Reflektime rreth jetës dhe vdekjes

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar    20-10-1446 H    18-04-2025 D

Shejh Abdullah El Xhuhenij   

Tema  Reflektime rreth jetës dhe vdekjes

Vërtetë lavdërimi i takon Zotit. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë, falje dhe udhëzim kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Zoti  s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe  i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa’ 1)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71) 

Në vijim

Vërtetë, fjala më e vërtetë është libri i Zotit, Kurani, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Çështjet më të këqija janë të sajuarat në fe, risitë, çdo shpikje, risi, është devijim, e çdo devijim është humbje.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që t’i frikësoheni Allahut të Madhërishëm, sepse vërtetë frika, devotshmëria ndaj Tij e ngre njeriun drejtë nivelit më të lartë të nderit, drejtë një ndërgjegje të pastër dhe një sjellje të pastër. Shumë ajete të legjslacionit, Kuranit, përfundojnë me devotshmëri sepse ajo është lidhja e fortë që lidhën shqisat me bindjen ndaj Zotit. Ajo është pengesa e fortë që ndalon mosbindjen ndaj urdhrave të Zotit dhe  arsyeja e fortë që e lidh robin me Krijuesin e tij, Allahun e Madhërishëm dhe të Lartësuar.

O ju njerëz! Bota ka lëshuar thirrjen, paralajmërimin e saj të fundit dhe është larguar, e nuk ka mbetur asgjë prej saj, përveç një pike si pika e një ene që derdhën i zoti i saj. Kjo botë është vend  sprove dhe provimi, në të cilën besimtari sprovohet me me të mira dhe të këqija,  të vështira dhe begati, shëndet dhe sëmundje, me pasuri dhe varfëri, dyshime dhe dëshira, dhe me vdekjen e cila është  fundi i çdo gjallese. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka përgëzuar me shpërblim të madh ata që janë të durueshëm përballë sprovave dhe mundimeve të kësaj bote. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!” (El-Bekare 155-157)

LEXO  Haxhinjtë në Qabe - Meka 19.07.2019

O robër të Zotit! Ju do të lëvizni nga kjo botë në një botë që nuk do të përfundojë kurrë. Ne çdo ditë shikojmë  një numër njerëzish që largohen për në jetën e përtejme, botën Tjetër, Ahiretin,  duke përfshirë baballarët, djemtë, vëllezërit, të dashurit dhe fqinjët. Vdekja është një e vërtetë që duhet përballur,  Zoti e ka caktuar atë për të rinjtë dhe të moshuarit, të pasurit dhe të varfërit. Nuk mund të pengohet as nga prestigji, as nga pushteti, nuk e ndalojnë atë as paratë apo ndihmësit, as rojet apo fortesat. Nëse Zoti do t’i kishte dhënë përjetësi në këtë botë ndonjërit  prej krijesave të Tij, kjo do të ishte për profetët e Tij të pastër dhe të dërguarit e nderuar. I pari prej tyre që do ta meritonte këtë do të ishte i përzgjedhuri nga të përzgjedhurit e Tij, zotëria i të parëve dhe të fundit, profeti dhe i dashuri ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të dhe familjen e tij, i cili i udhëzoi njerëzit në rrugën e drejtë të Zotit. Vdekja është e pashmangshme dhe nuk ka shpëtim prej saj, sado e gjatë të jetë koha. Ajo arrin tek ne në fortesa të pathyeshme, kështjella të forta dhe në thellësi të shpellave malore.  I Madhërishmi dhe i Lartësuari ka thënë: “ Kudo që të gjendeni, do t’ju arrijë vdekja, madje, qofshi edhe në kështjellat më të forta!”(En-Nisa’ 78)  Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Thuaj: “Vdekja prej së cilës po ikni, do t’ju arrijë. Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, i Cili e di të padukshmen dhe të dukshmen dhe Ai do t’ju njoftojë për atë që keni bërë.” (El-Xhumu’a 8) Prandaj, njeriu i mençur duhet të mendojë për vendin e tij pas kësaj jete,  të mendojë se në cilën anë do të ndodhë vdekja e tij, në çfarë forme do t’i merret shpirti,  kush do të jetë delegacioni që do ta presë, si do të jetë mbërritja dhe hyrja, përfundimi i tij? A do ta gjejë varrin një kopsht nga kopshtet e Xhenetit?! Dhe të ketë në të shoqërues mirësorë! Apo do ta gjejë veten në një gropë prej zjarri dhe nën shoqërinë e të këqinjëve dhe të frikshmëve?! Ai duhet ta imagjinojë atë gjendje që duhet të kalojë. Ai duhet të sjellë në mendje grahmat e vdekjes dhe momentet e dorëzimit të shpirtit, kur gjymtyrët e tij janë në spazma, të qefinoset, ti lidhet goja,  ti fiksohet, ndali shikimi i tij, ndërsa njerëzit përreth tij qajnë, fëmijët pas tij ngelen jetimë, paratë e tij ruhen në thesare, në ato momente asgjë nuk del përveç asaj që fshihet në zemër. “ Në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!” (Esh-Shu’ara’ 88-89)

Prandaj, vazhdoni me më të mirën e asaj që keni në posedim nga veprat tuaja të mira, fjalët e  vërteta dhe karakteri i mirë. Përgatituni për këtë të ardhme të tmerrshme dhe për këtë rrugë që duhet kaluar. Zgjohu nga gjumi, bëni kujdes nga neglizhenca, pakujdesia, dhe nxito në pikat referuese të kënaqësisë përpara se të bëhet e vështirë për t’u arritur. Jepini Ahiretit tuaj të drejtën që  meriton si shtëpi dhe vendbanim i përjetshëm, jepini jetës tuaj të kësaj bote të drejtën e saj si shtëpi kënaqësie për në Ahiret dhe vendkalim për në të. Kujtoni shtëpinë e tjetërsimit dhe vetmisë, kujtoni shtëpinë e pluhurit, dheut dhe krimbave, kujtoni shtëpinë e vetmisë dhe ankthit, mos e lini pas dore shkatërruesin e kënaqësive, vdekjen,  dhe ndarësin e bashkësive. Strehojuni, kërkoni mbrojtje tek Kontrolluesi i zemrave, kërkoni prej Tij qëndrueshmëri dhe secili prej nesh le të jetë i prirur që t’i vijë vdekja e tij duke qenë në bindje ndaj Zotit, të Plotfuqishmit dhe të Madhërishmit. Dijeni se përfundimi i mirë ndodh vetëm me ata që kanë një zemër të mirë, kështu që momenti i vdekjes nuk mund të falsifikohet.

LEXO  Zemërgjërësia dhe dhurimi në muajin e bujarisë

O Zot, na bëj veprat tona më të mira përfundimin e tyre, bëj ditën tonë më të mirë për ne ditën e takimit me Ty duke qenë i kënaqur me ne, na bëj, nga ata që i ke bekuar në Xhenetet e Tua dhe në afërsinë Tënde, o më i Madhi Bujar.

Zoti na bëftë dobi të gjithëve me Kuranin Famëlartë, me hadithin e zotërisë së të dërguarve, na ruajtë të gjithëve nga dënimi i Tij i rëndë, më faltë mua, ju dhe të gjithë muslimanët, vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.  

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, Sunduesin dhe Gjykatësin e Drejt, i Përjetshmi në vazhdimësi. “ Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.” (Er-Rahman 26-27)

Allahun e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falënderoj.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, këshilluesi besnik, i sinqertë, mëshiruesi dhe mëshirbërës për umetin e tij. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta për të gjithë.

Në vijim

Frikësojuni Allahut të Madhërishëm dhe të lartësuar dhe tek Ai pendohuni, mos e bëni këtë botë shqetësimin tuaj më të madh dhe as synim të njohurive tuaja. Bëni kujdes dhe jini të durueshëm  për ata që kanë vdekur nga fëmijët, të afërmit dhe miqtë tuaj. Dije se ata kanë kaluar në atë që kanë paraqitur dhe kanë kaluar për në mëshirën e Mëshiruesit më të Madh, dhe janë pasuri, thesar për ata që i pranojnë dhe janë të durueshëm përballë caktimit të hidhur.

Zoti ju mëshiroftë! Ngushëllohuni me ngushëllime Islame dhe mos u ngushëlloni me ngushëllime të kohës së injorancës. Nxitoni për të bërë vepra të mira,  do t’ju jepet mirësi dhe pranim. Shfrytëzoni nga shëndeti juaj para sëmundjes tuaj, nga rinia juaj para pleqërinë tuaj, nga koha juaj e lirë para angazhimit tuaj me punë dhe nga jeta juaj para vdekjes tuaj. Lidhuni me Zotin tuaj duke e përmendur dhe falënderuar shpesh Atë, duke dhënë shpesh sadaka sepse do të furnizoheni, ndihmoheni dhe forcoheni. I mençur është ai që i kërkon llogari vetes, pason veprat e këqija me të mirat dhe punon për atë që është pas vdekjes, për Ahiretin. I dobët, i pa aftë është ai që ndjek dëshirat e tij dhe shpreson më kot, pa vepra,  në faljen dhe shpërblimin e Zotit.

LEXO  Gëzimi i Bajramit dhe zbutja e zemrave

Lutuni dhe dërgoni përshëndetje për këshilluesin, përgëzuesin dhe pishtarin ndriçues, sepse për këtë ju ka urdhëruar i Plotëfuqishmi dhe Bujari kur ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe profetin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin,  poseduesin e fytyrës më të shndritshme dhe ballit më të ndritshëm.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e drejtë, të udhëzuarit dhe udhëzuesin në rrugë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e të dërguarit Tënd, me bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve, me pjestarët e familjes së tij, të pastër dhe të mirë  dhe me pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur dhe me ne së bashku me ata, me Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, ndihmo Islamin dhe njerëzit e tij në çdo vend. O Zot, shpëtoni muslimanët e shtypur në Palestinë dhe në çdo vend,  intensifikoni forcën Tënde ndaj hebrenjve uzurpues, shkatërroi dhe vriti ata një nga një, dhe mos kurse asnjë prej tyre.

O Zot, na jep në vazhdimësi paqe dhe siguri në vendet tona. O Zot, na ruaj udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

O Zot, mbështete me të vërtetën, me udhëzim dhe ndihmë udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, mbretit Selman Bin Abdul Aziz, nga familja e Saudit, Zoti e ndihmoftë,  dhe forco pushtetin e tij me mëkëmbësin e fronit të tij mbretërorë, princin Muhamed Ibn Selman, Zoti e ruajtë.

O Zot, furnizoi ata të dy me mdështetës, këshilltarë të sinqertë dhe të drejtë, të cilët i këshillojnë ata në të drejt dhe i mbështesin në të.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve të punojnë me librin Tënd, Kuran, dhe të gjykojnë me legjislacionin Tënd.

O Zot, fali të gjithë muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit, ata që kanë ndërruar jetë.

O Zot, mëshiro të vekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, ata që  kanë dëshmuar për Njëshmërinë Tënde, për mesazhin e të dërguarit Tënd  dhe janë ndarë nga kjo botë me këtë dëshmi. O Zot, na mëshiro kur të bëhemi siç janë bërë ata, të vetëm nën gurë e pluhur, të vetmuar me veprat tona.

O Zot, largo shqetësimet nga ata që janë të shqetësuar, shëro të sëmurët e muslimanëve dhe mundëso shlyerjen e borxheve atyre që janë në borxhe. 

O Zot, ndihmo ushtarët tanë të vendosur në kufinjtë e vendit tonë dhe  në çdo vend, mëshiro dëshmorët e tyre, shëro të plagosurit e tyre dhe mundëso lirimin e të burgosurve të tyre. O Zot, ruaj me rojet e Tua vendin tonë, mbretërinë e Arabisë Saudite, dhe të gjitha vendet muslimane nga çdo e keqe dhe e urryer, o Zoti i botëve.    

O Allah, Ti je Zoti, s’ka Zot tjetër përveç Teje, Ti je i pasur, nuk ke nevojë për diçka, ndërsa ne jemi të varfër, kemi nevojë për Ty, zbrit mbi ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.

O Zot, na fresko dhe zbrit tek ne shi!

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm dhe të Lartësuar, Ai ju kujton ju.

Falënderojeni Atë për begatitë dhe të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)   

 Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1640867893209880

Post Author: endrit