Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme
12-04- 1442 H 27-11-2020 D
Shejh Ali Hudhejfi Tema “Feja është këshillë”
Lavdërimet për Zotin, lavdërimet për Zotin, i Plotëfuqishmi dhe Bujari, Krijuesi i njerëzimit, dhurues i Mirësive të pafundme. Zotin tim e lavdëroj dhe e falenderoj për mirësitë e Tij që dimë dhe ato që nuk dimë.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i vetëm i pa Shok, më i Dashuri dhe më Bujari. Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, të cilit i dhuroi Allahu koncizitetin në fjalë. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, të cilët u udhëzuan në rrugën e drejtë.
Në vijim
Frikësojuni Allahut duke u afruar tek Ai me vepra të mira, dhe duke u larguar nga të ndaluarat. Vërtetë vetëm të devotshmit janë të fituar, të humbur janë vetëm ata që pasojnë egon e tyre, dhe e teprojnë.
O ju muslimanë! Bëni llogaritë e veteve tuaja para se të merreni në llogari, shpëtoni zemrat nga neglizhenca, dhe largoni vetet tuaja nga të ndaluarat dhe të këqijat e tyre. Përshpejtoni në pendesë para se të afrohet exheli, afati i fundit në këtë botë, momenti kur të ndërpriten veprat dhe llogariten punët. Ju e shikoni se sa shpejt kalojnë vitet, dhe mbarojnë ditët. Fundi i kësaj jete është vdekja, dhe ajo çfarë është pas vdekjes është vendi i shpërblimit, ose vendi i dënimit.
Sikurëse punoni për këtë botë kalimtare punoni dhe për botën tjetër të përhershme. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote, ndonëse jeta tjetër është më e mirë dhe e amshuar.” ( El-A’la 16-17)
O ju muslimanë! Kthehuni tek libri i Zotit tuaj, sepse në atë libër është krenaria dhe lumturia juaj, përmirsimi i gjendjes tuaj, dhe në të është fitorja juaj pas vdekjes. Në atë libër është lavdia dhe suksesi juaj, me të është shpëtimi juaj nga fitnet, të cilat shtohen sa më shumë afrohet dita e kijametit. Fitne që janë të dyshimta në fillimet e daljeve të tyre dhe bëhen të qarta në fund të tyre. Nga këto fitne do të shpëtojnë vetëm ata që janë kapur pas Kuranit dhe synetit të të dërguarit të Allahut, dhe që pasojnë bashkësinë, xhematin. Mësoni dhe meditoni në librin e Allahut të Madhërishëm, punoni me të. Mësoni nga syneti i të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me të cilin ngrihet feja, forcohet besimi dhe plotësohen me të adhurimet. E në veçanti hadithet e përgjithshme që themelojnë rregullat e Islamit të mbushura me mirësi. Mësoni kuptimin e tyre, kapuni fort pas tyre dhe punoni me to. Kjo është metoda e Selefëve, të parëve tanë të mirë, për të cilët Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu ka përgatitur për ata kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore!” (Et-Teube 100)
Në këtë aspekt do të ndaloj në një hadith nga fjalët koncize(përpikta) të tij, me të cilin e ka për detyrë të punojë çdo musliman dhe muslimane në çdo situatë, dhe duhet që të kapen pas tij çdo burrë dhe femër sa kohë të kenë shpirt në trupat e tyre, e ajo është fjala e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Feja është këshillë.” I kemi thënë: “ Për kë është këshillë o i dërguari i Allahut? “ Ka thënë: “ “Për Zotin, librin e Tij, të dërguarin e Tij, për drejtuesit e muslimanëve dhe për muslimanët në përgjithësi.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi nga hadithet e Temim Darijit, Zoti qoftë i kënaqur me të. Sikurëse e kanë transmetuar dhe shumë të tjerë transmetues të haditheve përveç Muslimit. Ky është një hadith që ka domethënie të madhe. Imam Ebu Daudi, ka thënë: “ Fikhu, legjislacioni Islam sillet rreth pesë haditheve: “E lejuara, hallalli është i qartë, e ndaluara, harami është i qartë,”, hadithi: “Mos e dëmto veten dhe mos dëmto të tjerët.”, hadithi : “ Vërtetë veprat shpërblehen sipas qëllimit.”, hadithi: “ Feja është këshillë.”, dhe hadithi: “Atë çfarë kam ndaluar për ju braktiseni, dhe atë në të cilën ju kam urdhëruar plotësojeni sa të mundeni.”
Hafidh Ebu Nuejmi ka thënë: “Ky hadith ka shumë kuptim, domethënie.” Muhamed Ebu Kereme Et-Tusi, ka përmendur se hadithi: “Feja është këshillë,” është një e katërta e fesë. Nga argumentet se ky hadith është detyrë e çdo muslimani dhe muslimaneje që ta mësojnë në çdo lloj situate dhe në çdo kohë, është se Allahu i Madhërishëm i ka hequr, lehtësuar disa obligime për njerëzit me përgjegjësi me arsye dhe për disa shkaqe. Ndërsa këshilla nuk ka rënë për asnjë lloj arsyeje apo situate. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nuk është gjynah të mos shkojnë në luftë të dobëtit, as të sëmurët, as ata që nuk mund të sigurojnë shpenzimet, nëse janë të sinqertë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Nuk ka vend për vërejtje ndaj punëmirëve. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” ( Et-Teube 91)
Allahu i Madhërishëm ka bërë të qartë se muslimani nuk duhet të heqi dorë nga këshilla për asnjë çast. Sahabet nuk kanë pyetur për kuptimin e fjalës “Këshillë,” sepse e kanë ditur se ka kuptim në çështjet e fesë të cilat janë të rënditur në gradë dhe nivele, me pjesmarrje dhe me angazhim, sepse ajo përmbanë të gjitha nivelet e Islamit, besimit dhe mirësisë, por se kanë pyetur se për kë është ajo, dhe se kush janë ata që e përfitojnë. Në origjinë kuptimi i fjalës “këshillë” është pastrimi i diçkaje nga papastërtitë, në brendësi dhe ato që sjellin shqetësime, dëme. Thuhet: “ Mjalti është pastruar kur është ndarë nga dylli i bletës.”
Kuptimi i këshillës për Zotin e Madhërishëm është dashuria për Të, bindja dhe nënshtrimi ndaj Tij, dorëzimi dhe nënshtrimi ndaj legjislacionit të Tij, duke kërkuar kënaqsinë e Tij dhe duke ju frikësuar zemërimit dhe ndëshkimit të Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “
Shpalljet Tona i besojnë vetëm ata të cilët, kur u përmenden, bien në sexhde, dhe të cilët e madhërojnë Zotin e tyre, e lavdërojnë dhe nuk bëhen mendjemëdhenj. Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe japin nga ajo që iu kemi dhënë Ne. ” ( Es-Sexhde 15-16)
Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “ Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç’i duan idhujtarët idhujt e tyre).” (El-Bekare 165)
Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Duajeni Zotin me gjithë zemrat tuaja për ato të mira që ju ka dhuruar.”
Këshilla më e madhe për Zotin e Madhërishëm është të adhuruarit e Tij dhe vetëm për Të, Një i Vetëm i pa shok, adhurim të sinqertë dhe me rregull, duke pasuar udhëzimin e udhëheqësit të të dërguarve, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Duke veçuar Zotin me të gjitha adhurimet, me lutje, kërkimi ndihmë, mbrojtje, dhe duke u mbështetur tek Ai. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Thuaj (o Muhamed): “Unë i lutem vetëm Zotit tim dhe nuk i shoqëroj Atij askënd (në adhurim)”. ( El-Xhinn 20)
Zoti ynë i Madhërishëm adhurohet me Cilësitë e Tij të plota dhe të larta, i pastër dhe larg cilësive të dobëta dhe të metave, për mirësitë që ka dhënë tek krijesat e Tij, dhe nevoja e njerëzimit për mëshirën e Tij. Adhurimet janë shkak për të mirat e Tij tek njerëzit, dhe shkak për largimin e të këqijave nga njeriu në këtë botë dhe pas vdekjes së tij.
Këshilla për Zotin e Madhërishëm arrihet me atë që ka sjellë Zoti për veten e Tij në librin e Tij, çfarë ka vërtetuar, praktikuar për Të i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, prej Emrave dhe Cilësive të Tij, dhe me ato që kanë praktikuar selefët, të parët tanë të mirë, kënaqësia e Zotit qoftë mbi ta. Vërtetim pa asnjë ndryshim, modifikim, dhe sinqeritet pa ndërprerje.
Nga Ebi Umame, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “ Adhurimi më i dashur tek Unë, me të cilin më adhuron robi është këshilla për Mua.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi dhe Tabaraniu në librin “Kebir.”
Ndërsa kuptimi i këshillës për të dërguarin e Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është dashuria për të, përmendja e tij, vlerësimi i synetit të tij, të vepruarit e urdhërave të tij, të shmangurit e atyre që ai ka ndaluar, dhe adhurimi i Zotit me legjislacionin e Tij, pasimi i udhëzimit të tij, të besuarit e informacioneve, tregimeve që vinë nga ai, shpërndarja e haditheve të tij, të kapurit pas tij dhe synetit të tij, dhe thirrja në fenë e tij. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” Nëse shmangeni, (ta dini se) ai është përgjegjës për detyrën e tij, ndërsa ju për atë që jeni ngarkuar. E, nëse i bindeni atij, do të jeni në rrugën e drejtë,..” ( En-Nur 54)
Ndërsa kuptimi i këshillës për librin e Allahut të Madhërueshëm është vlerësimi dhe madhërimi i Kuranit Famëlartë, dashuria për të, përpjekja në mësimin e tij dhe të mësuarit e tij të tjerëve, meditimi në rregullat e tij, të lexuarit e tij në formën më të saktë, të zbatuarit e urdhëresave të tij, braktisja e ndalesave të tij, të lexuarit e tij në vazhdimësi, të mësuarit e shkronjave dhe rregullave të tij, njohja e komentimit të tij dhe kuptimet e tij dhe çfarë kërkohet prej tij. Të medituarit në të, të edukuarit me të, të përgjigjurit ndaj atyre që e ndryshojnë kuptimin e Kuranit dhe kuptimin e synetit të profetit, demaskimi i gënjeshtrave të tyre, dhe paralajmërimi që të kemi kujdes nga ato. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira…” (El-Isra’ 9)
Kuptimi i këshillës për drejtuesit e muslimanëve është të duam të mirën për ata, të duam drejtësinë e tyre, të gëzohemi për suksesin e tyre, të mos i tradhtojmë dhe të mos i braktisim asnjëherë, ti ndihmojmë ata në të vërtetën, tu bindemi atyre në atë që nuk është në kundërshtim ndaj Zotit. Lutja për ata që të kenë sukses që të qëllojnë të vërtetën në udhëheqjen e tyre. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë Allahu kënaqet nga tre vepra tuajat; Kënaqet nga ju nëse adhuroni vetëm Zotin dhe nuk i bëni shok, që të kapeni të gjithë pas librit të Zotit dhe të mos përçaheni, dhe që të këshilloni ata që ka caktuar Allahu përgjegjës të çështjeve tuaja.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Abdullah Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Vërtetë ajo që urreni në bashkësi, bashkim, është më e mirë se ajo që doni në ndasi, grupacione. Këshilla është qetësia e shpirtit.”
Nga Xhubejr Ibn Mut’im, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë në hutben, ligjërimin e frikës: “ Tre gjëra nuk duhet ta tradhtojnë, braktisin, zemrën e muslimanit; Sinqeriteti në punë për Zotin, këshillimi i udhëheqësve të çështjeve tona, dhe domosdoshmëria e ndjekjes së bashkësisë muslimane.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi dhe Hakimi.
Nga Ma’kil Ibn Jesar, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo njeriu që Allahu i Madhërishëm i ka caktuar në përgjegjësi një njeri, pastaj nuk e mbulon atë me këshillat e tij, nuk do të hyjë në Xhenet.” Hadithin e ka trasmetuar Buhariu, Muslimi, Ahmedi.
Këshillë për të gjithë umetin musliman, ka kuptimin udhëzimi dhe drejtimi i tyre drejt interesave, dobive të tyre, tu mësohen çështjet e fesë së tyre, tu mbulohen të metat e tyre, plotësimi i nevojave të tyre, të mos i tradhtojmë, të mos i xhelozojmë, dhe ti durojmë.
Këshillimi është cilësi e të dërguarve dhe profetëve, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ta.
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.” (Et-Teube 128)
Allahu i Madhërishëm ka thënë për Hazreti Nuhun, paqja e Zotit qoftë mbi të: “ Unë ju sjell shpalljet e Zotit tim, ju këshilloj…” (El-A’raf 62)
Allahu ka thënë për Hudin, paqja e Zotit qoftë mbi të: “Unë ju sjell shpalljet e Zotit tim dhe jam këshilltar besnik.” (El-A’raf 68)
Allahu ka thënë për Salihun, paqja e Zotit qoftë mbi të: “O populli im! Unë ju solla mesazhin e Zotit tim dhe ju këshillova, por ju nuk i donit ata që këshillojnë.” (El-A’raf 79)
Këshillimi është nga cilësitë e besimtarëve. Allahu i Madhërueshëm ka thënë për besimtarët e popullit Jasin: “…dhe tha: “O populli im, ndiqni të dërguarit! Ndiqni ata, që nuk kërkojnë prej jush kurrfarë shpërblimi e që janë në rrugë të drejtë!” (Ja Sin 20-21)
Allahu i Madhërishëm në fund të tregimit të histrorisë së këtij populli ka thënë: “ (Pasi e vrau populli i vet, atij) iu tha: “Hyr në Xhenet!” Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im,” (Ja Sin 26)
Ibn Abazi, ka thënë: “Këshilloi popullin e tij gjatë jetës së tij dhe pas vdekjes së tij.”
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër…” ( El-Huxhurat 10)
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al Imran 103)
Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij të larta. Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e zotërisë së të dërguarve dhe fjalët e tij të arta. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, Lavdërimet për Zotin që di të fshehtat, rrotullues i zemrave, largues i sprovave dhe fatkeqsive.
Zotin e lavdërojmë dhe e falenderojmë për çfarë na ka dhuruar nga mirësitë e Tij, nga të kaluarat dhe ato që do të vijnë.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Falës i gjynaheve.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, i përzgjedhuri i Tij.
O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, të devotshëm dhe të ndershëm.
Në vijim
Frikësojuni Zotit të Madhërishëm në fshehtësi dhe hapur, sepse me frikën ndaj Zotit do të arrini gradët më të larta dhe do të fitoni të mira në këtë botë dhe pas vdekjes tuaj.
Adhurues të Zotit! Hulumtoni në fjalën e Allahut të Madhërishëm, që thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat; falin namazin, japin zeqatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” (Et-Teube 71) Në këtë ajet ka bashkëpunim, ndihmë, këshillë, mbështetje, vëllazërim, mëshirim dhe dashuri në mes besimtarëve. Xherir Ibn Abdullahi, ka thënë: “ I kam premtuar, dhënë besën, të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për faljen e namazit, dhënijen e zekatit, dhe se do të këshilloj çdo musliman.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.
Ebu Beker El Muzeniu ka thënë: “ Ebu Bekri nuk i ka kaluar shokët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me agjërim e as me namaz, por se i ka kaluar ata me diçka që kishte në zemrën e tij.” Ibn Uleje ka thënë: “ Ajo gjë në zemrën e tij ishte dashuria e tij për Zotin e Madhërishëm, dhe këshillimi i njerëzve.”
Hakim Ibn Ebi Jezidi, tregon nga babai i tij se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse dikujt i kërkohet këshillë nga vëllai i tij, le ta këshillojë atë.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi dhe Tabaraniu në librin e tij “El-Kebir”.
Adhurues të Zotit! “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
Ka thënë i dërguari i Allahu, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “Kush bie salavat një herë për mua, Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.” Prandaj lutuni dhe përshëndeteni të parin e të përzgjedhurve dhe drejtuesin e të gjithë të dërguarve.
O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahim dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.
O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. Lutje dhe përshëndetje të shumta.
Kënaqësia e Zotit qoftë me të gjithë shokët e tij, me Halifet e parë të drejtë, ata që udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët dhe me ata që i pasojnë në mirësi deri në ditën e fundit.
O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me ne sëbashku me ta, me Bujarinë, Madhështinë, Mëshirën dhe Mirësinë Tënde, më Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot poshtëro mohimin dhe mohuesit, idhujtarinë dhe idhujtarët, o Zoti i Botrave.
O Zot shkatërro armiqt Tu dhe armiqt e fesë.
O Zot ndihmo fenë Tënde, librin Tënd, dhe synetin(traditën) e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në çdo vend dhe kohë o Zoti i Botrave, me të vërtetë Ti je i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi.
O Zot merr në kujdesin Tënd çështjen e çdo besimtarit dhe besimtareje dhe çështjen e çdo muslimani dhe muslimaneje, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot largo fatkeqsitë nga muslimanët.
O Zot largo të vështirat dhe të urryerat nga muslimanët, o Zoti i Botrave.
O Zot pasuro të varfërit e tyre.
O Zot mundëso shlyerjen e borxheve atyre që kanë borxhe nga muslimanët, shëro të sëmurët tanë, dhe të sëmurët e muslimanëve.
O Zot shëro të sëmurët tanë, dhe të sëmurët e muslimanëve, o Zoti i Botrave.
O Zot largo fatkeqsitë, të rëndat dhe vështirësitë nga banorët e Shamit, Sirisë, o Zoti i Botrave.
O Zot largo fatkeqsitë, të rëndat dhe vështirësitë nga muslimanët e Shamit, Sirisë, o Zoti i Botrave, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë, o më i Madhi më Bujari, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, ndriçoi varret e tyre, shtoi të mirat e tyre, dhe falua të këqijat, gjynahet e tyre, o Zoti i Botrave.
O Zot na ruaj ne dhe pasardhësit tanë nga Iblisi, shejtanët e tij, ushtarët dhe pasuesit e tij o Zoti i Botrave, dhe nga ndjekësit e tij, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zoti ynë, o më i Madhi më Bujari, na mundëso dhe na dhuro mbështetjen Tënde në përmendjen, falenderimin dhe adhurimin Tënd më të mirë, dhe të kapemi pas synetit(traditës) të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
O Zot përmirso situatën tonë në çdo çështje, na shpëto nga poshtërimi në këtë botë dhe dënimi në botën tjetër.
O Zot zbrit mbi ne bagatit, mirësitë, mëshirën dhe furnizimin Tënd, o Zoti i Botrave.
O Zot na dhuro shi, o Zot na dhuro shi, o Zot na dhuro shi, O Zot na jep shi të qetë dhe të begatë, të dobishëm dhe jo të dëmshëm, o Zoti i Botrave, o më i madhi Mëshirues.
O Zot ruaj vendin tonë nga çdo e keqe dhe e urryer.
O Zot ruaj vendin tonë nga çdo e keqe dhe e urryer.
O Zot ruaj ushtarët tanë, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot na fal ne atë që kemi kaluar dhe atë që kemi vonuar, atë që kemi bërë në fshehtësi dhe hapur, dhe atë me të cilën je më i ditur se ne për të, Ti je i Pari pa fillim dhe i Fundit pa mbarim, s’ka Zot tjetër veç Teje.
O Zot na fal ne, prindërit tanë, o më i Madhi më Bujari, me mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot përmirso situatën tonë në çdo çështje, na shpëto nga poshtërimi në këtë botë dhe dënimi në botën tjetër.
O Zot të lutemi të jesh kundra armiqve të njerëzimit, për të cilët Ti je më i ditur. O Zot të lutemi të jesh kundra tyre.
O Zot ruaj njerëzimin nga e keqja e tyre, O Zot ruaj njerëzimin nga e keqja e tyre, o më i Madhi më Bujari, Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot na mbro nga të këqiat e veteve tona, dhe nga veprat tona të këqia, o më i Madhi Mëshirues, o më i Madhi më Bujari.
Na forco me fjalën e vërtetë në jetën e kësaj botë dhe në jetën e botës tjetër.
O Zot jepi sukses kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që do dhe je i kënaqur, jepi sukses në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde, ndihmo me atë fenë Tënde, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot të lutemi që ta ndihmosh atë drejt çdo të mire.
O Zot jepi sukses zëvëndësit të tij në atë që do dhe je i kënaqur, o Zot jepi sukses atij në udhëzimin Tënd, dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde, ndihmoje atë në çdo të mirë, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë, o më i Madhi më Bujari.
O Zot mos na lër në dorë të veteve tona as sa hapim e mbyllim sytë, o Zot na forco zemrat tonë në bindjen Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.