Këshilla dhe shqyrtim i kushteve të shteteve dhe rajoneve

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    16-11-1445 H    24-05-2024 D

Shejh Muhamed Selim 

Tema  Këshilla dhe shqyrtim i kushteve të shteteve dhe rajoneve

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka thënë: “ Sa për shtëpinë e botës tjetër, Ne do ta caktojmë atë për ata që nuk kërkojnë as madhështi e as ngatërresa në Tokë. Përfundimi (i mirë) është për ata që ruhen nga të këqijat.” (El-Kasas 83)

O ju njerëz! Bota Tjetër është dita tjetër pas jetës së kësaj bote, ajo është dita tjetër pas ringjalljes nga varrezat për llogari, për të dënuar tiranët, të korruptuarit, të prishurit dhe hipokritët në fytyrat e tyre në zjarrin e Xhehenemit. O Zot, na mëshiro me Mëshirën Tënde, na bëj nga ata që meritojnë kënaqësinë Tënde dhe Xhenetin Tënd.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, ka thënë, dhe Ai është që thotë të vërtetën: “Çdo gjë që gjendet në Tokë, Ne e kemi bërë stoli për të, për të provuar se kush prej tyre punon më mirë.” (El-Kehf 7) Jeta e kësaj bote është dita e tashme në të cilën njerëzit jetojnë, në mënyrë që Zoti t’i sprovojë se cili prej tyre beson në Islam dhe e pason atë, dhe cili prej tyre i kryen obligimet dhe shmanget nga të ndaluarat.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, e kaloi ditën e tij që mori pjesë në jetën e kësaj bote thirrës, muxhahid, duke u përpjekur në rrugë të Zotit,  profet, i dërguar, imam, udhëheqës dhe model për mbarë botën. Ndërsa ai në ditën tjetër, në Ditën e Kijametit, do na presë në luginën e tij, që të mund të pimë nga dora e Tij fisnike pije pas së cilës nuk do të kemi kurrë më etje. Prandaj përgatisni për të besimin tuaj të sinqertë, veprat tuaja të mira veprat tuaja të mira dhe mos bëni pas tyre diçka që  nuk e kënaqin atë.

O Zot, na furnizo shoqërimin e tij në Xhenet! O Zot, na bëj të jemi nën shoqërinë e njerëzve të drejtë dhe të sinqertë. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje poseduesin e pozitës së lavdëruar, fali familjarët e tij të pastër, shokët e tij të parët e të mirëve dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në Ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju besimtarë! Dita tjetër për luftën kundër Gazas angazhon mendjet e të gjithë politikanëve të botës. Ditën tjetër për këtë luftë asnjë qenie njerëzore nuk mund ta përcaktojë se çfarë është dhe si do jetë. Sepse kjo luftë, Zoti e di, por është fillimi i masakrave për të cilat ka treguar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e të cilat do të jenë në fund të kohës, së kësaj bote, ku skena e ngjarjeve të saj do të jetë në vendet e Levantit, Shamit. Është quajtur me këtë emër, masakër, melahim,  për shkak të sasisë së madhe të mishit të njeriut nga të vrarët që do të ndodhin në to. Ajo që shikojmë në Gaza është fillimi e ajo që do të vijë nga masakrat do jenë më të mëdha. Allahu i Vetëm është Ai që përcakton tiparet e ditës tjetër për këtë luftë. O O Zot, na ruaj! O Zot, na shpëto! O Zot, na mëshiro! O Zot, na bëj ditët e tjera tonat, Ahiretin, më të mira se ditët tona të tanishme dhe të kaluara,  se jeta e kësaj bote.

O ju muslimanë! Termi “koha e fundit” nënkupton pjesën e fundit të mbetur të jetës së kësaj bote, para ditës së nesërme, e cila është Dita e Kijametit. I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është i dërguari i “kohës së fundit” ndërsa umeti i tij është umeti i “kohës së fundit”. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë për veten e tij: “ Unë me Ditën e Kijametit jam dërguar si ky me këtë, ose si këta të dy.” Dhe ka bashkoi gishtin tregues dhe të mesëm, nga dy gishtërinjtë e dorës. Ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me këtë hadith fisnik tregon për kohën e pakët, të shkurtër në mes tij dhe Ditës së Kijametit. Kështu që ne jemi në “ kohën e fundit”, dhe më afër se asnjë herë me ditën tjetër, e cila është Dita e Kijametit, nga ata që kanë kaluar para nesh nga njerëzit. Ato që ndodhin nga masakrat, të cilat i shikojmë dhe i përjetojmë, janë nga shenjat e vogla të Kijametit. Prandaj, o muslimanë, merrni nga jeta juaj për fenë tuaj dhe lirohuni nga padrejtësitë. Kërkoni nga Zoti i Madhëruar mirëqenie të përhershme në fe, në jetën e kësaj bote dhe në Ahiret, Botën Tjetër.

LEXO  Agjërimi i Ramazanit me vendosmëri, durim dhe besim në shpërblim

O adhurues të Zotit, o besimtarë! Shtetet për gjatë gjithë historisë së tyre të gjatë njerëzore, janë si shembulli i njeriut, që lindën, pastaj rritet, pastaj plaket dhe pastaj vdes, zhduket. E kjo është ligjshmëra e Zotit të Lartësuar. Për çdo shtet do të vijë dita tjetër e tij, përfundimi, me të cilën ai do të zhduket. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Dhe s’ka asnjë vend që Ne nuk do ta zhdukim para Ditës së Kiametit apo që nuk do ta ndëshkojmë me dënim të ashpër. Kjo gjë është shkruar në Libër.” (El-Isra’ 58)

O besimtarë! Për shtetet e drejta besimtare dita tjetër e tyre do të jetë me vdekjen e popullit të tyre, ndërsa për shtetet tirane, me gjynahe dita tjetër e tyre do të jetë me dënim në këtë botë e më pas ndëshkimi i tyre në Botën Tjetër, në Ahiret. Ibn Mesudi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Kur në një fshat, vend, të përhapet zinaja, imoraliteti dhe kamata Allahu jep urdhër për shkatërrimin e tij.” E si do të jetë kur të gjitha shtetet së bashku sulmojnë, janë kundër të dobëtve me të gjitha llojet e dëmeve dhe abuzimeve?! Kjo është e mjaftueshme për ta përshpejtuar ditën tjetër të tyre, e cila është dita kur do t’i nënshtrohen mundimit, në këtë botë para botës së përtejme, Ahiretit. Faraoni i cili në kohën e tij ishte i vetëm në udhëheqjen e botës rreth tij, duke pretenduar se ai ishte Zoti dhe duke pretenduar se ai është sunduesi më i madh, dita tjetër e tij do të ishte që të mbytej në këtë botë, ai së bashku me ata që ishin me të nga ushtarët e tij. Ndërsa dita tjetër e tij në Ahiret, botën Tjetër, është përfundimi i tij në zjarr të Xhehenemit, sa përfundim i keq që është ai. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “…ndërsa ithtarët e Faraonit i kaploi dënimi i ashpër. Ata do të dërgohen para Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në jetën e varrit) e, kur të arrijë Ora (e Kiametit), do të thuhet: “Hidhni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!” (Gafir 45-46)

O ju besimtarë! Zoti i ka paralajmëruar shtetet tiranë jobesimtare, u ka tërhequr vërejtjen dhe i ka qortuar ata. Ai u ka thirrur atyre që të mësojnë dhe të marrin parasysh ditën tjetër, e nesërme, e cila është e njëjtë me shtetet tirane të pafe që ishin para tyre.  Allahu i Madhërishëm për ata ka thënë: “ Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, për të parë se si ka qenë fundi i atyre, që kanë jetuar më parë? Ata kanë qenë më të shumtë, më të fortë dhe kanë lënë më shumë gjurmë në Tokë, por nuk u ka bërë aspak dobi ajo që kishin fituar. Kur të dërguarit e tyre iu sollën prova të qarta, ata u mburrën me diturinë që zotëronin vetë; por shumë shpejt i goditi ajo, me të cilën talleshin.” (Gafir 82-83)

Sa nga shtetet patën ditën tjetër të tyre shkatërrimin dhe ndëshkimet e merituara, pavarësisht numrit të madh të tyre, parave, forcave dhe pajisjeve të tyre. Këto vende, shtete, në kohën e tyre, zotëronin njohuritë e botës, ishin të kënaqur me njohuritë, fuqinë dhe forcën e tyre, por e gjithë kjo nuk u solli dobi,  dita tjetër e tyre ishte shkatërrim dhe rrënim për vendet e tyre. Allahu i Madhërishëm për këto shtete, ka thënë: “ I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.” (Hud 102)

O adhurues të Zotit! Kjo është ligjshmëria e Allahut ndaj vendeve, shteteve të padrejta, tirane,  dhe dita tjetër e tyre, e cila është dita e dënimit të tyre nga Zoti, është ditë e dënimit të dhembshëm dhe të ashpër, siç e ka përmendur ajeti fisnik. Në një hadith fisnik ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë Allahu i Madhërishëm i jep afat të padrejtit deri sa ta marri, ta dënojë atë dhe nuk e lë të shkojë më.” Pastaj ka lexuar ajetin: “ I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.” (Hud 102)

O ju besimtarë! Ligjshmëria e Allahut ndaj vendeve, shteteve, është që ta pasojë me një shtet tjetër. Për çdo shtet ka një ditë të tashme të cilën e jeton dhe një ditë tjetër në të cilën zhduket. Çdo shtet ndryshon nga shtetet e tjera në karakter, jetesë, forcë, prosperitet, virtyt dhe dituri. Kjo është ligjshmëria e Zotit në lidhje me trashëgiminë e këtyre shteteve, sprovë dhe testim, dhe  fitne për njëri-tjetrin, që Zoti i Madhërishëm ti testojë se kush prej tyre sundon sipas legjislacionin e  Tij dhe e përkrahën fenë e Tij!

LEXO  Në mes butësisë dhe ngurtësisë së zemrës… Reflektime mbi varrin dhe tmerret e tij

O muslimanë! O të lidhur me këtë vend! Shtetet e botës sot po përjetojnë sprovën e vlerave njerëzore në të cilat besojnë popujt, për të përmbushur të drejtën e popullit tonë për të jetuar në siguri, dinjitet dhe liri. Rreth ligjshmërisë së vendeve, shteteve dhe sprovave  të tyre Allahu i Madhërishëm thotë: “ Ai ju ka bërë pasardhës të njëri-tjetrit në Tokë dhe ka ngritur në shkallë disa nga ju mbi të tjerët, për t’ju provuar në atë që ju ka dhënë. Sigurisht që Zoti yt është i shpejtë në dënim, por, në të vërtetë, Ai është edhe Falës e Mëshirëplotë.” (El-En’am 165)

Allahu është i shpejtë në dënim për shtetet të cilat nuk i binden dhe e kundërshtojnë Atë, që u bëjnë padrejtësi popujve dhe i shtypin ata, e dita tjetër e dënimit për ta në këtë botë është e shpejtë, sikurse Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Ata e mendojnë atë (dënim) të largët, kurse Ne e shohim të afërt.” (El-Me’arixh 6-7) Zoti jep afat dhe nuk neglizhon, pastaj dënon. Prandaj, o besimtarë,  mos u trembni për pikëllimin tuaj dhe mos iu ankoni askujt për këtë pos Allahut të Madhëruar, sepse Ai është Zoti Fitimtar, Sunduesi, Ai është Zoti i Plotfuqishëm, i Fuqishëm.

O ju të lidhur me këtë vend! Mos u mashtroni nga sjellja e shteteve tirane të pafe në çështjet e njerëzve, sepse ato që ata kanë nga mirësia, bollëku dhe jetesa, nga fuqia dhe forca të gjitha janë kënaqësi të jetës së kësaj bote. Nëse ata nënshtrohen pas mosbesimit dhe tiranisë së tyre për një kohë, atëherë dita tjetër e tyre do të jetë dënimi i tyre me zhdukje, për të qenë edukim dhe mësim për tiranët që vijnë pas tyre. Zoti i Madhëruar, në më shumë se një ajet të Kuranit Famëlartë, na ka tërhequr vërejtjen që të mos mashtrohemi nga tirania e jobesimtarëve. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ti (o Muhamed) mos u mashtro nga rendja e jobesimtarëve nëpër botë! Kjo mirëqenie është e shkurtër; pastaj, strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i keq është ai vend!” (Al ‘Imran 196-197)

O adhurues të Zotit! Bëni kujdes dhe  ruhuni nga ajo që ju ka paralajmëruar Zoti,  jini të sigurt për premtimin e Zotit ndaj jush dhe kërcënimin e Tij ndaj zullumqarëve.

O muslimanë! E kur të vijë dita e tjetër, e nesërme, për popujt, që është dita e shkatërrimit dhe zhdukjes së tyre, Zoti ua verbon sytë dhe ua përfundon atyre caktimin e Tij. Faraoni shikon detin të çahet për Musain, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe për ata që janë me të nga muslimanët, shikon mrekullinë e Allahut prezentë  para syve të tij, por  i hipën në kokë dhe hyn në det me ushtarët e tij. Mbytja e tyre në det është dita tjetër për tiraninë e tyre, në të cilën nuk u bëri dobi pendimi i tyre. Allahu i Madhërishëm në këtë aspekt ka thënë: “…dhe Faraoni me ushtrinë e tij i ndoqi ata nga ligësia dhe armiqësia. Por, kur po mbytej, (Faraoni) tha: “Besoj se s’ka zot tjetër, përveç Atij që i besojnë Bijtë e Izraelit; dhe unë jam ndër muslimanët”. “Vallë, tani (po beson), ndërkohë që më parë ishe i padëgjueshëm dhe ngatërrestar?! Sot do të shpëtojmë vetëm trupin tënd, që të bëhesh mësim për ata që vijnë pas teje”. Por, në të vërtetë, shumica e njerëzve nuk ua vënë veshin shenjave Tona.” (Junus 90-92)

O besimtarë! Shkelja, agresioni dhe padrejtësia ishin shkaku i ditës tjetër pas vdekjes së Faraonit dhe përfundimit të sundimit të supozuar të tij mbi njerëzit, nuk i bën dobi keqardhja dhe as pendimi. Pra, kini parasysh shenjat e Zotit, mendoni për to dhe mos i neglizhoni ato, sepse të gjithë këto ua shtojnë besimin, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë tuaj. Në hadithin fisnik ka ardhur: “ Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër  krahasuar me botën Tjetër, Ahiretin, veçse sikur dikush nga ju të fusi gishtin e dorës së tij në det dhe pastaj ta heqë dhe pastaj të shikojë se me çfarë do të kthehet.”

O Zot, na furnizo me shpërblim për durimin dhe këmbënguljen tonë,  bëj ditët tona të ardhshme ditë lavdie, fuqie dhe fitoreje për fenë dhe muslimanët.

Adhurues të Zotit! Vërtetë Allahu nuk i përgjigjet një zemre të shkujdesur dhe që harron Zotin, prandaj luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

LEXO  Larg dëshmisë së rreme - Aksa 20.11.2020

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i ka bërë ditët si shtetet të ndryshueshme, ditë për muslimanët dhe ditë për jobesimtarët.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, ka krijuar botën që të jetë si një ditë që të jetojnë në të  njerëzit, që ta adhurojnë Atë në mënyrën që Ai ua ka legjitimuar. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” (El-Kehf 110)

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ngriti fenë dhe drejtësinë dhe ishte mëshirë për mbarë njerëzimin. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në Ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju muslimanë! Ashtu si vendet, shtetet, kanë një ditë tjetër në të cilën mbarojnë dhe zhduken, po ashtu dhe njeriu e fillon dita tjetër e tij me vdekjen e tij dhe varrin, sikurse i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka lajmëruar kur thotë: “ Shtëpia, vendqëndrimi i parë i botës Tjetër, Ahiretit.” Ajo është jeta e Berzahut, varrit, për të cilën Allahu ka thënë: “ Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse, deri në ditën kur do të ringjallen.” (El-Mu’minun 100) Jeta e Berzahut, varrit është ajo që ndodhet në mes kësaj bote dhe botës Tjetër, Ahiretit, nga momenti i vdekjes deri në ringjallje.

O muslimanë! Varrezat tuaja janë dita tjetër për vdekjen tuaj, prandaj përgatituni mirë për ta, me besim të saktë dhe vepra të mira. Dijeni se dita tjetër e juaja pas ringjalljes tuaj nga varret është dita më e vështirë në të cilën kalon çdo njeri. Ajo është dita e gjykimit të drejtë Hyjnorë, ditë, në të cilën njeriu ikën nga të gjithë që ai njeh, nga frika se do të kërkojnë padrejtësitë dhe të drejtat e tyre që ua ka rrëmbeu në jetën e dynjasë, kësaj bote. E në atë ditë, e cila është Dita e Llogarisë, Gjykimit, do të shikohen  hipokritët dhe mashtruesit dhe sundimtarët tiranë që shitën tokën, nderin, kauzën dhe tradhtuan amanetin. Shikohen Melaiket të cilat i marrin të poshtëruar dhe të turpëruar, me ballë dhe këmbë, deri në ditën e tyre, përfundimin e tyre në Xhehennem, ditë pas së cilës nuk do të ketë ditë tjetër, dhe ajo është dita për të cilën Zoti ka thënë: “…edhe pse do ta shohin njëri-tjetrin. Për të liruar veten nga dënimi i asaj dite, fajtori do të sakrifikonte me gjithë qejf fëmijët e vet, edhe gruan, edhe vëllanë e vet, edhe farefisin, që i gjendej pranë (në jetën e Tokës), si dhe të gjithë ata që gjenden në sipërfaqe të Tokës, nëse kjo do të mund ta shpëtonte. Por jo (fajtori do të hidhet në Zjarr)! Ai është Zjarr flakërues, që e shkul (dhe e djeg) krejtësisht skalpin e kokës.” (El-Me’arixh 11-16) Ai është Xhehenemi, i cili digjet me zjarrin e tij, i thërret ata që largohen nga bindja ndaj Zotit dhe largohen nga besimi. Xhehenemi i thërret jobesimtarët dhe hipokritët me emrat e tyre  me një gjuhë elokuente dhe u thotë: “Për tek unë, o i pabesim, mohues, për tek unë, o hipokrit.” Pastaj i merr ata ashtu sikur zogu  mbledh grurin për të ngrënë.

O ju të lidhur me këtë vend! Sa i përket xhamisë tonë të Aksasë, dita e sotme e saj kërkon që ne të qëndrojmë në shoqërinë e saj, pranë saj, të shpeshtojmë udhëtimin tonë drejt saj.  Sa i përket ditës së nesërme, ditës tjetër për xhaminë e Aksasë, ne ia kemi besuar atë Allahut,  e Allahu i mjafton asaj dhe Llogaritësi ynë, e ai që Allahun ka llogaritës të tij, kjo i mjafton.

Prandaj, dita tjetër për xhaminë tonë të Aksasë, dhe nëse fatkeqësitë i bëhen më të rënda, do të jetë një ditë e ndritshme e mbushur me lavdi dhe lehtësim.

“Për sa kohë ajo që duhet të vijë është afër, ajo që kalon është larg.”

O Zot, bëj Aksanë tonë të sigurte me Sigurinë Tënde, të fuqishëm në fuqinë Tënde, triumfuese me ndihmën Tënde të qartë.

O Zot, bëj të sotmen tonë më të mirë nga e djeshmja e jonë, të nesërmen tonë më të mirë se të sotmen tonë, dhe përmirëso përfundimin tonë në të gjitha çështjet tona, na shpëto nga turpërimi në këtë botë dhe e keqja e ndëshkimit në botën Tjetër, Ahiret.

O Zot, ndihmo fenë tonë dhe mundësoi pushtet në tokë, njëso rrallët tona në bindjen dhe kënaqësinë Tënde, mos u mundëso pushtet mbi ne mohuesve, hipokritëve dhe armiqve të fesë.

O Zot, prano dëshmorët tanë, mundëso lirinë e të burgosurve tanë, shëro të plagosurit tanë, shpëto të sprovuarit nga ne, largo nga populli ynë plagën e braktisjes, keqtrajtimit dhe dobësisë. O Zot, Ti je mbështetësi dhe Sunduesi ynë, largo nga ne fatkeqësitë, na fal shkeljet tona, na lartëso tek Ti me gradë të larta, na fal ne, baballarët dhe nënat tona, bashkëshortet tona, djemtë dhe vajzat tona, vëllezërit dhe motrat tona, dhe njerëzit tanë.

O Zot, fali të gjithë muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju.

Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato. Kërkoni falje prej Tij dhe Ai do t’ju falë, dhe kërkoni prej Tij dhe Ai do t’ju japë.

Ndërsa ti që fton për namaz, fto për faljen e namazit.

“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/980097986914745

Post Author: endrit