Lavdërimet për Zotin. Lavdërimet për Zotin e Gjithëfuqishëm të Gjithëdijshmin, i Cili e ka krijuar njeriun në formën më të përsosur, i ka mëshiruar njerëzit e përgjegjshëm me zbritjen e këtij librit madhështorë, Kuranin. Ai i Cili u ka dhuruar krijesave të Tij nga mirësitë e panumërta. Zotin e lavdërojmë dhe e falenderojmë për mirësitë dhe dhuratat që na ka dhënë, nga ato që dimë dhe ato që nuk i dimë. S’ka Zot tjetërve veç Allahut, posedues i njohurive të pafundme dhe mirësive të hershme. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Mëshiruesi Mëshirbërësi. Dëshmoj se zotërija dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, udhëzues për në rrugën e drejtë. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, të cilët fituan me krenarinë e kësaj dynjaje dhe me botën tjetër me vend të nderuar të përhershëm.
Në vijim
Frikësojuni Allahut, Atij që ju ka dhënë çdo gjë ju dëshironi, dhe larguar nga ju çdo gjë që ju e urreni. O ju njerëz! I kujtoj vetes dhe ju një mirësi që është nga mirësitë më të mëdha me të cilën Allahu e ka vlersuar njeriun me të. Nëse e ruan dhe i jep asajtë hakun që meriton duke qëndruar me të deri në vdekje ai ka fituar lumturinë në jetën e tij në këtë botë dhe pas vdekjes së tij. Lumturi prej të cilës nuk ankohet asnjëherë duke fituar nga mirësitë dhe shpëtuar nga vështirsitë dhe të këqiat. Me këtë Allahu i Madhërishëm i përmirson atij të gjitha çështjet në jetën e tij dhe e mëshiron me të pas vdekjes së tij, me të vërtetë kjo është një fitore e madhe. Nëse njeriu e ndryshon këtë mirsi në mohim apo mosbindje duke e humbur atë dhe duke mos e ruajtur apo kujdesur për të, ai ka pësuar humbje të madhe. Kjo edhe nëse i mblidhen mirsitë dhe bukuritë e të gjithë botës, ato nuk janë vetëm se të mira fallse dhe kënaqsi kalimtare të cilat kalojnë shumë shpejt, duke ngelur vetëm shenjat e tyre, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme.” (El-Hadid 20) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju gënjejë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun.” (El- Fati 5)
Adhurues të Zotit! A e dini se çfarë është kjo mirësi e madhe të cilën e ka dhuruar Allahu i Madhërishëm për njeriun dhe me të cilën e ka nderuar ? Ajo është mirësia e natyrshmërisë. Kush është vërtetësia e natyrshmërisë? Me natyrshmëri nënkupton isntikti me të cilën lindën njeriu, përballës me të vërtetën, e shoqëruar me Njësimin e Zotit Një i Vetëm, s’ka Zot dhe Krijues veç Tij, dëshirues i të mirës, urryes i të keqës, i prirur drejt bindjes, njohës me urrejtjen ndaj të ndaluarave, njohës i të vërtetës në përgjithësi dhe njohës i të kotës në përgjithësi. Nëse kjo natyrshmëri, pastërti të cilën e ka krijuar Allahu tek njeriu, i dorëzohet shejtanëve njerëz dhe xhindë dhe të ndaluarat të cilat e ndryshojnë atë, do të dobësohet besimi i drejtë dhe Islami. Porse kjo natyrshmëri nuk zë vend nga vetja e sajt me njohjen e hollësive të të vërtetës dhe të punuarit me të, dhe me njohjen e hollësive të të keqës dhe të kotës dhe të larguarit prej tyre.
Për këtë arsye Allahu i Madhërishëm ka dërguar profetër, paqja e Zotit qoftë mbi ta, vula e të cilëve është i dërguari ynë Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me qëllim për të ruajtur natyrshmërinë njerzore, për të na mësuar ligjin e Zotit, legjislacionin e Islamit, duke i ndriçuar me dritën e shpalljes metodologjinë e jetës. Nga argumentet se natyrshmëria është e krijuar prej Allahut, me të cilën lindën njeriu dhe provat e shëndosha pranuese të fesë dhe të dashura për Islamin nga fjala e Allahut të Madhërishëm që thotë: “ Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste, natyrën fillestare, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. S’ka ndryshim të krijimit të Allahut.” ( Er-Rum 30) Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë, në tefsirin e tij ka thënë: “Kuptimi është se Allahu i Madhërishëm ka barazuar tek të gjithë krijesat e Tij natyrshmërinë për në rrugën e drejtë, dhe se çdo krijesë njeri lindën në këtë natyrshmëri, dhe se nuk ka ndryshim tek njerëzit në këtë.” Këtu përfundon fjala e tij.
Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmetohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo fëmijë që lindën në këtë botë, lindën në natyrshmëri, pastërti. Janë prindërit ata që e bëjnë atë jehudi, të krishterë, maxhusijë, sikurëse lindën i vogli i kafshës së e egër, a ndieni tek ajo egërsinë, derisa ta bëni ju vetë atë të egër?!” Hadithin e kanë trasmetuar Buhariu dhe Muslimi.
Nga Ajad Ibn Himari, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, një ditë ka mbajtur një ligjërat dhe ka thënë: “Me të vërtetë Allahu më ka urdhëruar që të ju mësoj ju atë që nuk dini nga ajo që më ka mësuar i Plotfuqishmi në këtë ditë, çdo pasuri me të cilën i kam furnizuar robërit e mi është e lejuar. Me të vërtetë i kam krijuar njerëzit në natyrshmëri të pastër, por se atyre ju kan ardhur shejtanët dhe i kanë humbur nga feja e tyre, duke ua bërë të ndaluar atë që jua kam lejuar. Ata i urdhërojë që të më bëjnë shirk, shok Mua me diçka që nuk ka forcë, pushtet.” Hadithin e ka trasmetuar Muslimi.
Bagaviu, Zoti qoftë i kënaqur me të, në tefsirin e tij ka thënë: “Është thënë se kuptimi i “ Çdo fëmijë që lindën në këtë botë, lindën në natyrshmëri, apo në rrugë të mirë, shëndoshë dhe në rrugën përgëzuese për pranimin e fesë, e nëse ai lihet në këtë gjendje ai do të vazhdojë në zbatimin e sajtë, fesë, sepse kjo fe dhe mirësia e saj egziston në mendjet e njerëzve. Dhe se largohet apo ndryshon ai që tek ai ndikon dikush tjetër, sipasojë e zbatimit apo ndjekjes së rregullave apo traditës. E nëse ai shpëton nga këto rregulla nuk do të marri apo pasojë fe tjetër.”
Natyrshmëria ka për qëllim vendin e besimit, ai është shkaku për të cilin është krijuar njeriu, dhe çfarë ka krijuar Zoti tek vetë njeriu, duke e nxitur në pranimin dhe marrjen e diturisë së dobishme dhe veprat e mira.
Kuptimi tjetër i dytë në shpjegimin apo komentimin e natyrshmërisë është feja dhe drita e shpalljes, dituria e fesë. Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me të dy, ka thënë: “Nuk ka të ndryshuar në krijesat e Zotit, dmth në fenë e Zotit.”
Buhariu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Fjala e tij nuk ka të ndryshuar në krijesat e Zotit, dmth në fenë e Zotit. Krijesat në fillime janë në fenë e të parëve, fe dhe natyrshmëri në Islam. Bazuar kjo në fjalën e Allahut të Madhërishëm: “Këto janë vetëm doket e popujve të lashtë.” (Esh-Shua’ra 137)
Është bërë i qartë vendi i besimit dhe feja, me të cilën ka lindur njeru i pastër nga të kotat dhe në të drejtën. Sikurëse nënkuptohet me natyrshmëri gjithashtu gjendja në të cilën ai arrin të marrë, dhe ajo është dituria fetare dhe besimi.
Do të sjellë shembull për këto dy kuptimet e mësipërme; Shembulli i natyrshëmrisë në të cilën ka lindur njeriu është si shembulli i llampës eletrike i prodhuar që të ndriçojë me pranimin e rrymës eletrike. Rryma eletrike është si shembulli i diturisë dhe i shpalljes momentale në zemër. Nëse rryma eletrike mbërrin në llampën që është e rregullt ajo të ndriçon dhe bën dritë. E nëse këto të dyja nuk lidhen, nuk bëjnë kontaktin me njëra-tjetrën , nuk ka dobi me njërën pre atyre vetëm për ndriçim. Njëjtë ndodhën dhe me natyrshmërinë e njeriut, nuk i bën dobi poseduesit të sajtë veç se me diturinë e dobishme dhe vepra të mira. Natyrshmëria është mirësia me të cilën Allahu e ka nderuar njeriun, duke e vlersuar me këtë natyrshmëri me të cilën arrin të njohë të dobishmen dhe të mohojë me të të ndaluarën, përmirson me të të mirën, dhe urren me të të urryerën.
E nëse fshihet apo eleminohet natyrshmëria e njeriut, pastërtia e tij, duke u shkatërruar, njeriu ka vdekur me këtë mënyrë edhe nëse vazhdon që të eci mbi tokë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “A barazohet i vdekuri që Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecën midis njerëzve, me atë që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj?!(El-En’am 122)
Natyrshmëria e njeriut nuk ruhet dhe nuk i rriten drita dhe dobia, duke u bërë e fortë dhe ndikuese vetëm se me diturinë e dobishme dhe vepra të mira, me besim dhe të vepruarit me bindje. Bindja dhe adhurimet e ruajnë dhe e forcojnë natyrshmërinë e besimtarit. Të larguarit dhe shmangia nga të ndaluarat shmangën të dëmshmet për të, natyrshmërinë.
Çdo çështje e urdhëruar apo e pëlqyeshme ruan natyrshmërinë e njeriun, duke e ushqyer dhe forcuar atë. Allahu i Mallërishëm ka thënë: “O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë.”( El-Enfal 24)
Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nga natyrshmëria janë dhjetë; Shkurtimi i mustaqeve, lëshimi i mjekrës, përdorimi i misvakut, të bërit gargare në gojë me ujë gjatë abdesit, shpërlarja e gojës me ujë, prerja e thonjëve, pastrimi në mes gishtërinjëve, pastrimi i sqetullave, rruajtja apo pastrimi i vendeve të turpshme, dhe pastrimi me ujë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
E nëse këto janë nga natyrshmëria, me të cilat ka lindur njeriu, të tjerat veç tyre janë nga detyrimet më primare. Bera Ibn Azib, Zoti qoftë i kënaqur me të tregon dhe thotë se; I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, më ka thënë: “Kur do që të shkosh në shtratin tënd për gjumë, merr abdes, abdesin e namaz, pastaj kthehu në krahun tënd të djathtë dhe thuaj; O Zoti im të dorzoj veten time tek Ty, të drejtohem Ty, çdo çështje timen e lë në dorën Tënde, mbështetem vetëm tek Ty, dëshirat dhe frika janë nga Ty, nuk ka ikje dhe arrati vetëm se kthim tek Ty. Kam besuar në librin që ke zbritur, dhe të dërguarin që ke sjellë tek ne. E nëse do të vdesësh, ke vdekur duke qenë në natyrshmërinë njerzore, i pastër në besim, duke i qenë këto fjalët e fundit që thua në këtë botë.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.
Natyrshmëria është lumturia e njeriut me përmisimin e sajtë, ndërsa shkatërrimi apo prishja e sajtë është ndëshkimi dhe vështirsia e njeriut, dëmtimi dhe humbja e tij. Prandaj është detyrë që të largohet nga ajo që e ndryshon atë dhe e prishën atë, natyrshmërinë apo pastërtinë njerzore në besim.
Gjëja që më së shumti e shkatërron dhe e dëmton fitren, natyrshmërinë njerzore, është të bërit shok Allahut të Madhërishëm në adhurim, duke adhuruar dikë tjetër. Apo të përshkruarit e Zotit me diçka që e ulën Lartësinë e Tij, siç është të bërit atë me fëmijë si ortak në sundim. Siç është fjala e idhujtarëve para Islami që thonin; “ Melaiket janë vajzat fëmijët e Zotit” dhe ata që kanë thënë si fjalët e tyre. Nga Ibn Abazi, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Më ka mohuar, thënë gënjeshtër për mua, njeriu, dhe nuk ju është thënë diçka e tillë, më ka ofenduar, sharë njeriu, dhe nuk kanë qenë më parë të tillë. Gënjeshtra e tij për Mua është se ai pretendon se nuk mundem që ta kthej atë siç ka qenë. Më ka sharë dhe ofenduar , duke më përshkruar me fjalët e tij djalë, Madhërija Ime është mbi atë që të kem fëmijë.” Hadithin e ka trasmetuar Buhariu.
Në hadithin e Ebu Hurejrës, Zoti qoftë i kënaqur me të: “ Ndërsa sharja e tij për Mua është fjala e tyre që Allahu ka djalë, por Unë jam Zoti; Një e i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” Hadithi tregon se fjalët e tyre janë më të mëdha se adhurimi i tyre në idhuj. Shirkun, të bërit shok Allahut në adhurim, Allahu nuk e falën vetëm se me pendesë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës.” (El- Maide 72)
Sikurëse nga ato që e ndryshojnë natyrshmërin, pastërtinë njerzore, janë gjynahet dhe të vepruarit e të ndaluarave. Allahu i Madhërishëm ka shkatërruar popuj para nesh vetëm se kanë shkatërruar natyrshmërinë njerzore, dhe kanë kundërshtuar urdhërat e Tij. Sikurëse Allahu ka shpëtuar dhe u ka dhënë sukses besimtarëve vetëm se me përmirsimin e natyrshmërisë njerzore. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ndërsa, ata që kishin besuar dhe (i) frikësoheshin (Allahut), Ne i shpëtuam.” (En-Nemel 53)
Ky umet ka mësim nga shkatërrimi i të gjithë popullit të Lutit, nga i cili nuk ka shpëtuar as edhe një burrë për shkak të shkatërrimit të natyrshmërisë së tyre, dhe thyerjes së saj me veprat e tyre të turpshme nga të cilat nuk ka shpëtuar vetëm Luti, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe dy vajzat e tij. I shthururi shkatërron natyrshmërinë. Mësimi nga çdo profet të cilit Allahu i ka shkatërruar popullin e tij dhe kanë besuar në të një pjesë duke i shpëtuar Zoti bashkë me profetët. Ndërsa populli i Lutit e kanë tepruar në shthurje dhe kan shkatërruar natyrshmërinë e tyre prandaj nuk ka shpëtuar prej tyre asnjë burrë i vetëm, duke u ndëshkuar me më të rëndin dënim në tokë.
Nga ajo që e dëmton dhe shkatërron natyrshmërinë është dhe imoraliteti që ka ndikim të madh në dëmtimin e zemrës. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Imorali nuk mund të kryej imoralitet duke qenë besimtarë, hajdudi nuk mundet që të kryej vjedhje duke qenë besimtarë, dhe nuk pi alkool individi duke qenë besimtarë.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi nga hadithet e Ebu Hurejrës. Ibn Mesu’di, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Janë afruar apo ekujlibruar imoraliteti me shirkun, të bërit shok Allahut në adhurim, ka për qëllim fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Laviri mund të martohet vetëm me laviren apo idhujtaren…” ( En-Nur 3)
Ndërsa alkooli është nëna e të këqijave. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Largohuni nga nëna e të këqijave, alkooli.” Hadithin e kanë trasmetuar Ibn Habani dhe Bejhakiu nga hadithet e Othmanit, Zoti qoftë i kënaqur me të.
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Alkooli është koka e të këqijave.” Kjo sepse ai shkatërron natyrshmërinë njerzore, prishën trupin dhe mendjen e njeriut, sikurëse drogërat janë më të këqia dhe të dëmshme për natyrshmërinë dhe mendjen e njeriut si dhe rreziku më i madh për shoqërinë. Alkooli mund të jetë i dëmshëm vetëm për atë që e konsumon.
Nga ajo që e dëmton natyrshmërinë njerzore është dhe padrejtësia që i bëjnë njerëzit njëri-tjetrit. Shkatërrimi i botës është si pasojë e padrejtësive që bëjnë njerëzit ndaj njëri-tjetrit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ato qytete Ne i shkatërruam kur banorët e tyre bënë të këqija dhe, për shkatërrimin e tyre, Ne kishim caktuar një afat.” (El-Kehf 59)
O ti njeri, fitorja, shpëtimi dhe lumturia jote dhe stabiliteti i të gjitha çështjeve tuaja, dhe garancia për ty për në xhenetet e amshueshme dhe shpëtimi nga dënimi i xhehenemit është me kujdesin tënd ndaj natyrshmërisë së drejtë, me të kapurit pas sheriatit Islam. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.” ( El-En’am 153)
Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë dhe na bëftë dobi nga argumetet dhe urtësitë e tij, na bëftë dobi me udhëzimin e zotërisë së të dërguarve dhe nga fjala e tij e urtë.
Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah. Zotit kërkoni falje me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet për Zotin e Botrave, i Fuqishmi dhe Kujdestari i të devotshmëve. Zotin e lavdëroj dhe e falenderojmë për mirësitë e Tij që na ka dhuruar, të cilat nuk i llogaritën dikush veç Tij, nga ato që dimë dhe ato që nuk dimë. Atë e lavdërojme me lavdërimet e falenderuesve.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Zoti i të parëve dhe të fundit në këtë botë. Dëshmojmë se i dërguari dhe zotërija ynë, Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, besniku i sinqerti. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij dhe të gjitha pasuesit e tyre me mirësi deri në ditën e fundit.
Në vijim
Allahut të Madhërueshmë frikësojuni me frikë të sinqertë, dhe bëni kujdes mos devijoni nga sheriati, ligji i Tij, sepse me të vërtetë ka humbur ai që e ka kundërshtuar Atë.
Adhurues të Zotit, përmirsoni vetet tuaja me qendrueshmëri dhe vendosmëri, sepse Allahu i Madhërishëm ju begaton me udhëzim dhe nderime të ndryshme. O ti njeri, pastro veten nga të këqiat, dhe pastroje atë me pranimin e thirrjes dhe kërkesës që të ka bërë Zoti yt. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Përgjigjuni thirrjes së Zotit tuaj, para se të vijë Dita, të cilën Allahu nuk e kthen më. Atë Ditë ju nuk do të keni kurrfarë strehimi dhe nuk do të mund të mohoni.” (Esh-Shura 47)
O ti njeri nëse i përgjigjesh këtij urdhëri duke e zbatuar atë, u largove nga të ndaluarat, vendi yt është lartësuar tek Zoti, ke nderuar veten tënde, ke falenderuar mirësitë e natyrshmërisë, pastërtisë njerzore, e cila është mirësia më e madhe që i është dhuruar njeriut. Në një hadith thuhet: “ Me të vërtetë Allahu me këtë Kuran ngenë popuj dhe ulën me të popuj të tjerë.”
E kur popuj kan ndryshuar natyrshmërinë që ka dhënë Zoti dhe nuk i janë përgjigjur të dërguarve të Tij, paqja e Zotit qoftë mbi ta, kanë tradhtuar Zotin duke u turpëruar dhe humbur.Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne të gjithë i dënuam për gjynahun e vet: disave u dërguam furtunë, disa syresh i goditi një zë i tmerrshëm, disa prej tyre i gëlltiti toka dhe të tjerët i përmbyti uji. Allahu nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.” (El ‘Ankebut 40)
Adhurues të Zotit! “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
Ka thënë Profeti a.s kush lutet një herë për mua, Allahu xh.sh lutet për të dhjetë herë. Prandaj lutuni dhe përshëndeteni të parin e të përzgjedhurve dhe drejtuesin e të gjithë të dërguarve.
O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahim dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. Lutje dhe përshëndetje të shumta.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij.
O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me Tabiinët dhe mbi të gjithë ata që i kanë pasuar ata në mirësi deri në ditën e fundit.
O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me ne sëbashku me ta me Bujarinë, Madhështinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot poshtëro mohimin dhe mohuesit, politeizmin dhe politeistët, o Zoti i Botrave.
O Zot shkatërro armiq e Tu dhe të fesë Tënde. Me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot ndihmo fenë Tënde, Librin Tënd, Synetin e të dërguarit Tënd, o më i Madhi më Bujari, o Zoti i Botrave.
O Zot të lutemi që të na falësh atë çfarë ka kaluar nga ne nga dija dhe nga padija jonë dhe atë që Ti je më i Ditur se ne për të. Ti je i Pari pa fillim i Fundit pa mbarim, s’ka Zot tjetër veç Teje.
O Zot fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, o Zot fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot ndiçojua varret e tyre. O Zot shtojua atyre të mirat dhe pakësojua të këqijat, o më i Madhi më Bujari.
O Zot të lutemi që të mëshirosh umetin e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
O Zot mëshiro umetin e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
O Zot mëshiro umetin e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Na jep sukses ne dhe të gjithë muslimanëve që të veprojmë ato punë që fitojnë kënaqsinë Tënde o Zoti i Botrave.
O më i Madhi më Bujari, ruaj muslimanët nga e keqja e atyre që i sulmojnë ata për fenë e tyre.
O Zot ruaj muslimanët nga e keqja e armiqve të Islamit o Zoti i Botrave, nga të cilët kanë sulmuar shumë nga muslimanët për fenë e tyre dhe ju kan bërë padrejtësi o Zoti i Botrave.
O Zot largo nga muslimanët fatkeqsitë, vështirsitë. O Zot merr në mbrojtje çështjen e çdo besimtari dhe besimtareje, muslimani dhe muslimaneje, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot na jep ne dhe muslimanëve dituri, njohuri në fe.
O Zot na ruaj ne dhe pasardhësit tanë nga Iblisi, shejtanët e tij, ushtarët dhe pasuesit e tij o Zoti i Botrave.
O Zot ruaj muslimanët nga shejtani i mallkuar, dhe ruaj pasardhësit e tyre o Zoti i Botrave. Me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot na e bëj të dashur për ne besimin dhe zbukuro me të zemrat tona, na e bëj të urryer mohimin, shthurjen dhe të keqen dhe na bëj ne nga të drejtët.
O Zot ruaj vendin tonë nga çdo të keqe dhe të urryer o Zoti i Botrave.
O Zot ruaj ushtarët tanë dhe kufinjtë tanë o Zoti i Botrave.
O Zot jepi sukses kujdestarit të dy xhamijave të shenjta, në atë që do dhe je i kënaqur, jepi sukses atij në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde, O Zot ndihmoje drej çdo të mire dhe ndihmo me të fenë Tënde.
O Zot jepi sukses zëvëndësit të tij në atë që do dhe je i kënaqur ,o Zot ndihmoje drej çdo të mire dhe ndihmo me të fenë Tënde, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot të lutemi që të na japësh shi, o Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi të begatë dhe të qetë me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot shlyej borxhet atyre që kanë borxhe nga muslimanët.
O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, o më i Madhi më Bujari.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.