Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 19- 09-1445 H 29-03-2024 D
Shejh Abdullah El Xhuhenij
Tema Këshilla që të përfitojmë nga kohët e mëshirës dhe faljes
Lavdërimet janë për Allahun. Lavdërimet janë për Zotin, Vlerësuesi i kadereve, fateve, ka Krijuar çdo gjë dhe ka caktuar fatin e çdo gjësë, ka vendosur legjislacionin e Tij dhe ka lehtësuar, Ai që e kthen natën në ditë, i Plotfuqishmi i Përhershëm, Gjykuesi deri në fund i njerëzve të kësaj botë, për të na treguar se çdo krijesë që ka ardhur në këtë botë është udhëtar dhe do të shpërngulet. Ka zgjedhur për ne nga ditët e jetës tonë sezone mirësie që të ekspozohemi ndaj flladeve të mëshirës së Tij, ndaj premtimeve të Faljes së Tij dhe bollëku i dhuratave të Tij. Në sezone të mira të cilat pasojnë njëra-tjetrën në mënyrë që të pendohemi tek Ai dhe të kërkojmë falje prej Tij, të përmendim mirësitë e Tij dhe ta falënderojmë Atë për ato.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Një e i Vetëm, Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai i Cili as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!
Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri i Tij nga të gjitha krijesat dhe i dashuri i Tij. Lutjet dhe përshëndetjet për të, për familjarët dhe shokët e tij, për pasuesit e tyre dhe mbi ne së bashku me ata me mirësi deri në ditën e Kijametit.
Në vijim
O ju muslimanë! Përmirësoni mendimin tuaj për Zotin e botëve, dhe mos e humbni shpresën nga mëshira e Zotit, Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. Qëndroni të bindur dhe të devotshëm ndaj Tij, sepse ajo është rruga që të shpie për tek Zoti i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti, mëshira e Tij, Allahut të Madhërishëm është shpallur në fjalën e të Lartësuarit kur thotë: “… ndërsa mëshira Ime përfshin çdo gjë.” (El-A’raf 156) Nga mëshira e Tij, Allahut të Madhërishëm, është mbulimi i Tij i të metave të robërve të Tij besimtarë në ditën e Llogarisë. Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Allahu i afrohet besimtarit, vendosën mbi të mbulesën e Tij dhe e mbron atë, dhe i thotë: “ A e di për këtë gjynahin tënd? “ A e di për këtë gjynahin tënd?” Njeriu thotë: “Po, o Zoti im, deri sa ai pranon gjynahet e tij dhe shikon në veten e tij se është shkatërruar.” Zoti i thotë; “ Ti kam mbuluar ato, gjynahet në jetën e dynjasë, dhe Unë do ti fali ato sot.” Dhe i jepet libri i veprave të mira. Ndërsa për mohuesit dhe hipokritit: “ … dëshmitarët do të thonë: “Këta janë ata që kanë gënjyer kundër Zotit të tyre. Mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët.” ( Hud 18) Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.
Adhurues të Zotit! Vërtetë muaji i Ramazanit është muaj madhështorë, me të cilin Allahu ka nderuar këtë umet të Muhamedit, dhe e ka dhënë në të një ngjarje të madhe e cila përsëritet në jetën e njeriut një herë në çdo vit. E ajo është nata e Kadrit, e cila është në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, në mënyrë të saktë dhe të sigurt. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kërkojeni natën e Kadrit në netët teke të dhjetë netëve të fundit të Ramazanit.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. Krijuesi, Allahu i Madhërishëm ka caktuar që të gjitha punët nga veprat e mira, adhurimet dhe përmendja e Zotit në këtë natë nga ana e shpërblimit në masën ati që punon për tetëdhjetë e tre viteve, që janë njëmijë muaj, sepse: “ Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj.” (El-Kadr 3) Në lidhje me çështjen e kësaj nate Allahu ka zbritur libër me fuqi të madhe, përmes një Meleku me fuqi të madhe, në gjuhën e të dërguarit me fuqi të madhe për një umet me fuqi të madhe. Dhe sepse në të vendos dhe dallon në të çdo çështje të urtë. Kush e kalon, plotëson këtë natë me bindje, adhurime, do të jetë i vlerësuar dhe i nderuar tek Allahu i Madhërishëm. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në shkrepjen e agimit.” (El-Kadr 1-5)
Këtë natë të premtuar dhe të dëshmuar e ka shënuar Kurani Famëlartë në rregjistrin e përjetësisë. Ndërsa nata e Kadrit është fshehur sikurse është fshehur momenti, ora e ditës së xhuma mëshirë për ata në mënyrë që të përpiqen në adhurim dhe të përpiqen në kërkimin e saj me namaz dhe përkujtim të Zotit, me lutje dhe përgjërim ndaj Tij, Allahut të Madhërishëm. Në këtë mënyrë shtojnë afrimin dhe sevapet tek Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush e kalon natën e Kadrit me besim dhe bindje në shpërblim tek Zoti, atij i falen gjynahet e të kaluarës.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. Sikurse në këto netë duhet të shtojmë sa më shumë fjalët; “ O Zoti im, Ti je falës, e do faljen, më fal mua.” Sikurse kjo fjalë është saktësuar nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga hadithet e nënës së besimtarëve, Aishes, Zoti qoftë i kënaqur me të, e ajo është nga mbledhëset e fjalëve të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. E nëse ndodhën falja nga Allahu i Madhërishëm ndaj robit të Tij, Ai do t’i japë nga ajo që i bën dobi atij dhe largon prej tij atë që i bën dëm.
O ti musliman! Frikësoju Allahut dhe mos i humb mundësitë e jetës tënde. Ndiq shembullin e më të mirit dhe më të pastrit, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili përpiqej në këto netë më shumë se sa përpiqet jashtë tyre nga netët e tjera të Ramazanit. Ai shtrëngonte rripin e tij, kalonte zgjuar natën me adhurim dhe zgjonte njerëzit e tij, për adhurim. Sikurse nga udhëzimi i tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në këto dhjetë netë të fundit, ka qenë se qëndronte në I’tikaf, qëndrim në xhami, sqarimi juridik i tij është; “Të mbyllurit e vetes në adhurim për Allahun e Madhërishëm dhe të veçuarit me Të, ndërprerja e lidhjeve nga krijesat dhe pastrimi, zhveshja e zemrës nga çdo gjë që e mban larg nga përmendja e Zotit të Madhërishëm.”
Adhurues të Zotit, frikësojuni Allahut, dhe ekspozohuni në fushat e mirësive të Bujarit dhe Dhurues, Allahut të Madhërishëm. Qëndroni para portës së Zotit Një dhe Bujarë, drejtohuni nga Mëshiruesit, Mëshirëplotit. Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar, nga cytjet, ngacmimet, vreri dhe e keqja e tij. Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit: “ Hâ, Mîm. Betohem në Librin e qartë! Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar. Vërtet, Ne gjithmonë kemi qenë paralajmërues. Në atë (natë të zbritjes së Kuranit) vendoset çdo punë e urtë, me urdhrin Tonë! Ne gjithmonë kemi nisur të dërguar, si mëshirë prej Zotit tënd. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” (Ed-Duhan 1-6)
Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, Zoti na bëftë dobi të gjithëve me ajetet e qarta dhe përkujtimin e urtë.
Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Allahun, i Cili i ka veçuar agjëruesit me shpërblim të madh dhe ka bërë agjërimin mburojë nga shigjetat e imoralitetit. Zotin e lavdërojmë që ka siguruar për ne mjetet e shpëtimit për në Ditën e Kijametit dhe ka bërë të qartë për ne rrugën e mirësive dhe rrugët e të keqes.
Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, përfundoi me të mesazhet Hyjnore dhe plotësoi me të udhëzimin. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi ata që e pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut të Madhërishëm me frikë të vërtetë, dhe binduni Atij në fshehtësi dhe hapur.
Vëllezër në Islam! Nga Abdullah Ibn Kajsi, tregohet se ka dëgjuar Aishen, Zoti qoftë i kënaqur me të, që është përmendën një popull që pretendonin që nëse kryejnë, plotësojnë obligimet nuk ju intereson që të shtojnë më shumë, e ajo ju ka thënë: “ Pasha jetën time, Allahu nuk do i pyes ata përveçse për ato që i ka obliguar tek ata, por ata janë njerëz, popull që bëjnë gabime gjatë ditës, e ju jeni nga i dërguari juaj dhe i dërguari i juaj është nga ju, dhe nuk e kam parë të dërguarin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që të ketë braktisur namazin e natës, vetëm kur sëmurej, e atëherë e falte namazin e natës ulur, pastaj shpjegoi fjalën – do të thotë: solli çdo ajet nga Kurani në të cilin përmendet namazi i natës.” Transmeton Murveziu në kapitullin “Namazi i natës”.
O adhurues të Zotit! Përpiqu me veten tënde në bindje ndaj Zotit tënd, bëhu i durueshëm me të, dhe mbushi këto kohë dhe momente me vepra të mira. Shfrytëzoni kohët e mira duke bërë vepra të mira duke braktisur gjërat e ndaluara dhe duke nxituar në kryerjen e veprave të mira para përfundimit të afatit, exhelit.
O Zot, na jep sukses në arritjen e natës së Kadrit me besim dhe bindje në shpërblimin Tënd për të, dhe shkruaj për ne në këtë natë atë që ke shkruar për robërit e Tu të drejtë dhe të mirë. Zot, na ndihmoi në falënderimin ndaj Teje, në përmendjen Tënde dhe në adhurimin Tënd më të mirë. O Zot, na ruaj nga të këqijat e vetëve tona dhe të këqijat e veprave tona. O Zot, na mëshiro dobësitë dhe mangësitë tona, na ruaj nga çdo çështje që na shqetëson dhe mos lejo që armiqtë dhe ziliqarët të ngazëllohen me ne.
O Zot, shpëto njerëzit e dobët nga muslimanët në Palestinë. O Zot, zbrit fuqinë Tënde ndaj jehudëve mizorë dhe pushtues. O Zot, jepu atyre vite si vitet e Jusufit.
O Zot, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, bëj kujdestarinë tonë në dorën e atyre që të frikësohen dhe janë të devotshëm ndaj Teje, o më i Madhi Bujar.
O Zot, jepi sukses nga susksesi Yt udhëheqësit dhe kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, mbretit Selman Bin Abdul Aziz, dhe zëvendësin e tij, princin Muhamed Bin Salman Bin Abdulaziz, dhe mbështeti ata me mbështetjen Tënde, dhe udhëzoi ata drejtë të mirës dhe devotshmërisë. Jepu atyre të dyve mbështetës të mirë dhe këshillues të drejtë të cilët i këshillojnë drejtë të mirës dhe i afrojnë ata pranë saj. O Zot, shpërblej ata, qeverinë e tyre dhe të gjithë ata që shërbejnë në dy xhamitë e shenjta, me shpërblimet më të mira, për kujdesin e dy xhamive të shenjta dhe shërbimin e miqve, vizitorëve të Mëshiruesit, nga Haxhinjtë dhe ata që bëjnë umren për të plotësuar ritualet e tyre në qetësi, siguri dhe paqe.
O Zot, o i Fuqishmi i Plotpushtetshmi, ruaj ushtarët tanë që vigjilojnë në kufijtë e vendit tonë, o Zot, prano dëshmorët e tyre, shëro të sëmurët e tyre. O Zot, na jep sukses në lutjen dhe përshëndetjen ndaj të dërguarit të nderuar, sikurse na ke urdhëruar për këtë në Librin Tënd, Kuranin Famëlartë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdëruar dhe i Madhërishëm.
O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdëruar dhe i Madhërishëm.
“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj
