Nëse nuk ke turp bën ç’do gjë – Aksa 25.09.2020

Lavdërimet janë për Zotin, Atë e falenderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve  tona dhe nga punët tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka kush e humbën, dhe ai që e humbën veten e tij s’ka udhëzues tjetër veç Allahut. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetsuesi, shembulli dhe udhëheqësi ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i zgjedhur i Tij nga të gjitha krijesat dhe i dashuri i Tij. Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, shokët e tij më të mirët e të mirëve, mbi të gjithë ata që kan ecur në rrugën e tyre,  kan pasuar gjurmët e tyre dhe kan ndjekur traditën e tyre deri në ditën e kijametit.

Në vijim

O ju muslimanë! O bijtë e Bejtul Mak’dis dhe rrethinat e këtij qyteti! Ka ardhur në një hadith të ndershëm, se  i dërguari ynë i ndershëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  ka thënë: “Vërtet, nga fjalët (urtësitë) që bota i ka mbajtur mend nga predikimet e pejgamberëve të mëparshëm është: Nëse nuk ke turp, atëherë vepro ç’të duash.”

Të vërtetën ke thënë o zotëria ynë o i dërguari i Allahut. Duket sikurë po përshkruan me këto fjalë gjendjen tonë sot, dhe pse  me ndryshimin e vendit dhe të kohës që nga thënija e tyre,   përshkruan këtë realitet të hidhur, në të cilin ka arritur umeti. Nuk them se i gjithë umeti, por se një pjesë e madhe  nga bijtë e këtij umeti, janë zhveshur nga virtyti i turpit, që është një virtyt i madh, dhe cilësi e ndershme. Virtyt në të cilin i ka urdhëruar Allahu i Madhërishëm  robërit e Tij besimtarë, dhe kanë urdhëruar të parët e të gjithë popujve. Derisa ka mbërritur porosia e këtyre popujve tek umeti ynë, Islami, Umeti,  populli ynë i zgjedhur i fundit për thirrje në moral, dhe i dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është vula e të dërguarve dhe e mesazheve Hyjnore.

Prandaj o ju të dashurit e mi, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ju këshillon   dhe ju thërret në këtë moral të lartë dhe virtyt të madh, turpin. Virtyt me të cilin  duhet të pajisen popujt, durimtarët, dhe të pajisen me të robërit e sinqertë të Zotit. Vërtëtë ai është morali i turpit. Hadithi ka ardhur qortim dhe paralajmërim për ata që janë larg dhe afër, për ata që dalin nga moral i lartë, heqin dorë nga ky virtyt madhështorë. Vërtetë Allahu i Madhërishëm i paralajmëron ata se nëse heqin dorë nga virtyti dhe morali i turpit, të paturit turp, dhe largoheni, zhvisheni  nga ky moral i lartë, atëhere mund të bëni, apo të veproni çfarë të doni. Sepse besimtari ka turp, turpërohet nga Allahu i Madhërishëm. E ai që nuk ka asnjë grimcë besimi,  dhe nuk është  edukuar me moralin e Islamit, do të jetë në  anën tjetër  apo nga ata që kanë braktisur turpin,  prandaj nuk ju bën përshtypje se çfarë kan bërë prej veprave të këqija.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Le të ilustrojmë dhe ta shpjegojmë më shumë këtë hadith të ndershëm, nga thesaret e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Allahu i Madhërishëm është dëshmitarë për këtë kohë që jetoni sot, si dhe e  gjithë bota Islame dhe muslimanët, janë dëshmitarë të këtyre momenteve të vështira në këtë tokë të shenjtë.

Me  çfarë turpi janë veshur ata që kanë dalë nga radhët e Islamit dhe muslimanëve?! 

Çfarë turpi për  Allahun e Madhërueshëm posedojnë  ata që kan dalë hapur kundra, mesimeve  të Zotit, mësimeve të  fesë së tyre, mësimit të  akides së tyre, dhe mësimit të Islamit të tyre?!

Po! Ata e kan hequr, fshirë turpin nga fytyrat,  nga zemrat dhe nga sjelljet e tyre. Kanë shndërruar të keqen në të mirë, të ndaluarën në të lejuar, apo të kundërtën e kësajtë. E gjithë kjo është e përshtatshme për ata.

Çfarë turpi për Zotin posedojnë, kur ata heqin dorë nga një pjesë e rëndësishme e akides dhe moralit të tyre?! Çfarë  turpi kan ndaj fesë së tyre kur ata tradhtojnë këtë fe nga brendësia e tyre?! Ku është kujdesi dhe respekti i tyre për akiden dhe fenë, legjislacionin  e tyre, bindja  dhe mësimet e fesë së tyre  kur ata shesin Kud’sin dhe të shenjtat e këtij qyteti?!  Ata që bëjnë veprime dhe sjellje të tilla a mund të kenë ndonjë grimcë të vogël turpi prej Allahut, prej njerëzve apo prej historisë?! 

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit!  Derisa nuk ka turp prej Zotit, prej historisë, prej umetit dhe as prej njerëzve, ai ndëshkuan marrveshje hapur me  ata që e dëmtojnë dhe e sulmojnë  Islamin dhe muslimanët.  Qëndrojnë  dhe mësojnë nga e keqja dhe shthurja, sa që janë kthyer vegla në duart e tyre.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Të paturit turp, ky virtyt i ndershëm, është pjesë nga besimi, dmth përfitohet, arrihet dhe forcohet përmes mësimeve të besimit, mësimeve të Islamit, moral  në të cilin ka thirrur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i drejtohet një sahabiut, një shoku të tij duke i thënë: “ Me të vërtetë ti posedon dy virtyte, cilësi të cilat  i do Allahu  i Madhërishëm dhe i dërguari i Tij.” Thashë; “Kush janë ato dy cilësi o i dërguari i Allahut?” Ka thënë: “ Të qenurit i mëshirshëm, i butë,  dhe të paturit turp.” 

O ju besimtarë, turpi është nga cilësitë e besimit, dhe morali i ndershëm Islam, të cilat i do Allahu dhe i dërguari i Tij. Turpi është sikurëse të qenit i mëshirshëm, dhe sikurë këshillimi i njerëzve për largim nga e keqja me metodën  dhe mënyrën më të mirë.

Të qenurit i mëshirshëm dhe turpi, janë nga cilësit e ndershme të cilat i do Allahu dhe i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Virtyti i turpit dhe morali i mirë janë cilësi e njerëzve të ndershëm bazuar në fjalën  e të dërguarit tonë të ndershëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Të paturit turp është në vetvete i gjithi i mirë, dhe se nga të paturit turp nuk vjen vetëm se e mira.

Shikoni tek ata që nuk kanë turp, shikoni tek ata që nuk kan turp prej Allahut dhe fesë së tyre, që nuk kan turp prej umetit të tyre dhe historisë së tyre se çfarë kan bërë?! Sikur të kishin një grimcë nga imani, besimi, dhe turpi nuk do të kishin bërë atë që bënë. Sepse sjellja dhe vepra e tyre i përshtatet fjalë së të dërguarit tonë të ndershëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të; “Nëse nuk ke turp, atëherë vepro ç’të duash.” Dmth nëse turpi nuk është pjesë e cilësive tua me të vërtetë ti ke vepruar dhe vepron çdo gjë nga veprat dhe punët e këqija.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ka ardhur në një hadith të të dërguarit tonë të ndershëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “Besimi është shtatëdhjetë e sa pjesë..” Dmth besimi është gradë gradë dhe i gjithi është sjellje dhe moral. “Besimi është shtatëdhjetë e sa pjesë, gradë,  më e larta, e para,  e tyre është fjala: “S’ka Zot tjetër përveç  Allahut,” e thënë me sinqeritet të plotë. E  fundit nga këto pjesë, gradë  është largimi i një pengese nga rruga, dhe turpi është prej imanin, besimit.” Turpi është pjesë apo nga gradët e imanit, besimit.

Apo siç ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të; “Fitorja është me ata që Zotit i kërkojnë falje, prandaj tek Ai kërkoni falje. Zotit lutjuni sepse jeni të premtuar për përgjigje.”

 

LEXO  Mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje për popullin durimtarë dhe të vendosur të Gazas

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet vetëm për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, s’ka të dërguar pas tij.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, ka dashur që robërit e Tij të punojnë për fenë e tyre dhe  jetën e tyre në këtë botë,  deri sa të fitojnë  ndihmën  e Zotit dhe të meritojnë kënaqsinë e Tij.  

Dëshmoj se zotëria, i dashuri, ndërmjetsuesi, dhe shembulli ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi të gjithë shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që i kanë pasuar në mirësi deri në ditën e fundit.

Në vijim 

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Sa kohë vlera e turpit është e madhe,  sepse është përshkruar e tillë nga i dërguari ynë i ndershëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, sepse është prej pjesëve të besimit, imanit, nga vlerat dhe mësimet  e Islamit, është detyrë e besimtarit që të kujdeset për këtë cilësi dhe virtyt, dhe të mos heqi dorë nga kjo cilësi e ndershme dhe moral i lavdëruar me qëllim që të mos meritoj zemërimin e Zotit dhe ndëshkimin e Tij.

Po, o  të dashurit e mi! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Po, me të vërtetë ata që dalin nga radhët e umetit, nga rruga dhe feja e tyre, nga morali  dhe besimi i këtij umeti, janë nga ata që nuk kan turp, nuk kan turp para Allahut, as para njerëzve, dhe as para historisë dhe para umetit. Ata veprojnë, bëjnë, dhe kundërshtojnë çdo gjë që ka urdhëruar Allahu i Madhërishëm, kjo jo në dëm vetëm të veteve të tyre por se në dëm të umetit dhe fesë tyre.

O ju muslimanë! Të rreshtuarit  pas armiqve të Islamit, heqja dora nga vendet e shenjta të muslimanëve, bëria pazar  për këto vende të shenjta, për tokën dhe  nderin  e sajtë, me ata që nuk e meritojnë atë, është mungesë e turpit, dhe mungesë e besimit. Kjo është tradhi ndaj vendit, sipasojë e mungesës së fesë në mendjet  dhe zemrat e tyre.

Prandaj, o ju musliman në lindje dhe përëndim të kësaj bote, mos u pajtoni me ata që janë të paturp dhe të merrni ata si shembull në këtë rrugë të gabuar, por braktiseni sepse ai është shembulli që tradhton Zotin, dhe  meriton zemërimin dhe ndëshkimin e Tij, ata meritojnë : “Mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i mbarë njerëzve është shpërblimi i tyre.” (Al ‘Imran 87)

Shembullin e tyre në popullin dhe umetin tonë, nuk i përmedën historia vetëm se për veprat e tyre të këqija, dhe shembull për të keq si Ibn El Alkemijl, dhe Kamil Muhamed el Ejubiji, dhe të tjerë si shembuj të tyre, nga ata të cilët tradhtuan fenë, umetin dhe popullin e tyre, dhe hoqën dorë nga morali dhe besimi Islam.

Prandaj o ju muslimanë, o bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit, kujdesuni për moralin më të lartë, kujdesuni për moralin e Islamit, që të fitoni me këtë lidhje madhështore, dhe të jeni nga grupacion i parë që udhëheqë umetin në të gjitha përpjekjet dhe përballjet e tij. Ju jeni ata që ka përgëzuar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur thotë: “ Do të vazhdojnë të ekzistojë një grup nga populli im të qëndrojnë në të vërtetën, në fe,  që përballen me armikun e tyre fuqishëm të vendosur, nuk marrin parasysh se kush i kundërshton dhe kush është armiku i tyre. Kështu vazhdojnë deri kur të ju vijë caktimi i Allahut duke qenë në këtë gjendje.” 

O Zot të lutemi që ta na japësh kthim të mirë tek Ti. 

O Zot na jep ne dhe muslimanëve rrugëzgjidhje dhe lehtësim të afërt.

O Zot na  jep ne dhe muslimanëve  një udhëheqës besimtarë dhe të mëshirshëm, që të njësojë rradhët tona, bashkojë  grupacionet, dhe të na udhëheqi  drejt triumfit.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe ata që kanë ndërruar jetë prej tyre.

Bëj që mbyllja jonë të jetë me vepra të mira.

O ju të dashurit e mi, o ju të nderuar! Kujdesuni në vazhdimsi për namazin në xhaminë Aksa sa të keni mundësi për këtë gjë.

Sikurëse kujdesuni për të zbatuar rregullat dhe këshillat mjeksore me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj. 

Zoti ju dhëntë sukses në çdo gjë që është e mirë. Me të vërtetë Ai është i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

Post Author: endrit