Durim dhe vendosmëri – Aksa 19.06.2020

Lavdërimet janë për Zotit, Ndihmuesi i besmtarëve dhe i Mbështetës i muslimanëve, Mposhtës i padrejtësive dhe të padrejtëve.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhuruar veç Allahut, Një i Vetëm i pashok.

Dëshmojmë së zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetsuesi, drejtuesi dhe shembulli ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguar i Zotit, i përzgjedhuri i Tij nga të të gjitha krijesat dhe i dashuri i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët e tij të pastër, mbi shokët e ti të parët e të mirëve, dhe mbi të gjithë që kan ecur në rrugën e tyre, janë mjaftuar me gjurmët e tyre dhe kanë pasuar traditën e tyre deri në ditën e fundit.

Në vijim

O ju muslimanë! O ju që jeni të lidhur me Bejtul Makdis dhe rrethinat  e tij! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! O ju muslimanë në çdo vend! Thirrja e Allahut të Madhërueshëm për robërit e Tij besimtarë, për robërit e Tij durimtarë, është që të bëjnë durim, të jenë të përgjegjshëm,  të jenë të lidhur, vendosur, dhe  të durojnë,  të jenë nga ata që i frikësohen   Allahu i Madhërishëm, të devotshmit,  deri sa  të meritojnë fitoren dhe shpëtimin në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu i Madhërishëm na drejtohet dhe na thotë: “O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin për të qenë të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!” (Al ‘Imran 200) Allahu i Madhërishëm thotë të vërtetën.

O ju muslimanë! Ajet i qartë, fjalë të pakëta  porse mbartin në vetvete metodën e  jetës së  muslimanëve. Metodën e jetës së besimtarëve,  që nëse  e kuptojnë dhe punojnë me të,  arrijnë fitoren dhe  shpëtimin. Rregulli dhe kushti  bazë, themelorë  i kësaj metode, është durimi. Kanë ardhur ajete të shumta dhe hadithe profetike të ndershme që  flasin për sabrin, durimin dhe i mbështesin, inkurajojnë  durimtarët. Prej tyre: “Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë”.(Ez-Zumer 10)

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Edhe nëse ngrushtohen rrugët dhe  zgjaten kufinjtë, i gjejnë besimtarët në  Zotin e  Madhërishëm  janë durimtarë dhe të përgjegjshëm.  Durimi, sikurë se e kanë qartësuar dijetarët, kënaqsia e Zotit qoftë mbi ta, dhe  kanë thënë: “ Është kontrolli i vetes nga e keqja dhe e mira.” Kontrolli i vetes nga ajo që përfiton dhe që i bën dobi njeriut në këtë botë dhe në botën tjetër. Për këtë Allahu i Madhërishëm ka thënë: “I këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.(EL-‘Asr 3)

O ju muslimanë! Durimi është kusht i rëndësishëm dhe vendimtarë në qëndresën dhe vendosmërinë e popujve,  dhe  në vendosmërin e njerëzve në rrugën e Zotit të Madhërishëm. Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin për të qenë të tillë. Po, bëni durim përballë këtyre popujve që mundohen të ju prekin në ndjenjat tuaja, që duan të luajnë me  tokën tuaj dhe me  vendet tuaja të shenjta. Me durim duhet që të jemi të vendosur dhe të këshillojmë për durim, duhet patjetër që të bëjmë të dështojnë  të gjitha planet e armiqve tanë, që planifikojnë kundra nesh. Ato plane dhe kurthe që janë thurur  me kohë, kanë vazhduar dhe vazhdojnë akoma brez pas brezi. Lakmojnë tokën tuaj, dhe synojnë vendet tuaja të shenjta, prandaj bëjnë  përpjkekje për përçarje dhe ndasi  në mes jush. Prandaj duhet që të bëni durim, sepse durimi udhëheqën  drejt fitores, shpëtimit dhe triumfit. Ndërsa mungesa e durimit, është pafuqia, përplasje që udhëheqën  drejtë dështimit,  dhe humbjes në këtë botë dhe në botën tjetër.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Durimi dhe përgjegjshmëria, të dyja janë të rëndësishme për ne sot, nuk duhet që të heqim dorë prej tyre. Në këto ditë  të vështira dhe  momente  të rënda ato janë të dobishme për të gjithë ju, përballë atyre që kalon kjo tokë dhe banorët e sajtë nga tadhtitë e armikut dhe tentativat për uzurpimin e tokës tyre, por dhe fshirjen e egzistencës së tyre nga kjo tokë e shenjtë dhe e bekuar. Për këtë arsye është e nevojshme për ne që të armatosemi me durim dhe të këshillojmë për durim, sikurëse dhe armatosjen me vendosmëri  dhe lidhje me këtë vend. Kjo lidhje dhe vendosmëri me të cilën është përshkruar ky popull në këtë tokë të shenjtë. Ka ardhur në hadithin e shenjtë: “ Vërtetë Allahu i Madhërueshëm më ka siguruar, garantuar  me tokën e Shamit dhe banorët e tij.” Ndërsa ju jeni pjesë nga tokat e Shamit, ju jeni simboli i popullit të Shamit të cilët jeni lidhur me këtë tokë të shenjtë dhe rrethinat e sajtë, dhe që përballeni me të gjitha sulmet armiqsore dhe mizoritë e armikut. Nga  uzurpimi i tokave tuaja, shkatërrimin e shtëpive dhe ndërtesave, dëmtimin e tokës së mbjellë, dhe  përpjekjet për të ju larguar nga kjo tokë në të cilën jeni rritur në  të dhe e keni trashëguar. I keni treguar të largëtit dhe të afërmit se ju jeni njerëzit e lidhur dhe të vendosur në Kud’s dhe në rrethinat e tij, të tillë do të jeni deri sa ta ketë caktuar Zoti.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Duroni, këshilloni për durim, lidhuni dhe bëhuni të vendosur. Po, lidhuni fort deri sa të jeni nga ata që ka i përfshirë përgëzimi i profetit të përzgjedhur të Zotit, Muhamedit,  paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë: “Lidhja, vendosmëria  një ditë në rrugë të Zotit është më e mirë se bota dhe çdo gjë që është në të. Një vend në Xhenet sa do i vogël sa kamxhiku juaj ose sa një gjurmë e këmbës tuaj,  është më e mirë se bota dhe çdo gjë që është në të.” Apo siç ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Fitorja është me ata që Zotit i kërkojnë falje, Zotit kërkoni falje, Atij lutjuni sepse jeni të premtuar për përgjigje.

 

LEXO  “Marveshja e dështuar” - Aksa 31.01.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet vetëm për Zotin, lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, i dërguari i fundit s’ka të dërguar pas tij.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, ka dashur që robërit e Tij të punojnë për fenë e tyre dhe  jetën e tyre në këtë botë,  deri sa të fitojnë ndihmën  e Zotit dhe të meritojnë kënaqsinë e Tij.  

Dëshmoj se zotëria, i dashuri dhe ndërmjetsuesi  ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Në vijim

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Duroni, këshilloni për durim dhe lidhuni, jeni të vendosur me këtë tokë, frikësohuni Allahut me qëllim që të jeni të shpëtuar. Durimi, këshilla për durim dhe lidhja me tokën e shenjtë duhet patjetër që të jetë e pajisur me devotshmëri, dhe përgjegjshmërinë se çdo punë e njeriut paraqitet në peshoren e drejtë të Allahut të Madhërishëm, që të jetë e pranuar  nga Allahu i Madhërishëm. Të përpiqemi  në të vepruarit e veprave të mira dhe të largohemi nga të vepruarit e veprave të këqia dhe të ndaluara. Që të jemi o të dashurit e mi nga ata që ndjekin rrugën e kësaj feje, duhet që të kujdesemi  që të jemi të mbrojtur nga çdo e keqe. Kjo është gjithashtu për ata që ndjekin rrugën e kësaj feje largohen  nga të gjitha gjynahet  dhe të këqijat që të jenë të gjitha veprat e tij të sinqerta dhe vetëm për Zotin e Madhërishëm, largë nga syfaqsija, nga fama, largë nga çdo gjë që e çvlefson apo e bën atë të pavlerë nga qëllimet që nuk janë të sinqerta për Zotin e Lartësuar.

E  nëse realizohen të gjitha këto do të vijë shpëtimi dhe fitorja; “me qëllim që të shpëtoni.”

Prandaj  ju themi bijve të kësaj toke të bekuar, bëni kujdes sepse  jeni përballë një rreziku të madh nga realizimi i planeve dhe tradhtive të vjetra dhe të reja  në tokën tuaj dhe shtëpitë tuaja. Ka ardhur koha që të jeni një rresht i vetëm, të bashkuar, me durimin tuaj, këshillimin në durim në mes njëri-tjetrit,  përballë kërcënimeve të të gjithë këtyre planeve dhe aventurave të cilat synojnë tokën e Israsë dhe Miraxhit, por se synojnë  dhe çështjen e Israsë dhe Miraxhit në xhaminë e bekuar të Aksasë. Xhami e cila dhunohet, sulmohet në shumë raste nga ata të cilët nuk kanë të drejtë në këtë tokë, dhe që nuk kanë të drejtë në këtë xhami të bekuar, Aksa. Ajo është xhamia juaj, ai është vendi në të cilin jeni të urdhëruar  që të shpeshtoni vajtjen në të,  por se ai është vendi me të cilin ju jeni të lidhur dhe të vendosur në të.

O ju musliamnë! Kujdesuni që të jeni rojet e sigurisë dhe mbrojta e garantuar për xhaminë e Aksasë  dhe të gjitha vendet e shenjta, dhe që të jeni rojet e vërteta dhe të ndershëm të kësaj toke të bekuar të cilën e ka bekaur vetë Allahu i Madhëruar.

Ndërsa ju arabë dhe muslimanë, a nuk  ka ardhur koha që të hapni veshët dhe zemrat tuaja, dhe të kthehet nderi juaj, dhe të dëgjoni mirë thirrjen që ju bëhet ju për Aksanë dhe Kud’sin, thirrja e tokës së bekuar e cila i drejtohet çdo pjese të umetit, popull dhe udhëheqës, popuj dhe vendeve që të mos e braktisin dhe mos ta largojnë atë nga shpirti i tyre dhe që të jenë në mbrojtje të sajtë.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Përgjegjësi e madhe dhe amanet i madh prandaj duhet që të gjithë  të mbështetemi dhe kërkojmë ndihmë me durim dhe të këshillojmë për durim, lidhje, vendosmëri dhe devotshmëri që të jemi në rrugën e shpëtimit dhe fitimit, triumfit dhe suksesit:  “Fitorja vjen vetëm nga Allahu.” (El-Enfal 10)

O Zot na jep kthim të mirë tek Ti. 

O Zot na jep ne dhe të gjithë muslimanëve zgjidhje dhe fitore të afërt.

O Zot na jep udhëheqës  besimtar, të mëshirshëm, që të njësojë rreshtat tanë, na bashkojë  dhe na ndihmojë drejt triumfit.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit. 

O Zot na bëj mbylljen tonë me vepra të mira.

 

Post Author: endrit