Bekimi i agjërimit, lidhja dhe dhurimi

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa      14-09-1446H   14-03-2025 D

Shejh Muhamed Sarandah

Tema  Bekimi i agjërimit, lidhja dhe dhurimi

Lavdërimet janë për Zotin. “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).” (El-Bekare 185)

Lavdërimet janë për Zotin. “Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira dhe u jep lajmin e gëzuar besimtarëve, që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë shpërblim të madh.” (El-Isra’ 9)

Lavdërimet janë për Zotin. “A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e (kohës së) injorancës (paganizmit paraislamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?” (El-Ma’ide 50)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ditën e Gjykimit do të sillet Kurani dhe njerëzit e tij, ata të cilën kanë punuar me të në këtë botë, u prijnë sureja Bekare dhe Al ‘Imran, të cilat do të ndërmjetësojnë për njerëzit e tyre, ata që i kanë lexuar dhe zbatuar ato dy sure.”

O Zot, të lutemi me çdo Emër Tëndin, me të cilët ke emruar Veten Tënde, apo  e ke zbritur atë në librin Tënd, në Kuran, apo ja ke mësuar ndonjërit prej krijesave të Tua, apo e ke mbajtur sekret në diturinë Tënde, që ta bësh Kuranin Famëlartë pranverë të zemrave tona, dritë të gjokseve tona, largim i brengave tona, dhe zhdukje të shqetësimeve dhe pikëllimeve tona. O Zot, bëje Kuranin lehtësim të pikëllimeve për popullin tonë në Gaza. O Zot, bëje Kuranin lehtësim të pikëllimeve për popullin tonë në Bregun Perëndimor dhe Palestinë. O Zot, ngriji, lartësoi ata me Kuranin Famëlartë. O Zot, qetëso frikën e tyre dhe ruaj ata me Kuran. O Zot, largo urinë e tyre, forco këmbët e tyre dhe jepu atyre siguri të vazhdueshme, me bekimin e muajit të Kuranit Famëlartë. “ Vërtetë Allahu me këtë libër lartëson popuj dhe ulën disa të tjerë.” Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, i Fuqishmi, Dhuruesi, Mbreti i sunduesve, Zoti i zotëruesve, Gjykatësi i Drejtë.  Ditën kur do të zhveshur këmbët dhe do të prehen linjat e gjakut, Falës i gjynahit, Pranues i pendimit, Dënues i rreptë. Kush bën vepra të mira e bën këtë për veten e tij, e Allahu ka shpërblimin më të mirë. E kush bën keq, e bën atë kundër vetvetes, e kënaqësia e kësaj bote nuk është gjë tjetër veçse një iluzion.

Mbretërit kur robërit, skllevërit e tyre plaken nën sundimin e tyre, u japin atyre lirinë e të lirëve.  Ndërsa Ti, o Zoti im, o Krijuesi im, je më i merituar, primarë se kaq në Bujari, jemi plakur në robëri prandaj na liro nga zjarri i Xhehenemit. O  Zoti im, o Krijuesi im: Populli i Palestinës është goditur nga vështirësitë, por janë të palëkundur, të lidhur me këtë vend  dhe duke kërkuar shpërblim, prandaj, o Zoti ynë, na liro nga zjarri i Xhehenemit.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i dërguari i Zotit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Paqja qoftë mbi të dërguarin tonë, të cilit i atribuohet e gjithë lavdia, nderi dhe krenaria. Një i dërguar i madh dhe i nderuar, bujar dhe i sinqertë në premtimin e tij, cilësitë më të mira të tij. Përshkruajeni atë me çfarë të dëshironi, sepse për Zotin, universi nuk ka patur si ai asnjë nënë apo baba. O Zot, bekoje atë sa koh të jetojë gjallesë e gjallë në tokë dhe të ekzistojë gojë që ta përshëndesi atë. O Zoti ynë,  bekoje të dërguarin tonë Muhamedin,  sa kohë yjet në qiell të lavdërojnë, luten për ty shtëpitë e Zotit dhe vendet e shenjta, shkronjat e poezisë, poemave dhe lapset. Përkujtimi yt  është akoma erë mirë me të cilën parfumosen në vazhdim toka, ditët dhe popujt, o zotëria i të gjithë të dërguarve të drejtë, më i miri që kanë njohur arabët dhe joarabet.

Besëlidhja me umetin e Kuranit ripërtërihet në Ramazan. Muaji i Kur’anit është lindja e umetit Islam me fjalën ‘Ikra’ Lexo. “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka),” (El-‘Alak 1) I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Fletushkat e Ibrahimit kanë zbritur në natën e parë të muajit të Ramazanit, Tevrati është zbritur pasi kanë kaluar gjashtë ditë nga Ramazani, Ungjilli është zbritur pasi kanë kaluar  trembëdhjetë ditë nga Ramazani,  Zeburi është zbritur pasi që kishin kaluar tetëmbëdhjetë ditë nga Ramazani, ndërsa Kurani është zbritur pasi që kishin kaluar njëzetë e katërt ditë nga Ramazani.” Lindja e umetit Islam ishte në muajin e Ramazanit. Kurani është fjala e përjetshme e Zotit, mrekulli në formulimin e tij dhe sfidues në vargjet, ajetet e tij. “Atij nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë.” ( Fussilet 42) Përshkruesit nuk ishin në gjendje ta përshkruanin atë. Kurani dhe nëse është i shkurtër është i plotë, i mjaftueshëm,  nëse  tregon diçka, është i drejtë, nëse sqaron është shërues, nëse sundon është i drejtë, nëse lexohet sa më shumë është përkujtues, e nëse  këshillon është efektiv. Lexuesi i tij nuk do të mërzitet nëse vazhdon, në lexim, dhe dëgjuesi i tij nuk do të mërzitet nëse reflekton. Kurani, sa i përket elokuencës së tij, është i ëmbël kur shijohet nga mendja, det i dijes, thelbi i fjalëve, shpresa e atyre që kërkojnë ndërmjetësim dhe shpirti i zemrave të besimtarëve. “Atë e zbriti Shpirti i besueshëm (Xhebraili).” (Esh-Shu’ara’ 193) Tek Muhamedi, vula e të dërguarve, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

LEXO  Nga Kudsi thirrje për pendim

Kurani është fjala e Zotit, mrekullitë e të cilit nuk ndalojnë kurrë. Ai shtë gjëja më e ëmbël dhe më e çmuar që ka dëgjuar ndonjëherë veshi dhe që njeriu ka shprehur ndonjëherë me gojn e tij. Por se Kurani është studimi më i nderuar, e ai që e studion atë për hir të Allahut është më i nderuari nga të gjithë ata që ecin në këmbë, njerëzit.

Pas lindjes së umetit Islam me frymëzim hyjnor, dhe që u rrit me udhëzimin e të dërguarit të njerëzimit, u përhap në të gjithë tokën për ta populluar atë me ligjin e drejtësisë Hyjnore. Para muajit të Ramazanit dhe para shpalljes nga qielli, njerëzimi jetonte në përçarje, luftëra dhe barbari. Sapo umeti barti Kuranin e tij dhe e bëri atë metodë të jetesës së tij,  sa që u bë paria e të gjithë popujve dhe u përshkrua me bamirësinë dhe kohezionin e tij. Kishte sovranitet në tokë dhe nderim midis popujve. Kur na vjen Ramazani çdo vit, duhet të kujtojmë se si toka u ndriçua nga drita e shpalljes qiellore.

Muaji i Ramazanit është muaji i Kuranit, muaji i të qenit i dobishëm për të tjerët, muaji i vetëreformimit, i furnizimit shpirtëror dhe i ruajtjes së të drejtave të të tjerëve. Muaji i Ramazanit është muaji i dhurimit dhe bujarisë, muaji i ndjenjave dhe i vëllazërisë. Nëse umeti Islam agjëron muajin e tij dhe merr dritën e tij nga Kurani, përfitimi duhet të shtrihet për të gjithë anëtarët e umetit Islam. Nga umeti nuk pranohet dështimi, tradhtia dhe braktisja, dezertimi, e kush i vepron këto, Zoti nuk ka nevojë që ai të lërë ushqimin dhe pijen e tij.  Umetit në muajin e Ramazanit, në muajin e Kuranit, nuk i lejohet të kthehet në fëmijërinë dhe lindjen e tij. Ai fitoi statusin e tij në mesin e kombeve në ditët e para të Islamit dhe forcoi vendosmërinë e tij  me muajin e Kuranit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, udhëhoqi umetin  drejt Mekes fitimtar dhe çlirimtarë në muajin e Ramazanit. Ndërsa pas kalimit të profetit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për në botën Tjetër, për një periudhë kohe umeti i Kuranit vazhdoi me përhapjen e dritës së shpalljes Hyjnore në tokë, për në Armeni, Azerbajxhan dhe në Levant,  toka e Shamit. Sahabet, bartësit e Kuranit, nuk u kufizuan vetëm në leximin dhe lutjet, namazet e natës në Ramazan, por mësuan se muaji i Kuranit është muaji i lindjes së umetit, për të arritur kulmin, lavdinë dhe udhëheqjen e tij si umet në mesin e popujve të tjerë.

Kur hynë Ramazani umeti duhet të përqendrohet në prioritetet e tij. Nuk është nga  prioritetet e tij të mbajë sofra të yftarit dhe tubimet e taravive e të neglizhojë mbrojtjen e vëllezërve tanë të shtypur. Por se nga prioritetet në muajin e Ramazanit dhe në muajin e Kuranit  është që sundimi i ligjit të Zotit të mbizotërojë në jetën tonë. Nuk ka nënshtrim ndaj shtypësve, të padrejtëve dhe ligjeve të tyre, e secili është përgjegjës, do të merret në llogari, para Zotit. “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” (En-Nisa’ 65)

LEXO  Këshilla për të bërë mirë pas kryerjes së shtyllës së pestë, Haxhit

Kalifi i muslimanëve, Velid Ibn Abdul Malik, pyeti një nga dijetarët asket: “A do të merren në llogari mbretërit, kalifët dhe presidentët, udhëheqësit?” Dijetari asket i ka thënë: “ A je ti më i nderuar tek Zoti se Daudi, alejhi selam, të cilit Allahu i dha profetësinë dhe kalifatin, udhëheqjen, e pastaj e kërcënoi me fjalën e Tij duke i thënë: “O Daud, Ne të kemi bërë mëkëmbës në Tokë, prandaj gjyko ndërmjet njerëzve me drejtësi dhe mos shko pas dëshirave dhe tekave, se ato të largojnë nga rruga e Allahut! Me të vërtetë, për ata që largohen nga rruga e Allahut, ka dënim të ashpër, ngaqë e kanë harruar Ditën e Llogarisë.”(Sad 26)

Sundimtarët më të mirë janë ata të cilët Zoti i ka fuqizuar për t’u shërbyer muslimanëve, për t’u kujdesur për interesat e tyre dhe për të ruajtur dinjitetin e tyre. Historia do të shkruaj dhe do rregjistrojë se umeti Islam, gjatë muajit të Ramazanit, muajit të Kuranit, nuk ishte në gjendje të plotësonte nevojat e të dobëtve nga ushqi, ilaçet dhe strehimi dhe heqjen e barrës prej tyre. Nuk është e pranueshme nga njerëzit në pushtet që të kthehet umeti  në fëmijërinë e tij dhe qëllimet e tij të mbeten të kufizuara në përmbushjen e dëshirave dhe kënaqësive të tij, si një fëmijë i vogël që nuk ka shqetësime gjatë muajit të Ramazanit përveç kënaqësive dhe dëshirave të veta, i pavetëdijshëm për nevojat e shoqërisë së tij dhe të atyre që e rrethojnë. Kështu që, ankohemi tek Zoti dhe tek Ai  shpresojmë.

Nëse i fsheh plagët, ato do të shërohen. Prandaj, mbani të fshehta plagët tuaja dhe mos i tregoni askujt për to.

Sa muslimanë të plagosur u janë ankuar njerëzve për dhimbjen e tyre, por  njerëzit u shtuan dhe më shumë ankthin e tyre. “A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen…” (En-Neml 62)

Me emrin Tënd më të madh, drejtohemi tek Ti, Zoti ynë, o Krijuesi ynë, s’ka Zot tjetër përveç  Teje, Mëshirues, Bujar, o Krijues i qiejve dhe i tokës, o Zotërues i madhështisë dhe i nderit, o i Gjallë i Përhershëm, të lutemi që të largosh brengat dhe pikëllimin dhe të lirosh xhaminë e Aksasë  dhe robërit, të burgosurit, o Zotërues i madhështisë dhe i nderit.

S’ka Zot tjetër përveç  Allahut. Muhamedi është i dërguari i Allahut.

Kjo është shkolla e agjërimit në muajin e Kuranit, e nuk ka përmirësim për individin, familjen apo shoqërinë, përveçse me ligjin, gjykimin e Zotit. “Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit…” (En-Nisa’ 59) Ndërsa i dërguari thotë: “ Nëse dikush e ofendon ose e shan, agjërusein,  le të thotë: Unë jam me agjërim.” Nuk ka ashpërsi apo keqdashje ndaj muslimanëve.  Kur agjëruesi u urdhërua të falë, të tolerojë dhe të shtypë zemërimin, Zoti nuk do që të jemi frikacakë dhe as që të  vendosim poshtërimin dhe turpin në shpirtrat tanë, por na udhëzoi në falje, butësi dhe tolerancë mes besimtarëve. Xhafer Sadiku, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Të ndjejë keqardhje për faljen është më mirë se të ndjejë keqardhje për ndëshkim dhe hakmarrje.”

Portat e pendimit dhe portat e Xhenetit janë të hapura këtë muaj për të pritur  çdo rob të penduar. “Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal gjynahet përveç Allahut?…” (Al ‘Imran 135)

O ju besimtarë! O ju agjërues! Ripërtërini pendesën tuaj, mbani lidhjet tuaja farefisnore, jepuni dhe atyre që ua kanë ndalaur u kanë privuar, falini ata që ju kanë bërë padrejtësi. Allahu i Madhërishëm në një hadith Kudsi thotë: “ Robi ka bërë një gjynah dhe ka thënë; O Zot, më fal gjynahin tim? Zoti thotë; “Robi Im bëri një gjynah dhe e di se ka Një Zot që ja falën gjynahin. Dhe ja heqën gjynahin, ja falën atë. Pastaj qëndroi aq sa dëshiroi Allahu, dhe bëri përsëri gjynah. Ka thënë: O Zot, më fal gjynahin tim.  Zoti i Madhërishëm ka thënë; “Robi Im bëri  gjynah dhe e di se ka Një Zot që ja falën gjynahin. Dhe ja heqën gjynahin, ja falën atë. Pastaj qëndroi, aq sa dëshiroi Allahu, dhe bëri përsëri gjynah. Ka thënë: O Zot, më fal gjynahin tim. Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë; “Robi Im bëri një gjynah dhe e di se ka Një Zot që ja falën gjynahin. Dhe ja heqën gjynahin, ja falën atë. Allahu thotë ja fala robit Tim. “Ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj e Ai ju përgjigj…” (El-Enfal 9)

LEXO  Rruga për të arritur një jetë të mirë

Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë  për Zotit, Ti je Drita e qiejve dhe e tokës, dhe kujt do që është në to, për Ty janë lavdërimet, Ti je Mbrojtësi i qiejve dhe i tokës, dhe kujt do që është në to, për Ty janë lavdërimet, Ti je i Vërteti, premtimi Yt është i vërtetë, fjala e Jote është e vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë, Xheneti është i vërtetë, zjarri i Xhehenemit është i vërtetë, Kijameti është i vërtetë, të dërguarit e Tu janë të vërtetë dhe Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është i vërtetë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Sundimtari i Vërtetë dhe i Qartë, ka hapur portat e Xhenetit për agjëruesit.

Dëshmoj se zotëria i ynë, Muhamedi është i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i sinqerti në premtimin e tij dhe i besueshëm.

Në çdo natë të Ramazanit Allahu i Madhëruar liron njerëzit nga zjarri i Xhehenemit, prandaj kujdesu që të shkruhet emri në listën e të liruarve nga zjarri i Xhehenemit në këtë muaj.

O ju besimatarë! Nga ju kërkohet që në muajin e Ramazanit të ndryshoni dhe të përmirësoheni.  Nëse jeni nga njerëzit  e Kuranit dhe lexues të tij, atëherë dijeni se bartësit e Kuranit lehtësojnë dhe nuk  vështirësojnë, sjellin lajme të mira, përgëzime dhe nuk refuzojnë. Bartësi i Kuranit nuk është i vrazhdë dhe as i ashpër. Bartësi i Kuranit nuk është një ngatërrestar në tregje. Bartësi i Kuranit refuzon ekstremizmin dhe dhunën me të gjitha standardet. Bartësi i Kuranit është i butë në sjellje. Muslimanët nuk u lartësuan veçse nga vlerësimi  dhe respekti i tyre për bartësit e Kuranit.

O banorët  e tokës së Israsë dhe Miraxhit! O ju agjërues! O ju që keni udhëtuar për në xhaminë e bekuar të Aksasë! Zoti ndriçoftë ballin tuaj që ratë në sexhde në tokën e xhamisë së bekuar të Aksasë, gjatë namazit të mëngjesit, sabaut, namazet me xhemat dhe namazet e teravisë, qofshi mirë dhe qofshin të suksesshme përpjekjet tuaja. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush del nga shtëpia e tij në gjendje të pastër për të falur namazin farz, shpërblimi i tij është si shpërblimi i haxhiut në ihram.”  E si do të jetë për ju që jeni në fronin e ulët të Zotit, në tokë, të vendosur dhe të palëkundur?! I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë “ Vigjilenca, të lidhurit dhe vendosmëria e një dite në rrugë të Zotit është më e mirë se një mijë ditë të shpenzuara në çdo pozicion tjetër.”

O ju të lidhur me këtë vend! Dita juaj është si një mijë ditë, dhe e premtja, xhumaja juaj është si një mijë të premte, të xhuma,  me qëllimin e të qenit të lidhur me këtë vend. Prandaj, urime për ju!

Mbështesim vullnetarët dhe punëtorët në xhaminë e bekuar të Aksasë. Mbështesim përpjekjet e tyre, i vlerësojmë mundin e tyre për t’u shërbyer vëllezërve të tyre namazfalës dhe i falënderojmë për këtë.

O Zot, mos na privo nga mirësia Jote për shkak të të metave tona,  mos na ndalo mirësinë Tënde për shkak të neglizhencës tonë, na bëj mirënjohës për begatitë e Tua, pranues të caktimit Tënd, të  kënaqur në përkujtimin Tënd, duke shpresuar në kënaqësinë Tënde.

O Zot, na dhuro shpirtra të kënaqur, gjokse pa shqetësime, zemra të mbushura me dashuri të pastër dhe plotëso mbi ne bekimin e mirëqenies.

O Zot, Ti je Falës, e do faljen, na fal ne, o Zot.

O Zot, liro qafat tona dhe qafat e prindërve tanë nga zjarri i Xhehenemit, na bëj nga ata që lirohen nga zjarri i Xhehenemit në muajin e Ramazanit.

O Zot, të lutemi që ta na japësh kthim të mirë tek Ti. O Zot, na jep ne kthim të mirë në Aksa. O Zot, jepu muslimanëve kthim të mirë në Kud’s dhe në Palestinë. O Zot, të lutemi të jesh me njerëzit tanë të dobëtit në Gaza dhe në Bregun Perëndimorë, o Zoti i botëve.

O Zot, streho të dëbuarit dhe të shpërngulurit, mundëso kthimin e tyre në shtëpitë, në tokën dhe tek familjarët e tyre të sigurtë dhe të qetë.

O Zot, të lutemi të na japësh në vazhdimësi paqe dhe siguri neve dhe atyre, largo prej nesh dhe prej tyre luftën dhe barrën e saj.

O Zot, mundëso për të burgosurit liri të shpejtë dhe të afërt, dhe ktheji ata shëndosh e mirë tek ne.

O Zot, shëro të plagosurit dhe të sëmurët tanë.

O Zot, jepi shpërblimet më të mira zotërisë tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Zot, jepu shpërblimet më të mira dijetarëve dhe prindërve tanë.

O Zot, Ti  që ke bërë salavatet ndaj të dërguarit tonë nga adhurimet,  të lutemi të afrohemi pranë Teje me të gjitha salavatet që janë dërguar për të nga dita që është krijuar deri në pafundësinë e përsosmërisë.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

Dhe fto për namaz.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/474959612250229

Post Author: endrit