Këshilla për zemrat besimtare në vendet e pastra

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      23- 11-1445  H    31-05-2024 D

Shejh Abdullah El Xhuhenij   

Tema  Këshilla për zemrat besimtare në vendet e pastra

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërimet janë për Zoti, Sunduesit e çdo gjësë i Gjithëdijshmi, i Cili e ka obliguar për robërit e Tij vizitën e shtëpisë së Tij të shenjtë, Qabes, e ka veçuar si adhurim dhe e ka ligjëruar atë pas agjërimit, e ka bërë atë, Haxhin, shkak për ngritjen e gradëve dhe për fshirjen e gjynaheve dhe gabimeve. Zotin e lavdërojmë dhe e falënderojmë për të gjitha të mirat dhe begatitë, dhe tek Ai kërkojmë falje për gjunahet e mëdha dhe gabimet tona.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, poseduesi  Madhështisë dhe Nderit, dëshmi që bashkon zemrat me shpirtrat, e që nuk ka ndarje dhe shpërbërje.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i dërguari për mbarë njerëzimin dhe qartësuesi i kushteve të Islamit, nga namazi dhe zekati, Haxhi dhe agjërimi, ku vendosi për umetin e tij të vërtetën dhe drejtësinë. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të ndershme dhe të drejtë, mbi shokët e tij, udhëheqësit e shquar, lutje dhe përshëndetje të vazhdueshme për sa kohë të zgjasin  netët dhe ditët.

Në vijim

Porosit ju dhe veten time që ti frikësohemi Allahut të Madhërishëm duke zbatuar atë që ka urdhëruar, dhe duke u larguar nga ajo që Ai ka ndaluar dhe qortuar për të.

Adhurues të Zotit! Dijeni se Allahu është i ditur për veprat tuaja nga ato që ju i fshihni dhe ato që i bëni hapur. Prandaj nxitoni me pendesë dhe vepra të mira  për çfarëdo që keni lënë pas dore ose neglizhuar, dhe përgatituni me vepra të mira furnizime të mjaftueshme për udhëtimin dhe ruani atë, me shpirtin tuaj ndiqni me kujdes shtigjet e shqyrtuara, ngarkoni ato në anije e duhura dhe paralajmëroni vetet tuaja para se paralajmërimi të bëhet i pa dobishëm.

O ju njerëz! Me afrimin e muajit të Dhul Hixhes në çdo vit, shumë zemra besimtare dëshirojnë vizitën në shtëpinë e shenjtë të Zotit, Qaben, dhe dëshirojnë ta kryejnë Haxhin në të. Ato ëndërrojnë që të shikojnë shtëpinë e vjetër, Qaben, të cilën e ka bekuar Allahu i Madhërishëm, e ka veçuar me mirësi,  i ka dhuruar asaj dhe atyre që e vizitojnë, bëjnë Haxhin në të, re të mëshirës së Tij, bollëkun e faljes, sigurisë dhe bujarisë së Tij. Në përgjigje të lutjes së Ibrahimit, mikut të Allahut,  paqja e Zotit qoftë mbi të, drejtuar Zotit të tij: “Prandaj, bëj që zemrat e njerëzve të ndiejnë dashamirësi për ata dhe jepu fruta, me qëllim që ata të të falënderojnë.” (Ibrahim 37)

Adhurues të Zotit! Haxhi në shtëpinë e shenjtë të Zotit, Qaben, është obligim individual për çdo musliman dhe muslimane një herë të vetëm për gjatë të gjithë jetës, për atë që e ka të mundur këtë rrugë. Ndërsa ai që e ka të mundur të kryej Haxhin por nuk e bën është gjynahqarë, i pabindur, dhe ai është në rrezik të madh. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Njerëzit e kanë detyrim ndaj Allahut ta vizitojnë (për haxh) këtë Faltore, kushdo prej tyre që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk beson, (ta dijë se) Allahu nuk ka nevojë për askënd.” (Al ‘Imran 97)

Ajo që duhet përmendur në këtë drejtim është tërheqja e vëmendjes me deklaratës ligjore të këshillit të lartë të dijetarëve në Mbretërinë e Arabisë Saudite, që bën thirrje për palejueshmërinë e Haxhit pa leje. Duke e mbështetur atë deklaratë të bekuar me parimet e përgjithshme të ligjit të Sheriatit dhe rregullat e përgjithshme juridike që përcaktojnë se dëmi duhet të paguhet para se të ndodhi dhe pasi të ndodhë, duke i dhënë përparësi parandalimit të dëmit në favor të përfitimeve, dhe në marrjen përsipër të dëmit në mënyrë individuale, private, për të shmangur dëmin e përgjithshëm. Duke marrë parasysh pasojat që rrjedhin nga veprimet, qofshin guximi apo ngurrimi, si dhe detyrimi për t’iu bindur sundimtarit, kujdestarit të çështjeve tona në të mirën dhe ndalimi i mosbindjes ndaj tij, krahas marrjes parasysh të pesë interesave të nevojshme: Vetja, shpirti, feja, nderi, paraja, pasuria, dhe mendja, për të cilat ka ardhur legjislacioni Islam, Sheriati, për ti ruajtur dhe forcuar ato, dhe për të larguar çdo gjë i shkelën  ose e shkakton keqfunksionimin ose mosfunksionimin e tyre. Sikurse ndodh me dëmet e rënda dhe rreziqet e shumta dhe të ndryshme, që vijnë nga mosrespektimi i marrjes së lejes së Haxhit në këtë epokë.

LEXO  Ditët e Haxhit

O populli musliman! Haxhi është shfaqje praktike e vëllazërisë Islame dhe shfaqje e unitetit të umetit  Islam, ku muslimanët mblidhen për ta kryer këtë adhurim ashtu siç e ka kryer i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për atë dhe familjen e tij dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta. Nëpërmjet këtij tubimi, Haxhit, arrihen akte pasimi, mësimi,  përkujtimi dhe nderimi, madhërimi i ritualeve të Zotit. Kur musliman qëndron në këto vende të shenjta, ai ndjen, përjetëson, faktet që kanë ndodhur brenda tyre, prej tyre: Historia e Ibrahimit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe bashkëshorten e tij, Haxheren, kur ajo ka thënë: “ Në dorë të kujt po na lë?” Ka thënë: “ Në dorë të Zotit.” Ajo ka thënë: “ Atëher Allahu nuk na humbën ne.”

Historia e foshnjës që përplasën këmbët e tij në shkretëtirë për shkak të etjes që kishte, ndërsa nëna e tij vraponte në mes Safas dhe Mervas në kërkim të ndihmës, derisa sa ka plotësuar shtatë xhiro, herë. Atëherë ka dalë uji poshtë këmbëve të foshnjës, Ismailit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.

Historia e ndërtimit të shtëpisë dhe ngritja e themeleve mbi Monoteizëm, besim në Një Zot, dhe besimin e sinqertë në Zotin Një i Vetëm të pa shok.

Historia e hyrjes në profetësinë e Muhamedit dhe shenjave të saj të mrekullueshme, pastaj histori e profetësisë dhe mesazhit, e thirrjes dhe e lëndimeve të tij, historia e durimit dhe e përballimit, hixhretit, shpërnguljes, dhe pastaj e  çlirimit dhe triumfit.

Muslimani kur qëndron në këto vende dhe i ndjen këto fakte, ngjarje, ndihet më afër Zotit në shtëpinë e Tij të shenjtë, në Qabe. Këto kuptime, mësime dhe kujtime mbizotërojnë në mendjen dhe ndjenjat e tij. Ai nuk shikon rreth tij vetëm monoteizëm, besimin në Një Zot,  dhe sinqeritet në adhurimin e Tij. Merr veten e tij në llogari për veprimet e tij gjatë jetës së tij dhe se a ka shpenzuar ndonjë gjë që i takon Zotit në emër të dikujt tjetër përveç Zotit, që të pendohet dhe të kthehet me zemër të pastër, të shëndoshë, me punë të pastër dhe besim të sinqertë  dhe të pastër. Të gjitha këto rregulla dhe qëllime rrotullohen rreth kuptimit që e lidh njeriun me Krijuesin e tij, lidhën njerëzit e tokës me Zotin e Qiellit dhe të Tokës. Ky kuptim është me vend që njerëzit të mblidhen gjithmonë përreth tij për të pastruar zemrat nga papastërtitë e politeizmit dhe veprat e neveritura të paganizmit. Ajo doktrinë, besim, në të cilën fshihen dallimet e racave, ngjyrave, gjuhëve, vendeve dhe klasave dhe shfaqet e vërteta e adhurimit dhe vëllazërisë. Të gjithë veshin të njëjtën veshje, duke adhuruar një Zot, nuk ka Zot tjetër përveç Tij. Ata e gjejnë fuqinë e unitetit dhe dobinë e solidaritetit nën flamurin e besimit dhe ftuesi i këtij tubim është fjala e Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar që thotë: “ Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta.” (El-Haxhxh 27)

Rregulli themelor në këtë takim është thënia e Tij, Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar: “ Kujtoje kur Ne vendosëm për Ibrahimin vendin e Faltores (duke e urdhëruar): “Mos më shoqëro asgjë (në adhurim)…” (El-Haxhxh 26) Kjo, as në pak dhe as në shumë, as në fjalë dhe as në vepra, as në marshim e as në këndim, por është në rregullimin e qëllimit dhe veprimit vetëm për  Zotin e Vetëm, braktisja e çdo gjëje tjetër përveç Tij. Nuk adhurohet askush përveç Zotit dhe nuk thirret vetëm Zoti,  vetëm emri i Tij të përmendet me nderim dhe me madhështi, me lavdërim dhe me madhërim, me përulje dhe me nënshtrim, në qetësi dhe përulësi, në butësi dhe me dinjitet, në përgjërim dhe nënshtrim.

Kini shumë kujdes që të mos shpenzosh diçka që me të drejtë është e Tij për dikë tjetër, sepse kjo është një rënie nga lartësitë e besimit në thellësi të politeizmit, Zoti na ruajt.

O adhurues të Zotit! Haxhi është sezon i madh për fitimin e shpërblimeve dhe shlyerjen e gjynaheve, të këqijave. Sezon në të cilin robi qëndron para duarve të Zotit të tij, duke pranuar Monoteizmin, Njësimin e Tij, duke pranuar gjynahet e tij dhe paaftësinë e tij në përmbushjen e të drejtave të Zotit të tij, dhe kthehet nga Haxhi i tij i pastër nga gjynahet si dita që e ka lindur nëna e tij.

LEXO  Vazhdimi në vepra të mira dhe pas Ramazanit

Haxhinjë të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes! Këshilla ime për ju është të bëni kujdes që të jetë Haxhi juaj Mebrurë, i pranuar tek Zotit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Haxhi Mebrurë, i pranuar tek Zoti, nuk ka shpërblim tjetër përveç se Xhenetit.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Haxhi i pranuar tek Zoti është ai që nuk shoqërohet me asnjë gjynah, si për shembull:  që nuk ka turpësi, as imoralitet, as grindje, as ligësi, as arrogancë, as hipokrizi dhe as ndjenjë reputacioni.

Vëlla Haxhi! Frikësoju Allahut, dije se Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar të kontrollon në të gjitha kohët e tua, në të gjitha situatat tua, dhe dije se je shërbyer dhe je i kënaqur.  Mbretëria e Arabisë Saudite, mbrojtësja e dy xhamive të shenjta, ka ushtruar të gjitha aftësitë e saj ekonomike, sociale, drejtuese dhe këshilluese për të ofruar rehati për pelegrinët e shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes, d dhe për vizitorët e xhamisë së të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Haxhiu kryen ritualet e haxhit të tij në siguri, stabilitet, begati dhe qetësi shpirtërore. Askujt, kushdo qoftë ai, nuk i mbetet vend për imoralitet, për polemika, për mosmarrëveshje, për grindje, për pështjellim dhe për kaos, apo për t’i larguar haxhinjtë nga veprat e Haxhit dhe nga bindja ndaj Zotit të Madhëruar. Nuk ka vend për cenimin e shenjtërisë së vendeve të shenjta përmes tubimeve dhe brohoritjeve të paligjshme dhe lëndim të muslimanëve në shtëpinë e Zotit të botëve, në Qabe, dhe në xhaminë e zotërisë së të dërguarve të Zotit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar është xheloz për vendet e Tij të shenjta, i mbron vendet e Tij të shenjta, i ruan mysafirët e Tij, dhe i ndihmon robërit e Tij të cilët i ka vendosur në shërbim të dy xhamive të shenjta. Për të shthururin nuk ka tjetër vetëm se dështim, turpërim dhe ndëshkim nga Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, dhe urrejtja nga njerëzit. “…dhe, ata që synojnë ta përdhosin (Xhaminë), me të keqe, Ne do t’i bëjmë të shijojnë dënim të dhembshëm.” (El-Haxhxh 25)

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut dhe ritualet e Zotit, nderoni vendet e Tij të shenjta, kryejeni obligimin e Haxhit me qetësi dhe sinqeritet.

O Zot, lehtësojua  haxhinjëve të shtëpisë Tënde të shenjtë, Qabes, dhe ruaj ata, ndihmoi ata në plotësimin e ritualeve të tyre, pranoje prej tyre dhe ktheji ata në vendet e tyre shëndosh e mirë dhe fitimtarë, o Zoti i botëve.  Përmirëso çështjet e tyre, mbuloji ata me re, lëshoju atyre një erë të freskët dhe shtojua atyre begati dhe mirësitë. Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar, e emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit: “ Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar.Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet. Ndërkaq, çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di. Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!” (El-Bekare 197)

Zoti na bëftë dobi të gjithëve me librin e Tij të qartë, Kuranin,  dhe me synetin e të dërguarit të Tij, të përzgjedhur dhe besnik, na bëftë të gjithëve nga ata që e dëgjojnë fjalën dhe pasojnë atë me më të mirën, Amin. Lutja jonë e fundit, çdo lavdërim është për Zotin e botëve.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin që na ka veçuar me shumë sezone mirësish dhe na ka urdhëruar t’i shfrytëzojmë ato që të korrin prej tyre të mirat.   

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi me të cilën arrijmë suksesin në bindje ndaj Tij.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i miri që është afruar tek Zoti me adhurime. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi ata që janë ndjekin gjurmët e tyre deri sa ti takojmë ata në luginat e Xhenetit.

LEXO  Të ndërtojmë modele në të mirë - Meka 16.10.2020 

Në vijim

Porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar, frika ndaj Zotit, nuk qëndron në zemrën e robit nëse ai nuk e kupton destinacionin e tij. “O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t’ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe.” (El-Enfal 29)

Adhurues të Zotit!

Vërtetë ju jeni në pritje të dhjetë ditëve të bekuara të Dhul Hixhes, të cilit Allahu është betuar në netët e tyre në Kuranin Famëlartë, dhe ditët, rëndësinë e të cilave Zoti i ka madhëruar në atë fjalim, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ (Betohem) për shkrepjen e agimit dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!” (El-Fexhr 1-2) Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka ditë në të cilat veprat e mira janë më të dashura tek Zoti i Madhëruar se në këto dhjetë ditë.” I kanë thënë: “ O i dërguari i Zotit, as xhihadi, lufta në rrugë të Allahut?” Ka thënë: “ As xhihadi në rrugë të Allahut, përveç ai përson që ka dalë  në rrugë të Allahut me veten dhe pasurinë e tij, e pastaj nuk kthehet me asnjërën prej tyre, bie dëshmorë.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Imam Muslimi ka sjellë nga Umu Selemetu, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse fillojnë dhjetë ditët e Dhul Hixhes dhe dikush ka për të bërë sakrificë, dëshiron të bëjë kurban, të mos i shkurtojë flokët dhe të mos i presë thonjtë.”

Ku janë ata që nxitojnë të falen dhe të agjërojnë? Ku janë ato që garojnë në të për të bërë vepra të mira dhe për ti fituar ato? Zoti ju dhëntë sukses, nuhasni sa të mundeni aromën e mirësisë dhe thitheni atë, dhe ekspozohuni para aromave të mëshirës së Zotit sa herë që ju dhemb dhe përfitoni prej tyre, sepse këto janë ditë që bujaria e tyre është e bollshme, nuk ka aq të dashura në dëshira si ato,  ditë në të cilat lutjet pranohen dhe dëshirat  plotësohen.

Adhurues të Zotit! Shtoni sa më shumë lutjet dhe përshëndetjet për njeriun me pozitën më të lartë në ditën e Ringjalljes, të dërguarin dhe ndërmjetësuesin tonë, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e parë të drejtë, me të gjithë shokët e tij dhe me pasuesit e tyre me vepra të mira deri në Ditën e Kijametit. O Zot, na bëj dobi me dashurinë e tyre, o Zot, na ringjall nën shoqërinë e tyre, dhe mos na bëj nga ata që shmangen nga tradita dhe rruga e tyre, o më i Madhi Bujarë.

O Zot, mbështet Islamin dhe muslimanët, me mirësinë Tënde lartëso fjalën e vërtetë dhe fenë. O Zot, mbështet me të vërtetën, sukses dhe me drejtësi udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, mbretin Selman bin Abdulaziz, Zoti e ndihmoftë, i dhëntë shëndet dhe shërim, dhe i dhëntë shëndet dhe shërim, i dhuroftë paqe dhe siguri. Zoti bëftë që sëmundja e tij të jetë pastrim i gjynaheve, shtim të sevapeve, shpërblimeve të tij. O Zot jepi sukses atij në atë që Ti do dhe je i kënaqur, udhëheqë atë drejtë drejtësisë dhe devotshmërisë. Furnizoje atë me këshilltarë të mirë, lartëso me të fenë dhe fjalën Tënde, bëje atë ndihmë për Islamin dhe muslimanët. Bashko me të fjalën e muslimanëve në të vërtetën dhe në udhëzim, o Zoti i botëve.

O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të fronit të tij, vëllezërve dhe ndihmësve të tij në të vërtetën dhe në udhëzim, dhe në atë që është në përmirësim të njerëzve dhe vendit.

O Zot, jepu sukses kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me librin Tënd, Kuranin, dhe me sunetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Bëj ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë, bashko fjalën e tyre në të vërtetën, o Zoti i botëve.

O Zot, zbrit mbulesën Tënde mbi vendin tonë dhe mbi të gjitha vendet muslimane.

O Zot, kërkojmë mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt, me faljen Tënde nga dënimi Yt dhe me Ty, ne nuk mund të numërojmë lavdërimet ndaj Teje, Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten Tënde.

O Zot, mos na ndëshko me të këqijat e veprave tona, mos na merr në përgjegjësi për atë që kanë bërë të këqijtë nga ne, na ruaj nga çdo çështje që na shqetëson, të lutemi të jesh Përkrahës dhe Ndihmës për ne.

O Zot, të lutemi që të gëzosh zemrat tona me çlirimin e Kud’sit nga duart e sionistëve Jehudëve pushtues dhe me gëzimin e fitores së musimanëve në çdo vend përballë armiqve të tyre të padrejtë.

O Zot, ndihmo ushtarë tanë në kufi. O  Zot, drejto gjuajtjen e tyre, forco këmbët e tyre, ndihmoi të gjithë ata kundër armiqve Tu dhe armiqve  të tyre.

O Zot, tek Ti kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës i madh, dërgo për ne nga qielli shi të bollshëm.

O Zot, zbrit tek ne shi!

O Zot, ne jemi krijesa nga krijesat Tua, mos na privo nga Mirësitë e Tua për shkak të gjynaheve tona.

 “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/3744648325749837

Post Author: endrit