muadh Ibn Xhebeli nga manifestimet, shfaqjet e sinqeriteti të tij, se ai ishte një njeri i devotshëm, një njeri që u mëson njerëzve të mirën, person i devotshëm që i bindet Zotit dhe të dërguarit të Tij. Atëherë pse të mos i mësojmë vetes, fëmijëve dhe  grave tona dhe atyre që na rrethojnë të mirën dhe të jemi vërtetë të bindur ndaj Zotit me bindje të vërtetë? Në bindje ndaj Zotit dhe të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,  duke mos i kushtuar vëmendje tekave, dyshimeve apo dëshirave mashtruese, në mnyrë që të jemi nga të sinqertët.

O ju durimtarë! Sahabet, për t’u ngritur në radhët e të sinqertëve, çliruan vende me drejtësi, shpëtuan robërit nga padrejtësia dhe sunduan popujt me Islamin e vërtetë. Ata vendosën drejtësi për të shtypurin dhe  penguan zullumqarin në më pak se gjysmë shekulli.

O robër të Zotit! Ngjasoni dhe imitoni zotërinjtë tuaj me brezin e më të mirëve. Lirohuni, pastrohuni nga gjynahet dhe shkeljet, gabimet,  sikurse çdo njëri nga ju lirohet nga rroba e papastër, dhe vishni rrobën e sinqeritetit ndaj fesë tuaj. Vishni rrobën e sinqeritetit tuaj ndaj Zotit dhe të dërguarit të Tij dhe ndaj besimtarëve që të jeni të sinqertë dhe që brenda pak ditësh të mirëprisni mysafirin më të mirë dhe më të dashur për ju, muajin e Ramazanit, muajin e të sinqertëve, muajin e të mirëve, muajin e të devotshmëve, muajin e të afruarve tek Zoti. Jini të sinqertë me Zotin në situatat tuaja, mos ju friksoni dikujt tjetër përveç Zotit dhe mos u mbështesni diku tjetër përveçse tek Ai. Në të gjitha situata tuaja jini të sinqertë me Kiblen, drejtimin tuaj të parë, Aksanë, drejtohuni për nga ajo me zemrat dhe trupat tuaj, dhe shpeshtoni udhtimin tuaj drejt saj. Jini të sinqertë me muslimanët, mos i zhgënjeni ata,  mos u bëj padrejtësi, mos i dorëzo, mos trego përbuzje ndaj tyre. Jini të sinqertë me Allahun, Zotin tuaj,  bëhu ashtu sikurse Allahu ju ka urdhëruar që të jeni, të kapur pas udhëzimeve të më të mirit të të dërguarve,  që të ngjiteni në pozitat e të afërmve me Zotin  dhe që të arrini në pozitën e të sinqertëve.  Bëni kujdes që të mos dobësoni ambicjen tuaj për këto pozita, ruajuni dhe bëni kujdes që zemrat tuaja të mos tërhiqen nga pozita të tjera përveç këtyre. Vërtetë Allahu për të sinqertët ka thënë: “ Kjo është Dita në të cilën të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojnë kopshtet, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë. Kjo është fitorja e madhe!” (El-Ma’ide 119)

O Zot, na shkruaj tek Ti nga të sinqertët, o Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me ne dhe na jep përjetësinë në Xhenetet e Amshuara.

Adhurues të Zotit! Vërtetë Allahu nuk i përgjigjet lutjes nga një zemër e shkujdesur dhe neglizhente, prandaj, luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin e botëve.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria i ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen e tij dhe shokët e tij, dhe të gjithë ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Fundit.

Në vijim

O ju muslimanë durimtarë! Allahu i Lartësuar na ka paralajmëruar për rrezikun e mosbindjes ndaj Tij dhe për kundërshtimin e urdhrit të Tij, veçanërisht kur jetojmë në një gjendje lidhjeje, vigjilence të përhershme. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Madje, kur çështja (e luftës) është vendosur, do të ishte më mirë për ata që të tregohen të sinqertë ndaj Allahut.” (Muhammed 21)   Jini të sinqertë në veprimet tuaja me Zotin kur Ai ju urdhëron të bëni diçka dhe nxitoni që ta bëni atë vepër. Bëhuni të sinqertë me Allahun kur Ai ju ndalon të bëni diçka, dhe ruhuni që ta bëni atë ose të afroheni me të, sepse atëherë Zoti do t’ju ngrejë në pozitën e të sinqertëve. Jini të sinqertë me Zotin në lidhjen tuaj, jini të sinqertë me Zotin në veprimet tuaja dhe jini të sinqertë me Zotin në situatat tuaja.  Zoti ju vëzhgon ku do që jeni  dhe asgjë rreth jush nuk i fshihet Atij. Jini nga të sinqertët të cilët janë të sinqertë në besimin e tyre me vepra të mira. Jepini fesë tuaj kohët tuaj, jepini Kud’sit tuaj dhe Aksasë tuaj  pjesën e tyre të bujarisë nga bujaria juaj. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe pastaj nuk dyshojnë…”(El-Huxhurat 15) Pastaj ka mbyllur ajetin dhe ka thënë: “ Këta janë besimtarë të sinqertë.”(El-Huxhurat 15)

LEXO  Inkurajim që të shfrytëzojmë Ramazanin

O ju muslimanë! Bëhuni ndihmues të fesë suaj dhe përkrahës të vëllezërve tuaj muslimanë, ashtu siç ishin përkrahës fisi Eus dhe Hazrexh nga banorët e Medines së Ndritshme, sepse ishin të sinqertë në besimin e tyre me të dërguarin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe e ndihmuan atë me trupat dhe pasurinë e tyre. Sepse ata ndihmuan Muhaxhirinët, të shpërngulurit, kur i morën në shtëpitë e tyre, sakrifikuan për ta vetet dhe pasurinë e tyre. E Allahu i nderoi me këtë titull. Enes Ibn Malik është pyetur: “ A ke parë njerëz që ju kanë thirrur me emrin “El-Ensar” A është ky një emër që ju ka dhënë Zoti, apo jeni thirrur me të në epokën para injorancës, Islamit?” Ai ka thënë: “ Jo, por ai është një emër me të cilin na ka quajtur Zoti në Kuran.”

O besimtarë! Allahu ju ka nderuar në Bejtul Makdis, Kud’s dhe rrethinat e tij me titullin të lidhur, vigjilent,  prandaj jini të sinqertë me Zotin në lidhjen tuaj dhe jepini këtij titulli të drejtën e tij ashtu siç Eus dhe Hazrexh ja dhanë hakun, të drejtën që i takon  titullit të tyre, Ensarë.

O ju muslimanë! Sa u përket mërgimtarëve, Muhaxhirëve, ata janë që e lanë popullin dhe fisin e tyre përgjigje ndaj urdhrit të Zotit dhe të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. Prandaj ishin nga të sinqertët, nga të parët tek Zoti i tyre dhe nga ata të afruarit tek Ai.

O adhurues të Zotit, a nuk dëshironi të nderoheni me gradën e të sinqertëve tek Zoti juaj?! Atëhere, emigroni për tek Zoti, emigroni për tek i dërguari i Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,  lini shtëpitë tuaja çdo ditë për të falur namazin në xhaminë e Aksa, dhe braktisni atë që njerëzit përreth jush po bëjnë, të preokupuarit me këtë botë.

O ju të lidhur me këtë vend! Ashtu siç Zoti ka vendosur që Medina e Ndritshme të jetë shtëpi për sahabët, në të cilën ata ndihmuan fenë e tyre dhe e mbështetën njëri-tjetrin me të gjitha mjetet, në bindje ndaj Zotit dhe ndaj të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,  duke u kthyer në njerëz të sinqertë, dëshmorë dhe njerëz të drejtë, Zoti ka vendosur që të jeni mbrojtës, të lidhur në xhaminë e Aksasë dhe në rrethinat e saj.  A shikojmë nga mesi i banorëve të lidhur me këtë vend ndonjërin që arrinë në nivelin e sahabeve në qëndresën dhe veprat e tij të drejta?

O ju të lidhur me këtë vend! Ju jeni njerëzit për Kiblen e parë prandaj kujdesuni për xhaminë e saj, Aksanë, përmes shpeshtimit të udhëtimit në të. E ashtu siç u keni paraprirë muslimanëve të tjerë  me ortakërinë tuaj me sahabet në ndarjen e dy Kibleve,  paraprini ata duke u bërë shembull për ata në respektimin e urdhrit të Zotit, nënshtrimin ndaj Tij, dorëzimin ndaj urdhrit të Tij dhe në të qenit të kënaqur me atë që Ai ju ka ngarkuar. Kthehuni në fenë tuaj dhe jini nga të parët me besim, sikurse ju jeni nga të parët me vend, që është xhamia e Aksasë. Jini nga të parët në kohë duke emigruar për në Islam dhe mësimet e tij në mënyrë që të ju përmendin ata që do të vijnë pas jush nga muslimanët me emër të mirë.  Medalja e sinqeritetit ju pret dhe ju jeni më të merituar për medaljen e drejtësisë.  Dijeni se pozita juaj në Bejtul Makdis, Shtëpinë e Shenjtë, Kud’s, dhe rrethinat e tij nuk barazohet me asnjë pozicion në të gjithë tokën. Sepse Aksa është e juaja, sepse Allahu është Zoti dhe Sunduesi juaj, dhe sepse Ai, Allahu i Madhërishëm, ju mjafton dhe Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm!

O Largues i pengesave, largo pengesat nga populli dhe umeti ynë! O Lehtësuesi i shqetësimeve, lehtëso shqetësimet e njerëzve tanë kudo që ata të jenë! O Zot, të besojmë Ty popullin tonë dhe çështjen tonë, sigurinë dhe lirinë tonë, lidhjen tonë, veten tonë, paratë tona, fëmijët tanë dhe familjet tona.

O Zot, të lutemi të jesh për ne, popullin tonë dhe umetin tonë mbrojte, përkrahje dhe ndihmë, o Mbrojtësi  më i mirë në fe, në këtë botë dhe në Ahiret.  O Furnizimi ynë në kohë fatkeqësie, o Ndihma jonë në kohë vështirësie, mundëso ushqim për popullin tonë në Gaza kur ata janë të  uritur, ruaji ata nga frika dhe mos u jep zullumqarëve forcë mbi ta. O Zot, ruaj ata me syrin Tënd që nuk fle  kurrë, dhe strehoi ata me mbrojtjen Tënde që nuk mund të arrihet. O Zot, shpëto  muslimanët e shtypur, të dobët. O Zot, shpëto muslimanët e pikëlluar.  O Zot, shpëto muslimanët e robëruar dhe ktheji ata në familjet e tyre shëndosh e mirë  dhe të nderuar.

O Zot, na bëj mëkëmbësit e Tu në xhaminë Aksa. O Zot, bëje Aksanë tonë të sigurte me Sigurinë Tënde, krenare me Krenarinë Tënde, të ndihmuar me Ndihmën Tënde të qartë.

O Zot, prano dëshmorët tanë dhe shëro të plagosurit tanë. O Zot, largo fatkeqësinë dhe vështirësitë  nga populli ynë dhe nga muslimanët në çdo vend.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëroi politeizmin dhe politeistët. O Zot, jepi fitore fesë Tënde dhe robërve të Tu të drejtë.

O Zot, na fal ne dhe prindërit tanë, fali të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë, të vdekurit.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun,  Ai ju kujton ju, Falënderojeni Atë që të jua shtojë të mirat.

Ti që fton për namaz, fto në namaz!

“…Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/645938068011446

Post Author: endrit