Turpi është nga besimi – Aksa 24.07.2020

Lavdërimet janë për Zotin i Cili ka bërë të dashur për ne besimin dhe e ka zbukuruar atë  në zemrat tona, ka bërë për ne të urryer mohimin, shthurjen dhe kundërshtinë, dhe na ka bërë nga robërit e Tij besimtarë të udhëzuar. Na ka nderuar me tokën e shenjtë,  na ka dhënë jetën në këtë tokë të bekuar, na ka mundësuar që të lidhemi dhe ta duam këtë tokë. Urime për atë që e vlerson dhe  kujdeset për këtë tokë dhe që falet në xhaminë e sajtë. A nuk është ajo vend i qetësimit të zemrave të besimtarëve, xhamia?! A nuk është kjo toka e profetëve dhe e njerëzve të mirë nga bijtë e këtij populli?!  I lumtur dhe i gëzuar është ai që është i kujdesëshm dhe i vendosur në fenë e tij, dhe që bën durim në fatkeqsi dhe vështirsi. Fitorja është për atë që punon në këtë tokë për të arritur me të kënaqsinë e Zotit. 

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër që meriton të  adhurohet  veç Allahut. Ka dhënë mirësi dhe begati në tokën e shenjtë, ka bërë që banorët e sajtë të jenë të vendosur dhe të qëndrueshëm në të vërtetën. Përballen me armikun e tyre, nuk ju intereson se kush i kundërshton ata për këtë deri në ditën e Gjykimit. Patjetër që po sa kohë që në  furnizimin, rriskun e tyre janë të bindur dhe në vetet e tyre të sigurtë. Tek Zoti i tyre ata janë adhurues dhe falenderues.

Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob  dhe i dërguari i Zotit, pasues i të dashurit të Allahut Ibrahimit, i përgëzuar nga Hazreti Isai, paqja e Zotit qoftë mbi të, poseduesi i të drejtës për ndërmjetsim në ditën e Gjykimit, posedues i pozitës  i lavdëruar. Ka këshilluar  umetin  e tij për në Bejtul Mak’dis dhe i ka urdhëruar ata që të udhëtojë për në të dhe të banojnë  në të. Kan ardhur si përgëzues  dhe kanë qëndruar  të bindur në të. Me ambjentet dhe rrethinat e këtij qyteti kan qenë  të lidhur, shenjat e tyre  për këtë dëshmojnë,  sjelljet e tyre në histori  janë treguese, gjurmët e tyre do të ngelen gjithmonë. O adhurues të Zotit, a e dini se përse?  Sepse ata kan ardhur në të me besim, dhe e ndërtuan dhe ngritën atë me drejtësi, dashuri dhe mirësi.

O Zot të lutemi që të jeshë i kënaqur me ne dhe me ata, me të gjithë shokët e profetit dhe me të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Gjykimit. 

Në vijim

O adhurues të Zotit! Jetojmë në një kohë ku mungon turpi, modestia. Sikur të na vinte turp nga  Allahut me turp të vërtetë, nuk do të na kishte goditur kjo e keqe  në të cilën jemi. Shikoni çfarë ndodhën sot, armiqsi dhe ndasi të cilat nuk kanë fund në mesin e  bijve tanë. Sikurë jetojmë në kohën e injorancës. Të afërmit janë të zemëruar me njëri-tjetrin, fqinjët grinden,  çiftet janë të ndara, shokët të përçarë, dhe çdo grupacion vrapon pas asajt që i intereson.

Sa herë kemi këshilluar  për detyrën, obligimin e ndarjes së trashëgimisë familjare sipas legjislacionit fetar?! Dëshiroj të përmendë këtu problemin e ndarjes së trashëgimisë brenda indivitëve të një familjeje të vetme. Nervozizëm fisnorë, të pa përmbajtur dhe të pa kontrollueshëm, zemërim të madh, mungesa e hapjes së gjoksit, të qenit i kuptueshëm. Të gjitha këto shpien në përhapjen e fitnes, përçarjes dhe problemeve. Burri shpalosën fuqinë e tij dhe këmbëngulën në vendimin e tij. Dëgjon  nga prindërit që i kërkojnë falje gruas së tij, dhe kështu fillojnë problemet.  Fillojnë akuzat dhe ndarjet. Gruaja është zjarri në krahun  tjetër, indiferente ndaj burrit dhe fëmijëve të sajtë, e vendosur në mendimin e sajtë. Ajo nuk pranon zë këshillues. E kur të shkatërrohet familja, si do të shkojë puna dhe çështja e fëmijëve të cilët janë emaneti i çiftit, burrit dhe gruas. Ah sikur të na vinte turp sikurëse i vinte turp vajzës së një njeriut të mirë, siç ka ardhur në Suren Kasas. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Më vonë, njëra nga ato dyja, erdhi me ndrojtje dhe i tha:” (El-Kasas 25) E ndrojtur, me turp sepse ajo po i fliste një burri që nuk është i afërmi i sajtë, i lejohet martesa me të. Njëjtë dhe kur e ftoi atë i foli atij me ndrojtje, me turp.

Adhurues të Zotit! I ndershmi turpërohet nga ftesa e të panjohur, e kjo është vlera e turpit, ndrojtjes.

Ku janë nënat sot, të cilat u mësojnë turpin dhe ndrojtjen vajzave të tyre, në vend  të qëndruarit natën zgjuar në shtëpi dhe jo vetëm prej të cilave nuk përfitojnë dhe nuk marrin diçka të dobishme?!

O ju muslimane, praktikoni ndrojtjen, turpin në mesin tuaj, dhe të ju vijë turp nga Zoti juaj që të ju shikojë atje ku jua ka ndaluar. Të ju vi turp nga Ai që i di dhe lëvizjet e kapakëve të syrit, dhe çfarë fshehin gjokset në brendësinë e tyre. I dërguari ynë, paqja dhe shpëtim i  Zotit qoftë mbi të,  ka thënë: “ Të kesh turp është nga besimi.” 

Ai që ka turp bën kujdes që të mos dali nga ai diçka e keqe, ruan nderin e tij që të mos e preki morali i rrugës, qëndron largë nga thashethem dhe të këqijat. Ai që ka turp, nuk e lejon syrin e tij që të shikojë diçka që është e turpshme, apo të shikojë në diçka të keqe. Nuk  ja mundëson veshit të tijë që të vrapojë pas të fshehtave as pas publikeve, apo të zbulojë ndonjë gjë që është e mbuluar. Nuk ja lejon dorës së tij që të preki apo të godasë dikë, apo të zgjatet për të marrë të ndaluarën, haramin. Sikurëse nuk tenton të ju afrohet atyre gjërave në të cilat ka dyshime.

Ai që ka turp, ka ndrojtje dhe ruhet nga zemërimi i Allahut të Madhërueshëm, apo nga të lënduarit e njerëzve, ….

Ai që ka  turp, di mirë të drejtat dhe pozitën e njerëzve, duke i dhënë çdo njërit atë që ai meriton.

Ai që ka  turp,  kufizon të folurën e tij në mexhlise, kuvende, nuk tenton që të jetë i ashpër në fjalën e tij, por  mbushur zemrat e dëgjuesit me qetësi dhe siguri.

Ai që ka  turp,  e merr veten në llogari, dhe i bindet Zotit të tij, sepse Ai e shikon atë si është dhe si ka qenë.   

Ai që ka  turp,  , nëse është në udhëheqje behet i drejtë me ata që ai ka nën pushtet, dhe kujdeset për mbarvajtjen e tyre. Ai shfaqën moralin e tij në mënyrën më të mirë, dhe flet me atë që i është caktuar dhe sillet me llogjikë.

Ai që ka  turp,  punon për botën tjetër para se të punojë për këtë botë.

Ai që ka  turp,  shpenzon kohën e tij në atë që kënaqën Zoti e Madhërishëm, në kërkimin e diturisë, leximit, leximin e lutjeve dhe duave, kujdeset për muslimanët, që të jenë të sigurtë nga gjuha dhe dora e tij.

Imam Buhariu ka sjellë hadithin e  transmetuar nga Ebi Mesu’di El Medeniji se i idërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtet ajo çfarë kanë marrë njerëzit nga shpalljet e para është; O njeri, biri i ademit, nëse nuk ke turp bëj çfarë të duash.”   “Kush ka veshur rrobën e turpit, nuk ka turp, ai  nuk ka asnjë gjë mangut.” Kjo nga mungesa e ndrojtjes dhe e turpit dhe shfaqja e shthurjes së tij.

O ti muslimanë! Ruaj kokën, të rëndësishmen  dhe jo atë parëndësishmen, ruaj barkun dhe jo të kotën, kujto vdekjen dhe fatkeqsitë që vinë pas sajtë. Ai që dëshiron, synon botën tjetër, braktisën bukuritë e kësaj bote.

O Zot mëshiro   umetin tonë, ruaj xhaminë tonë,   bëje atë të mbushet dhe mbulohet me Islam dhe me muslimanë. O Zot bëj të mundur lirimin e të ndaluarve dhe të burgosurve tanë, lehtëso të bllokuarit tanë,  jepu lirinë të burgourve tanë  o Zoti i Botrave dhe kthehei ata në Aksasë shëndosh e mirë.

Adhurues të Zotit! Lutjuni Zotit Bujar që të lagojë vështirsitë e muslimanëve, të shërojë gjithë të sëmurët e tyre. Fitorja është me ata që Zotit i kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

 

LEXO  Këshilla për të qëndruar larg padrejtësisë

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin i Cili ka bërë që çështja e Tij të jetë në mes Kafit dhe Nunit, “Kun fe Jekun, Behu dhe bëhet.” Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Prandaj, përgëzoji të duruarit,” ( El-Bekare 155) Falenderimet janë për Zotin që ka caktuar fatin tonë, Atë e falenderojmë, falenderime të shumta dhe të bekuara. Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, me Butësinë e Tij lehtësohet çështja e të burgosurve, me përmendjen  e Tij qetësohen zemrat dhe shikimi, dhe pastrohen shpirtat në mesin e përballjeve dhe tradhtive.

O Zot pastro gjokset tona, lehtëso çështjet tona.

Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, zbriti tek ai librin, i dha urtësi dhe mësim të mirë. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, dhe pasuesit e tyre me mirësi deri në momentin e fundit, ditëne Gjykimit. O Zot fale zotërinë tonë Muhametin qetësuesi i zemrave, ilaçi i shpirtërave dhe shëruesi i tyre, drita e syve, njohjes dhe ndriçuesi i tyre, udhëheqësi dhe mbrojtësi i shpirtërave. O Zot fale familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Të paturit turp, turpi është mirësi nga Allahu i Madhërishëm, prandaj falenderojeni Allahun e Madhërishëm për këtë mirësi. Turpi  në fatkeqsi me të cilën je sprovuar  o ti musliman është të duruari në të. Turpi  në pasurinë që del nga ty si sadaka është sinqeriteti yt në të dhe shfrytëzimi i sajtë në të mirë. Turpi në mardhënije është marrja pjesë dhe bindje. Turpi   në nderë është krenari dhe pastërti. Turpi në luftë është qëndrim dhe guxim. Turpi në gjukim është ndershmëri dhe drejtësi. Turpi në përshëndetje është burrëri dhe ndershmëri. Turpi në pasuri është  shëndet dhe mburojë. Turpi në vështirsi është shpëtim dhe mëshirë. Turpi në të ndaluara është keqardhje dhe pendesë. Turpi në xhaminë Aksa është kujdesi për të, respektimi  i muslimanëve, ndalimi i armiqsimit dhe sulmit ndaj tyre. Turpi në Bejtul Makdis të kujton se je në Duart e Zotit dhe nuk del nga ty vetëm se çdo gjë e mirë. Turpi në Xhaminë Aksa është të respektoj njerëzit e mirë dhe puntorën në të, dhe të ulesh me edukatë  dhe qetësi sepse je në mes të Duarve të Zotit, Fuqiplotit Falësit. Ndjek këshillat e nëpunësve dhe vullnetarëve që punojnë në të për të siguruar rregull. Mos e ngrit zërin tënd, mos e shqetëso atë që ke pranë. Kujdes dhe mos bjer në polemika të cilat shpien në probleme, sepse qetësimi i zemrave të besimtarëve është obligim.

Ndërsa ju banorët e Bejtul Mak’dis, Kudsit, ju jeni shembull për të mirë. Nëse shikoni tregtarin që bën hile në tregti, betohen në mënyrë të gënjeshtërt duke mashtruar, nëse shikoni burra që gënjejnë dhe femra që lëvizin nëpër rrugë të zbuluara dhe të zhveshura, nëse  shikoni se burrat kanë humbur xhelozinë ndaj bashkëshorteve të tyre dhe intersin për nderin e tyre, të gjitha këto janë për shkak të mungesës së turpit. Nëse shikoni të vegjlit e popullit që nuk nderojnë të mëdhenjt e tyre, i padituri nuk respekton të diturin e tyre, i pasuri i tyre nuk do të dijë për të varfërin e tyre. Nëse shikoni se një burrë që rritet në mesin e njerëzve pastaj dëmton lidhjet e afërta dhe të shëndosha,  një njeri që shfaqet me dy fytyra, luhaten në mëdyshje, nuk është  as me këta, as me ata, e gjithë kjo ndodhën për shkak të mungesës së turpit.  Nëse shikoni njerëzit përgjegjës, autoritetet, që nuk interesohen për çështjen e të burgosurve tanë dijeni se kjo vjen për shkak të mungesës së turpit.  Nga këtu kërkojmë lirimin e të gjithë të burgosurve e në veçanti kur jemi në këto ditë të shenjta nga dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes, po na afrohet festa e Kurban Bajramit. Me këtë rast ju themi të gjithë atyre që kanë shkëputur marrdhënijet me të afërmit, se ky është rasti dhe momenti më i përshtatshëm që të forcojnë lidhjet e gjakut, derisa të hapen për ju portat e mëshirës, dhe të pranojë Allahu i Madhërishëm lutjet tuaja.

O Zot na jep sukses që të fitojmë kënaqsinë Tënde. O Zot na furnizo me ndihmën Tënde.

Zoti na dhëntë kujdestarë që kryen detyrën e tij, Zoti është kujdestari i çdo këshilluesi dhe udhëzuesi i çdo njeriu të mirë.

O Zot na jep  triumfin e të dashurve Tu kundër armiqve të Tu.  

O Zot mos u mundëso armiqve tanë që të na sundojnë, dhe mos u jep atyre pushtet mbi ne. O Ti që ju përgjigje Nuhit para popullit të tij, O Ti që ndihmove Ibrahimin kundra armiqve të tij, ktheve Jusufin tek Jakubi, largove vështirsinë, sëmundjen e Ejubit, ju përgjigje lutjes së Zekerijas, pranove tesbihët, Madhërimet e Junusit. O Zot të lutemi me të fshehtat e  poseduesve të këtyre lutjeve që kan marrë përgjigje, që të pranosh nga ne atë me të cilën te jemi lutur, dhe të na japësh atë të cilën të kemi kërkuar. O Zot zbrit tek ne premtimin që ju ke dhënë robërve Tu besimtarë.

O Zot, shërues i sëmundjeve, mbrojtës i trupi dhe largues i çdo dhimbjeje, largo nga ne fatkeqsitë, epideminë, sëmundjet, vdekjen e papritur, me mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

 

Post Author: endrit