Thirrje për të mbështetur të shtypurit

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    06-05-1446 H   08-11-2024 D

Shejh Muhamed Hysejn 

Tema    Thirrje për të mbështetur të shtypurit

Vërtetë lavdërimet janë për Zotin, Atë e lavdërojmë prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Zoti  s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetësuesi  dhe modeli ynë, Muhamedi, është rob i Zotit  dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri i Tij nga të gjitha krijesat dhe miku, i dashuri i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve, mbi të gjithë që kanë ecur në rrugën e tyre, kanë ndjekur gjurmët e tyre dhe kanë pasuar traditën e tyre deri në ditën e Fundit. Lutje dhe përshëndetje për dëshmorët dhe të rënët, për të burgosurit dhe të rënët robër, për ata që janë në namaz dhe bien në sexhde për Zotin në xhaminë e bekuar të Aksasë dhe në çdo vend nga vendet muslimane.

Në vijim

O ju muslimanë!  O bijtë e Bejtul Makdis, Kudsit, dhe rrethinat e tij! Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar në librin e Tij, në Kuranin Famëlartë, thotë, e Ai është më i Vërteti me fjalën e Tij: “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71) Allahu i Madhërishëm thotë të vërtetën.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! O ju arab dhe muslimanë në të gjitha anët e botës! O ju udhëheqës të popujve arabë dhe muslimanë! Ju që, brenda pak ditësh do mbani samit  tuaj. O ju të lidhur dhe të vendosur e këtë tokë të bekuar O ju të vuajtur! O ju të izoluar, atje në Gazan  qëndrestare dhe në të gjitha qytetet tona Palestineze, në bregun perëndimorë dhe në Kudsin Sherif!  Kudsi, njerëzit e të cilit janë larguar nga portat e xhamisë Aksa, dhe nuk lejohen që të hynë në xhami, për të falur namazin e ditës së Xhuma dhe të vakteve, kohëve të tjera. Toka e bekuar, banorët e të cilës pengohen të falin namazin në xhaminë e Aksasë, në ditën e Xhuma dhe në ditët e tjera të javës. Ju jeni në një lidhje të fortë dhe vigjilentë në këtë tokë! E kemi thënë dhe e themi përsëri  sot: Ju duhet të shpeshtoni udhëtimin tuaj për në Kuds, për në xhaminë e tij të Aksasë,  për të falur namazin e xhumasë në të dhe namazet e tjera veç namazit të xhumasë. Në këtë mënyrë vërtetoni mesazhin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili thotë se, ju jeni pasardhësit të cilët shkojnë dhe vijnë në xhaminë e bekuar të Aksasë, me gjithë urrejtjen e atyre që e urrejnë këtë, me gjithë agresionin e armikut dhe pavarësisht çdo gjëje që ju ndodh në këtë tokë të bekuar.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Bijtë e popullit tonë Palestinez, durimtarë dhe të lidhur me këto troje, të kapur pas këtyre trojeve, pas të gjitha këtyre trojeve, vazhdojnë të vuajnë shumë nga kjo luftë e çmendur, mizore që po bëhet ndaj fëmijëve të tyre, tokës së tyre, pronës së tyre dhe ndaj të gjitha nevojave të jetës në këto tokat.  E në veçanti në Gazan e qëndrueshmërisë, Gaza e vigjilencës, Gaza e sakrificave, e cila çdo ditë u jep lamtumirën dëshmorëve nga  bijtë e saj dhe kapet pas besimit të saj të fortë. Me gjithë atë, me besimin e saj të fortë qëndron me forcë përballë të gjitha përpjekjeve dhe të gjitha komploteve që tentojnë t’i shpërngulin, vrasin dhe shfarosin. Por ne jemi të sigurt, të bindur se ky popull i duruar, i vendosur, do të qëndrojë i kapur pas tokës së tij, i lidhur fort pas të drejtave të tij. Ai nuk kënaqet me këto të drejta alternative. Ai është pronar i kësaj toke dhe është pronari legjitimit në këtë tokë të bekuar, sado që të përpiqet agresori, pushtuesi të ndryshojë realitetin e tokës, apo kushtet e njerëzve të saj, durimtarë dhe i vendosur, lidhur me këtë tokë.

LEXO  Nga karakteristikat e njerëzve që arsyetojnë

O ju muslimanë! O ju pjesëmarrës në samitin e pas disa ditëve në Arabinë Saudite, në nivelin e drejtuesve arabë dhe muslimanë, nga vendet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik për të ndjekur atë që po ndodh këtu në Palestinë dhe në tokat myslimane: Çfarë mund të bëni për bijtë e këtij populli durimtar dhe të lidhur me këtë tokë? Çfarë mund të bëni pas një viti e më shumë nga ky agresion, i cili synon njerëzit, gurët dhe drurët, dhe të gjitha gjërat jetësore në këtë vend? Çfarë pozicionesh do të merrni dhe të themi: Nga qëndrimet minimale më së paku, më të paktat së paku, qëndrime që lehtësojnë të uriturin, shuajnë etjen e të eturit, fashojnë, mjekojnë plagët e të dëmtuarve, lehtësojnë nga dhimbjet e të sëmurëve dhe të plagosurve. Po, nga qëndrimet njerëzore në minimumin e tyre, ditën kur braktisët pozitat drejtuese, në nivelin e tyre më të lartë. A nuk është detyrë fetare, morale, sociale dhe politike, dhe në të gjitha kuptimet e jetës njerëzore, që njeriu të ruajë bashkudhëtarin e tij në fe, bashkudhëtarin e tij në anën njerëzore  dhe vëllain e tij në akide, doktrinë, besim dhe Islam? O ju pjesëmarrës në këtë samit? Mjaft më me largimin nga detyra juaj dhe nga detyra ndaj njerëzve dhe vëllezërve tuaj në këtë tokë të bekuar, në tokën e Palestinës, toka e Israsë dhe Miraxhit. O ju udhëheqës! A nuk e shikoni se bijtë e këtij populli durimtar dhe të lidhur me këtë tokë marrin përsipër ruajtjen e xhamisë së bekuar të Aksasë? Xhaminë e Aksasë të cilën Allahu e ka bërë kiblen, drejtimin e parë të muslimanëve, e ka bërë atë xhaminë e dytë të ndërtuar në tokë për të Njësuar Allahun, për adhurimin e Tij dhe bindjen ndaj Tij. Sikurse e ka bërë atë xhaminë e tretë, për në të cilat kërkohet udhëtimi dhe shpeshtimi i vizitës së tyre. E ka bërë këtë xhami dhe tokën e bekuar tokë të muslimanëve dhe tokë të Islamit derisa Zoti të trashëgojë tokën dhe çdo gjë në të.

Po, o ju muslimanë! Po, o ju udhëheqës të mbledhur! Kjo është e vërteta e këtij populli, kjo është detyra e tij në ruajtjen e vendeve të shenjta dhe ruajtjen e tokës së Islamit dhe muslimanëve,  derisa Zoti të përmbushë atë që ka caktuar.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Nga kuptimet e këtij ajeti fisnik; “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.”(El-Ahzab70 )  Allahu i Madhërishëm ju ka kujtuar për frikë, devotshmëri ndaj Tij, e ajo bashkon të gjitha çështjet e mirësisë dhe të gjitha çështjet e udhëzimit, begatisë dhe drejtësisë. Pastaj ju ka thënë: “…dhe thoni vetëm të vërtetën.”(El-Ahzab70 ) Fjala e vërtetë ka kuptime të shumta dhe domethënie të mëdha nga ana gjuhësore, legjislative fetare dhe në kuptim. Nga kjo është pohimi i fjalës së vërtetë, sinqeritetit, se ajo është fjala ku kuptimi i saj  jashtëm përputhet me kuptimin e brendshëm të saj, është fjala që përmban fjalën madhështore të monoteizmit; “S’ka Zot tjetër përveç  Allahut. Muhamedi është i dërguari i Allahut.” Po, ajo është fjala e vërtetë me të drejtën e sunduesit dhe të sunduarit, me të drejtën e kërkuesit dhe të përgjegjësit. Ajo është e vërteta dhe udhëzimi me të drejtën e umetit Islam dhe të muslimanëve, sundues dhe të sunduar, shtete, qeveri, popuj dhe fise.  Kështu e kuptojmë thënien e Zotit të Madhërishëm: “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.”(El-Ahzab70 )

LEXO  “ Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!”

Zoti mundësoftë drejtimin, të vërtetën e fjalës së çdo besimtari, çdo udhëheqësi, çdo njeriu që udhëhiqet, çdo njeriu që ka një përgjegjësi, por se çdo përgjegjës, që kjo, fjala e vërtete,  të jetë kushtetuta dhe metoda e tij, që të arrijmë kënaqësinë e Allahut të Madhërishëm, në mënyrë që veprat dhe fjalët të jenë të sakta, të na falen gjynahet. Në mënyrë që të jemi nga ata që janë të bindur ndaj Zotit dhe të dërguarit të Tij, nga ata që mbështesin fitoren e Zotit të Madhërishëm; “ Ai ndihmon kë të dojë…” (Er-Rum 5) Allahu i Madhërishëm thotë të vërtetën: “ Sigurisht, Ne do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe besimtarët, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Ditën, kur do të sillen dëshmitarët.” (Gafir 51)

Ka ardhur në një hadith të ndershëm, nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Një grup nga populli im do të vazhdojë të qëndrojë i kapur pas çështjes, fesë  së Zotit derisa t’u vijë urdhri i Zotit, dhe ata janë në këtë gjendje.”  Në një transmetim: “ Që luftojnë për të vërtetën derisa t’u vijë urdhri i Zotit, dhe ata janë në këtë gjendje.” Apo siç ai ka thënë.

Fitorja është për ata që Zotit i kërkojnë falje, tek Allahu kërkoni falje dhe  luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet  janë vetëm për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, s’ka të dërguar pas tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ka dashur që robërit e Tij të punojnë për fenë e tyre dhe jetën e tyre të kësaj bote, deri sa të fitonin nga mirësitë e Zotit dhe të meritonin kënaqësinë e Tij.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Plotësoi emanetin, solli mesazhin dhe këshilloi umetin, dhe na ka lënë në rrugë të shndritshme, nata në të është sikur dita e saj, nuk devijon prej saj vetëm se ai që është i humbur.

Në vijim

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! O bijtë e kësaj toke të bekuar, duhet ti frikësoheni Allahut të Madhërishëm, dhe të thonë fjalën e vërtetë me gjithë bindje dhe besim për të bashkuar radhët tuaja dhe unifikimin e fjalës tuaj, sepse nuk ka mbijetesë dhe lavdi për ju përveç përmes unitetit, bashkimit, që ju shpie drejtë kënaqësive të Zotit të Madhërishëm. E nga frytet e tij, unitetit, do të jetë ruajtja e tokës tuaj, vendeve tuaja të shenjta dhe e të gjitha të drejtave tuaja.

Ndërsa ju, o bij të popullit arab, dhe ju, o bij të popullit muslimanë, në kohën kur udhëheqësit tuaj niset për atje në Arabinë Saudite duhet të jeni në lartësinë e përgjegjësisë dhe të jeni në lartësinë e kushteve që rrethojnë popullin tuaj, para së gjithash në këto troje të bekuara. Ky popull, që përcjellën për në Xhenetet e Larta çdo ditë me dhjetëra dëshmorë, nga bijtë e tij duke përfshirë djemtë, burrat, gratë, pleqtë dhe fëmijët e tij. Po, ky popull që bëhet gjithnjë e më i fortë, sepse e vërteta është me të, dhe se ai është në të drejtën e tij, me lejen e Zotit të Madhëruar, në kujdesin për këto troje dhe për ruajtjen e atyre, pa marrë parasysh sakrificat.

LEXO  Nderi i robërisë, nënshtrimit ndaj Zotit të Lartësuar

O ju muslimanë! O ju udhëheqës! O ju popuj! Nuk ka asnjë justifikim për këdo që nuk arrin në këto ditë të mbështesë popullin e tij, të mbështesë trojet e tij dhe të mbështesë të vendeve të tij të shenja në këto troje të bekuara. Përndryshe, nesër të gjithë do të jenë në duart e Zotit të Madhëruar, e Ai do t’i pyesë të gjithë: Çfarë kanë bërë me dhe për këtë toke? Çfarë kanë për të drejtën e popullit të kësaj toke? Kush ka qenë qëndrimi i tyre? A qëndruan në krah të vërtetës? Apo qëndruar indiferent dhe duke e injoruar këtë të vërtetë? Nesër, tek Allahu i Lartësuar, do të baskohen kundërshtarët, por se do të bashkohen të gjitha krijesat e Tij, për gjykimin e drejtë të Zotit, për gjykimin e Zotit që hakmerret ndaj shtypësve, të padrejtëve, gjykim, që ndan kurrizin e tiranëve dhe në të cilin nuk vlen as paraja dhe as fëmijët.  Po, nesër të gjithë do të qëndrojnë para Zotit të Plotfuqishmit,  e Zoti i Madhërishëm do të pyes çdo kujdestarë për atë që ka pasur nën kujdestari, çdo përgjegjës për atë që ka qenë përgjegjëse dhe çdo person për çfarë ka bërë në jetën e kësaj bote.

O adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, jini me Allahun e Lartësuar me devotshmëri, frikë ndaj Tij dhe me fjalë të drejtë, në mënyrë që veprat dhe fjalët të jetë të sakta, dhe që Allahu dhe i dërguari i Tij të jenë të kënaqur me ju. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar është i kënaqur me besimtarët, i falën ata që pendohen dhe kthehen tek Ai, i Lartësuari.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Sikurse kemi thënë dhe themi, përqendrohuni në udhëtimin dhe shpeshtimin e vizitës tuaj për në xhaminë e bekuar të Aksasë. Po, shpeshtoni udhëtimin tuaj, e nëse pengoheni, o ose nuk keni mundësi për të arritur në të, faleni namazin aty ku jeni.  Po, faleni namazin në portat e Kudsit, në rrugët e Kudsit dhe në çdo tokë, vend që pengoheni për të ardhur në Kuds dhe për në Aksa. E me lejen e Allahut të Madhërishëm ju do të keni shpërblimin e këtij namazi. Sepse ju e keni bërë nijet, qëllim për të udhëtuar për në Kuds dhe për tua falur në xhaminë e Aksasë, por u vendos pengës në mes jush dhe asaj, Aksasë.

Allahun e Madhërishëm e lusim që të ju shkruaj ju shpërblimin  e këtij udhëtimi dhe namazi. Mos hezitoni dhe mos jini neglizhent në udhëtimin tuaj për në xhaminë e bekuar të Aksasë.  Kjo xhami, për të cilën Allahu ju ka bërë kujdestarët dhe rojet besnike të saj. Prandaj, përmbusheni këtë amanet dhe mbajeni atë me të drejtat që i takon, që të gjeni shpërblimin tuaj tek Allahu i Madhërishëm në ditën e Gjykimit, dhe që të gjeni shpërblimin tuaj tek i dërguari dhe i dashuri juaj, i cili është falur me të gjithë të dërguarin në këtë vend të bekuar, në këtë xhami të bekuar të Aksasë. Në mënyrë që ta gjeni shpërblimin tuaj në Luginën e Fisnike, dhe të pini ujë nga duart e tij të ndershme, pije pas të cilës nuk do të keni etje asnjë herë më.

Zoti na bëftë të gjithëve nga ata që do të qëndrojnë në Luginën e tij fisnike dhe nga ata që do të ringjallen nën flamurin e tij të ndershëm, në shoqëri me shokët tij në Xhenetet e Amshuara. Ai me të vërtetë është i Fuqishëm për çdo gjë dhe i Denjë për përgjigje.

O Zot, mëshiro dëshmorët tanë, shëro të sëmurët dhe të plagosurit tanë,  na fal veprat tona të këqija, gjynahet tona, dhe mundëso lirinë e të burgosurve tanë.

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, të gjallët dhe ata që kanë ndërruar jetë prej tyre, bëj që përfundimi  ynë të jetë me vepra të mira.

O Zot, të lutemi që ta na japësh kthim të mirë tek Ti. Mundëso ne dhe muslimanëve  rrugëzgjidhje të shpejtë dhe të afërt,  na jep, udhëheqës besimtarë dhe të mëshirshëm, që të njësojë rrallët tona, të bashkojë forcat tona  dhe të na japi fitore, me të vërtetë, o Sunduesi ynë, Ti je i Fuqishëm për çdo gjë dhe i Denjë për përgjigje.

Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi zotërinë tonë Muhamedin, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Do falim namazin e xhenazes në mungesë për shpirtrat e dëshmorëve pas namazit të xhumasë, me lejen e Zotit.

Dhe ti që fton për  namaz, fto për namaz!

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1071377204452048

Post Author: endrit