Qëllimet e adhurimeve në Islam, qëllimet e mëdha nga obligimi i agjërimit

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme      05-09-1445 H     15-03-2024 D 

Shejh Dr. Husejn Bin Abdulaziz Ali Shejh 

Tema Qëllimet e adhurimeve në Islam, qëllimet e mëdha nga obligimi i agjërimit

Zotin e lavdërojmë për mirësitë e Tij të mëdha.  

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, i Madhërishmi dhe i Lartësuari.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, i dërguari i përzgjedhur dhe profeti i dalluar. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij të devotshëm.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Porosis ju dhe vetën time që të kemi frikë Allahun e Madhërishëm dhe të Lartësuar, frikësojuni dhe binduni Atij në kohë të mira dhe të vështira, që të arrini mirësi dhe përfundim të  mirë.

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71) 

O muslimanë! Vërtetë synimi më i lartë dhe objektivi përfundimtarë i ritualet e adhurimeve është arritja e monoteizmit të pastër, Njësimi i Krijuesit, Allahut të Madhërishëm, Fuqiplotit, arritja e qëllimit të plotë për ta dashur Atë, Allahut të Madhërishëm, nënshtrimi i plotë ndaj Tij, Zotit të Lartësuar, dhe të karakterizuarit me dorëzim dhe nënshtrimin vetëm ndaj  Tij, Allahut të Vetëm. Si dhe të dhënit fund, shkëputja e lidhjes me dikë tjetër përveç Tij si hyjnizim dhe adhurim, në mënyrë që të gjitha adhurimet ti drejtohen vetëm Atij,  Zotit të Lartësuar, Një dhe të Vetëm, thjeshtë vetëm për hatrin e Tij dhe  jo për dikë tjetër përveç Tij. Hyjnia, Sundimi dhe adhurimi i takon,  është e drejtë vetëm e Tij, sepse  Ai është të Cilit i bindemi dhe nuk kundërshtohet, në respekt dhe nderim për Të, me dashuri dhe frikë, me shpresë dhe mbështetje, përmes kërkesës dhe lutjes. Ai është i Vetmi, Allahu i Madhërishëm, që nuk frikësohet njeriu vetëm se prej Tij dhe nuk shpreson vetëm se nga Ai.  Ai është drejtë të Cilit drejtohen zemrat dhe gjymtyrët në momentet e tyre të vështira, i luten Vetëm Atij në nevojat e tyre dhe i mbështeten Atij në dobi të tyre. Ato, zemrat dhe gjymtyrët, i drejtohet Atij në kohë të mira dhe të këqija, qetësohen me dhikrin, përkujtimin e Tij dhe gjejnë paqe në afërsinë e Tij, i Lartësuar dhe i Madhëruar është Ai. Kjo nuk është për askënd tjetër përveç Zotit të Madhëruar.

Vërtetë obligimi i agjërimit në muajin e Ramazanit nxjerr në pah këto synime të mëdha fetare, që është sekreti ndërmjet robit dhe Zotit të tij. Njeriu agjëron Ramazanin me sinqeritet për Zotin, duke kërkuar shpërblim prej Tij, me dashuri dhe nderim për Të. Kjo është ajo që tregojnë tekstet Kuranore dhe hadithet profetike, ku përkujtimi për qëllimin e agjërimit dhe se ajo që synohet me të është arritja e devotshmërisë, kreu i së cilës është monoteizmi, Njësimi në besim,  për Zotin e Madhëruar, dhe të drejtat e tij. Allahu i Madhërishëm thotë: “ O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet).” (El-Bekare 183) Allahu i Madhërishëm thotë: “Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.” (El-Bekare 185) Ndërsa në hadith Kudsi, Allahu i Lartësuar thotë: “ Çdo vepër e mirë e njeriut shpërblehet nga dhjetë deri në shtatëqind fish, përveç agjërimi, ai është për Mua dhe Unë e jap shpërblimin për të. Ai, agjëruesi, e ka lënë mënjanë ushqimin dhe  pijen e tij për Hatrin Tim.” Muttefikun Alejhi. Në paralajmërim të këtij synimi madhështorë, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Kush agjëron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar në shpërblimin e Zotit, atij i falen të gjitha gabimet e kaluara.” Muttefikun Alejhi.

LEXO  Vetëm Zoti meriton të lavdërohet - Medina 29.05.2020

Adhurues të Zotit! Një nga qëllimet më të mëdha me ndikim të adhurimit është edukimi i njeriut për në një sjellje më të mirë  dhe më të bukur për një jetë të mirë njerëzore. Këto janë qëllime të veçanta legjislative për edukimin e njerëzimit në kushtet më të bukura dhe sjelljet më të përsosura. Në këtë mënyrë do të jetë njeriu  i pastër në sjelljen e tij me shoqërinë e tij dhe me të gjitha krijesat. Nga që ibadeti, adhurimi e edukon njeriun në pastërtinë e shpirtit dhe edukimin e tij, dhe në pastërtinë dhe bukurinë e fjalëve dhe të veprave. Ritualet e fesë e edukojnë njeriun në vlerat më të bukura, në veprimet dhe marrëdhëniet më të pastra në moralin më të mirë dhe më të bukur. Në këtë mënyrë shoqëritë arrijnë një jetë të virtytshme dhe të kënaqur.

Agjërimi ka pjesën e mbështetjes më të madhe në këtë sistem. Këtë e dëshmojnë udhëzimet profetike që e nxisin agjëruesin të përvetësojë moralin më të mirë dhe më të pastër, dhe që të qëndrojë larg moralit të keq dhe më të ulët. Një nga vendimet e dukshme dhe arsyet e qarta për obligimin e agjërimit është edukimi i agjëruesve në sigurimin e adhurimit nga dëmtimi i njerëzve dhe dëmtimi i tyre nga çdo sjellje me fjalë apo me vepra. Këto janë qëllime të përgjithshme  nga të cilat përfitojnë  njerëzit si individë, shoqëri apo dhe bota në tërësi.

Le të jetë agjërimi ynë nxitës në moralin më të bukur, në veprat më të pastra,  që na mbrojnë nga cilësitë e këqija. Të përpiqemi për të arritur qëllimet e larta të këtij muaji dhe të mishërojmë vlerat e tij të pastra. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Kush nuk e braktisën fjalët e rreme, të punuarit me të, dhe injorancën, padijen, Allahu nuk ka nevojë që ai të braktisi ushqimin dhe pijen e tij.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

LEXO  Shpresë, pavarësisht mundimit të madh

Fjala e rreme është çdo fjalë e ndaluar, haram, ndërsa të punuarit me të është çdo vepër e ndaluar. Ndërsa injoranca, padija, marrëzia dhe mendjemadhësia ndaj njerëzve me çdo të keqe që ata shkaktojnë, të tilla si padrejtësia ndaj tyre, gënjeshtra ndaj tyre, përgojimi i tyre dhe thashethemet mes tyre.

Në të vërtetë, le të jetë nga aktet tona të adhurimit çfarë na motivon për të zbatuar veprime aktiv për qëllimet e dëshiruara të këtyre akteve të adhurimit  që ta jetojmë atë në realitet të prekshëm në qeniet tona të jashtme dhe të brendshme,  që të formojë në ndërgjegjen tonë një vlerë të vërtetë me të cilën jetojmë në këtë jetë që të jemi të lumtur në këtë botë dhe në botën Tjetër. I gjithë Sheriati, legjislacioni Islam,  bazohet në moralin e mirë i cili është qëllimi universal i fesë, siç e kanë përmendur dijetarët. Disa nga dijetarët kanë thënë: “ Morali i mirë është e gjithë feja. Kush ta kalon për nga morali, ai ju ka kaluar në fe.”  Ndërsa Ibn Tejmije,  Allahu e mëshiroftë,  ka thënë: “ Bukuria më e mirë është përsosmëria dhe morali më i mirë.”

O ti musliman, ji në agjërimin tënd i karakterizuar me veprime dhe sjellje të bukura, i stolisur me moralin më të mirë në sjellje dhe në marrëdhënie,  ji i tillë, i qëndrueshëm në këtë gjatë gjithë jetës tënde dhe në të gjitha veprimet tuaja që të arrish suksesin më të madh dhe më të plotë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Agjërimi është mburojë. Nëse dikush nga ju është duke agjëruar të mos flasë fjalë të ndyta dhe mos ta ngre zërin, e nëse dikush e sulmon ose e shanë atë le të thotë unë jam me agjërim.” Muttefikun Alejhi.

Zoti na bëftë dobi me atë që dëgjuam dhe me këto udhëzime Hyjnore dhe profetike. Zotit i kërkojmë falje nga çdo gabim.

Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, Zotit i kërkoj falje sepse me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

LEXO  Vlera e dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërime të pafundme.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Një e i Vetëm, Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, më i miri që e ka adhuruar Allahun. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, të cilët fituan me shoqërinë e të dërguarit më të lavdishëm.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Nga qëllimet e agjërimit të Ramazanit është edukimi për të ofruar bamirësi në të gjitha metodat e saj dhe për të punuar shumë me të gjitha format e saj të ndryshme. Prandaj tregohuni bujarë me të gjitha të mirat dhe bëjuni mirë krijesave, njerëzve që Zoti juaj të ju bëj mirë dhe të ju shpërblejë pafundësisht. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush ushqen, i jep yftarë, një agjëruesi ai ka shpërblim sikur ai, agjëruesi, duke mos u pakësuar diçka  nga shpërblimi i agjëruesit.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu, e ai është hadith i saktë tek një grup nga muhadithinët.

I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte njeriu më bujarë në të mirë dhe se ishte më bujarë se asnjë herë në muajin e Ramazanit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Adhurues të Zotit! Nga veprat më të mëdha dhe më të afërtat prej tyre tek Allahu i Lartësuar është të shtuarit e salavateve dhe selameve, lutjeve dhe përshëndetjet për të dërguarin tonë të nderuar.

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin tonë Muhamedin.

O Zot, të lutemi që të jesh i kënaqur me halifet e parë të drejtë, me sahabet, shokët dhe të gjithë familjarët e tij dhe me të gjithë që i pasojnë ata në vepra të mira deri në ditën e Fundit.

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.

O Zot, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve. O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar, largo ankthin e të pikëlluarve, prano pendesën tonë dhe ata që tek Ti pendohen.

O Zot, na fal ne dhe të gjithë muslimanët.

O Zot, përmirëso të gjitha situatat tona.

O Zot, ruaj muslimanët në çdo vend që ata ndodhen.  O më i Madhi dhe më Bujari, shkatërro  armiqtë e Islamit dhe muslimanve.

O Zot, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona dhe zëvendësin e tij në çdo të mirë, dhe përmirëso me ata të dy vendi dhe popullin.

O Zot, ne kërkojmë mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt, me faljen Tënde nga dënimi Yt, me  Ty prej Teje, ne nuk mund të numërojmë lavdërimet që Ti meriton.

O Zot, kërkojmë strehim tek Ti nga mundimi i fatkeqësive, nga pikëllimi i mjerimit, nga gjykimi i keq dhe nga mburrja e armiqve.

O Zot, o i Pasur, që nuk ke nevojë për diçka, o i Lavdëruar, o më i Madhi më Bujari, o i Gjallë o i Përhershëm, o Zot, zbrit mbi ne shi. O Zot, furnizo me shi dhe furnizo vendin tonë me shi.

O Zot, na dhuro dhe mos na privo për shkak të gjynaheve tona.

O Zot, na trajto me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi më Bujari.

O Zot, ne kemi nevojë për Mirësinë dhe Bujarinë Tënde dhe të gjitha bekimet e Tua, o më i Madhi më Bujari.

O Zot, mos na kthe të zhgënjyer!

O Zot, pranoje nga ne, o më i Madhi më Bujari.

Adhurues të Zotit! “… përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje!” (El-Ahzab 41-42)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/320183791071939

Post Author: endrit