Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 29-12-1445 H 05-07-2024 D
Shejh Ikrime Sabri
Tema Përfitime nga shpërngulja e Profetit… dhe gjendja e Palestinës së lavdishme
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin e botëve. Lavdërimet për Zotin sa kohë nuk na e ka sjellë exhelin, afatin e fundit, derisa të kemi pranuar dhe zbatuar Islamin. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili thotë: “Thuaj: “Ai është Allahu, Një e i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” (El-Ihlas 1-4)
Për vlerën e sures Ih’las; O Zot, mos na lër në dorë të askujt, mos na bëj nevojtarë të askujt, o Zoti ynë, na bëj që të mos kemi nevojë nga askush. O Ti, tek i Cili është shpresa, tek Ty mbështetemi, i Lartësuari mbi çdo gjë, Një i Vetëm dhe Absolut, Sundues në Pushtetin e Tij, nuk ka ortak dhe nuk ka fëmijë, Ti je Një i Vetëm Absolut.
“Zoti im në rrugën Tënde përfundova pjesëmarrjen time, Ti je Sunduesi im në qëndrimin dhe udhëtimin tim,
Zot, përveç Teje nuk kam bërë diçka tjetër pjesë të vetes time, nuk kam mohuar me fjalët dhe as me veprat e mia,
Unë kam besuar se Ti je Zoti im Një i Vetëm, tek Ty janë shpresat e mia për falje.”
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, i Cili në suren Nisa’ thotë: “Mos u tregoni të dobët në përndjekjen e armikut! Nëse ndjeni dhembje prej luftës, edhe ata ndiejnë dhimbje ashtu si edhe ju. Mirëpo ju shpresoni prej Allahut atë që ata nuk e shpresojnë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” (En-Nisa’ 104) I Cili në suren Ahzab thotë: “…e të cilët kumtuan Shpalljet e Allahut dhe i frikësoheshin Atij e askujt tjetër përveç Tij. Allahu mjafton si llogaritës.” (El-Ahzab 39)
O Zot, na ruaj me syrin Tënd që nuk flenë kurrë, na mbro me Fuqinë Tënde që nuk pakësohet, na mbulo me Kujdesin Tënd natën dhe ditën në vështirësi dhe qetësi. O Zot, zbrit mëshirën Tënde mbi njerëzit tanë në Gazan e lavdishme! O Zot, largo shqetësimet e tyre, shëro dobësinë e tyre, ruajt shpirtrat e tyre dhe ndalo gjakderdhjen e tyre! O Zot, fëmijët e tyre janë të uritur mundësoju atyre ushqim! O Zot, fëmijët e tyre janë të zhveshur mundësoju atyre të vishen! O Zot, fëmijët e tyre janë të etur mundësoju atyre të pinë! O Zot, fëmijët e tyre janë të sëmurë shëroi ata, o Zoti i botëve!
Dëshmojmë se zotëria, i dashuri, udhëheqësi dhe ndërmjetësuesi ynë, Muhamedi, është rob i Zotit, profet dhe i dërguari i Tij, udhëheqësi i atyre që luftojnë në rrugë të Allahut dhe shembulli i dijetarëve aktiv. Kur ata që nuk i besuan e nxorën nga Meka e Bekuar për të shkuar në Medinen e Ndritshme, ku themeloi shtetin Islam, dhe ngriti flamurin e të vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit në mesin e njerëzve. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ty, o i dashuri ynë, o i dërguari i Allahut, personi i përvjetorit të nderuar, i Hixhretit profetik, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi pjesëtarët e familjes tënde të nderuar, mbi shokët e tu, të parët e mirë dhe të nderuar, mbi ata që ju pasojnë ju dhe bëjnë përpjekjet tuaja deri në Ditën e Kijametit.
Në vijim
Allahu i Madhërishëm në suren Teube, Bera’etu, thotë: “ Nëse ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin a.s.), Allahu tashmë e ka ndihmuar ditën kur atë e dëbuan mohuesit vetë të dytin, kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!” Atëherë, Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të, e ndihmoi me një ushtri të padukshme (engjëjsh) dhe bëri që fjala e mosbesimtarëve të jetë më e poshtëruara, kurse Fjala e Allahut të jetë më e lartësuara. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” (Et-Teube 40) Allahu thotë të vërtetën.
O ju namazfalës! O të dashurit e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të! Muslimanët anë e mbanë botës përkujtojnë përvjetor besimi të lavdishëm, përvjetorë që konsiderohet nga ngjarjet më të spikatura dhe më të rëndësishme në historinë profetike të pastër, por se dhe në historinë e thirrjes Islame. Vërtetë është përvjetori i Hixhretit, shpërnguljes fisnike të profetit. E nuk ka habi që kjo shpërngulje të ishte plot ngjarje, mësime, porosi dhe predikime.
O ju namazfalës! O ju vizitorë të Aksas! Në këtë kontekst, do diskutoj për vlerat më të spikatura fetare dhe kulturore që ka përfshirë kjo shpërngulje, Hixhreti, profetik:
Vlera e parë: Vlera dhe rëndësia e sakrificës dhe e flijimi, që përfaqësohet nga qëndrimi i zotërisë tonë, Imam Ali Ibn Ebi Talib, Zoti qoftë i kënaqur me të, në shtratin e të dërguarit të Allahut, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kjo në natën e Hixhretit, shpërnguljes së profetit, në të cilën u organizuan paria e Kurejshëve për vrasjen e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, por qëndrimi i zotërisë tonë Aliut në shtratin e profetit bëri që të dështojë ai komplot.
O ju namazfalës! O ju të lidhur dhe që vigjiloni në këtë vend, burra dhe gra! E të gjithë ne jemi të lidhur me këtë vend!
Së dyti
Vlera dhe rëndësia e dytë: Përfaqësohet me dashurinë e vendit, atdheut dhe të lidhurit me të. Kjo është ajo që ka deklaruar i dërguari ynë i nderuar, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ai ka lënë Meken ku i drejtohet asaj duke thënë: “ Nuk ka më të mirë dhe më të dashur se ti për mua, e sikur populli im të mos më kishin detyruar që të largohem nga ti nuk do të banoja në një vend tjetër përveç teje.” Ndërsa në një hadith tjetër të cilin e transmeton sahabiu i nderuar Adij Ibn EL Hamra, Zoti qoftë i kënaqur me të, duke thënë: I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Pasha Zotin, ti je toka më e mirë e Zotit tek Zoti, dhe toka më e dashur e Zotit tek Zoti, e sikur të mos më kishin detyruar që të largohem prej teje nuk do të isha larguar kurrë.” Prandaj, kokëfortësia e banorëve të Mekes është ajo që e detyroi të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotitn qoftë mbi të, që ta lëri Meken. Sa i përket zbatimit të shpërnguljes ishte me urdhër nga Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar. Andaj, të kapurit me tokën është një detyrë e domosdoshme, dhe se braktisja e tokave është krim i madh dhe tradhti e lartë. Ndërsa e drejta e kthimit në atdhe është detyrë e domosdoshme, e kjo e drejtë nuk shuhet me parashkrim, sado që të zgjasë si kohë.
O ju namazfalës! O vëllezër të besimit në çdo vend!
Vlera dhe rëndësia e tretë, që përfaqësohet me vëllazërinë e besimit të sinqertë dhe unike, e cila u arrit në mes Muhaxhirinëve, të shpërngulurve, dhe Ensarëve, mbështetësve. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “ Vërtet, ata që besuan dhe mërguan (për hir të besimit), e më pas luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut dhe ata që u dhanë strehim e i ndihmuan, janë miq e mbrojtës për njëri-tjetrin.”(El-Enfal 72) Sikurse Kurani Famëlartë ka lavdëruar të gjithë, Muhaxhirint dhe Ensarët, me fjalën e Tij në suren Enfal kur thotë: “Ata që besojnë, mërgojnë e luftojnë për çështjen e Allahut dhe ata që u japin strehim atyre e i ndihmojnë, pa dyshim, janë besimtarë të vërtetë; për ta ka falje dhe shpërblim bujar.”(El-Enfal 74) Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar në suren Teube, Bera’etu thotë: “ Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu ka përgatitur për ata kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore!”(Et-Teube 100)
O ju namazfalës! O vëllezër të besimit në çdo vend!
Po, vërtetë sahabet, shokët e profetit, muhaxhirinë, që emigruan për në Medinen e Ndritshme dinjiteti i tyre ishte i ruajt, shpirtrat e tyre të nderuar dhe të dashur, ku u mirëpritën nga vëllezërit e tyre në besim; vërtetë ata ishin Ensarët, mbështetësit e tyre.
Po, o ju namazfalës! Vërtetë ajo ishte vëllazëri besimi e sinqertë që u zbatua praktikisht në terren, në mesin e muhaxhirëve dhe ensarëve. Ajo vëllazëri ishte arritja dhe fitorja më e madhe dhe më e fuqishme për Islamin. Sepse muslimanët qëndronin në tokë të fortë dhe jetonin në një shoqëri të qëndrueshme, që u mundësoi muslimanëve të arrinin çlirimin e madh të Mekës vetëm tetë vjet më vonë, po, vetëm tetë vjet pas emigrimit të Profetit.
O ju namazfalës! O vëllezër të besimit në çdo vend! Sahabet që emigruan nuk qëndruan në kampe, nuk iu shpërndanë furnizime dhe ndihma dhe nuk u përdhos dinjiteti i tyre, siç ndodhi me popullin e Palestinës në vitin 1948 dhe në vitin 1967. Jo vetëm kaq, por, muslimanët në këto ditë i nënshtrohen gjenocidit, ndërsa pushtetarët këto ditë janë spektatorë, që vetëm shikojnë, madje edhe e shijojnë, kënaqen me atë që shohin, por, ne na mjafton Allahu, sa mbrojtës i mrekullueshëm që është Ai.
Prandaj, për muslimanët, në nivel qeverisjeje dhe populli, në çdo kohë dhe vend është detyrë që të marrin shembull vëllazërimin e besimit për vete dhe në mes tyre, veçanërisht kur ndodhin fatkeqësi dhe katastrofa. Sikurse muslimanët duhet të shikojnë edhe ngjarjet që kanë ndodhur në historinë e pastër të Profetit, përveç Kuranit Famëlartë.
O ju namazfalës! Kam diskutuar tre vlera nga vlerat e shumta që përmban hixhreti, emigrimi i të dërguarit të Allahut. Muslimanët duhet të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm me historinë e pastër të profetit, përveç Kuranit Famëlartë, sepse kjo është lavdia e tyre dhe shpëtimi i tyre nga çdo fatkeqësi dhe shqetësim.
Ka ardhur në një hadith të profetit; “ Dy sy nuk do ti preki zjarri i Xhehenemit; Syri që qanë nga frika ndaj Zotit, dhe syri që rri zgjuar, vigjilent në rrugë të Zotit.” Të vërtetën ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Luteni Zotit duke qenë të bindur për përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin e Botëve.
Lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë dhe të dashurin tonë, Muhamedin, të dërguarin e ndershëm, për familjen dhe për të gjithë shokët e tij.
O Zot, fale dhe mëshiroje zotërinë tonë Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove zotërinë tonë Ibrahimin dhe familjen e tij.
O Zot, bekoje zotërinë tonë Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove zotërinë tonë Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.
O ju namazfalës! Para se të filloj me hutben e dytë u drejtoj thirrjen time banorëve të Bejtul Makdsi, Kudsit, të cilët e falin namazin e xhumasë në lagje dhe në xhamitë e tjera, për të ju kujtuar atyre dhe për ti nxitur që të kujdesen që namazin e xhumasë ta falin në xhaminë e bekuar të Aksasë, e është detyrë atyre që janë prezent që ti lajmërojnë për këtë ata që nuk janë prezent.
O ju namazafalës! Do të jap në këtë pjesë të hutbes tre mesazhe.
Mesazhi i parë: Në lidhje me domosdoshmërinë e ruajtjes së tokave, shtëpive dhe pronave vakuf, e në veçanti në lidhe me vakfin, dhurimin familjarë. Incidenti i kësaj jave, në ruajtjen e një prej shtëpive të dhuruara vakuf prej familjes Khalidi në qytetin e vjetër të Kudsit, ishte një hap i mrekullueshëm, pozitiv dhe i pëlqyer, për shkak të dokumentimit të shtëpive dhe pasurive të paluajtshme, nga ana e komitetit kujdestarë të dhurimit familjarë për familjen Khalidi. Ne vlerësojmë përpjekjet e komitetit kujdestarë të këtij vakëfi, të cilët ishin të sinqertë, të prirur, kujdesshëm për ruajtjen e vakëfeve të tyre dhe për mbrojtjen e tyre. Sikurse vlerësojmë përpjekjet e avokatëve të sinqertë të cilët bëjnë detyrën e tyre në mbrojtje të të drejtave legjitime, dhe nuk ju kushtojnë vëmendje thashethemeve dashakeqe dhe të dyshimta.
O ju namazfalës! Me këtë rast u drejtojmë apelin tonë administratorëve të vakëfeve familjare në Kud’s, që të punojnë në dokumentimin e vakëfeve, për të ruajtur në këtë mënyrë shtëpitë, dyqanet dhe pasuritë e paluajtshme në përgjithësi. Sikurse përsërisim gjithashtu thirrjen tonë të mëparshme drejtuar pronarëve të shtëpive private që të punojnë për dhurimin e shtëpive të tyre në vakf, dhurim familjarë, me qëllimin e ruajtjes së tyre dhe të imunitetit të tyre. Sepse vakfi, dhurimi familja, i jep pronës imunitet. Po, për ta mbrojtur atë nga çdo ndërhyrje, shfrytëzim, sulm apo rrjedhje, Zoti mos e dhëntë që të ndodhi.
O Zot, a e përcolla mesazhin? O Allah, dëshmo!
O ju namazfalës! Mesazhi i dytë, në lidhjen me promovimin dhe shitjen e mallrave të konservuara të ngrënshme të prishura të cilave u ka kaluar afati i përdorimit, të skaduara, duke përfshirë qumështin pluhur për foshnjat. Ku janë ata njerëz që tregtojnë ushqime të tilla të konservuara të prishura?! Ata kanë bërë një gjynah të madh, sepse ata ekspozojnë shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve, ndaj shkatërrimit por se dhe ndaj vdekjes. Ai, tregtari, që shet dhe ka ndërmend të shesë ushqime të prishura, konsiderohet sikurse vrasës me qëllim, dhe duhet që ai të dënohet. Qytetarët, kur blejnë ushqime të konservuara, duhet që të sigurohen nga vlefshmëria e tyre dhe të mos i ngatërrojnë datat gjithashtu.
O Zot, a e përcolla mesazhin? O Allah, dëshmo!
O ju namazfalës! Mesazhi i tretë dhe i fundit! Sikurse dhe e dini në lidhje me xhaminë e bekuar të Aksasë, e cila është në shënjestër nga ana e grupeve ekstremiste Jehude, nxitëse, po nxitëse në të keq. Këto grupe ekstreme ëndërrojnë, janë nën iluzionin se është koha e duhur për të sulmuar xhamin e bekuar të Aksasë. Prandaj kanë filluar të intensifikojnë bastisjet e tyre në të, veçanërisht në festat e ndryshme që u takojnë atyre. Ata ëndërrojnë se janë duke krijuar një realitet të ri në favor të tyre me sulme të tilla. Të gjitha këto ndodhin nën mbrojtjen dhe kujdesin e shërbimeve të sigurisë së pushtuesit. Prandaj e konsiderojmë qeverinë e djathë përgjegjëse për çdo shkelje të shenjtërisë së Aksasë dhe për shkeljet që kanë filluar të përshkallëzohen.
O ju namazfalës! Në vazhdimësi, i pohojmë botës mbarë qëndrimin parimor të besimit të të gjithë muslimanëve, se Aksa është pjesë e akides dhe besimit të tyre, me vendim Hyjnor nga shtatë qiejt, dhe kjo ju përket dy miliardë muslimanë në botë.
O ju namazfalës! pohojmë gjithashtu se Aksa është shumë e lartë për t’iu nënshtruar vendimeve gjyqësore apo dakortësive politike. Asnjë njeri nuk ka të drejtë të negociojë rreth Aksasë ose për të hequr dorë qoftë dhe nga një grimcë toke prej saj.
O Zot, a e përcolla mesazhin? O Allah, dëshmo!
Nuk na mbetet në këtë vende vetëm se të themi; “Zoti të ruajt o Aksa”, thoni amin.
O ju namazfalës! Kjo është koha që është premtuar përgjigje, prandaj thoni pas meje amin.
O Zot, na jep siguri në vendin tonë, lehtëso shqetësimet nga ne dhe nga vëllezërit tanë në Gaza.
O Zot, ruaj xhaminë Aksa nga çdo e keqe, o Zot bëje atë të mbushur me muslimanë.
O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga shqetësimet dhe trishtimet, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga paaftësia dhe përtacia, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga frika dhe koprracia, dhe kërkomë mbrojtjen Tënde nga dominimi i borxhit dhe shtypja e burrave të keqinjë.
O Zot, të lutemi të na japësh pendesë të sinqertë, pendesë para vdekjes, qetësi në momentin e vdekjes, falje dhe mëshirë pas vdekjes.
O Zot, ndihmo Islamin dhe muslimanët, dhe me mirësinë Tënde lartëso fjalën e vërtetë dhe fenë.
O Zot, fali baballarët dhe nëna tona, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.
“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj