Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 05-02-1446 H 09-08-2024 D
Shejh Ahmed Bin Talib Hamid
Tema Siguria e monoteizmit, besimit në Një Zot
“Lavdërimi qoftë për Allahun, Krijuesin e qiejve dhe Tokës (pa shembull të mëparshëm), i Cili i ka bërë engjëjt të dërguar me nga dy, tre dhe katër krahë. Ai shton në krijim çfarë të dojë. Allahu, me të vërtetë, është i pushtetshëm për çdo gjë. Askush nuk mund të pengojë atë që Allahu ua jep njerëzve nga mëshira e Tij dhe askush, përveç Tij, nuk mund të japë atë që Ai e pengon. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (El-Fatir 1-2)
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, i Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet!
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, është mbështetur tek Allahu dhe thirrur për në udhëzimin e Tij. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë tonë Muhamedin. “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj dhe frikësojuni Ditës, kur prindi nuk do të mund ta ndihmojë aspak fëmijën e vet, e as fëmija nuk do të mund ta ndihmojë sado pak prindin e vet! Premtimi i Allahut është vërtet i sigurt, prandaj mos e lini jetën e kësaj bote t’ju mashtrojë dhe as djallin mos e lini t’ju mashtrojë për Allahun. Pa dyshim, vetëm Allahu e di Orën e caktuar. Ai e zbret shiun dhe e di se ç’ka në barkun e shtatzënës. Asnjë njeri nuk di se ç’do të fitojë nesër dhe askush nuk e di se në ç’vend do të vdesë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje.” ( Lukman 33-34)
Në vijim
Adhurues të Zotit! Allahu i Madhërishëm dhe i lartësuar thotë: “ Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje. Të Tij janë çelësat e qiejve e të Tokës! Sa për ata që i mohojnë Shpalljet e Allahut, ata janë të humbur!” (Ez-Zumer 62-63) Çdo krijesë e Zotit është me urdhrin e Tij, nën sundimin dhe pushtetin e Tij, dhe nën dijen dhe caktimin, fuqinë e Tij. Nuk janë shkaqet që krijojnë, as veprimet, punët nuk sigurojnë furnizim, as ilaçet nuk janë ato që japin efekt, nuk janë tmerret që pakësojnë, nuk është ushqimi që të forcon, as mjeku nuk është që të shëron dhe as mbajtësi i familjes nuk të mjafton. Zogu, çdo gjë është në dorë të Zotit, e mira është e mirë e Zotit. S’ka Zot tjetër përveç Allahut. Ai, Allahu i Madhërishëm është që ka legjitimuar shkaqet mëshirë për krijesat e Tij, vendosi jetën e tyre në përputhje me ligjshmërinë, urtësinë dhe gjykimin e Tij, lidhi me të gjurmët e tyre dhe shfaqi tek krijesat sekretet e tyre, përhapi tek krijesat diturinë dhe njohurinë për ta, dhe la trashëgim për ta të kuptuarit e tyre. Kush merr shkaqet për të mirë në konsideratë, të mirë do të gjejë, e kush merr shkaqet për të keq në konsideratë, të keqen do të gjejë. “ Ndërkohë që Allahu është Ai që ju ka krijuar juve dhe gjithçka që bëni?!” (Es-Saffat 96)
Ka ardhur hadith i saktë nga zotëria i njerëzimit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Nuk ka infektim, nuk ka ogur të keq, nuk ka buf, ndjellakeq, dhe nuk ka Sefer, muaj që nuk është mirë të udhëtohet.” Infeksioni, sëmundja nuk mund të krijojë sëmundje, sikurse me lëvizjen e zogun nuk ka të keqe dhe as të mirë. As bufi dhe as sorra nuk mund të sjellin shkatërrim, as dritat dhe as yjet nuk mund zbresin nën retë e dendura. As ardhja e muajit të Seferit nuk mund të sjellë efekte ogurzeza. Sikurse kanë hadithe të sakta nga i dërguari i përzgjedhur, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në shmangien e shkaqeve të dëmtimit dhe të shkatërrimit, sikurse është të afruarit tek personi me lebrozë ose vizita e një vendi me epidemi. Ikja nga caktimi me caktim dhe mbështetja tek Allahu i Vetëm dhe i Drejtë.
Kush i përmbahet diçkaje dhe i afrohet asaj sepse e ka parë, ose ka thënë se e ka dëgjuar, le të mos e besojë. Le të mbështetet tek Mbikëqyrësi i tij, dhe tek Ai me bindjen se nuk ka forcë dhe nuk ka fuqi përveç fuqisë së Zotit. Ajo është filli i mbështetjes së robit tek Zoti dhe thesari i njeriut në Xhenet. Le të thotë: “O Zoti im, nuk ka zog, përvese çdo është në dorën Tënde, nuk ka të mirë përveç të mirës Tënde, dhe nuk ka Zot tjetër përveç Teje.” Nëse ulesh dhe nuk shkon, largohe nga e keqja, zemra jote ka shijuar shijen e politeizmit, shirkut.
Zoti na begatoftë të gjithëve në shpalljen e Tij dhe na frymëzoftë kuptimin e mirë në legjislacionin e Tij, në arritjen e kthimit tek Ai dhe në sinqeritetin e të mbështeturit tek Ai. Tek Zoti juaj kërkoni falje, e pastaj pendohuni tek Ai, me të vërtetë Zoti ynë është Mëshirëplotë i Dashur.
Hutbeja e dytë
“Qoftë lavdëruar Allahu që krijoi qiejt dhe Tokën dhe bëri errësirën dhe dritën. E megjithatë, ata që nuk besojnë, sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre. Është Ai që ju krijoi nga balta dhe pastaj caktoi një afat në këtë botë (vdekjen) dhe një tjetër në botën e përtejme (Ditën e Kiametit). Por përsëri ju dyshoni.” (El-En’am 1-2)
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, ka krijuar gjithçka dhe e ka përpjestuar drejt, ka caktuar fatin e çdo gjëje dhe ia ka rrëfyer rrugën.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ka marrë në konsideratë shkaqet dhe kërkoj udhëzim nga Dhuruesi i Madh. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin. “O besimtarë! Kini frikë Allahun, përpiquni që t’i afroheni Atij me vepra të mira dhe luftoni në rrugën e Tij për të shpëtuar!” (El-Ma’ide 35)
Dijeni se ai që i bindet Allahut dhe i mbështetet Atij, Ai do ta udhëzojë dhe do ta çojë në atë që dëshiron. Kush e përqendron zemrën e tij tek shkaqet dhe mbështetet tek ato, do të zhgënjehet në atë që ka shpresuar dhe ka dashur, dhe nëse ai arrin ndonjë përfitim në të tashmen, jetën e kësaj bote, ka për tu zhgënjyer në të ardhmen, në botën Tjetër. Ndërsa sa u përket fatkeqësive dhe vështirësive nuk u shtohen njerëzve të mençur përveçse nga gjynahet. “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.” (Esh-Shura 30) Sikurse nuk ka diçka që i largon ato përveç se pendesa e sinqertë dhe kërkimit falje me sinqeritet. Nuk bën dobi shmangia nga dënimi me arsyen e shmangies së zemërimit të Plotëfuqishmit. “ Kur Na zemëruan, Ne u hakmorëm ndaj tyre dhe i fundosëm të gjithë.” (Ez-Zuhruf 55)
Dijeni se një nga arsyet e legjitimuar është që njeriut të largohet nga shtëpia, ose bashkëshortja, ose kafsha, ose tregtia ose nga një situatë dhe nuk gjenë mirësi prej tyre dhe nuk gëzon begati prej tyre, ose gjen tek ato mangësi, mundim apo dëm, me arsyet që janë të dukshme, të qarta.
O rob i Zotit! Dije se çdo moment që e ke kaluar në bindje ndaj Zotit është begati, bereqet, dritat e të cilit do ti gjesh. Sikurse çdo moment që e ke kaluar në mosbindje ndaj Zotit është një e metë, hidhësinë e së cilës do ta shijosh. Prandaj, largohu nga vendet e gjynaheve dhe të ndaluarave, sepse ai është shpëtimi yt nga sëmundjet e këqija. Ashtu sikurse kujdesi nuk e ndalon fatin, caktimin, dije se Allahu fshinë përmes duave tuaja, lutjeve atë që Ai dëshiron. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Caktimin e Allahut e ndryshon vetëm duaja, lutja, ndërsa jetën e zgjat vetëm bamirësia.”
O Zot, Mbrojtësi i Islamit dhe njerëzve të tij, fale dhe mëshiroje zotërinë tonë Muhamedin dhe familjarët e tij, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, shokët, pasuesit dhe umetin, popullin e tij. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me udhëheqësit pasardhës të tij, halifet e drejtë dhe të udhëzuar, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabi’inët, me ata që i pasojnë në punë të mira deri në ditën e Fundit, dhe me ne së bashku me ata, o Bujar, o Mëshirëplotë.
O Zot, na mundëso të jetojmë me Islam, na ndaj nga kjo jetë me besim dhe na ringjall nën flamurin e zotërisë së njerëzimit. O Zot, shuaj fitnet dhe shfaq të mirën, zhduk bidati, risinë dhe ringjall sunetin.
O Zot, na jep siguri në vendet tona, ndihmo me të vërtetën udhëheqësin tonë, forco fjalën dhe veprën e tij, furnizoje atë me këshilltarë të mirë dhe udhërrëfyes të drejtë. O Zot, ndihmo zëvendësin e tij dhe të gjitha ata që i ke zgjedhur në interes së njerëzve, popullit dhe vendit, në veçanti dhe në përgjithësi, në të paktën apo të shumtën.
O Zot, ndihmo muslimanët në çdo vend, o i Fuqishëm, i Gjithëdijshëm.
O Zot, ndihmo popullin e Palestinës përballë jehudëve uzurpues, sionistëve agresorë.
O Zot, pastro xhaminë e Aksasë nga pisllëku i tyre, o i Plotfuqishmi, o i Plotpushtetshëm.
Adhurues të Zotit! Vërtetë Allahu urdhëron në Islam, besim dhe bamirësi, ndalon nga mosbesimi, imoraliteti dhe mosbindja, prandaj respektoni urdhrat e Tij dhe shmangni ndalesat e Tij.
Përmendeni Allahun sa më shumë, Madhërojeni Atë në mëngjes dhe në darkë, falënderojeni, jeni mirënjohës Atij dhe mos e mohoni Atë. Vërtet, Ai i di dhe i sheh mirë robërit e Vet.
Afrim Smakaj