“ Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë.”

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    19-09-1445 H    29-03-2024 D

Shejh Dr. Jusuf  Ebu Sunejneh

Tema   “ Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë.”

Lavdërimet janë për Allahun, i Cili ka lartësuar dhe ka dhënë fitore, ka fshehur dhe ka shfaqur, me Urtësinë e Tij ka përcaktuar dhe urdhëruar, me Drejtësinë e Tij ka përshpejtuar dhe ka vonuar. Atë e lavdërojmë me lavdërime që përshtaten me Përsosmërinë dhe Madhërinë e Tij, Ai ka përmirësuar të prishurin, ka orientuar të humburin, ka përhapur sigurinë dhe ringjallur të vërtetën, ka ribashkuar forcat dhe ka lidhur litarin. Madhërimi është për Atë, Allahun e Madhërishëm, i Lavdëruar është Pushteti i Tij.

O Zoti ynë, na ruaj me syrin Tënd që nuk flenë, na shpëto dhe na mbro me forcën që nuk duket. Na mëshiro me Fuqinë Tënde mbi ne. O Zoti ynë, na ke treguar Fuqinë Tënde, na trego Faljen Tënde, o Zoti i botëve.  O Zoti ynë, sikur të mos ishe Ti nuk do të udhëzoheshim, nuk do kishim besuar dhe nuk do faleshim, prandaj zbrit qetësi mbi ne dhe na forco këmbët tona nëse takohemi, me armikun. Vërtetë kujdestarët kanë bërë shkelje ndaj nesh, e nëse ata dëshirojnë fitne ne kundërshtojmë. O Zot, ktheji ata të humbur.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, i Pari pa fillim, i Fundit pa mbarim. “…kur vendos për diçka, vetëm thotë për të: “Bëhu!” – dhe ajo bëhet.” (El-Bekare 117) Zoti ynë të bindurit e njohën Madhështinë  Tënde dhe u nënshtruan, gjynahqarët dëgjuan për Ekzistencën Tënde dhe shpresuan.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është i robi i Zotit dhe i dërguari i Tij, i dërguari i mëshirës, ftuesi në dashuri, në dhembshuri dhe në mëshirë.  Allahu i Madhërishëm e ka dërguar profet për më të mirin umet, ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është mëshirë udhëzuese për mbarë botën. O Zot dërgoi atij bekime me të cilat zgjidhën probleme, largon me të fatkeqësitë, u jep fund me të dëmeve dhe me të gjërat e vështira i bën të lehta.

O Zot, vërtetë mbi njerëzit tanë në Gaza kanë zbritur fatkeqësitë dhe të vështirat, e Ti je Zoti dhe Sunduesi ynë, nuk adhurojmë diçka tjetër përveç Teje, nuk kemi ku të drejtohemi përveç se tek Ti, lehtëso fatkeqësitë e tyre dhe largo prej tyre të vështirat, o Zoti i botëve.

Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë pjesëtarët e familjes së të dërguarit të Allahut, të mirët dhe të pastrit, të cilët e nderuan, e mbështetën dhe e ndihmuan. Ata që zhveshën shpatat e tyre dhe përgatitën mijëra pas mijëra mbështetës, u përpoqën për të dhe në rrugën e tij me pasurinë dhe trupin e tyre. Luftuan kundër Kurejshëve në ditën e Bedrit, dhe nuk kërkuar prej tyre hakmarrje. Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë shokët e tij dhe me ata që i pasojnë në vepra të mira deri në Ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju agjërues! O ju arritët të mbërrini në xhaminë tuaj të shenjtë! A nuk jeni ju pronarët e tokës së shenjtë?! Zoti ju ruajte, ju forcoftë hapat tuaj për në rrugë të mirë dhe ju dhëntë sukses në ato që e kënaqin Atë. Prandaj kthehuni për tek Ai me zemrat tuaja dhe pendohuni tek Ai nga gjynahet tuaja. Ai që ka ndonjë borxh le ta shlyej, kush është larguar nga vëllai i tij le të pajtohet me të. Këshillohuni me muslimanët dhe mos i tradhtoni ata. Nxirreni zekatin e pasurisë tuaj dhe jepeni sadakanë e Fitrit tuaj. Shtoni sa më shumë falënderimit tuaj ndaj Zotit, sepse sot ju jeni mirë me shëndet. Sa njerëzve u është grabitur feja, janë privuar nga pasuria e tyre, kanë humbur mbulesën e tyre dhe janë ndarë nga njerëzit e tyre?! Prandaj, qëndroni larg dhe bëni kujdes nga gënjeshtra dhe mashtrimi, nga kamata, imoraliteti, nga tradhtia dhe nga pasimi i njerëzve të pamoralshëm dhe të  këqij. Bëni kujdes nga njerëzit dexhalinë, mashtrues,  magjistarë dhe sharlatanë. Ne po kalojmë ditë që historia nuk ka shënuar të ngjashme me to, prandaj, na mjafton ajo në të cilën ne jemi. Shikoni njerëzit tanë se si u janë shkatërruar shtëpitë e tyre, kanë rënë dëshmorë të rinjtë, fëmijë dhe gratë e tyre. Janë pa ushqim, pa ujë dhe pa ilaçe. Uri që nuk e ka njohur historia. Nuk ka mëshirë dhe nuk ka dhembshuri, nuk ka mirësi dhe nuk ka butësi. Janë ngurtësuar zemrat e njerëzve, janë bërë si guri apo dhe më të forta, por përkujtoni gjithmonë se: “ Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë.” (En-Nahl 128)

A nuk jemi ne umeti, populli i Muhamed Mustafasë, të përzgjedhur të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e Allahu i Madhërishëm është Kujdestari i tyre në këtë botë dhe në botën Tjetër, në Ahiret. Mos u frikësoni për ata. “O Profet! Allahu të mjafton ty dhe besimtarëve që të pasojnë.” (El-Enfal 64) Politika e urisë dhe privimi i njerëzve nga gjërat më elementare jetësore. Nga sahabiu i nderuar, Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka ardhur se ka thënë: “ Kam hyrë tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ndërko që ai po falej ulur. I kam thënë: O i dërguari i Allahut, të shikoj që falesh ulur, çfarë të ka goditur, ndodhur?” Ai ka thënë: “ Uria, o Ebu Hurejre.” Kam qarë. Ai më ka thënë: “ Mos qajë o Ebu Hurejra sepse llogaria e vështirë nuk do e godasi, preki të uriturin, nëse ai çështjen e tij e llogaritën për Zotin.”  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ndërruar jetë dhe nuk është ngopur me bukë gruri deri sa është larguar nga kjo botë. 

LEXO  Këshilla të mira për besimtarët dhe besimtaret

Ebu Darda’i, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Nëse do të ishim me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në udhëtim në një ditë shumë të nxehtë, në ditë në të cilën çdo njëri vendosën dorën e tij mbi kokë për shkak të nxehtësisë së madhe, e asnjëri nga ne nuk agjëronte përveç të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe Abdullah Ibn Revahatu.”

O ju njerëz! Asnjë njeri nuk diskuton sot se një popull nga arabët dhe muslimanët po vdesin nga etja dhe ne kemi mundësi që të ua shuajmë etjen e tyre, mbrojtjen e tyre dhe të ushqyerit e tyre. Nuk është besimtarë ai që ngopet ndërsa fqinji i tij është i uritur pranë tij. E si është puna me atë popull që ha dhe pi, ndërsa nga njerëzit e gjakut të tij, fëmijë dhe gra, janë të uritur dhe të etur.

Mjerë për këtë umet, popull që ka arritur në këtë gjendje. Atij, që për hir të Allahut largo një vështirësi nga muslimani, Allahu do largojë nga ai vështirësi në këtë botë dhe në botën Tjetër.

O Zoti ynë, Ti je i Fuqishëm që të largosh etjen e tyre pa u ushqyer, largo urinë e tyre dhe etjen e tyre, o Zoti i Botëve.

O Zot, tek Ti ankohemi për urinë e çdo të urituri, për zhveshjen e çdo të zhveshuri, për frikën e çdo të frikësuari. O Zot, tek Ti ankohemi për urinë e çdo të urituri, për pamundësinë e çdo të pamunduri, dhe për dobësinë e çdo të dobëti.

Të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, natën e Israsë,  i janë ofruar dy gota, një me verë dhe një me qumësht. Ai ka shikuar ato dy gota dhe ka marrë gotën e qumështit. Xhibriili ka thënë: “ Lavdërimi është për Zotin i Cili të ka udhëzuar në natyrshmëri, e sikur të kishe marrë gotën e verës umeti yt do të kishte devijuar.” Lavdërimet janë për Zotin që e ka bërë umetin tonë umet të udhëzuar drejtë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Umeti im është umet i bekuar, nuk e dimë se kush është më i miri i tij, i pari apo i fundit i tij.” A nuk ka në mesin e umetit tonë të dërguar, hilafe, udhëheqje, urdhërim dhe ndalim?! A nuk ka në mesin tonë  nga ata që me fytyrën e tij sjellën retë dhe zbret shiu nga qielli?! A nuk ka nga mesi ynë nga ata që kanë triumfuar kundër armiqve?! Vërtetë ne kemi në umetin tonë dritë që shkëlqen dhe njerëz të mirë, të drejtë, Allahu i dërgon në momente të përçarjeve, vështirësive, ndryshimeve dhe ndarjeve, përmes tyre Allahu ringjallën fenë dhe lartëson me to umetin, përhapën qetësinë, sigurinë dhe drejtësinë. Lufton përmes tyre padrejtësinë dhe errësirën. Ata i do Allahu, Melaiket e Tij dhe njerëzit e drejtë, të mirë. Kështu do të vazhdojnë këto deri sa të zbresë Isai, i biri i Merjemes, nga qielli dhe të falet umeti ynë pas tij.

Çfarë nderimi i madh për këtë umet të bekuar! Urime për ju, o ju që jeni të bindur në ndihmën e Allahut. A nuk e keni ditur se armiku juaj është i turpëruar dhe se Kujdestari juaj është triumfues! Lavdërimet janë për Zoti, që vazhdon për ju  ndihmë nga Allahu. Ju jeni umeti, apo populli i librit të zbritur nga Allahu dhe i profetit të dërguari prej Tij. Ju  keni sunduar tokën, vendet dhe popujt u janë nënshtruar. Ju ishit të parët për njerëzit dhe për të tjerët veç jush udhëheqës. Ju jeni njerëz të forcës dhe qëndresës, krahët tuaj janë të fortë,  burrat tuaj janë trima, shpatat tuaja janë çelik, mbroni gjakun tuaj dhe jepni jetën për fqinjin. Dikush mund të thotë, apo një njeri mund të pyes,  deri në këtë dobësi dhe  poshtërim kemi arritur në këto ditë dhe jemi bërë pasues, ndjekës, të popujve?! Jemi larguar nga metodologjia e lavdëruar, jemi larguar nga orientimi dhe rruga e drejtë. Umeti ynë ka mbetur duke shkuar pas tiranisë dhe mosbindjes,  nuk e njohin mysafirin dhe nuk e largojnë frikën. Frymëzimi i tyre janë njerëzit e llogarisë dhe njerëzit e synimeve. Nuk ka ngelur prej tyre vetëm se të pastrehët dhe të dëbuarit, të cilët ikin pa vullnetin e tyre Sa nga gënjeshtrat kemi konsideruar të vërteta në këto ditë, dhe sa nga të vërtetat i kemi përgënjeshtruar?!  Janë përhapur armiqësitë, hipokrizitë dhe ndasitë, në vend që të jemi vëllezër për hatrin e Zotit, ndihmues në të vërtetën. Armiqësia lindën hipokrizinë në zemër. Kthehuni për në rrugën e drejtë, mbahuni fort në librin tuaj, Kuranin, dhe synetin, praktikën e të dërguarit tuaj, Allahu do të marri nën Kujdesin e Tij çështjen tuaj. Fatkeqësia dhe errësira do të marri fund dhe do të kthehet buzëqeshja me lejen e Zotit.

LEXO  Shpresë, pavarësisht mundimit të madh

Ndërsa ju që na keni sulmuar, përse mohoni, ndaloni nga ne diçka që e keni ditur dhe injoroni nga ne diçka që ju e keni mësuar. Ditët janë kalimtare dhe situatat ndryshojnë. Padrejtësia nuk vazhdon përgjithmonë, i Përhershëm është vetëm Allahu:  “Ato qytete Ne i shkatërruam kur banorët e tyre bënë të këqija dhe, për shkatërrimin e tyre, Ne kishim caktuar një afat.” (El-Kehf 59)

O ti musliman! Zoti të dhëntë jetë të mirë, të ndaftë nga kjo botë me të pafajshmit, të drejtët dhe të pastrit,  të mbrojte nga e keqja e pa besimtarëve dhe të dhëntë përfundimin tënd Xhenetin me të përzgjedhurit. Zoti të largoftë nga zjarri i Xhehenemit me begatinë e emrit të Zotit, të Gjithëfuqishmit, Falësit të madh. Zoti pranoftë agjërimin dhe veprat tuaja. Ka ardhur në ether se; “ Vërtetë syfyri është bereqet, begati, prandaj plotësojeni atë dhe mos e lini, pa ngrënë.” Ngrihuni dhe bëni syfyr qoftë dhe me ujë.

Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje, vërtetë fitorja është për ata që tek Zoti kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin i Cili i përgjigjet lutjes së atyre që janë nevojë, Forcuesi i zemrave të thyera, Larguesi i shqetësimeve dhe fatkeqësive. Ty të lavdërojmë o Zot, me lavdërimin e atyre që të kanë besuar Ty dhe kanë pranuar Islamin, që ka dorëzuar tek Ti çështjen e tij dhe ka pranuar, ju është bindur urdhrave Tu dhe është nënshtruar.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, largues i vështirësive, dhurues i mirësive, mbrojtës nga fatkeqësitë dhe dëgjuesi i lutjeve.

Dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ai që ka thënë: “ Kush dëshiron të shikojë një njeri që ecën në tokë, në këtë botë dhe ai është nga banorët e Xhenetit le të shikojë Talha Ibn Ubejdullah,”  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është mbrojtur me dorën e tij në ditën e betejës së Uhudit.  Ai ishte nga njerëzit që e donte më shumë se çdo njeri të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe e ka mbrojtur atë me vetën e tij. Ai llogaritet me njëmijë kalorës për nga forca, guximi dhe durimi i tij në luftë. Kështu ishin shokët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kishte nga ata që ishte më i devotshëm  dhe që i frikësohej më shumë se të tjerët Zotit të tij, më i frikësuar se të tjerët për fenë e tij, që më shumë se të tjerët thoshte fjalën e saktë, që ligjëronte  më mirë se të tjerët,  më shumë se të tjerët që përjetonte fatkeqësi, që ishte më i lartësuar se të tjerët dhe nga ata që më pak takohej. Ata ishin të përkushtuar natën, që e kontrollonin veten ditën.

Në vijim

O ju adhurues të Zotit! Fitnet dhe fatkeqësitë janë shtuar, çmimet janë rritur, janë shtuar vrasjet, e kjo ka ndikuar për të keq tek njerëzit. Janë rrënuar xhamitë, janë shkatërruar spitale, janë shtuar masakrat, janë vrarë fëmijët, gratë dhe të rinjtë, e ne nuk themi tjetër vetëm se atë që ka thënë Zoti ynë, Allahu i Madhërishëm: “ Thuaj: “Do të na godasë vetëm ajo që na ka caktuar Allahu…..” (Et-Teube 51) Ne e pranojmë dhe jemi të kënaqur me atë që Zoti ka caktuar për ne. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Nëse sprovoj një rob nga robërit e Mi besimtarë dhe ai më lavdëron dhe bën durim për sprovën që Unë i dërgoj, atëherë ai do të ngrihet nga vendi i tij i qëndrimin si dita që e lindë nëna e tij, pa gjynahe. Zoti, Allahu i Madhërishëm u thotë ruajtësve të Xhenetit; “Unë e kam lidhur robin Tim dhe  e kam sprovuar, prandaj shpërblejeni atë sikurse e keni shpërbluar dhe para kësaj nga shpërblimet.” Çdo musliman që lëndohet dhe dhimbje në trupin e tij Allahu e pastron me të nga gabimet e tij.

Adhurues të Zotit! Dijeni se nuk ka një e vështirë që bie tek muslimani dhe që pas saj Allahu i Madhërishëm të mos i japi atij rrugëzgjidhje dhe lehtësim. “ O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin për të qenë të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!” (Al ‘Imran 200) Bëni durim sepse ajo është vetëm një udhëtim apo një mëngjes deri sa të sjelli Allahu lehtësimin.

LEXO  Nga vlerat dhe mirësitë e butësisë

Ndërsa ti gruaja muslimane durimtare, mos u shqetëso për djalin tënd që ke humbur, dorëzoju caktimit të Zotit, sepse vërtetë djali yt nuk ka  pasur  për qëllim kryerjen e një gjynahi, nuk ka bërë  një të keqe, nuk është gjykuar pas një vendimi, nuk ka shkuar pas një sigurie dhe nuk ka pasur për qëllim që ti bëj padrejtësi një muslimani. Por ai është vrarë padrejtësisht, e ai tani është nën kujdesin e Zotit  dhe përfundimi i tij është në Xhenet.

Frikësoju Allahut, o ti përgjegjës në atë që Allahu të ka dhënë mundësinë e kujdestarisë. Mëshiro të vejat dhe jetimët, ndihmo të dobëtin dhe atë që i është bërë padrejtësi, të shtypurin. Mos u zemëro, mos  u bëj xheloz. Bëj kujdes dhe mos u armiqëso me popullin, e nëse populli kthehet tek i pari i tij, kjo do të çonte në shkatërrimin e tyre. Bëhu për muslimanët baba i mëshirshëm, bashkohu me të dhe premtoju atyre. Mos u bëj tiran kokëfortë, apo arrogant krenarë. Zbato atë me të cilën të ka urdhëruar Allahu, këshillo për hatrin e Zotit dhe për muslimanët. “Dhe mos i mbro ata që mashtrojnë vetveten! Se Allahu nuk i do tradhtarët dhe gjynahqarët.” (En-Nisa’ 71) Kush ka në përgjegjësi një popull dhe nuk u jep atyre këshilla, atij Allahu ja ka ndaluar Xhenetin. Kush merr përsipër një çështje dhe e di se nuk është i aftë për atë punë, le të përgatisë ulësen e tij prej zjarri.

Allahu ka kërkuar nga udhëheqësit tre çështje, që të mos e blejnë atë pozitë me një çmim të lirë, të mos frikësohen nga ai njerëzit dhe të mos pasojë egon, të kotën. “ O Daud, Ne të kemi bërë mëkëmbës në Tokë, prandaj gjyko ndërmjet njerëzve me drejtësi dhe mos shko pas dëshirave dhe tekave….” (Sad 26)

Ndërsa ju të burgosurit tanë! Llogaritini vetet tuaja të shpërblyer tek Allahu, dhe kujtoni gjithmonë se Allahu është më afër jush se damarët e qafës. Shpejt do të ju vijë lehtësimi i Allahut, do të ktheheni tek ne me gëzim dhe buzëqeshje, do të gëzoni me mëshirën e Zotit. Ne lutemi gjithmonë për ju që të marri fund robëria juaj dhe të shpëtoni. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thoshte: “ Si mund të fle kur unë dëgjon rënkimet e xhaxhait tim?” Ndërsa në një transmetim tjetër ka ardhur: “ Unë nuk kam fjetur natën për shkak të Abasit.” Xhaxhai i tij është marrë rob në luftën e Bedrit. Ju keni shembullin më të mirë nga sahabiu i nderuar Abdullah Ibn Hudhafetu Sehmij, kur është marrë peng, ku i pari i pengmarrësve kërkoi ti puthte kokën në këmbim të lirisë së tij dhe të gjithë robërve muslimanë. Dhe ai puthi kokën e tij. Kur prijësi i besimtarëve, Omer Ibn Hatabi mësoi për këtë gjë ka thënë është e drejtë e të gjithë muslimanëve që të puthin kokën e Abdullahut, e unë do ta filloj i pari, është ngritur Omeri dhe ka puthur kokën e tij.

O ju muslimanë! Qëndroni dhe kapuni fort dhe të mos kënaqen me ne hipokritët. O ti musliman! Agjërimi yt është i saktë nëse mbledh zemrën tënde, dhe ndalon gjuhën tënde nga fjalët e turpshme, të këqija dhe gënjeshtrat, nëse respekton vëllezërit e tu dhe  njeh të drejtat e tyre. Qëndro larg vrasjes dhe armiqësisë. Mjaft më me tallje dhe lojë në fenë tuaj. Mbani lidhjet tuaja farefisnore, që të jetoni me dashuri, lumturi, paqe dhe siguri.

O ti musliman! Përmende Allahut, sepse Ai të ndihmon në atë që ti kërkon nga zhdukja e fatkeqësive. Shtoni sa më shumë sexhdet për Zotin, sepse ne jemi në një kohë që sexhdet për Zotin janë pakësuar. “ … por bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!” (El-‘Alak 19)

Ndërsa ju o namazfalës! Kujdesuni për qetësi dhe dinjitet kur jeni në xhaminë e Zotit të Madhërishëm. Mos dilni jashtë rregullit, apo sistemit nga metoda, ligji i Allahut të Madhërishëm në respektim të kufinjëve të Tij.

Zoti dhe Sunduesi ynë, ke mbuluar të metat tona dhe ke shfaqur të mirat tona, besimtarët për Ty qëndrojnë në etjen e skajshme dhe herët në errësirën e agimit ngrihen, shpresojnë mëshirën Tënde dhe faljen Tënde të madhe. O Zot, na fut në shkallët e atyre që janë afër Teje, na ringjall nën shoqërinë e njerëzve të ditur, me të vërtetë Ti je më i Miri dhe më Bujari.

O Zot, vërtetë nuk zbret fatkeqësi nga qielli vetëm se për shkak të gjynaheve, dhe nuk largohet vetëm se përmes pendesës. Këto janë duart tona të ngarkuara me gjynahe dhe të drejtuara për tek Ti me pendesë, Ti je Kujdestari që nuk lë pas dore të humburit, dhe nuk i lë shumë prej tyre të humbin. Ka humbur i vogli dhe është larguar i madhi, është ngritur ankesa,  ndërsa Ti e di të fshehtën dhe sekretin e saj.

O Zot, mbuloi ata me mbulimin Tënd para se të mbyllen dhe të zhduken, vërtetë nga mëshira Jote nuk e humbin shpresën vetëm se populli mohues.

O Zot, fali ata dhe fëmijët e tyre. O Zot, fali ata me falje të dukshme dhe të fshehtë që të mos u ngelin më gjynahe, o Zoti i botëve. O Zot, kompensoi ata në fëmijët e tyre, ruaj dhe mbroj ata nga çdo gjë e urryer.  Fal gjynahet e tyre dhe prano nga ata më të mirat që  kanë vepruar, fshij prej tyre të këqijat që kanë bërë dhe përmirësoi ata në trashëgimtarët e tyre. O Allah, o Bujar, veço dëshmorët tanë, mëshiro fëmijët dhe gratë tona me mëshirën Tënde të madhe.

 “I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/328426099862703

Post Author: endrit