Lavdërimet për Allahun , Lavdërimet për Sunduesin, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë) Paqedhënësi, Ai që i ka ngritur qiejt pa mbajtëse,dhe ka bërë tokën për krijesat. Atë e lavdërojmë dhe falenderojmë, tek Ai pendohem dhe kërkoj falje, Falësit të gjynaheve dhe Pranuesit të pendimit, që dënon ashpër .
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmi që na dërgon në Shtëpinë e shpëtimit (Xhenet). Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, Vula e të dërguarve , paqja, bekimi dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, familjen e tij , shokët e tij dhe pasuesit e tyre tabiinët, dhe mbi të gjithë ata që i pasuan ata me mirësi deri në përfundim të ditëve dhe netëve.
O besimtarë! Këshilloj vetën dhe ju që të kemi frikë Allahun, sepse është e Drejta e Allahut tek robërit e Tij që ta kenë frikë dhe ti Binden Atij , të mos adhurojnë diçka tjetër veç Tij dhe të mos kërkojnë mbrojtje diku tjetër veç prej Tij. “ O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al-Imran 102)
Shoqërija Islame! Imam Buhariu ka sjellë një hadith në Sahihun e tij ku thotë: “ Kur Allahu xh.sh ka krijuar Ademin a.s i ka thënë; shko dhe jepu selam atyre Melekeve, dhe dëgjo se me çfarë të urojnë , përshëndetjen tënde dhe përshëndëtjen e pasardhësve tuaj dhe ka thënë : “Paqja qoftë mbi ju.” Ndërsa Melaiket kanë thënë : “ Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ty.”
Paqe është përshëndetja e babait tonë Ademit, dhe e Profetërve të tjerë pas tij. Me këtë përshëndetje Melaiket urojën besimtarët në xhennet. Kjo është përshëndetja e banorëve të xhennetit, ditën kur do të takojnë Zotin e tyre. “Përshëndetja e tyre, kur ta takojnë Atë, është “Paqe”. Ai u ka përgatitur atyre shpërblim bujar.” (El-Ahzab 44)
Kjo përshëndetje madhështorë ka kuptime shumë të mira dhe qëllime të pastra për bashkimin e zemrave të njerëzve dhe njësimin e rreshtave të tyre, fjalë të cilën e ka bërë Allahu xh.sh slogan të besimit dhe përshëndetje të shoqërisë islame.
Në sahihun e Muslimit, ka ardhur se i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , ka thënë: “ Nuk do të hyni në xhennet deri sa të besoni, dhe nuk do të besoni deri sa të duheni mes njëri tjetrit, a doni tu tregoj për një gjë që nëse e bëni do të duheni mes njëri tjetrit? Përhapeni selamin (paqen) mes jush.”
Përhapeni selamin mes jush. Me të vërtetë fjala Selam paqe, o adhurues të Zotit, është një nga emrat e Bukur të Zotit. Allahu xh. sh është Selam paqe, nga Ai është paqe dhe thërret për në Shtëpinë e shpëtimit : “Allahu i thërret njerëzit për në Shtëpinë e shpëtimit (Xhenet) dhe udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.” (Junus 25)
Emërtimi i fesë sonë Islam është me prejardhje nga fjala paqe salam. Selami paqeja është qëllimi dhe slogani i kësaj feje, thirrja dhe metoda e sajë. Kjo është feja që ka përzgjedhur vetë Allahu i Madhërishëm për robërit e Tij. “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” (El-Maide 3)
Vula e Profetërve dhe të Dërguarve , Muhamedi paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , është mbartësi i flamurit të paqes. Ka qenë nga udhëzimi dhe syneti i tij që kur përfundonte namazin u kujtonte popullit të tijë se paqja selami është nga mirësitë e Zotit, të jepet dhe të merret nga Allahu kur thoshte “ O Zot Ti je Paqeja dhe nga Ti vjen Paqeja , i Bekuar o më i Madhi më Bujari.” Transmeton Imam Muslimi
O muslimanë! Kushdo që e ka lexuar historinë e Profetit tonë , në jetën e tij ka gjetur thirrjen e tij për paqe të plotë dhe të qartë, kjo para dhe pas të shpallurit të tij si i Dërguar. Në moshë të re në rini kërkonte paqe për shoqërinë e tij, dhe kontribonte në përmirsimin e moralit, pajtimin mes njerëzve, ndihmën për të shtyrpurit padrejtësisht, Profeti , paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka marr pjesë në paktin marveshjen e Fudulit dhe ka thënë: “Në shtëpinë e Abdullah Ibn Xhudanit kam parë një pakt aq të mirë, sa që nuk do ta lija as për devenë e kuqe, sikur të thirrej me të në islam do ta pranoja(Si marrveshje).” Transmeton Bejhakiu në Sunenil Kubra
Pas shpalljes së ti si profet, ishte mesazhi i tij mëshirë dhe paqe, thërriste dhe përhapte me mëshirë dhe paqe fjalën : “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (O Muhamed) , veçse si mëshirë për botën.’ (El-Enbija 107)
Në sahihun e Buhariut, pasi u zgjidh (prish) marrveshja e Hudejbijes, dhe kërkoj nga Kureshët leje për të kryer Umren ka thënë: “ Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im , nuk më kanë kërkuar plan me të madh në këmbim të të lartësuarave të Zotit , ato që kishte shënjtëruar Zoti (për të bërë Umren), sepse do të ua jepja, pastaj e kundërshtuan atë dhe ajo ra si marveshje.” Pastaj ka thënë: “Ne nuk kemi ardhur për të luftuar njeri , por kemi ardhur për të kryer Umren.” Por përsëri edhe pse e ndaluan Kurejshët që të hynin në Meke, ai shkroi me ata pikat e marshveshjes me të cilat tregonte njeriun që lufton për paqe. Edhe pse dolën të dëmtuar nga marrveshja ai ju mbështet Allahu xh.sh sepse Ai është i Gjithëdijshimi.
Kjo është historia e të dërguarit tonë o ju besimtarë, e qartë dhe e lexuar për ata që kuptojnë.
Profeti i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk ka thirrur për luftë dhe armiqsi, dhe as nuk ka qenë thirrës në përplasje dhe grindje, por ka qënë falës dhe mëshirues.
Në fillimet e thirrjes së tij në Meke, dihet sa vështirsi ka kaluar i Dërguari i Allahut sa që vjen Meleku i maleve dhe kërkon leje nga ai që të përmbysi sipër mohuesve të Mekes malet e Mekes, por ai zgjedhën rrugën e paqes selamit dhe thotë : “Por shpresoj që nga ata të nxjerre Allahu njerëz që adhurojne Zotin dhe nuk i bëjnë shok Atij.” Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi
Mardhënjet e të Dërguarit të Allahut me ata që e kundërshtonin kan qenë të drejta , të paqshme, mëshirshme, dhe kaluar kësaj në mirësi , ndihmë dhe lidhje. Ne Sahihun e Buharit tregohet se : Ka qënë një djal nga jehudët që i ka shërbyer Profetit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi te, dhe në një rast ai u sëmur. I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka shkuart tek djali, është ulur tek koka e tij dhe i ka thënë : “ Prano Islamin” . Djali ka shikuar babain e tij që ishte prezent. Ai i ka thënë bindju Ebu El Kasimit , bindju Ebu El Kasimit (Profetit), dhe ai ka pranuar Islamin. Ka dalë i Dërguari i Allahut ,Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ai thotë: “Lavdërimet e Zotit, Atij që e shpëtoj atë nga zjarri. Lavdërimet e Zotit, Atij që e shpëtoj atë nga zjarri.”
Në musnedin e Imam Ahmedit me transmetim të saktë tregohet se : “Një jehudi e ftoj profetin për të ngrënë bukë elbi me shije të mirë dhe ju përgjigj i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.”
Vëllezër në besim! Me të vërtetë këto raste të mëdha, nga qëndrimet e të Dërguarit të Allahut , paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , na bëjnë të qartë, metodën e Islamit që thërret në paqe, sjelljen e mire dhe me kundërshtarët e tij, derisa nuk ishin sulmues apo që e lufonin atë ,sillej me drejtësi dhe mirësi, nderonte komshinjë, ju përgjigjej ftesave të tyre, dhe pranonte dhuratat e tyre, pa ndërhyrë në fenë e tyre .
Këtë kanë praktikuar dhe shokët e ti sahabet, kanë qenë në kontak me të afërmit e tyre dhe me komshijët e tyre , u sillnin mirë me ta , duke shpresuar që të udhëzohen në fe.
Në sahihun e Buharit transmetohet se Omeri Zoti qoftë i kënaqur me të , i ka bërë dhuratë një Hule , rrobë një vëllait të tij mohues në Meke. Hule është rrobë që mbulon të gjithë trupin.
Esmaja vajza e Ebu Bekrit Zoti qoftë i kënaqur me të dy, ka thënë : “ Ka ardhur tek unë nëna ime nga Meka , ajo ishte mohuese jo besimtare, dhe i kam thënë : “O i Dërguari i Allahut , nëna ime ka ardhur tek unë, por ajo gënjeshtare (Dinake) a ta takoj? Ka thënë po takoje nënën.” Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi
Në sunenin e Tirmidhiut me transmetim të saktë tregohet nga Ibn Amr, Zoti qoftë i kënaqur me të dy, se është prerë për të një dash në familjen e tij, dhe kur ka ardhur ka thënë : “A i keni dhënë komshijut tonë jehudijë? E kam Dëgjuar të Dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , se ka thënë : “ Vazhdonte Xhibraili më këshillonte për komshijun derisa mendova se ai to të më trashëgojë gjithashtu (do të ketë pjesë në trashigimi si pjestar familje).”
Adhurues të Zotit ! Islami është feja e tolerancës dhe e paqes, mëshirës dhe butësisë, ka ardhur për përhajen e dashurisë dhe ndjeshmërisë, njësimit të rradhëve dhe unitetit në fjalë me qëllim që të ndërtohet një shoqëri e mirë që ka një mesazh të madh, paqja në të është besim Akide dhe fe praktikë, sjellje. Kërkoj nga Allahu mbrojte prej shejtanit të mallkuar : “O besimtarë! Pranojeni Islamin me të gjitha rregullat e tij dhe mos shkoni gjurmëve të djallit, se ai është armiku juaj i përbetuar.” (El-Bekare 208)
Zoti ju begatoftë ju dhe mua me Kuranin Famëlartë dhe të na bëjë dobi nga ajetet e Tij. Kërkoj falje për vete , ju për çdo gabim dhe gjynah. Kërkoni falje sepse me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet për Zotin , Lavdërime që i përkasin Madheshtisë së Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahu një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se profeti jonë Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, Paqja dhe selamet e Zotit qofshin mbi të , familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Kijametit.
O Besimtarë! Atë që dëgjojmë sot nga predikimet e yrrejtjes dhe ndasisë kundra çdo njeriu rrace dhe kombësije është shfaqje e terrorismit dhe ekstremizmit, të cilin e refuzojnë ligjet qiellore , dhe mendjet e shëndosha. Nga këto që përhapin kaos në shoqëri dhe çfarë rrjedhin prej tyre në përdhosjen e vëndeve të shenjtave.
O ju besimtarë nuk ka dyshim se përqafimi i paqes kërkon përhapjen e dashurisë , bashkpunim mes njerëzve për të arritur rilindjen dhe ngritjen e shoqërive, për të cilën shpreson çdo popull për vendin e tij. Nuk përmisohen situatat e shoqërive vetëm se me paqe selam.
Kjo është arsyeja që islami e ka bërë detyrim ruajtje e pesë gjërave kryesore, Fenë , njeriun, mendjen , pasurinë dhe pasardhësit apo vazhdimsinë e jetës.
Njeriu është i nderuar : “Në të vërtetë, Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit: ua kemi bërë të mundur që të udhëtojnë në tokë dhe në det, u kemi dhënë ushqime të mira e të lejuara dhe i kemi ngritur lart mbi shumë prej atyre që kemi krijuar.” (El-Isra 70)
Në dy sahihët tek Buhari dhe Muslimi ka ardhur se i Dërguari i Allahut , paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , kur po kalonte para tij një xhenaze ai është ngritur në këmbë. I është thënë : “Ajo ishte një xhenaze e një jehudi.” Ka thënë : “ A nuk ka qenë njeri?!”
Nuk lejohet ti bëhet padrejtësi asnjë njeriu, apo mos dhënien e të drejtave të tij. Islami e lufton padrejtësinë në të gjitha formave e sajë. Drejtësija në Islam është absolute dhe nuk cënohet. Në Kuranin Famëlartë, Allahu xh.sh ka vendosur peshoren e drejtësisë në ditën e Kijametit: “ Atë ditë askujt nuk do t’i bëhet ndonjë padrejtësi..” (Jasin 54)
Kush do që të ketë qenë ky njeri nuk do ti bëhet padrejtësi ditën e kijametit.
Tek dy Sahihët ka ardhur se kur Profeti Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , ka dërguar Muadh Ibn Xhebelin për në Jemen si thirrës i ka thënë: “ Frikësoju lutjes së atij që i është bërë padrejtësi, sepse mes asaj lutje dhe Zotit nuk ka perde.”
Ka qenë periudha kur ka hyrë populli i Jemenit në Islam.
Islami është i madh , synon që njerëzit të jetojnë në vendet e tyre, të sigurtë për vetet e veta, pasurin e tyre , tokave të tyre, kush do qoftë feja e tyre , raca e tyre, apo ngjyra e tyre.
Njerëzit të gjithë kanë ardhur nga Ademi a.s , dhe ai është krijuar nga balta.: “. O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë.” (El-Huxhurat 13)
O ju besimtarë! Allahu xh.sh ju ka urdhëruar në diçka të madhe, që e ka filluar Ai Vetë dhe ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të . O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot mëshiroje Muhamedin a.s. dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij , me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin a.s dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm .
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekerin, Omerin , Othmanin dhe Aliun dhe mbi të gjithë shokët e Profetit , pasuesit e tyre (Tabiinët) dhe mbi ata që i ndjekin ata me mirësi deri në ditën e fundit. Të lutemi o Zot të jesh i Kënaqur me ne dhe me ta me Mëshirën dhe Bujarinë Tënde O më i Madhi Mëshirues.
O Zot Lartëso Islamin dhe muslimanët, O Zot Lartëso Islamin dhe muslimanët, O Zot Lartëso Islamin dhe muslimanët,
O Zot shkatërro mosbesimtarët,dhe ata që adhurojnë diçka tjetër veç Teje (Politeistët)
O Zot shkatërroi armiqtë e Tu dhe armiqtë e fesë Tëndë.
O Zot bëje të paqtë, begatë e sigurtë këtë vend dhe të gjitha vendet e muslimanëve.
O i Gjallë i Përhershëm me Mëshirën Tënde ty të drejtohemi, na i përmiso gjendjet tona, na i përmiso gjendjet tona, mos na lër ne në asnjë momen vetëm në dobësitë tona.
O Zot largoja shqetësimin atyre që janë të shqetësuar nga muslimënt dhe largo ankthin e atyre që janë të stresuar, shlyej borxhin e të pamundurve,
O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.
O Zot përmiso gjëndjen e muslimanëve në çdo vend . O Zot përmiso gjëndjen e muslimanëve në çdo vend . O Zot përmiso gjëndjen e muslimanëve në çdo vend .
Me mëshirën Tënde o më i Madhi Bujarë.
O Zoti i Gjitësisë, jepi sukses kujdestarit tonë nga Suksesi Jot dhe jepi mbeshtetje nga Mbeshteja Jote, jepi atij shpërblimin më të mirë, për Islamin dhe muslimaët o Zoti i Botrave.
O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjes tonë dhe zëvendësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur.
O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në atë që Do dhe je i Kënaqur, me Mëshirën Tënde O më i Madhi Mëshirues.
O Zot kush dëshiron për ne, vendit tonë dhe sigurinë tonë të keqen, bëja planin e ti shkatërrim për të . O i Fortë o i Plotfuqishëm, o më i Madhi dhe më Bujari.
O Zot të lutemi na largo nga mllefi i tyre, dhe na ruaj nga e keqja e tyre.
O Zot na ruaj ushtarët tanë të vendosur në kufinjtë e vendit tonë. O Zot na ruaj ushtarët tanë të vendosur në kufinjtë e vendit tonë.
O Zot ndihmoji ata kundra armiqve Tu dhe armive të tyre . o Zot kthej ata në familjet e tyre shëndosh dhe fitimtarë. Me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë vdekur, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)