Hutbe e Fitër Bajramit nga Meka e bekuar 01- 10-1445 H 10-04-2024 D
Shejh Salih Ibn Abdullah Ibn Humejd
Tema Gëzuar Bajramin me falje dhe tolerancë
Paqja, Mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju.
Lavdërimet janë për Allahun, Ai është Mbrojtësi i Lavdëruar. Zoti është më i Madhi, sa kohë që vjen hëna e Bajramit. Lavdërimet janë për Allahun, sa i ka nderuar me mirësi dhe bekime të Tij njerëzit. Zoti është më i Madhi, sa na ka udhëzuar dhe na ka dhënë sukses në rrugën e drejtë. Lavdërimet janë për Allahun, sa ka ndriçuar zemrat dhe ballin me dritat e bindjes. Zoti është më i Madhi, sa janë parfumosur me përmendjen e Tij tubimet dhe shpirtrat e njerëzve. Lavdërimet janë për Zotin, për shpërblimin e Tij të begatë, Zoti është më i Madhi; “…dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe!” (El-Ankebut 45)
Zotin e Madhërishëm e lavdëroj, ka bërë përfundimin e muajit të agjërimit festë, Bajram. Zotin e Madhërishëm e falënderoj, Atij i lutem që të më japi në dy botët jetë të lumtur dhe mirësi të shtuara.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, na ka forcuar në fjalën e Tevhidid, Njësimit të Zotit, në vazhdimësi, na ka dhënë sukses në vepra të mira, në namaz, në zekat, në haxh dhe në agjërim.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i miri që ka Lavdëruar, Njësuar dhe Madhëruar Allahun, më i miri që ka përmendur, falënderuar dhe kujtuar Allahun. O Zot, fale dhe mëshiroje atë në këtë ditë të nderuar, shto tek ne dashurinë për të dhe në Ditën e Kijametit na mundëso të jemi afër pozitës së tij të lartë. O Zot, fali dhe mëshiroi familjarët e tij të pastër, shokët e tij të zgjedhur, tabiinët dhe ata që i pasojnë në vepra të mira, deri sa të ndërrohet nata me ditën.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin. Zoti është më i Madhi, lavdërime për Zotin sa më shumë, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.
Në vijim
O ju njerëz! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun. Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Zotit. Dijeni se dashuria mes vëllezërve është bekim dhe komunikimi mes tyre është mëshirë. “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër…” ( El-Huxhurat 10) Bekimi, mirësia shtohet me mirënjohje, falënderim, fatkeqësitë, vuajtjet lehtësohet me durim dhe gjynahin e fshinë të kërkuarit falje.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Bajram të begatë, Zoti ju dhënë lumturinë e hënës së tij, ju furnizoftë me bekimet e përsosmërisë së tij, ju dhuroftë sa më shumë nga mirësitë dhe begatitë e Tij. Zoti e shoqëroftë Bajramin tuaj me pranim të veprave dhe me arritjen e asaj që ju shpresoni. Zoti pranoftë agjërimin tuaj dhe me shpërblime të mëdha namazet tuaja.
Zoti është më i Madhi, për atë që ka dashur, Zoti është më i Madhi për atë që ka dhuruar dhe lartësuar.
Bajram të begatë për kujdestarët e çështjeve tona, për kujdestarin e dy xhamive të shenjta dhe për princin, mëkëmbësin e tij besnik. Bajram të begatë për popullin tonë, vendin tonë dhe për të gjithë muslimanët mbarë. Bajram të begatë për ata që janë në tavaf dhe në namaz, për besimtarët dhe vizitorët, dhe për të gjithë ata që kanë për qëllim vizitën e dy xhamive të shenjta.
Lavdërimet janë për Zotin, ja ku janë imazhet e veprave të mira nga ky vend i begatë që pasojnë njëra-tjetrën, llojet e vlerave që konkurrojnë dhe ngrihen mbi njëra-tjetrën, në çdo kohë dhe në çdo objekt ku ka përkujdesje, shërbim, vëmendje, përkushtim dhe mjeshtëri. Objektivi janë njerëzit që vizitojnë dy xhamitë e shenjta, shërbimi ndaj tyre dhe lehtësimi i çështjeve të tyre, në ardhjen dhe udhëtimin e tyre. Kjo është një garë fisnike në këtë vend të bekuar, Mbretëria e Arabisë Saudite, e cila po konkurron në fushat e bamirësisë së arritur nga ky vend i bekuar dhe udhëheqja e tij e drejtë. Vend bujar dhe i bekuar, të cilin Allahu e ka bekuar me siguri, besim dhe me një jetë të mirë. Vend që ushqen të uriturit, ndihmon nevojtarët, strehon të shpërngulurit, refugjatët, dhe ledhaton kokën e jetimit.
Ndërsa miqtë e të Gjithëmëshirshmit, shërbimi ndaj tyre është nder, lehtësimi i ritualeve të tyre është synim dhe sakrifica për hatrin e tyre është adhurim, afrim tek Zoti.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, shikoi dhe mbuloi, mësoi dhe fali.
O ju muslimanë! Qoftë Bajrami juaj i begatë, Zoti e pranoftë nga ne dhe ju.
Zoti ju ruajte! Bajrami është rast fisnik për pastrimin e zemrave, për pajtimin e shpirtrave, për dashurinë në mes vëllezërve dhe për forcimin e lidhjeve farefisnore.
Në mes duarve tuaja është një moral i shkëlqyer, një art i sjellë të cilin vetëm i Përsosuri, Zoti mund të bëj atë. Etikën e lartë mund ta zotërojnë vetëm njerëzit më të virtytshëm dhe të nderuar. Moral që mbron nderin, ngjallën frikën dhe lartëson pozitën. Ai është morali i mos vënies re të gjërave, për të mirë, dhe tolerimi.
O vëllezërit e mi! Mos vënit re të gjërave është rruga më e mirë dhe më e suksesshme për t’u marrë me njerëzit nëse diçka i zemëron ata, ose diçka e keqe fillon t’u ndodhë atyre.
Zoti është më i Madhi! Ai përparon kë të dojë me mirësinë e Tij dhe vonon kë të dojë me drejtësinë e Tij.
O vëllezërit e mi! Zoti ju ruajte, mos vënit re është të lënit, të braktisësh diçka që nuk të intereson, kujdesi për diçka që të intereson dhe të tolerojmë dëmet e vogla për të parandaluar dëmet e mëdha.
Të mos vënit re është mbyllja e syve ndaj asaj që nuk është e dëshirueshme me fjalë, vepra dhe sjellje, mbyllja e syve ndaj gabimeve dhe ndaj gjërave të vogla.
O muslimanë! Personi që nuk vë re fisnik është qëllimisht i tillë përballë gabimeve dhe të metave që i shikon. Ai është i vetëdijshëm dhe i di ato, por nuk i vë re ato nga bujaria, lartësimi, vlera dhe fisnikëria.
Ndërsa personi tolerant ka një vullnet të fortë me një shpirt të rafinuar, vlerëson ndjenjat njerëzore, kontrollon mendimet, kujdeset për turpin, nderin, udhëhiqet nga mençuria, udhëhiqet nga arsyeja, nuk drejtohet nga pasioni dhe nuk mposhtet nga epshi.
Zoti është më i Madhi, Ai që do të grumbullojë njerëzit në ditën për të cilën nuk ka dyshim. Zoti është më i Madhi, Ai dëgjon çfarë zbulon robi, njeriu dhe çfarë fshehën.
Të dashurit e mi! Nga lidhjet farefisnore është dhe përhapja e të mos vënit re, me qëllim të mirë, ndër shtyllat e qëndrueshmërisë në shtëpi është të mos vënit re, ndër marrëdhëniet e mira është të mos vënit re. I afërmi nuk zbulon sekretin e të afërmit e tij, sepse të zbuluarit e sekretit është ndasi dhe përçarje.
Zoti është më i Madhi, kush kapet pas Tij nuk humbet dhe kush është krenar me Të nuk poshtërohet. Zoti është më i Madhi, Ai ka pushtetin në qiej dhe në tokë, i Bekuar, i Lartësuar dhe i Madhëruar është Allahu.
O ju muslimanë! Ndërsa sa i përket të dërguarit tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Sufjan Eth Theuriu, Zoti e mëshiroftë thotë: “ Ai nuk ka zbuluar sekret asnjë herë, a nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut të Madhërishëm në të drejtën e të dërguarit të Tij, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të; “ …i cili një pjesë të këtij zbulimi ia tha (gruas që ia përhapi sekretin), kurse pjesën tjetër jo.” (Et-Tahrim 3)
Zoti është më i Madhi, i Madhërishëm është Ai, të Bekuar janë Emrat e Tij dhe të nderuara janë veprat e Tij.
Prej thënieve të njerëzve të dijes dhe urtësive të tyre: Imam Ahmedi, Zoti e mëshiroftë, transmeton se Othman Ibn Zaid ka thënë: “Mirësia është e ndarë në dhjetë pjesë, nëntë prej të cilave janë në të mos vënit re, me qëllim të mirë.” Imam Ahmedi ka thënë: “ Mirësia ka dhjetë pjesë, të gjitha janë në të mos vënit re, me qëllim të mirë.”
Nga fjalët më të bukura që janë thënë: “ Nga pjesa e moralit tënd të keq është shikimi yt në moralin e keq të të tjerëve.”
Në vijim
Zoti ju mëshiroftë! Kush mbahet pas frerëve e të mos vënit re, do të mbajë frerët e vlerave, njeriu i virtytshëm nuk është askush tjetër veçse inteligjenti që nuk vë re gjëra, me qëllim të mirë.
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit!” (El-A’raf 199)
Zoti na bëftë dobi nga udhëzimi i librit të Tij, Kurani, dhe nga syneti i të dërguarit të Tij, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëplotit.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Zoti është më i Madhi, lavdërime e shumta janë për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.
Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi pasuesit e tyre në vepra të mira, për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, ka veçuar, ka falur dhe ka mëshiruar. Zoti është më i Madhi, ka shkruar shpërblimin më të madh. Lavdërimet janë për Zotin, për udhëzimin që ka legjitimuar. Zoti është më i Madhi, Madhërim që nuk fund. Lavdërimet janë për Zotin, Ai është i Gjithëdijshëm Falës i Madh, Zoti është më i Madhi sa kohë të jetë e errët nata dhe të shndrisë dita.
Allahun e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falënderoj, ka bërë devotshmërinë rrugë drejtë fitores së jetës së përtejme, Ahiretit. Atë e falënderoj për mirësitë e Tij të fshehta dhe të dukshme.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi me të cilën shpresoj të fitoj mirësi të shumta, të fitoj me të kënaqësi, me bujari dhe dashamirësi.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, ka mbyllur me të mesazhet Hyjnore dhe ishte udhëheqësi i tyre, dhe e bëri atë siguri për këtë umet, popull, ai ishte siguria dhe paqja e tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, lutje të përhershme për të. Zoti i dhuroi atij vlerën, mirësinë dhe gradën më të lartë, Zoti na bashkoftë me të me Mirësinë dhe Bujarinë e Tij, na mundësoftë të pimë ujë nga lumi i tij dhe nga duart e tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi pasuesit e tyre në vepra të mira, lutje dhe përshëndetje të shumta të cilat qëndrojnë përherë.
Zoti është më i Madhi, lavdërime e shumta janë për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.
Në vijim
O ju muslimanë! Bajrami është një rast solemn, madhështor për më shumë kohezion, lidhje, dhe harmoni më të madhe. Përhapni selamin, përshëndetjen e paqes, shkëmbeni urimet, pajtoni, falni dhe neglizhoni, mos i vini re disa gjëra në mes njëri-tjetri: “…por bëni të mira; Allahu me të vërtetë i do bamirësit.” (El-Bekare 195)
O ju muslimanë! Kërkojeni gëzimin e Bajramit në kënaqësinë e Zotit tuaj, në largimin nga gjynahet tuaja dhe në shtimin e veprave të mira. Dijeni se një nga shfaqjet e mirësive pas Ramazanit është vazhdueshme e robit në bindje, adhurim, dhe pasimi i veprave të mira me vepra të mira. I dërguari juaj, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ju ka urdhëruar që ta pasoni agjërimin e Ramazanit me agjërim të gjashtë ditëve nga muaji Sheval. Kush e bën këtë ai është sikur të ketë agjëruar të gjithë vitin. Zoti e pranoftë nga ne dhe ju, Zoti na ndihmoftë ta përmendim dhe ta falënderojmë Atë dhe ta adhurojmë sa më mirë.
Lutuni dhe përshëndeteni mëshirën e dhuruar, mirësinë e dhënë, të dërguarin tuaj, Muhamedin, të dërguarin e Zotit, për këtë ju ka urdhëruar Zoti juaj, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin, familjen e tij, bashkëshortet dhe trashëgimtarët e tij.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabi’inë dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe mbi ne së bashku me ta, me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujarë.
O Zot, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.
O Zot, mbështete me të vërtetën, me sukses dhe udhëzim udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, jepi sukses atij në atë që do dhe je i kënaqur, furnizoje atë me mbështetës të drejtë, ndero me te fenë Tënde, lartëso me të fjalën Tënde, bëje atë ndihmë për Islamin dhe muslimanët, bashko me të fjalën e muslimanëve në të vërtetën dhe udhëzim.
O Zot, jepi sukses atij, zëvendësit të tij, vëllezërve dhe ndihmësve të tyre, në atë që do dhe je i kënaqur, drejtoi ata në të mirë dhe devotshmëri, mbështeti ata në atë që është përmirësimi i popullit dhe vendit.
O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me Librin Tënd, me synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Bëji ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë dhe bashko fjalën e tyre në të vërtetën dhe në udhëzim, o Zoti i Botëve.
O Zot, ruaj vëllezërit tanë në Palestinë. O Zot, ruaj ata me mbrojtjen Tënde, mbështeti ata me kujdesin Tënd dhe mbuloi ata me kontrollin Tënd. O Zot, shëroje plagët e tyre, pakëso pengesat e tyre dhe liro robërit e tyre. O Zot, shëro të sëmurët e tyre, mëshiro të vdekurit e tyre dhe pranoi ata dëshmorë tek Ti.
O Zot, çliro xhaminë e Aksasë nga pushtuesit tiranë. O Zot, ngri lartë çështjen e saj, lartëso pozitën e saj, forco qëndresën e saj, bëj të qëndrueshme shtyllat e saj, o Dëgjuesi i lutjeve.
O Zot, na ruaj nga e keqja e të pabesëve, nga komplotet e armiqve dhe nga e keqja e atyre që këpusin rrugën natën dhe ditën.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
O Zot, na e dhuro këtë Bajram shumë vite dhe kohë të gjata, me një jetë të mirë dhe të lumtur, në lavdinë e fesë dhe popullit, në bashkimin e fjalës, me pranim të veprave dhe me falje, me të vërtetë Ti je Dhurues Bujar.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Zoti është më i Madhi, lavdërime e shumta janë për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.
Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi zotërinë tonë, Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij, për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.
Afrim Smakaj