Porosi muslimanëve për tu përmirësuar në fenë dhe në jetën e tyre

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    15-12-1445 H    21-06-2024 D

Shejh Muhamed Sarandah

Tema Porosi muslimanëve për tu përmirësuar në fenë dhe në jetën e tyre

Lavdërimet janë për Allahun, Ai i Cili është mbikëqyrës për çdokënd se çfarë punon, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi. Lavdërimet janë për Allahun, Ai që vëzhgon çdo shkelje që kryhet. “Atëherë çdokush do të marrë vesh çfarë kishte përgatitur (për këtë Ditë).” (Et-Tekuir 14)

Lavdërimet janë për Allahun, i Cili kujdeset për mendimet e robërve të Tij kur ata shqetësohen, Atij nuk i shpëton as sa grimca e vogël e atomit.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, i përgjigjet nevojtarit, i ndihmon të pikëlluarit dhe i përgjigjet të shtypurit.

O Zoti ynë, Ti je më i merituari për tu përmendur, më i merituari për tu adhuruar, më Bujari nga i Cili mund të kërkohet,  më i Mëshirshmi që Sundon, më Bujari nga mund të kërkohet, më Dhuruesi që jep, Ti je Sunduesi i çdo gjësë, nuk ka ortak me Ty, unik nuk ka diçka të barabartë me Ty, universi është Krijimi Yt ndërsa njerëzit në Gaza janë robërit Tu, universi është Krijimi Yt ndërsa njerëzit në Palestinë janë robërit Tu, Ti je Allahu, Mëshiruesi, Mëshirëploti, të lutemi që të ruash Aksanë tonë, dhe ta vendosësh atë nën kujdesin Tënde, o Zoti i botëve.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. I dërguari i përzgjedhur, i zgjedhuri dhe i dalluari, Allahu e ka bërë atë model për ata që duan të ecin në rrugën e drejtë dhe udhëheqës për adhuruesit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjen e të mirë dhe të pastër.

Nga Ebu Dherri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “I dashuri  im, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, më ka këshilluar me shtatë gjëra.  Po, sa herë që rrugëtimi devijon nga rruga e së vërtetës, gjërat duhet të kthehen në normalitetin e tyre, e kjo jo me tekat e të devijuarve, por me këshillat e zotërisë së të dërguarve. I dashuri im më ka porositur me shtatë gjëra, këshilla;  e ato janë këshilla për umetin për rilindjen dhe përparimin e tij. Më porositi që t’i dua të varfrit dhe t’u rri afër. Më porositi që të shoh te ata që janë poshtë meje dhe të mos shoh te ata që janë sipër meje. Më porositi që të mbaj lidhjet me farefisin edhe nëse ata nuk i përmbahen. Më porositi që të mos i kërkoj kujt asgjë. Më porositi që të them të drejtën edhe nëse është e hidhur. Më porositi që të mos i frikësohem kujt në rrugën e Allahut. Më porositi që ta shpeshtoj thënien e fjalës: La haule ve la kuvete ila bil-lah: Nuk ka forcë dhe as fuqi tjetër përveç fuqisë së Allahut, sepse kjo fjalë është prej një thesari poshtë Arshit të Allahut.”

I dashuri  im më porositi që t’i dua të varfrit dhe të marrë parasysh nevojat e tyre. Niveli më i lartë i ndjekjes është dashuria. Prandaj, o ti përgjegjës, nëse nuk je i dashuri i të varfëve, bëhu i  kujdesshëm për nevojat e tyre,  por se mundohu të afrohesh pranë tyre, duke llogaritur kërkesat e tyre, duke ndjerë dhimbjet dhe plagët e tyre, duke thithur dëshirat e tyre, duke pirë nga uji i tyre dhe duke ecur në tokën e tyre.  Omer Ibn EL Hatabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, përgjegjësia e tij përfshiu dhe një kafshë që u pengua, e si mund të jetë hakmarrja ndaj këtij umeti, populli, për dështimin, neglizhencën për të ndihmuar dy milionë njerëz të rrethuar, të izoluar, nga njerëzit e varfër dhe vurnerabël pa ilaçe, ushqim dhe strehim. Prandaj, këshilla për umetin, popullin, udhëheqësit dhe sundimtarët ishte që të donin të varfrit, të ishin pranë tyre dhe pranë vuajtjeve të tyre.

LEXO  “Vërtetë ndihma e Allahut është afër!”

Kur umeti neglizhon në dashurinë ndaj të varfrit, vjen paralajmërimi i dytë: I dashuri im, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, më porositi që të shoh te ata që janë poshtë meje dhe të mos shoh te ata që janë sipër meje. Umeti ynë ka rrëshqitur dhe ka rënë në rrjetat e perëndimit të urryer. Nga ku ka drejtuar vëmendjen e popujve drejt luksit dhe  konkurrencës financiare, dhe ka larguar vëmendjen e tyre nga njerëzit e qëndrueshëm dhe besimtarë.  E  gjithë kjo bëhet përmes planeve helmuese mediatike që shpenzojnë qindra miliarda në vit për të prodhuar filma dhe për të mbajtur festivale mashtruese. Kjo është ajo që e ka humbur dhe devijuar, poshtëruar umetin Islam.

Karuni vërtetë që mblodhi pasuri dhe nuk përmbushi të drejtën e Zotit në të, e Zoti e paralajmëroi atë. “Mos kërko ngatërresa në Tokë…”(El-Kasas 77) Karuni u pasua nga njerëz të devijuar të cilët thanë: “thanë: “Ah! Sikur të na ishte dhënë edhe neve si Karunit!” (El-Kasas 79) “Ne bëmë që Karunin dhe shtëpinë e tij t’i gëlltiste toka…”(El-Kasas 81) Ndërsa përmirësuesit, njerëzit e drejtë thanë: “ Të mjerët ju! Shpërblimi i Allahut është më i mirë për atë që beson dhe bën vepra të mira. Ai do t’u jepet vetëm të duruarve.” (El-Kasas 80)

I dashuri im, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, më porositi që të mbaj lidhjet me farefisin edhe nëse ata nuk i përmbahen. Vendet e shenjta janë lidhjet farefisnore të umetit, xhamia e Aksasë është lidhje farefisnore në mes muslimanëve dhe njerëzit e Gazas janë lidhje farefisnore në mes umetit Islam. Nga lidhjet farefisnore është kushtimi i vëmendjes nga udhëheqësit muslimanë për xhaminë e Aksasë,   për banorët e Palestinës dhe për banorët e Gazas. Prandaj kemi gjetur se sulltan Saluhidin El Ejubi është ngjitur në minber, gjatë sundimit të tij të Egjiptit, dhe në minberin, foltoren e tij ishte vendosur një letër, në të cilën ishte shkruar një frazë që e bëri t’i rrjedhin lotët, dhe e lexoi atë publikisht:

“O ti mbret që pikat referuese të kryqeve i ke thyer, errësira ju ka ardhur duke kërkuar nga Bejtul Makdis, Kud’si,

Të gjitha xhamitë u pastruan, ndërsa unë jam përdhosur për nderin tim.”  

I rrodhën lotët, por nuk shkon gjatë për të mbërritur në Bejtul Makdis, Kud’s, çlirimtarë dhe pastrues për të. Litari i Zotit është i lidhur me popullin nëse ai i mbanë lidhjet farefisnore të tij. Lidhjet farefisnore janë të varura nën Arshin e Zotit: “Kush i mban dhe kujdeset për lidhjet farefisnore, Unë do të kujdesem për të dhe do ta ruaj, e kush i prish ato, Unë do ta refuzoj.”

I dashuri im, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, më porositi që të mos i kërkoj kujt asgjë. Të lartësuarit dhe vetëvlerësimi i banorëve të lidhur me këtë vend e tejkalon bukën e poshtërimit. Sikurse çdo mbështetje financiare në këmbim të heqjes dorë nga parimet refuzohet nga shpirtrat krenarë, refuzohet nga duart e abdesit dhe refuzohet nga aspiratat e larta. “Dhe mos kini frikë nga varfëria, sepse, po deshi, Allahu ju bën të pasur me dhuntitë e veta.” (Et-Teube 28)

Udhëheqja e drejtë, hilafeti, nuk mbizotëroi dhe nuk e ngriti statusin e saj përveçse me anë të dëlirësisë, pastërtisë. “Ti ke falur, kështu që dhe ata falën, e nëse do të kishe qenë i ashpër dhe ata do të ishin të tillë, të ashpër.”

LEXO  Rruga për të arritur një jetë të mirë

I dashuri im, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, më ka porositur me shtatë gjëra, këshilla; që t’i dua të varfrit dhe t’u rri afër, që të shoh te ata që janë poshtë meje dhe të mos shoh te ata që janë sipër meje, që të mbaj lidhjet me farefisin edhe nëse ata nuk i përmbahen, që të mos i kërkoj kujt asgjë. Më porositi që të them të drejtën edhe nëse është e hidhur dhe të mos i frikësohem kujt në rrugën e Allahut.  E kush e shet veten e tij ulët dhe pranon tundimin financiar, është i kënaqur me jetën e kësaj bote para botës Tjetër, dhe shpirti i tij zhytet në tokë duke rënë në shthurje, korrupsion, ai nuk do të mundet të thotë të vërtetën.

Nga ata të cilët thanë të vërtetën janë ata që dolën nga Universiteti i Shkencave dhe Urtësive të Muhamedit, të cilët lexuan librin me emrin Muhamed, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ai ka lexuar në Kuran i cili ecte në tokë dhe nuk i frikësohej kujt në rrugën e Allahut. Zotëria i Ensarëve,  Sa’d Ibn Muadhi, hyri në Meke para çlirimit të saj dhe i tha Ebu Xhehlit në mes të Mekes, duke deklaruar besnikërinë e tij për Zotin dhe pastërtinë e tij nga diçka tjetër përveç Tij; “O Ebu Xhehl, nëse më ndalon mua nga tavafi në Meke, në Qabe, do të ndaloj popullin tënd nga tregtia në Medine.” Po, ai ishte Sa’d Ibn Muadh i cili nuk i frikësohej kujt në rrugën e Zotit. Sa’d Ibn Muadh gjykoi të gjithë ata që tradhtuan muslimanët në luftën e Ahzabit, me vendim të Allahut nga lartësia e shtatë qiejve. Pasuria e tradhtarëve u sekuestrua dhe u shpërnda tek muslimanët. E nëse do të kishte sot në këtë kohë Sa’d, vallë kush do të ishte gjykimi i tij ndaj atyre që kanë tradhtuar dhe kanë dështuar në përkrahjen dhe ndihmën e muslimanëve në Gaza? Bekimi i Zotit është mbi ju, o njerëz të lidhur me këtë vend! Zoti ju ndihmoftë o ju të shtypur dhe të dobët! Jeni lënë të vetëm, ju kanë braktisur, por ju nuk i frikësoheni kujt në rrugën e Allahut. O ju të shtypur, jeni lënë të vetëm, ju kanë braktisur, muslimanët janë shpërqendruar nga ju dhe i kanë prerë lidhjet e tyre farefisnore. Por qëndroni në të vërtetën nuk ju dëmton dikush që ju braktisën apo ju tradhton, të vendosur, të lidhur me këtë vend dhe durimtarë. Është e drejtë që njeriu ti thotë vetes së tij: “ Mjaft më me padrejtësi dhe arrogancë!”  “ Njeriu është vërtet i padrejtë dhe mosmirënjohës.” (Ibrahim 34)

Porosia e të dërguarit të Allahut për Ebu Dherrin dhe umetin është mbyllur me: “ I dashuri im, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, më porositi që ta shpeshtoj thënien e fjalës: La haule ve la kuvete ila bil-lah: Nuk ka forcë dhe as fuqi tjetër përveç fuqisë së Allahut, sepse kjo fjalë është prej një thesari poshtë Arshit të Allahut.” Do të gjeni ndikimin e saj në jetën tuaj. Ne jemi çliruar nga forca dhe fuqia jonë dhe jemi strehuar në fuqinë dhe forcën e Zotit.  Nuk ka forcë dhe as fuqi tjetër përveç fuqisë së Allahut,  nuk ka Ndihmues dhe nuk ka Mbështetës dhe nuk ka shpëtim për ne përveç Allahut.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Do të vazhdojë një grup nga umeti im të qëndrojnë në të vërtetën, nuk i dëmton ata kush i braktisën deri sa të vijë caktimi i Allahut duke qenë në këtë gjendje.”

LEXO  Kuptimi i ajetit më të madh në Kuranin Famëlartë

Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë Zoti, para Madhështisë së të Cilit përulet çdo gjë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut. Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i dërguari i Zotit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. “Për çdo popull, Ne kemi caktuar një ritual, që ata të përmendin emrin e Allahut gjatë flijimit të kafshëve, që Ai ua ka dhuruar për ushqim. Zoti juaj është një Zot i Vetëm, prandaj vetëm Atij përuljuni. Dhe jepu lajme të mira atyre që janë të përulur.” (El-Haxhxh 34)

Toka e Israsë dhe Miraxhit do të mbetet  toka e fortë e cila sfidon të gjitha vështirësitë. Pavarësisht dhimbjeve dhe plagëve, toka e Palestinës priti hanxhinjtë e shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes. Zemrat e të lidhurve me këtë vend priten mysafirët e të Gjithëmëshirshmit nga ato ambiente të pastra, pasi që përfunduan ritualet e tyre, shpenzuan energjitë e tyre dhe bënë tavaf në shtëpinë e lashtë, Qabe. Haxhinjtë janë kthyer dhe po vazhdojnë të kthehen, ku përgjegjësia e tyre është shtuar dhe është rritur emaneti,  besueshmëria e tyre.  Ata janë kthyer sikur dita që i kanë lindur nënat e tyre, të pastër nga gjynahet, me Haxh Mebrurë, të pranuar, me gjynahet të falura dhe përpjekje të shpërblyera. Duke ruajtur pastërtitë e tyre nga shkeljet dhe duke duruar vështirësitë. Sikurse Bejtul Makdis, Kudsi, dhe Palestina ishin në përgjegjësinë e tyre, ata janë sikurse i ka njohur toka e pastër, mbrojtës të ndjenjave të njerëzve të tyre, mbrojtës të ndjenjave të vëllezërve të tyre në Gaza dhe Palestinë. Presin Haxhinjtë e tyre me të gjithë përgjegjësitë dhe respektin ndaj ritualeve. Në vizitat tuaja tek Haxhinjtë mos harroni që të kërkoni prej tyre lutje dhe kërkimin falje tek Zoti për ju, me lutjen e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për ta. “ O Zot, fale Haxhiun dhe atë për të cilin Haxhiu ka kërkuar falje tek Zoti.” Thirrjes  së Ibrahimit, paqja e Zotit qoftë mbi të; “ Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta.” (El-Haxhxh 27) iu përgjigjën Haxhinjtë. Ndërsa thirrjes së personit që udhëtoi në Isra për Bejtul Makdsi, Kuds; “Vizitojeni dhe faluni në të.” iu përgjigjën të lidhurit me këtë vend.

Për hatrin e Zotit ju kujtojmë Aksanë se ajo është emanet në qafat tona. I dërguari juaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush del nga shtëpia e tij i pastruar, me abdes, për të falur namazet obligim, farze, shpërblimi i tij është sikur shpërblimi i Haxhiut i veshur me ihram, në vendet e shenjta. Kush del për të madhëruar Zotin në kohën e Duhasë, para dreke, dhe nuk ka për qëllim vetëm se atë, shpërblimi i tij është sikur shpërblimi i atij që bën Umren në Qabe.”

Gjithashtu Allahut të Madhërishëm i lutemi  që të frymëzojmë fëmijët tanë, nxënësit tanë me mirësi dhe t’i aftësojmë ata të shkëlqejnë në provimet e shkollës së mesme. Bejtul Makdis, Kudsi, dhe Palestina janë vendi i dijes dhe i dijetarëve. Flamuri i dijes do të qëndrojë i valëvitur në tokën e udhëtimit të Israsë dhe Miraxhit.

O Zot, na mundëso kthim të mirë tek Ti.  O Zot, na mundëso ne dhe të gjithë muslimanëve lehtësim të shpejtë dhe të afërt, na mundëso një udhëheqës besimtar dhe të mëshirshëm, të njësojë rrallët tona dhe të bashkojë forcat tona.

O Zot, të lutemi të jesh me njerëzit tanë të shtypur në Gaza. O Zot, të lutemi të jesh për ata ndihmë dhe mbështetje, mburojë dhe në përkrahje të tyre, ngushëllues dhe furnizues i tyre.

O Zot, mundëso ushqim për të uriturit e tyre, o Zot, streho të pastrehët prej tyre.

O Zot, mëshiro dëshmorët tanë dhe shëro të plagosurit tanë, o Zoti i botëve.

O Zot, lehtëso vështirësitë e vëllezërve tanë të burgosur dhe të marrë rob, o Zot, bëj vendin tonë vend të sigurisë dhe paqes, dhe të gjitha vendet muslimane. O Zot, largo nga ne luftën dhe dëmet e saj.

O Zot, jepi shpërblimet më të mira  për ne zotërisë tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Zot, jepu shpërblimet më të mira për ne dijetarëve tanë, mësuesve tanë dhe prindërve tanë.

O Zot, jep për Aksanë lehtësim dhe rrugëzgjidhje.

O Zot, Ti  që ke bërë salavatet ndaj të dërguarit tonë nga adhurimet, afrohemi më shumë tek Ti me çdo lutje që është dërguar për të nga dita që është krijuar deri në pafundësinë e përsosmërive.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

Dhe fto për namaz!

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/463902236376985

Post Author: endrit